17.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

Efektivi i RENEA-s preket me Covid-19

Një efektiv i forcave RENEA ka rezultuar pozitiv me korónavirus. Burimet bëjnë të ditur se, efektivi ka bërë tamponin tre ditë më parë dhe që ka marrë përgjigjen se ka rezultuar pozitiv.

Mësohet se gjendja e tij është e mirë dhe nuk ka simptoma të rënda apo shqetësim shëndetësor.

Po ashtu ditën e sotme kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 3 punonjës të Drejtorisë së Pergjithshme të Doganave.

Gjatë ditës së djeshme numri i të inféktuarve në vend ishte 33 dhe numri total i viktímave ka shkuar në 45 ndërkohë që për sa i përket ditës së sotme nuk kemi një njoftim zyrtar për numrin e rasteve të reja.

Manastirliu njofton hapjen e transportit publik, por…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar hapjen e transportit publik, por pa dhënë datë, ndërkohë që shoqatat e transporteve janë në protestë të cilët kanë refuzuar rikthimin në punë pa ju plotësuar disa kërkesa që kanë të bëjnë me taksat dhe akcizat.

Manastirliu ka njoftuar gjithashtu se situata epidemiologjike është e qëndrueshme por rastet po shtohen, ndërsa paralajmëroi se nëse trendi vijon në rritje, do të rihapet spitali ‘Shefqet Ndroqi’ dhe Covid-4 në rrugën Tiranë-Durrës.

“Situata epidemiologjike ka pasur një shtim të rasteve të infeksioneve dhe shtrimeve në Spitalin Infektiv, ndërsa bëj thirrje për përdorimin e maskave, dorezave dhe distancimin social. Nëse në fazën e parë ia dolëm me sukses të zbusnim infeksionin falë masave të marra, duhet të tregojmë kujdes. Po vijojnë pa ndërprerë punën për të menaxhuar situatën.

Nëse ne nuk duam të shikojmë atë çfarë ndodhi në vende të tjera ku gati kaloi në kolaps sistemi shëndetësor, secilin duhet të bëjë punën e tij. Të mbrojmë personelin mjekësor. Kemi marrë gjatë këtyre 3 muaj të gjitha masat. Nëse do të kemi shtim të rasteve do të rihapet spitali ‘Shefqet Ndroqi’ dhe nëse sërish numri shtohet, do të hapim spitalin Coviod-4 në rrugën Tiranë-Durrës.

Komiteti Teknik i ekspertëve ka vendosur vijimin e transportit publik ndërqytetas dhe brenda qytetit por duke respektuar një plan të caktuar masash. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse do të konstatohet moszbatimi i masave”, tha Manastirliu.

Infektohet Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, 3 drejtorë preken me Covid-19

Numri i rasteve të reja pozitive me Covid-19 ka pësuar një rritje të ndjeshme javët e fundit në vendin tonë. Trendit në rritje të infektimeve të reja nuk u kanë shpëtuar as institucionet më të larta vendimarrëse në kryeqytet.

Ditën e sotme kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 3 punonjës të Drejtorisë së Pergjithshme të Doganave.

Gjatë ditës së djeshme numri i të infektuarve në vend ishte 33 dhe numri total i viktimave ka shkuar në 45 ndërkohë që për sa i përket ditës së sotme nuk kemi një njoftim zyrtar për numrin e rasteve të reja.

Kafshëri, vrasin rrëqebuj dhe i hanë në restorantin në Elbasan

Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri ka ngritur alarmin për rrezikun që I kanoset kafshëve të egra. Një lokal në Elbasan sipas të raportit ka në brendësi të tij rrëqebuj, arinj dhe kaprollë të vrarë dhe balsamosur, të cilët ekspozohen për “zbukurim” ambienti. Lajmi ka tërhequr vëmendjen edhe të të përditshmes franceze “Liberation”.

E përditshmja franceze, “Liberation” ka publikuar një artikull për barbarinë ekstreme, siç e cilëson ajo, ndaj jetës së egër në Shqipëri.

Gazeta citon Shoqatën e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror, sipas së cilës një restorant i vetëm në hyrje të qytetit të Elbasanit ka në brendësi të tij 30% të popullatës të të gjithë llojit në Shqipëri.

Fatkeqësisht jo të gjallë, por të vrarë, të masakruar dhe të ekspozuar për “zbukurim” ambienti.

Në këtë restorant, sipas PPNEA, ekspozohen jo vetëm rrëqebuj, por edhe arinj, kaproj dhe lloje të tjera të mbrojtura, madje aty serviren edhe pjata me kafshë e shpendë të egra, përfshirë derra të egër, kaproj, mëllenja dhe shapka.

Rrëqebulli i Ballkanit është i listuar si i rrezikuar në mënyrë kritike. Në Shqipëri mendohet se mbijetojnë jo më shumë se 10 individë, çka e bën një nga gjitarët më të rrezikuar për zhdukje në vend.

Ndërkohë që popullata në të gjithë Ballkanin vlerësohet të jetë jo më shumë se 50 individë.

Ndaj Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri i bën thirrje të gjithë institucioneve në vend, që të reagojnë me urgjencë për të parandaluar në vazhdimësi raste të ngjashme, të cilat përbëjnë krime mjedisore, si dhe një rrezik serioz ndaj llojeve që janë drejt zhdukjes në vendin tonë./ Ora

Prishja e Teatrit nga Rama, reagimi i PE: Shkatërroi trashëgiminë europiane

Shembja e Teatrit Kombëtar dhe plotësimi i 15 kushteve të Bashkimit Europian nga Shqipëria përpara konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave ishin në fokus të diskutimeve të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian.

Diskutimi online për Shqipërinë nisi në orën 16:45 dhe zgjati deri në orën 18.45, për shkak të shqetësimit të ngritur nga shqetësimi i McAllister për situatën politike në vend dhe për mënyrën sesi u shemb Teatri Kombëtar.

“Te dashur kolege! Mire se u kthyet ne takimin tone, ketu ne Bruksel! Do t`i dedikojme pjesen e fundit te ketij takimi, kendveshtrimeve tona mbi situaten ne Shqiperi. Me lejoni te hap diskutimin me marreveshjen e veshtire mbi reformen ne zgjedhore mes partive politike ne 5 qershor.

Kolege, reforma zgjedhore eshte nje kusht kyc per hapjen e negociatave se bashku me implementimin e saj para zgjedhjet e vitit 2021. Hapa te tjere si funksionimi i Gjykates se Larte dge Gjykates Kushtetuese.

Nje pjese e mire e jona ketu ne Komisionin per Marredheniet me Jashte u shqetesuan nga metoda e perdorur ne prishjen e Teatrit Kombetar ne 17 maj. Kjo u kritikua si shkaterrim i trashegimise europiane, duke i dhene nje goditje tjeter dialogut dhe kompromosit mes paleve. Ne riperserism thirrjen tone qe palet politike te punojne bashke dhe te lene pas metodat e bojkotit per te forcuar rrugen e vendit ne Bashkimin Europian”, tha McAllister.

Ambasadori amerikan në Kosovë: SHBA-ja nuk po e ndjek idenë e shkëmbimit të territoreve

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se takimi i Washingtonit është mjaft i rëndësishëm në rrugën e dialogut.

“E para, unë pres spekulime të vazhdueshme deri në fillimin e takimit të shtunën, por edhe pas takimit. Por ashtu, siç e ka shpjeguar edhe kolegu im, ambasadori Grenell, ne presim që fokusi i këtij takimi të jetë në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga i cili do të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, por edhe rajoni. Ne shpesh kemi thënë se mendojmë se është e rëndësishme që fokusi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetë ajo se çfarë përfitojnë qytetarët e zakonshëm”, ka thënë ambasadori amerikan, në Rubikon në Klan Kosova.

Kosnett ka thënë që fokusi i dialogut në këtë takim, do të jetë ekonomik.

“Miqtë tanë evropianë, në fillim do të fokusohen në marrëdhëniet politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kam frikë që nuk mund të ofroj më shumë detaje specifike mbi agjendën e së shtunës, duhet të presim dhe të shohim”.

Sipas Kosnett, fundi i procesit të bisedimeve, do të rezultojë me njohje reciproke.

“Ky është qëllimi. Qëllimi ynë është të shohim një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dyja vendeve. Se do ta krijojmë hapësirën për marrëdhënie më të mira ekonomike dhe politike të cilat do t’i ndihmojnë qytetarët e të dyja vendeve dhe tërë rajonin, të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Edhe pse të gjithë janë të interesuar të dinë se çka do të ndodhë të shtunën, unë do të përmbahem nga spekulimi i detajeve të takimit”, ka thënë ai.

Kosnett thotë se e kanë bërë të qartë që Shtetet e Bashkuara, nuk janë duke ndjekur idenë e shkëmbimit të territoreve,

“Ne kemi thënë shumë herë se SHBA-ja nuk po e ndjek idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe unë e kam thënë këtë shumë herë”.

“Çfarëdo marrëveshje gjithpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të ketë mbështetjen e gjerë të qytetarëve të të dyja vendeve dhe është e qartë, e kam thënë edhe më parë, që ka shumë pak interes në Kosovë për shkëmbim të territoreve, dhe ambasadori Grenell e ka bërë shumë të qartë që kjo nuk është ide e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka qenë asnjëherë qëllim i administratës Trump”, ka thënë ambasadori amerikan.

Eurodeputetët i bëjnë gjyqin Ramës: Të dënohen blerësit e votave, pse u prish Teatri, debati i plotë

Shembja e Teatrit Kombëtar dhe plotësimi i 15 kushteve të Bashkimit Europian nga Shqipëria përpara konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave ishin në fokus të diskutimeve të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian.

Koordinatori i PE Michael Gahler tha nder te tjera se “nuk po listoj të 15 kushtet, por po ndalem tek njeri prej tyre; tek ai që ka të bëjë me blerjen e votës dhe me manipulimin e votës. Ka dy çeshtje: dosja 184 ne Dibër dhe dosja 339 në Shijak. Ato po hetohen prej tre vjetësh por nuk kemi akuza nga prokuroria por vetëm lajme se po pengohet drejtësia. Kjo edhe mbasi zyrtarë nga shtetet antare kanë apeluar që në këto raste të ketë hetim e përballje me gjykatën. A mendoni se do të kemi zhbllokim të ketyre dy rasteve kur të prezantoni Kuadrin Negociator? A ja keni bërë të qartë këtë kusht qeverisë, shoqërisë civile dhe publikut shqiptar?”

Më tej Michael Gahler tha se do të ngrinte edhe çështjen e reformës në drejtësi, tashmë që është publikuar opinioni i Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese. “A do të mbështesim ne tashti rekomandimin e Venecias për një rishikim të reformës në drejtësi?”, pyeti ai.

Reporteri për Shqipërinë David Lega, vlerësoi qëndrimin e Presidentit Meta në mbrojtje të Kushtetutës, ndërsa shtoi se Shqipëria është në rrugën e çeljeve të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Lega ripërsëriti kërkesën që Shqipëria të plotësojë 15 kushtet për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Janë 15 kushte që Shqipëria duhet të plotësojë para vendimit për hapjen e negociatave me BE,”- theksoi ai. Ndërsa Genoveva Ruiz Calavera u ndal edhe tek çështja e shmebjes së Teatrit Kombëtar, për të cilin u shpreh se trashëgimia kulturore duhet të ruhet.

Eurodeputeti Theirry Mariani u shpreh kundër zgjerimit të BE-së.

“Jemi kundër zgjerimit të BE dhe pyetja tani është për Shqipërinë përsa i përket instrumentave përpara zgjerimit. Shqipëria është një pikë qëndrore e influencës turke në rajon. Dua të përmend 5 mësues në mars në Kosovë të cilët u rrëmbyen dhe u dërguan në Turqi. Inteligjenca Turke kishte edhe partnerë shqiptarë. Ne nuk mendojmë që politikat që kanë zgjedhur këto momente janë të duhura dhe ato të njëjta me BE. Duhet të tregohemi më të ndershme përsa i përket Shqipërisë”

David McAllister tha se shembja e Teatrit Kombëtar është shkatërrim i trashëgimisë europiane. Ndërsa për situatën politike qëndrimi i tij ishte ky:

“Te dashur kolege! Mire se u kthyet ne takimin tone, ketu ne Bruksel! Do t`i dedikojme pjesen e fundit te ketij takimi, kendveshtrimeve tona mbi situaten ne Shqiperi. Me lejoni te hap diskutimin me marreveshjen e veshtire mbi reformen ne zgjedhore mes partive politike ne 5 qershor. Kolege, reforma zgjedhore eshte nje kusht kyc per hapjen e negociatave se bashku me implementimin e saj para zgjedhjet e vitit 2021. Hapa te tjere si funksionimi i Gjykates se Larte dge Gjykates Kushtetuese. Nje pjese e mire e jona ketu ne Komisionin per Marredheniet me Jashte u shqetesuan nga metoda e perdorur ne prishjen e Teatrit Kombetar ne 17 maj. Kjo u kritikua si shkaterrim i trashegimise europiane, duke i dhene nje goditje tjeter dialogut dhe kompromosit mes paleve. Ne riperserism thirrjen tone qe palet politike te punojne bashke dhe te lene pas metodat e bojkotit per te forcuar rrugen e vendit ne Bashkimin Europian”, tha McAllister.

Pjesë nga diskutimet në Komision

Eurodeputeti suedez David Lega: Shqipëria është në rrugën e çeljes së negociatave dhe do të materalizohet dëshira e Shqipërisë për tu bërë pjesë e BE. Lufta ndaj drogës në Shqipëri duhet të vazhdojë të jetë edhe më e fortë. Është një mënyrë me anë të së cilës Shqipëria mund të sigurojë rrugën e saj drejt BE. Lidershipi shqiptar tenton të jetë i ashpër me gazetarët dhe i butë me tregtarët e drogës. Duke bërë të kundërtën Shqipëria do tu japë qytetarëve të saj dinjitetin që meritojnë. Duke vepruar drejt Shqipëria do të tregojë që është e denjë për të qenë pjesë e BE. BE është privilegj dhe privilegjet kushtojnë.

Eurodeputeti kroat Picula Tonino: Të gjithë e duatrokitëm vendimin e Këshillit për të çelur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë.Janë 15 kushte që Shqipëria duhet ti përmbushë para se të çelë negociatat. Ka interpretime të ndryshme sa i përket këtyre kushteve para takimit ndërqeveritar. Reforma zgjedhore ishte një nga kushtet për të çelur negociatat, e përshëndesim këtë marrëveshje. Reforma duhet të vijojë më tej.

Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk: Janë disa kushte që duhet ti plotësojnë për tu bërë pjesë e BE. Kemi pasur dy emergjenca kombëtare, koronavirusi dhe tërmeti i nëntorit.Kishte një shfaqje të qartë të BE për ta ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin por edhe pandeminë. Opozita dhe mazhoranca kanë filluar të kenë mosdakortësi mes tyre për reformën zgjedhore, është e rëndësishme që aktorët kryesore të politikës të ulen në tavolinë dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për të çuar përpara reformat, reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.

Eurodeputeti austriak, Waitz Thomas: Shqipëria po bën më të mirën e mundshme të realizojë këto kushte dhe ky është një sinjal pozitiv për të ardhmen e negociatave. Dua të permend disa probleme të minoriteteve, nuk ka të bëjë thjesht me aspektet ligjore por edhe disa aksione që duhet të ndërmerren në terren. I kam parë afër problematikat, qeveria duhet të tregojë edhe veprimin e saj në terren. Të ulen tensionet nëse ka. Edhe ligji i medias, kishte një lloj boshllëku propozimi që u bë. Mund të ishte kërëcënim për lirinë e medias dhe lirinë e të shprehurit. Nuk duhet harruar një gjë për Shqipërinë, nuk është se Shqpëria thjesht do të bëhet pjesë e familjes europiane, edhe ne duhet të shfaqim interesin tonë që ta marrim Shqipërinë në gjirin e BE. Është një vend i mrekullueshëm, me një kulturë të jashtëzakonshme, shumë të mirëedukuar, me një popullësi të re. Një vend të cilin unë e mbështes shumë dhe mezi pres që të mirëpres Shqipërinë në BE.

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Po, Shqipëria dhe shqiptarët janë në rrugën e tyre të drejtë drejt BE për tu bërë pjesë e familjes europiane dhe do ta arrijnë këtë pikë, janë në këtë fazë. Këshilli më herët ka listuar 15 kushte që duhet të përmbushen. Është shumë e rëndësishme për Komisionin që të tregojmë se ne e kemi seriozisht dhe këto kushte duhet të përmbushen. Nuk duhet të merret e mirëqënë që procesi ecën, duhet të jemi të qartë se këto kushte duhet të përmbushen. Dua të nënvizoj disa, rasti i vjedhjes së votave në Dibër, rasti i Shijakut. Nuk ka pasur procedime. Pyetja është për Komisionin: A e bëtë të qartë këtë kusht ndaj autoriteteve shqiptare? Edhe në BE i kemi komunikuar çështje të tjera. A e dinë shqiptarët se çfarë ne kërkojmë me të vërtetë? Dhe reforma në drejtësi ka një rëndësi tejet të veçantë. Është edhe Gjykata Kushtetuese.

Raportuesja për Shqipërinë dhe eurodeputetja portugeze, Isabele Santos: Është një vend që ka një polarizim të madh politik. Është Covid 19 në këto çaste. Pati vështirësi dhe nga tërmeti i nëntorit. Ka një zhvillim politik ku palët janë bërë bashkë, është reforma zgjedhore dhe kjo duhet përshëndetur. Ajo që kemi si synim kryesor është që duhet të gjenerojmë dialog. Ky dialog duhet të jetë edhe sa i përket çeljes së negociatave. Është i rëndësishëm roli i ambasadorit të BE në Shqipëri për të promovuar dialogun. Reforma në drejtësi është ngadalësuar disi. Kjo edhe për arsye të faktit se kemi një situatë pandemike.Tani po flasim për reformën e gjykatës së Lartë dhe implementimin e masave për të luftuar krimin dhe korrupsionin.Duhet të ketë një lëvizje të shpejtë si ajo që ishte para pandemisë.

Eurodeputetja kroate, Željana Zovko: Dua ti rikthehem çështjes së Teatrit Kombëtar që ka krijuar shumë shqetësime në botën e kulturës dhe gjithashtu në media. Kemi marrë shumë letra nga qytetarë të shqetësuar. Do të doja të dija se çfarë informacioni kanë marrë nga shoqëria civile dhe a ka pasur bisedime përpara se të ndodhte kjo shembje? Cilat janë planet e së ardhmes për ndërtimet në këtë zonë duke marrë parasysh që Shqipëria merr fonde nga BE, ka marrë dhe fonde për rindërtimin nga tërmeti.

Eurodeputeti austriak, Andreas Schieder: Duhet të tejkalohen këto ndarje dhe polarizime të thella të shoqërisë, të cilin e pamë edhe sa i përket shembjes së Tetarit Kombëtar. Edhe reformat duhet të respektohen nga të gjitha palët politike. Ajo që ne duam dhe unë them është se ky vend duhet të sjellë në jetë një lloj të ri politik, atë konsensusit.Një kulturë e re politike e cila do të pranonte edhe mendimin tjetër dhe të disa minoriteteve.

Zimniok Bernhard: Ka patur pak përmirësime në luftën kundër korrupsionit; Fjalet e bukura nuk po përkthehen në verpime. Ashtu si dhe ndaj krimit te organizuar. Marredhenia e Shqiperise me Turqine. Turqia po e perdor Shqiperine per te ndertuar Perandorine e re Osmane. Ne tregtine e armeve dhe bashkepunimin fetar. Kjo duhet te na shqetesojë. Nuk mendoj se Shqiperia mund te implementoje reformat tona. Duhet te nderpresim parate dhe te kuptojme se me Shqiperine po sjellim probleme per BE.

Cseh Katalin: Shqipëria prtner i rendesishem per BE. Duhet te pershendesim implementimin e reformave. Duhet te shprehim shqetesimet tona mbi marredhenien e Shqiperise me Turqine, qe nga grushti i shtetit ne Turiq. Shume turq jane arratisur ne Shqipëri pas asaj ngjarje. Qeveria turke po i ben presion Shqiperise te dorezoje te arratisurit.

Parlamenti Evropian i ka kërkuar Shqipërisë përmbushjen e 15 kushteve para Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Parlamenti shpalli në 19 qershor rezultatet e votimeve ku rezolutë e PPE mori më shumë vota se sa u miratua në parim. Nga 665 vota në total, rezoluta kaloi me 532 vota pro, 70 vota kundra dhe 63 abstenime.

Çmendet Llesh kimiku: Të gjithë ata që sulmojnë Besa Shahinin janë skizofrenë

Një shënim në Facebook, “Për Besën” ka hedhur pa minuta më parë, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj. Ai thotë se shënimin e ka bërë në cilësinë e qytetarit dhe jo të ministrit, ndërsa e merr në mbrojtje ministren e Arsimit, për provimin e Maturës Shtetërore, por edhe pas sulmeve në drejtim të saj.

STATUSI I PLOTE
Për Besën

Janë bashkuar shumë “burra” kundër Besa Shahinit. Duket se këta i bashkon më shumë një zell i turpshëm kundër Besës sa ndonjë shqetësim i sinqertë për arsimin shqiptar, për gjendjen e të cilit ata janë përgjegjës shumë herë më tepër sesa Besa.

Besa sulmohet se është një rast ndryshe. Ajo nuk ka studiuar në ndonjë nga universitetet tona të shumta, nuk ka qenë studente apo shoqe e ndokujt që bërtet, nuk është nga Tirana, tingëllon pak gegnisht kur flet, vjen nga Kosova…. Vetëm këto janë “mëkatet” e saj.
Ajo nuk ka pasur kohë për ta prishur cilësinë e shkollës tonë. Ajo nuk ka mundur ende as t’a rregullojë atë.

Kush kupton sadopak nga arsimi e di mirë se efekti i politikave të reja në arsim nuk mund të merret për një apo dy vjet.

Të gjithë ata skizofrenë që shajnë Besën për provimin e Maturës Shtetërore, duhet ta dinë se atë nuk e ka formuluar ajo, por studentët që kanë dalë nga shkollat që Besa ka pasur fatin të mos i bëjë.
Ato teste i kanë bërë studentët e atyre që bërtasin dhe që janë gati të fajësojnë gjithë botën për cilësinë e produktit të tyre.

E vetmja gjë që ka arritur të bëjë Besa, gjatë muajve të ushtrimit të detyrës së saj, është përpjekja për pak modernizim në një sistem të shkatërruar gjatë tri dekadave.

Një sistem ku “profesorët” ulërijnë dhe shajnë pa kurrëfare etike, ndërkohë që kanë marrë paga nga universitetet kioska pasi kanë firmosur me mijëra diploma pa vlerë, të cilat ngjajnë më shumë me mandatet e pasurisë që lëshonte Sudja e piramidave sesa me diplomat normale të universitetit.

Ata që kanë heshtur përpara gjëmës së bërë kundër arsimit me universitetet piramida, ata që i kanë kthyer universitetet ku punojnë në hane ku edhe analfabetet pretendojnë për notë maksimale dhe ku nuk mbetet askush, ata që e kanë katandisur universitetin në fund të listave të renditjes botërore nuk mund të gjejnë asnjë alibi tek Besa.

Është fat që ajo është ndryshe edhe në formim edhe në nivel nga autorët e gjendjes së sotme të arsimit.
Është fat që ajo po përpiqet për një impuls modernizues në një sistem të mbështetur tek indoktrinimi, ku studentët trajnohen vetëm për të përsëritur, por kurrë për të menduar.

Besa kërkon një shkollë ku nxënësit dhe studentët mësojnë si të mendojnë dhe jo çfarë të mendojnë, një shkollë që frymëzon dhe jo një shkollë që indoktrinon.

Ju, ithtarë, viktima dhe autorë të një sistemi të dështuar, heshtni! Mos e kërkoni tek Besa fajin për dështimin tuaj.

Si kosovare, ajo është po aq, në mos edhe më shumë, shqiptare se ju; si e diplomuar në Europë, ajo është edhe më e mirëarsimuar se ju.
Dhe mbi të gjitha: si një grua që nuk ju shan, ajo ka më shumë dinjitet se ju. Bëhuni pra burra dhe heshtni!
P. S. Këtë shënim e bëj në cilësinë e një qytetari dhe jo në atë të ministrit.
Sandër Lleshaj në fb

Baton Haxhiu kërcënon Kosovën: Nëse nuk arrijnë marrëveshjen me Serbinë brenda shtatorit, 2 milionë kosovarët do të…

Analisti kosovar, Baton Haxhiu, komentoi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, zgjedhjet në Serbi, ku Aleksandër Vuçiç u shpall sërish fitues, duke u ndalur dhe te dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

“Marrëdhënia Kosovë-Serbi ose ka një fund në shtator, ose një status quo, deri ku ne nuk e dimë. Çfarëdo marrëveshje, qoftë edhe e keqe, është më e mirë se status quo, ku 2 milionë njerëz në Kosovë nuk mund të dalin jashtë, kanë probleme serioze. Marrëveshja është njerëzore, humane, për arsye se një pjesë e njerëzve vuajnë shumë, një pjesë pak, kurse politikanët kanë privilegjin për të dalë jashtë”, tha Haxhiu.

Sa i takon zgjedhjeve serbe, Haxhiu tha se ka dy arsye kryesore, që i bënë kaq të rëndësishme ato, që janë bojkotimi i zgjedhjeve nga opozita dhe fakti që evropianët janë plotësisht kundër idesë së shkëmbimit të territoreve. Mes të tjerash, analisti theksoi se është shumë e rëndësishme të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë edhe e keqe, pasi do të ishte më e mirë se ‘status quo’ për kosovarët.

“Ka dy arsye, e para është se opozita serbe ka bojkotuar zgjedhjet, atje është vendosur një model autokratik, por edhe fakti që ky është vendi i fundit që ka të hapura disa çështje. Nga aspekti shqiptar janë dy momente, një pjesë e shqiptarëve dëshiron t’i bashkohet Kosovës, një pjesë tjetër luan rol të dyfishtë.

Shqiptarët dëshirojnë të krijojnë një ekuilibër të drejtash, nëse nuk realizohet bashkimi, ku siç duket evropianët janë plotësisht kundër, pra ndryshimit të kufijve, marrjes dhe dhënies së territorit. Evropianët janë kundër shkëmbimeve etnike territoriale. Kjo është rëndësia e këtyre zgjedhjeve, por edhe për faktin se zgjedhjet janë edhe në Maqedoni. Zgjedhjet në Luginën e Preshevës kanë pas një far stimuli për të qetësuar situatën”, u shpreh ai.

Deklarata e fortë e Berishës: Hipi në avion, por Trump refuzoi të presë Ramën në takim

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi gjatë një interviste për “Syri-tv” se Presidenti amerikan Trump ka refuzuar që të presë në takim kreun e qeverisë, Rama. “Ai u nis për tu takuar me Trump, hipi në avion kur I erdhi përgjigjja se Trump nuk do ta presë.

Ai synonte një takim 5 minutësh, por Trump e refuzoi”, tha Berisha, duke lënë të kuptohet mos miratimin e Trump për politika të caktuara të Ramës, sidomos kur bëhej fjalë për ndarjen e Kosovës. Berisha tha se i besonte të dërguarit special të Presidentit Trump në lidhje me negociatat mes Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje ekonomike.

Ish kryeministri Sali Berisha, nga Syri TV, i kërkoi opozitës dhe shqiptarëve të ngrihen në protesta dhe të rrëzojnë kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, Europa foli qartë. Nuk ka hapje negociatash me të kryeministër. Ai shtoi se, pas Kim Jong Un dhe Chaves është i treti me letrat më të diskretituara ndërkombëtarisht.

Sa i përket marrëveshjes për reformën zgjedhore dhe deklaratës së Ramës se, “Jam i gatshëm ta gris marrëveshjen nëse vazhdoni të flisni keq për mua”, Berisha u shpre se nga ai mund të presësh gjithçka.

“Përveçse ka një marrëveshje, ka një kërkesë ekspicite të Berlinit, të Brukselit por edhe të vetë sekretarit të shtetit për votimin e marrëveshjes. Njeriu që e siguron marrëveshjen është ai. Ai kundërshtoi me forcë identifikimin biometrik, ishte mekaniku kryesor për të vjesdhur votat.

E dyta, administrata. Kishte një raport ndërkombëtar që thoshte është shumë e politizuar. Pikën e dytë e gjeti vetë Rama. Më pas bëri drafte dhe thoshte “thoni u ndryshua sistemi”. ODIHR nuk ka kërkuar në asnjë raport ndryshim sistemi. Pastaj merret me lloj lloj gjëra. Do ndaloj koalicionet, do bëjë këtë. E bën. Çfarë nuk pret nga ky!

Shqiptarët duhet ta krrehin për leckat. Kjo është e gjitha. Europa foli. Nuk ka negociata me Edi Ramën. Tani u kuptua më lehtë nga shqiptarët kush është Edi Rama. Duhet të dalim dhe ta krrehim. Kjo opozitë duhet ta krrehë Ramën bashkë me shqiptarët. Rama është leckë e djegur. Atë që i ka bërë vetes nuk ja ka bërë askush”, u shpreh Berisha.

© SYRI.net