20.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Video/ Polici grushton të prangosurin, reagon Zhupa: Arrogancë e policisë së Sandër Lleshajt dhe Edi Ramës

Zëdhësja e PD, Ina Zhupa ka reaguar në idhur me video-skandalin ku një punonjës policie godiste me grusht një të prangosur.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se, këto sjellje antidemokratike janë tregues shqetësues të një regjimi policor, që nuk respekton ligjet dhe të drejtat elementare të njeriut.

Sipas saj, dhuna policore është frymëzuar nga mosndëshkueshmëria e rasteve të ngjashme dhe kjo është një sjellje për të cilën Europa na heq vizën e kuqe.

Postimi i plotë

Arroganca e policisë së Sandër Lleshajt dhe Edi Ramës ka shkuar deri aty sa të rrahë të ndaluarit me pranga në duar.

Video tregon qartë brutalitetin ndaj një të riu, që, pavarësisht pozicionit të tij penal, nuk mund të goditet me grushta nga dikush që mban uniformën e Policisë së Shtetit.

Këto sjellje antidemokratike janë tregues shqetësues të një regjimi policor, që nuk respekton ligjet dhe të drejtat elementare të njeriut.

Dhuna policore është frymëzuar nga mosndëshkueshmëria e rasteve të ngjashme, siç ishte rrahja barbare e të riut 15 vjeçar gjatë kohës së karantinës apo ndalimi i paligjshëm i një gazetari në Shëngjin pak ditë më parë, krye të detyrës.

Kjo është një sjellje për të cilën Europa na heq vizën e kuqe, pasi, siç u theksua sot me të drejtë në Parlamentin Europian, Shqipëria do të nisë negociatat, kur qeveria të tregohet e ashpër me narkotrafikantët, jo me gazetarët dhe qytetarët.

Arroganca e policisë së Sandër Lleshajt dhe Edi Ramës ka shkuar deri aty sa të rrahë të ndaluarit me pranga në duar. Video tregon qartë brutalitetin ndaj një të riu, që, pavarësisht pozicionit të tij penal, nuk mund të goditet me grushta nga dikush që mban uniformën e Policisë së Shtetit. Këto sjellje antidemokratike janë tregues shqetësues të një regjimi policor, që nuk respekton ligjet dhe të drejtat elementare të njeriut. Dhuna policore është frymëzuar nga mosndëshkueshmëria e rasteve të ngjashme, siç ishte rrahja barbare e të riut 15 vjeçar gjatë kohës së karantinës apo ndalimi i paligjshëm i një gazetari në Shëngjin pak ditë më parë, krye të detyrës. Kjo është një sjellje për të cilën Europa na heq vizën e kuqe, pasi, siç u theksua sot me të drejtë në Parlamentin Europian, Shqipëria do të nisë negociatat, kur qeveria të tregohet e ashpër me narkotrafikantët, jo me gazetarët dhe qytetarët.

Gepostet von Ina K. Zhupa am Montag, 22. Juni 2020

Zbulohet skandali! HEC-i ndërtohet me dokumenta false! Zaptohet prona dhe vendoset si koletaral në kredinë 3 milionë euro

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal më ndërtimin e një HEC-i, i cili zaptoi në mënyrë të padrejtë pronat e disa individëve. Dhe, për më tepër, pronat e qytetarëve që nuk ishin pjesë e projektit i vendosi kolateral duke marrë një kredi 3 milionë euro në një bankë të nivelit të dytë.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua z.Kosta Kaishi, i cili tha se ka një pronë në afërsi të kryqëzimit të Kranesë, në Sarandë.

“Pronën e kam blerë nga komiteti i Delvinës, tani e shfrytëzon centrali i Bistricës, e kanë mbuluar me gjëra të tjera. Është me të gjitha vendimet, me kontratat me të gjitha, e hipotekuar. Në këtë vend filloi ndërtimi i HEC në 2014. Erdha këtu me dokumente, po këta e kishin zënë” thotë z.Kaishi, i cili shton se kur përfundoi ndërtimi shkoi në zonë dhe i thanë të rifreskojë kartelën e pasurisë.

“Ndërkohë e thurën menjëherë. Vajta në hipotekë më thanë se është bërë mbivendosje. Mbivendosjen e ka bërë Hipoteka. Nuk e di si e kanë bërë, më thanë se kanë gabuar. Më thanë se është gabimi jonë dhe do e rregullojmë ne. Piketa ime është këtu, këtu nuk ka asnjë gjë, kurse Bistrica 3 është 200 metra më tutje. Këtu te unë nuk është ndërtuar asnjë gjë, ku është bërë mbivendosja. Lumi është 300 metra më tutje. Me letrat e hipotekës rezulton se mbi pronën time është ndërtuar godina e HEC, por në realitet është bosh. Sot, s’kam pronë.” thotë ai.

Sipas një dokumenti, i datës 3 prill 2018, Hipoteka e Sarandës i ka dërguar një shkresë Bistrica 3, ku ndër të tjera i thotë se “ky objekt është pasqyruar gabim në kartelën e pasurisë”. Ndërkohë, po në këtë dokument, hipoteka e Sarandës pretendon se do të vijojë me korrigjimin e objektit në kartelë. Hipoteka megjithëse e pranon vetë se ka bërë një gabim, në vendosjen e HEC Bistrica 3, ende nuk e ka rregulluar këtë gabim! Ndërtimi i HEC Bistrica 3 ka sjell që prona e z.Kosta Kaishi dhe prona e HEC-it të mbivendosen. Ndërkohë që z.Kaishi pretendon se prona e tij është e lirë dhe ndodhet 300 metra më larg, ndërkohë që Hipoteka nuk ia rregullon gabimin e bërë.

Fiks fare u interesua edhe në Kadastrën Sarandë. Hartografja tha se z.Kaishi e ka regjistruar pronën në hipotekë, por aktualisht i mbivendoset me një vepër që është ndërtuar HEC Bistrica 3. Gazetarët e pyetën se shkresa e ish hipotekës e pranon gabimin, ndërkohë që punonjësja thotë se është pasqyruar ndërtesa gabim. “Është pasqyryar ndërtesa e makinerive gabim. Është pasqyryar te pasuria 58/6, ndërkohë që duhej të pasqyrohej te pasura 68/5.

Dhe duke qenë se mbi pasurinë janë vendosur masa kufizimi, sepse mbi të është lidhur një kontratë koncesionare, kemi kërkuar pëlqimin e bankës për të kryer procesin e përmirësimit. Nuk kemi bërë rregullimin sepse s’kemi marrë aprovimin nga banka. Pasuritë janë të bllokuara në bankë dhe duhet pëlqimi i tyre për të kryer procesin e përmirësimit të të dhënave. Kemi pasur letërkëmbime me bankën, disa me bankën, dhe janë pa përgjigje.

Me shprehjen e pëlqimit të palëve, do të bëhet korrigjimi” thotë ajo. Pra, megjithëse u faktua në Hipotekë që kjo pasuri nuk i takon koncesionarit por personave të tjerë, çuditërisht i gjithë trualli është rrethuar.

HEC Bistrica 3, këtë truall e ka vendosur kolateral në një bankë në qytetin e Sarandës. Pikërisht me këtë kolateral, por edhe me prona të tjera, HEC-i ka marrë një kredi në bankë.

“Banka ka lidhje se këta e kanë vënë në kolateral, që ata morën 3 milionë euro nga vendi im. Atë kishin përfitim ata, ashtu kanë bërë. Mbi pronën time s’ka asnjë gjë, po ata e kanë bërë vetë që të fitojnë 3 milionë euro” thotë z.Kaishi.

Fiks fare pyeti në bankën e nivelit të dytë, ku drejtoresha e filialit tha se “ne kemi nevojë për ta studiuar me topograf dhe inxhinierë jashtë hipotekës. Në dijeninë time janë duke u bërë raportet për këtë punë dhe kur të shikohet se çfarë ka ndodhur realisht do të kthehet përgjigje, sepse nuk mund t’u themi ok vazhdoni, pa u siguruar vetë që është kështu apo ashtu”.

Për të njëjtën problematikë ka edhe një dokument të Bashkisë Finiq, ku në dokumentin e datës 11 korrik 2018 thuhet se “organet e bashkisë Finiq kanë konstatuar se HEC Bistrica 3, ka bërë rrethime pa miratime nga bashkia Finiq”. Këtë fakt e konfirmoi edhe drejtori i Planifikimit të Territorit në Bashkinë Finiq. “Ata kanë marrë një pasuri, por nuk konvergjon me atë faktin që kanë ata tani. Zoti Kosta Kaishi dihet se ku e ka. HEC ka 5 mijë metra. Faktikisht kanë rrethuar 18 mijë metra në mënyrë të jashtëligjshme. Rrethimi duhet të marrë leje nga unë. Askush s’ka të drejtë të bëjë çfarëdolloj rrethimi. Është bërë në mënyrë arbitrare, në mënyrë të njëanshme” thotë ai.

Disa muaj pasi u interesuam në Bashkinë Finiq, kjo e fundit ka lëshuar një dokument, i datës 21 maj 2020 me lëndë “lajmërim për lirim trualli të rrethuar në mënyrë të paligjshme”, i është drejtuar pikërisht HEC Bistrica 3, Energy. Bashkia Finiq citon se “HEC Bistrica ka rrethuar 2 prona private, pra të z.Themistokli Kaishi dhe të z.Kosta Kaishi”. Në të gjitha dokumentet e bashkisë Finiq, por edhe në dokumentet e pronësisë, ky truall i përket dy shtetasve dhe bashkisë Finiq.

Gazetarët e Fiks Fare biseduan edhe me kryeinspektoren e IMT të Bashkisë Finiq, e cila pohoi se vendimi do të zbatohet shumë shoejt, në momentin që do të emërohen edhe dy inspektorë të tjerë.

“Atë rrethim ata e kanë bërë në pronën që i përket dikujt tjetër. Nuk më intereson edhe kjo pjesë, atë ta zgjidhin midis tyre, për mua si inspektoriat është ndërtim i jashtëligjshëm në çfarëdolloj kohe dhe ai rrethim do prishet” tha ajo.

Emisioni Fiks Fare iu drejtua edhe kompanisë Bistrica 3 për të marrë një informacion për pronën e zaptuar. Ne e pyetëm se përse është zaptuar kjo pronë, e Bashkisë Finiq dhe e dy shtetasve. Gjithashtu e pyetëm se përse kjo pronë është vënë kolateral në bankë. Por, ndryshe nga pyetjet që ne i drejtuam kësaj kompanie, kjo e fundit na ka kthyer përgjigje se çështja ndodhet në prokurori.

Në të gjithë këtë histori, prokuroria nuk ka asnjë ldhje me pronën në fjalë!

Besë, o çikë! Mos i thyj n’besë shqiptarët e Kosovës e të Shqipnisë!

Nga Taulanda JUPI

Bes, o çik! Mos i thyj n’bes shqiptarët e Kosovës e të Shqipnisë!🇽🇰🇦🇱

E dashtun Bes,

Po të drejtohem me tone t’lehta gegnishteje për t’bind ty dhe cilindo pas teje oj çik, se nuk kemi asgja me dialektin tand e aq më pak me shqipen e amël të Kosovës.

Gabove e dashtun Bes, e për fatin tand të keq ke ra në kurthin e atyne që po përpiqen me përça shqiptarët mes vedi.

Kurrë s’ke me ja dalë, as ti dhe askush! Historia e tregueme e padrejtë, e ndoshta e mshtetun prej hajnave e tradhtarëve që kohë pas kohe dalin në skenë e lujn idhshëm në kurriz të shqiptarëve na na kanë vu një kufi në mes. Por ai kufi nuk ndan dot shpirtin e gjakun e shqipatrisë.

S’ta kuptoj dot mllefin tand, por po të spjegoj tonin.

Askush prej shqiptarëve të kësaj ane nuk ka asgja me faktin që ti je prej Kosove, nuk ka asgja me faktin se ti po flet nj’at dialekt shqipeje.

E dashtun Bes,

ti je thjesht një zgjedhje e dikujt, nuk ke lidhje dhe as kontribute ndaj këtij vendi, (madje as ndaj Partisë Socialiste, që jam e bindur që ka sa personalitete të pakrahasueshëm me ty, po kjo hall i tyne, jo i imi).

Pranoje e dashtun, thirrjet e reagimet kundra teje i kanë me paaftësinë tande dhe me mënyrën se si ti u bane zv/ministre apo ministre e Arsimit. Pranoje, asht kaq e thjeshë!

Bes, o çik ! Mos i thyj në bes shqiptarët e Kosovës e të Shqipnisë!

Berisha: Thaçi është peng i Vuçiç! John Bolton kundërshtar i Kosovës dhe i pavarësisë së saj, Bush e largoi nga detyra

Ish-Kryeministri Sali Berisha foli edhe për marrëveshjen e 27 qershorit në Washington mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, Hashim Thaçi është peng i Vuçiç, ndërsa presidentin serb e krahasoi me Millosheviçin.

“Koha do të tregojë se ai është nacionalist po aq sa Millosheviçi. Përpjekja që pio bëhet në Washington, unë personalisht e përshëndes. Pse? Nga marsi i 2011 dhe deri në 2013 u firmosën me dhjetëra marrëveshje. Midis tyre ka marrëveshje ku Serbia ka firmosur dhe ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ato marrëveshje Brukseli nuk qe i aftë ti impononte dhe ra viktimë e Vuçiçit dhe Hashim Thaçit. 

Si erdhi te rruga e territoreve? Erdhi sepse ishte argati. E kapi Vuçiç me dosje. Shqiptarët e Kosovës përfaqësohen nga një serb dhe një argat. Ndërsa serbët nga një serb dhe Miladini shqipfolës. 

Në pranverën e 2013, në takimet e mia me zyrtarë amerikanë kam kërkuar të jenë të pranishëm. E vërteta është se Europa nuk imponoi dot marrëveshjet. Çfarë ka te faktori amerikan? Ka një Richard Grenell, i besuar i presidentit dhe një John Bolton, kundërshtar i Kosovës dhe i pavarësisë së saj. Presidenti Bush e largoi nga detyra”, tha Berisha.

Më tej, Berisha shtoi se: “Dueli Vuçiç-Thaçi përfaqësojnë palën serbe që të dy. Vuçiç shkon si përfaqësues i 63% të serbëve. Kurse ky shkon si argat. Se as kreu i partisë së tij, Kadri Veseli është kundër shkëmbimit të territoreve. 

Kjo është gjuha e njerëzve jo të lirë. Një njeri i lirë thotë që nuk e kam thënë kurrë. Kjo është gjuha e atij që mbahet peng nga dosjet. Miladini shqipfolës është peng i dosjes së ish prokurorit serb dhe Dick Marty e ka raportin të bazuar në raportin e Vukçeviç”.

Berisha rrëfen për vizitën e çuditshme të Ramës në Londër: Ja çfarë i kërkoi zyrtarit britanik

Ish-Kryeministri Berisha tregoi për një takim që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në vitin 2013 me një zyrtar britanik dhe çfarë i ka kërkuar kreu i qeverisë.

Gjatë intervistës së tij për “Çim Peka LIVE”, Berisha tha se, në dhjetor të vitit 2013, Rama bëri “një vizitë të çuditshme” në Londër.

“Nuk kërkoi takim as me kryeministrin, as me ministrin e Jashtëm, por me Orin Xheknes, Drejtorin e Foreing Office”, tha Berisha, teksa shtoi se, Rama i kërkoi të ishte i vetëm në takim, pa u shoqëruar nga ambasadori.

Sipas Berishës, Rama i kërkoi Xhekings që të shtyhej miratimi i statusit kandidat të Shqipërisë në BE.

 “Mundësisht, statusin mos ma miratoni tani se duket se e kam nga qeveria tjetër”, i tha Rama zyrtarit Britanik, sipas Berishës.

“Rama i tillë ka qenë”, shtoi ish-kryeministri.

Shqipëria e ka marrë statusin e vendit kandidat në qershor 2014.

Duke komentuar deklaratat e eurodeputetëve në komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian këtë të Hënë, ku kritikat ndaj qeverisë së Shqipërisë ishin të shumta, Berisha u shpreh se “Rama ka vetëm një rrugë, për të shmangur një përplasje, të japë dorëheqjen”.

 

Deklaratat e sotme në PE/ Berisha: Rama ka vetëm një rrugë! Të japë dorëheqjen për të shmangur një përplasje

Ish-Kryeministri Sali Berisha, i ftuar në “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, i kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, pas deklaratave të sotme në Parlamentin Europian, nëse ka një pikë shqiptari në gjakun e tij, Rama ka vetëm një rrugë: Largimin!

“Është e jashtëzakonshme. Në dimrin e vitit 2002 nga po ky komision ishin të ftuar qeveria dhe opozita. Kishte ndodh kjo vetëm në vitin 1993 me komandatin Ahmed Masud. Tani gjykimin e bën pa palë dhe lëshuan verdiktin, deklaratat. Ata i marrin të mirëfillta ato që kanë thanë aty. Kësaj rradhe është një gjykim pa apel. Nuk i dhanë mundësi mbrojtje siç ia dhanë Fatos Nanos që ishte aty i pranishëm.

Përsëri narkoshteti. Deklarata e David Lega se qeveria tregohet më e ashpër me gazetarët dhe e butë me trafikantët, tregon gjithçka. 

Të themi të vërtetën: nëse Rama do të kishte një nonagram shqiptari ai nesër duhet të japë dorëheqjen”, u shpreh Berisha.

“Rama ka vetëm një rrugë, për të shmangur një përplasje, të japë dorëheqjen”, shtoi ish kryeministri.

PE kritika Shqipërisë/ Alizoti: Shqipëria po largohet nga Bashkimi Europian! Rama rrezik për të gjithë shqiptarët

Anëtari i kryesisë së PD, Tomor Alizoti, i ftuar në Abc News, ka folur për qëndrimin e eurodeputetëve për Shqipërinë. Sipas tij, Shqipëria po largohet nga Bashkimi Europian.

Alizoti nuk kurseu edhe kritikat ndaj qeverisë, pasi sipas tij, vendimet e saj e kanë larguar vendin nga vlerat Evropiane, nga Bashkimi Evropian.

“Boll financuam, vende që duan të jenë pjesë ë BE, por bëjnë politikë që nuk i përket BE-së. Ka një perceptim në kokën e tyre që Shqipëria nuk ka vlera të afta për Demokracinë. Ne si Shqipëri jemi shumë larg, nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Kemi opozitë që i ngjan Balotelit. Të gjitha këto janë çudira kaq të mëdha që na kane çmendur ne, por po çmendin edhe botën”, tha Alizoti.

Më tej ai theksoi se Kushtetuta është një koncept i madh dhe se me të nuk mund të merren të sëmurët mendorë.“Vetë PD e ka pranuar që është një turp, por turpi nuk mund të avancojë. Kokat e falura nuk pritën, të gjithë ne e dimë kush i futi në listë. Por nuk mund të bëhen ndryshime Kushtetuese me njerëz që nuk janë votuar në Shqipëri”, u shpreh ai.

“Amerikanët janë ulur me Talibanët që gjithmonë i kane quajtur terroristë. Faktori dhe opozita reali në Shqipëri është PD dhe koalicioni i PD. Nuk janë Baloteli. Në këtë kohë që ka një vakum, aty ka hile në mes dhe do t’i largohet më shumë Evropës. Të vish nga PD nga listat që u bënë dhe të kërkosh të ndryshojë është amorale. Jam i bindur Edi Rama do ti përdorë për mandatin e tretë. Me arrogancë të njëjtin person që ka dalë në përgjime e çon të diskutojë për kode.

Largimin e kryeministrit Rama e vendosin votuesit, nëse mendojnë që pas 8 vite mendojnë që ky njeri është i suksesshëm le ta votojnë. Nëse mendojnë se ky njeri qëndron me gangsterë që ka vjedhur Shqipërinë, që prishi teatrin le ta votojnë. Unë mendoj që Edi Rama është rrezik për të gjithë shqiptarët”, u shpreh ndër të tjera Tomor Alizoti.

Fitorja shumëdimensionale nacionaliste e Aleksandër Vuçiç

Enver Bytyçi

Aleksandër Vuçiç është tashmë më i fuqishëm sesa Milosheviçi. Në votimet e djeshme në Serbi ai fitoi 189 vende në parlamentin prej 250 vendesh, duke fituar kështu 75 përqind të deputetëve nga 67 përqind që duhen për ndryshimet kushtetuese. Së bashku me partinë socialiste të Milosheviçit, të drejtuar nga aleati i presidentit serb, Ivica Daçiç, numri i deputetëve aleatë shkon në 221 gjithsej.

Po të shtojmë dhe tre votat e deputetëve të zgjedhur nga pakica shqiptare e Luginës, atëherë bëhen 224 deputetë që mund ta votojnë një iniciativë legjislative për ndryshimin e kushtetutës serbe dhe largimin e Kosovës nga preambula e saj, duke i dhënë fund kakofonisë nacionaliste të 20 viteve të shkuara. E gjitha kjo sa shkrova ishte thjesht një llogari.

Por a e bën Aleksandër Vuçiç një llogari të tillë? Votat e së dielës e shndërrojnë presidentin e Serbisë në një autoritet të pakundërshtueshëm dhe të pakontestueshëm. Përballë Perendimit ai nuk mund të fshihet më pas justifikimit se për ta zgjidhur konfliktin me Kosovën ka si pengesë ndonjë opozitë të mirëqenë. Ka vota me lopatë. Por Vuçiç nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë i gatshëm për t’i dhënë fund konfliktit me shqiptarët.

Ai ka tashmë karta të forta në dorën e tij dhe nuk sheh ndonjë arsye pse të mos i përdor ato. Cilat janë këto karta? 1. Së pari, ai, i ulur në fronin e presidentit-mbret të Serbisë, nuk do të dojë që ta dobësojë për asnjë arsye pushtetin e tij. Ndaj pritet që ta forcojë dozën nacionaliste bazuar në mitologjitë e mesjetës, me qëllim që qytetarët e vendit të tij të shohin tek ai “babin e kombit”, por jo kujdestarin e vëmendshëm që ka merak për mirëqenien dhe liritë individuale të çdo qytetari serb. Kjo do të thotë se qeverisja e tij do të forcojë tiparet autoritare dhe do të ketë më shumë retorikë nacionaliste. Kësisoj lidhja e pushtetit me kishën ortodokse dhe pjesën nacionaliste të akademikëve do të forcohet.

Për këtë arsye Aleksandër Vuçiç nuk do të devijojë nga politikat nacionaliste të paraardhësve të tij, sodmos nga trashëgimia e ish-shefit të tij, Sllobodan Milosheviç dhe nuk do të “dorëzohet” para presionit euro-amerikan për zgjidhjen e konfliktit me Kosovën. 2. Pushtetin absolut të legalizuar nga vota e qytetarëve serbë, presidenti i Serbisë do ta përdorë për të rrit kërkesat e tij në disfavor të Kosovës, si kusht për zgjidhjen e konfliktit. Ai nuk do të mjaftohet vetëm me kërkesën për ndarjen e Kosovës, korrigjimin/ndryshimin e kufijve, as me shkëmbimin e territoreve.

Vuçiç do të kërkojë më shumë se kaq, territore nga Bosnjë-Hercegovina, hiç më pak se 49 përqind të atij territori sa ka Republika Srpska, në këmbim të garancisë se Serbia do të shndërrohet në faktor stabiliteti në rajon. Kjo ndodh gjithnjë me udhëheqësit autoritarë të çdo lloji. Ata, sa më shumë pushtet fitojnë, aq më arrogantë dhe më tamahqarë bëhen. Për kërkesat e tij presidenti i Serbisë ka tashmë edhe ndihmën e Hashim Thaçit dhe Edi Ramës.

Dje në një koment për Radion Deutsche Welle, Norbert Mappes-Niediek shkruante se: “Ka dy vjet që Vuçiç dhe egoja e tij e vjetër shqiptare, Hashim Thaçi, diskutojnë për këmbimin e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës”. Nuk ka nevojë për më shumë koment rreth këtij bashkëpunimi. 3. E mira e fitores absolute të Aleksandër Vuçiç lidhet me faktin se ai do të jetë më pak hipokrit. Tashmë ai do të dalë hapur kundër integrimit evropian.

Presidenti serb ëndërron një Serbi “neutrale”, por “të madhe”, të hapur në ekonomi si Zvicra dhe të orientuar nga pikëpamja gjeopolitike drejt Lindjes. Përqëndrimi i pushtetit në duart e tij ia kalon edhe Vladimir Putinit, si dhe Edi Ramës në Shqipëri, ku mungon kushtetuta dhe gjykata kushtetuese. Pushteti në duart e Vuçiç ngjan me atë të Lukashenkos në Bjellorusi. Cilat nga këto qeveri, ajo e Rusisë, Bjellorusisë apo ajo e Edi Ramës, është e interesuar për Europën, demokracinë e vlerat evropiane, për pasojë për integrimin në Europë?!

Aleanca midis Beogradit, Moskës e kryeqyteteve tjera lindore tashmë bazohet edhe në modelin e qeverisjes. Një qeverisje autoritare, e cila ushtrohet nga një person, nuk ka asnjë shans që të orientohet nga integrimet perendimore. Prandaj presidenti i Serbisë do t’i forcojë lidhjet me kryeqytetet lindore dhe politikisht e strategjikisht do të largohet nga Perendimi. Për pasojë interes i tij nuk do të jetë integrimi euro-atlantik. Dhe më tej, ai nuk do të ketë interes politik e gjeostrategjik që Serbia të shndërrohet në faktor paqeje, stabiliteti e qëndrueshmërie në rajon.

Prandaj kush mendon se fitorja absolute prej 75 përqind e partisë së Vuçiç në Serbi do të lehtësojë zgjidhjen e konfliktit me Kosovën, mendoj se gabohet. Kjo nuk do të ndodhë edhe për një arsye tjetër: Beogradi ka strategji ta përçajë politikën në Prishtinë. Nëse ndodh pajtimi pa koston e ndryshimit të kufijve, Serbia humbet mundësinë e artë të provokimeve të vazhdueshme kundër Prishtinës.

Video/ Ja pse Shqipëria zë vendin e parë në rajon për largimin e të rinjve, Këlliçi: Trajtohen si shokët e Turit nëpër auditore dhe…

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi shprehet në një reagim në faqen e tij sociale se, nuk është çudi që Shqipëria zë vendin e parë në rajon për “brain drain” dhe largimin e të rinjve sepse ata trajtohen në mënyrë kafshërore nga policia, trajtohen si shokët e Turit nëpër auditore.

Reagimi i plotë

Nuk është çudi që Shqipëria zë vendin e parë në rajon për “brain drain” dhe largimin e të rinjve. Ata trajtohen në mënyrë kafshërore nga policia, trajtohen si shokët e Turit nëpër auditore dhe zëri i tyre nuk dëgjohet aspak në politikë. Kjo është fytyra dhe modeli i shtetit policor që na ofrojnë marioneta dhe mercenarë të këtij regjimi siç janë dyshja Lleshi – Veliu.

Dhuna e tyre bëri jehonë edhe në Parlamentin Europian sot, të cilët dënuan ashpër forcën jo-proporcionale që u përdor kundër protestuesve të Teatrit. Kjo dyshe që përdor manovra ushtarake kundër opozitës dhe dhunë çnjerëzore kundër qytetarëve të këtij vendi, shumë shpejt do të përballet me drejtësinë. Boll ja dogjët ëndërrat këtij brezi që në fund e quajtët “brez i djegur”!

Nuk është çudi që Shqipëria zë vendin e parë në rajon për “brain drain” dhe largimin e të rinjve. Ata trajtohen në mënyrë kafshërore nga policia, trajtohen si shokët e Turit nëpër auditore dhe zëri i tyre nuk dëgjohet aspak në politikë. Kjo është fytyra dhe modeli i shtetit policor që na ofrojnë marioneta dhe mercenarë të këtij regjimi siç janë dyshja Lleshi – Veliu.Dhuna e tyre bëri jehonë edhe në Parlamentin Europian sot, të cilët dënuan ashpër forcën jo-proporcionale që u përdor kundër protestuesve të Teatrit. Kjo dyshe që përdor manovra ushtarake kundër opozitës dhe dhunë çnjerëzore kundër qytetarëve të këtij vendi, shumë shpejt do të përballet me drejtësinë. Boll ja dogjët ëndërrat këtij brezi që në fund e quajtët “brez i djegur”!

Gepostet von Belind Këlliçi am Montag, 22. Juni 2020

Berisha: Denoncohet në PE dobësia e madhe e Edvin Drogës për trafikantët e drogës!

Ky eshte defakto edhe denoncimi i narkoshtetit shqiptar ne tempullin e demokracise europiane!
“Edvini tregohet shume i ashper me gazetaret dhe shume i bute me trafikantet”!

Ky eshte denoncimi historik i narkoshtetit shqiptar nga deputeti i Parlamentit Europian David Lega.

Me kete deklarate ne seancen e Komisionit te Jashtem te Parlamentit, Lega denoncoi publikisht dhe boterisht dobesine e madhe pra lidhjet se paku shpirterore te narkokreut te narkoshtetit Edvin Rames per trafikantet dhe armiqesine e tij te eger ndaj gazetareve sepse i denoncojne keto lidhje.

Ketu me poshte keni denoncimin raportin mbi denoncimin e Leges!

‘Rama më i ashpër me gazetarët se sa me trafikantët’/ Eurodeputeti: Pa u rregulluar ky raport nuk ka negociata me BE-në
18:05, 22/06/2020

Komisioni Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian ka nisur diskutimet posaçërisht për situatën aktuale në Shqipëri.

Ky rend dite i pazakontë u lajmërua nga kreu i komisionit David McAllister.

Deri tani, kanë diskutuar për Shqipërinë raporteri David Lega dhe eurodeputeti Gahler. Lega është shprehur se ‘qeveria tregohet shumë e ashpër me gazetarët dhe shumë e butë me tráfikantët.
Derisa ky raport të ndryshojë, Shqipëria nuk mund të hapë negociatat me BE’.