28.5 C
Tirana
E premte, 22 Gusht, 2025

Lajme të mira nga Italia, regjistrohet shifra më minimale e numrit të viktimave nga Covid-19

Lajme të mira vijnë sërish nga Italia. Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile, në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 23 viktima nga Covid-19, një më pak se dje, është një tjetër e dhënë minimale që nga nisja e pandemisë dhe numri më i ulët që prej 2 marsit.

Nga 218 raste positive gjatë 24 orëve të fundit, pjesa dërrmuese është në Lombardi, me 143 raste. 26 raste në Piemonte, 22 në Emilia Romagna dhe 1 në Alto Adige.

Në terapi intensive ndodhet 127 pacientë, 21 më pak se dje, ndërsa në vetëizolim gjenden 18472 njerëz ose 38 më pak se një ditë më pare. Të shëruarit arrijnë në 183426 me 533 pacientë vetëm në 24 orët e fundit.

Diskutimi në PE/ PD: Marrëdhëniet BE-Shqipëri në pikën më të ulët gjatë këtyre 30 vjetëve

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Arben Kashahu zbulon se dy europarlamentarë në seancën e sotme në PE kanë propozuar që Shqipërisë t’i ndërpriten negociatat dhe ndihma financiare nga BE.

Sipas Kashahut raportet BE- Shqipëri janë në pikën më të ulët gjatë këtyre 30 viteve të fundit teksa thotë se për herë të parë janë artikuluar pozicione drastike me tone të ashpra kritike ndaj qeevrisë.

Kashahu shton se Shqipëria u etiketua në mbledhje si vendi më i korruptuar në Eurpë teksa shton se tashmë është detyrë kombëtare të shpëtohet procesi i integrimit duke larguar qeverinë euroskeptike.

Reagimi nga Arben Kashahu

Marrëdhëniet BE-Shqipëri janë në pikën më të ulët gjatë këtyre 30 vjetëve.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, në seancën e posacme për Shqipërinë për herë të parë janë artikuluar pozicione drastike me tone të ashpra kritike në lidhje me raportet BE-Shqipëri. Dy nga euro-parlamentarët, anëtarë të AFET propozuan që Shqipërisë “t’i ndërpriten negociatat me BE” dhe “të ndalohet menjëherë ndihma financiare e BE”. Europarlamentarë të tjerë e etiketuan Kryeministrin dhe qeverinë si “të ashpër me mediat dhe të lëmuar me kultivuesit dhe trafikantët e drogës”.

Përpjekjet dhe kokëfortësia e mazhorancës për të ndryshuar ligjin për mediat u konsiderua “e turpshme”, ndërsa ri-mbjellja e Shqipërisë me kanabis “e papranueshme”. Shqipëria u konsiderua shprehimisht si vendi “më i korruptuar” në Europë.

Mos-ndjekja penale e krimit elektoral dhe e politikanëve të mazhorancës të përfshirë në blerjen dhe manipulimin e votës dhe deformimit të vullnetit popullor është raportuar si zhgënjyese dhe është kërkuar të monitorohet me vëmendje të shtuar nga Komisioni Europian. Shembja e Teatrit Kombëtar u dënua njëzëri nga europarlamentarët dhe u kërkua “të investigohet ligjshmëria e këtij veprimi të qevrisë”. Është detyrë kombëtare të shpëtohet procesi i integrimit! Kjo detyrë fillon me largimin e kësaj qeverie euroskeptike.

Kritika të forta ndaj qeverisë Rama/ Televizionet në Shqipëri ndërpresin transmetimin e Komisionit të Jashtëm në PE

Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian ka nisur sot diskutimin për procesin e integrimit të Shqipëri.

Në këtë mbledhje të rëndësishme për vendin tonë do të diskutohej mbi reformat e qeverisë “Rama” dhe kushtet e vendosura nga BE-ja.

Ndërkohë që një zhvillim i tillë duhet të ishte live në gjithë mediat kombëtare, por sinjali që merret nga mediat në Shqipëri sot është bllokuar në mënyrë të çuditshme.

Duket se temat e trajtuara në mbledhjen e BE dhe kritikat që dihet se do të marrë qeveria “Rama” kanë bërë që institucionet shtetërore të censurojnë transmetimin e mbledhjes se Parlamentit Europian.

Mbledhja nisi në orën 16:45 dhe shumica e mediave në Tiranë nuk kanë pasur mundësi të transmetojnë live debatet e eurodeputetëve për situatën në Shqipëri, plotësimin e kushteve për në BE dhe çështje si shembja e Teatrit Kombëtar.

Eurodeputetja: Të hetohen autorët e shembjes së Teartrit Kombëtar dhe përdorimin e forcës! Të monitorohen fondet për Shqipërinë

AFET committee - Exchange of views with Angelina Eichhorst, newly appointed Head of EU delegation in Lebanon

Shembja e Teatrit Kombëtar nga qeveria Rama u diskutua këtë të hënë në komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

Përfaqësuesja e Komisionit, Angelina Eichorst u shpreh se i është kërkuar autoriteteve shqiptare të hetohen autorët për përdorimin e forcës dhe ushtrimin e dhunës ndaj protestuesve.

Ndër të tjera përfaqësuesja e Komisonit theksoi se shembja e Teatrit që nuk duhet të ndodhte, nuk duhet të heqë vëmendjen nga sfidat për të çuar përpara ngjarjen tjetër më të rëndësishme të muajit mars duke iu referuar reformës zgjedhore.

Eurodeputeti Zovsko kërkoi që të ketë një monitorim të rreptë lidhur mbi fondet që jepen për Shqipërinë pas shembjes së Teatrit dhe tenderave për ndërtimin në këtë zonë.

‘Çështja e Teatrit pati jehonë ndërkombëtare: Do doja të dinim më shumë për informacionet që vijnë rreth tenderave dhe planit për të ndërtuar në këtë zonë. Shqipëria ka marrë shumë fonde për rindërtimin, besoj se duhet të vëzhgojmë këtë procedurë më shumë vëmendje’.

Ndërsa eurodeputetja Geneoveva Calavera theksoi: “Duhet ruajtur trashëgimia kulturore dhe ligji i së drejtës. Kemi kërkuar disa herë dialog lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar”.

Eurodeputetët: Rama më i ashpër me gazetarët se sa me trafikantët, nuk ka asnjë informacion për dosjet 184 dhe 339 të vjedhjes së votave

Komisioni Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian ka nisur diskutimet posaçërisht për situatën aktuale në Shqipëri.

Ky rend dite i pazakontë u lajmërua nga kreu i komisionit David McAllister.

Deri tani, kanë diskutuar për Shqipërinë raporteri David Lega dhe eurodeputeti Gahler, koordinator i EPP për komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

Lega është shprehur se, ‘qeveria tregohet shumë e ashpër me gazetarët dhe shumë e butë me trafikantët. Derisa ky raport të ndryshojë, Shqipëria nuk mund të hapë negociatat me BE’.

Eurodeputeti Gahler ka vënë në dukje se, nga Shqipëria nuk ka asnjë informacion se çfarë bëhet me dosjet e shitblerjes së votave, dosjen 184 të Dibrës dhe 339 të bandave të Durrësit me kryebashkiakun Vangjush Dako.

Lufta kundër krímit të organizuar dhe hetimi i kujtdo që është përfshirë në shitblerjen e votave janë 2 nga 15 kushtet e BE që Shqipëria duhet të përmbushë përpara nisjes së konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat e anëtarësimit.

Publikohet mesazhi: Kopja plasi sheshit dhe ndihma ishte e ngjashme me qeset që shpërndante qeveria për militantët

Nga Luçiano BOÇI

MATURA E DENONCUAR

Matura e sivjetme vazhdon të na mbajë të gozhduar para lajmeve për xhevahiret që ka prodhuar dhe për katastrofën e dëshmuar në sistemin arsimor.

Ndërsa ministren e lumturon dhe e përkund idiotësia dhe i gënjen trurin Turi, nuk reshtin denoncimet, të cilat tregojnë degradimin absolut të këtij procesi.

Rezultatet kanë përmbysur çdo investim. Notat e marra janë jashtë rrjedhës logjike dhe tolerancës qe lejon zhvendosja nga vlerësimi i vazhdueshëm që ka marrë nxënësi.
Kopja plasi sheshit dhe ndihma ishte e ngjashme me qeset që shpërndante qeveria për militantët.

Me selektim e përcaktim.

Denoncimi i mëposhtëm rrëzon dhe atë pak entuziazëm idiotesk të Shahinit për zgjidhjen me sukses të Turit nga 10 mijë maturantë.

Basha: Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm që po bëhet gati të marrë në dorë fatet e vendit, kjo është…

Kryetari i PD, Basha takim me të rinjtë e programit LEAD Albania

Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm, që po bëhet gati të marrë në dorë fatet e vendit, dhe kjo është rinia e saj e jashtëzakonshme.

Me një mendësi të re, me deshirën dhe ambicien për të punuar në Shqipëri e për Shqipërinë, të rinjtë dhe të rejat kanë sot aftësinë dhe përgatitjen e duhur, por ajo që u mungon dhe do të bëjmë gjithçka t’ua japim, është mundësia.

Sot u takova me të rinjtë e talentuar të programit LEAD Albania. Më prezantuan ide të jashtëzakonshme dhe dëshirën e madhe për ta ndryshuar këtë vend.

Diskutuam për platformën tonë, mora ide të vyera prej tyre, për ta pasuruar atë dhe më tej, për të adresuar më mirë zgjidhjet rreth problematikave që kanë të rinjtë sot. Garantimi i mundësive për arsim, pavarësisht statusit të tyre social, krijimit të mundësive për të hapur biznese të reja, mbështetje për idetë inovative, krijimin e mundësive për punësimin e tyre, ishin disa prej çështjeve që ndava me ta.

Përtej situatës së vështirë që po kalojmë, të një krize shumë-dimensionale politike, ekonomike e sociale, këta të rinj, me optimizmin e tyre, me idetë se si duhet të ecim përpara, se si do t’i shndërrojmë pasuritë e mëdha të këtij vendi në mundësi për një jetë më të mirë për çdo shqiptar, janë garancia e një ndryshimi që po vjen, ndryshim real që do të prekë çdo qytetar e veçanërisht të rinjtë që sot shohin si mundësi vetëm emigrimin.

Me ambicie të mëdha dhe përgatitje lidershipi, këta të rinj janë një potencial i madh dhe garanci për qeverisjen e ardhshme.

Programi LEAD Albania (Leadership Experience And Development) që zbatohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) që nga viti 2013, ka qenë dhe mbetet një mundësi e mirë për të rinjtë e talentuar dhe të mirëarsimuar, që me punën dhe angazhimin e tyre serioz, do ta bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë.

Meta: Paketa Antishpifje është rrëzuar, Këshilli i Europës doli kundër Ramës

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se e Paketa Antishpifje, paketa ligjore kundër mediave, e përpunuar nga Kryeministri Edi Rama, është një akt i paprecedentë që tashmë është rrëzuar, pasi vetë Këshilli i Europës e ka çuar atë çështje në Komisionin e Venecias.

‘Kini parasysh se me Antishpifjen ka ndodhur në akt i paprecedentë, – tha Meta në një konferencë të shkurtër shtypi sot. –

Ajo e rrëzuar është tani.

Ka ndodhur akt i paprecedentë.

Sepse vetë Këshilli i Europës e ka çuar në ‘Venecia’. As nuk duhet të ishte vënë në diskutim kjo çështje.

Ju gazetarët keni pasur dhe keni gjithmonë të drejtë’, nënvizoi Presidenti Ilir Meta në reagimin e tij.

Ishte shkarkuar për korrupsion, Rama e emëron drejtor të AKU në Vlorë

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar një tjetër skandal të emërimeve në administratën shtetërore.

Edvin Brokaj është shkaktuar nga vetë Rama për korrupsion kur ishte në krye të Inspektoriatit të Pyjeve, por vetë Rama tashmë e ka emëruar drejtor të AKU në Vlorë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

I shkarkuar nga Edvin Hajduti per korrupsion lartesohet ne detyre!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Skandal ne emerimet e drejtuesve te institucioneve ne Vlore.Ne krye te AKU Vlore eshte emeruar Edvin Brokaj.Kujtojme qe Brokaj ka qene ne krye te Inspektoriatit te pyjeve,muedisit dhe ujrave ku eshte shkarkuar nga vet zoti Rama per afera korruptive.

Vuçiç fiton zgjedhjet pa opozitën

Në Serbi, sipas rezultateve paraprake, Partia Përparimtare e udhëhequr nga presidenti Aleksandër Vuçiç, shënoi fitore të thellë në zgjedhjet e së dielës, që janë të parat në Evropë që nga mbylljet e shkaktuara nga koronavirusi tre muaj më parë.

Komisioni i Zgjedhjeve tha se sipas rezultateve paraprake kjo parti ka fituar 63,35 për qind të votave. Në vendin e dytë është Partia Socialiste e Serbisë, me 10.67 për qind të votave. Ndërsa në vendin e tretë Aleanca Patriotike serbe e një ish lojtari të vaterpolos, Aleksandër Shapiç, i cili mori rreth 4 për qind të votave.

Presidenti serb shpalli fitoren e tij duke theksuar se ishte “jashtëzakonisht bindëse”.

Të dhënat ende të paplota flasin për një pjesëmarrje më të ultë të votuesve sesa në zgjedhjet e mbajtura në vitin 2016.

Një pjesë e partive opozitare bojkotoi zgjedhjet duke vlerësuar se ato nuk mund të jenë të lira apo të drejta si rezultat i kontrollit të fortë të presidentit Aleksandër Vuçiç mbi median. Pas shpalljes së rezultateve paraprake ata thanë se presidenti Vuçiç e shkatërroi jetën politike në Serbi.

Profesori i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin Evropian me seli në Beograd, Sllobodan Zeçeviç, i tha agjencisë së lajmeve Reuters që “nëse marrim parasysh numrin e votave (te fituara nga partia e Vuçiçit) … ne po shkojmë drejt sistemit të Koresë së Veriut apo Kinës”.

Por, presidenti serb tha se “sonte kemi fituar besimin e madh të qytetarëve, më i madhi ndonjëherë në Serbi, në kushte kur pak besuan, dhe ne kemi marrë një paralajmërim të madh nga njerëzit se duhet të jemi edhe më të përgjegjshëm dhe të arrijmë rezultatet më të mira të mundshme”, tha ai, duke shprehu bindjen se përqindja e fitores do të jetë më e lartë pas numërimit të votave të hedhura në Kosovë, ku është votuar në komunat me shumicë serbe.

Që nga përfundimi i luftës, autoritetet në Kosovë kanë lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë dhe edhe kësaj radhe misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë grumbulloi votat për t’i dërguar në Serbi për numërim.

Votimet e serbëve të Kosovës nxitën debatet e zakonshme në raste të tilla ndërmjet pushtetit që thekson se kjo është një praktikë e zbatuar edhe në të kaluarën dhe një pjese të opozitës e cila thotë se mbajtja e zgjedhjeve serbe ishte shkelje mbi sovranitetin e Kosovës, të cilin Serbia nuk e njeh.

Udhëheqësit e të dyja vendeve pritet të takohen të shtunën e javës tjetër në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan për bisedimet e paqes, Richard Grenell, ndërsa gjatë korrikut priten raunde të reja bisedimesh me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në përpjekje për të arritur një marrëveshje normalizimi që është kusht për proceset integruese për të dyja palët.

Analistët thonë se qeveria e re serbe do të përballet me trysninë në rritje të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për të njohur pavarësinë e Kosovës, gjë që shihet si thelbësore për qëndrueshmërinë rajonale.

Në zgjedhjet e se dielës për herë të parë pesë parti shqiptare nga Lugina e Preshevës, morën pjesë në një listë të përbashkët.

Sipas rezultateve paraprake Alternativa demokratike shqiptare – Lugina e Bashkuar, fitoi rreth 1 për qind të votave dhe shpreson të ketë të paktën 3 vende në parlamentin serb.