32.5 C
Tirana
E enjte, 21 Gusht, 2025

Zëdhënësja e KE: Shqipëria duhet të realizojë miratimin e reformës zgjedhore para Koferencës Ndërqeveritare me BE

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Partneritet Ndërkombëtar, Fqinjësi dhe Zgjerim, Ana Pisonero shprehet se, para konferencës ndërqeveritare, Shqipëria duhet të realizojë miratimin e reformës zgjedhore, garantimi i financimit transparent të partive politike dhe fushatave zgjedhore, si dhe të garantohet vijimi i zbatimit të reformës në drejtësi.

Pisoneri u shpreh për Euronews.al se më së shumti duhet të përforcohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, teksa nënvizon faktin se këto nuk janë 15 kushtet.

Ajo shton më tej gjatë fjalës së saj se pjesa e tjetër e kërkesave lidhet me kuadrin negociues dhe nga vendi kërkohet që ato të plotësohen gjatë procesit të negociatave.

“Përfundimet e Këshillit të Marsit kanë përcaktuar qartë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria para konferencës së parë ndërqeveritare. Kjo lidhet me: miratimin e reformës zgjedhore; garantimi i financimit transparent të partive politike dhe fushatave zgjedhore; garantimi i vijimit të zbatimit të reformës në drejtësi.

Shqipëria duhet gjithashtu të përforcojë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto nuk janë 15 kushte”, thuhet në deklaratën e dërguar nga zëdhënësja e KE.
Përballja me fenomenin e aplikimeve të pabaza për azil, garantimi i riatdhesimit të tyre, si dhe ndryshimi i ligjit të medias sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, ishin gjithashtu përparësi të rëndësishme”.

“Për më tej, përfundimet e Këshillit parashikojnë se Kuadri Negociues do të reflektojë një numër çështjesh që Shqipëria do të vijojë t’i adresojë në periudhën e ardhshme, dhe si pjesë e procesit të negociatave. Puna në këto fusha po vijon për momentin. Komisioni do të vijojë të monitorojë përparimin e vendit në të gjitha fushat dhe të mbështesë përpjekjet vijuese të Shqipërisë”.

Venecia i jep të drejtë Presidentit për emërimet në Kushtetuese: Ardian Dvorani shkaktoi incident të rëndë procedurial

Në opinionin e zbardhur ditën e sotme të Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, i jepet të drejtë presidentit Ilir Meta për faktin që nuk pranoi betimin e Arta Vorpsit, e cila u zgjidh automatikisht nga mekanizmi zhbllokues.

Në këtë mënyrë, provohet edhe deklarata e kreut të shtetit për Ardian Dvoranin, ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të cilin e konsideron si zyrtarin që shkaktoi precedent të rëndë në procedurat e zgjedhjes.

Në paragrafin ’92’ të draftit, thuhet se ky i fundit shkaktoi një incident të rëndë procedurial me listat e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese si dhe u bë shkaktar i përplasjes mes Kuvendit e Presidentit.

“98. Presidenti, përmes Aktit të tij të 5 nëntorit 2019, pezulloi në mënyrë të njëanshme procedurën e emërimit para skadimit të afatit 30 ditor të përcaktuar në ligj. Ndërsa një pezullim i tillë nuk parashikohet në mënyrë eksplicite nga Ligji për Gjykatën Kushtetuese, ai mund të jetë në përputhje me një mekanizëm zhbllokues që ka për qëllim zhbllokimin e një situate kur ka mosveprim ose vullnet dashakeq nga njëri prej aktorëve të përfshirë.

Nëse nuk ka as vullnet dashakeq dhe as mosveprim, por përkundrazi duhet të plotësohet një boshllëk ligjor, ku mekanizmi zhbllokues nuk do të ishte i zbatueshëm. Ndaj, në bazë të një interpretimi teleologjik të dispozitave ligjore, është e justifikueshme të pranohet emërimi i mëvonshëm i një kandidati të dytë nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht.

Çështja më problematike e shkaktuar nga vendimet e KED-së në vitin 2019 në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me kohën e përcjelljes së listave të renditjes së kandidatëve tek Presidenti dhe Kuvendi. KED formoi katër lista të kandidatëve (dy për Presidentin dhe dy për Kuvendin) më 21.09.2019; ai më pas i dërgoi Presidentit dy lista më 08.10.2019 dhe dy lista në Kuvend më 14.10.2019. Kjo shkaktoi një incident të rëndë procedurial”, shkruehet në draft.

15 kushtet e BE/ Rama i kapur prej gryke, nuk ka ku luan…

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i përgjigjet kryeministrit Edi Rama për 15 kushtet e BE për integrimin e Shqipërisë.

Vasili publikon në Facebook pjesë nga rezoluta e Parlamentit Evropian, ku sipas tij, janë 15 kushtet dhe nuk i luan topi.

Reagimi i Vasilit

Edi Rama i mberthyer per gryke genjen prap per 15 kushtet!(DOKUMENTI).
Ja si genjeu prap genjeshtari pa sherim Rama dhe tha sot:

“Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus? E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE”.

Bardhi: Venecias vulosi sot se, regjimi në ikje i Edi Ramës tentoi të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka përshëndetur vendimin e Komisionit të Venecias, që i dha të drejtë Presidentit Meta në betejën ligjore kundra kapjes së Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

Përshëndes vendimin e Komisionit të Venecias që vulosi sot se regjimi në ikje i Edi Ramës tentoi të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese. Komisioni i Venecias konfirmoi qartë se ka zero shkelje të Kushtetutës nga Presidenti i Republikës në betejën legjitime kundër kapjes së Gjykatës Kushtetuese.

Kjo është një tjetër provë sesi Edi Rama ka vetëm një strategji me drejtësinë: ose ta kapë, ose ta bllokojë. Bërja sa më parë funksionale e Gjykatës Kushtetuese është jo vetëm e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri, por edhe 1 nga 15 kushtet për fillimin e negociatave me BE.

Berisha i nxjerr videon e Ramës: Dëgjojeni si gënjen pafytyrësisht qytetarët shqiptarë

Kryeministri Edi Rama këmbëngul se nuk ka 15 kushte nga PE për hapjen formale të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Por një ditë pas amendamentin të votuar në Parlamentin Europian për 15 kushtet, ish- Kryeministri Sali Berisha risjell në kujtesë deklaratën e kreut të qeverisë duke e etiketuar si gënjeshtar përballë qytetarëve shqiptarë.

“Dëgjojeni si gënjen pafytyrësisht qytetarët shqiptarë.

ps: për ata që ndofta nuk e dinë, sygjeroj të ndjekin videon para kësaj: Raportim direkt nga Parlamenti Europian”, shkruan mbi videon e publikuar ish kryeministri Berisha.

Degjojeni si genjen pafutyresisht qytetaret shqiptar! sbps: per ata qe ndofta nuk e dine, sygjeroj te ndjekin videon para kesaj: Raportim direkt nga Parlamenti Europian.

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 19. Juni 2020

S´ka datë për hapjen e negociatave! Shqipëria duhet të përmbushë kushtet

Gjergji Vurmo i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, nga studio e Abc News, ka komentuar vendimin e Parlamentit Evropian në lidhje me vendimin e marrë një ditë më parë për raport progresin e negociatave për Ballkanin Perëndimor.

Vurmo është shprehur se tashmë është e qartë që ne nuk do të kemi një datë të saktë për hapje negociatash brenda vitit.

Sipas tij kushtet e vendosura dhe mungesa e funksionimit të disa institucioneve e thellon më shumë hendekun për një përgjigje.

Ndër të tjera ai ka theksuar se është e rëndësishme që Shqipëria tashmë të nisë me zbatimin dhe përmbushjen e kushteve për të marrë një përgjigje pozitive.

“Shqipëria nuk mund të negociojë se si do e zbatojë një ligj por kur do e zbatojë. E rëndësishme është zbatimi i kapitujve një pas një. Serbia ka hapur në fillim një nga kapitujt që hapet dhe mbyllet lehtë, Mali i Zi ka vendosur me kapitur 123-24 dhe me ndryshimin e metodologjisë është se grupi i parë është është kontrolli financiar, prokurimet publike, standarti financiar që ka të bëjë me institucionet financiare, këto rregulla se si do të prezantohen këto rregulla do të prezantohen në konferencën e parë.

Progres raporti i plotë do të jetë në vjeshtë ndërsa për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të ketë një raport të shkurtuar se çfarë ka ndodhur nga marsi në qershor, nuk besoj se do të miratohet në qershor, por ideja është se këshilli mund të vendosë për Maqedoninë e Veriut meqë nuk ka kushte, ndërsa për Shqipërinë duke pasur parasysh progresin e kushteve që përmenden, druaj se do të mund të kemi një datë dhe pse me pak sforco nga ne dhe mirëkuptim nga BE mund dhe të realizohet një gjë e tillë.

Ne mund të humbasim një vit për konferencën e parë ndërqeveritare, por për hapjen e negociatave që varet në konferencën e dytë atëherë përgjegjësia është tek ne. Nëse ne arrijmë që të shkurtojmë kohën nuk është se kemi humbur ndonjë gjë deri më tani. Negociatat janë të vështira pasi nuk janë vetëm teknike, por janë dhe politike dhe për këtë është e rëndësishme që brenda BE të kesh dhe një sponsor që në rastin tonë është Italia dhe Gjermania që tashmë është një sponser me kushte”, ka thënë Vurmo./abcnews.al

Nuk po di ç’të bëjë që të tërheqë vëmendjen e opinionit nga rezoluta e PE! Sajoi “rrahjen” e zdromsit të bashkisë dhe…

Nga Edi PALOKA

Iku fare nga “mendorja”… Nuk po di ç’te beje qe ta terheqe vemendjen e opinionit nga rezoluta e PE qe jo vetem i kujton se nuk ka negociata pa plotesuar 15 kushtet, po i tregon dhe gjithe botes se çfare mashtruesi ordiner e çfare qenie e pavlere eshte Rama.

Po sa me shume kerkon te fshihet aq me shume zbulohet ashtu siç eshte.

Mashtroi duke shpallur me COVID-19 dy vellezrit Budina ne shkelje te çdo norme morale, njerezore dhe ligjore.

Me pas sajoi dhe “rrahjen” e zdromsit te bashkise. I shkuan dem te dyja sajesat.

Tani i duhet qe ta rrahe vertete zdromsin se vetem keshtu mbase do ja arrij qellimit!

Po 15 kushtet jane aty dhe jane aty ne fakt me teper per t’ju kujtuar shqiptareve se duhet ta qerrojne sa me pare qelbesiren qe kane per kryeminister.

Teatri i pështirë i Edi Ramës për të fshehur vatrat e Covid në institucionet publike!

Nga Bardh SPAHIA

50 raste të reja infektimi sot, e si zakonisht nuk thuhet se institucionet publike e fasoneritë kryesojnë!!!

Covid është shfaqur dje edhe në bankën e gjakut në kryeqytet, duke rritur hartën e institucioneve shtetërore vatra të Covid.

Edi Rama nuk flet për këta, por si tinëzar i lig, identifikon publikisht, gjoja në emër të keqardhjes, infektimin e vëllezërve Budina, mbrojtësit heroikë të Teatrit Kombëtar. Nuk e justifikon aspak aktin prej talebani ndaj një ndërtese të trashëgimisë kulturore, me aludimin djallëzor se qytetarë si këta zotërinj të nderuar nuk paskan respektuar rregullat!

Shpreh keqardhje e merr përgjegjësi se si QSUT është vatër e nxehtë infeksioni, që rrezikon cdokënd që ka nevojë për shërbime mjekësore!

Merr përgjegjësi se përse infeksioni u shfaq deri në kryeministri, institucionin që vetë drejton!
Kështu që na e kurse teatrin, se thjesht u rikujton të gjithëve se si je sjellë me artin e sesi asnjëherë në karrierën tënde publike nuk ke pranuar të marrësh përgjegjësi!

Rrit numrin e testimeve se po identifikohemi si vend jo serioz, kur gjithë bota ka angazhim maksimal edhe në këtë fazë të pandemisë!

15 kushtet/ Raportuesi për Ballkanin në PE: Amendamenti reflekton konkluzionet e marsit, ku u vendosën një numër parakushtesh

Parlamenti Evropian votoi të enjten ndryshimet e propozuara në Raportin për Ballkanin të raportuesit Tonino Picula, përfshirë dhe një amendament për Shqipërinë të mbështetur nga Partia Popullore Evropiane, nga Liberalët, Konservatorët dhe një pjesë e të majtës eksktreme në Parlament.

Për të kuptuar më qartë mesazhet e këtyre lëvizjeve, korrespondenti i Euronews Albania në Bruksel, Ernest Bunguri, mori në intervistë eurodeutetin Tonino Picula:

Euronews Albania: Zoti Picula, cilat janë mesazhet kyçe të raportit tuaj në lidhje me Perspektivën Evropiane të vendeve të Ballkanit:

Tonino Picula: “Aktualisht nuk është raport por është dhe më mirë se kaq, janë rekomandime, dhe nëse mund të theksoj disa prej tyre, pikë së pari që Parlamenti Evropian, dhe unë besoj dhe institucionet e tjera, nuk e kanë harruar se çfarë po ndodh në Ballkanin Perëndimor, dhe që ne nuk po bëjmë një sy qorr për aspiratën e qytetarëve dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor që një ditë të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian. Por sigurisht që ka shumë vështirësi në udhën e tyre, që nga statusi që kanë deri në anëtarësimin e plotë.

“Por në këto rekomandime unë jam përpjekur të përfshij shumë elementë të mirë dhe aspekte pozitive që ndodhën këto muajt e fundit. Siç është procedura e re e negociatave, e propozuar nga Komisioni, dhe sigurisht, drita jeshile e dhënë më në fund ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të nisur negociatat. Por Parlamenti Evropian është sigurisht shumë mbështetës ndaj procesit të zgjerimit, dhe ne po përpiqemi të nënvizojmë që çdo proces negociatash të ketë një qëllim unik, që është anëtarësimi i plotë i vendeve respektive.

Ne po përpiqemi sigurisht të vëmë më shumë para në funksion të këtij procesi, në veçati duke kërkuar që fondet e instrumentit të para-anëtarësimit, IPA 3, të mos preken, gjatë negociatave që po zhvillojmë për buxhetin e ardhshëm të BE-së.

Euronews Albania: Një amendament për Shqipërinë krijoi pak rrëmujë këtu në Parlamentin Evropian mbi 15 kushte para konferencës së parë ndërqeveritare. A bazohet tek gjuha e konkluzioneve të Këshillit, a është korrekte dhe a jeni të kënaqur ju me këtë ndryshim?

Tonino Picula: “Ju e dini që çdo grupim politik dhe çdo anëtar i Parlamentit Evropian mund të propozojë amendamente. Dhe unë besoj se ky amendament, reflekton në një farë mënyre konkluzionet e Këshillit në mars, ku në të vërtetë Këshilli vuri një numër para-kushtesh për Shqipërinë.

Por sidoqoftë, me këto rekomandime që ne po përpiqemi të hartojmë si një dokument të orientuar nga pozitiviteti, këto rekomandime dhe ky dokument nuk janë raporti i progresit. Janë raportet e progresit që analizojnë dhe vënë nën vëzhgim secilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe besoj se Komisioni do të publikojë raportet e progresit në vjeshtë.

Ndërsa në rekomandimet tona, ne fillimisht po përpiqemi të qarkojmë, pikë së pari mbështetjen tonë për procesin e zgjerimit në vetvete. Dhe sigurisht që disa grupime politike dhe disa kolegë këtu në Parlamentin Evropian deshën të ishin edhe më specifikë me Shqipërinë, se gjuha e përdorur nga Këshilli në përfundimet e tij. Po sigurisht që kjo nuk e prek tërësinë e dokumentit, sepse ne nuk jemi këtu për të vlerësuar, nuk jemi këtu për të gjykuar, dhe në këtë kuptim kjo i takon fillimisht Komisionit, Këshillit dhe vendeve anëtare”.

Euronews Albania: Raporti votohet sot, rezultatet priten në mbrëmje, cila është rruga përpara?

Tonino Picula: “Sipas axhendës rekomandimet do të votohen këtë pasdite dhe rezultatet priten më vonë gjatë natës, e më pas rekomandimet do t’i dërgohen të gjitha institucioneve madhore të Bashkimit Evropian, së pari Komisionit dhe Këshillit, dhe sigurisht dhe Përfaqësuesit të lartë për politikën e jashtme dhe sigurinë e BE-së. Dua të them se kemi besim në një mbështetje të mëtejshme nga të gjitha institucionet, por mendoj se Këshilli është më i rëndësishmi.

Ndërsa kur flasim për zhvillimet e ardhshme, unë besoj se pas Presidencës kroate që shtyu dhe shënoi një farë suksesi gjatë gjashtë muajve të saj, besoj se edhe Gjermania do të ketë gjithashtu vullnetin dhe do ta mbështesë procesin e zgjerimit. Por nuk duhen më 2 persona për të kërcyer tango, në këtë rast duhen 27 vendet anëtare për të miratuar këto zhvillime pozitive. Dhe sigurisht që unë do të dëshiroja të shija progres para fundit të këtij viti, pavarësisht gjithë problemeve me të cilat po përballemi nga pandemia”.

RAMAVIRUSI po shkatërron sipërmarrësit e vegjël, Basha: Kjo krizë zgjidhet vetëm me një qeveri të përgjegjshme

Nga Lulzim BASHA

Në Tiranë si në gjithë Shqipërinë kriza e biznesit po thellohet përditë e më tepër. Sipërmarrësit e vegjël në zonën e Unazës së Re me të cilët u takova, më thanë se e kanë të pamundur të vazhdojnë aktivitetin e tyre me taksat e larta dhe xhiron e ulët të këtyre muajve.

Ata nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga institucionet, përkundrazi, ky shteti i kapur peng nga oligarkët nuk heziton t’ju dërgojë taksidarët që iu rrëmbejnë dhe ato pak fitime në një kohë të tillë krize.

RAMAVIRUSI po shkatërron sipërmarrësit e vegjël me arrogancën dhe babëzinë që po dëshmon dita-ditës.

Me këtë qeveri të dështuar, tregtarët po falimentojnë, qytetarët po varfërohen dhe ekonomia po shkon keq e më keq.

Kjo krizë zgjidhet vetëm me një qeveri të përgjegjshme dhe demokratike. Ekonomia e shtresës së mesme dhe biznesit të vogël do të jetë në qendër të vëmendjes së qeverisjes tonë për të nxitur rritjen ekonomike dhe investimet e shqiptarëve në vendin e tyre.

Me banorë dhe sipërmarrës në zonën e Unazës së Re në Tiranë

Në Tiranë si në gjithë Shqipërinë kriza e biznesit po thellohet përditë e më tepër. Sipërmarrësit e vegjël në zonën e Unazës së Re me të cilët u takova, më thanë se e kanë të pamundur të vazhdojnë aktivitetin e tyre me taksat e larta dhe xhiron e ulët të këtyre muajve. Ata nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga institucionet, përkundrazi, ky shteti i kapur peng nga oligarkët nuk heziton t'ju dërgojë taksidarët që iu rrëmbejnë dhe ato pak fitime në një kohë të tillë krize.RAMAVIRUSI po shkatërron sipërmarrësit e vegjël me arrogancën dhe babëzinë që po dëshmon dita-ditës.Me këtë qeveri të dështuar, tregtarët po falimentojnë, qytetarët po varfërohen dhe ekonomia po shkon keq e më keq.Kjo krizë zgjidhet vetëm me një qeveri të përgjegjshme dhe demokratike. Ekonomia e shtresës së mesme dhe biznesit të vogël do të jetë në qendër të vëmendjes së qeverisjes tonë për të nxitur rritjen ekonomike dhe investimet e shqiptarëve në vendin e tyre.

Gepostet von Lulzim Basha am Freitag, 19. Juni 2020