34.5 C
Tirana
E enjte, 21 Gusht, 2025

Parlamenti Europian gati sa nuk e shpall rilindjen organizatë terroriste

Nga Red VARAKU

Të gjithë e mbajmë mend datën 8 Qershor 2019. Ishte dita kur në Shqipëri ndodhi dhe kthesa e madhe e qëndrimit të faktorit perëndimor në lidhje me krizën shqiptare.

Ndërkohë në 5 Qershor ishin publikuar për herë të parë ,gjashtë biseda të përgjuara të dosjes 339 , në gazetën gjermane ‘Bild’. Bisedat u publikuan nga ‘Bild’, në datën 5 Qershor, vetëm një ditë pasi në Gjermani kishte mbërritur Lulzim Basha, i cili gjatë gjithë asaj dite vijonte takimet e rëndësishme në Berlin.

Pas 8 Qershorit, ditës kur Presidenti Meta vendosi të anullonte datën e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, jo vetëm që nuk ka asnjë qëndrim pro qeverisë nga faktori Perëndimor, por të gjitha qëndrimet kanë qenë kundër saj dhe në mbështetje të hapur të propozimeve të Opozitës.

Në fillim ishte z. Wahdepul, i cili menjëherë pas dekretit të Ilir Metës për anulimin e 30 qershorit, u ofrua në emër të CDU-së , për të zgjidhur krizën shqiptare.

Pas refuzimit të Ramës dhe vendimit të tij për zgjedhje moniste në 30 qershor, kemi shtyrjen e datës për hapjen e negociatave në tetor duke i dhënë mundësi Ramës të ndërtonte Gjykatën Kushtetuese , të bënte reformën zgjedhore dhe të rikthente ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale kjo sipas deklaratave të z. Palmer dhe z. Hahn.

Rama bëri gjithçka për ta penguar këtë dhe në Tetor erdhi bllokimi i integrimit bashkë me nëntë kërkesat e BE për ndëshkim të krimit elektoral dhe zgjedhje të parakohshme, të cilat u kthyen në kushte për integrimin e vendit në BE.

Kjo u pasua me një rezolutë të PPE, partive që udhëheqin sot Bashkimin Europian, e cila paralajmëronte si në asnjë rast tjetër, kthimin e këtyre kushteve në qëndrim të prerë nëse Rama nuk do të tërhiqej, si dhe shpallte Lulzim Bashën si udhëheqës të së ardhmes.

Në janar Rama tërhiqet zvarrë dhe detyrohet të ulet në Këshillin Politik, që nuk është tjetër vetëm një mekanizëm politik për realizimin e kushtit të parë, atij të dakortësimit për një reformë zgjedhore, pa të cilin nuk mund të vazhdohet më tej me kushtet e tjera.

Por, duke parë sërish përpjekjet e Ramës për ta bllokuar ose shtyrë këtë proces, bashkë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, ata kanë nisur një ofensivë të padëgjuar perëndimore kundër Ramës, e cila u përkthye në një vendim të ashpër parlamentar të BE kundër tij me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime.

Kjo ofensivë perëndimore kundër tij tashmë politikisht mund të përkthehet jo më vetëm si presion, por si kërcënim i hapur ndaj përpjekjeve të tij për ta penguar integrimin e Shqipërisë në BE, që do të thotë që nëse vazhdon kështu fundi i tij do të jetë shumë i hidhur për të dhe ndjekësit e tij.

Një mesazh i qartë dhe i prerë që kjo qeveri nuk ka se çfarë të japë më dhe duhet të largohet menjëherë, sepse nëse politika e kushtezimit eshte instrumenti kryesor nepermjet te cilit BE tenton të thellojë reformat demokratike ne vendet e Ballkanit Perëndimor, politika e bllokimit është instrumenti kryesor që përdoret për të rrëzuar një qeveri të korruptuar. Bllokimi i integrimit është forma më e ashpër e presionit të BE-së për një qeveri.

Pas këtij “kërcënimi” , opsioni i vetëm që i mbetet Perëndimit, mbetet vetëm shpallja e rilindjes organizatë terroriste ,pra sanksionet dhe më pas ndërhyrja ushtarake si mjet ndryshimi.

E parë në këtë kontekst, qëndrimet e Washingtonit dhe Brukselit mund të konsiderohen pa mëdyshje si një sinjal që parashikon jo vetëm largim për të dhe qeverinë e tij, por ndëshkim për këdo që ka cënuar pasurinë dhe interesat e popullit shqiptar .

Dhe duke ditur rolin e rëndësishëm që ka luajtur Perëndimi në ndërrimin e pushtetit në Shqipëri në vitet 1992, 1997, 2005 dhe 2013, pyetja që të vjen në mendje është nëse kjo ofensivë a po lajmëron një ndërrim të pushtetit me zgjedhje të parakohshme menjëherë pas reformës zgjedhore?

Është e qartë që Rama nuk ka asnjë zgjedhje tjetër përveç tërheqjes dhe zbatimit të kushteve të BE-së. Sepse zbatimi i kushteve do të thotë as më shumë e as më pak vetëm se zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë.

Ai e di që kjo është e vetmja rrugë, siç edhe e ka të qartë që përplasja me Perëndimin dhe Europën ka qenë gjithmonë fatale për çdo kryeministër shqiptar që e ka provuar. Fatmirësisht, pas vendimit të Parlamentit Europian që shkon kundër tij personalisht, tashmë këtë fakt nuk e ka të qartë vetëm ai, por e kanë të qartë të gjithë, madje edhe më kokëtulët.

Spaho tregon me video gënjeshtrat e Ramës: Ja si mashtron me premtimet e tij 3D

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka postuar një video nga premtimet “3D” të kryeministrit Rama.

Spaho shkruan në një reagim në faqen e tij sociale, Facebook se, Edi Rama është një kryeministër që vetëm gënjen.

Reagimi i plotë

Edi Rama është një kryeministër që vetëm gënjen. Gënjen nga mëngjesi në darkë, nga Jugu në Veri. Investimet që premton nuk ekzistojnë. Prej disa vjetësh mashtron vlonjatët për aeroportin e Vlorës. Aeroporti mbeti një projekt në 3D, sepse Bashkimi Europian e refuzoi planin e tij për të vjedhur me biznesmenë të dyshimtë turq.

Edi Rama është një kryeministër i dalë bojë, që si mjet kryesor politik ka gënjeshtrën dhe mashtrimin e qytetarëve.

https://www.facebook.com/442305982603609/videos/559144641402758/

Gjeneral Ahmetaj: “15 parakushtet për në BE, mesazh për të reaguar fort”!

😔 Parlameni Europian, ka #ri-konfirmuar 15 parakushtet për çeljen e negociatave me BE.

Sigurisht që, nuk është aspak lajm i gëzuar, por ngjarje e trishtë dhe një mesazh i fortë për Shqiptarët =koha për të #reaguar fort!

Në 7 vjet, ka një #papërgjegjshmëri të frikshme ndaj çështjeve të integrimit euroatlantik & interesave mbarë-kombëtare.

#Udhëheqësi Global, #rrogëtarët-kuvendarë, oligarkët dhe sekserët që kanë “pushtuar” institucionet shtetërore = vjellin frymë anti-perëndimore dhe anti- 🇺🇸 në të “dy shtetet e një Kombi 🇦🇱 të vetëm”, si dhe bëjnë pazare të “pista” për paranojën e përjetësimin e karrigeve të tyre.

Për më keq, përtej betejave të “përgjakshme” në FB, RTV, etj = kur ti dali gjumi nga droga & paranoja për kolltukun, treni gjithmonë i ikën!

Ndërsa #udhëheqësi global bën #llogje me #Gjyzët dhe #Lymet në Palo#Kuvend. Turp!

#Demokracia, #Siguria dhe #Interesat Kombëtare në #udhëkryq.

Sigurisht që, FAJIN nuk e ka BOTA, as vetëm SurrelQeveria= por edhe ata/ne që heshtin/m.

Prandaj #Koha për reagim #sot, nesër është vonë = #demokracia mbetet ilaçi i vetëm!

Me fuqinë e votës së lirë do mundemi të rikthejmë #trenin e #Shqipërisë në shinat e aspiratave dhe vlerave #euratlantike.

#bashkëpërnjë 🇦🇱 #Demokratike! PA””

*Këshilltar për Sigurinë Kombëtare nē PD

Bizneset me Bashën: Po falimentojmë nga taksat e larta, s’ka blerje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në zonën e Ish Unazës së Re ku u takua me qytetarë dhe biznesmenë të zonës. Sipërmarrës të shumtë iu ankuan z.Basha për taksat e larta që rëndojnë ekonominë e biznesit të vogël dhe harresën totale të qeverisë gjatë tre muajve të karantinës.
“Pas koronës ka rënë xhiro. Dobët! Nuk ka njerëz që të blejnë.

Ska as studentë, nga ata jemi mbajtur. Pa punë fare, situatë e vështirë. Me zor ia dalim, rrimë deri në 2 të natës. Faturat s`i përballojmë, nxjerrim vetëm ushqimin.”- u shpreh një pronar fast-food gjatë bisedës me kryetarin e opozitës.

Tregtarë të tjerë shprehën shqetësimin e tyre lidhur me rënien drastike të xhiros ditore.
“Kriza ekonomike i ka bërë njerëzit të kthehen në fshat”, – thotë pronari i një furre buke në një nga lagjet më të varfëra të kësaj zone.

Sipas sipërmarrësve, kjo situatë mund t`i çojë ata drejt falimentimit, ndërsa qeveria nuk është kujtuar për asnjë ditë, qoftë duke i ndihmuar me pagën e luftës apo forma të tjera ndërhyrjeje financiare.

“Me ato 260 mijë lekë që i dha ai, i mbajti prapë shteti, se u deshën me u pagujt sigurimet e punëtorëve se jemi shumë, plus me shtu prapë. Kështu që se di si do bëhet”, – thotë pronarja e një restoranti të vogël që po kalon ditët më të vështira.

Sipas kreut të opozitës, kjo situatë mund të tejkalohet vetëm duke ndihmuar ekonominë familjare si e vetmja mundësi për të rritur fuqinë blerëse.

Basha: Gjëja e parë është të rrisim fuqinë blerëse se nëse njerëzit i kanë xhepat bosh, kjo shkatërron të gjithë zinxhirin e ekonomisë. E ndjeni ju, bie punësimi, pastaj bie konsumi edhe bëhet rreth vicioz. Në vend që të shkojë lartç, shkon poshtë e më poshtë. Dhe që njerëzit të kenë lekë në xhepat e tyre në këto kohë pandemie, taksat duhet t’i kishin cuar për t’i ndihmuar njerëzit.

Kryetari i Partisë Demokratike, gjatë takimeve me sipërmarrës të biznesit të vogël ka premtuar se qeverisja e e ardhshme do të aplikojë vetëm një taksë të vetme, atë 0.5 % përqind të xhiros vjetore për biznesin e vogël.

Reagon bashkëshortja e Budinës: Rama mashtroi, nuk ka COVID, më ka sakatuar fëmijët kafsha

kryejnë urgjentisht testin e COVID-19.

Sabina Kodra është shprehur e revoltuar pas publikimit të informacionit konfidencial nga ISHP për familjen dhe bashkëshortin e saj, teksa tha se kërkonte që testi i COVID t’i bëhej edhe pjesës tjetër familjes Budina.

Ajo tha se lajmi i publikuar edhe nga kryeministri Rama është mashtrim dhe se Robert Budina nuk është me COVID.

“Ju marr në telefon nga familja e Robert Budinës, për te cilin ju keni publikuar lajmin që është me COVID-19. Ju lutem duhet të vini t’i bëni testin mua dhe fëmijëve urgjent”, ka thënë bashkëshortja e Robert Budinës.

“Ka dalë lajmi që Berti është me COVID, ndërkohë që Berti s’është fare me COVID. Kjo është gënjeshtër, kanë nxjerrë emër dhe mbiemër dhe më kanë sakatuar fëmijët. Kjo është kafshëri”, u shpreh Sabina Kodra.

Ajo ka komentuar dhe mesazhin e kryeministrit Rama, i cili për shumë media shërbeu si konfirmim zyrtari i infektimit të vëllezërve Budina. “Po sigurisht kryeministri, ai i di të gjitha ai”- tha bashkëshortja e Budinës e revoltuar.

Pollo: Rama të dëshmojë nëse do të përmbushë 15 kushtet e PE

Genc POLLO

Parlamenti Europian miratoi sot një rezolutë që përkrah integrimin e antarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor. Aty shprehet mbështetja për çeljen e negociatave me Shqipërinë por pëmenden edhe 15 kushtet e caktuara qeverisë Rama nga Bashkimi Europian në mars të këtij viti.

Propozimi i theksimit të këtyre 15 kushteve erdhi nga grupi parlamentar kryesor që është ai i Partisë Popullore Europiane dhe u përkrah nga grupe të tjera e shumë deputetë të veçantë, të majtë e të djathtë, me një shumicë solide (56%) në plenare. U

në duhet të falenderoj si shumicën pro 15 kushteve ashtu edhe të gjithë eurodeputetët që votuan prorezolutës në tërësi. Mendoj se ka një konsensus në opinionin publik shqiptar se përmbushja e 15 kushteve është kyç për restaurimin e normalitetit demokratik e kushtetues në vendin tonë. Pra lipset mirënjohje për miqtë europianë që na ndihmojnë me dashamirësi.

Më e pakta që mund të bëjmë është që të apelojmë njëzëri që zoti Rama të ndërpresë një orë e më parë mohimin e ekzistencës së këtyre kushteve, të pranojë me gojën plot ekzistencen e tyre dhe të tregojë në se është në gjendje të japë kontribut për përmbushjen e tyre. Këtë pres të degjoj prej tij pavarësisht nga dyshimet e mija nëse don e nëse mundet. GP

Bëri publik emrat e vëllezerve Budina, Vasili: Ndjekje penale dhe dënim Ramës

Kryeministri Rama njoftoi sot përmes një postimi në Tëitter dhe dy vëllezërit Edmond dhe Robert Budina ishin pozitivë me koronavirus.

Mësohet se ISHP ka insistuar që t’u bëjë atyre tamponin mbrëmjen e djeshme duke i njoftuar në orët e para të ditës së sotme se ishin pozitivë dhe se nuk duhej të dilnin nga shtëpia. ABC News mëson se disa ditë më parë ata kishin shkuar në ceremoninë e varrimit të hallës së tyre, e cila është njëkohësisht edhe bashkëshortja e aktorit Sulejman Pitarka.

Më herët, ISHP kishte zbuluar një rast pozitiv me koronavirus që kishte marrë pjesë në këtë ceremoni varrimi. Nisur nga ky fakt, ISHP ka insistuar që t’u marrë tamponin vëllezërve Budina, gjë e e cila ka ndodhur mbrëmë në orën 18:00.

Në një lidhje me studion e ABC News, avokatja dhe aktivistja Adriana Kalaja tha se do të bënin padi për publikimin e emrave të vëllezërve Budina si të prekur nga koronavirusi, gjë e cila po përdorët politikisht sipas saj.

Kësaj thirrje iu bashkua edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

“Edi Rama të ndiqet menjëherë penalisht dhe të dënohet për krimin e publikimit të emrave të vëllezërve Budina si të prekur me COVID-19!

Ruajtja e privatësisë së pacientit dhe mospublikimi i sëmundjes se çdo lloji është ligj absolut.

Edi Rama ka shkelur e dhunuar haptas ligjin.

Ndjekja penale dhe dënimi i Edi Ramës është gjëja më e pakët për të, shto këtu edhe shpërdorimin flagrant të detyrës përmes keqpërdorimit të të dhënave shtetërore.

Prokurori, zgjohu se po mbulohesh me turp!

Qytetarët janë të gjithë të barabartë përpara ligjit,” shkruan Vasili.

Meta: Rama si Ramiz Alia në fund

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një koment edhe për deklaratat e maxhorancës për reformën zgjedhore dhe bashkëpunimin me opozitën.

I pyetur se çfarë përshtypjesh ka kur dëgjon përfaqësuesit e maxhorancës dhe kryeministrin Edi Rama kur thotë se kjo nuk ishte një reformë në fakt por një përpjekje për ta përfshirë opozitën në proces, Meta kujtoi ish-presidentin Ramiz Alia.

“Kur dëgjoj deklarata të tilla nuk më mbetet gjë tjetër veçse të kem pak nostalgji për ish-presidentin komunist Ramiz Alia i cili i shtyu zgjedhjet në vitin 1991 për t’i dhënë mundësi opozitës që të merrte pjesë në zgjedhje”, deklaroi Meta.

Basha: Bashkimi më i madh në këto 30 vite i shqiptarëve që duan ndryshim

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, vazhdoi turin e takimeve në Tiranë, duke u ndalur në zonën e Unazës së Re.

Gjatë takimeve, Basha tha se situata ekonomike po rëndohet çdo ditë. “Kjo situatë do të marrë fund me bashkimin më të madh në këto 30 vite të shqiptarëve që duan ndryshimin,” tha Basha.

MESAZHI
Në Tiranë e kudo në Shqipëri situata po rëndohet çdo ditë e më shumë. Papunësia po rritet, bizneset po mbyllen e ndërsa qeveria duhet të ndërmarrë hapa të menjëhershme për t’u ardhur në ndihmë, ajo vijon me propagandën e ngopjes me lugën bosh.

Banorë dhe sipërmarrës të vegjël në zonën e Unazës së Re me të cilët bisedova sot, më treguan se e kanë të pamundur të shlyejnë dhe faturat, të cilat u kanë ardhur dyfish më të larta. Tarifat vendore janë rritur, çmimet janë rritur, ndërsa të ardhurat kanë rënë. Shumë prej tyre, edhe pse u ka ardhur njoftimi se kanë përfituar pagën e dëmshpërblimit për muajt e karantinës, nuk e kanë marrë atë akoma.

Në 7 vjet paratë e mbledhura nga taksat e rritura, RAMAVIRUSI i çoi tek një grusht oligarkësh, ndërsa qytetarët në ditët e tyre më të vështira, i la në mëshirë të fatit.

Sot, të gjithë e dinë se me RAMAVIRUSIN, situata për qytetarët vetëm do të rëndohet, ndërsa oligarkët, taksidarët dhe qeveritarët janë sulur të Kapin Ça të Kapin.

Kjo situatë do të marrë fund me bashkimin më të madh në këto 30 vite të shqiptarëve që duan ndryshimin. Të gjithë ata që kanë abuzuar me taksat e shqiptarëve do të japin llogari deri në një.

Ne do t’u kthejmë qeverisjen qytetarëve. Ne do të bëjmë gjithçka për çlirimin dhe ringritjen e ekonomisë, për punësimin dhe mirëqenien e çdo shqiptari.

Eurostat: Shqipëria, vendi më i varfër i Europës ka çmimet më të larta në rajon dhe Europë

Shqipëria, më e varfëra e Europës për të ardhurat, është vendi që ka çmimet më të larta në rajon për disa katetori, si “ushqime e pije joalkoolike”, dhe sidomos për veshje e pajisje elektronike, duke u krahasuar me mesataren europiane. Ndërsa kanë më pak të ardhura se të gjithë (31% e mesatares europiane), familjet shqiptare përballen dhe me çmime të larta të ushqimeve, çka i bën ata edhe më të varfër.

Eurostat ka publikuar sot të dhënat e krahasueshme mbi nivelin e Indeksit të Çmimit të konsumit për mallrat dhe shërbimet, i cili mat diferencat në çmime mes vendeve të Bashkimit Europian, përfshirë dhe rajonin.

Në përgjithësi, në Shqipëri çmimet janë sa 57% e mesatares së BE-së, më të lartat në rajon, së bashku me Serbinë dhe Malin e Zi. Më e lira është Maqedonia, sa 50% e mesatares së BE-së dhe më pas Bosnja, me 55% (të dhënat për Kosovën mungojnë).

Për disa kategori, Shqipëria është më e shtrenjta. Për ushqime dhe pije joaolkolike, çmimet janë sa 82% e mesatares europiane, ndërsa Mali i Zi, me të ardhura më të larta e ka 79%, Serbia (78%), Bosnjë Hercegovina (76%), ndërsa më të lirat ushqimet janë në Maqedoninë e Veriut (61%). Maqedonia e Veriut është vendi ku ushqimi kushton më lirë se në çdo vend tjetër të Europës.

Shqipëria mban rekord dhe për peshën e lartë të shpenzimeve për ushqime, ku familjet harxhojnë mesatarisht 44% të totalit për të përmbushur nevojat për tu ushqyer (mesatarja e BE-së është 12%)

Më të shtrenjtat në rajon janë dhe veshjet, që janë pothuajse të barabarta me mesataren Europiane (97%). Në Mal të Zi janë sa 88%, Serbi (94%), Maqedoninë e Veriut (76%). Veshjet më të lira në Europë i gjeni në Turqi (45%) dhe më të shtrenjtat në Danimarkë, sa 132% e mesatares europiane.

Mbi mesataren europiane janë çmimet e pajisjeve elektronike (103%), ku më e shtrenjtë se ne është vetëm Serbia (113%).

Shqipëria dhe Maqedonia kanë restorantet më të lira në Europë, mesatarisht 46 dhe 45%, ndërsa më i shtrenjti është Mali i Zi (57%).

Për çmimet totale, vendi më i lirë në Europë është Turqia, me 47% të mesatares Europiane dhe më i shtrenjti Zvicra (162%). Ushqimet janë më të shtrenjtat në Zvicër (163%), më të lirat në Maqedoninë e Veriut (61%). Pajisjet elektronike janë më të lirat në Poloni (91%) dhe më të shtrenjta në Islandë (131%). Për restorantet kryeson Islanda (176%), ndërsa më të lirat i ka Maqedonia e më pas Shqipëria.