28.5 C
Tirana
E enjte, 21 Gusht, 2025

Transporti Publik paralajmëron Qeverinë: Nuk nisim aktivitetin të hënën pa na u plotësuar 4 kushtet

Përfaqësues të Transportit Publik kanë paralajmëruar Qeverinë se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, atëherë nuk do të nisin punën.

Përfaqësues të Transportit Publik zhvilluan një protestë sot në kryeqytet, për të kërkuar edhe njëherë plotësimin e 4 kërkesave që i kanë kumtuar më herët.

Ata mohuan nisjen e punës ditën e Hënë të javës së ardhshme, siç njoftuan autoritetet shëndetësore, pa plotësimin e kërkesave.

Kërkesat e Transportit Publik

Subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimeve të protokollit të sigurisë;

Heqja e akcisës dhe e taksave të karburantet, siç është zbatuar dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë;

Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% – 0% për vitin 2020 dhe rikthimin në nivelin 6% në vijim si sektori i hoteleri turizmit;

Rimbursimi në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport publik falas.

E paprecedent! Rama nxjerr emrat e dy regjisorëve të prekur me Covid-19

Në një rast të paprecedent më parë, kryeministri Edi Rama ka nxjerrë emrat e dy regjisorëve Robert Budina dhe Edmond Budina, të infektuar më COVID-19.

Rama shkruan se i vjen keq që dy vëllezërit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërkohë që asnjëherë me parë nuk ka komentuar për asnjë personazh publik të infektuar me këtë virus.

Shumë figura publike janë infektuar me COVID-19, por kryeministri siç duket ka ‘ndjerë’ më tepër keqardhje për vëllezërit Budina.

“Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave!”, shkruan Rama.

Burime bëjnë me dije se dy vëllezërit Edmond dhe Robert Budina kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Nuk dihet ende se cila është gjendja e tyre shëndetësore, ndërkohë që ata kanë rezultuar pozitiv gjatë testimit që iu është bërë në 24 orët e fundit.

OKB akuza të forta Qeverisë Rama: Ka dërguar armë drejt Kongos në shkelje të rezolutës së vitit 2004

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka adresuar kritika ndaj disa vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë se kanë dërguar ármë në Republikën Demokratike të Kongos. Ndërkohë vetë Shqipëria, përmes së zëdhënësit të kryeministrit Edi Rama, i ka cilësuar të pavërteta këto pretendime që kanë gjetur jehonë dhe në mediat e huaja.

Ligjërisht ndaj Republikës së Kongos nuk ka sanksioneve, por ka një rregull të vendosur më herët, që shtetet që çojnë ármë drejt saj, duhet të njoftojnë fillimisht OKB-në, në bazë të një rezolute që është nënshkruar mes vendeve që prej vitit 2004.

Një raport nga ekspertët e OKB-së thotë se disa vende “kanë dorëzuar sasi të konsiderueshme ármë, municioni, pajisje dhe automjete ushtarake” për ushtrinë e vendit. Po ashtu janë dërguar dhe helikopterë civilë të përshtatur për përdorim ushtarak. Raporti është konfidencial, ndërkohë që publikimi i tij është bërë fillimisht nga AFP.

Vende të tjera të përmendura nga KB përfshijnë Rumaninë, Turqinë, Afrikën e Jugut, Izraelin, Kinën, Iranin, Mbretërinë e Bashkuar, Korenë e Veriut, Sudanin dhe Shtetet e Bashkuara.

“Gjatë dekadës së fundit, një pjesë e madhe e logjistikës ajrore të FARDC (ushtria) mbështetej në një flotë transporti e regjistruar me emra civilë të huaj që vepronin në kundërshtim me normat dhe rregullat e aviacionit civil ndërkombëtar dhe kombëtar,” shkruan raporti.

“Disa nga materialet e dorëzuara për FARDC u transferuan më vonë te grupet e ármatosura në lindje” të Republikës së Kongos, vazhdon raporti.

OKB paralajmëron se ármët që dërgohen në Kongo po përfundojnë në duart e militantëve. Vendi është kapur në dhunë ushtarake për disa vite, rreth 1 mijë njerëz kanë vdekur, dhe 500 mijë të tjerë janë larguar nga vendi vetëm në muajt e fundit.

Video/ Vasili demaskon Ramën: Nuk ka dhe nuk ekzistojnë 15 kushte thotë gënjeshtari dhe mashtruesi ordiner

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, përmes një deklarate për shtyp, foli për 15 kushtet e miratuara nga Parlamenti Europian për Shqipërinë në lidhje me rrugën Europiane.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit

Të nderuar qytetarë dhe qytetare! Shqipëria drejtohet për fat të keq, për të sotmen dhe për ditët që ka humbur nga një kryeministër gënjeshtar dhe mashtrues i rëndomtë.

Problemi më delikat që ka të bëjë me të sotmen edhe me të ardhmen e shqiptarëve është dhe mbetet Integrimi Europian dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian si një mundësi e jashtëzakonshme që Shqipëria të mos izolohet e të ketë mundësi të mëdha.

Por në këtë rrugë ka vetëm një pengesë, kryeministri gënjeshtar dhe mashtrues. Europa na ka vendosur 15 kushte për shkak të tij, por Edi Rama si një gënjeshtar dhe mashtrues i rëndomtë i mohon.

Ju ftoj të shihni se si i mohon Edi Rama 15 kushtet dhe do të vazhdojmë të sqarojmë të vërtetën e madhe se si është. Ju lutem ndiqni videon dhe deklarimin e tij të para pak ditëve ku ai qartësisht shpjegon e tregon e në mënyrë kategorike mohon që ka 15 kushte.

Do të ju ftoja që të ndiqnim së bashku videon në ekran.

Pra nuk ka dhe nuk ekzistojnë 15 kushte thotë gënjeshtari dhe mashtruesi ordiner. Ja qëndrimi më i fundit i Parlamentit Europian. (Dokumenti) Jo më larg se dje është miratuar një rezolutë, e cila çfarë konfirmon? Konfirmon qartë që mbështetet përmbushja e 15 kushteve, e zeza në të bardhë, 15 kushte. Dhe ky vendim të nderuar qytetarë, sikurse thotë amendamenti është marrë që më 24 mars nga Këshilli i Ministrave i Parlamentit Europian, i cili qartësisht ka vendosur 15 kushte për shkak të Edi Ramës për të përmbushur në mënyrë që të hapen negociatat për në Bashkimin Europian. Mbrëmë Parlamenti Europian ka ndërmarrë një veprim politik shumë të rëndësishëm dhe të paprecedentë, ja ku keni në ekran votimin (Tabela e votimit) me 388 vota pro, me një shumicë të paparë në Parlamentin Europian, ku kanë votuar të djathtë e të majtë europian, të cilët i bashkon i njëjti shqetësim që përbën Edi Rama bashkë me klikën që ai përfaqëson si një gënjeshtar dhe një mashtrues i rëndomtë.

Pra të nderuar qytetarë është fare e qartë që Edi Rama nuk gënjen rastësisht, por ka një axhendë të qartë dhe të mirë caktuar kundra Integrimit Europian, pra nuk e do Shqipërinë në Europë, kundra orientimit perëndimor të Shqipërisë sepse një Shqipëri e anëtarësuar në BE apo me syrin e BE-së e bën të pamundur kultivimin e pafund të drogës, tonelata që kalojnë natë për natë Adriatikun, e bën të pamundur pastrimin e parave dhe vazhdimin që Shqipëria të jetë lavatriçja më e madhe e pastrimit të parave në Europë, e bën të pamundur që korrupsioni gjigand i PPP-ve, i koncesioneve të vjedhë miliarda e të tjera, të tjera histori të frikshme të një vendi që zhvatet nga një mashtrues ordiner.

Megjithatë bëhet fjalë për 15 kushte, që kanë të bëjnë me Integrimin Europian të Shqipërisë, kemi përballë një gënjeshtar dhe një mashtrues ordiner, është e qartë dhe është detyrim i përfaqësisë së Bashkimit Europian në Tiranë që të jetë korrekt me Shqiptarët, pasi shqiptarët kanë një gënjeshtar dhe një mashtrues në krye të tyre, e tu shpjegojë që janë 15 kushte për tu përmbushur,  e fajtor dhe shkaktar është Edi Rama dhe këto nuk lëvizin. Le të mos bëjë sehir se si i gënjen shqiptarët ditën për diell pa iu dridhur qerpiku Edi Rama.

15 kushtet janë aty, ju ftoj ti shikoni dhe një herë se si paturpësisht dhe me qetësinë më të madhe i gënjeu shqiptarët, mund ta ri ndiqni videon sërisht, ku i gënjeu qetësisht dhe iu tregoi pa iu dridhur qerpiku që 15 kushtet nuk ekzistonin. Pra të nderuar qytetarë ndiqeni videon ju lutem edhe njëherë dhe të mbetet në memorien tuaj, se si një person, një njeri, një burrë i dobët, një njeri i dobët karakterialisht, jo më një burrë shteti dhe një qeveritar i cili gënjen pa ju dridhur syri dhe gënjeshtrën e kthen në mënyrë jetese të tij, ashtu sikur se e dëgjuat edhe gënjeshtra me tunele qafa llogaraje, me tunele fantastike, me rrugë që kalojnë në ajër dhe në tokë, por në fund të fundit mbetet një gënjeshtar i rëndomtë shqiptarët kanë 2 alternativa dhe jo 3, kryeministrin gënjeshtar me klikën e tij dhe një opozitë që thotë të vërtetën dhe vetë m të vërtetën, ashtu qartë me video dhe fakte. Ndiqeni videon dhe ju falënderoj të gjithëve për vëmendjen.

Ja se Edi Rama genjen!(VIDEO).Edi Rama genjen pacipesisht dhe thote qe 15 kushtet per hapjen e negociatave per anetatesimin e Shqipetise ne BE nuk ekzistojne!?Ndersa Parlamenti Europian vulos 15 kushtet per hapjen e negociatave dhe shprehet: ‘Thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare’.Keshilli i Ministrave i ka miratuar zyrtarisht 15 kushtet qe ne 24 mars te ketij viti.Edi Rama genjeu si nje mashtrues ordiner.Shiheni VIDEON komentet jane te teperta.

Gepostet von Petrit Vasili am Freitag, 19. Juni 2020

A e di Ministria e Arsimit se Shqipëria nuk rrethohet nga oqeane!!!

Nga Artan FUGA

A e di ministria e arësimit se Shqipëria nuk rrethohet nga oqeane!!!
————————
Gomarlliqet e pyetjes të 11 të testit të maturës shtetrore në gjuhë dhe letërsi!

Pyetja 11 e testit të gjuhës dhe letërsisë të maturës shtetrore është një shembull sesi një pyetje formulohet në atë mënyrë që atje dhe në përgjigjen për të të ketë më shumë gabime sesa fjalë.

Padyshim përgjigja që konsiderohet si e saktë atje, është pikërisht e gabuara! Madje drejt-drejt, nuk ka asnjë përgjigje të saktë. Maturantët, prindërit e tyre, specialistët shqiptarë përsëri janë provokuar rëndë nga Ministria e Arësimit dhe të gjithë të paaftët servila që ende nuk pranojnë se kanë prodhuar një monstër, duke e mbrojtur, po hyjnë në historinë e vendit si turpi i arësimit shqiptar dhe në shqip në të gjitha kohërat! Zonja Vrapi, e cila më jep mbresën megjithatë të një gruaje të mirë, pa të keq, e para, në vend të dali televizioneve, duhet të ketë ndershmërinë t’i dorëzojë çelësat e zyrës dhe të dorëhiqet sa më parë nga detyra! Ajo po përdoret keqaz! Do hyjë përndryshe në histori si Neroni!

Pyetja e 11 pra kërkon të dijë se cila nga fjalitë e vërteta shpreh një fakt?

Cila nga fjalitë … shpreh një fakt? 1 pikë

A) Mungesa e salmonit në ujërat e oqeaneve tona është sinjal i një krize.
B) Pesticidet dhe plehrat e përdorura në fusha thithen nga toka dhe përfundojnë në ujërat e planetit.
C) Ne të gjithë e duam mjedisin natyror.
D) Njerëzit që jetojnë në qytete, duhet të kuptojnë se zgjedhjet e tyre ndikojnë në mjedisin natyror.

Si përgjigje të saktë injorantët e Ministrisë kanë caktuar se është përgjigja B, pra ajo që formulohet kështu :

“Pesticidet dhe plehrat e përdorura në fusha thithen nga toka dhe përfundojnë në ujërat e planetit.”

Le ta analizojmë pak këtë përgjigje dhe do të shohim se ajo është fund e krye e gabuar, dhe nëse ka ndonjë anë të vërtetë, atë të vërtetë, poaq, e kanë edhe përgjigjet e tjera që do të shohim më poshtë. Maturanti nuk di se këtë zgjedhë. Testi krijon konfuzion!

Por ta nisim nga fillimi.

A shpreh një fakt, “një” (mbaheni mend mirë këtë fjalë “një”) përgjigja që debilët e quajnë si e vetmja e saktë?

Kjo fjali nuk shpreh “një” fakt, por së paku tre fakte. Por, testbërësit reformatorë, turkaramelet, nuk besoj se i dinë përkufizimet e fjalës “fakt”!!!

Fakti i parë :”Pesticidet dhe plehrat e përdorura në fusha…” – fakti i parë që tregon pikërisht se në “fusha” ka pesticide dhe plehra!

Fakti i dytë : Pesticidet dhe plehrat e thithura nga toka…” pra që tregon se pesticidet “thithen” nga toka.

Fakti i tretë: “Pesticidet dhe plehrat përfundojnë në ujrat e planetit.” – pra që dëshëron të tregojë ndotjen e “ujrave”.

Ja pra që kjo fjali nuk shpreh “një fakt, por së paku “tre” fakte.

Cdo maturant që nuk e ka quajtur këtë pyetje si të saktë dhe për këtë i është ulur pika, ka të drejtë ta hedhi në gjyq ministrinë e arësimit sepse ka abuzuar me të dhe është keqtrajtuar prej saj për shkak të debillikut profesional të hartuesve të testit.

Kaq duhet për ta quajtur edhe këtë pyetje si krejt të formuluar keq dhe me përgjigje që nuk është e saktë. Këtu po le budallallëqet që gjoja përgjigja e saktë përmban!

Ashtu sikurse është shprehur përgjigja gjoja e saktë është një gabim trashanik, përmban edhe gjykime që nuk janë fare faktuale, pra patjetër e gabuar.

“Plehra” mund të jenë edhe plehra organike të cilët pasurojnë tokën. Pesticidet dhe plehrat nuk hidhen vetëm në “fusha”, por edhe në kodra, pllaja, tarraca malesh. Jo të gjitha pesticidet dhe plehrat përfundojnë në ujrat e planetit sikurse pretendon formulimi debil i testit.

Nuk besoj se ndonjeri nga testbërësit ka lexuar logjikat e Aristotelit për gjykimet e përgjithshme universalë.

Le të na thonë me çfarë e provojnë që të gjitha pesticidet dhe plehrat përfundojnë në ujrat e planetit. Maturanti nuk ka asnjë provë shkencore që ta dijë nëse ky formulim shpreh një fakt real, apo veç fakteve reale shpreh edhe ekzagjerime duke e bërë formulimin e gabuar.

Një gjykim universal sipas Aristotelit nuk shpreh një fakt por një ligjësi që tregon një karakteristikë të brendshme të një pafundësie faktesh.

Di dhia çfarë është tagjia!
Di zoti Zhyrden se çfarë është proza!
Di Tur Karamelja se çfarë janë gjykime universale dhe të përgjithshme!
Di ministrja e arsimit të dallojë faktin që e shpreh gjykimi minor nga ligjësia që e shpreh gjykimi mazhor?

Kjo do të ishte të pretendoje të pamundërën!

Pra, përgjigja e saktë është totalisht e gabuar.

Por vazhdojmë me fjali e tjera tani. Pak durim ju lutem sepse do të shikoni se ajo që na paraqitet si margaritari i reformës nuk është veçse një gomarllik me brirë! Studentët e mi të vitit të dytë në epistemologjinë e komunikimit do t’i kishin përshëndetur me fishkëllime dhe gajasje këta formuluesit e testit të maturës!

Përgjigja A.

A) Mungesa e salmonit në ujërat e oqeaneve tona është sinjal i një krize.

Praktikisht kjo është përgjigje që në fakt plotëson kushtin që të shprehi “një” fakt, jo dy. Pra, nga kjo anë është ajo që shpreh një fakt real, vetëm një.

Mirëpo edhe ajo është aq fatkeqe sa edhe idiote! “Mungesa e salmonit” – thotë!!! Ku e kanë gjetur këtë “fakt”, këtë rrenë, këtë zbulesë planetare në Ministrinë e arësimit se në oqeane ka mungesë salmoni? “Mungesë” – shkruhet, jo “rrallësi”, etj. Maturanti që ka kulturën e web-it sigurisht ngre supet me çmendurinë e testit që i kanë sjellë përpara. Eedhe roja e shkollës të Babrrusë e di që në oqeane ka salmone se përndryshe nuk do të shiteshin për t’i pirë me raki. Nuk e di nëse edhe roja i Ministrisë e ka të qartë këtë. Por, shefat e tij nuk e paskan!

Shikoni, shikoni, reformatorët debila sesi gjoja nuk duan t’u mësojnë maturantëve gjuhë, as letërsi, por komunikimin. Qesharake. Mungesën e salmoni e quakan “sinjalin” e një krize!!! E dinë këta lapërdharë të dijes se çfarë quhet “sinjal” në komunikim??? Cdo student i vitit të parë nëse nuk e di këmbës t’i bjerë nuk e kalon dot klasën! Sinjali është shenja që për arsye të ndryshme paralajmëron ose tregon një dukuri, por nuk është thjesht dhe vetë dukuria në thelbin e vet. Kurse rrallësia e salmonit në oqeane nuk është shenjë e një krize ekologjike, por është pjesë e përmbajtjes të kësaj krize ekologjike. Jo e një “krize” në përgjithësi sikurse thonë gjytyrymat mendorë të testit, sepse “krizë” është edhe një krizë ta zemë kardiake.

Dhe budallalliku i rrezikshëm vazhdon kur përgjigja shkruan “oqeanet tona”. Këtu ulurimat mund të ngrihen në qiell! O debila, nuk ka oqeane që na rrethojnë, nuk laget Shqipëria nga oqeane, veç në quani oqean liqenin e Pogradecit, ose liqenin artificial të Parkut të Tiranës, ose ju duket oqean filxhani i kafesë ose gota e rakisë e Tur Karameles!!!

Por, propaganda e ministrisë, në ditë të hallit, do të thotë: “Oqeanet tona” në kuptimin e oqeaneve të planetit që janë edhe tonat!!! Do të kishte qenë një hajvanllik edhe më i madh! Gjemëni një shkrimtar a poet shqiptar që të ketë shkruajtur për “Oqeanin tonë Paqësor”, për “shkretëtirën tonë të Saharasë”, për “malet tona Himalaja”!!! O njerëz pa identitet, se turp nuk keni, a e kuptoni se nuk është kjo gjuha shqipe?

Imagjinoni një kinez të shprehet “Mali im i Dajtit”, “Lana ime”, “Ministria ime e arësimit e Shqipërisë”!

Letërsia shqipe ka monumentin e vet kur në vargjet e mÊdha shpreht “O ju malet e Shqipërisë!”, ato janë tonat o derdimenë, jo “oqeanet tona”!!!

Shihni si është formuluar fjalia e tretë :

C) “Ne të gjithë e duam mjedisin natyror.”

Të vdesësh gazit! Po sigurisht e duam. Secili e do sipas mënyrës së tij! A është ky një fakt? Kushdo që është marrë me matje të opinionit publik e di që edhe gjendja e këtij opinioni përbën një fakt-, njësoj objektiv sa edhe “Oqeanet tona”, sa salmoni në mungesë !

Por, si t’u shpjegosh derdimenëve të ministrisë të arësimit të Shqipërisë se çfarë është opinioni publik dhe si maten faktetet e tij!

Eshtë njësoj sikur të kërkosh t’i mësosh një majmuni se çfarë është poezia e Cajupit, përkthimet në shqip të Nolit, humanizmi i Barletit, formula e parë e pagëzimit në shqip, apo perla të tjera të pambarueshme të kulturës sonë që ministria e arësimit u ka vendosur shqelmin në këtë test që e quan reformë!!!

Edhe kjo mund të ishte përgjigje e saktë me kusht që tuafët e testit të kishin provën sociologjike që vërtet të kemi të bëjmë me një fakt real dhe jo me një manipulim statistikor rezultatesh anketash!

Kuptohet se edhe kjo pyetje është metodologjikisht, kulturalisht, logjikisht, shkencërisht kokë e këmbë e gabuar!

Cila do të kishte qenë përgjigja e saktë?

Që maturantët të linin përgjysmë testin, ta bënin shuk letrën e testit, t’i binin me shkelm derës, të vinin para ministrisë të arësimit dhe t’i hidhnin shuket e letrave në oborrin e saj!

Krimbur në gabime!!!

Jo nje por disa fakte
Oqeanet tona
Mungesa e salmonit
Perthithen nga toka?
Te gjitha japin fakte
Cfare quhet fakt sipas shume teorive : matshem observueshem empirikisht
Sinjali i një krize apo vete kriza

Deputeti: Do nxjerr filmimet e Ramës në shtëpine e Dash Pezës

Deputeti Lefter Maliqi është shfaqur përpara gazetarëve mëngjesin e sotëm, me akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit e akuzoi dje në seancën parlamentare, se nuk kishte votuar as për veten. Por pjesa më intriguese e fjalës plot nerv të Maliqit ishte ajo kur paralajmëroi, se ekzistojnë kaseta dhe video kompromentuese për Edi Ramën. Ai la për tu kuptuar se bëhet fjalë për situata apo ngjarje të zhvilluara në shtëpinë e ish-deputetit Dashamir Peza në fshatin Pezë, ku Edi Rama gjatë kohës që ka qenë kryetar bashkia qëndronte gjatë.

“Nëse është burrë, sot nis deklaratat për të, pasi do e nxjerr lakuriq atje para Kuvendit siç është. Mos të kujtojë se ka vdekur Prifti dhe s’ka më kaseta. Filmimet dhe kasetat tek Dashi i Pezës nuk mungojnë”, ka paralajmëruar Maliqi.

Deklarata e plotë
“Sot është një ditë e zezë për demonin e dukur të djallit të beut të Surrelit sepse mbrëmë PE miratoi amendamentin për 15 kushtet, ku ndër më kryesorët janë dënimi i krimit zgjedhor, lufta kundër korrupsionit. Për shqiptarët dhe socialistët e ndershëm është ditë zie sepse ka ikur një ndër figurat më të rëndësishme Moikom Zeqo dhe familjes së tij i shpreh ngushëllimet.

Unë jam këtu, për këtë frikacak, kam bërë rresht dy interpelanca me ministrin. Ai nuk pranoi të dilte përballë. Dje në mungesën time, duke parë që nuk ishte në rreshtin e tij, njolla e zezë e kësaj figure, siç shiti Tahirin, Kokëdhimën e Dakon, foli. Nëse është burrë, sot nis deklaratat për të, pasi do e nxjerr lakuriq atje para Kuvendit siç është. Mos të kujtojë se ka vdekur Prifti dhe s’ka më kaseta. Filmimet dhe kasetat tek Dashi i Pezës nuk mungojnë.

Dua t’i them se ai i infiltruari që ka qenë në grupin e zjarrit dhe ka qëlluar, duhet të hetohet. Paketorin e ke aty o palaço. Paketorin që vjedh paratë e shqiptarëve. Drejtorin e burgjeve e ke po aty.

Ky njeri që kërcënoi me mesazhe zotin Basha ka frikë nga koalicionet. E vetmja mënyrë është grisja e marrëveshjes në Ambasadën Amerikane. Jo këta po çfarëdo partie të krijojë nuk fiton dot përballë shqiptarëve të ndershëm. Për t’i dhënë edhe një përgjigje edhe më të sinqertë dhelprën me dy koka e di shumë mirë ai. Është shprehja e tij në një grup të madh pazarxhinjsh.

Do t’ia them të gjitha ballë përballë. Tani u hapën letrat. Është mosmirënjohës. Ky njeri duhet të marrë fund. Ky nervi im është i sinqertë, i drejtë. Ku të dojë të përballet, në votë dhe parlament. Mos t’iu duket se është trim, se aktron dhe me ju, bën batuta, batuta krimi. Është kriminel, është sharlatan, një belkëputur. Kujton se do blejë vota”.

Punonjësit e Transportit Publik sërish në protestë, Ministria nuk i pret në takim

Punonjësit e Transportit Publik kanë dalë sërish sot në protestë përpara Ministrisë së Infrastrukturës, me kërkesat e tyre që nuk janë dëgjuar derimë tani nga ana e autoriteteve.

Teksa nisja e transportit u shty me të paktën një javë, shoqatat e transportit shprehen se e kanë të pamundur që të rinisin punën, jo vetëm për shkak të aspektit financiar, por edhe për pamundësinë e ruajtjes së distancës së kërkuar mes qytetarëve.

Ata thonë se faturinot nuk mund të shëndërrohen në policë, që tiu caktojnë vendet qytetarëve, dhe se penalizimet ndaj tyre parashikohen të jenë shumë të rënda. Një tjetër shqetësim që ngritën ata kishte të bënte me këstet e kredive, që tashmë do të jenë të detyruar që të paguajnë, pas 3 muajve që u ishin shtyrë nga ana e qeverisë.

Të gjitha shoqatat dhe biznesmenët shprehen njëzëri se nuk do ta shfrytëzojnë mundësinë e kredisë sovrane të qeverisë për të marrë në banka, pasi siç thonë ata nuk mund të marrin kredi për të shlyer kredinë.

Grenell: Trump kundër shkëmbimit të territoreve, ideja ishte e Bolton

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm amerikan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë e ka bërë të qartë edhe një herë se e kujt ishte ideja e shkëmbimit të territoreve mes dy shteteve Kosovë e Serbi.

Gjatë një interviste në Fox News ai u pyet nga gazetarja rreth takimit që do të mbahet në Uashington me 27 qershor. Grenell sqaroi se çështja e shkëmbimit të tokave mes dy shteteve nuk ishte ide e presidentit aktual të Amerikës.

“Për momentin jam në një situatë ndryshe, për shkak te situatës së krijuar nga John Bolton, që ka qenë tjetër nga presidenti Trump në raport me Kosovën dhe Serbinë. Mua më është dashur te luftoj gjatë gjithë kohës me thashethemet për shkëmbim të territoreve, që nuk është në asnjë mënyrë politikë e Trump, por të dyja palët thonë se kjo u është thënë nga Bolton”, ka thënë Grenell gjatë kësaj interviste.

Prandaj Grenell thotë se është duke luftuar me këtë thashethem që ka rrjedhur nga fakti që Bolton ka ndjekur një politikë të veten e jo të presidentit Trump.

“Kur pranon të punosh për një President si Trump, që është njeri që dëshiron të ndryshojë Uashingtonin, nuk mund te veprosh si John Bolton. Si përfundim ky nuk është një konflikt mes Demokrateve dhe Republikaneve, por një “lufte” mes Uashingtonit zyrtar dhe pjesës tjetër të Amerikes”.

Kanë mbetur vetëm edhe tetë ditë deri në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, ku liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen me ndërmjetësimin e emisarit të Donald Trump, Richard Grenell, dhe do të priten edhe nga këshilltari kryesor i presidentit amerikan, Robert O’Brien.

Lidhur me këtë takim dje ka shkruar edhe Ambasada Amerikane në Prishtinë, e cila ka përcjellë një deklaratë të Richard Grenellit, në të cilën thuhet se takimi në Uashington do t’i hapë dyert për zhvillimin ekonomik të rajonit.

Politikat që po rrënojnë Arsimin e Lartë

Ermal Xhelilaj

Zhvillimet e fundit në Maturën Shtetërore janë indikacioni më i fundit i papërgjegjshmërisë së kësaj Qeverie dhe premtimeve të saj të parealizuara për një sistem arsimor cilësor, të konsoliduar dhe eficent. Politikat dhe strategjia qeveritare mbi arsimin e lartë dhe përgjithësisht lidhur me sistemin arsimor në Shqipëri, rezultuan të jenë prelud i dështimeve spektakolare të njëpasnjëshme, sikurse është pasqyruar gjatë këtyre viteve edhe në sektorë të tjerë të rëndësishëm e jetik për vendin, sic është drejtesia, ekonomia, sistemi social etj.

Arsimi i Lartë, vecanërisht, ka pësuar një impakt negativ gjatë viteve të fundit për shkak të vizionit jopragmatist, problematik e ineficent arsimor të Qeverisë, duke rezultuar në çedimin e mëtejshëm të parametrave mësimor, akademik dhe të kerkimit shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë ( IAL). Mungesa e vëmendjes dhe e strategjive produktive të MAS ndaj problematikave që karakterizojnë sistemin e arsimit të lartë, ka sjell si pasojë nje situate kaotike, disorientuese e pesimizmi për autoritetet drejtuese, personelin akademik dhe studentët në IAL. Mbi të gjitha, IAL në kontekstin e fushës akademike, mësimdhënies e kërkimit shkencor, po përballen me sfida serioze.

Impakti i parë negativ ndaj sistemit të arsimit të lartë u evidentua qartësisht me hyrjen në fuqi të Ligjit 80/2015 për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institicionet e Arsimit të Larte në RSH. Ligji dështoi në të gjitha format e tij të promovonte një sistem arsimor të unifikuar, një mekanizëm të qëndrueshëm të sigurimit të cilësise dhe të vendos arsimin e lartë mbi baza të konsoliduara financiare, duke cenuar lirine akademike e financiare dhe frenuar gjerësisht zhvillimin, përcjelljen e mbrojtjen e dijeve te studentët përmes mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.

Duke vendosur shtetin në një pozicion superior në aspektin financiar, mësimor e akademik, duke dështuar në përcaktimin e saktë të prioriteteve efikase e politikave promovuese arsimore, si dhe duke krijuar barriera për të ofruar mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët shqiptarë për të përfituar nga arsimi i larte, ky ligj ka krijuar problematika serioze për përmbushjen me sukses të misionit baze dhe objektivave të tij kryesor. Si rrjedhojë, mbështetja e prioriteteve strategjike ekonomike dhe interesat e zhvillimit të vendit të pasqyruara në ligj, vazhdojnë të jenë sfida të parealizuara që rrezikojnë integrimin e vendit.

Nga ana tjetër, një problematikë serioze për arsimin e lartë dhe IAL është evidentuar si pasoje e politikave inefikase lidhur me rritjen e mesatares së maturantëve për t’u rregjistruar në universitete sipas preferencës së disiplinave akademike. Sigurisht që rritja e mesatares është e lidhur me rritjen e cilësisë e përmirësimit të nivelit mësimor të studentëve të diplomuar, por kjo rritje konstante e mesatares e pashoqëruar me politika të konsoliduara kompesuese e mbështetëse për të rinjtë që mbesin pa studime të larta si dhe për përmirësimin e infrastruktures akademike dhe kërkimin shkencor në IAL, krijon shumë problematika të thella sociale, ekonomike, financiare, ndoshta dhe me rendin e sigurinë.

Duke reduktuar numrin e studentëve si pasojë e rritjes së mesatares rrezikohet mbyllja e shumë degëve akademike me prioritet për zhvillimin rajonal e kombëtar si dhe vihet në pikëpyetja mbijetesa dhe zhvillimi i mëtejshëm i universiteteve publike, që mund të krijojë problematika të natyrës ekonomike, arsimore e sociale në rajone të ndryshme.

Ndërkohë, problematikat që janë pasqyruar në Maturën Shtetërore në të shkuarën por edhe gjatë kësaj periudhe, në kontekstin e prurjeve dhe rritjes së cilësisë së studenteve në IAL, tashmë janë një tjetër sfidë për zhvillimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të universiteteve publike shqiptare. Papërgjegjshmëria e autoriteteve qendrore te arsimit ka bërë që paqartësitë e problematikat e pasqyruara në testet e Maturës Shtetërore të penalizojnë jo vetëm nxënesit shqiptarë që u rrezikohen studimet dhe degët preferenciale, por edhe universitetet publike, mbijetesa e cilesia e të cilëve tashmë ndodhet në udhëkryq.

Parë në këtë optikë, amendimi i Ligjit 80/2015 si dhe rishikimi i politikave arsimore është një domosdoshmëri dhe mision i rëndësishëm për Qeverinë e ardhshme, e cila duhet të ketë si objektiv kryesor përmirësimin dhe konsolidimin e sistemit arsimor në Shqipëri.

Asensio rikthehet pas 11 muajsh me gol dhe asist

Tjetër fitore në “Alfredo di Stefano”. Real Madridi mposhti mbrëmë 3-0 Valencian në ndeshjen e vlefshme për javën e 29 në La Liga.

Los Blancos morën pikët e plota më dy gola në pjesën e dytë, pasi pjesa e parë u mbyllë 0-0 me një gol të anuluar të mysafirëve nga ana e VAR.

Karim Benzema e kaloi Realin e Zinedine Zidane në epërsi pas një asisti nga ana e Eden Hazard, në minutën e 61’, duke shënuar për 1-0.

Në minutën e 74’, saktësisht pas 30 sekondave që hyri në lojë, Marco Asensio shënoi për 2-0.

Ishte gol i veçantë për spanjollin, pasi u rikthye në fushë pas 330 ditësh, i cili në korrik të vitit 2019 kishte këputur ligamentet e gjurit dhe mungonte që atëherë.

Derisa golin përfundimtar për 3-0 e ka shënuar sërish Benzema, në minutën e 86’, pas një asistimi nga Marco Asensio.

Pas këtyre tre pikëve, Reali ka vazhduar ndjekjen e Barcelonës në luftën për titull.

Reali ka shkuar në kuotën e 62 pikëve, dy më pak se Barcelona.