17.5 C
Tirana
E enjte, 21 Gusht, 2025

Ditë e trishtë për Shqipërinë!

Nga Tritan SHEHU

Parlameni Europian mbreme miratoi amendamentin me 15 para kushtet per takimin zyrtar te celjes se negociatave me vendin tone.

Eshte nga rastet e pakta qe Parlamenti mbeshtet vendet antare per te tilla vendime dhe pa dyshim ka nje peshe te madhe politike.

Ky rekomandim nuk ka aspak te beje me ndonje element kundershtie ne parim per integrimin e Shqiperise, perkundrazi te gjitha hapat, perpjekjet e vendimet e deri tanishme edhe ne kete situate te veshtire per BE, tregojne vendosmerine e vulnetin e plote te vendeve antare per te pasur brenda kufijeve te BE dhe shqiptaret.

Ne fakt ajo cfare po ndodh pritej, 15 para kushtet, jane vendosur prej kohesh, ato egzistojne sado te beje Rama «shurdhin e qorrin», apo te kerkoje t’i fuse ne nje thes me «mijera te tjera», qe jane vecse standarte e arritje qe duhen kryer deri ne antaresimin e plote ne BE.

Keto para kushte lidhen me problemet tona aktuale, me deformimin e demokracise, te drejtave te njeriut, prones, korrupsionin, krimin, trafiqet, drogen, devijime ne politiken tone te jashteme e ate rajonale, etj hapa keto tejet te rrezikeshme qe vetem te largojne nga Brukseli.

Pra ashtu si problemi qendron midis nesh dhe korregjimi i tij, pershpejtimi i integrimit i kane mekanizmat korregjues e rregullues ketu ne Shqiperi, ne doren e vullnetin tone e jo diku gjetke.

Nuk ka asnje fobi europiane ndaj integrimit shqiptar, ka te tille vecse ndaj cfare cenon parimet e vlerat tona europiane, pra qe na godet neve ne thelbin tone per te cilin duhet te perpiqemi e luftojme pa nderprerje, atehere integrimi do te jete i afert!

Nishani: PE ju dha një flakurimë turinjve rilindasve, e ktheu në ligj detyrimin për të dënuar hajdutërinë e zgjedhjeve

Nga Bujar NISHANI

Përpjekjeve shumëpalëshe, të turpëshme e mjerane, në thelb antievropiane e antishqiptare, që “kaurdiseshin” në Tiranë për t’i bishtnuar 15 kushteve për Integrimin Evropian të Shqipërisë, ju dha një flakurimë turinjëve.

Parlamenti Evropian ktheu në ligj, detyrimin e qeverisjes së rilindsve në Tiranë për të dënuar hajdutërinë e zgjedhjeve, luftën ndaj krimit të organizuar, dënimin e korrupsionit të qeveritarëve të lartë, çlirimin e shtetit nga kapja, kthimin e lirive shqiptarëve, tërheqjen nga tradhëtia kombëtare etj., etj.

Evropa bëri tashmë një ligj duke ju treguar qartë e hapur shqiptarëve se kush është përgjegjësi që ka bllokuar afrimin e tyre më pranë standarteve, lirive, prosperitetit evropian.

Topi tashmë është në fushën e popullit shqiptar!

Përballë tyre si barrikadë qëndron sekti anarkist i rilindsve!

A dëshirojnë shqiptarët ta thyejnë këtë barrierë, të kalbur tashmë?

#TëRingremëShqipërinë 🇦🇱

Kush është ish-gjyqtari që humbi jetën sot nga Covid-19

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë bëri më dije në spitalin Infektiv ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, një 69-vjeçar nga Kruja, i cili ndodhej në spital prej më shumë se 10 ditësh.

Ministria njoftoi se 69 vjeçari nga Kruja me leukozë akute, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga Covid19.  Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se 69-vjeçari ëshët identifkuar si Avdi Vathi, i cili ka qenë ish-gjyqtar dkur.

69-vjeçari është pacienti i katërt që ka ndërruar jetë brenda ditës së djeshme, numri më i lartë i fataliteteve ditore që prej nisjes së pandemisë në vendin tonë. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 50 raste të reja me Covid, ndërsa është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të personave të shtruar në spital.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Inspektoriati dhe Task Forca në terren vijojnë kontrollet intensive në subjekte, por nevojitet bashkëpunimi i bizneseve dhe qytetarëve për të respektuar rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar positive me shenja të lehta ose asimptomatikë, por edhe ata qytetarë që kanë dyshime se janë të prekur ose janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 330 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste positive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive. Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 1114 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë,

Një pacient 69 vjeçar nga Kruja me leukozë akute, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga Covid19. Pavarësisht mjekimit intensiv prej 10 ditësh dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.

Në 24 orët e fundit ka rritje të të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po marrin shërbim 64 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 682 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve dhe bizneseve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku ambienti është i mbyllur, bizneset dhe institucionet të respektojnë protokollet e përcaktuara.

Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Ministria e Shëndetësisë po bashkëpunon ngushtësisht me Policinë e Shtetit për të mos lejuar asnjë person pozitiv që të thyejë rregullin duke dalë nga karantina, deri në shërimin e plotë. Qytetarët duhet të shmangin grumbullimet masive pasi janë burim infeksioni, të evitojnë ceremonitë mortore dhe vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

Punonjësja e Bashkisë së Lezhës infektohet me Covid-19 në QSUT, izolohet drejtoria

Një punonjëse e Shërbimit Social në Bashkinë e Lezhës ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Burime bëjnë më dije se punonjësja e Shërbimit Social është infektuar bashkë me babain në QSUT.

Sakaq njoftohet se e gjithë drejtoria është izoluar ndërsa vijojnë të bëhen analizat për pjesën tjetër të administratës.

Në përditësimin e sotëm Instituti i Shërbimit Publik bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 50 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në këtë mënyrë në 1 838 numrin total të prekurve.

Skandal! Drejtori i Postës së Pogradecit i jep me qera institucionit që drejton objektin e vet, fut në xhep lekët e shtetit

Drejtori i Postës së Pogradecit, Valter Gora i ka dhënë me qera institucionit që drejton objektin e vet, duke futur në xhep lekët e shtetit.

Ky skandal është denoncuar nga një qytetare nga Pogradeci e cila i është drejtuar redaksisë së gazetës tonë duke dërguar edhe fotot që po publikojmë.

Drejtorët e “Rilindjes” janë aq të pa ngopur sa nuk lenë mënyrë dhe mjet për të xhvatur lekët e shtetit.

Postimi i plotë i qytetares nga Pogradeci

Përshëndetje RD. Urime për informacionin nëpërmjet gazetës suaj. Jam 1 qytetare e Pogradecit dhe dua të ndaj dicka me ju. Valter Gora, militant i PS dhe aktualisht në postin e drejtorit të Postës qarku Korçë, i ka dhënë me qera postës (pra institucinit që drejton) ambjentin e tij personal. Pra drejtori favorizon veten dhe i jep vetes qeranë e shtetit. Bashkangjitur po ju çoj fotot e godinës në fjalë. Punë të mbarë.

Luçiano Boçi i përgjigjet sulmit të Besa Shahinit ndaj pedagogëve

ÇAF-ÇUFI MODERN I SHAHINIT DHE PEDAGOGËT “ANAKRONIKË”

Ministrja me një njohje nën mesatare të gjuhës letrare shqipe, ka sulmuar në mënyrë të padenjë me një status të denjë për “gocë rruge që kapet prej flokësh”, pedagogët në përgjithësi e ato të gjuhës dhe të letërsisë, të cilët kanë kritikuar me argumente shkencorë pavlefshmërinë e testit të letërsisë.

Gjuha e përdorur është fyese, me kontekst rruge dhe arrogante. Fyerja shkon deri në ofendim e arroganca deri në kërcënim.

Mos ta dija që është ministre, do mendoja që është shkruar nga ndonjë tifoze politike me formim arsimor mediokër e rilindjes që shpërblehet me ndere e buzëqeshje për stoicizmin banal të treguar në mbrojtje të së pambrojtshmes. Megjithatë dhe në raste të tjera nuk është se Besa ka bërë ndonjë diferencë nga ky perceptim.

Të them të drejtën jam ndjerë fatkeq deri në revoltë, tek zbuloja tragjikisht rresht pas rreshti, qenien në krye të arsimit të një niveli të tillë profesionalisht skandaloz dhe etikisht krejtësisht banal.

Deri tani kam thënë që Besa të japë dorëheqjen për shumë “gafa” e keqmenaxhime të sistemit arsimor, por pas kësaj po kërkoj të kthehet andej nga ka ardhur, që kund mos ia shohim bojën, pa hezituar se po bie në nivelin e Besës.

Një ministre, sado e politizuar të jetë nuk mund të lejohet të përdorë atë gjuhë. Dhe ka një fjalë të urtë “kur nuk di hesht”. Së paku këtë të kishte zbatuar dhe Ministrja më e paaftë e të gjitha kohërave, sa kur e dëgjon, ose lexon të merr malli dhe për Themie Thomain e Bujqësisë së diktaturës.

Përkundër kësaj, Shahini ka nxjerrë shpatën dhe i është sulur si jeniçere e devotshme në emër të modernizmit, pedagogëve e pedagogeve, të cilëve nuk u njeh as punën, as meritat, as reputacionin, as kontributin, as vlerën. Me paturpësinë e zakonshme, kërkon t’i nëpërkëmbë dhe t’i poshtërojë nën delirin e të qenit ministre. Mjerane ministre nuk e di që ato pedagogë që ajo ka anatemuar e kërcënuar, do s’do ajo, janë sot elita e mendimit albanologjik dhe punët e tyre që Besa nuk i ka parë as në ëndërr, janë të njohura kombëtarisht dhe ndërkombtarisht. Balta që ajo hedh në statusin e saj, bën pis vetëm atë vetë dhe askënd tjetër.

Ministrja, e cila ka vite pune sa alternativat e një pyetje në testin e letërsisë, dhe alternativën e saktë për vitin e vet më të mirë akoma nuk e di, merr përsipër t’i japë mend atyre që kanë gjithë jetën që merren më gjuhën dhe letërsinë. Guximi i injorantit nuk njeh kufij. Pa asnjë përvojë, apo kompetencë mësimdhënie në mësuesi dhe specifikisht në gjuhë e letërsi, madje me nivel të përgjithshëm që lë për të dëshiruar, Shahini u tregon arat e gjuhës dhe letërsisë atyre që i kanë të tyret. Flet me të njëjtën shkalafitje mentale e emocionale, siç bënte në video-selfiet e mësimit online, ku dilte si mësuese, pa qenë asnjë ditë e tillë.

Shfaqej si specialiste IT, pa ia pasur haberin fare. Fliste në ajër si metodiste e mbaruar, pa ditur nga lidhej gomari. Pozonte si spikere e paarritshme RTSH-je, pa qenë ndonjëherë lajmdhënëse. Në fund e ndriti. E bëri çorap e çorbë gjithçka, sa u detyrua ta mbyllë vitin shkollor para datës zyrtare. Dështoi si kudo me sukses të plotë. Nuk bërtiste kot Gëte i shkretë, kur shkruante: “Nuk ka gjë më të frikshme se injoranca në veprim”.

E sot “injoranca në veprim”, na flet për modernizim të paparë të sistemit parauniversitar, të cilin nuk po e arrin dot sistemi universitar. Jo për shkak të politikave të Ramës së saj, por për shkak të pedagogëve. “Injoranca nuk është argument”-shtojnë latinët. Për çfarë modernizimi na flet Ministrja?! Modernizimi që pretendon “injoranca në veprim”, i ngjan një çaf-çufi me avull i dalë shinash, i cili zvarritet zhurmshëm duke çjerrë e zhbjerrë arsimin. A e ka lexuar raportin e OECD çaf-çufja ministre, të dalë disa ditë më parë, i cili qartazi hedh poshtë delirimin e saj dhe shënjon katastrofën në arsimin parauniversitar?! Ja çfarë thotë raporti:

“Shumë mësues në Shqipëri vazhdojnë të përdorin një metodë tradicionale të përqendruar në mësimdhënie. Intervistat me mësuesit tregojnë një aplikim të kufizuar të disa prej aspekteve më inovative, siç janë vlerësimi formues dhe mësimi i aftësive të shekullit njëzet e një”- thotë raporti, i cili jep dhe rekomandime të qarta. Pra për çfarë modernizimi na flet Shahini? Ah po! Ndoshta e ka fjalën për këtë paragraf të raportit: “Shumë shkolla në zonat rurale nuk kanë materiale mësimore dhe luftojnë për të përmbushur nevojat e tyre themelore të infrastrukturës”.

Ose me siguri për këtë përcaktim alarmant: “Nuk ka asnjë masë të standardizuar të arritjeve të nxënësve në shkallë kombëtare para klasës 12, kur ata i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore”. Këto nuk i them unë i thotë raporti e zeza mbi të bardhë. Modernizim për Shahinin janë kësisoj me siguri skandalet seksuale në shkolla, infrastruktura skandaloze, klasat kolektive në masë, kushtet higjeno-sanitare tmerruese. Modernizim për “injorancën në veprim”, është mungesa e laboratorëve IT, mungesa e platformave online, korrupsioni me tabletat e tekstet digjitale, drejtuesit militantë e keqtrajtimi e keqpagimi i mësuesve.

Po siç duket, Besa e ka gjetur paqen me veten, duke u nisur nga thënia e famshme e Benedetto Varchi-t “Më mirë të më shohin si injorant se sa si gënjeshtar”. Besa madje i ka të dyja.

Me verbërinë e saj që buron nga paaftësia, qartazi Ministrja Shahini e shpall veten paradoksalisht, vetëm Ministre të Arsimit Parauniversitar: “Hendeku mes arsimit parauniversitar dhe atij universitar – shkruan ajo – po shkon duke u zgjeruar”. Dhe këtë hendek e quan meritë e arritje të vetën. Pra ajo e ka bërë punën, pedagogët jo. Lajthitje kjo, apo padituri? Të dyja bashkë do thoja. Vetë ajo, e konsideron veten pra, jo përgjegjëse dhe jo Ministre për arsimin e lartë dhe pranon dështimin e sistemit Universitar, reforma e pretenduar e të cilit nisi me ligjin e mbrapshtë të 2015. Ndërsa po të pyesësh Ramën ai të hidhet në fyt dhe Arsimin e Lartë, ndryshe nga Besa, e quan suksesin më të madh të qeverisë së tij. Rama sikurse Besa është në paqe me veten, sepse është duke zbatuar thënien e Perandorit Ferdinand i Habsburgëve: “Unë jam perandor dhe unë i dua injorantët.” Rama e do shumë veten dhe Shahinin. Kjo është e vërtetë.

“Ju lutem mos më lini të vdes “injorant”! Më gjeni cili është më injoranti midis këtyre të dyve dhe do ju fal universin” – do bërtiste nën kulmin e sarkazmës, që Besa nuk e dallon nga ironia, pedagogu e specialisti, kritizer i testit qesharak të letërsisë, teksa lexon statusin e të ashtuquajturës Ministre të Arsimit.

Megjithatë, jo çdo e keqe vjen për keq. Ka dhe një të mirë. E mira në këtë rast është e dhimbshme, por të paktën të gjithë pas kësaj kanë zbuluar përmasën e vërtetë të fatkeqësisë së drejtimit të sistemit arsimor dhe të paktën dinë formulën e shërimit që nis me largimin një orë e më parë të paaftësisë dhe banalitetit, “të injorancës në veprim” që ka pushtuar drejtimin e këtij vendi e drejtimin e arsimit të tij.

Ndryshim dramatik i qëndrimit të Parlamentit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë!

Nga Sali BERISHA

Nga miratim per hapjen e negociatave pa kushte ne kater rezolutat e pervitshme te meparshme, rezoluta e mbremshme voton qe Shqiperia te plotesoje 15 kushte para se te hape negociatat me BE.

Miq, per kater vite me radhe Parlamenti Europian ka votuar kater rezoluta, ne te cilta i kerkohej Keshillit te Ministrave te BE hapja pa kushte e negociatve me Shqiperine.

Kurse dje pasdite Parlamenti Europian votoi me 388 vota pro dhe 280 kunder per 15 kushte qe duhet te plotesoje Shqiperia per hapjen e ngaociatave me BE.

Ky ndryshim dramatik i Parlamentit Europian eshte rezultat i dhunimit, shkaterrimit me ligje, vendime dhe qendrime nga Edvin Hajduti dhe narkoshteti i tij normave, parimeve dhe standarteve europiane dhe nderkombetare çdo jave e muaj.

Parlamenti Europian e detyrua te ndryshoje dramatikisht qendrimin e tij dhe te votoje plotesimin e 15 kushteve per hapjen e negociatave me Shqiperine sepse:

1-Shqiperia eshte sot i vetmi vend ne Europe pa shtet ligjor madje i vetmi vend ne bote me sistem drejtesie te dekapituar dy shkallesh.

2-Shqiperia eshte vendi i vetem ne Europe qe zhvillon zgjedhje moniste dhe ne te cilin rezultatin e caktojne bandat qeveritare te krimit droges.

3-Shqiperia eshte shpallur rendom ne media si narkoshteti i vetem ne Europe.

4-Shqiperia qendron ne krye te listes se zeze per shtypjen e lirise se fjales dhe mediave.

5-Shqiperia qendron ne çatine e botes per korupsionin ne te gjitha nivelet e narkoshtetit.

Si perfundim, mund te themi te dashur miq se per te gjitha keto me Edvin Drogen (medicinale) Shqiperia ka zero shanse per hapjen e negociatave me BE. sb

Infektohet me Covid-19 edukatorja, mbyllet një tjetër çerdhe në Tiranë

Autoritetet shëndetësore në Tiranë bëjnë me dije se një tjetër çerdhe është mbyllur për shkak të koronavirusit, pasi një edukatore ka rezultuar pozitive.

Në datën 12 Qershor, ditën e Premte, në momentin e paraqitjes në punë, në zbatim të protokollit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në çerdhen nr.11 u konstatua një punonjëse me temperature. Që nga ajo ditë, punonjësja nuk është lejuar në mjediset e punës dhe është karantinuar në banesën e saj. Pas raportimit të rastit është kryer edhe tamponi.

Jemi duke pritur vënien në dijeni në mënyrë institucionale nga Operatori i Kujdesit Shëndetësor Vendor, i cili bën edhe konstatimin, si dhe daljen me vendim nga Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, që vë në dijeni Drejtorinë e Çerdheve dhe Kopshteve për masat që duhen marrë. Këto masa do të kontrollohen nga ISHSH.

Si i shpenzoi qeveria paratë për investimet kapitale në kohë pandemie, 4 milionë euro shkuan për pagesa koncesionesh

Rruga Kardhiq -Delvinë, Bypass i Fierit, ai Tepelenës, bashkë me koncesionet e rrugës së Arbrit dhe rrugës së Kombit ishin projektet më të financuara gjatë katër mujorit të parë të vitit 2020, bashke me disa projekte të tjera të infrastrukturës pavarësisht se pandemia Covid kushtëzoi rëndë ecurinë e treguesve buxhetorë si në të ardhura dhe shpenzime.

Sipas të dhënave të detajuara të Ministrisë së Financave projekti më i financuar i investimeve publike në 4 mujor ishte rruga Kardhiq-Delvinë. Nëpërmjet 4 loteve ky aks mori 2,3 miliardë lekë financime buxhetore nga zëri investimeve kapitale. Financimet për Kardhiq -Delvinë zunë 15 % të totalit të shpenzimeve për investime në këtë periudhe.

Projekti i dytë më i financuar ishte By-pass i Fierit i cili është në përfundim me një shumë 1,4 miliardë lekësh ose rreth 9 për qind e totalit të fondeve të shpenzuara për investime në katër mujorin e parë. By passi i Tepelenës ishte projekti i tretë më i financuare me një shumë totale Prej 1 miliardë lekësh, ose rreth 6,5 për qind të totalit të fondit të akorduar për periudhën.

Ndërtimi me PPP i rrugës së Arbrit ishte projekti i katërt më i financuar, me 630 milionë lekë në katër mujor, teksa përgjatë gjithë vitit ishin programuar të financoheshin mbi 1,5 miliardë lekë. Në periudhën në fjalë subvencionimi i kontratës koncesionare trafikut në rrugën e Kombit ishte zëri i pestë më i financuar me mbi 367 milionë lekë, ose rreth 3 mln euro.

Inceneratori i Elbasanit mori 145 mln lekë, ose më shumë se 1 mln euro. Për inceneratorin e Fierit këtë vit fondi i parashikuar është zero, ndërsa ai i Tiranës nuk raportohet tek shpenzimet kapitale, por tek ato korente.

Sipas të dhënave të detajuara nga Ministria e Financave për shumë nga projektet e financuare në katër mujor nuk ishin programuar fonde, ndërsa projektet e programuara për financim kanë konsumuar një pjesë të madhe të fondeve vjetore, ndryshe sa ka ndodhur vitet e tjera kur në katër mujorin e parë shpenzimet për investime shfaqin dobësi. Gjatë katër mujorit të parë të vitit 2020 shpenzimet për investime ishin 16 miliardë lek më një rritje 2,4 për qind në raport me faktin e periudhës. /Monitor

50 të prekur me Covid-19 në 24 orët e fundit, rritet frikshëm numri i të shtruarve në spitalin Infektiv

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë 50 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, nga 330 të testuar dhe një person ka ndërruar jetë.

Ndërkohë lajmi i keq është se në spitalin Infektiv është rritur numri i personave të shtruar që po marrin kujdes spitalor.

Ministria bën me dije se nga 55 të shtruar një ditë më parë ditën e sotme raportohet për 64 të shtruar në spital, prej të cilëve 7 në kujdes intensiv.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë  

Në 24 orët e fundit ka rritje të të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po marrin shërbim 64 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve dhe bizneseve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku ambienti është i mbyllur, bizneset dhe institucionet të respektojnë protokollet e përcaktuara’, tha Eugena Tomini epidemiologe në konferencen e sotme të përditësimit të të dhënave.

Deklarata e plotë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Inspektoriati dhe Task Forca në terren vijojnë kontrollet intensive në subjekte, por nevojitet bashkëpunimi i bizneseve dhe qytetarëve për të respektuar rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar positive me shenja të lehta ose asimptomatikë, por edhe ata qytetarë që kanë dyshime se janë të prekur ose janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 330 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste positive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 1114 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë,

Një pacient 69 vjeçar nga Kruja me leukozë akute, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga Covid19. Pavarësisht mjekimit intensiv prej 10 ditësh dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.

Në 24 orët e fundit ka rritje të të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po marrin shërbim 64 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.
Në vendin tonë janë aktualisht 682 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve dhe bizneseve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku ambienti është i mbyllur, bizneset dhe institucionet të respektojnë protokollet e përcaktuara.

Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Ministria e Shëndetësisë po bashkëpunon ngushtësisht me Policinë e Shtetit për të mos lejuar asnjë person pozitiv që të thyejë rregullin duke dalë nga karantina, deri në shërimin e plotë.

Qytetarët duhet të shmangin grumbullimet masive pasi janë burim infeksioni, të evitojnë ceremonitë mortore dhe vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.