29.5 C
Tirana
E mërkurë, 20 Gusht, 2025

Edi Rama mburret me “djalin” e Sali Berishës…

Nga Agim XHAFKA

Para ca ditësh Edi Rama, bashkë me Belinda Ballukun, përuruan baypassin e Fierit.
Duke ecur mes asfaltit të ri lëshonin fjalë të ‘gëzueshme’. Javën që vjen nis asfaltimi i baypassit të Vlorës, pastaj studimi i tunelit të Llogarasë, më tej rruga Thumanë-Fier e gazplotë i hipën makinave dhe lanë pas tymin e zi.

Edi Rama e di mirë, siç populli mbarë, se baypassi i Fierit është ‘djali’ i Sali Berishës. Ai projekt u ngjiz në qeverisjen e tij dhe thuajse 60% e punës u krye kur ishte Saliu kryeministër.

E mira do qe që në këto raste të ftohej dhe Berisha. Të ishte atje si njeriu që materializoi këtë segment aq të dobishëm për gjithë shqiptarët.

Edi Rama vazhdon me këtë metodë mburravece thuajse prej shtatë vitesh. Ja, krejt investimi i TAP, që u sigurua nga Berisha, u shit si arritje e Ramës. Në fakt ai solli veç TRAPIN deri tani.
Po kështu dhe Hidrocentrali i Banjës. Për të mos vazhduar me plot ujësjellësa e rrugë e shkolla.
Po pse Rama bën sikur këto investime i ka siguruar qeveria e tij?

Pse shfaqet aq buzagaz në inagurimet e projekteve të nisura nga të tjerët? Përgjigja është e thjeshtë; nga që ai vetë e ka bilancin zero në këtë fushë. Po hyn në vitin e 8-të e akoma nuk ka një vepër filluar e mbaruar prej qeverisë Rama. Të paktën diku le të ndërtojë një rrugicë qoftë dhe 100 metër dhe t’i vendosë emrin e tij se ndryshe do harrohet që ka qenë kryeministër i Shqipërisë.

Këtë metodë propagande e zbaton dhe Lali Eri. Plot punë të Bashës si ish-kryebashkiak i Tiranës i paraqet si të vetat. Kështu mburret me bulevardin e ri, me pazarin, me… Në fakt s’ka me se tjetër. Se as plehrat nuk mbledh dot bashkia e tij. Është kampion për leje ndërtimi, për kulla dhe për beton.

Socialistët mbushën shtatë vjet që mburren me ‘djalin’ e Berishës. E lakojnë autostradën e Elbasanit si të vetën, paçka se deshën dy vjet të riparonin 100 metër të saj. Po atë e ngjizi Saliu, o të mjerë!

Prit kur ndonjë ditë të dalin nëpër ekrane e të shpallin me bujë se dhe Rrugën e Kombit e ndërtoi qeveria e Ramës.

Para ca ditësh Rama përuroi baypassin e Fierit. I ndriste fytyra dhe i rridhnin fjalët lumë. Por dukej që ishte ‘shtatëzanë’. Shqiptarët e thonë zëplotë se ajo vepër është ‘djali’ i Berishës.

Sjellje të tilla janë tipike socialiste, të majtistëve që harxhojnë pa hesap paratë që mbledhin qeveritë e djathta. I harxhojnë ato, hyjnë në borxhe dhe pastaj dalin në opozitë derisa shëndoshen buxhetet e shtetit.

Më pas i turren financave të shëndetshme deri sa i shterojnë sërish. E ka thënë Çërçilli për socialistët. Dhe e ka qarë. Ramën me siguri do ketë pasur si shembull atë çast kur formuloi këto fjalë të arta…

5 fluturimet që do të bëhen nesër nga Rinasi në vendet europiane

Teksa shumë fluturimet janë anuluar, aeroporti ndërkombëtar i Rinas thotë se gjatë ditës së nesërme, do të kryhet vetëm pesë fluturimet nga vende të ndryshme të Evropës.

Fluturimet e konfirmuara 19.06.2020

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje deri tani për ditën e nesërme janë:

Air Albania – Tiranë – Luton dhe kthim (Riatdhesim).

Air Serbia – Beograd – Tiranë dhe kthim.

Austrian – Vjene – Tiranë dhe kthim.

Aegean – Athinë – Tiranë dhe kthim.

Belavia – Minsk – Tiranë – Minsk.

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.

Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.

Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare.

Ju faleminderit për bashkëpunimin!

Akademiku reagon ndaj ministres Shahini: Do t’i nxjerrim ujin e zi testit idiot…

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pasi ministrja e Arsimit, Besa Shahini sulmoi pedagogët që kanë kritikuar testin e Maturës Shtetërore. Sipas tij, është mision dhe detyrë patriotike që të denoncohet ai test idiot.

Reagimi i plotë i Akademikut Fuga

Pa i nxjerrë ujin e zi testit idiot të maturës shtetrore në gjuhë dhe letërsi,
pa arritur që ministrja e arsimit t’u kërkojë falje publike maturantëve, rinisë shqiptare, prindërve, të gjithë shoqërisë,

pa dalë përgjegjësit dhe të mbajnë përgjegjësi ata,

pa u nxjerrë shkaku ose shkaqet e kësaj gjendje të paprecedentë në historinë e Shqipërisë, të këtij skandali ku nxënësit u detyruan të dalin në rrugë dhe të përballen me policinë për t’i dhënë sistemit arsimor : ju jeni ngelësa!,

pa marrë vendimin e drejtë për pasojat në pikë të këtij testi,

unë, sa më takon për detyrë, do të vazhdoj ta kryej detyrën time për ta diskredituar në publik atë test, që në vend të ishte një akt solemn maturimi i të rinjve, u kthye në një tallje me ta!
Mos i kthehemi më kësaj çështjeje! është mision dhe detyrë patriotike!

Besa e Ramës “sulmon” pedagogen që kritikoi pyetjet e maturës

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar për gjithçka është komentuar në media apo rrjete sociale për kritikat ndaj pyetjeve të provimit të Maturës. Në një shkrim në Facebook, përmend se është kuptuar qartë frika e pedagogëve për mësimdhënie dhe vlerësim më të dobishëm se ai që ushtrojnë.

Nuk la pa përmendur komentin e një pedagoge që përgatit mësuesit e ardhshëm, e cila deklaroi se studentët e saj nuk dinin ti përgjigjeshin pyetjeve të maturës. Shahini e cilësoi këtë si ekspozim të problemit kryesor duke sqaruar se maturantët janë më të përgatitur se studentët e saj pasi i janë përgjigjur saktë shumicës së pyetjeve.

Reagimi i plotë i Besa Shahinit: I kam ndjekur me shumë vëmendje mbireagimet e disa pedagogëve për provimin e Maturës Shtetërore. Kur e zhvesh këtë mbireagim nga petku politik dhe e adreson atë vetëm në aspektin e tij akademik, e kupton qartë se burimin e ka tek frika që këta pedagogë kanë ndaj kërkesave të kohës për një mësimdhënie dhe vlerësim shumë më të dobishëm se sa ai që ushtrojnë.

Pastaj, kjo frikë i nxjerr ata nga vetja dhe i çon nëpër debate televizive për të bërë edhe luftën e tyre të fundit kundër të pashmangshmit modernizim, i cili ka filluar tashmë në arsimin parauniversitar, por që nuk po arrin të dëpërtojë në arsimin e lartë.

Hendeku mes arsimit parauniversitar dhe atij universitar po shkon duke u zgjeruar, sepse reforma kurrikulare shkollore, me gjithë sfidat që ka në zbatim, po e çon arsimin drejt aftësimit të nxënësve për punë apo për jetë, duke zhvilluar jo vetëm njohuritë e tyre për lëndë të caktuara, por njëkohësisht edhe aftësitë për t’i aplikuar këta njohuri në praktikë. Ndërkohë, pedagogët e universitetit po refuzojnë kokëfortësisht ta ndjekin këtë trend.

Nuk mjafton vetëm të dish se kur dhe ku ka lindur Naim Frashëri apo çfarë simbolizon ai dhe veprat e tij për kombin tonë. Duhet të zotërosh gjithashtu edhe aftësinë të komentosh mbi veprat e Frashërit përmes eseve të mirë-argumentuara, si dhe të njohësh dallimin mes esesë argumentuese dhe asaj përshkruese. Sikurse nuk mjafton ta konsumosh letërsinë në mënyrë pasive dhe të vlerësohesh sipas saktësisë së identifikimit të personazheve apo riprodhimit përmendësh të elementëve kryesorë të veprës, por nevojitet lexim aktiv që rrit kuptueshmërinë.

Kritikët e provimit të maturës janë edhe hartues pyetjesh për vlerësimin e mësuesve të rinj, të tipit: Romani “Zonja Bovari” i vendos ngjarjet në: a) Paris; b) Plazh, c) Provincë apo d) Lion …

Kjo është një nga ato pyetjet e provimit të shtetit në mësuesi që e gjeni në faqen e QSHA. Dhe ta mendosh që janë edhe 200 pyetje të tjera të ngjashme…

Problemi me këto lloj pyetjesh është se nuk masin aftësitë që duhet të kenë mësuesit në shkollë. Ato masin vetëm memorien afatshkurtër të mësuesve, një bonus i mirë ky, por aspak thelbësor për ta!

Një pedagoge në një emision televiziv po thoshte se studentët e saj të mësuesisë – pra mësuesit e ardhshëm – nuk kanë ditur t’u përgjigjen pyetjeve në testin e maturës. Ajo e thoshte këtë duke u përpjekur të argumentonte se testi ka qenë “i vështirë ” apo “absurd”, por në fakt ekspozoi problemin kryesor që kemi me mënyrën se si universitetet përgatisin mësuesit e ardhshëm (apo edhe profesionistët e tjerë).

Ajo (besoj) nuk e kuptonte në ato momente sa fliste që shumica e maturantëve i janë përgjigjur saktë shumicës së pyetjeve në test, që do të thotë se janë më të përgatitur se studentët e saj që do të bëhen mësuesit e ardhshëm. Këta maturantë, ndërkohë, do të bëhen studentët e saj dhe do t’i kërkojnë mësimdhënie që ndërton aftësi të aplikimit të njohurive dhe jo vetëm memorizim pasiv të fakteve. E thënë ndryshe, ky është presioni që pedagogët po e ndjejnë: të ndryshojnë metodat e tyre të punës në dobi të së ardhmes së studentëve të tyre.

Shpresoj shumë që pasi nxorrën gjithë këtë energji negative nëpër televizione dhe rrjete sociale, tani të mund të ulen dhe të reflektojnë për punën që po bëjnë në universitet dhe reformën e pashmangshme që duhet të zbatojnë para se studentët t’iu japin verdiktin “të tejkaluar”.

Rritet numri i viktimave nga Covid-19, humbin jetën dy të tjerë tek Infektivi

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se përgjatë orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 persona të infektuar me koronavirus dhe që po trajtoheshin në Spitalin Infektiv, ku bëhet fjalë për një 67-vjeçar nga Tirana dhe një 73-vjeçare nga Shkodra.

67-vjeçari i prekur nga COVID19, kishte edhe disa sëmundje bashkëshoqëruese, dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor nuk arriti t’ia dilte. Ndërkohë 73-vjeçarja nga Shkodra vuante nga hipertensioni, e shtruar prej disa ditësh në terapi intensive në gjendje të rëndë.

Njoftimi i plotë: Gjatë orëve të fundit një pacient 67-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pavarësisht perpjekjeve të stafit mjekësor.

Pas nje rëndimi të papritur, 67-vjeçari nuk arriti të mbijetojë nga disfunksioni kardio-respirator, pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe ventilimit mekanik. 67-vjeçari vuante nga diabeti, fibrilacion atrial, hipertension dhe alzheimer.

Më herët, po në spitalin infektiv ndërroi jetë nga COVID19 një paciente 73-vjeçare nga Shkodra, e cila vuante nga hipertensioni, e shtruar prej disa ditësh në terapi intensive në gjendje të rëndë. Pavarësisht mjekimit dhe asistencës mjekësore, 73-vjecarja nuk mundi të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjeve të të ndjerëve që humbën njerëzit e dashur në këtë betejë të vështirë. Nga fillimi i epidemisë, 41 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19.

Kur akti normativ me gjoba për mediat e qytetarët vjen si sukses në Kuvend!

Nga Bardh SPAHIA

E turpshme se si parlamenti, që ka funksion kontrollin e ekzekutivit, thjesht duartroket qeverinë!!!! E pështirë paraqitja e ndryshimeve të sjella në kuvend, në aktin normativ për masa të reja administrative (gjoba për mediat e bizneset) gjatë kohëzgjatjes së periudhës së pandemisë. Në paraqitjen e situatës, ministrja e shëndetësisë reciton vjershën e njohur, se qytetarët nuk zbatojnë protokollet e sigurisë dhe reciton njëlloj këshilla krejt banale, duke i paraqitur si “punë” të dikasterit të saj.

As edhe një fjalë se cfarë ka bërë konkretisht, qëkur mori miratimin e parlamentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme e shtyrjen e saj!!! Sa është totali i personelit të infektuar dhe shpërndarja e tyre? Cfarë masash po merren në QSUT, ku tashmë janë 7 shërbime të infektuara? Si është situata e infektimit në institucionet më të larta, kryeministri e ministritë e drejtori të tjera, si ajo e doganave psh? Cfarë masash konkrete janë marrë?

A janë identifikuar përgjegjësit, sipas vetë aktit normativ, që qeveria e përdor për qytetarët e bizneset? Si është gjendja e pajisjeve mjekësore për personelin mjekësor e atë mbështetës? Po gatishmëria me respiratorë, nëse ka rritje të shtrimeve për shkak të Covid? Sa fonde janë përdorur nga buxheti i shtetit, që prej identifikimit të prezencës së Covid-19, e si është shpërndarja e tyre? Sa janë donacionet nga BE e vende të tjera, e si do përdoren ato?

Ogerta natyrisht nuk trajtoi asnjë prej këtyre cështjeve, edhe pse cdo veprim që kryen, përfshi tenderat sekretë, i bën falë dritës jeshile që i ka hapur parlamenti dhe shefi i saj. Kjo tregon edhe komoditetin anormal që kryeministri ka në institucionin që e kontrollon, parlamentin: socialistët i ka në rresht me urdhër partie, ndërsa ata që i thonë vetes opozitë, ose nuk kuptojnë rolin e tyre, ose thjesht janë pjesë e të njëjtit rresht.

Në fakt, Taulant Balla u ankua në emër të tyre nga foltorja e kuvendit, e asnjëri nuk pati as vërejtje, njëlloj si për Ogertën! As për kuriozitet krejt personal, se cfarë ndodh me taksat e shqiptarëve në këtë kohë pandemie, ku qeveria ka marrë fuqi të jashtëzakonshme! As relator për një akt normativ që parashikon masa administrative, sic e parashikon rregullorja e kuvendit, e as pyetje, qoftë edhe sa për formë! Thjesht duartrokitje, stili i preferuar i Edi Ramës, në sfondin e kurbës së dhëmbëzuar, me të infektuarit, ditë pas dite!

Edi Rama po nëpërkëmb Shkodrën, qytetin që i dha vlera Shqipërisë!

Nga Izmira ULQINAKU

Edi Rama po nëpërkëmb Shkodrën, qytetin që i dha vlera Shqipërisë!
Për Edi Ramën Shkodra është qyteti që duhet zbehur dhe shkatërruar me çdo kusht!

Vetëm këtë muaj janë ekzekutuar nga Edi Rama, në qytetin tonë dy veprime antiligjore: shembja e bizneseve në plazhin e Velipojës në fillim të sezonit veror, duke krijuar pengesë në ardhjen e turistëve dhe largimin e Drejtorisë së Mjedisit nga Shkodra në Lezhë, e cila çon në largimin nga puna të punonjësve aktual dhe krijimin e vështirësive në marrjen e shërbimeve nga ana e qytetarëve në këtë institucion.

I kujtoj Edi Ramës që Qarku Shkodër është qarku më i madh në veri të vendit, ka 342 mijë banorë dhe nuk mund të na anashkalojë; ai po mundohet ta varfërojë e ta kthejë Shkodrën në një qytezë, bosh, pa njerëz e pa shërbime.

Në 7 vite qeverisje të Rilindjes u larguan nga Shkodra Drejtoritë Rajonale kryesore, duke u zhvendosur në Lezhë, të cilat janë: Bordi i Kullimit, Drejtoria Arsimore, Drejtoria e Arkivave, Drejtoria e Mjedisit.

Qytetarëve iu është larguar shërbimi, vështirësuar mundësia dhe iu është rritur kostoja e marrjes së një informacioni sado të thjeshtë.

Shkodranët çdo vit që kalon i gjen edhe më të varfër. Vetëm në 2020 janë mbyllur 180 biznese, si derivat i kësaj rezultojnë qindra familje pa punë.

Shkodrën sot e mban gjallë dinjiteti i emrit, historisë dhe natyrës, por me këtë qasje të qeverisë me banorët, qarku do të shuhet sepse emigracioni masiv sot është fakt.

Vendit i duhet një qeverisje e përgjegjshme që të rikthejë shpresën dhe puna të jetë objektivi i Kryeministrit për qytetarët.

#ramaik
#shkodraeshtekrenari
#ediramakryeministeriturpit

Denoncimi i kreut të FRPD Belind Këlliçi: Në Durrës biznesi në skamje, qeveria aksion me gjoba

Belind Këlliçi: Misioni i këtij sekti mafioz është shpopullimi i gjithë Shqipërisë dhe largimi i çdo njeriu që punon në mënyrë të ndershme

Në Durrësin e tërmetit, pandemisë, lungomares së shkatërruar dhe mungesës së turizmit po ndodh një krim edhe më i madh!

Me dhjetëra gjoba mbi 10 milionë lekë janë vendosur mbi bizneset duke e rënduar akoma edhe më shumë situatën ekonomike të qytetarëve. Këta nuk janë njerëz! Ky është një veprim kriminal që bëhet me qëllimin e vetëm për t’ia shuar shpresën njerëzve se ky vend do të bëhet. Misioni i këtij sekti mafioz është shpopullimi i gjithë Shqipërisë dhe largimi i çdo njeriu që punon në mënyrë të ndershme.

Me çfarë llogjike vendosen këto gjoba kur vendi është në kufirin e skamjes, kur njerëzit po punojnë vetëm për bukën e gojës, kur njerëzit po punojnë sot për nesër, vetëm sa për të mbijetuar? Kush ka një logjikë racionale e normale për te shpjeguar kë sjellje kriminale të qeverisë ndaj biznesit?!

PD Vlorë kërkon informacion të qartë në lidhje me situatën e Covid-19

Hospital staff prepare to treat patients suffering from coronavirus disease (COVID-19) in the Intensive Care Unit (ICU) at the Hospital Clinic in Barcelona, Spain, April 23, 2020. REUTERS/Nacho Doce

Në respekt të qytetarëve të Vlorës e me përgjegjësinë e përfaqësimit të tyre, shkurt, bëjmë me dije se:

Partia Demokratike Vlorë, mbështet plotësisht punën e trupës mjekësore të Spitalit Rajonal.

Vlerësojmë përkushtimin e seriozitetin e tyre të padyshimtë, humanizmin e burrave e grave që kanë barrën fisnike të mbrojtjes e shërbimit për jetën e qytetarëve!

Por, ka nevojë për qartësi!

Në çdo drejtim, qartësia, informacioni, të dhënat mbi çfarë ndodh janë themelore në këto rrethana kur shëndeti, jeta dhe puna e secilit cënohet.

Kështu i shërbehet edhe biznesit, me qartësi dhe të dhëna pa filtër propagande. Këtu fitojmë e humbasim të gjithë bashkë, ndaj t’i lëmë mënjanë marrëzitë me diversantë e sabotatorë të qëllimshëm.

Qartësia publike institucionale është detyrim me të cilin nuk bëhet politikë, e as mund të fshihet pas politikës.

Aktori i humorit infektohet me Covid-19

Aktori i humorit Florjan Binaj e ka konfirmuar lajmin se është infektuar me koronavirus, ndërsa thotë me humor se e ka marrë në Gjermani por kryeministri i ka origjinale të vetat.

Binaj thotë se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe nuk ka simptopma, ndërsa i vjen keq që për dy javë do t’i mungojë spektaklit të “portokallisë”

Reagimi i aktorit: Jam aq pozitiv si tip saqe dola pozitiv edhe me covid-19😅 Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutin, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19.U vetëizolova që para testimit dhe do qëndrojë në izolim si gjithë të tjerët deri nē pērfundim të krantinës. Fatmirsisht nuk kam asnje simptomë dhe asnjë shqetsim dhe gëzoj shëndet të plotë. Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janē të gatshëm të shkruajnë çdo gjë!

Mē vjen keq që do mungoj këto 2 javët e fundit të sezonit të Portokallisë por skam ç’bëj…
Dhe për të gjithë ata që më pyesin: ku e more?-i them, e mora në Gjermani por km i ka origjinale të vetat!😂 Shëndet të gjithëve!