26.5 C
Tirana
E mërkurë, 20 Gusht, 2025

Lleshaj urdhër Drejtorive të Policive: Deri më 30 qershor të arkëtohen gjobat e Covid-19 të qytetarëve dhe bizneseve

Një urdhëresë është nisur në drejtim të komisariateve në gjithë vendin për mbledhjen e parave që vijnë nga gjobat e vendosura ndaj qytetarëve dhe bizneseve gjatë fazës së emergjencës për shkak të Covid-19, por edhe pas lehtësimit të masave.

Faxweb.al ka siguruar shkresën e firmosur nga zv.Drejtoresha e Policisë së Shtetit, Aida Veizaj,
në të cilën kërkohet që deri më 30 qershor 2020, duhet të justifikohen nivelet e ulëta të arkëtimeve nga paratë që janë gjobitur bizneset dhe qytetarët, në të kundërt, ndaj Drejtorëve të Drejtorive Vendore të Policisë, Zv. Drejtorët e Sigurisë dhe Seksioneve të Rendit, Shefat e Komisariateve, Shefat e Sektorëve të Rendit në Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Shefat e Policise të Rendit Publik në Komisariatet e Policisë si persona përgjegjës ndaj situatës, do të përballen me masat ndëshkuese.

Në letrën e adresuar personave të mësipërm, shkruhet se masat administrative të arkëtuara sipas DVP si në numër dhe në vlerë janë të papërfillshme në raport me sasinë e masave të vendosura, gjë që tregon sipas zyrtares së lartë të PSH, se nuk ka marrë vlerësim të plotë nga drejtuesit e strukturave të Drejtorive Vendore të Pòlicisë.

Gjithashtu, theksohet se ditët e fundit teksa masat janë lehtësuar, ka pasur ulje të ndèshkimeve të qytetarëve dhe bizneseve që shkelin rregullat dhe se kryesisht janë vendosur masa administrative vetëm në ‘zonat e kuqe’. Sipas Veizajt, nga strukturat e rèndit publik, deri më datë 09.06.2020, situata e trajtimit të personave që janë ndèshkuar është:

Masa administrative të shqyrtuara nga KSHKA në Komisariatet e Policisë 6133.

Masa administrative të cilat kanë kaluar afatin 10 ditur të ankimit dhe kanë marrë formë të prerë pas vendimeve të marra nga KSHKA në Kòmisariatet e Pòlicisë 4998.

Masat dministrative të ankimuar në DVP 1080 nga të cilat në proces shqyrtimi 110.

Masa administrative të anuluara nga komisionet në DVP 262.

Masat administrative të arkëtuara 14.

Vlera e masave administrative të arkëtuara 140 000 lekë.

Ish-ministri: Nëse Rama e prish marrëveshjen, PD duhet të kthehet tek kërkesat politike, tek qeveria kujdestare dhe…

Albania's Prime Minister Edi Rama waits before a meeting of the EU-Western Balkans Summit at the EU headquarters in Brussels Belgium February 16, 2020. Aris Oikonomou/Pool via REUTERS REFILE - CORRECTING COUNTRY

Ish-ministri i Jashtëm i PD, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka bërë me dije se Rama po i bën shantazh opozitës për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore, por ndërkohë vetëm ai mund ta prishë atë.

Sipas Mustafajt, Rama është tërhequr nga depolitizimi i administratës zgjedhore dhe identifikimi biometrik, që në fillim i refuzonte, por këto ai i konsideron si disfata prandaj tashmë kërkon heqjen e koalicioneve zgjedhore.

Mustafaj ndërkohë thotë se vetëm Rama mund të prishë marrëveshjen dhe nëse ndodh, atëhere ai këshillon opozitën që t’i vendosë ultimatum kryeministrit kërkesën politike për qeveri tranzitore 100 ditë para datës së zgjedhjeve bazuar në modelin e suksesshëm të Maqedonisë së Veriut.

”Rama nuk e do marrëveshjen dhe do kërkojë të sabotojë. Çdo lëshim dhe kompromis, që është i domosdoshëm në një marrëveshje që ka kompromis, Rama çdo lëshim e trajton si disfatë. Disfata personale i konsideron depolitizimin e administratës zgjedhore dhe identifikimin biometrik. Por ai bën shantazh ndaj opozitës. Opozita ka arritur rezultate teknike, si rasti i Kolegjit Zgjedhor etj”.

“Rrezikon në çdo moment marrëveshja të prishet nëse nuk kalon në Kuvend. Këshilli Politik, që e ka negociuar, nuk është strukturë parlamentare, pra votat janë në parlament. Nuk mund të përjashtohet opozita parlamentare sa kohë ka kartonat. Duhet parë çfarë është racionale dhe çfarë jo. Kërkesa që të ndalohen me ligj koalicionet paraelektorale është kërkesë e Edi Ramës.

Pavarësisht se vjen nga njëri apo tjetri. Nëse kjo marrëveshje prishet, atëhere PD duhet të kthehet tek kërkesat politike, tek qeveria kujdestare sipas modelit të Maqedonisë së Veriut”.

“Rama po rrezikon zgjedhjet. Marrëveshja dështon vetëm nëse do Rama të dështojë. Po të isha unë këshilltar i opozitës, do të vendosja qeverinë tranzitore të ishte ultimatum në rast të prishjes së marrëveshjes”, tha Mustafaj.

Efektivi preket me Covid-19, në alarm e gjithë Drejtoria e Policisë

Një punonjës policie mësohet se ka dalë pozitiv me Covid-19 duke vënë në alarm të gjithë Drejtorinë e Policisë. Rasti me Covid-19 është zbuluar në Drejtorinë e Policisë Elbasan.

Efekti i policisë është punonjës i sallës operative. Ai është rreth 40 vjeç dhe me origjinë nga Përmeti.

Ndërkohë që një tjetër rast pozitiv është identifikuar ditën e sotme në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan.

Shefja juridike e këtij universiteti ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ajo mendohet se është infektuar në Tiranë, ndërsa ka marrë pjesë në trajnime dhe projekte në kryeqytet.

E infektuara është bashkëshortja e zv/dekanit të Fakultetit Ekonomik në Elbasan duke e bërë të rrezikuar prej virusit këtë departament.

Nga ana tjetër juristja është drejtoreshë e një qendre për personat me aftësi të kufizuara.

Erion Veliaj, Antinjeriu i përjetshëm!

Nga Elona CASLLI

Nga ç’natë delirante dhe e ethshme, më ngjizën kaq të madh dhe kaq të panevojshëm ?- do t’i bënte pyetjen vetes një poet, dikur.

E njëjta pyetje, më vjen ndërmend teksa përballem çdo here me Erion Veliajn. Ai është njëkohësisht edhe i madh edhe krejt i panevojshëm.

Nëse Niçja na flet për Mbinjeriun, Veliaj mishëron Antinjeriun.

Veliaj është i denjë të vlerësohet si rast studimit në rracën njerëzore. Mishëron me përpikmëri antinjeriun e kohëve moderne. Veliaj përfaqëson denjësisht atë çka një njeri nuk duhet kurrë të jetë.

Padituria e tij në nivele të frikshme dhe ligësia e tij e pashmebullt, na bëjnë të rikthemi seriozisht tek pyetja e poteti- Ç’natë e ethshme dhe delirante do të ketë qenë nata kur u ngjiz Antinjeriu?

Çdo njeri vjen në jetë për të përmbushur një detyrë të caktuar. Antinjeriu vjen në jetë për t’u treguar njerëzve metamorfozën e njeriut.

Çmojmë virtytin falë ekzistencës së vesit, çmojmë Njeriun falë ekzistencës së Antinjeriut.

Antinjeriu Veliaj, ka guxuar t’i etiketojë djemtë shqiptarë “zdromsa”.

Djemtë shqiptarë nuk kanë pasur “fatin” të ngjizen në netë të ethshme dhe delirante.

Djemtë shqiptarë nuk kanë pasur “fatin” të shesin fiq dhe me të ardhurat e fiqve të kryejnë ‘“studimet“ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Djemtë shqiptarë nuk kanë pasur “fatin” të gjenden në krye të një lëvizjeje fantazmë dhe në ballë protestash, ku boja e kuqe servirej si gjak.

Djemtë shqiptarë nuk kanë pasur “fatin” të martohen në kështjellë dhe të organizojnë histeri kolektive që kushtojnë miliona lekë, me kursimet e mamasë.

Djemtë shqiptarë nuk kanë pasur “fatin” të mbysin familje të tëra me gaz në banesa pa u gdhirë ende dita.

Djemtë shqiptarë nuk kanë pasur “fatin” t’i përdorin të skamurit si dekor propagande dhe të xhirojnë telenovelën e “ Pornos me varfërinë.

Djemtë shqiptarë nuk kanë pasur “fatin” të shembin Teatrin Kombëtar në zemër të natës.

Djemtë shqiptarë nuk kanë pasur “fatin” të përdorin vdekjen e Maks Velos për të rehabilituar figurën politike pas shembjes së Teatrit, duke kryer atë proces që quhet ”Porno me vdekjen”.

Djemtë shqiptarë nuk kanë pasur “fatin” të ndërtojnë një park, që mund të përdoret vetëm në ditët me diell.

Djemtë shqiptarë nuk kanë pasur shumë mundësi që ka pasur antinjeriu Veliaj. Lista është e pafundme dhe mund të përmblidhet veçse me një fjalë- Antinjeri.

Antinjeriu Veliaj duhet të lexojë edhe një herë pjesëmarrjen në zgjedhjen e 30 qeshorit. Aty do të gjejë vlerën dhe domethënien e tij jo vetëm si kryebashkiak, por edhe si Antinjeri.

Post Scriptum- Djemtë shqiptarë u ngjizën në netë të qeta dashurie dhe si rrjedhim janë krejt modestë dhe të dobishëm për prindërit e tyre, për gratë e tyre dhe për fëmijët e tyre.

Antinjeriu Veliaj është i madh dhe i panevojshëm kurdo dhe kudo.

Bizneset: “Mileti s’ka, nuk marrin dot as me listë”, Basha: Këto janë pasojat e politikës grabitqare dhe hajdutërore

Mileti s’ka, xhepat janë zero, nuk marrin dot as me listë”, bizneset në Sauk të Tiranës mes braktisjes nga qeveria dhe falimentimit.

• “Bujqësisë ia kanë pre fuqitë krejt”, fermerët në Baldushk të Tiranës takohen me Bashën: Tregu aktual ka shumë kosto.

• Basha: Këto janë pasojat e politikës grabitqare dhe hajdutërore. Programi ynë për t’i kthyer shqiptarëve dinjitetin, institucionet dhe ekonominë.

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, ME BIZNESET NË SAUK DHE FERMERËT NË BALDUSHK

Kryetari i opozitës, Z. Lulzim Basha ishte sot zonën e Saukut ku zhvilloi takime me sipërmarrësit e vegjël. Në bisedën me z.Basha, tregtarët u ankuan për taksat e larta, harresën e qeverisë dhe uljen drastike të xhiros ditore. “Nuk kam marrë akoma pagën e luftës”, u shpreh një sipërmarrës i cili kishte aplikuar për paketën ekonomike që në 22 prill të këtij viti.

Mungesa e mbështetjes nga qeveria në këtë kohë krize i ka çuar bizneset në Sauk në prag falimentimi. Tre muaj pa aktivitet tregtar, të shoqëruar me neglizhencën e qeverisë, ka bërë që shumë prej tyre ta mbyllin aktivitetin dhe shumë të tjerë ta mendojnë seriozisht shpalljen e falimentit. Sipërmarrës të tjerë u ankuan për uljen drastike që xhiroja ditore ka pësuar në shume biznese të zonës. “Çmimet i kemi ulur, por populli nuk ka lekë dhe nuk vjen të blejë“- u shpreh një i ri në pronësi të një gomisterie.

Pas takimeve në Sauk, Basha u ndal në Baldushk ku dëgjoi shqetësimet dhe problemet e femrëve të zonës. Mungesa e infrastrukturës dhe pezullimi i jetës ekonomike në vend ka penalizuar shumë prej tyre. Zona njihet për tregtinë e gjelave të detit, por mungesa e rrugëve e bën shumë të vështurë transportin e qytetit. Një tjetër banor i fshatit që merrej me tregtinë e qumështit u shpreh: “Vjen kompania që mbledh qumështin dhe e blen litrin e qumështit me 480 lekë, shumë dobët”.

Fermerët dhe fshatarët e Baldushkut u ankuan për rritjen e kostos dhe uljen e fitimit. Ata shprehen se puna e fshatarëve nuk vlerësohet dhe puna e tyre shpërblehet me zero.

Kryetari i Opozitës Basha: Me të vërtetë nuk janë ditë të lehta për vendin, nuk janë ditë të mira për vendin, janë ditë shumë të vështira për shumicën e shqiptarëve, por ka një lajm të mirë dhe lajmi është që Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme dhe me një qeverisje të përgjegjshme, me një qeverisje që buron nga vota juaj dhe që përgjigjet para jush. Është plotësisht e mundur të bëjmë të paktën atë që bëjnë dhe vendet e tjera të rajonit, të bëjmë të paktën atë që bën Kosova, apo vendet e tjera fqinje, të mbështesim sipërmarjen e vogël, të fuqizojmë konsumin duke rritur fuqinë blerëse, duke çuar paratë e taksapaguesve, paratë tuaja, paratë e shqiptarëve aty ku kanë më shumë nevojë sot njerëzit dhe jo aty ku kanë më shumë nevojë oligarkët dhe ortakët e tyre të babëzitur në qeveri.

Video/ Për çdo premtim Rama ka gati një gënjeshtër! Premtoi heqjen e taksës së ushqimeve, hoqi TVSH-në për jahtet luksoze

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video me mashtrimet e Ramës për uljen e taksave.

Berisha shkruan se, para se të vinte në pushtet, Rama tha se do të hiqte taksën 20 përqind për ushqimet bazë, ndërkohë që i vetmi premtim që mbajti është heqja e taksës për jahtet luksoze të miqve të tij oligarkë.

Ndërsa taksa e produkteve bazë nuk ka ndryshuar as sot.

Për çdo premtim Rama ka gati një gënjeshtër. Siç bëri para se të vinte në pushtet, kur tha se do të hiqte taksën 20 përqind për ushqimet bazë, ndërkohë që i vetmi premtim që mbajti është heqja e taksës për jahtet luksoze të miqve të tij oligarkë.

Ndërsa taksa e produkteve bazë nuk ka ndryshuar as sot.

Ky është edhe mesazhi i videos denoncuese të publikuar nga ish-kryeministri Berisha.

Ne çdo premtim nje genjeshter! Ndiqeni videon. sb

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 18. Juni 2020

I vetmi produkt i deritanishëm i reformës zgjedhore

Nga Red VARAKU

Dihet që Edi Rama hyri i detyruar dhe jo si palë me vullnet politik në procesin e reformës zgjedhore, ndaj po e tërheqin zvarrë në këtë proces.

Kjo sepse çdo kryeministër e ka të qartë që kur vjen puna tek reforma zgjedhore, ka ardhur dhe koha për të lënë pushtetin.

Pra, ai e di që pas miratimit të reformës zgjedhore vjen dekretimi i datës së zgjedhjeve. Duke e ditur që popullariteti i tij ka kapur fundin dhe humbja është e sigurtë, i vetmi shans për të mbetej përçarja e opozitës.

Duke qenë se nuk ia doli dot megjithëse u investua totalisht para dakortësimit të reformës zgjedhore, ai po përpiqet ta arrijë këtë nëpërmjet ndalimit të koalicioneve parazgjedhore.

Kaq besoj është e qartë.

Por, e qartë po ashtu është edhe vendosmëria e faktorit ndërkombëtar, i cili nëpërmjet dy institucioneve më të larta perëndimore Parlamentit Europian dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit, po i kërkon njëzëri zgjedhje parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë si dhe ndëshkim të krimit elektoral.

Siç është e qartë që përballë ai ka koalicionin më të madh opozitar në historinë e pluralizmit politik shqiptar dhe ky koalicion mbetet më i vendosur dhe më i bashkuar se kurrë përballë tij, me gjithë përpjekjet për ta blerë ose shantazhuar atë.

Varianti i përçarjes ishte i përsosur, sepse nga njëra anë shkatërronte opozitën duke e futur atë në një spirale kaosi të brendshëm, ndërsa nga ana tjetër e ristartonte betejën politike nga fillimi duke rikonfiguruar të gjithë aleancat politike.

Por, ai nuk arriti dot edhe pse për këtë ofroi gjithçka, madje dhe karrigen e kryeministrit. Kjo është arsyeja që tani po e përdor gjithë këtë proces thjesht për të rritur pazarin e tij dhe për të marrë garanci për fundin.

Ndërkohë, roli i prishjes ose bllokimit të reformës zgjedhore është një rol që po e diskretiton atë çdo ditë e më shumë dhe po dëshmon pasiguritë e tij për të ardhmen e tij politike gjë që po reflektohet edhe tek besnikët e tij në terren .

Pas të vërtetave që shpallën përgjimet, reforma kishte nevojë për një akt politik të qartë nga ai, që do të ishte miratimi në tavolinë i të gjitha kërkesave të opozitës. Pra, zgjedhje të parakohshme politike në një datë me ato lokale, me një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër.

Pafuqia për të bërë këtë akt politik dhe ideja qesharake se mund të përfitojë politikisht duke i bërë pis të gjitha palët, në të vërtetë dëshmon paaftësinë dhe dështimin e plotë të këtij njeriu.

Pra, nuk ka dyshim që i vetmi produkt politik i deritanishëm që ka nxjerrë në pah procesi i reformës zgjedhore është dështimi i kryeministrit për të realizuar përçarjen e opozitës, gjë që jo vetëm e ka diskretituar, por e ka ekspozuar publikisht me të gjitha frikërat, mëdyshjet dhe ngërçet për të ardhmen e tij politike.

Basha: Rama, virusi më shkatërrimtar për qytetarët dhe ekonominë

Lulzim BASHA

Çdo ditë që kalon, kriza ekonomike thellohet, pamundësia për të përballuar jetën shtohet, ndërsa njeriu përgjegjës për këtë situatë harxhon orë të tëra në ekran duke folur për gjithçka përveçse për hallet e qytetarëve.

Sot bisedova me banorë, sipërmarrës të vegjël e fermerë në zonën e Saukut dhe Baldushkut. Papunësia është rritur, fuqia blerëse ka rënë, çmimet janë rritur e për qytetarët po bëhet gjithnjë e më e veshtirë mbijetesa.

Edhe në këto ditë të vështira, paratë që duhet të shkonin për qytetarët, për biznesin e ndershëm, për të mbështetur fermerët prodhimet e të cilëve u prishën, shkojnë për tendera e PPP korruptive. Taksat e rritura si në asnjë vend tjetër në rajon mbushin xhepat e oligarkëve dhe qeveritarëve që i ndajnë bashkë me njëri-tjetrin.

Në këto 7 vjet virusi më shkatërrimtar për qytetarët dhe ekonominë është RAMAVIRUSI.

Nuk ka asgjë më të rëndësishme për një qeveri të përgjegjshme se ekonomia, nuk ka asgjë më prioritare se t’iu krijojë mundësi qytetarëve të punojnë dhe të jetojnë me dinjitet.

Ne e kemi një plan me të cilin do të mbështesim biznesin përmes krijimit të lehtësive fiskale dhe do të ndalojmë bandën e taksidarëve t’iu bëjë presion për rryshfetin e rradhës.

Ne do të akordojmë subvencione që do të shkojnë si mbështetje direkt tek fermerët në varësi të prodhimit të tyre.

Do të heqim taksën “Rama” mbi naftën dhe si çdo qeveri tjetër e përgjegjshme në Europë do t’iu garantojmë shqiptarëve përmbushjen e nevojave minimale për jetën dhe arsimin për fëmijët.

Asnjë fëmijë, nxënës apo student nuk do të mbetet pa shkollë për shkak të pamundësisë ekonomike.

Ne do të ndërtojmë një qeverisje normale, që do të punojë për shqiptarët dhe jo për një grusht oligarkësh.

Vuçiç për bisedimet në Uashington: Lavron na informoi se për Serbinë do të nisë një periudhë e vështirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas takimit me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë se nëse një ofertë e mundshme për Serbinë është që njihet pavarësia e Kosovës dhe Kosova të futet në OKB në këmbim që Serbia të mos marrë asgjë por vetëm anëtarësim në BE, përgjigja e shtetit serb do të jetë jo, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Vuçiq tha sot se ka folur me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov për të gjitha temat dhe sipas tij kjo periudhë është më e vështria për Serbinë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Aleksandër Vuçiq pas takimit para gazetarëve tha se është i brengosur pas disa informacioneve nga diplomati rus, Lavrov.

Ai tha sot se ka pranuar informacione të caktuara nga kryediplomati rus, Sergei Lavrov sipas të cilit një periudhë e vështirë pritet në vazhdim për Serbinë, për të cilat do të përballen me presione të mëdha lidhur me Kosovën në mënyrë që të realizohen plane të mëdha.

Lajçak: Dyshoj se në Uashington do të arrihet marrëveshje e mirë

Emisari i BE’së Mirsolav Lajcak ka thënë se ai nuk i zgjedh partnerët në Kosovë me të cilët do të punojë në dialogun Kosovë -Serbi, por ka thënë se Kryeministri Hoti do të udhëheq dialogun e Brukselit nga pala kosovare.

“Nuk jam këtu që të zgjedh partnerët, unë e respektoj faktin që Qeveria është duke udhëhequr dialogun, Kryeministri do të jetë ai vetë që do të udhëheq negociatat dhe këtë dhe këtë e kemi diskutuar me Kryeninistrin” ka thënë Lajçak.

Ndryshe Lajcak është pyetur disa herë gjatë konferencës për rolin e SHBA’së dhe takimin e 27 qershorit që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë dhe nëse BE do ta mbështetste një marrëveshje që do të arrihej atje. Ai ka shfaqur dyshime se një gjë e tillë mund të arrihet në Ëashington nga emsiari amerikan Grenell.

“Një marrëveshje e mirë është një marrëveshje që e sjellë Kosovën dhe Serbinë afër BE’së Më besoni kam dyshim serioze se një marrëveshje e tillë mund të arrihet pa BE’në” ka thënë Sllovaku.

“Kam dëgjuar për këtë iniciative dhe nuk dua të komentoj për këtë . synojmë të punojmë në tandem me SHBA’në kemi qenë të suksesshëm më herët por askush nuk mund të ofrojë të ardhme europiane për Kosobën përvec BE’së . ne komunikojmë me partnerët tanë për iniciativat tona dhe presim edhe ata të bëjnë të njëjtën gjë. Askush smund të forojë të ardhme euroipiane përvec nëse ju nuk doni të lëni anash të ardhmen europiane