29.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Shembjet e objekteve dhe dhuna në Velipojë, kryebashkiakja Ademi kallëzim penal ndaj policisë dhe IKMT  

Bashkia e Shkodrës ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e rrethit ndaj IKMT dhe drejtorisë vendore të policisë  Shkodër për shembjet e strukturave të plazhit në Velipojë.

Në padi, bashkia akuzon IKMT dhe policinë për shpërdorim detyre.

“Bashkia Shkodër me cilësinë e kallëzuesit, vlerëson se Inspektoriatit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Drejtoria Vendore e Policisë së Shtetit nuk kanë vepruar drejt dhe ligjërisht, por kanë «shpërdoruar detyrën» që i ngarkon ligji në aksionin e organizuar për prishjen e 24 objekteve «beach-bare», në datën 10.06.2020 dhe 11.06.2020, në bregdetin e Plazhit të Velipojës, Njësia Administrative Velipojë”, thuhet në padi.

Basha mesazh për administratën: Mos u bëni vegël e një pushteti në ikje kundër qytetarëve! Po mbahen shënim emrat e atyre që abuzojnë

• Mesazhi i Bashës për administratën: Mos u bëni vegël e një pushteti në ikje kundër qytetarëve.

• Po mbahen shënim emrat e atyre që abuzojnë, të gjithë do të ballafaqohen me ligjin.

• Lajmi i mirë është se Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme. Me një qeveri të dalë nga vota, paratë do të shkojnë ku kanë nevojë shqiptarët, jo oligarkët.

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NGA FARKA.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në periferinë e Tiranës për të parë nga afër si ka ndikuar mungesa e mbështetjes së qeverisë, veccanërisht pas pandemisë. Në Farkë, zoti Basha bisedoi me pronarin e një oficcine makinash. “Mbështetja është e ulët. Dhe mbështetje e ulët krijon një xhiro të ulët mujore, pamundësi për të punësuar sa më të rinj si puna ime që ka mbaruar një arsim profesional si mekanik. Xhiroja është si nata me ditën. Qeranë e paguaj 600 mijë lekë, detryimet e bashkisë dhe të tjerat, por nuk kam marrë asnjë mbështetje”, i tha pronari i oficcinës kreut të opozitës, duke theksuar se ajo që duhet tani më shumë se asnjëherë është ndihmë nga qeveria për të krijuar vende pune.

“Hapja e vendeve të punës për njerëzit profesionistë, që çunat e rinj të punojnë domethënë që të ketë mundësi që unë të punoj dhe të punësoj edhe 2 persona të tjerë si unë, që kanë mbaruar të njëjtën shkollë me mua. Të punësohen 5,10 që të mos kenë mundësinë të punojnë mekanik jashtë, por të vijnë të punojnë këtu në Shqipëri dhe kjo do të ishte perfekte”, u shpreh Basha.

Si profesionist i ri, ai ndau të njëjtin shqetësim me kryetarin Basha se inspektorët tatimorë janë një makth për biznesin. “Kjo është pjesë e bezdisshme është bërë e përditshme. Na konsumon nerva, energji. Është pjesa më acaruese e biznesit”, u shpreh ai.

Në lidhje me sjelljen harbute ndaj biznesit, zoti Basha kishte një mesazh të qartë.
“Duhet të përsëris edhe një herë thirrjen ndaj çdo punonjësi të administratës, të mos bëhet vegël e një pushteti në ikje. Kam porositur të gjithë sipërmarrësit që kam takuar në Shqipëri të mbajnë shënim emrat e atyre që i terrorizojnë dhe që abuzojnë me ligjin, sepse në nga zotimet e para dhe punët e para që do të bëjmë nesër në qeverisje do të jetë ballafaqimi një për një me abuzimet dhe me ligjin. Nuk kam për të zgjatur asnjë ditë, asnjë javë në detyrë, ata që abuzojnë me ligjin, ata që mbushin xhepat e tyre në këto ditë të fundit të këtij pushteti abuzi, i cili, në vend që të mendojë për shqiptarët, vazhdon edhe këto ditë kritike për shëndetin dhe ekonominë e vendit”, tha zoti Basha.

Kreu i opozitës u fokusua edhe tek mungesa e mbështetjes nga qeveria për bizneset. “Ka mbushur xhepat e 4-5 oligarkëve ndërkohë që nuk jep asnjë lloj mbështetje apo një mbështetje tërësisht të papërfillshme, e cila shuhet nga shpenzimet, si qiraja apo faturat e dritës, të cilat kanë ardhur afrofe, faturat e ujit e kështu me rradhë”, u shpreh zoti Bash. Ai po e shfrytëzon mundësinë e takimit direkt me qytetarët në qytet dhe në fshat t’i njohë ata me programin e PD-së për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza e thellë që ka në themel keqqeverisjen, zhvatjen, abuzimin dhe arrogancën e këtij pushteti.

“Me të vërtetë nuk janë ditë të lehta për vendin, nuk janë ditë të mira për vendin, janë ditë shumë të vështira për shumicën e shqiptarëve, por ka një lajm të mirë dhe lajmi është që Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme dhe me një qeverisje të përgjegjshme, me një qeverisje që buron nga vota juaj dhe që përgjigjet para jush, është plotësisht e mundur të bëjmë të paktën atë që bëjnë dhe vendet e tjera të rajonit, të bëjmë të paktën atë që bën Kosova, apo vendet e tjera fqinje, të mbështesim sipërmarjen e vogël, të fuqizojmë konsumin duke rritur fuqinë blerëse, duke çuar paratë e taksapaguesve, paratë tuaja, paratë e shqiptarëve aty ku kanë më shumë nevojë sot njerëzit dhe jo aty ku kanë më shumë nevojë oligarkët dhe ortakët e tyre të babëzitur në qeveri”, theksoi zoti Basha.

Bizneset drejt falimentimit, pandemia godet rëndë tregtinë me pakicë

Pandemia Covid-19 ka dhënë një goditje të rëndë konsumit në tremujorin e të vitit, duke fokusuar blerjet vetëm tek ushqimet, teksa grupet e tjera të artikujve pësuan rënie të dukshme.

Sipas të dhënave zyrtare në tremujorin e parë 2020, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë u ul me 0,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 dhe krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht ka pësuar rënie 4,3 %, ndikuar kryesisht nga muaji mars.

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e parë 2020 ka pësuar rritje prej 1,8 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2019. Kufizimet në lëvizje e për pasoje pezullimi i aktivitetit të transportit të automjeteve uli në mënyrë drastike konsumin e naftës. Rënia do të jetë më e dukshme në tremujorin e dytë të vitit pasi do të reflektohen të plota efektet e dy muajve të izolimit.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 5,0 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019.

Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është ulur 0,2 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve ka pësuar rënie me 6,1 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019

Në ndryshimin vjetor prej -0,4 %, në tremujorin e parë 2020 ndaj tremujorit të parë 2019, në tregtinë me pakicë, grupet kanë kontribuar si më poshtë:

Grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me +1,3 pikë përqindje.

Grupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me +0,1 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me -1,7 pikë përqindje.

Në tremujorin e parë 2020, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, ka pësuar rënie me 2,4 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, është rritur me 0,5 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është ulur me 2,0 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm. Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, është ulur 8,7 %, kundrejt tremujorit të katërt 2019.

Fermeri-Bashës: Asnjë lloj mbështetje nuk kemi marrë nga shteti, asnjëherë! Detyrohemi t’i hedhim prodhimet

Kryetari i PD, Lulzim Basha është takuar sot me fermerët e Baldushk ku ka dëgjuar dëgjuar problemet e tyre. Basha ka publikuar videon duke bashkëbiseduar me fermerët e Baldushkut.

“Ndodhem në një zonë që quhet “Isuf Muça”, e njohur për prodhimet. Ndodhem pranë fermerëve për të parë si është gjendja e tyre. Nuk kam arritur të raportoj diçka tjetër, janë të njëjtat probleme. Është ferma e zotit Kasem Saliu. Problemi që paraqitet këtu është se uji faturohet njesoj sikur është biznesi i vogël.

Fermerët tanë detyrohen t’i hedhin prodhimet e tyre dhe kjo punë, kjo sakrificë, në vend t’iu kthehet në bekim, iu kthehet në mallkim se zhyten në borxh. Ta dëgjojmë vetë zotin Kasem”.

Kasem Saliu: Jemi pesë vetë që punojmë me bujqësi. Unë kam tërë jetën me këtë punë. Në këtë serë rrit perime, domate, sallatë, kemi lopë. Por nuk kemi asnjë lloj fitimi, sepse çdo gjë është e shtrenjtë. Edhe toka që do punuar, edhe helmet edhe farërat, që nuk kanë as edhe garanci. Jemi me minus këto tre muaj.

Ai thotë se, kanë punuar bujqit, por ku do të shesë bujku?! A e ke mbyllur?!

Asnjë lloj mbështetje nuk kemi marrë nga shteti, asnjëherë. Dhe për këto familjet e tjera nuk kam dëgjuar njeri të ketë marrë”.

Djali i Kasemit nga ana tjetër u shpreh se: Rama tha se marrin subvencion ata që kanë sigurime në fshat në 6 muajt e fundit. Por kur nuk nxjerrim asgjë, si t’i paguajmë ne sigurimet?! Ndaj s’përfituam asgjë”.

LIVE – Me fermerët e Baldushkut për të dëgjuar prej tyre problemet me të cilat ndeshet sot bujqësia. Fshati kërkon vëmendje, investime dhe një qeveri në krah të tij

LIVE – Me fermerët e Baldushkut për të dëgjuar prej tyre problemet me të cilat ndeshet sot bujqësia. Fshati kërkon vëmendje, investime dhe një qeveri në krah të tij

Gepostet von Lulzim Basha am Donnerstag, 18. Juni 2020

8,2 miliardë lekë detyrime, treçereku i Bashkive të zhytura në borxh

Stoku i detyrimeve të prapambetura të pushtetit lokal arriti në 8,2 miliardë lekë në vitin 2019, duke u zgjeruar me 1.4 miliardë lekë ose 20.7% më shumë ne krahasim me vitin 2018 sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Nga një analizë me e detajuar, 66 % e bashkive kanë zgjeruar detyrimet e prapambetura dhe kjo ka qenë veçanërisht e dukshme për bashkitë, Kavaje, Kukës, Berat, Roskovec, Kamëz, etj.

Në të kundërt rreth 34.4% e bashkive ose 21 prej tyre rezultojnë të kenë kontribuar në kahun ulës të stokut të detyrimeve të prapambetura në fund të vitit 2019 krahasuar me fillimin e vitit. Rënia më e madhe e detyrimeve të mbartura vihet re për bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Durrës.

Rreth 55,4 për qind e stokut të detyrimeve mbahet nga 8 bashkia, ku kryeson Bashkia e Tiranës me 1, 7 miliardë lekë ose 21,5% e totalit.

Krahasuar me një vit më parë stoku i detyrimeve në Bashkinë Tiranë u tkurr me 12%.

Bashkia Kavajë renditet e dyta sa i përket me detyrimeve me rreth 766 milionë lekë ose 9.4 për qind e stokut të borxhit të prapambetur. Gjatë vitit të kaluar borxhi i Bashkisë Kavajë u rrit me 97 % ose 377 milionë lekë.

Në fund të vitit 2015 stoku i detyrimeve të pushtetit vendor ishte 1 miliardë lekë, një shumë shqetësuese edhe për financat kombëtare. Borxhet u krijuan nga ish-komunat të cilat u shkrinë nga reforma territoriale rënduan bilancet e bashkive të reja.

Me reformën territoriale dhe ligjin e ri për decentralizimin financiar njësitë e pushtetit vendor kanë hapësira më të mëdha për administrim fiskal , si në drejtim të politikes fiskale ashtu edhe të huamarrjes.

Mirëpo mungesa e kapaciteteve në administrim nga njëra anë dhe buxhetet e kufizuara nga ana tjetër bashkë me keqadministrimin në shumë raste e e kanë ekspozuar pushtetin vendor ndaj borxheve.

Dani Alves: Pa asnjë dyshim, Ronaldo ishte kundërshtari im më i fortë

Ylli i Sao Paulos, Dani Alves, e ka pranuar se kundërshtari i tij më i fortë gjatë karrierës së gjatë dhe të bujshme që e ka pasur, ka qenë padyshim ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Alves dhe Ronaldo ishin kundërshtar të drejtpërdrejt gjatë kohës sa luanin në Spanjë për Barcelonën dhe Real Madridin, përkatësisht.

Epoka e Pep Guardiolës në Barcelonë do të mbahet në mend si mbase më e mira në histori të Barcelonës dhe Dani Alves ishte lojtar kyç në atë ekip.

Mbrojtësi brazilian ka treguar se sa të vështira ishin përballjet e tij me atëherë yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon.

“Kundërshtari më i fortë me të cilin jam përballur është Cristiano Ronaldo, pa asnjë dyshim”, tha Alves.

“Ai është kundërshtar ndaj të cilit duhet të përqendrohesh 100%, sepse nëse përqendrohesh vetëm 99%, atëherë ai të shkatërron dhe të bën të dukesh budalla”, shtoi ai.

Zidane: Nuk do të ankohem për Barcelonën…

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka bërë të qartë se nuk do të ankohet për faktin se ekipi i tij do t’i zhvillojë ndeshjet në La Liga pas Barcelonës, apo në orarin më të vonshëm të ditës.

Real Madridi është nikoqir i Valencias sonte në orën 22:00, dy ditë pas fitores së Barcelonës 2:0 kundër Leganes, në një luftë të ashpër për titull.

“Ne do t’i luajmë katër ndeshjet e ardhshme në orën 10:00 të mbrëmjes, dhe kjo nuk do të ndryshojë”, tha Zidane në një konferencë për media para ndeshjes.

“Jam optimist dhe nuk do të filloj të ankohem duke thënë se nëse luajmë më vonë se Barcelonë, në 10… thjesht jam i lumtur që po luajmë futboll”, shtoi ai.

Zidane e nxori skuadrën në stërvitje të mërkurën vonë në mbrëmje, me qëllim për t’u përgatitur me atmosferën në këtë kohë të mbrëmjes.

“Ne po stërvitemi në 21:30 për t’u përshtatur dhe për t’u mësuar më kohën e ndeshjes”, tregoi Zidane.

Trajneri i Juventusit kritikon Ronaldon pas dështimit në Kupën e Italisë

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka kritikuar Cristiano Ronaldon dhe lojtarët e tjerë të skuadrës së vet pas humbjes kundër Napolit në finalen e Kupës së Italisë të mërkurën, duke thënë se atyre u mungoi mprehtësia.

Napoli e mundi Juventusin 4:2 me penallti pasi ndeshja e rregullt në Romë përfundoi pa fituesi 0:0.

Në dy ndeshjet e para që prej rikthimit të futbollit pas pushimit të detyruar nga pandemia koronavirus, Juventusi nuk e ka shënuar asnjë gol.

Pas ndeshjes finale, Sarri tha se Ronaldos dhe sulmuesve të tjerë të Juves po u mungon niveli i duhur fizik pasi nuk e kanë luajtur asnjë ndeshje  për më shumë se tre muaj.

“Ai është në të njëjtën gjendje fizike si Paulo Dybala dhe Douglas Costa, por atij po i mungon mprehtësia për ta bërë atë që funksionin më së miri për të”, tha Sarri për RAI.

“Nuk u kam thënë shumë gjëra lojtarëve pas ndeshjes. Edhe unë isha i zemëruar dhe i zhgënjyer si ata, prandaj më mirë të heshtësh në ato momente. Flasim më mirë nesër në mëngjes”, shtoi ai.

Spahia: QSUT është bërë vatër infeksioni! U provua se protestat e qytetarëve nuk ishin shkak për përhapjen e Covid

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia në Abcnews me kolegë mjekë, në studion e gazetares Juli Xhokaxhi, tregoi se përse po rriten shifrat e të infektuarve me Covid në vendin tonë. Përtej pritshmërisë normale për një lloj rritje të numrit pas hapjes, kurba e dhëmbëzuar e vendit ka arsye krejt të dukshme:

– Rritja e numrit të testimeve ka sjellë zbulimin e më shumë rasteve.

– QSUT është bërë vatër infeksioni me 7 shërbime të prekura deri tani dhe personeli i prekur mund të bëhet vektor përcjellës i Covid-it tek familjarët apo qytetaret me të cilët kanë kontakt.

– Nuk u shfrytëzua izolimi dhe sakrifica e gjatë e qytetarëve, për të marrë masat e duhura si, rritja e kapaciteteve per testim, sigurimi i mjeteve e paisjeve mbrojtëse për personelin shëndetësor, rritja e kapaciteteve trajtuese duke shtuar numrin e shtretërve, aparaturave dhe stokun e ilaçeve për repartet Covid dhe terapitë intensive.

– Mosrespektimi i protokolleve të sigurisë dhe mungesa e masave të qarta po provohet edhe në institucionet më të larta publike, kryeministria e para, që tashmë kanë shifrat e tyre të të prekurve, të cilat në një përpjekje qesharake po fshihen.

– U provua se protestat e qytetarëve nuk ishin shkak për përhapjen e Covid.

ÇFARË MUND TË BËHET?

– Rritja sa më shumë të jetë e mundur e numrit të testimeve. Për këtë duhet investuar dhe shrytëzuar të gjitha kapacitetet publike e private të certifikuara.

– Personeli shëndetësor, përfshi ai mbështetës duhet testuar i gjithi e në mënyrë periodike, përfshi kategoritë e rrezikuara.

– Furnizimi i gjithë personelit shëndetësor me mjetet mbrojtëse, pavarësisht sektorit ku shërbejnë.

– Rritja e numrit të testeve serologjike për të parë nivelin e imunitetit në popullatë.

– Nëse dy laboratorët publikë, ai i ISHP e i QSUT nuk përballojnë dot kapacitetet, sugjerimi ynë mbetet i njëjtë: të përfshihen edhe laboratorët e certifikuar privatë.

– Kujdes i shtuar nga secili prej nesh për respektimin e distancimit social e rregullave të higjienës.

Do bashkëjetojmë me këtë virus të ri dhe sjellja mbrojtëse ndaj tij është detyrë qytetare e njerëzore.

Një qeveri normale në një vend serioz do të duhej të kishte prioritet absolut shëndetin dhe jetën e qytetarëve e jo propagandën dhe aferat korruptive.

“Turi” si agjenti marketing turesh turistike!

Nga Artan FUGA

Pyetja 18 e testit të maturës në gjuhë letërsi ; një paçavure!
———————————–

Pyetja 18 e testit në gjuhë dhe letërsi është e ndërtuar edhe ajo krejt gabim nga pikëpamja shkencore dhe logjike.

Jepet një tekst marketingu për qytetin e Sarandës, që do ta lexoni më poshtë. Dhe pyetet : çfarë i duhet shtuar këtij teksti si fjali e fundit për të rritur interesimin e turistëve për Sarandën!

Ja teksti:

Saranda, mes 6 vendeve që duhet të vizitohet tani para se të gjithë ta bëjnë

[1] Qyteti bregdetar i Sarandës me ujërat e tij të kristalta, plazhet mahnitëse dhe monumentet e shumta kulturore dhe arkeologjike, janë renditur ndër 6 vendet që duhet të vizitohet tani para se të gjithë ta bëjnë, sipas ekspertes së udhëtimeve, Patricia Schultz,- shkruan “Business Insider”. [2] Duke reflektuar për mënyrat e shumta në të cilat udhëtimi ka ndryshuar në mbi 30 vjet, Schultz vë në dukje se media sociale kanë nxjerrë në dritë shumë vende më pak të njohur. [3] “Unë e di se bota po bëhet më e arritëshme. Vende që do të ishin lista jonë e dëshirave, tani janë”, tha ajo, duke shpjeguar se ndihet që Evropa, për shembull, është bërë një lloj destinacionesh “kur jam në pension”, duke e krahasuar atë me “pizhame të rehatshme”. [4] E dini ku po shkojnë njerëzit? [5] Apo, edhe më mirë, ku duhet të shkojnë njerëzit? [6] Vazhdoni të lëvizni për të parë gjashtë vendet që parashikon Schultz, të cilat do të jenë pikat e nxehta të radhës, ku bën pjesë edhe qyteti i Sarandës. [7] “Ka një vijë të bukur bregdetare dhe shumë turistë të rinj që shkojnë atje”, – shprehet Schultz. [8] Ajo shton se Saranda është gjithashtu një vend shumë i lirë dhe i shkëlqyer për të punuar nga distanca. [9] “Është e ngjashme me Gjeorgjinë (kjo e fundit është më e njohur); ka të njëjtën natyrë të stinës së verës, si edhe ushqim të mirë”, – shkruan Schultz.

—————
Dhe pyetja është:

Për të rritur interesin e lexuesve ndaj qytetit të Sarandës, duhet të shtohet edhe një fjali në fund të tekstit.

Cila nga fjalitë e mëposhtme e kryen më mirë këtë funksion?

  1. A) Pra, Saranda nuk është e vetmja që duhet vizituar.
  2. B) Besojmë se ka ardhur koha për një vizitë në qytetin e Sarandës.
  3. C) Mrekullitë e Sarandës kapërcejnë çdo përfytyrim tuajin mbi qytetin.
  4. D) Si përfundim, a ju pëlqeu Saranda?

———————————-
Nuk po ndalemi te fakti që në këtë pyetje mbetet e dyshimtë nëse kemi një pyetje që ka lidhje me letërsinë, gjuhën, apo me marketingun. Dihet që gjuha e letërsisë dhe gjuha e marketingut iu nënshtrohen stileve dhe logjikave të ndryshme. Po e kalojmë këtë problem. Po e kalojmë edhe problemin që në test pyetet se çfarë fjalie duhet shtuar në fund për të rritur “interesin” e lexuesve për të vizituar Sarandën. Interesin apo interesimin? Sepse nuk janë e njejta gjë. Por, po e kalojmë edhe këtë. Po kalojmë edhe përdorimin e foljes “duhet”. Sepse ajo folje merr kuptimin e një domosdoshmërie, ndërkaq nuk duket si një shtesë e domosdoshme.

Qendrojmë te përgjigjet që testi u ofron maturantëve për të zgjedhur të saktën.

Sipas testit përgjigje e saktë është fjalia “B” : “Besojmë që ka ardhur koha për një vizitë në qytetin e Sarandës.”

Turi tani na shfaqet si agjent marketingu për qytetin e Sarandës! Nuk ka asgjë të keqe! Mirëpo duke mos njohur rregullat e marketingut propozon të shtohet pikërisht fjalia e gabuar në tekst. Shikoni se çfarë gabimesh amatoreske bën! “Besojmë” – shprehet!!! Problemi nuk është të besojë ai që bën reklamën, por që të besojnë lexuesit, pra turistët e ardhshëm. Gabim trashanik edhe sepse teksti fton për të kaluar pushimet në Sarandë, madje për t’u vendosur për të jetuar atje, (revista e bën shumë mirë punën e saj), por Tur injoranti prish çdo gjë. Në fund të atij teksti, ai fton lexuesit vetëm për një vizitë në Sarandë!!! Pra, nuk e rrit interesimin e tyre, por e zvoglon! Vetëm madje një vizitë, jo as shumë vizita.

Turi nuk merr vesh fare nga marketingu! Nuk ka faj, ai ka ardhur të bëjë testin e letërsisë, ndërkohë që ministria e arsimit i kërkon të bëjë provim marketingu!

Turi gabon sepse pikërisht duke shtuar fjalinë “B” në fund të tekstit, ai jo vetëm nuk e shton interesimin (jo interesin) e lexuesve për Sarandën, por e shkatërron krejt atë. Pse? Sepse lexuesi duke parë atë fjali të fundit humb besimin te teksti pararendës. Ai e kupton që autori i tekstit duke i ftuar të shkojnë në Sarandë ka një interes për këtë. Fjalia e fundit pikërisht nis të ngjalli dyshime. Mos autori i tekstit përfiton duke marrë komisione nga operatorët turistikë, prandaj ato që ai thotë për Sarandën nuk janë reale?

Nuk ka tekst marketingu që nuk e çkëshillon pikërisht këtë. Pra që këshillon për të mos bërë pikërisht atë që propozon testi i maturës shqiptare, pra të mos bëjë thirrje direkte për të blerë shërbimin. Kjo kudo duhet evituar të bëhet në mënyrë aq të trashtë, por mbi të gjitha ta zemë në rrjetet sociale nuk është absolutisht e këshillueshme!

Imagjinoni që pasi një reklamë të promovojë dhallën LUFRA, marketuesi të shtojë fjalinë idiote : “Besojmë se ka ardhur koha ta kthejmë një gotë mbushur plot me dhallën LUFRA!!!” A nuk do gajasej së qeshuri klienti!

Pra, testi konsideron si përgjigje të saktë, pikërisht një qendrim për të cilin sëpaku kudo në shkencat aktuale të marketingut debatohet nëse duhet mbajtur apo më mirë të lihet i nënkuptuar!

Aq më shumë që fjalia “B” nuk e shton interesimin (jo interesin) e lexuesve për Sarandën sepse ajo fjali nuk është me natyrë bindëse,, por në stilin gjuhësor të marketingut quhet “Call to action!” – Thirrje për veprim! Pra, fton për veprim, nuk rrit interesin! Edhe gjuhësisht, në komunikimin për marketing, është një përgjigje pra krejt e gabuar!

Pyes: Pse testi zgjedh përgjigjen “B” si të saktë, dhe jo ta zemë përgjigjen “C” e cila shton se mrekullitë e Sarandës tejkalojnë cdo përfytyrim! Pse fjalia “B” ngjall më shumë interesim (jo interes) sesa fjalia “C”? Pse një maturanti që përgjigjet me “C” i hiqet pika dhe i prishet jeta?

Sigurisht nuk ka linguist dhe specialist marketingu në botë që i jep përgjigje kësaj pyetje, veç në mos qoftë i pirë tapë!

Pra, përgjigja që quhet e saktë, është më shumë e saktë sesa e gabuar, dhe përgjigja e gabuar “C” është po aq e vlefshme nga pikëpamja e marketingut sa edhe fjalia e saktë!

Tur Karamelja dhe shokët dhe shoqet e tij kanë abuzuar me maturantët! Ministria e arësimit ose duhet të bëjë një spastrim të haureve atje ku bëhen këto teste mizerabël, ose po vazhdoi t’i mbrojë mëkatarët, sa injorantë, aq kapadainj, dhe po aq parazitë, mirë është të pranojë dështimin e saj të plotë dhe të gjejë një vend tjetë pune ku mund të kontribuojë për veten dhe shoqërinë! Ose të na dëmtojë më pak!