33.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Këshilltari ekonomik i CDU: Opozita e bashkuar, bileta e hyrjes në BE! Rama rrënoi drejtësinë, kjo i shërben atij dhe mafias

Këshilltari ekonomik i CDU, Martin Henze: Presidenti është garanci për Kushtetutën e Shqipërisë. Jam i impresionuar se si ai kundërshton sulmet antidemokratike të qeverisë “Rama” Këshilltari ekonomik pranë grupimit politik qeverisës në Gjermani, CDU, Martin Henze, ka komentuar situatën politike dhe ekonomike që po kalon Shqipëria. Z.Henze vlerëson se opozita e bashkuar e kryesuar nga Partia Demokratike e Lulzim Bashës dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e Monika Kryemadhit, është bileta e shqiptarëve për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Dr. Henze, në intervistën e mëposhtme për gazetën Koha Jonë, shpreh shqetësim për mënyrën si është katandisur ajo që më 2016 nisi si reformë në drejtësi e votuar nga të gjitha palët. Henze vëren se “sundimi i ligjit dhe sistemi demokratik është frenuar nga mosfunksionimi i gjykatave më të larta në Shqipëri”.

Po ashtu ai konstaton se “për 3 vjet është kryer një sulm thelbësor mbi strukturën kushtetuese nga qeveria “Rama”, duke përfshirë ndryshimet ligjore, një proces ky unik në historinë ligjore botërore”. Në këtë pikë, dr.Henze pohon se “si rregull, një qeveri e tillë duhet të ishte në burg për tradhti”, kurse jep parashikim të zymtë kur thotë se “askush nuk e di se kur do të rivendoset sundimi i ligjit”.

Intervista e plotë

Në Shqipëri nuk ka Gjykatë Kushtetuese apo Gjykatë të Lartë, dhe këtë vlerësim për këtë çështje kanë si Presidenti Meta, ashtu dhe BE-ja, Gjermania, etj. A mendoni se z. Rama do të reflektojë për situatën e krijuar, apo do të gjendet një zgjidhje pas zgjedhjeve?

Henze: Gjithmonë më pëlqen të shikoj veprat konkrete, jo deklaratat e qeverive. Siç tha profeti Gjon mbi 2000 vjet më parë: “Ju duhet t’i njihni ata me veprat e tyre!” Ju lutem, më lejoni të bëj disa komente të shkurtra. Shumë aktorë, përfshirë ambasadat, e kanë përshkruar të suksesshme të ashtuquajturën reformën në drejtësi. Problemi është që zonjat dhe zotërinjtë shikojnë letrat, teknologjinë dhe jo rezultatet, domethënë në veprat. Një qeveri me të vërtetë demokratike duhet të sigurojë prosperitet, liri dhe paqe për sovranin, popullin dhe të mbështesë njerëzit në ushtrimin e të drejtave të tyre njerëzore. Çdo person, qoftë një grua, një burrë, një djalë apo një vajzë, ka të drejta të patjetërsueshme që duhet të mbrohen nga një Gjykatë Kushtetuese, një Gjykatë e Lartë, një shtyp i lirë. Një shtyp i lirë, si një mur korrigjues dhe mbrojtës për pakicat është thelbësor për funksionimin e demokracisë.

Unë shoh shtypin e lirë si elementin katërt në një shtet, krahas gjyqësorit, parlamentit dhe qeverisë. Sundimi i ligjit dhe sistemi demokratik është frenuar nga mosfunksionimi i gjykatave më të larta në Shqipëri. Për 3 vjet është kryer një sulm thelbësor mbi strukturën kushtetuese nga qeveria “Rama”, duke përfshirë ndryshimet ligjore, një proces ky unik në historinë ligjore botërore. Si rregull, një qeveri e tillë duhet të ishte në burg për tradhti. Askush nuk e di se kur do të rivendoset sundimi i ligjit. Askush nuk e di se kur dhe si mund të nis zhbllokimi i mbi 45,000 çështjeve në gjykata e larta. Si rezultat kemi një shtet një partiak, pa kontroll gjyqësor, pa siguri juridike ka që nën drejtimin e qeveris “Rama” e ka kthyer Shqipërinë në qendrën kryesore ndërkombëtare për trafikun e kokainës, heroinës, trafikimin e qenieve njerëzore dhe pastrimin e parave. Shtetet që pastrojnë parat mbështesin drejtpërdrejt terrorizmin ndërkombëtar. Rama mban përgjegjësi politike për këtë. Në Europë thuhet: “Në Shqipëri dhia është bërë roje e kopshtit”. Qeveria “Rama” paraqet një rrezik për sigurinë, gjë që njihet dhe nga ambasadori amerikan në Tiranë.

Sërish më duhet të bëj një sqarim. Çdo reformë gjyqësore ka arsyen dhe justifikimin se përse bëhet. Edhe në Irak, ku u krye një reformë gjyqësore gjatë luftës civile, amerikanët, me ndihmën e ekspertëve kushtetues evropianë, bënë një punë të shkëlqyeshëm, ku gjykatat më të larta ishin gjithnjë të paprekura; gjyqtarët u kontrolluan në mënyrë të përsëritur hap pas hapi dhe u zëvendësuan rast pas rasti. Paralelisht, administrimi i drejtësisë në Irak u rishikua dhe u reformua. Çfarë dobie sjell rishikimi i gjykatave nëse elementi thelbësor, administrata gjyqësore, nuk kontrollohet dhe kualifikohet. Në Shqipëri administrimi i drejtësisë nuk ka qenë në fokus dhe kjo e rëndon edhe më shumë situatën. Një reformë gjyqësore nuk mund të kryhet në një mënyrë më joprofesionale dhe të gabuar. Ky ishte një gabim organizativ dhe përgjegjësia politike për këtë qëndron vetëm te qeveria “Rama” dhe PS, por sigurisht edhe te njerëz si Gent Ibrahimi, kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP.

Asnjë manovër teknike nuk e rikthen reformën dhe zgjedhjet parlamentare janë instrumenti që mund të rivendosë besimin dhe pranimin e saj. Në thelb, kemi një çrregullim serioz të sistemit shqiptar, kjo edhe si pasojë e këshilltarëve të instrumentalizuar nga qeveria dhe ambasadori i BE-së, Soreca, si dhe ish-ambasadori gjerman Dr. Schütz, që mirëpriti të ashtuquajturat suksese të reformës, nën moton: “Sepse nuk mund të jetë asgjë, nëse nuk mund të jetë”.

Si lind ky çrregullim?

Më lejoni të bëj dy sugjerime këtu:

1.Jashtë vendit: Dëshira për një zgjidhje sa më të thjeshtë dhe perfekte nuk do të vdesë kurrë. Si rregull, çdo zgjidhje krijon një problem të ri. Dhe kjo për shkak të limiteve të të menduarit njerëzor. Arsyeja pse të huajt nuk mund ta shihnin më parë këtë zhvillim shumë të qartë në Shqipëri është për shkak të asaj që ne i quajmë rutina njohëse në shkencë. Këto janë programe tipike të vëzhgimit neurologjik, në të cilat rezultatet janë më pak interesante se vetë procesi. Kështu duhen parë dhe deklaratat e disa përfaqësuesve të huaj dhe ambasadorëve se: “Progresi i reformës në drejtësi në Shqipëri mund të shihet”, “Shqipëria do të jetë shembulli i përsosur i një reforme të suksesshme gjyqësore, do të jetë një vend model në BE”. Në vend që të përqendrohen në rezultatin e reformës në drejtësi, rënien e sundimit të ligjit dhe prishjen e të gjithë sistemit parlamentar, përqendrimi i tyre është vetëm në fillimin e procesit, fillimin e reformës ligjore, pra, ata janë në një rutinë njohëse. Është tipike për rutinat njohëse që personi në fjalë nuk e regjistron rezultatin ad hoc dhe ky është një çrregullim i perceptimit absolut.

2.Qeveria Rama: Përveç kësaj, sigurisht që ekziston edhe fakti që në një analizë të përgjithshme, qeveria “Rama” është në një pozicion të veçantë që ka një strukturë shkatërruese. Kush përfiton në Shqipëri kur sundimi i ligjit nuk ekziston më?! Kush duhet të ketë frikë nga gjykatat, prokurorët dhe një Gjykatë Kushtetuese që vlerëson pajtueshmërinë me Kushtetutën dhe të drejtat e njeriut? Përgjigja: Rama dhe Mafia.

Çfarë duhet të bëhet?

Në situatën aktuale ligjore dhe humbjen absolute të besimit të gjithë shqiptarëve te vullneti i qeverisë dhe këshilltarëve të saj në BE për reforma, fokusi i vetëm mund të jetë narrativa e demokracisë; zgjedhjet e reja. Si rezultat, një kompromis për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve duhet të negociohet midis të gjitha partive politike, në interes të shtetit shqiptar. BE ka hartuar një plan 15-pikësh për këtë. Gjëja kryesore tani është: Miratimi i një ligji zgjedhor demokratik. Kjo tani është bërë duke futur kufizime shtesë të bashkësisë ndërkombëtare kundër qeverisë “Rama”. Të gjithë qytetarët duhet të jenë në gjendje të marrin pjesë në procesin demokratik si të lirë dhe të barabartë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për Republikën e Shqipërisë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet liria. Ndërkohë, ende nuk është krijuar një zgjidhje e përkohshme për Gjykatat e Larta.

Është koha që z. Rama, z. Balla dhe të tjerët nga qeveria shqiptare t’i shpjegojnë publikut shqiptar dhe evropian nëse, në bashkëpunim me mafian, kanë manipuluar zgjedhjet parlamentare të 2017 dhe në këtë mënyrë a përfaqësojnë një qeveri jolegjitime dhe një shoqatë kriminale të lidhur me mafien. Sidoqoftë, ata nuk e bëjnë këtë dhe policët dhe prokurorët, të cilët kanë hetuar çështjen në bashkëpunim me autoritetet e huaja të sigurisë, duhet të kërkojnë azil jashtë vendit. Në të vërtetë, këto pyetje ligjore duhet të sqarohen dhe këtyre pyetjeve duhet t’u përgjigjen Rama dhe të tjerët. Një nga kërkesat në programin e 15 pikave të BE-së është hetimi kundër partisë që qeveris, PS. Në këtë drejtim, Rama duhet të tërhiqet nga të gjitha funksionet zyrtare dhe të bëjë paqe me të gjithë.

Do të ishte mbyllje sysh para realitetit, nëse dikush do të mohonte se Shqipëria ka hyrë në një krizë serioze, mbase fatale, se Shqipëria aktualisht nuk ka një shtet kushtetues, nuk ka demokraci, dhe po përballet me humnerën ekonomike dhe ligjore të shoqërisë, dhe e politizimi dhe instrumentizimi i drejtësisë nga qeveria “Rama” janë rezultati. Megjithatë, shteti demokratik kushtetues kërkon respektimin e ligjit. Nuk ka asnjë shtet ligjor ku çdo gjë ti lihet qeverisë. Për t’u rikthyer te pyetja juaj fillestare. Tani është e nevojshme të zhvillohen njëherësh zgjedhje parlamentare dhe lokale në vitin 2020, në mënyrë që paqja dhe besimi i popullit shqiptar te qeveria dhe parlamenti të mund të rikthehet. Kjo është thelbësore për një negociim të suksesshëm me Evropën. Me një Shqipëri të paqëndrueshme, që është në prag të falimentimit social dhe ekonomik dhe që është në mes të shndërrimit në një diktaturë, nuk mund të ketë negociata të suksesshme me BE.

Rama dëshiron të kultivojë kanabis në Shqipëri për arsye mjekësore, a mendoni se mund të jetë i rrezikshëm në Shqipëri dhe a mund të ketë probleme në BE?

Edhe në Gjermani, kanabisi është i licencuar për prodhim mjekësor. Sidoqoftë, çdo gjë është në kontroll absolut. Prodhimi kontrollohet rreptësisht nga shteti. Por në Shqipëri kemi të bëjmë me një qeveri të korruptuar, siç thotë gazeta BILD, me një qeveri mafioze “Rama”, që shkel Kushtetutën; një administratë qeveritare të korruptuar, e cila dominohet nga përfaqësues të partisë në pushtet, ata nuk kanë asnjë shtet kushtetues funksional, asnjë ndarje të kompetencave, asnjë sistem gjyqësor funksionues, asnjë sistem shëndetësor funksionues.

Si i tillë, nuk mund dhe nuk do të ketë kontroll mbi prodhimin mjekësor të kanabisit në Shqipëri nën këtë qeveri. Ky shembull tregon se Rama nuk ka aspak ide se si mund të organizohet politika ekonomike dhe sociale në Shqipëri, në mënyrë që familjet shqiptare të kenë mbrojtje dhe një të ardhme. Zgjidhja që jep Rama është rritja e kultivimit të drogës, trafiku i drogës. Kjo qeveri është absolutisht e paaftë të qeverisë këtë vend, një turp, një katastrofë dhe projekti është një humbje absolute për ne evropianët në kushtet aktuale.

Ne në Shqipëri shikojmë nga Gjermania, por a është vërtet e rëndësishme Gjermania?

Gjermania është zhvilluar shumë mirë për 75 vjet dhe ka ndërtuar një demokraci dhe ekonomi shembullore, në një identitet pan-Evropian. Por tani që Evropa është në krizë, Gjermania duhet të krijojë një aleancë që nuk i shet Rusisë dhe Kinës dhe nga ana tjetër, ka një strategji për Evropën dhe atë që ne e quajmë Bashkimin Europian. Gjermania, si vendi më i madh dhe më i pasur në Evropë, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të udhëheqë dhe ne do ta bëjmë atë.

A duhet që Shqipëria të përmbahet në drejtim të BE-së dhe Gjermanisë?

…Shqipëria i përket historisë dhe gjeografisë së Evropës. Ne gjermanët kemi një miqësi të ngushtë me kombin shqiptar. Ne dhamë gjakun e ushtarëve tanë, në vitin 1999, për të mbrojtur kombin shqiptar, veçanërisht në Kosovë, kundër kriminelit të luftës Millosheviç dhe miqve të tij, ministrit të tij të Propagandës, Vuçiçit, kryeministrit të sotëm të Serbisë. Shqipëria i përket BE-së, ashtu si edhe Kosova. Një Serbi e madhe dhe një Shqipëri e madhe nuk pranohen, as Rama.

Në sytë tuaj, cila është kriza e koronës përtej faktit se është një pandemi e pa parashikueshme?

Për mua, kjo do të thotë tronditje historike, një ndryshim mes Globalizimit 1.0 dhe Globalizimit 2.0. Globalizimi i parë ishte një narrativë optimiste: tregtia e lirë, demokracia, klasa e mesme, një botë bashkëpunuese dhe shfaqja e një elite globale. Globalizimi i dytë, megjithatë, ka një ton krejtësisht të ri: bota po bëhet dixhitale dhe jeshile dhe më demokratike. Virusi corona ka një forcë unifikuese: në Shtetet e Bashkuara, ne po e shohim tani demonstrata, brenda Evropës programe të fuqishme të mbështetjes dhe integrimit, pas tronditjes dhe konfuzionit fillestar që njohin evropianët, në kriza në nevojë për komunitetin në BE dhe jo populizëm të shekullit XIX, i cili ka çuar në dy luftëra të tmerrshme dhe Holokaustin, duke sjell Luftën e Ftohtë midis fuqive të mëdha.

Si e përjetoni krizën e koronës në Gjermani?

Ne kemi një kancelare të guximshëm që e di se çfarë do të thotë komunizëm dhe mungesë e demokracisë. Në këtë drejtim, Rama duhet të tregohet i kujdesshëm me sugjerimet e tij të miqësisë për Angela Merkelin. Një person që mund të ketë qenë në burg në 1994 dhe është mbajtur në pushtet nga mashtrime elektorale dhe që është në shkelje të përhershme të Kushtetutës, nuk është një mik i yni. Rama nuk është mik i BE-së dhe Gjermania nuk është mike e Ramës. Si kryeministër i zgjedhur aktualisht, ai natyrisht është krahas autokratëve të tjerë në botë një partner dialogu, por, siç thashë, jo një shok.

Opozita është një parti motër e Partive Popullore Europiane. Ne europianët mund të themi: këta janë miqtë tanë politikë, sidomos lideri i tyre, Lulzim Basha. Është një personalitet politik që mund të çojë Shqipërinë në BE. Opozita e bashkuar, si garant i Shqipërisë së lirë, është bileta politike e hyrjes së kombin shqiptar në BE. Një garanci tjetër për Kushtetutën është Presidenti Ilir Meta. Unë jam i impresionuar se si ai kundërshton sulmet antidemokratike të qeverisë “Rama” kundër Kushtetutës dhe të drejtave të lirisë dhe pa u lodhur përpiqet të krijojë paqe midis kampeve politike. Meta është një atdhetar i vërtetë.

Kriza e koronës është situata më e vështirë ekonomike, kriza më e rëndë që nga ekzistimi i Republikës Federale të Gjermanisë. Sidoqoftë, Shqipëria është shumë më keq dhe në thelb është e falimentuar nëse nuk ka ndonjë ndryshim politik. Situata është absolutisht ekzistenciale në të gjithë botën. Në Gjermani, 7 milionë njerëz janë në punë me kohë të shkurtër dhe ne presim që produktet bruto kombëtare të bien midis 7-10%. Duhet të shmanget sa më shumë papunësia. Programet e stimulimit ekonomik dhe të ndihmës në Gjermani, të cilat kanë një vëllim të përgjithshëm prej pothuajse 2 trilionë euro, janë plotësuar me gati 2 trilionë euro nga BE dhe paketat e ndihmës nga 15 vendet e tjera anëtare të BE-së, 3 trilionë euro të tjera, dhe angazhimi i Bankës Qendrore Europianë. Ndihma është e orientuar drejt konvertimit teknologjik, ne vendosim qëllime strategjike në krizë, sidomos me dixhitalizimin dhe mbrojtjen e klimës.

Unë mendoj se me këto programe, Gjermania dhe Evropa do të jenë vendet lider pas 2 vjetësh, kontinenti kryesor në të gjithë botën për sa i përket digjitalizimit dhe teknologjive mjedisore, ky është qëllimi ynë. Evropa do të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina. Projekti i Kinës komuniste, i ashtuquajturi Rruga e Mëndafshit, ka vdekur. Kjo gjithashtu do të thotë që zinxhirët e prodhimit do të vendosen më shumë në Evropë. Shumë vende të Bashkimit Evropian në jug dhe në lindje do të përfitojnë nga kjo nëse thelbi ekonomik i Evropës: ekonomitë gjermane dhe franceze prodhojnë më shumë në Evropë. Bota do të shikojë dhe të vijë në Evropë dhe jo në Kinë, ShBA. Transformimi i Gjermanisë dhe zona më e fuqishme ekonomike në botë, Bashkimi Evropian, tani është në zhvillim e sipër dhe do të jetë i suksesshëm. Pra, Shqipëri, ky është shansi yt.

Si e shikoni krizën e koronës në Shqipëri?

Një katastrofë absolute. Një turp. Nuk ka statistika të vërteta mbi infeksionet me korona. Nuk është testuar sa duhet. Nuk ka rehabilitim për pacientët me korona. Prandaj, do të ketë vdekje shtesë nga ish-pacientët me koronë në muajt e ardhshëm, edhe pse nuk kanë simptoma aktive të virusit. Edhe rezultatet në patologji gjithashtu nuk janë regjistruar siç duhet. Në Shqipëri askush nuk e di se çfarë po ndodh vërtet. Lufta ndaj pandemisë fillon me diagnostikim dhe jo me izolim total dhe tanke. Në këtë aspekt, nuk u bë lufta e duhur kundër pandemisë në Shqipëri, mbrojtje e popullatës dhe mjekëve, gjë që është një krim kundër popullit shqiptar, kundër të ardhmes së fëmijëve shqiptarë. Për më tepër, pas 7 viteve qeverisë “Rama”, struktura mjekësore e Shqipërisë ka rënë në nivelin e vendeve më të varfra në Afrikë. Në të vërtetë, duhet të shtrohet pyetja: ku shkoi ndihma ndërkombëtare, sigurisht jo për kujdesin shëndetësor të Shqipërisë.

Krizës ekonomike që solli pandemia i mungon ekspertiza e politikave ekonomike. Ekonomia shqiptare ka të ngjarë të ketë një rënie prej 20-30% të produktit kombëtar bruto dhe shkallë të konsiderueshme papunësie. Kjo mund të sjellë largim të shqiptarëve pas muajit korrik. Në këtë drejtim, ekonomia shqiptare do të goditet më pas nga një tronditje e dytë. Kjo duhet të parandalohet. Shqipërisë i duhet një qeveri e re e unitetit kombëtar. Së bashku me opozitën e bashkuar shqiptare, ne kemi hartuar module të përshtatshme për rindërtim ekonomik dhe shoqëror dhe kemi besim të madh në opozitën e bashkuar se ata do të formojnë të ardhmen e Shqipërisë pozitivisht dhe opozita e bashkuar ka mbështetjen më të plotë të Partive Popullore Evropiane.

Ne nuk do ta lëmë Shqipërinë të veçuar nga Evropa, ne do të ofrojmë mbështetje të fortë dhe të hapim dyert e BE për ekonominë shqiptare. Një kapitull tjetër i historisë së Shqipërisë, do të hapet me një zgjedhje të re që u ofron shqiptarëve mundësi të reja dhe e bën Shqipërinë një vend më të mirë. /Koha Jonë

Basha me biznesin në Sauk: Ka një rritje dramatike të ryshfetit, i paralajmëroj ata se asgjë nuk do të harrohet dhe nuk do të falet!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka nisur takime sot me biznesmenët e vegjël në Sauk. Basha ka takuar fillimisht dy vëllezër që kanë një gomisteri.

Basha tha se, probleme të ngjashme nga kriza kanë sipërmarrësit edhe kudo në Shqipëri.

“Problem është rënia në pikiatë e konsumit, e fuqisë blerëse. Problem numër dy është se qeveria vazhdon me bandat e tatimorëve për të mbushur xhepat e tyre dhe bosët e tyre të korruptuar. Më është raportuar së fundmi, një rritje dramatike e ryshfetit. Por, i bëj një paralajmërim atyre që asgjë nuk do të harrohet dhe asgjë nuk do të falet. Kjo është sjellje tipike e një qeverie, e një administrate në ikje”, u shpreh Basha.

LIVE – Në Farkë për të dëgjuar problemet e qytetarëve dhe bizneseve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike

LIVE – Në Farkë për të dëgjuar problemet e qytetarëve dhe bizneseve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike

Gepostet von Lulzim Basha am Donnerstag, 18. Juni 2020

Opozita e Bashkuar, propozim të ri për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ

Pak orë pasi shumica socialiste refuzoi formulën e saj për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Opozita e Bashkuar i ka dërguar një tjetër propozim që përcakton zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KQZ.

Propozimi, sidoqoftë, njeh ekskluzivitetin e Kuvendit në këtë proces, bën ndryshimet e nevojshme në draftin që ka qenë pjesë e diskutimeve me kohë për të reflektuar dakordësinë e datës 5 qershor, dhe parashikon një formulë të njëjtë me atë që kemi dakordësuar edhe për Reformën në Drejtësi, me synimin që të ruajmë pavarësinë dhe profesionalizmin e KQZ së re, dhe garancitë e palëve që përzgjedhja të mos jetë e njëanshme, por e balancuar dhe konsensuale.

PROPOZIMET E OPOZITES

Neni 17, riformulohet si më poshtë vijon:

“Neni 17

Zgjedhja e Komisionerit, anëtarëve të Rregullatorit dhe KAS-it

1.Komisioneri, Zëvendëskomisioneri, anëtarët e Rregullatorit dhe anëtarët e KAS-it zgjidhen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara në këtë nen.

2.Kryetari i Kuvendit shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për të gjitha pozicionet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në faqen zyrtare të internetit, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend. Thirrja për paraqitjen e shprehjes së interesit përmban afatin, brenda të cilit duhet të dorëzohet shprehja e interesit, adresën postare ku duhet të dorëzohet dhe listën e dokumenteve që duhet të shoqërojnë atë.

3. Afati për paraqitjen e kërkesës dhe dokumentacionit shoqërues është 15 ditë. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Në rast se kandidati nuk ka përcaktuar asnjë preferencë për vendin vakant, konsiderohet që ai aplikon për të gjithë vendet vakante.

4. Kërkesa e kandidatit regjistrohet në regjistrin e protokollit të Kuvendit të Shqipërisë. Kandidati pajiset me një dokument që vërteton numrin e aplikimit, datën dhe listën e dokumenteve të paraqitura. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 2 kopje të dokumenteve të kërkuara që vërtetojnë përmbushjen e kritereve.

5. Brenda 5 ditëve nga përfundimi i procesit të aplikimit, Kryetari i Kuvendit ngre një Komision për vlerësimin e përmbushjes së kritereve nga kandidatët, me 3 anëtarë, të caktuar në mënyrë proporcionale 2 anëtarë nga partitëmë të mëdhatë shumicës, sipas rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme pararendëse dhe 1 anëtar nga partia më e mëdhe e pakicës, sipas rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme pararendëse. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit i kërkon partive që kanë të drejtën e caktimit të anëtarëve, që të dërgojnë emrat e anëtarëve brenda 3 ditëve nga marrja e njoftimit. Anëtarët duhet të jenë me profesion jurist, me eksperiencë pune jo më pak se 5 vjet. Komision për vlerësimin e përmbushjes së kritereve nga kandidatëtpërpilon një listë me kandidatët të cilët plotësojnë kriteret formale për secilin pozicion dhe një listë me kandidatët të cilët nuk i plotësojnë këto kritere. Listat, sëbashku me një Relacion shpjegues i dërgohen Kryetarit të Kuvendit.

6. Brenda 5 ditëve nga momenti i marrjes së listave, Kryetari i Kuvendit ngre Komisionin Ad Hoc të Përzgjedhjes, që përbëhet nga 5 anëtarë, të caktuar në mënyrë proporcionale3 përfaqësues të partive më të mëdha të shumicës sipas rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme pararendëse dhe 2 përfaqësues të partive më të mëdhatë pakicës sipas rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme pararendëse. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit i kërkon partive që kanë të drejtën e caktimit, që të dërgojnë emrat e anëtarëve brenda 3 ditëve nga marrja e njoftimit. Anëtarët duhet të jenë me profesion jurist, me eksperiencë pune jo më pak se 10 vjet. Avokati i Popullit merr pjesë si vëzhgues në mbledhjet e Komisionit Ad Hoc të Përzgjedhjes.

7. Komisioni Ad Hoc i Përzgjedhjes pas zhvillimit të një seancë dëgjimore me kandidatët, mund të vendos të kalojë një kandidat nga lista e kandidatëve që nuk plotësojnë kriteret formale tek lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret formale, me të paktën katër vota.

8. Pas përfundimit të listës së kandidatëve që plotësojnë kriteret formale, Komisioni Ad Hoc i Përzgjedhjes ndjek procedurën e mëposhtme për përzgjedhjen e kandidatëve:

Nga lista e kandidateve që kanë aplikuar për Komisioner, zgjidhen me shumicë votash katër kandidatët më të mirë. Këto katër kandidatura i kalohen dy anëtarëve të pakicës, ku secili prej tyre ka të drejtë të përjashtojë nga një kandidat. Me shumicë votash më pas, njëri nga dy kandidatët e mbetur në garë propozohet nga Komisioni Ad Hoc i Përzgjedhjes si Komisioner.

Nga lista e kandidateve që kanë aplikuar për ZëvendësKomisioner, dy përfaqësuesit e pakicës përzgjedhin secili nga një kandidat. Zëvendëskomisioner zgjidhet një nga dy kandidatët që ka marrë shumicën e votave në Komisionin Ad Hoc.

Nga lista e kandidateve që kanë aplikuar për Komisionin Rregullator, secili nga anëtarët e Komisionit Ad Hoc ka të drejtën të zgjedh një anëtar.

Nga lista e kandidatëve që kanë aplikuar për Komisionin e Apelimit dhe Sanksioneve, secili anëtar i Komisionit Ad Hoc ka të drejtën të zgjedh një anëtar.

9. Komisioni Ad Hoc i Përzgjedhjes përpilon listën finale të kandidatëve të propozuar për secilin pozicion dhe ia përcjell Kryetarit të Kuvendit, i cili brenda dy ditëve ia dërgon Komisioni përgjegjës parlamentar për çështjet ligjore, sëbashku me dokumentet shoqëruese të aplikimit të secilit kandidat të zgjedhur dhe një Raporti të detajuar mbi procedurën e ndjekur.

10. Komisioni përgjegjës parlamentar për cështjet ligjore, bën verifikimin e kandidatëve të propozuar, nëse përmbushin kriteret e parashikuara nga ligji dhe i përcjell listën për miratim, shoqëruar me Raportin përkatës seancës plenare, brenda 10 ditëve nga momenti i marrjes së listës.

11. Kryetari i Kuvendit, njofton datën dhe orën e mbledhjes së seancës plenare për votimin e anëtarëve të KQZ. Brenda 10 ditëve, Kuvendi miraton listën e kandidatëve në bllok me shumicë votash. Në rast se Kuvendi nuk e miraton listën e kandidatëve në bllok, sipas këtij paragrafi, Kryetari i Kuvendit ia kthen atë komisionit Ad Hoc të Përzgjedhjes për përsëritjen e procesit të përzgjedhjes dhe dërgimin e një liste të dytë brenda 10 ditëve. Komisioni Ad Hoc i Përzgjedhjes zbaton të njëjtat rregulla të parashikuara në pikën 8. Kuvendi, brenda 10 ditëve nga dërgimi i listës së dytë, mund ta rrëzojë në bllok listën e kandidatëve me 3/5 e të gjithë anëtarëve të tij. Në rast se lista nuk rrëzohet, kandidatët e përzgjedhur konsiderohen të zgjedhur dhe vendimi i Kuvendit për miratimin e listës së kandidatëve të zgjedhur botohet në numrin më të parë të Fletores Zyrtare. Në rast se lista e dytë rrëzohet nga Kuvendi, Kryetari i Kuvendit rishpall njoftimin për shprehje interesi”.

II. Lidhur me kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve të KQZ, propozojmë që të ruhet kohëzgjatja e dakordësuar njëherë mes palëve politike në Shqipëri dhe që është aktualisht në fuqi: Komisioneri dhe Zëvendëskomisioneri të kenë mandat 4 vjeçar, me të drejtë ripërtëritje vetëm një herë; ndërsa anëtarët e KAS të kenë mandat 6 vjeçar, me të drejtë ripërtëritje vetëm një herë. Për këtë arsye, në nenet 13 dhe 16 të draftit të para datës 5 Qershor, të bëhen ndryshimet si më poshtë vijon:

Në nenin 13, paragrafi 1, ndryshohet si vijon:

“1. Komisioneri zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 4 vjeçar, të përtëritshëm, sipas procedurës së përcaktuar në këtë ligj”.

Në nenin 16, paragrafi 1, ndryshohet si vijon:

“1. KAS-i përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 6 vjeçar, të përtëritshëm, sipas procedurës së përcaktuar në këtë ligj”.

III. Lidhur me shumicën për vendimmarrje, secila palë duhet të ruajë garancitë aktuale dhe të mos zhbëhet një standarti arritur. Konkretisht, për vendimet që kanë impakt në zgjedhje dhe në rregullat e barabrata të garës elektorale, duhet të ruhet vendimmarrja me shumicë të cilësuar që është një garanci që ekziston aktualisht në Kodin Zgjedhor. Për këtë arsye, pas nenit 21, duhet të shtohet një nen i ri, me këtë përmbajtje:

“Neni 21/1
Vendimmarrja

1. Konsiderohen të miratuara, kur votojnë “pro” jo më pak se 4 anëtarë të KQZ-së, sipas rastit të Rregullatorit apo të KAS, vendimet lidhur me:

a) shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore;

b) pranimin e ankimit kundër vendimit për miratimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e zgjedhjeve të zonës zgjedhore dhe vendimet lidhur me ankimet kundër vendimeve të KZAZ-ve për rezultatin e zgjedhjeve për qeverisjen vendore;

c) kërkesat për deklarimin e pavlefshëm të zgjedhjeve në një ose disa qendra votimi;

ç) shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në zonën zgjedhore apo në të gjithë vendin dhe përsëritjen e tyre;

d) aktet me karakter normativ dhe që kanë për qëllim rregullimin e çështjeve që lidhen me zgjedhjet;

dh) propozimin për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së;

e) miratimin e strukturës organike të KQZ-së, si dhe rregulloren e funksionimit të KQZ-së;

ë) caktimin e mandateve për çdo zonë zgjedhore;

f) caktimin e zonave të administrimit zgjedhor.

2. Vendimet e tjera miratohen me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të KQZ-së, sipas rastit të Rregullatorit apo të KAS.

66 raste të reja me Covid-19 në orët e fundit, ja kush është qyteti me numrin rekord

66 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar numrin total të rasteve në 1788. Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 32 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 3 raste në Shkodër dhe Fier, nga 1 rast përkatësisht në Tropojë, Lezhë, Elbasan.

Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 663 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm dhe të jenë rigoroz në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Kjo është e vetmja mënyrë që të kufizojmë përhapjen e infeksionit. Sjellja individuale është përcaktuese në këtë betejë me Covid19.

Është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar pozitivë por edhe ata që janë të dyshuar apo janë në që janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 280 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 66 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 32 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 3 raste në Shkodër dhe Fier, nga 1 rast përkatësisht në Tropojë, Lezhë, Elbasan.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1086.

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 67 vjeç nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me Covid19, i cili vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Pas disa ditëve në terapi intensive, i intubuar, 67 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.

Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 663 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Nisur nga fakti se ditet e fundit po vihet re shtim i rasteve në aktivitete biznesi, ndërmarrje me shumë punëtorë, institucione publike dhe private, i bëjme apel të gjithëve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.

Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.

Qytetarët duhet të shmangin grumbullimet masive pasi janë burim infeksioni, të evitojnë ceremonitë mortore dhe vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

Ndërron jetë një tjetër i prekur me Covid-19 tek Infektivi, shkon në 39 numri i viktimave

Medici e infermieri al lavoro senza sosta nel reparto di terapia intensiva passato da 5 a 17 letti per curare i pazienti covid all' ospedale di Vizzolo Predabissi, 24 Marzo 2020. Ansa/Andrea Canali

Një tjetër humbje jete në Spitalin Infektiv me Covid-19. Ministria bën me dije se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 67 vjeç nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me Covid-19, i cili vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

“Pas disa ditëve në terapi intensive, i intubuar, 67-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor”, tha Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht në vendin tonë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 39, por dyshohet se ky numër është më i madh.

Tabaku publikon videon me mashtrimet e Ramës: Gënjeshtari kronik ka vetëm një synim; t’u marrë shqiptarëve paratë dhe t’ua japë oligarkëve!

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka denoncuar mashtrimin që vazhdon prej 7 vjetësh për qytetarët nga kryeministri Edi Rama.

Tabaku shkruan në reagimin e saj se, Rama u premtoi shqiptarëve heqjen e taksës 20% për ushqimet bazë dhe për 7 vite me radhë për çdo vit vetëm rriti taksa, tarifa dhe çmimet e produkteve të shportës.

Reagimi i plotë

I premtoi shqiptarëve heqjen e taksës 20% për ushqimet bazë dhe për 7 vite me radhë për çdo vit vetëm rriti taksa, tarifa dhe çmimet e produkteve të shportës. Në fund, si çdo autokrat i babëzitur për pushtetin që i japin oligarkët hoqi TVSH-në 20% për importin e jahteve.

Gënjeshtari kronik ka vetëm një synim: t’u marrë shqiptarëve paratë dhe tua japë ato oligarkëve. Kryeministri i oligarkëve nuk mund të jetë kryeministri i shqiptarëve.

I premtoi shqiptarëve heqjen e taksës 20% për ushqimet bazë dhe për 7 vite me radhë për çdo vit vetëm rriti taksa, tarifa dhe çmimet e produkteve të shportës. Në fund, si çdo autokrat i babëzitur për pushtetin që i japin oligarkët hoqi TVSH-në 20% për importin e jahteve.Gënjeshtari kronik ka vetëm një synim: t'u marrë shqiptarëve paratë dhe tua japë ato oligarkëve. Kryeministri i oligarkëve nuk mund të jetë kryeministri i shqiptarëve.

Gepostet von Jorida Tabaku am Donnerstag, 18. Juni 2020

Rama rrit mesataren për pranimin në Universitet, Berisha: Një akt i ri çnjerëzor dhe antikombëtar! Goditje fatale për shkollimin e të rinjve!

Miq, Edvin Kristaq Xhelati, ne nje akt çnjerezor dhe antikombetar ka rritur me nje VKM ne 8 noten mesatare per pranimet ne universitete ne vitet 2021-2022.

Ky eshte nje akt antikushtetues, antiligjor, armiqesor ndaj te rinjve shqiptar.
Asnje vend i lire nuk vendos kurre nje mesatare te tille te larte, me te cilen mbyll dyert e universiteteve per 90% te femijeve te te varferve dhe zonave te thella te vendit.

Ky akt urrejtje ndaj te rinjve shqiptar eshte rikthim tek praktika e universiteteve te dyerve te mbyllura qe ndiqnin eterit barbar te Edvin Kristaq Xhelatit.

Ky vendim eshte gjithashtu deshmi flagrante se ate qe nuk beri dot me mesataren ne pranimet e vitit 2020-2021 e beri nepermjet testit kallp te letersise.

Denoj me ashpersine me te madhe kete vendim si nje akt çnjerezor, antikombetar, armiqesor ndaj te rinjve shqiptar dhe u bej thirrje studenteve, gjimnazisteve, prinderve, familjareve te tyre te ngrihen sa me pare ne mosbindje civile per te hedhur ne koshin e plehrave te historise kete vrases te endrres universitare te te rinjve shqiptar!

Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentat e pedagogut dixhital. sb

Përshëndetje doktor Berisha, fillimisht ju urojmë shëndet
Dua të bëj publik një shqetësim, jo vetëm timin por edhe të pedagogëve e mësuesve të tjerë, mbi një venedim të fundit të qeverisë, i cili është në shkelje flagrante të ligjit për arsimin e lartë. Qeveria këtë vit ka përcaktuar pragun e notës mesatare për në universitet edhe për vitet që vijnë, njësoj si me logjikën e koncensioneve të PPP.

Vendimi i Këshillit të Ministrave me nr. 436 datë 03.06.2020 “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2020-2021 dhe 2021-2022 e në vijim”, është tërësissht i paligjshëm në pikën 2 të tij, pasi thotë se “… kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në institucionet e arsimt të lartë, për vitin akademik 2021-2022 dhe në vijim… kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë …minimalisht me notë mesatare 8 (tetë).”

Ligji Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” në Nenin 74, pika 1, sanksionon se “Pranimi në programet e studimit të ciklit të parë …bëhet çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave”, pra çdo vit, dhe jo për vitin apo vitet e ardhshme.

Zgjatimi në titull i fjalisë “..për vitin akademik 2020-2021 dhe 2021-2022 e në vijim”, si dhe përcaktimi në pikën 2 të VKM për vitin 2021 dhe 2022 përbën një shkelje të pastër të ligjit.

Kjo VKM përveç se hartohet nga MASR, që do të thotë se përpara se të firmoset nga ministrja kalon për firmë nga specialisti i thjeshtë, Përgjegjësi i Sektorit Juridik, Drejtor Juridik dhe më tej Sekretari i Përgjithshëm, përpara se të shkojë në Administratën e Kryeministrisë dhe Qeveri për miratim, kalon minimalisht edhe në dy ministri të tjera të linjës, që do të thotë në dy zinxhirë të tjerë të administratës publike.

Mirë e gjitha kjo ushtri me shefa, drejtorë dhe sekretarë të përgjithshëm, që u ka shpëtuar kjo shkelje e pastër e ligjit, po Universitetet tona Publike, po Rektorët apo Dekanët e zgjedhur edhe me votë studentësh, përse nuk e kanë parë dhe përse nuk e kanë denoncuar këtë shkelje të ligjti? Ky është tregues që edhe universitetet tashmë janë kapur përfundimisht nga qeveria.

Ju falënderoj dhe uroj ditë të mbarë.

Video/ Vokshi reagon pas ndalimit të gazetarit: Policia si strukturë e një regjimi policor

Albana Vokshi reagon pas ndalimit nga policia te korrespodentit Elvis Hila: Policia si strukture e nje regjimi policor 

Policia e Shtetit po kthehet në një nga pengesat më të mëdha të medias për të raportuar ngjarjet dhe të vërtetën. Ndalimi i dhunshëm i korrespondentit televiziv në Lezhë, Elvis Hila, është një nga këto raste, kur policia sillet si strukturë e një regjimi policor dhe jo si polici që respekton shtetin ligjor.

Pamjet flasin vetë. Gazetari Elvis Hila është në krye të detyrës, duke pasqyruar konfliktin e IKMT me banorët e Shëngjinit, të cilëve po u shkatërrohet investimi shumëvjeçar.

Në shkelje të plotë të ligjit dhe të kushtetutës, policia i sekuestroi gazetarit edhe celularin për të fshirë pamjet dhe për të penguar informimin e publikut për dhunën barbare kundër grave dhe fëmijëve në Shëngjin.

Veprime të tilla nga policia, që dhunojnë median dhe shkelin të drejtat elementare të qytetarëve janë të dënueshme.

Kush prek gazetarët, kush shkel ligjin, do të ndëshkohet.

Është koha që Policia të mos i bindet më urdhrave të paligjshëm të Sandër Lleshajt dhe Edi Ramës.

Policia e Shtetit po kthehet në një nga pengesat më të mëdha të medias për të raportuar ngjarjet dhe të vërtetën. Ndalimi i dhunshëm i korrespondentit televiziv në Lezhë, Elvis Hila, është një nga këto raste, kur policia sillet si strukturë e një regjimi policor dhe jo si polici që respekton shtetin ligjor. Pamjet flasin vetë. Gazetari Elvis Hila është në krye të detyrës, duke pasqyruar konfliktin e IKMT me banorët e Shëngjinit, të cilëve po u shkatërrohet investimi shumëvjeçar. Në shkelje të plotë të ligjit dhe të kushtetutës, policia i sekuestroi gazetarit edhe celularin për të fshirë pamjet dhe për të penguar informimin e publikut për dhunën barbare kundër grave dhe fëmijëve në Shëngjin. Veprime të tilla nga policia, që dhunojnë median dhe shkelin të drejtat elementare të qytetarëve janë të dënueshme. Kush prek gazetarët, kush shkel ligjin, do të ndëshkohet. Është koha që Policia të mos i bindet më urdhrave të paligjshëm të Sandër Lleshajt dhe Edi Ramës.

Gepostet von Albana Vokshi am Donnerstag, 18. Juni 2020

Beteja e Trump me VOA: Janë e kundërta e Zërit të Amerikës

Shefi i ri ekzekutiv i Zërit të Amerikës premtoi të mërkurën se do t’i përmbahet mandatit të tij për të garantuar një gazetari të pavarur, edhe pse VOA është një agjenci e financuar nga qeveria.

Michael Pack, i cili kohët e fundit bëri betimin si shef ekzekutiv i Agjencisë Amerikane për Median Globale (USAGM), që mbikëqyr Zërin e Amerikës dhe operacionet e tjera mediatike amerikane për jashtë, i tha përmes një emaili stafit të Zërit të Amerikës, redaktorëve dhe personelit tjetër, se ai është “plotësisht i angazhuar për të respektuar statutin e Zërit të Amerikës dhe pavarësinë e gazetarëve të saj kudo në botë, që ai quajti “heroikë”.

Zoti Pack u emërua nga Presidenti Donald Trump për të drejtaur USAGM më shumë se dy vjet më parë. Por me kundërshtime forta të demokratëve ndaj emërimit të tij, Senati i kontrolluar nga republikanët votoi vetëm dy javë më parë për ta miratuar atë për një mandat tre vjeçar në këtë post.

Javët e fundit, Presidenti Trump ka kritikuar Zërin e Amerikës për mënyrën e mbulimit të lajmeve për Kinën gjatë krizës së koronavirusit. I pyetur për emërimin e zotit Pack më 15 maj, Presidenti tha: “Zëri i Amerikës menaxhohet në një mënyrë të tmerrshme. Ata nuk janë Zëri i Amerikës. Janë e kundërta e Zërit të Amerikës.”

Në emailin e tij për stafin, zoti Pack nuk e përmendi Presidentin Trump apo polemikat në fjalë. Ai nuk tha as se kë planifikon të emërojë si drejtor të Zërit të Amerikës.

Amanda Bennett, drejtoreshë e Zërit të Amerikës që nga viti 2016, dhe zëvendësja e saj kryesore, Sandra Sugawara, të dyja gazetare me përvojë të gjatë, dhanë dorëheqjen të hënën, duke thënë se është e drejta e zotit Pack të emërojë njerëzit në krye të Zërit të Amerikës.

Zonja Bennett, një mbështetëse e vendosur për gazetari të pavarur në Zërin e Amerikës, i hodhi poshtë kritikat e fundit të Presidentit Trump, duke mbrojtur misionin dhe raportimet e VOA.

“Ne eksportojmë Amendamentin e Parë për njerëzit në mbarë botën që nuk kanë qasje tjetër në informacione faktike, të vërteta, dhe të besueshme,” tha ajo. Amendamenti i Parë i Kushtetutës së SHBA garanton lirinë e fjalës.

“Kjo është arsyeja pse më shumë se 80% e 280 milion njerëzve që na ndjekin në 47 gjuhë dhe në më shumë se 60 vende thonë se ata e shohin punën tonë si të besueshme,” tha zonja Bennet.

Disa vëzhgues të jashtëm kanë shprehur frikë për mandatin e zotit Pack në USAGM, duke lënë të kuptohet se ai mund të mos i rezistojë presionit të Shtëpisë së Bardhë për një mbulim lajmesh në favor të zotit Trump.

Gazeta New York Times shkruante në një editorial të martën, “Fantazma e kthimit të VOA në një mjet propagandistik të Shtëpisë së Bardhë duhet të jetë e frikshme për të gjithë amerikanët, pavarësisht nga prirjet politike.” Redaksia shkruante se “Zoti Trump dëshiron një altoparlant, jo një instrument diplomatik, dhe ai insiston tek besnikëria.”

Ndërsa Pack mori detyrën e shefit ekzekutiv, drejtorët e Bordit të Guvernatorëve për Transmetimet – i cili më parë mbykëqyrte Zërin e Amerikës dhe rrjetet e tij simotra – publikuan përkufizimin e tyre për gazetarinë e pavarur në Regjistrin Federal të veprimeve të qeverisë.

“Secili nga rrjetet e financuara nga USAGM gëzon pavarësi të plotë editoriale, në mënyrën se si ky term përcaktohet dhe kuptohet nga praktikat më të mira të gazetarisë,” thuhej në deklaratë.

“Pavarësia editoriale përfshin, por nuk kufizohet vetëm te fakti që, vetëm individë brenda rrjetit mund të marrin vendime në lidhje me mbledhjen e lajmeve ose raportimin,” thanë drejtorët. “Rrjetet e USAGM dhe punonjësit e tyre, duke përfshirë drejtuesit e secilit rrjet, janë plotësisht të veçuar nga çdo presion politik ose nga procese që do të ishin jo në përputhje me standardet më të larta të gazetarisë profesionale.”

Zoti Pack ka mbajtur më parë poste ekzekutive në agjenci mediash të qeverisë të transmetimeve për jashtë ose publike. Por vitet e fundit, siç shkruante edhe në emailin për punonjësit e VOA, ai ka drejtuar një sipërmarrje private, Manifold Productions, që ka prodhuar 15 dokumentarë të transmetuar në SHBA në rrjetin PBS (Shërbimi i Transmetimeve Publike).

“Këto filma ishin gjithashtu mënyra ime e rrëfimit të historisë së Amerikës,” tha ai. “Megjithëse realizimi i dokumentarëve është punë shumë e këndshme, unë mezi prisja të kthehesha në sektorin e transmetimetve për jashtë në këtë pikë kritike të historisë sonë.”

Ai tha “kundërshtarët e Amerikës kanë shtuar përpjekjet e tyre të propagandës dhe dezinformimit. Ata po promovojnë në mënyrë agresive vizionet e tyre shumë të ndryshme për botën”.

Zoti Pack tha se ai do të përpiqet të përmirësojë moralin e punonjësve në USAGM dhe “të shqyrtojë disa nga problemet që janë shfaqur në media vitet e fundit”.

“Misioni im do të jetë ta bëj agjensinë më të efektshme” dhe kjo është “më e rëndësishmja,” tha ai.

“VOA”

Arrestohet gazetari pse po raportonte përplasjet e policisë me banorët e zonës në Shëngjin

Policia në Lezhës ka shoqëruar për disa minuta gazetarin Elvis Hila i cili po raportonte përplasjet e policisë dhe IKMT me banorët e zonës në Shëngjin.

Gazetarit i është kërkuar të mos filmoje dhe i është marrë telefoni, teksa më pas është shoqëruar nga forcat e policisë.

Ka qenë ndërhyrja e kolegëve të medias të cilët i kanë kërkuar llogari shefit të rendit çka ka sjellë dhe lirimin e gazetarit.

Policia nuk ka kursyer fjalët ofenduese ndaj punonjësve të medias në Lezhë gjatë incidentit të shoqërimit të gazetarit.