19.5 C
Tirana
E enjte, 26 Qershor, 2025

Hashim Thaçi i bëri dhuratë Gaz Demit një godinë shtetërore në Prishtinë dhe…

Nga Besnik Krasniqi, KOHA DITORE

Ndarja e dekoratës “Urdhri i Pavarësisë” nuk ishte favori i vetëm që presidenti Hashim Thaçi po i bënte në verën e vitit të kaluar Gazmend Demit. Në të njëjtën kohë, kreu i shtetit kishte ushtruar presion në Qeveri, pas të cilit ishin ndërmarrë veprime për të çuar miliona euro tek i njëjti biznesmen nga Shqipëria.

LEXO EDHE:
Rama procedon maturantët protestues/ Këlliçi: Gjoba politike për të shtypur pakënaqësinë
Presidenca kishte kërkuar nga Ekzekutivi që ta lironte godinën e ish-Komitetit, ku ndodheshin Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Kulturës. Arsyeja formale ishte se atë donte ta shndërronte në seli të Presidencës, raporton KOHA.

Por njerëzit që punonin në të e që refuzonin të zhvendoseshin, e dinin se godina nuk i përmbushte kushtet.

Por, presidenti e kishte mbërritur qëllimin. Pas kërkesës së tij për ta lëshuar ish-Komitetin, zyrtarë të të dyja ministrive, me procedurë të shpejtë negocimi, përzgjodhën një ndërtesë në Prishtinë për t’u vendosur me qira. Ishte bërë kjo pak kohë përpara se të dorëzohej pushteti nga Qeveria Haradinaj tek ajo Kurti.

Hapësira e kontraktuar nga ministritë, e edhe nga Agjencia, është në pronësi të kompanisë “A2 GROUP”, në të cilën 75 për qind të aksioneve i ka Demi.

Përfaqësuesi kosovar i kësaj kompanie ka refuzuar të flasë për veprimet që kishin çuar në këtë raport kontraktual.

Kontratat që kanë hyrë në fuqi shtatorin e vitit të kaluar në emër të kompanisë i ka firmosur Arben Akiki, aksionar tjetër, i cili është nga Maqedonia.

Dokumentet obligojnë institucionet që secilin muaj të çojnë rreth 100 mijë euro në llogarinë e kompanisë.

Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë kanë konfirmuar se deri tash kanë paguar mbi gjysmë milioni euro, ndërsa Ministria e Kulturës nuk e ka bërë ende pagesën për dhjetë muajt e shkuar, meqë stafi i saj ka refuzuar të zhvendoset në hapësirën e marrë me qira.

E, me t’u ndërruar pushteti në Kosovë, janë formalizuar kërkesat nga ministritë për t’i shkëputur kontratat e qirasë me biznesin e Demit.

Fotografia e kompleksit “Ramiz Sadiku”, ku janë zhvendosur dy nga tri institucionet shtetërore, përbën imazhin e parë me ta hapur uebfaqen e kompanisë së Demit, me bazë në Shqipëri.

Ndërkaq imazh nuk ka ndërruar godina e ish-Komitetit, ani se ishte paralajmëruar të investoheshin në të 15 milionë euro, sa ishte kostoja e rinovimit për llogari të kreut të shtetit.

Por, prej kur ministritë kanë firmosur kontratat e qirasë, Presidenca e ka pushuar aktivitetin për t’u zhvendosur tek ish-Komiteti. Në Presidencë nuk kanë treguar nëse një vit më parë presioni ishte bërë vetëm me qëllimin për ta transferuar stafin e ministrive nga ish-Komiteti në objektin e Gazmend Demit.

Paaftësia e institucioneve, PD Vlorë: Spitali i Vlorës kthehet në vatrën e infeksionit dhe Ferrin e qytetarëve!

Kaosi dhe paaftësia kanë përfshirë institucionin shëndetësor më të madh të qytetit!

Shkon për t’u shëruar nga sëmundje të ndryshme dhe rrezikon të infektohesh nga virusi!

Nga ndjekja në terren e strukturave të Partisë Demokratike Vlorë, konstatohet se;
– Dy qytetarë të shtruar në repartin e Patologjisë për probleme të ndryshme shëndetësore, se janë infektuar me COVID 19. Ata janë dërguar në repartin infektivit të QSUT.

– Akoma dhe më alarmante paraqitet situata në Maternitetin e Spitalit, i cili rrezikon të mbyllet nga mungesa e zbatimit të protokollit të kufizimit të virusit, pasi një infermiere ka
rezultuar me virus!

– Drejtoresha e Spitalit, e ka braktisur detyrën dhe e ka lënë në mëshirë të fatit Personelin Shëndetësor, i cili rrezikon Infektimin në Masë!

Partia Demokratike Vlorë i kërkon Prokurorisë së Vlorës që të nis hetimet në lidhje me zbatimin e protokolleve përkatëse.

Drejtuesit e Spitalit janë duke kryer një Krim në heshtje kundër qytetarëve të Vlorës, të cilët ndihen të pasigurtë për t’u shtruar në spital!

Partia Demokratike Vlorë, Vlonjatët, presim reagimin zyrtar të Drejtoreshës Arrogante, në lidhje me situatën, ashtu siç “Reagonte” me statuset e saj në facebook “Edhe sot Vlora zero raste të infektuar”!

Regjimi në grahmat e fundit/ Boçi publikon mesazhet kërcënuese: Presion mësusve se do të pushohen nga puna…

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ka denoncuar kërcënimet dhe presionin që po u bëhet mësuesve në procesin e Maturës.

Boçi ka publikuar edhe një mesazh ku lexohet presioni që ushtrohet ndaj mësuesve.

“Matura e sivjetme është e kontestuar jo vetëm nga maturantët, por dhe nga mësuesit.

Këta e dinë aq mirë shkallën e degradimit të maturës, sa hezitojnë të jenë aktivë në procesin e administrimit.

E ndërgjegjshme për këtë, Ministria e nervozuar nuk harron t’i dërgojë hezitantëve mësuesë, mesazhe kërcënuese për pushime nga puna.

Një dhunë e pakufi dhe sistematike kjo, ndaj mësuesve.

Më turp e zi s’ka ku të shkojë.

Ministria ka humbur çdo logjikë e etikë.

Kërcënimet e tilla dëshmojnë pikën fundore të degradimit të maturës dhe rrënimin e këtij institucioni, me drejtuesë mjeranë e të paaftë”, shkruan Boçi.

Policia i shkon në banesë ish-deputetit në orën 7.00 të mëngjesit që ta shoqërojnë në rajon

Policia e Tiranës ka trokitur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e ish-deputetit të PD, Klevis Balliu për ta dërguar në rajon.

Lajmin e bën me dije vetë ish-deputeti, i cili thotë se blutë kanë dashur ta shoqërojnë në rajon në lidhje me arrestimin e tij të dytë në një nga protestat e opozitës.

Balliu ka sqaruar se, duhej që prokuroria t’i kishte dërguar një letër për ta firmosur, jo të vinte policia në shtëpi.

“Unë kam me qindra çështje penale që janë fiktive të cilat janë bërë me urdhër të Ramës, për shkak të aksionit të opozitës. Në rastin konkret bëhet fjalë për arrestimin e dytë timin, për të cilin prokuroria sot ka mbyllur hetimit dhe kërkon që unë të shkoj dhe të firmos.

Kjo është normale, por prokuroria të dërgon një letër, nuk të vjen policia në 7 të mëngjesit duke më thënë që duhet të shkoj te rajoni i policisë, kur unë s’kam punë atje, por duhet të shkoj në prokurori bashkë me avokatin tim për firmosjen e dokumenteve”, deklaroi Balliu në “Ora News”.

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër, vritet një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër. Bëhet e ditur se është vrarë një person, i cili quhet Andrea Xhavarra 60-vjeç ndërsa ende nuk dihet me çfarë mjeti është vrërë. Burime bëjnë me dije se autor i ngjarjes është Jano Koleta ndërsa ka ndodhur pas një konflíkti në fshatin Labovë të Gjirokastrës.

Paraprakisht, dyshohet të jenë përdorur nga autori mjete të forta ndërsa shkak është bërë një çështje pronësie.

Pas ngjarjes është njoftuar ambulanca e cila ka marrë Xhavarrën për ta dërguar në spital por që ka ndërruar jetë gjatë rrugës ende pa arritur.

Procedimi i maturantëve protestues nga Rama, Këlliçi: Gjoba politike për të shtypur pakënaqësitë e popullit ndaj qeverisë

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka dënuar procedimin që Rama ka filluar ndaj maturantëve që protestuan për provimin e Letërsisë, duke e quajtur ‘gjobë politike për të shtypur pakënaqësinë e popullit ndaj qeverisë.’

Reagimi i plotë

Edi Rama duhet të ndalojë masat represive ndaj qytetarëve që kërkojnë të drejtën e tyre. Gjobitja ndaj të rinjve protestues sot përpara Ministrisë së Arsimit apo e shoqatës së transportit është antikushtetuese, është politike dhe tregon standardin e dyfishtë të policisë në shërbim të regjimit në ikje.

Edi Rama nuk gjobitet për grumbullimet e tij, ndërsa qytetarët përndiqen, trajtohen pa dinjitet dhe gjobiten padrejtësisht.

Gjobat politike janë një masë e rrezikshme që synon të shtypë pakënaqësinë kundër një qeverie që nuk ka prioritet shëndetin e qytetarëve, por pasurimin e kryeministrit dhe të oligarkëve.

Koronavirusi nuk luftohet as me polici, as me gjoba, as me kërcënimin se do të mbyllemi sërish. Edi Rama duhet të bëjë testime, të menaxhojë spitalet dhe institucionet, që i ka shndërruar në vatrat kryesore të përhapjes së virusit dhe të rimbursojë qytetarët dhe bizneset për dëmin e shkaktuar nga mbyllja.

“Kam mbi 3 muaj pa punë”. Këngëtari i njohur shpërthen ndaj Ramës: Çfarë ndryshon mes një fasonerie me 400 punonjës dhe një lokali ku këndohet

Pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19, shumë sektorë të ekonomisë u penalizuan në punën e tyre, kryesisht baret, restorantet, lokalet e natës si dhe turizmi.

Ndërkohë kjo mbyllje si pasoje e pandemisë, ka prekur kryesisht edhe këngëtarët dhe artistët të cilët punojnë në klubet e natës,

Këngëtari Stefi Prifti ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të qeverisë, duke theksuar që nuk është ndihmuar aspak nga shteti dhe nuk ka marrë as edhe një pagë lufte.

Këngëtari shkruan se artistët që janë të vetëpunësuar, ndryshe nga ata që punojnë në shtet, janë përjashtuar nga ç’do lloj ndihme apo pakete qeveritare, qofte kjo edhe rroge lufte.

“Cfare ndryshon ndermjet nje fasonerie me 300 apo 400 punenjes me nje lokal ku kendohet?

Raste per te bere krahasime te ketij dy standartizimi me problemin ka mjaft, por kjo nuk eshte me e rendesishmja, ka edhe zgjidhje alternative…! Me e keqja nga gjithcka tjeter per mua eshte PERJASHTIMI..! Te ndihesh i perjashtuar dhe krejtesisht jashte vemendjes te nje qeverie, te qeverise tende ne fund te fundit, duhet ti besh pyetjen vetes: cfare kam bere? Mos ndoshta profesioni yne, ne kengetaret dhe artistet e vetepunesuar nuk jemi te denje per te pasur pak vemendje dhe jo perjashtim, injorim te drejtash, deri ne fjali, si, “rini urte ju e mos flisni..”!!”- shkruan këngëtari.

Postimi i plotë

Tre muaj e gjysem pa pune! Artistet e vetepunesuar, ndryshe nga ata qe punojne ne shtet, te perjashtuar nga c’do lloj ndihme apo pakete qeveritare, qofte kjo edhe rroge lufte po deshet..!

Askush nga ne nuk foli muajin e pare apo te dyte, bile nuk folem edhe kur kaloi i treti muaj, por jo me.

Ne jemi qytetare shqiptare dhe kerkojme te drejtat tona, sidomos tani qe 90% e puneve dhe bizneseve te tjera jane hapur. Per te bere me te qarte shqetesimin tim, dua t’ju them, se akoma nuk dime kur dhe a do te filloje profesioni yne te lejohet, padiskutim duke respektuar masat, njelloj edhe si bizneset e tjera (ne shume raste mbledhin me teper njerez bashke ne nje vend te mbyllur..), te cilat vazhdojne te funksionojne fale Zotit dhe hapjes, duke perjashtuar koncertet dhe dasmat, si te ishin burimi i infeksionit..!

Nuk e kuptoj: – pse dy standarte per te njejtin problem? Cfare ndryshon mes nje lokali plot me njerez qe pine birra dhe te njejtit lokal qe ka edhe muzike live?

Cfare ndryshon ndermjet nje fasonerie me 300 apo 400 punenjes me nje lokal ku kendohet?

Raste per te bere krahasime te ketij dy standartizimi me problemin ka mjaft, por kjo nuk eshte me e rendesishmja, ka edhe zgjidhje alternative…! Me e keqja nga gjithcka tjeter per mua eshte PERJASHTIMI..! Te ndihesh i perjashtuar dhe krejtesisht jashte vemendjes te nje qeverie, te qeverise tende ne fund te fundit, duhet ti besh pyetjen vetes: cfare kam bere? Mos ndoshta profesioni yne, ne kengetaret dhe artistet e vetepunesuar nuk jemi te denje per te pasur pak vemendje dhe jo perjashtim, injorim te drejtash, deri ne fjali, si, “rini urte ju e mos flisni..”!!

Vertet artistet e suksesshem (dhe jane shume pak), paguhen mire ne koncertet e tyre, por ata nuk punojne c’do dite, jane ne pritje te kerkeses dhe ofertes dhe suksesi ne pagesat e tyre varet nga gjendja dhe momenti ku ata ndodhen! Pra, duhen edhe shume shpenzime per te krijuar e interpretuar kenge te reja, padyshim edhe klipet, studiot, veshjet, personazhet etj etj.

Artistet e niveleve te larta kane gjithe te drejten e Zotit ti gezojne frutet e talentit dhe punes se tyre. Ata jane me te miret dhe si ne c’do profesion duhet dhe jane te privilegjuar! Ata prekin shpirtin e njerezve, ndjenjat e tyre dhe kur arrine te depertojne ne keto permasa, shpesh behen edhe te adhurueshem..! Ky eshte ARTI..! Kjo eshte fuqia hyjnore qe ARTI percjell tek njerezit!

Padyshim, qe edhe koha, frymezimi, faktoret familjare e psikologjike, pse jo edhe mosha here – here, luajne rol te madh ne jeten artistike dhe gjendjen qe kalon artisti.
Mos harrojme edhe “demet e fames”!

Te jesh i famshem apo person publik nuk eshte gjithmone bukur! Me besoni per kete gje.

Natyrisht, ka shume benefite dhe gjera te bukura te cilat kur jemi te rinj lusim Zotin ti arrijme dhe ti bejme realitet, por ka edhe probleme, sidomos per ata qe kapin majen!

Personalisht, jo vetem si kengetar dhe si njeri qe gjithe jeten ja kam dedikuar muzikes, por si qytetar i Republikes te Shqiperise kam te drejten time, mbas tre muaj e gjysem ne harrese te kerkoj vemendjen dhe reagimin e ministrise te kultures dhe te qeverise shqiptare, per pyetjet dhe temat e parashtruara me lart.

Artistet shqiptare (shumica e tyre) jane te perjashtuar edhe nga te drejtat e tyre autoriale qe per cudi nuk diskutohet fare! Po kjo eshte nje ceshtje tjeter qe meriton vemendje te vecante.

Sa i perket koncerteve qe domosdoshmerisht duhet te fillojme, mund te jene me te vogla dhe padyshim te monitoruara edhe nga njerez te autorizuar nga shteti. Nuk po pretendojme per kocerte te medhaja, te veshtira per tu manaxhuar, por hapesira me 200 – 300 persona ka sa te duash ne teritorin shqiptar dhe me kushte shume me te mira se fasonerite apo punishte te mbyllura.

Aktivistët rrethojnë Teatrin Kombëtar, ja çfarë do të bëjnë pas ngritjes së fasadës

Ka kaluar një muaj nga shembja e Teatrit Kombëtar dhe sot janë mbledhur sërish aktivistët para rrethimit. Ata kanë hapur banderolën “Ne Ringrejmë Teatrin” pasi kanë bërë kërkesën që TK të ndërtohet sërish ashtu siç ishte.

Hapja e banderolës, që mban titullin e nismës dhe do të ketë në përmbajtje punimet grafike të 76 artistëve (deri më sot) të përfshirë në Tabularasa, nismë artistike e mundësuar nga 7 artistë pamorë. Ndërkohë që pritet të ngrihet fasada e Teatrit Kombëtar.

Fasada është përgatitur nga ana grafike dhe është ndarë në 200 pjesë që bëhen bashkë si puzzle. Qytetarët që do të marrin pjesë në këtë nismë do të renditen në mënyrë të tillë që puzzle të formohet saktësisht dhe do të ngrejnë lart copën që mbajnë në duar në mënyrë që figura të formohet.

Më vonë, pritet të bëhet marshim drejt bashkisë Tiranë dhe më pas drejt kryeministrisë me fasadën e Teatrit Kombëtar që lëviz bashkë me qytetarët.

Shpërthimi i rasteve me Covid-19, Pipero: Është pakësuar shitja e maskave…

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ka folur për shpërthimin e rasteve me koronavirus në vendin tonë, ku shifra rekord u regjistrua ditën e djeshme me 82 raste të reja, duke thënë se situate është nën kontrollin e bluzave të bardha. Në intervistën për Fax News, mjeku e lidh rritjen e numrit me rënien e shitjes së maskave dhe uljes së vigjilencës së njerëzve.

“Në spitalin Covid 1 ka numër rastesh të shtuara, mes tyre 8 persona në terapi intensive por dëshiroj të them që situata është nën kontrollin e bluzave të bardha. Virusi vazhdon të jetë midis nesh, pandemia ende nuk është mbyllur dhe sot po shihja konstatime të kolegëve në botë që kanë konstatuar se me rënien e shitjes së maskave, është rritur numri pozitiv.

Pra shtimi nuk është fenomen shqiptar. Edhe në vendet e tjera është e njëjta gjë. Duhet të përdorim medoemos maskën dhe është e detyrueshme në vende publike, vecanërsiht në markete, supermarket, vende të mbyllura krahas larjes së shpeshtë të duarve me ujë dhe sapunë dhe kontrollit rutinë. Vigjilenca ka rënë relativisht por është e rëndësishme koha e eskpozimit, nëse ekspozohemi gjatë, virusi na sëmur njësoj.

Konstatimi klinik ka disa indikatorë. Fakti që kemi numër të shtuar pacientësh në shërbimin e sëmundjave në intensive, madje kemi në terapi intensive dhe 3 të intubuar, fakti që mosha mesatare e të prekurve është ulur dëshmon që virusi nëse na prek, rreziqet i ka si më parë, ndaj duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm”, thotë Pipero.

Sa i përket përdorimit të ilacit të deksametazonit, Pipero jep lajmin e mirë duke thënë se ka qenë pjesë e skemës së trajtimit që në rastet e para me Covid në vendin tonë. Ndërsa për qarkullimin e sëmundjes në ambientet e spitalit, thotë se nuk është dicka e mirë por po luftohet për ta kufizuar.

“Është një konstatim i rëndësishëm, por ne i kemi përdorur që në ditët e para të prezencës së rasteve me Covid në vendin tonë. Unë e kam përmendur disa herë që anti viral, anti biotic, kortizonit, oksigjen në terapi, kjo është skema e mjekimit që është përdorur në vendin tonë dhe vende të tjera. Por studimi është i rëndësishëm. Lajmi i mirë është që po luftohet fort për ta kufizuar dhe minimizuar dëmin”, tha mjeku.

Rama kërcënoi me rimbyllje/ Ish-ministri i PS: Pasoja fatale për bizneset dhe qytetarët

Eksperti i ekonomisë, ish-ministri i PS, Arben Malaj në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24” deklaroi se kryeministri Edi Rama kërcënoi me rimbyllje.

Malaj shprehet se rimbyllja do të ishte me pasoja thuajse fatale për bizneset e Shqipërisë.

“Kryeministri kërcënoi se mund të mbyllemi sërish, nëse pandemia vazhdon e përhapet më tej. Një mbyllje do të kishte pasoja shumë të rënda, aq sa nuk do të bënte punë asgjë, as paketat që na ka treguar qeveria. Ka pasur vonesa në kohë për paratë, ndërsa ka pasur edhe paqartësi. Ekonomia shqiptare ka nevojë për stimul akoma më të fuqishëm, të shpejtë në kohë që të gjallërohet ekonomia.

Garancia sovrane vë në lëvizje tre aktorë, që të mos ketë efekt negative nga kriza. Garancia sovrane duhet të jetë ndarje risku. Qeveria ka detyrim human dhe e dyta ka detyrim që të krijojë premisa që të reduktojë rënien e mëtejshme të ekonomisë. Duhet të mos ketë rënie të madhe ekonomike. Të mos ketë vonesa e paqartësi për paketat”, tha Malaj.

Arben Malaj theksoi se ekonomia nuk është vetëm kalkulim, por se duhet që të krijohet ambjent pozitiv nga qeveria për më shumë sukses.

“Qeveria më mirë të përdorë ndihmën shtetërore që të ndihmojë ekonominë të ringrihet. BE ka dhënë 750 miliardë, ku 450 milionë janë grante falas dhe pjesa tjetër janë kredi të buta. Qeveria duhet të thotë sa jep grante e t’i përdorë ato. Qeveria duhet të krijojë ambjent biznesi ku të ketë më shumë shpresë. Nuk duhet komunikim bazuar mbi frikë e panik. Kjo sepse ekonomia është perceptim. Ambjenti social, shoqëror e politik duhet të jetë i atillë që të prodhojë pozitivitet e jo panik”, vlerësoi Malaj.

Më tej, Malaj tha se bankat duhet të ulin normat e interesit për kreditë.

“Banka e Shqipërisë ka ulur koston e parasë, sikundër bankat në vendet e rajonit. Bankat duhet të ulin normën me të cilën ata japin kredi. Kjo sepse kredia nuk mund të quhet e keqe, kur jepet nga qeveria. BSH ka menduar për investime. Biznesi po ndihmohet me interesin. Shteti ka shumë interes të madh që të ndihmojë kompanitë në kohë krize, me qëllim që pasi të marrë veten kompania, ia kthen paratë. Duhet të jemi më të shpejtë, por duket se burrokracitë krijon këtë gjendje dhe kemi këtë situatë sot”, argumentoi Malaj.

Në lidhje me turizmin, Arben Malaj u shpreh se duhet që kjo fushë të ndihmohet me paketa likuiditeti.

“Turisti duhet të mbështetet me paketë të veçantë likuiditeti. Koha nuk pret për turizmin, duhet ndihmuar menjëherë dhe në forma efikase. Turizmi e do mbështetjen në prag dhe gjatë sezonit turistik. Të gjithë jemi të shqetësuar, sepse ka paqartësi për ecurinë e ekonomisë.

Në media mendoj se nuk duhet që të themi se situata është e rëndë etj, por duhet të kemi shpresë. Unë jam optimist edhe për turizmin. Duhet ndihmuar ekonomia, pa rritur shumë borxhin. Duhet kujdes me shëndetin, të respektohen masat, por mbyllja do të kishte pasoja fatale. Rimbyllja do ishte e rëndë për cdo shtet, aq më tepër për një vend si Shqipëria”, përmbylli Malaj.