23.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Opozita: PS ka mbetur tek drafti i vjetër i saj, pse refuzohet formula e “Venecias” për KQZ?

Opozita i kërkoi maxhorancës një formulë të re për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, e cila të reflektojë dakordësinë e arritur mes palëve në 5 qershor. Në përgjigje të qendrimit të pandryshueshëm të PS për të refuzuar formulën e opozitës për KQZ, e njëjtë me formulën konsensuale të përzgjedhjes së organeve të drejtësisë dhe e pranuar edhe nga Komisioni i Vemecias, opozita i kërkoi PS të shpjegojë se, “me cilën pjesë të propozimit nuk është dakord dhe arsyet pse, si dhe të bëjë një propozim të saj alternativ në përputhje me dakordësinë e 5 qershorit, pra sesi të garantohet me ligj konsultimi dhe ndarja proporcionale e anëtarëve të KQZ midis partive të mazhorancës dhe partive të opozitës, si dhe vendimmarrja konsensuale për cështje të rëndësishme të procesit zgjedhor”.

Opozita vë në dukje se PS ka mbetur tek drafti i vjetër i saj, duke refuzuar të reflektojë dakordësinë e 5 Qershorit, sipas të cilës “Komisioneri i Zgjedhjeve përzgjidhet në konsultim mes palëve, Zëvendës Komisioneri përzgjidhet nga partitë e opozitës, dhe anëtarët e Rregullatorit dhe KAS përzgjidhen nga partitë e mazhorancës dhe opozitës, të ndarë në mënyrë proporcionale”. Drafti që mbron PS përcakton emërimin e të gjithëve anëtarëve të KQZ nga qeveria dhe opozitës i hiqet çdo garanci ekzistuese, në lidhje me propozimet dhe vendimmarrjen.

“Theksojmë se garancitë ekzistuese për procesin zgjedhor të tilla si vendimmarrja me shumicë të kualifikuar aktualisht në fuqi në Kod, duhet të ruhen dhe nuk mund të zvogëlohen apo hiqen. E kundërta do të përbënte një hap prapa në kohë dhe standarte. Është e pashpjegueshme sesi PS kërkon të zhbëjë garanci që ekzistojnë aktualisht në Kodin Zgjedhor, mbi përcaktimin konsensual nga KQZ të rregullave të garës elektorale”, thuhet në përgjigjen e opozitës.

Duke theksuar se propozimi i saj është në përputhje me dakordësinë e 5 qershorit, opozita i ka kushtuar rëndësi të posaçme formulës që garanton pavarësinë, njësoj si tek organet e drejtësisë, e dakordësuar me konsensus nga palët politike dhe e certifikuar edhe nga Komisioni i Venecias.

“E kemi të paqartë qëndrimin tuaj se kjo formulë e propozuar nga opozita për KQZ e cila është e njëjtë si ajo që përdorim për organet e reja të drejtësisë, sjell politizim ndërkohë që ju mbroni versionin se kandidatët për KQZ duhet të jenë propozime nga grupet parlamentare apo deputetë të veçantë, çka, në fakt, përbën politizim tërësor të kandidaturave”, thuhet në përgjigjen e opozitës, e cila tani pret nga PS shpjegime për refuzimin e kësaj formule dhe një propozim të ri, në përputhje me dakordësinë e 5 Qershorit, të ndërmjetësuar me BE dhe SHBA.

Afera me pastrimin e parave të mafias/ Zhupa: Pse Veliaj paguan me miliona euro nga taksat tona kompaninë “Eco Tirana”

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa: Pse Veliaj paguan me miliona euro nga taksat tona kompaninë “Eco Tirana” kur nuk përmbush kontraten?!

Veliaj vazhdon të heshtë për aferën e pastrimit të parave të pista të mafias italiane nëpërmjet kompanisë “Eco Tirana” sh.a.

Eco Tirana nuk ka përmbushur asnjë nga kushtet e kontratës edhe përsëri vazhdon të marr paratë e qytetarëve të Tiranës.

Një vezhgim i thjeshtë na tregon së asgjë nuk është realizuar nga projekti i diferencimit të mbetjeve në burim, koshave të rinj, teknologjise së re të përpunimit sipas kontrates nuk është bërë!!! Në fund të 2017 do e kishim në gjithë Tiranën, kosha të diferencuar dhe diferencimin e mbetjeve në burim.

Sot jo vetëm që nuk është përhapur në gjithë Tiranën siç ishte parashikuar dhe premtuar por edhe në zonën 1 ku Bashkia Tiranë vendosi kosha për diferencim mbetjesh me propagande të madhe kanë dështuar. Mbledhja e mbetjeve nga makinat e kompanisë“Eco Tirana” bëhet e përbashket në një makinë edhe e koshave blu dhe ato jeshil, që do të thotë diferencimi i mbetjeve ka dështuar .

Pse Veliaj paguan me miliona euro nga taksat tona kompaninë “Eco Tirana” kur nuk përmbush kontraten?! A është qëllimi i “Eco Tirana” pastrimi i parave të pista të mafias italiane? A është pastrimi i Tiranës thjeshtë një fasadë ndaj edhe nuk kryhet asgjë dhe përsëri nuk penalizohet? A janë duke u zhvatur qytetarët e Tiranës vetem për ti shërbyer interesave mafioze të Veliaj dhe ortakeve të tij italiane?

Pyetje që SPAK duhet t`i jap pergjigje! Koha e hetimeve të thelluara dhe daljes para pergjegjësive të Veliaj dhe kujdo tjetër është tani.

Veliaj vazhdon të hesht për aferen e pastrimit të parave të pista të mafias italiane nëpërmjet kompanisë "Eco Tirana" sh.a . Eco Tirana nuk ka përmbushur asnjë nga kushtet e kontratës edhe përsëri vazhdon të marr paratë e qytetarëve të Tiranës.Një vezhgim i thjeshtë na tregon së asgjë nuk është realizuar nga projekti i diferencimit të mbetjeve në burim, koshave të rinj, teknologjise së re të përpunimit sipas kontrates nuk është bërë!!! Në fund të 2017 do e kishim në gjithë Tiranën, kosha të diferencuar dhe diferencimin e mbetjeve në burim.Sot jo vetëm që nuk është përhapur në gjithë Tiranën siç ishte parashikuar dhe premtuar por edhe në zonën 1 ku Bashkia Tiranë vendosi kosha për diferencim mbetjesh me propagande të madhe kanë dështuar. Mbledhja e mbetjeve nga makinat e kompanisë“Eco Tirana” bëhet e përbashket në një makinë edhe e koshave blu dhe ato jeshil, që do të thotë diferencimi i mbetjeve ka dështuar .Pse Veliaj paguan me miliona euro nga taksat tona kompaninë “Eco Tirana” kur nuk përmbush kontraten?! A është qëllimi i “Eco Tirana” pastrimi i parave të pista të mafias italiane? A është pastrimi i Tiranës thjeshtë një fasadë ndaj edhe nuk kryhet asgjë dhe përsëri nuk penalizohet? A janë duke u zhvatur qytetarët e Tiranës vetem për ti shërbyer interesave mafioze të Veliaj dhe ortakeve të tij italiane? Pyetje që SPAK duhet t`i jap pergjigje! Koha e hetimeve të thelluara dhe daljes para pergjegjësive të Veliaj dhe kujdo tjetër është tani.

Gepostet von Ina K. Zhupa am Mittwoch, 17. Juni 2020

Video/ Ja si Rama tallet me shqiptarët, në 4 muaj u ka dhënë nga 10 euro secilit për krizën

Ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi ka denoncuar kryeministrin Rama, i cili po tallet me qytetarët duke i lënë pa asnjë ndihmë ekonomike.

Nëpërmjet një video ish-deputetja shprehet se Ramavirusi në katër muaj u ka shpërndarë shqiptarëve nga 10 euro secilit për të përballuar krizën.

Realiteti i vështirë për të siguruar bukën e gojës dhe propaganda e Edi Ramës ndryshojnë si dita me natën. Për Edi Ramën ka rëndësi që pronarët e jahteve të blejnë naftë me çmim më të lirë se qytetarët.

Ata që kërkojnë të drejtën, që kërkojnë punë të ndershme për t’u ushqyer, gjobiten pa mëshirë dhe injorohen nga qeveria e varfërisë. Në 4 muaj, u ka shpërndarë shqiptarëve nga 10 euro për të përballuar krizën. Ramavirusi është e keqja e këtij vendi.

https://www.facebook.com/dhurata.cupityli/videos/10220162083755982/

Spahia: Si po fshihen të infektuarit me Covid-19 nëpër ministri

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka ripërsëritur në studion e lajmeve të Fax News deklaratën se mbahet e fshehtë situata brenda institucionit të kryeministrisë ku sipas tij kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 punonjës të këtij institucioni.

Përveç kësaj ai tha se ka edhe në ministri persona të infektuar, por që për shkak të propagandës nuk bëhen publike, ndërsa në ministrinë e Kulturës sipas tij, punojnë në të njëjtin ambient, në një zyrë deri në 20 punonjës, dhe argumentoi se krijohen kështu kushte aspak të dallueshme me ato të një fasonerie.

“Shtimi i rasteve të reja nxjerrin në pah më shumë se kurrë mungesën e një strategjie të mirëfilltë për përballimin e situatës tregojnë qartë këtë. Është e detyrueshme shtimi i testimeve. Nënkuptojmë faktin e testimeve në gjithë popullatën, por nuk arrijmë të kuptojmë pse lihen sot e kësaj dite personat që shfaqin një risk tepër të lartë.

Janë disa qendra spitalore në Tiranë por edhe jashtë saj, me një përhapje shqetësuese, por së fundmi shikojmë edhe prekjen e institucioneve kryesore shqiptare, kryeministria, disa ministri, ku vijon tendenca për të mbajtur nën kontroll dhe izolim lajmin, për të mos dhe në informacionin e duhur.

Është falë kuadrit të propagandës por harrojnë se përmes mos nxjerrjes së informacionit krijojnë kushtet për përhapjen e Covid-19. Flitet për disa ministri, vazhdojnë akoma punonjësit e tyre të punojnë në kushte aspak normale. Një rast i tillë ishte në ministrinë e kulturës dhe turizmit, ku shumë prej punonjësve vijojnë të qëndrojnë 20 persona në një zyrë, në të njëjtat kushte si në fasoneri që është një rrezik tepër i madh në përhapjen e koronavirusit”, u shpreh Spahia.

Në Nikël banorët nën terrorin e bandave që ruajnë parcelat me hashash, policia nuk mund të futet

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetar, i cili shkruan se banorët e fshatit Qerekë ndihen të terrorizuar, pasi çdo natë duhet të përballen me breshëritë e kallashnikovëve që ruajnë plantacionet.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Prodhim i bollshëm këtë vit i bimës së partisë, Hashashit.

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital! sb

Janë fotografuar në fshatin tim Qerekë.

Ju lutem denoncojini.

Kemi frikë mos na vrasin kalamajtë se gjujnë me kallash çdo natë, në komunën e Nikles nuk futet policia pasi mbrojtjen e ka banda e Bamëve me shokët që e rrethojnë dhe që lëvizin të armatos e me makina të blindume, shefi i komisariatit i ka dhon mbrojtje e vec i mbështet aktivitetin criminal.

Neni 6 i ligjit për Amnistinë Fiskale lejon Ramën të legalizojë paratë që ka vjedhur

Rama ka futur edhe një nen për veten nw ligjin pwr Amnistinw Fiskale përmes të cilit ai përfiton për të legalizuar paratë që u ka vjedhur shqiptarëve në 20 vite pushtet.

Nga amnistia e madhe fiskale që deklaroi Kryeministri Rama në fund të muajit maj dhe që më pas u hartua edhe një dokument, duket se do të përfitojnë edhe ish-zyrtarët e lartë dhe politikanët, të cilët kanë tri vite që nuk janë më në detyrë.Edi Rama4

Në nenin gjashtë të dokumentit të siguruar nga gazeta “Panorama”, thuhet se nga kjo amnisti përjashtohen vetëm ata zyrtarë që kanë qenë subjekte të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë, i ndryshuar”, në tre vitet e fundit.

E thënë ndryshe, të gjithë ata zyrtarë me pozicione ministra, deputetë, drejtorë apo zyrtarë të nivelit të lartë që kanë mbi tre vjet që nuk i kanë më këto detyra, do mund të përfitojnë nga amnistia e madhe e shpallur nga qeveria.

“Subjektet, të cilët brenda tri viteve të fundit kanë qenë mbajtës të detyrave apo funksioneve sipas përcaktimit të nenit 3 të ligjit nr. Nr.9049, datë 10.4.2003 ‘Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë, i ndryshuar’, si dhe personat në përbërje të gjendjes familjare të tyre, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji”, thuhet në pikën 2 të nenit gjashtë të draftit të amnistisë që ka siguruar gazeta “Panorama”.

Ky specifikim në dokument shkon përkundër asaj që Kryeministri Rama deklaroi gjatë një komunikimi me gazetarët, ku u shpreh i sigurt se nuk do të ketë asnjë lloj amnistie për politikanët dhe zyrtarët e lartë shtetërore në 30 vite pluralizëm politik.

Amnistia fiskale pritet të zbatohet nga 1 janari i vitit 2021 deri më 31 dhjetor 2021. Ajo do të ofrojë mundësinë për të gjithë ata që do të vetëdeklarojnë që brenda 4 muajve të parë, që të mund të paguajnë vetëm 4% të shumës së deklaruar. Për ata që do të vetëdeklarojnë në 4-mujorin e dytë, do të tatohet 7% e shumës së deklaruar dhe për ata që do presin 4-mujorin e fundit shuma që do t’u tatohet do të jetë 10% e shumës së deklaruar.

Sipas përcaktimeve në draft, njësia e posaçme e krijuar me këtë ligj, bankat e nivelit të dytë apo institucionet financiare, në cilësinë e ndërmjetësit, transferojnë të ardhurat e mbledhura nga pagesat e tatimit të posaçëm në burim në kuadër të këtij ligji, në llogaritë e thesarit të Ministrisë së Financave.

PERSHKALLEZIMI I TATIMIT

5 për qind të shumës totale të deklaruar, për deklarime të kryera në katër muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit

7 për qind të shumës totale të deklaruar, për deklarime të kryera në katër muajt e dytë nga hyrja në fuqi e ligjit

10 për qind të shumës totale, të deklaruar për deklarime të kryera në katër muajt e tretë nga hyrja në fuqi e ligjit

NENI 6, SUBJEKTET E PËRJASHTUARA

Janë subjekte të përjashtuara nga zbatimi i këtij ligji: Subjektet që kanë detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë, në zbatim të nenit 3 të ligjit nr. Nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë, i ndryshuar”, si dhe personat në përbërje të gjendjes familjare të tyre, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Subjektet, të cilët brenda tri viteve të fundit kanë qenë mbajtës të detyrave apo funksioneve sipas përcaktimit të nenit 3 të ligjit nr. Nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë, i ndryshuar”, si dhe personat në përbërje të gjendjes familjare të tyre, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Subjektet e ligjit nr. 10 192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë;

Subjektet sipas përcaktimit të nenit 16, të Aktit Normativ nr.1, datë 31.1.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”.

Personat e shpallur dhe personat, për të cilët ka filluar procedura e shpalljes, në zbatim të parashikimeve të Ligjit nr. 157/2013, “Për masat kundër financimit të terrorizmit”.

Degradimi i Parkut “Rinia”, përmbytet dy herë brenda tre javësh, kushtoi 1 milionë euro

Ditën e sotme reshjet e shiut përmbytën disa rrugë në Tiranë, ndërkohë që probleme ka pasur edhe si herën e shkuar sërish te Parku Rinia në qendër të kryeqytetit.

Ashtu sikundër mund të shihni dhe në pamje, e gjithë hapësira është përmbytur.

Ky investim, i bërë për t’i dhënë parkut një tjetër formë mësohet se ka kushtuar rreth 1 milionë dollarë. Ky park ka qene nje kenaqesi me vete per qytetaret e Tiranes deri diten kur barbaret vendosen ta betonizojne dhe zhdukin siperfaqet e gjelberta.

Gjermania kërkon koordinim mes SHBA dhe BE për dialogun Kosovë-Serbi

Qeveria gjermane, që drejtohet nga kancelarja Angela Merkel, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, gjithmonë kanë pasur sukses në rajonin e Ballkanit kur kanë punuar së bashku drejt gjetjes së një zgjidhjeje, prandaj ajo thotë se do ta mirëpresë një bashkëpunim mes emisarit të Trumpit, Richard Grenell, dhe emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, sa i përket problemit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Washington, me ndërmjetësim të dy njerëzve të Trumpit, Richard Grenell dhe Robert O’Brien, do të zhvillohet një takim mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

Lexo Edhe:
VV insiston që Kryeministri “ilegal” të raportojë në Kuvend para shkuarjes në Amerikë
Kjo iniciativë e Përfaqësuesit Special Presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, për takim Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë vjen në kohën kur emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka filluar tashmë vizitat e tij në rajon për të informuar palët rreth datave dhe modalitetit të vazhdimit të dialogut në Bruksel.

Lidhur me dy proceset paralele që po zhvillohen aktualisht nga Washingtoni dhe Brukseli rreth dialogut Prishtinë-Beograd kanë shkruar sot edhe mediat prestigjioze gjermane. Sipas shtypit gjerman, emisari amerikan, Richard Grenell, ka anashkaluar në tërësi BE-në në iniciativën e tij për takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

Për këto përpjekje të ndara të Washingtonit në njërën anë dhe të Brukselit në anën tjetër sa i përket dialogut dhe arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë – Serbi, Gazeta Express ka kontaktuar qeverinë e Gjermanisë, si një prej shteteve anëtare më të fuqishme, për të pyetur nëse kancelarja gjermane Merkel do të ndërmarrë ndonjë iniciativë për të njësuar procesin.

Nga Berlini thonë se problemet në Ballkan janë zgjidhur gjithmonë me sukses kur ka pasur koordinim në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

“Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë pasur gjithmonë sukses në Ballkan kur kanë punuar së bashku për të gjetur një zgjidhje”, ka thënë për Gazetën Express një zëdhënës i Qeverisë që drejtohet nga Angela Merkel.

Ndërkohë, ai thotë se si Gjermani do të mirëpresin një koordinim në mes të sllovakut Mirsolav Lajçak, dhe emisarit të Trumpit, Richard Grenell, sa u përket përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Derisa e vlerësojnë si një zhvillim pozitiv faktin që emisari i BE-së tashmë ka filluar vizitën e tij në rajon.

“Është mirë që Përfaqësuesi special i BE-së Lajçak tani është në rajon. Ne do ta mirëprisnim një koordinim midis tij dhe Përfaqësuesit Special Grenell”, kanë potencuar ai nga Berlini për Gazetën Express.

Derisa ka treguar që Lajçak pas Kosovës do të udhëtojë edhe në Serbi pasi të kenë përfunduar zgjedhjet atje.

Për procesin e negociatave që po udhëheq administrata e Trumpit, dje ka folur edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Ai ka thënë se për çfarëdo marrëveshje eventuale që Kosova dhe Serbia mund të pajtohen në Washington duhet të inkorporohet brenda procesit të dialogut që udhëheq Brukseli.

Shtetet anëtare të BE-së, veçanërisht Gjermania, në mënyrë të vazhdueshme ka potencuar se ka bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës derisa ka thënë se mbështet fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe Lajçaku.

Përpara se Grenell të bënte publike iniciativën e tij për takim në Washington, nga Gjermania dhe Franca kishin shprehur gatishmërinë për organizimin e një samiti në Paris si vazhdimësi e takimit të fundprillit 2019, që ishte mbajtur në Berlin.

Të hënën, emisari i Trumpit për dialogun, Richard Grenell, përmes një njoftimi në profilin e tij zyrtar në Twitter, ka njoftuar se Serbia dhe Kosova janë pajtuar për një takim në Shtëpinë e Bardhë, që do të mbahet më 27 qershor. Për ta mundësuar këtë takim, Serbia është zotuar se do ta pezullojë fushatën kundër pavarësisë së Kosovës, derisa Kosova ka bërë edhe një kompromis shtesë, duke u zotuar për pezullimin e përpjekjeve për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Lidhur me këtë kompromis ka folur sot kryeministri i Qeverisë, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se Kosova do të pauzojë deri më 27 qershor dhe nuk do të aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Kreu i ekzekutivit ka thënë se një vendim të tillë e ka marrë si shenjë e vullnetit të mirë dhe me qëllimin për të mos i lënë Serbisë arsye që ta shmangë procesin e dialogut.

Gjithashtu, Hoti ka thënë se ka marrë garanci nga ndërkombëtarët se në Washington nuk do të ofrohet ndonjë marrëveshje e gatshme dhe ka shtuar se si kryeministër do të jetë përgjegjës për procesin, pavarësisht se kush udhëton me të drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zyrtare nga SHISH: Mafia e lidhur me struktura shtetërore

Romeo GURAKUQI

Shërbimi Informativ Shqiptar ka dorezuar keto dite ne Kuvendin e Shqiperise nje raport, do ta konsideroja, alarmant per sa i perket nivelit te sigurise se shtetit, qe perben detyrimin me te pare kushtetues te qeverise.

Sipas shtypit, ne raport behet fjale per kapërcim cilësor të krimit të organizuar në vend, infiltrim të financimeve që kanë furnizuar krimin e organizuar, per pastrim te parave jo te ligjshme ne ndertim dhe edukim, per qarqe korruptive, që vijnë nga lidhja me politikën dhe shtetin, per lidhje te mafias me struktura të larta shtetërore dhe ne fund, edhe per ULJE KEMBEKRYQ TE SHERBIMEVE TE HUAJA te vendeve jo historikisht mike, qe lozin shah ne tavolinen pa zot te Shqipnise.

Raporti vjen ne nje kohe kur institucionet me te nalta shtetnore, qe kane per detyre garantimin e sigurise se Shtetit dhe Nacionit si nje i tere, ndodhen ne nje perplasje meskine per rregullat e ardhshme te lojes elektorale. Nje numer pyetjesh lindin vetvetiu nga ky raport, qe kulmojne te gjitha tek niveli i aftesise dhe pergjegjesise se Qeverise se Edi Rama, per te garantuar sigurine shteterore, sigurine e informacionit shteterore, paprekshmerine e arkivit te rendesise se vecante te Ministrise se Puneve te Brendshme, zbatimin e te drejtes se gazetareve dhe studiuesve per informim, duke respektuar rigorozisht mbrojtjen e te dhenave personale te shtetasve, paraardhesve te tyre dhe enteve, konform legjislacionit, etj..

Ceshtje shume te rendesishme per shqyrtim te verifikueshem dhe te kontrolluar, jane menyra se si e kryen DSIK vleresimin personal per kerkuesit te çertifikates se sigurise dhe niveli i respektimit te rregulloreve te funksionimit te Arkivit te MPB.

Por, ne shtetin ku qeveritaret mendojne vec per “perdorimin racional te kohes se dhene ne dispozicion per zgrrapcje”, askush nuk e ka ndermend te kryeje detyrat e ngarkueme kushtetuese permes vleresimit te koordinuar edhe me kundershtarin.

Raporti i punonjesve te SHISH nuk eshte nje permbledhje e thjeshte, e realizuar ne kuader te nje detyrimi formal kushtetues te institucionit per Parlamentin. Eshte nje kembane per shterngim te shtetit per nga interesat e Shqipnise, shtet indipendent dhe i europianizuem. Ata qe nuk kryejne detyrat as ne kete rast duhet te largohen, ose institucioni i mbrojtjes se shtetit dhe ligjit duhet t’i vendose para drejtesise.

Rekordi i hajdutëve, dorëhiqet drejtori i shtatë i Kadastrës së Vlorës pas 15 ditësh punë!

Dorëhiqet drejtori i shtatë i Kadastrës së Vlorës. Jurgen Pilkati u emërua në këtë detyrë në datën 2 qershor, ndërsa sot mësohet se ka dhënë dorëheqjen. Drejtori i radhës qendroi në detyrë vetëm 14 ditë. Arsyet e largimit nuk janë të qarta.

Jurgen Pilkati, u komandua në këtë detyrë pas dorëheqjes së Viola Himës, e cila qëndroi si kryeregjistrues vetëm 4 ditë. Edhe pse qëndroi më gjatë se Hima, ai nuk ka firmosur asnjë dokument si kreu i Kadastrës.

Kjo situatë në Kadastrën e Vlorës ka disa vite që vijon të mbetet e njëjtë, ku problemet e pronave nuk po marrin fund, sidomos me tokat e bregdetit, ku edhe po bëhet lufta më e madhe. Para Pilkatit kanë qenë dhe 6 drejtorë të tjerë që janë larguar vetëm muajt e fundit.

Himaj ishte drejtori e radhës e këtij institucioni që kishte marrë përsipër të rregullonte konfliktin e pronave në këtë zonë, të cilat dyshohet se janë shkak për largimet dhe dorëheqjet e njëpasnjëshme.

Drejtorët e larguar

Viola Hima (4 ditë në detyrë)

Bilbil Aliaj ( 4shkurt -22 maj 2020)

Taulant Canameti (nëntor 2019-shkurt 2020)

Elona Hodaj (shtator 2019-tetor 2019)

Alteo Nazëraj (shtator 2019-shtator 2019)

Florian Almadhi (maj 2019-shtator 2019)