30.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Me heqjen e taksës “Rama”, do të ulim çmimin e naftës 240 lekë/litër

Lulzim BASHA

Të dashur miq ju përshëndes nga fshati Kalaç i Ndroqit. Më është dashur të paktën 10 minuta të vij nga rruga automobilistike këtu , sepse rruga është për faqe të zezë. Këtu jemi me zonjën Nevrije në një arë të mbjellë nga ajo edhe nga familja e saj dhe vajza e saj, Ana.

E kanë mbjellë me domate, një nga domatet më të preferuara për të gjithë shqiptarët besoj edhe për mua, që quhet zemërkau. Është akoma jeshile siç e shikoni, seose e kanë mbjellë në mars dhe presin ta vjelin në korrik.

Sot ndodhem në këtë fshat të Ndroqit, do të jem edhe në disa fshatra të tjera për të bashkëbiseduar me fermerët për gjendjen në të cilën ndodhen. Duhet t’ju them. paraprakishtx se nuk kam, për fat të keq, asnjë surprizë pozitive se këtu në Ndroq si kudo tjetër në Shqipëri, situata paraqitet jashtëzakonisht e vështirë.

Fermerët bëjnë gjysmën e popullsisë së vendit. Gjysma e popullsië jeton me tokën, jeton me bujqësinë dhe me blegtorinë. Janë lënë komplet jashtë vëmendjes. Nuk kanë marrë asnjë lloj mbështetje, jo vetëm tani, por për 7 vite me rradhë. Shumica dërrmuese e fermerëve as e kanë dëgjuar subvencionin e jo më ta marrin atë. Punojnë nga ora 5 e mëngjesit, siç nis puna në bujqësi, e deri ne darkë vonë. Kultivojnë, domate apo prodhime të tjera të sezonit, sipas zonës, sipas specialiteteve që kanë dhe, kur vjen puna, nuk kanë as garanci që do ta nxjerrin ne treg. Kur e nxjerrin në treg, nuk kanë as garanci që do ta shesin për të larë koston, koston e prodhimit që do të thotë, koston e farës të plehrave, jo më të punës.

Kjo është situata këtu në Kalaq të Ndroqit që jemi realisht në vijë ajrore 2 kilometra ose maksimumi 3 kilometra nga kryeqyteti, kështu është kudo anembanë vendit. Mungesë totale mbështetje, braktisje totale harresë totale, ndërkohë që qindra miliona euro të taksave që këto njerëz paguajnë për çdo gjë, nga tvsh-ja, faturat e energjisë e gjithçka tjetër, shkojnë për 4-5 oligarkë, në vend që të ndihmojnë këta njerëz punëtorë. Ata nuk kërkojnë lëmoshë, sepse punojnë nga mëngjesi në darkë, punojnë tokën e tyre. Kush ka më shumë, kush ka më pak tokë, kush ka mundësi të ketë pak sera, kush tjetër nëpër ara, por zero, zero mbështetje.

Ditën e djeshme, departamenti I financave në Partinë Demokratike bëri një analizë të pagesave të thesarit. A e dini sa para ka paguar deri më sot qeveria që mburret? Ka paguar afro 90 milion euro për të gjithë shqiptarët për tre muajt e pandemisë. Kjo do të thotë një tallje me taksapaguesit shqiptarë. Kanë marrë mesatarisht 10 euro për muaj, 10 euro për muaj kanë marrë shqiptarët nga paratë e taksave të tyre, atëherë kur kishin nevojë më shumë, atëhere kur u mbyll gjithçka, kur u mbyllën bizneset, ra konsumi, ranë të ardhurat, dolën qindra e mijëra njerëz pa punë.

Këta fermerët që shikoni këtu nuk lejoheshi të shkonin në arat e tyre për t’i punuar dhe prapë se prapë, shteti, i cili detyrohet me ligj ta dëmshperblejë dëmin që shkaktoi për shkak të masave të covid-it, ka nxjerrë nga arka e shtetit, që është arka e qytetarëve, gjithsej 93 milion euro për 3 muaj të kësaj gjëndje, që do të thotë afërsisht 10 euro në muaj për shqiptarët. Por nuk e ka bërë këtë për oligarkët. Jo për ata që marrin në dorë miliona euro për punë që nuk i kryejnë apo për punë që nuk kanë asnjë vlerë, perveçse mbushin xhepat e tyre dhe xhepat e qeveritarëve.

Thesari, po kështu, tregon që inceneratorët dhe landillet apo aferat e tjera korruptive, kanë përfituar drejtpërdrejt nga Edi Rama miliona euro gjatë kohës së pandemisë, siç janë vjedhur miliona të tjera nga tendera sekretë. Ky është realiteti, pa propagandë, pa gënjeshtra, pa regji qendrore, por siç e shohin dhe e prekin në kurrizin e tyre qindra –mijëra shqiptarë.

E pra, kështu nuk mund të vazhdohet.

Rruga e daljes nga kjo krizë është e thjeshtë. Në qoftë se një qeveri e dalë nga njerëzit, ka njerëzit në vëmendje, atëherë njerëzit do të kenë mbështetjen dhe përkrahjen dhe jo oligarkët.

Është fare e thjeshtë, se kemi dy herë më shumë buxhet se Kosova. Fermerët e Kosovës marrin 100 milionë euro subvencione në vit, prodhimet e tyre shiten në tregun e brendshëm dhe vijnë e shiten edhe në tregun tonë me çmime konkuruese, shpeshherë, më të ulëta se të fermerëve tanë, sepse kanë mbështetjen e shtetit.

Ndërsa këtu shteti ka braktisur gjysmën e popullsisë në fshat, totalisht. Po edhe atë që e quan me pacipësinë më të madhe pagë lufte, por që në fakt është dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar, edhe ajo mezi mjafton për të blerë bukën e muajit e, në shumë raste, nuk mjafton as për të larë qeranë apo faturën e dritave.

E pra, sot do të qëndroj për disa orë në këtë zonë, do të takoj fermerët, do të bisedoj me ta për hallet dhe problemet që kanë, për ndihmën që kanë nevojë nga shteti, ndihmë që nuk do të mungojë nesër me një qeveri të dalë nga vota juaj e lirë, e në veçanti për fermerët shqiptarë.

Paketa jonë është e qartë. Ne do të kemi po atë skemë subvencionesh që ka edhe Kosova, edhe Maqedonia e Veriut. Subvencionet nuk do të shkojnë tek grumbulluesit, por do të shkojnë drejtpërdrejtë tek prodhuesit. Në bazë të prodhimit do të marrin subvencion.

Prodhimet e tyre do të mbrohen dhe asnjë prodhim i huaj nuk do të hyjë përmes doganave shqiptare pa patur një tarifë të barasvlefshme me subvencionin që ata vetë marrin nga qeveritë e tyre. Prodhimi i fermerëve shqiptarë dhe fermerët shqiptarë do të jenë të parët në tregun tonë, ndërkohë që do të bëjmë gjithçka për të nxitur edhe eksportin e tyre.

Me uljen e çmimit të naftës dhe heqjen e taksës “Rama” mbi naftën që i ka kushtuar prej vitit 2014, 240 lekë të vjetra më shumë për litër çdo shqiptari, ne do të mundësojmë që edhe prodhimet tona të bëhen më konkurruese, edhe shërbimet tona të bëhen më konkurruese si në fshat, ashtu edhe në qytet.

I pyeta se cilat janë kërkesat kryesore për ndihmë dhe cilat janë vështirësitë kryesore, gjëja e parë që përmendi zonja Nevrije është rruga. “Mungon rruga dhe mbështetja për bujqësinë, sepse ne këtu punojmë”, tha fermerja, ndërsa vajza e saj gjimnaziste u shpreh se “mungon mbështetja financiare”. “Jam në gjimnaz. Mbarova vitin e parë. Sapo vij nga shkolla në orën 2 jam këtu (tek toka), pastaj në darkë bëj detyrat, mësoj. Mund të rri deri në orën 02:00 ose 03:00 duke mësuar sepse nuk del koha ditën”- tregoi Ana sakrificën e saj për të mësuar dhe për të ndihmuar familjen në punë. Ajo i tha zotit Basha se do që të bëhet mjeke, si dr. Halim Kosova, për të cilin tha se i kishte shpëtuar jetën kohë më parë.

Miq të dashur, ju përshëndes nga fshati Kalaç i Ndroqit, do të vazhdojmë takimet me Dr. Halimin për të parë situatën në terren kështu siç është, pa zbukurime, pa propagandë, Shqipërinë e vërtetë, Shqipërinë e halleve, por pa dyshim me ofertën tonë, me planin tonë me vendosmërinë tonë për të ndihmuar këta njerëz, për të ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët, për t’i nxjerrë nga kjo krizë, çka është plotësisht e mundur dhe do ta bëjmë realitet me një qeveri të dalë nga vota juaj. Ju përshëndes dhe ju uroj një ditë të mbarë.

Vjedhje me ligje speciale, SPAK të hetojë kush i propozoi 3 nismat korruptive

EDI PALOKA

Prej 7 vitesh, qeveria e Edi Ramës është faktuar si një qeveri që i ka shërbyer interesit privat të disa oligarkëve dhe klientëve të Edi Ramës.

Qëllimi është vetëm një: pasurimi i pandalshëm i një grushti njerëzish, që financojnë në mënyrë të paligjshme Edi Ramën dhe ndajnë me të pasuritë e vendit, tokat në bregdet, taksat e shqiptarëve, lejet e ndërtimit, koncesionet dhe licencat ekskluzive miliona euroshe.

Miratimi i ligjeve speciale është një nga format që Edi Rama ka përdorur për të shpërndarë pasurinë e vendit vetëm tek pak njerëz të lidhur drejtpërsëdrejti me të.

Të tillë janë edhe tre ligjet e fundit që Presidenti i Republikës ktheu me të drejtë për rishqyrtim, ndryshimi për ligjin e tvsh-së, që favorizon jahtet luksoze, koncesioni i paligjshëm i Porto Romanos dhe ligji antikushtetues i shërbimit të pagesave.

Ligji i parë përjashton jahtet nga TVSH e karburantit. Pra, kush ka një jaht, do ta paguajë naftën shumë më lirë sesa shqiptarët që e blejnë atë bashkë me taksën “R Ligji I dytë u jep oligarkëve të Ramës, në mënyrë të paligjshme, të drejtën e ndërtimit të një porti privat dhe ligji i tretë hap rrugën për pastrimin e parave të trafikut të drogës, të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të tre këto ligje që dëmtojnë interesin publik, që pasurojnë padrejtësisht një grusht klientësh të Edi Ramës, u kthyen në Kuvend nga Presidenti i Republikës.

Por në vend që akti i Presidentit të vlerësohej si një e mirë publike, Parlamenti ilegjitim u soll si noter i grabitjeve me firmën e Edi Ramës. Ushtarët e Edi Ramës, në shkelje të çdo procedure minimale parlamentare, rrëzuan dekretet e Presidentit, duke i hapur rrugë plaçkitjes së mëtejshme të vendit me akte të mirëfillta korruptive.

Me arrogancën e një pushtetit që nuk jep llogari tek zgjedhësit dhe me nxitimin e një regjimi në ikje, që vepron sipas parimit “kap ça t’kapësh”, Parlamenti i hoqi të drejtën Presidentit të dëgjohej në komisionet ku u shqyrtuan dekretet e kthyera prej tij.

Duke ftuar në dëgjesë vetëm qeverinë dhe duke shmangur Presidentin, në mënyrë të përsëritur, Kuvendi vetëm sa thellë paligjshmërinë, por nuk mundet të mbulojë grabitjen e shqiptarëve përmes ligjeve speciale të Edi Ramës.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka për detyrë të hetojë këto nisma korruptive ligjore që në fillesat e tyre. Pas tyre qëndrojnë peshqit me të mëdhenj të korrupsionit në vend, duke nisur me Edi Ramën dhe Arben Ahmetaj.

Duke çuar përpara përgjegjësisë penale ata që janë përfshirë në këto afera të pista që varfërojnë më shumë shqiptarët dhe që e përqendrojnë ekonominë në duart e disa grabitësve, SPAK do të kontribuojë në një nga arritjet më të mëdha, që politika, kryeministri dhe parlamenti të mos guxojnë kurrë më të bëjnë ligje vetëm për 1 apo 2 individë të lidhur me pushtetin.

Ne s’jemi si ata…

Nga Elona CASLLI

Ne s’jemi si ata,- më thoshte nëna gjithmonë. Në shtëpinë tonë, bota ishte ndarë në dy pjesë- ne dhe ata. Ata ishin komunistët, ne ishim njerëzit që nuk pajtoheshin me ta.

Ne s’jemi si ata,- ishte përgjigjja e vetme që më jepte nëna çdo here, ku flitej për padrejtësitë e tyre, për mizorinë e tyre, për ligësinë e tyre.

Nëna që lutej fshehurazi. Nëna që besimin në Zot nuk e humbi kurrë. Nëna që shpresoi gjithmonë. Nëna që na rriti ndryshe nga ata.

Që në gji na ushqeu me besimin tek e mira, mua dhe tim vëlla. Na ushqeu me dinjitet dhe kurajo njerëzore, ndonëse ambienti ku jetonim mund të të jepte gjithçka, veçse shpresë jo.

Na ushqeu me shpresën, se do të vinte dita që drejtësia do të vihej në vend. Se Zoti kishte me marrë hak një ditë.

Nëna, ajo grua fisnike e mbledhur një grusht, nga sëmundja në vitin 1985.
Nëna ai shpirt i përvëluar në vetmi, buzë shtratit lëngonte dhe më thoshte me zërin e saj pothuajse të mekur- Nuk vdes pa përcjellë atë. Ndonëse fjalët e mjekëve nuk jepnin shpresë, nëna kish vendosur ta sfidonte vdekjen. Vdekja duhet të merrte më parë Qoftëlargun.

Dhe ashtu ndodhi. Nëna vdiq në qeshor të vitit 1985. Ditën e vdekjes së qoftëlargut, sytë e saj pothuajse të shuar, më shihnin dhe dukej sikur më thonin- Tani mund të shkoj e qetë.

Nëna shkoi. Bashkë me të shkuan dhe vitet. Tanimë i gjendur përballë gjendjes tragjike, ku gjendet vendi im, ndërmend më kthehen fjalët e nënës- Ne nuk jemi si ata.

Post Scriptum- Nuk qemë kurrë si ata. Nuk u bëmë kurrë si ata. Nuk do të jemi kurrë si ata.

Ata do të jenë gjithmonë ajo çka ne nuk mund të bëhemi kurrë.

Eksperti: Komunikimi i rasteve të sotme me COVID i vendosi vulën e pabesueshmërisë shifrave zyrtare!

Pas uljes së rasteve pozitive të konfirmuara ditën e sotme, në 50 të prekur, një ditë pas rekordit me 82 të infektuar me koronavirus, reagon ashpër eksperti, Erion Dasho.

Më një shënim në faqen e tij në Facebook, Dasho, shkruan se rikthimi i grafikut si dhëmbët e sharrës së thyer “i vendos përgjigjes shqiptare ndaj COVID vulën e pabesueshmërisë dhe mungesës së profesionalizmit”.

Mesazhi nga Erion Dasho 

I MIRI, I KEQI, I ÇUDITSHMI!!!

Komunikimi i rasteve të sotme me COVID i vendos vulën e pabesueshmërisë shifrave tona zyrtare!

Në momentin kur grafiku nisi t’i ngjante një kurbe dhe sot shpresohej sheshimi i saj (rasti më i mirë) ose rritja e mëtejshme (rasti më i keq), ndodhi çudia: rastet pothuajse u përgjysmuan në raport me ditë e djeshme.

Kjo situatë tregon se megjithëse kanë kaluar më shumë se tre muaj, komiteti i “ekspertëve” nuk ka arritur të zbatojë një sistem testimi sado pak efikas apo një sistem survejance epidemiologjike sado pak të besueshëm.

Që prej datës 18 maj, në Shqipëri është duke ndodhur transmetimi i papenguar i COVID dhe pritshmëria është që kurba ditore e rasteve t’i nënshtrohet ligjësive të normalitetit.

Rikthimi i formës së çuditshme të grafikut të ngjashëm me dhëmbët e sharrës së thyer i vendos përgjigjes shqiptare ndaj COVID vulën e pabesueshmërisë dhe mungesës së profesionalizmit.

PAK BESUESHMËRI DHE SERIOZITET JU LUTEM!

PO HUMBISNI RESPEKTIN DHE VËMENDJEN E QYTETARIT!

PO E LINI VENDIN NË DORËN E TEKAVE TË VIRUSIT!

Skandali/ Koncesioni i sterilizimit përhapi virusin, të gjithë mjekët me Covid tek “spitali francez”

PPP e sterilizimit e Edvinit, perhapese e covid19 ne mbare vendin!

Ne spitalin francez te QSUT pothuaj te gjithe mjeket jane covid19 pozitiv.
Por Covid19 pozitiv jane edhe punonjesit e PPP se Edvinit me muratorin e partise.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!

Miq, kjo eshte vetem njera nga rruget me te cilen QSUT, tashme bombe gjigande biologjike, veper kriminale me pasoja katastrofale e krijuar nga keqmenaxhimi i pandemise nga xhahili i Surrelit dhe Ndrikull Hajni Maska, perhap covid19 ne mbare vendin.

“pershendetje dr sot fola me disa kolege te mi qe jane te Spitali Francez dhe pothuajse te gjithe kishin dale pozitiv covid.I teri blloku operator pozitiv me covid nder ta edhe punonjesit e koncesionarit te famshem sani service te cilet meren me setet kirurgjikale Nga kjo me thane ata mund te infektohen te gjitha blloqet operatore kudo ne Shqiperi nga sani service…”

Ketu me poshte keni denoncimin me dt 16 mars te vendimit qe urgjenca e QSUT te predoret per te pritur edhe te semuret me covid19

Breaking News!
Mars 16 2020 12:17
Nje vendim i ri i pashembullt i Edvin Kristaq Maskes dhe ndrikull Hajni Maske!

Urgjenca e QSUT qe pret te gjitha llojet jo kirurgjikale te urgjences do perdoret per te pritur te semuret me covid19!!

Miq, dy dite pare nje qytetar dixhital me dergoi nje mesazh ne te cilin me njoftonte keto qe njofton sot nje tjeter qytetar dixhital. Nuk besova se marrezia njerezore mund te arrije gjer ketu.

Te gjithe kane pare ne Itali cadra te medha me te gjitha pajisjet te vendosura ne oborr te spitalit per te pritur te semuret e dyshuar me covid para se ti dergojne ne spitalin infektiv.

Çadra, meqenene duket se urgjenca ekzistuese e spitalit infektiv eshte e zene, mund te perdoret pa asnje veshtiresi por te kercenosh ne kete menyre spitalin me te madh jo infektiv te vendit eshte se paku marrezi sipas eksperteve te fushes.

Lexoni mesazhin e punonjesit dixhital.
E di cfare ka ndodh ke ne Pritja e rasteve mes hollit
karantine me.perde per rastet e dyshuara karantine me.perde per rastet e dyshuara Do futen ne urgjencen w semundjeve te brendshme
ne do i sherbejme dhe me.pas do lajmerojme infeksionistin po u futen ne urgjencen terciare perfunduam te gjithe te infektuar dhe sdo me.kete me.kush ti presi. ajo eshte vendi ku do.te priten ne holl te semuret e dyshuar per covid dhe duke na rrezikuar direkt neve nuk mund te filtrohen brenda nje urgjence terciare Se cdo i semure kardiak neurologjik do e marri eshte masaker Ne do.jemi te paret qe do ekspozohemi dhe skemi masat e duhura as syze as maska N 75 as veshje Tyreku po u vesh do mbahet 24 ore ose dhe 12 ore dhe do jesh aty i izoluar me te semurin me respekt.

“Mos më prek, ti e ke marr rrogën!” Tensione në protestën e shoqatave të transportit

Ka patur momente tensioni në protestën e organizuar nga shoqatat e transportit rrugor, tubim i cili u zhvendosur nga Ministria e Transportit drejt Ministrisë së Financave në Tiranë.

Policia ka ndërhyrë sërish për të shpërndarë turmën, por shumë punëtorë kanë reaguar ashpër ndaj thirrjeve të policisë dhe nuk i janë bindur urdhrit.

Protestuesi: Hiqe dorën mos më prek mua

Polici: Të lutem zhvendosu

Protestuesi: Mos më prek, e ke marrë rrogën për vete ti, po unë çfarë të ha. Mos më prek.

Punëtorët e transportit rrugor në vend kërkojnë ndihmë financiare nga ana e qeverisë, me argumentin se jo vetëm që nuk po lejohen të punojnë por në 3 muaj karantinë kanë marrë vetëm 400 mijë lekë të vjetra.

“Është e pamundur që ne të jetojmë me 400 mijë lekë. Duhet të hapet transporti dhe te fillojmë jetën normale. Nëse ne nuk marrim një zgjidhje do të jemi këtu çdo ditë, në protestë. Po kërkojmë bukën e kalamajve, asgjë tjetër. Do dalin më protestë çdo ditë”, shprehen një pjesë e protestuesve.

Kujtojmë se ditën e djeshme kryeministri Rama deklaroi se nuk do të lejoheshin më grumbullimet apo tubimet, në kushtet kur ditët e fundit numri i të infektuarve me Covid është rritur ndjeshëm.

Ndërkohë shumë protestues mbanin sot në duar pankarta me ‘Turin’ e famshëm të provimit të gjuhë letërsisë, pyetje e cila habiti maturantët dhe jo vetëm.

Protesta e Transportit/ Turi i Besës së Ramës shofer autobusi?! (Foto)

Testi skandaloz i Gjuhë-Letërsisë në maturën e këtij viti, do të mbahet mend gjatë për hir të ‘Turit’ i cili ishte personazhi që lundronte në varkë me shokët, pjesë e një testi absurd.

Pasi u mësua se çfarë bënte Turi në 4 alternativat e testit, ditën e sotme ai është rishfaqur në protestën e Shoqatës së Transportit Publik Qytetas dhe Ndërqytetas.

Të mbledhur sot para Ministrisë së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, punonjësit e kësaj shoqate kërkojnë nga qeveria, hapjen e plotë të punës në kushtet e situatës së pandemisë, ndërsa nuk pranojnë ‘pagën e luftës’ nëse kërkesa e tyre kryesore nuk merret parasysh.

Një nga parullat kryesore të kësaj proteste dhe që spikaste, ishte ajo me personazhin e maturantëve ‘Turin’.

‘Babi i Turit është shofer autobusi’, shkruhej në këtë parullë-meme.

Shtëpia e Bardhë: VOA po përhap propagandë kineze. Dorëhiqet drejtuesja

Drejtuesja e Zërit të Amerikës për katër vjet, Amanda Bennett dha dorëheqjen të hënën pasi mbrojti pavarësinë e gazetarisë së organizatës së lajmeve të financuar nga taksapaguesit amerikanë kundër sulmeve nga Shtëpia e Bardhë se Zëri i Amerikës po përhapte propagandën kineze.

Në një mesazh lamtumire për personelin, zonja Bennett dhe zëvendësja e saj, Sandy Sugawara, e cila gjithashtu dha dorëheqjen, shmangën temën e tensioneve me administratën Trump. Në vend të kësaj, ato thanë në letrën e dorëheqjes se Michael Pack, i emëruari i Presidentit Trump për të drejtuar Agjencinë Amerikane për Median Globale, që mbikqyr edhe Zërin e Amerikës, gëzon “të drejtën të na zëvendësojë” dhe se tani është koha për t’u larguar.

“Asgjë që lidhet me ju, me pasionin tuaj, me misionin apo integritetin tuaj nuk ndryshon”, thuhet në letrën e tyre. “Michael Pack u betua para Kongresit për të respektuar dhe nderuar murin mbrojtës që garanton pavarësinë e Zërit të Amerikës, dhe që luan rolin më të rëndësishëm në besimin e jashtëzakonshëm që ka tek ne audienca në mbarë botën”.

Pyetjet mbi pavarësinë e Zërit të Amerikës, dhe shqetësimet se administrata mund të shndërrojë agjencitë e lajmeve qeveritare për të shërbyer si mjet i marrëdhënieve me publikun, u ngritën gjatë muajve të fundit kur Presidenti Trump bëri thirrje për konfirmimin e zotit Pack që në atë kohë ishte bllokuar në Senat.

Karta e Zërit të Amerikës specifikon që raportimet e agjencisë, të cilat i drejtohen audiencës së huaj në Rusi, Iran, Kinë dhe vendet e tjera ku ka censurë dhe shtypje, të jenë “të sakta, objektive dhe gjithëpërfshirëse” dhe “të përfaqësojnë Amerikën, jo ndonjë segment të vetëm të shoqërisë Amerikane”.

Shtëpia e Bardhë në ofensivë
Në prill, faqja e internetit e Shtëpisë së Bardhë akuzoi Zërin e Amerikës për ritransmetim të propagandës kineze, pasi kishte postuar një video në lidhje me rihapjen e Wuhanit pas lehtësimit të epidemisë së koronavirusit atje. “Zëri i Amerikës shumë shpesh flet në favor të kundërshtarëve të Amerikës, dhe jo qytetarëve të saj,” thuhen në njërin nga komentet në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë.

Menaxheri i mediave sociale të presidentit, Dan Scavino, promovoi idenë në Twitter, duke thënë, “Taksapaguesit amerikanë paguajnë për propagandën e Kinës përmes Zërit të Amerikës, të financuar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara! Turp!!”

Pavarësisht se videoja nuk ishte nga Zëri i Amerikës por nga agjencia e lajmeve Associated Press, dhe statistikat e cituara nga Zëri i Amerikës për vdekjet nga koronavirusi në Kinë ishin të Universiteti Johns Hopkins dhe konsiderohen gjerësisht si të dhënat më të besueshme që janë në disponim, Shtëpia e Bardhë kritikoi Zërin e Amerikës në lidhje me të dyja çështjet.

Amanda Bennett kundërshtoi me forcë akuzat për propagandë dhe ofroi një listë me artikuj të Zërit të Amerikës që sfidonin propagandën kineze, por Presidenti Trump komentoi për këtë në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

“Nëse dëgjoni atë që po transmetohet nga Zëri i Amerikës, është e pështirë”, tha ai. “Gjërat që ata thonë janë të pështira për vendin tonë. Michael Pack do të shkojë atje dhe do të bëjë një punë të shkëlqyeshme”.

Udhëzimi i CDC-së për të mos përfillur kërkesat e Zërit të Amerikës për intervista
Të dielën, Zëri i Amerikës njoftoi se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kishte vendosur të mos përfillë gazetarët e kësaj agjencie, sipas një memorandumi të brendshëm të CDC-së që u bë publik. Si arsyetim i vendimit për të mos pranuar kërkesa për intervista nga gazetarët e Zërit të Amerikës, dokumenti i CDC-së përmendi akuzat e faqes së Shtëpisë së Bardhë ndaj Zërit të Amerikës në lidhje me Kinën.

Amanda Bennett lëshoi një deklaratë duke i bërë thirrje CDC-së që “të tërhiqte menjëherë” udhëzimin, duke thënë se ai ishte “bazuar në një deklaratë opinioni të Shtëpisë së Bardhë” dhe ishte “shqetësues”.

Në mesditën e së hënës, Bennett dhe Sugawara kishin dorëzuar dorëheqjet e tyre, megjithëse emaili i tyre drejtuar personelit nuk e specifikonte nëse Shtëpia e Bardhë ose zoti Pack kishin kërkuar dorëheqjet e tyre.

Duke cituar zotin Pack, ata shkruanin, “Ne e dimë se secili nga ju do t’i ofrojë atij të gjitha aftësitë tuaja, profesionalizmin, përkushtimin tuaj për misionin, integritetin gazetaresk dhe punën tuaj të palodhur për të garantuar që zotimi është përmbushur”.

Zoti Pack, një regjisor konservator dhe bashkëpunëtor i ish-këshilltarit të Presidentit Trump, Stephen Bannon, drejton Agjencinë Amerikane për Median Globale, e cila përfshin edhe Radion Evropa e Lirë / Radion Liria, Rrjetet e Transmetimit të Lindjes së Mesme, Radion Azia e Lirë dhe Zyrën e Transmetimeve në Kubë. Zëri i Amerikës është entiteti më i madh në agjenci, raporton në 47 gjuhë për një audiencë javore prej më shumë se 280 milionë njerëzish.

Të dielën, Libby Liu, Drejtore e Fondit për Teknologji të Hapur, një tjetër filial i Agjencisë Amerikane për Median Globale, gjithashtu dha dorëheqjen pasi një pjesëmarrës konservator në emisionin e zotit Bannon në YouTube argumentoi se ajo duhet të pushohej nga puna, njoftoi gazeta New York Times.

“Ne nuk merremi me propagandë”
Amanda Bennett u emërua nga Presidenti Barack Obama dhe mori detyrën në pranverën e vitit 2016. Ajo është fituese e çmimit Pulitzer, gazetare investigative dhe redaktore që ka punuar për disa organizata të mëdha lajmesh, përfshirë Bloomberg News, si redaktore e gazetës The Philadelphia Inquirer dhe si gazetare dhe redaktore në Wall Street Journal.

Ajo u nderua për arritjet në karrierë vitin e kaluar nga Klubi Kombëtar i Shtypit. Në fjalimin e saj në këtë ngjarje, ajo reflektoi mbi rëndësinë e lirisë së shtypit dhe sfidat në përmbushjen e misionit të Zërit të Amerikës për t’u bërë një shembull i gazetarisë së pavarur për vendet në të cilat transmeton programe.

“Mendoni një botë ku nuk mund të besoni asgjë nga ato që shihni ose lexoni. Unë dhe kolegët e mi punojmë çdo ditë në një botë ku nuk ka shtyp të lirë,” tha Bennett. “Jo, ne nuk bëjmë propagandë. … Kurrë nuk do ta bëjmë këtë.”

Zëvendësja e zonjës Bennett, Sandy Sugawara gjithashtu ka punuar me dekada në gazetari si gazetare e UPI dhe gazetës The Washington Post.

Michael Pack u konfirmua nga Senati më 4 qershor pavarësisht kundërshtimeve nga shumica e senatorëve demokratë. Duke iu përgjigjur dorëheqjeve, zyra e tij lëshoi një deklaratë duke thënë, “Agjencia Amerikane për Median Globale vlerëson shërbimin e Drejtores së Zërit të Amerikës, Amanda Bennett dhe Zëvendësdrejtores Sandy Sugawara dhe u uron atyre më të mirën në përpjekjet e tyre të ardhshme”.

Testi i pavarësisë
Njoftimi se Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve ka miratuar një udhëzim për të refuzuar të gjitha kërkesat për intervista nga Zëri i Amerikës e përball që në fillim zotin Pack me një sprovë për angazhimin e tij për gazetari të pavarur.

Vendimi i CDC-së u zbulua në një dokument të marrë bazuar në Ligjin për Lirinë e Informacionit të bërë nga Instituti “Knight First Amendment” në Universitetin e Kolumbias.

“Si rregull, mos përcillni tek eprorët kërkesa për intervista nga Greta Van Sustren [sic] ose kushdo që ka lidhje me Zërin e Amerikës,” thuhet në dokument, duke iu referuar postimit kritik të Shtëpisë së Bardhë për situatën në Wuhan.

Van Susteren, juriste dhe në të kaluarën prezantuese e lajmeve në Fox News dhe Gray Television, drejton emisionin e përjavshëm “Plugged In” në Zërin e Amerikës.

“Gjëja që më shtang është se bëhet fjalë për Zërin e Amerikës dhe se unë jam përmendur konkretisht. Askush në CDC, ose në Shtëpinë e Bardhë apo kudo tjetër, nuk ka thënë ndonjëherë që raportimi im për koronavirusin ose ndonjë gjë tjetër ka qenë i padrejtë ose i pasaktë,” i tha Zërit të Amerikës zonja Van Susteren, duke shtuar se ishte “absurde të fusësh një person në listën e zezë”.

Në një deklaratë të hënën duke përshëndetur zonjën Bennett dhe zonjën Sugawara për shërbimin e tyre, ligjvënësi demokrat Eliot Engel, kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, e quajti udhëzimin e CDC-së “absurd” dhe tha se “duhet të tërhiqet menjëherë”.

“Unë pres që zoti Pack, Drejtori i Ekzekutiv i Agjencisë Amerikane për Median Globale, të mbështesë gazetarët dhe pavarësinë e Zërit të Amerikës. Dështimi i tij për ta bërë këtë, brenda një kohe kaq të shkurtër pas konfirmimit për këtë pozicion, ngre pikëpyetje nëse ai është i përqendruar në avancimin e misionit të gazetarisë së pavarur të Agjencisë Amerkane për Median Globale”, thuhet në deklaratën e ligjvënësit Eliot Engel.

Zyra e zotit Pack nuk bëri asnjë koment kur u pyet për këtë të hënën në mbrëmje.

Al Tomkins, i cili jep mësim mbi etikën gazetareske në Institutin Poynter, e quajti udhëzimin e CDC-së për Zërin e Amerikës “të dëmshëm” dhe tha se mund të pengojë përcjelljen e informacioneve jetike rreth pandemisë në vendet “ku ka kaq shumë dizinformata”.

Gjatë mandatit të saj, Amanda Bennett u përball me dy skandale të mëdha. Në vitin 2018, ajo pushoi nga puna ose disiplinoi 15 gazetarë nga shërbimi hausa për marrjen e ryshfeteve nga një zyrtar nigerian.

Në të njëjtin vit, ajo shkarkoi shefen e shërbimit të gjuhës kineze të Zërit të Amerikës për lejimin e një miliarderi kinez në mërgim që të bënte akuza të pabazuara kundër zyrtarëve në Pekin gjatë një emisioni të drejtpërdrejtë.

Shifra qesharake, 1200 lekë në muaj u kompensuan shqiptarët nga Rama për pandeminë

Këta njerëz punëtorë nuk kërkojnë lëmoshë, por zero, zero, zero mbështetje kanë marrë nga shteti, tha Lulzim Basha sot, nga takimi që pati me fermerët e Ndroqit pranë kryeqytetit, e ku po aty, nxori në dritë, një shifër tronditëse që Qeveria “Rama” iu dha si “ndihmë” qytetarëve në tre muajt e pandemisë: vetëm 10 euro në muaj!

“Ditën e djeshme, – tha Basha në vijim, – Departamenti i Financave në PD bëri një analizë të pagesave të Thesarit. A e dini sa para ka paguar qeveria që mburret?!

Ka paguar afro 90 milionë euro për të gjithë shqiptarët, për tre muaj të pandemisë. E kuptoni ç’do të thotë kjo?! Kjo do të thotë një tallje me taksapaguesit shqiptarë.

Kanë marrë mesatarisht 10 euro për muaj!
10 euro për muaj kanë marrë shqiptarët nga taksat e tyre atëherë kur ishin nevojë më shumë, atëherë kur u mbyll gjithçka, u mbyllën bizneset, ra konsumi, dolën qindra njerëz pa punë! E prapëseprapë, shteti që detyrohet me ligj të dëmshpërblejë dëmin që shkaktoi, për shkak të masave të COVID-19, ka nxjerrë nga arka e shtetit, nga arta e qytetarëve, nga taksat e shqiptarëve, gjithsej 90 milionë euro për tre muaj të kësaj gjendje, që do të thotë 10 euro afërsisht në muaj për shqiptarët.

Por. jo për oligarkët, që marrin me një dorë miliona euro për punë që nuk i kryejnë apo që nuk kanë asnjë vlerë përveçse mbushin xhepat e tyre dhe të qeveritarëve. Thesari tregoi se landfillet dhe inceneratorët kanë përfituar direkt nga ky Kryeministër, nga Rama miliona euro, gjatë pandemisë, siç janë vjedhur miliona të tjera me tenderë sekretë.”

Policia kërkon të shpërndajë me forcë protestuesit para Ministrisë së Transportit, tensionohet situata

Tensionohet situata tek protesta e punonjësve të Transportit publik, e cila po zhvillohet para dyerve të Ministrisë së Transportit.

Policia ka përdorur forcë për të shpërndarë grumbullimin e protestuesve, ku deklaron se nuk lejohet grumbullimi për shkak të pandemisë së COVID-19.

Pas thirrjeve të vazhdueshme të policisë për t’u shpërndarë për shkak të pandemisë së COVID-19, protestuesit janë shpërndarë. Ato deklaruan se nuk ishin aty për t’u përplasur me policinë, por paralajmëruan se do të dalin çdo ditë në protestë, deri sa të marrin një përgjigje për kërkesat e tyre.

Shoqata e Transportit kërkon plotësimin e disa prej kërkesave, në të kundërt nuk rifillojnë aktivitetin e tyre. Ata kërkojnë:

1- Të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit.

2- Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%.

3-Rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese.

4- Rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas.

5-Dje iu shtua dhe kërkesa e pagesës shtesë për shtyrjen me një javë të hapjes së shërbimit.

Anëtarët e shoqatës së transporti shprehen se është e pamundur që të zbatohet protokollet e sigurisë në autobusë, pasi nëse zbatohen nuk do të mund të hipin më shumë se 45 veta.