31.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Reagon Kryetari i PD, Mat: Koha e kriminelëve do të marrë fund shpejt

Arjan LIKA

Në ditën kur çdo socialist i ndershëm i Matit heshti i mundur nga turpi se në emër të Partisë së tyre, në krye të institucionit më të rëndësishëm të qytetit u ngjit një i dënuar me burg, njeri i paligjshëm e i pavotuar, përmes një proçesi fars, me dhunë policore e shantazhe, zëdhënësi i kryetarit të Bashkisë Mat, njeriu me tre rroga lëshoi kakarisjen e rradhës. Ish-gazetari i zellshëm i Zërit të Popullit me stilin bajat na bëri të provojmë një shije që mendonim se e kishim lënë pas, shijen e propogandës së neveritshme të kohës së PPSH.

Me dashurinë e pamasë për kryetarin ilegjitim, zëdhënësi i tij, mashtroi qytetarët e Matit, duke fshehur faktin se një i dënuar me burgim për plagosje e armëmbajtje pa leje, nuk mund të jetë Kryebashkiak. Këtë nuk e thotë Partia Demokratike, por ligji i dekriminalizimit, që shefi i tij në Tiranë, u detyrua ta votonte në vitin 2015, duke na bërë vendin e vetëm në Europë, që ndalojmë me ligj penetrimin e krimit në institucione, a thua se nuk mjafton vullneti politik për të mos promovuar në pozicione publike individë me rekorde kriminale. Por kur vullneti mungon, detyrohesh të bësh ligj, për ta bërë të detyrueshme vullnetin e shumicës së shqiptarëve: Jo promovimit në institucionet e shtetit të individëve me rekorde kriminale.

Mati, ashtu sikurse Shqipëria, ka djem e vajza të talentuara, që në rini nuk kanë “gabuar” duke bërë krime, por kanë studiuar dhe janë bërë të zotët e vetes. Këta duhen afruar dhe promovuar, jo ata që në rini në vend të dijes, zgjodhën krimin.

Duhet aftësi e veçantë të mos ndiesh pendesë e turp, për poshtërimin që i bën qytetit ku je lindur, duke i propozuar si qytetar të parë një person të dënuar. Duhet aftësi e veçantë për tu vetposhtëruar, kur me çka thua gajaset qyteti e turpërohet kushdo që të rri pranë. Duhet kurajo e madhe të mbrosh e të shpallësh hero dikë që ligji e ka shpallur fajtor, duke e dënuar me burg.

Kryetari i PS Mat i cili part time bën dhe zëdhënësin e Kryetarit të Bashkisë e ka këtë cilësi, as turpërohet e as skuqet dhe kur thotë marrëzira dhe kur thotë gënjeshtra, dhe kur e tallin apo kur e përçmojnë.

Duhet të jesh Hasan e të mos skuqet faqja kur flet në emër të qytetarëve të Matit e të guxosh të flasësh për vota e të zgjedhur prej qytetarëve, kur më pak se 7% e qytetarëve të detyruar me bukën e gojës dolën në Burrel në votimet farse të 30 qershorit. Duhet të jesh Hasan që të gënjesh qytetarët, vetëm e vetëm per të përfituar vetë dy apo tre rroga, që nuk të blejnë as nderin e as dinjitetin. Duhet të jesh Hasan të kesh kurajon të flasësh për këto në Mat. Për fat të mirë Mati ka vetëm një Hasan të tillë, Mati e njeh mirë Hasanin e përçmon e kur ia ka ngenë e tall e përqesh.

Une sot kam marrë dhjetra mesazhe nga socialistë të ndershëm matjanë, nga njerëz me të cilët na ndajnë idetë e bindjet politike, por na bashkon përkushtimi i ndershëm për qytetin tonë e fatin e fëmijeve tanë. Sot socialistët e Matit janë të turpëruar. Janë të turpëruar se një i paligjshëm në krye të Bashkisë e një Hasan në krye të partisë janë pamja më e shëmtuar e qytetit tonë, që nuk përfaqëson as socialistët e as qytetarët pa parti.

Qytetarët e Matit, edhe socialistët e ndershëm të qytetit, e dinë mire se Partia Demokratike nderon e respekton votën dhe verdiktin e çdo qytetari. Qytetarët e Matit mezi presin ditën kur me votën e tyre të lirë të çlirojnë Matin nga Hasani e padroni i tij. Qytetarët e Matit e dinë mirë se kjo ditë është afër dhe se koha e hasanëve e të dënuarve në qeverisje do të marrë fund shumë shpejtë.

Nën shkulmet e Pandemisë po braktisen aspiratat mbarëkombëtare të Shekullit XXI

Nga Ilir NIKOLLA

Të bën përshtypje heshtja e opinionit publik në Shqipëri për zhvillime shumë të rëndësishme kombëtare e rajonale, që mund të kushtëzojnë zhvillimin mbarëkombëtar për shekullin e ardhshëm. Asnjëherë negociata që mund të plazmojnë pozicionin e shqiptarëve në shtetin e Kosovës nuk janë kaluar me kaq heshtje sa po kalohet vigjilja e tanishme e negociatave që Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë në Uashington 27 qershorin e ardhshëm. Për këto bisedime në Tiranë ka një heshtje totale, a thua se s’i përket fare Shqipërisë kjo çështje, edhe pse në preambulën e kushtetutës e kemi sot e gjithë ditën të sanksionuar detyrimin për të mbrojtur interesin e çdo shqiptari, kudo që ndodhet, pra edhe të 2 milionë shqiptarëve në Kosovë.

Nëse s’mund të marrim ndonjë qendrim mbi paqartësinë që mbizotëron në Prishtinë rreth delegacionit që do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në Uashington, heshtja në Tiranë e diplomacisë, partive politike, por më së shumti edhe e botës akademike, që qysh prej 1878-s i ka prirë në fakt mendimit, idesë kombëtare, është me të vërtetë dëshpëruese.
Asnjë fshehje për t’i ikur të ashtuquajturit “patronazh” ndaj Kosovës nuk e justifikon butakërinë, është thjesht një fshehje pas hallit tribal në Tiranë, është më tepër një qendrim parapolitik, për të mos thënë, i spërkatur me kuislingizëm.

Këto ditë, qendrimet parapolitike të mbushin plot pezm. Në Tiranë, papërgjegjshmëria flagrante në menazhimin e krizës që solli pandemia po mbulohet me heshtjen e turpshme për zgjatjen e pafund të gjendjes së jashtëzakonshme, e prej kësaj heshtje po prodhohet edhe zgjatja e gjendjes së shkeljes së të drejtave të njeriut. Askush s’bëzan kur njoftohet se do të ndalohen tubimet politike, se nuk do të ketë paketë ndihme për bizneset dhe se do të rimbyllen kufijtë rajonalë të vendit. Në qendër është si gjithmonë interesi tribal, klanor, interesi parapolitik i klikës në pushtet.

Heshtja me të cilën u përcoll njoftimi i kryeministrit për një karantinë të dytë është tregues se si fitoret e arritura në 1990-n po bjerren përditë e se si aspirata madhore e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian është zëvendësuar me objektivin afatshkurtër të çimentosjes së pushtetit të klikës. Ngjan me betejat e qëmotshme, kur bejlerë e agallarë lobonin në Portën e Lartë që privilegjet t’u kalonin me ferman bijve të tyre. Krejt një parapolitikë, pasi për politikë mendonte Porta e Lartë, ajo bënte politikë e tregtonte toka e mish njeriu për “raison d’etat”, për arsye të shtetit pra.

Kjo arsye shteti mungon krejt dhe është trishtuese kur sheh se edhe grimcat e garancive se disa vija të kuqe shtetarët tanë nuk do t’i shkelnin kurrë, po i merr era e pandemisë. Kryeministri ynë s’humbet rast pa u tallur me burokracinë e Brukselit, s’lë asnjë “samit” me afilacion antishqiptar pa vajtur, për t’u dukur si globalist, por mungon kur është puna për të garantuar atë interesin shtetëror, “raison d’etat” për të cilën burrat e shtetit janë thirrur të jenë të tillë.

Shkulmet e pandemisë nuk po kalojnë pa pasojë në Mesdhe. Krijesa “Libi” e Italisë përfundimisht nuk ekziston më dhe me nota sarkazme, mediat italiane njoftonin sot se tashmë shteti i tyre ishte shndërruar në shtet kufitar me Turqinë dhe Rusinë, të cilat kishin instaluar përfundimisht forcat e tyre ushtarake në Libinë e ndarë mëdysh. Me fjalë të tjera, fitoret kombëtare, jo vetëm pavarësia, por edhe demokracia, vota e lirë dhe ekonomia e tregut, duhen ruajtur e mbrojtur, që të vijojë mbrothësimi.

Por nëse heshtim si gjindje e urtë ndaj agallarëve të vegjël, këto fitore mund të bien nën shkulmet e krizave të shekullit XXI. Libia ra dhe do të duhet kohë derisa të gjenden fajtorët e vërtetë të kësaj humbjeje. Pandemia mund të marrë me vete edhe të tjera “garanci” që na vinin nga shekulli XX dhe është e sigurtë se për shumë syresh, ne do të jemi në një pozitë më të pafavorshme, nëse do të vijojmë të sillemi në mënyrë parapolitike, duke i lënë të kalojnë të gjitha hyneret e kuislingëve që po përjetësohen në pushtet bash për shkak të shërbimeve a-shtetërore e kundër-shtetërore që po kryejnë.

Mos testo që të mos “kesh” raste të reja!!!

Nga Tritan SHEHU

Sudani vendi i vetem pa raste Covid…, por dhe vendi pa testime!

Kjo eshte dhe “strategjia” shqiptare qe ne fillim te epidemise e ne vazhdim: per te “ulur” numrin e rasteve te reja ul numrin e testimeve!

Ne Tirane, qe eshte zona me e prekur me afer 1 milion banore kur aktualisht do te duheshin me mijera testime, ne 24 oreshin e fundit u realizuan vetem 43 te para virologjike…dhe u konstatuan 13 raste te reja, pra poziviteti reth 30%.

Nderkaq vazhdon heshtja per sasine, llojin e rezultatin e testimeve ne institucionet shendetesore, qe jane vatrat me te nxehta.

Por megjithe numrin shume te vogel te testimeve indekset zyrtare jane tejet negative: raporti te infektuarve rishtaz me te sheruarit eshte disa here me i larte per te paret, numri i shtrimeve ne rritje etj, elemente alarmante qe imponojne:

-Testime virologjike e imunologjike per te gjithe personelin e sistemit shendetesor si dhe ne popullesi per ata me temperature mbi 37,5 nen rekomandimin e mjekut te familjes.

Pa dyshim kjo kerkon liberalizimin e kontrolluar te procedurave duke mobilizuar te gjitha kapacitetet laboratorike te vendit, gje qe tashme me kaq vonese, por akoma me belbezime, po e pohon edhe dikush brenda atij Komiteti!

Pacientja që humbi jetën nga Covid-19 u infektua në QSUT

Një 82-vjeçare ka ndërruar jetë tek Infektivi, pasi ishte konfirmuar pozitive me COVID-19. E moshuara ishte në intubim. Ajo vuante edhe nga sëmundje të tjera. 82-vjeçarja ndodhej te Hematologjia në QSUT, aty ku mendohet se u infektua me koronavirus.

Pasi rezultoi pozitive, e moshuara u shtrua te Spitali infektiv. Mendohet se mjekët ose infermierët te Hematologjia e kanë infektuar 82-vjeçaren.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

“Në Spitalin Infektiv sapo është shënuar një humbje jete. Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar, deklaroi MSH.

Protesta/ Shoqata e Transportit paraljmëron qeverinë: Na plotësoni kushtet, përndryshe…

Shoqata e Transportit publik ka zhvilluar një protestë përpara zyrës së ministres, Belinda Balluku, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, me qëllim rinisjen e punës.

Ata kanë deklaruar se do të vazhdojnë të protestojnë, deri në plotësimin e kërkesave.

Ndërkaq, policia e cila ishte prezente aty, u ka kërkuar protestuesve që të largohen, pasi ndalohen grumbullimet masive, por protesta ka vazhduar.

‘Ne do të dalim çdo ditë në protestë edhe pse policia nuk po na lejon të kërkojmë të drejtat tona, na ka ardhur thika në fyt, kemi familjet pa bukë, ka shkuar atje ku nuk mban më’, thanë protestuesit.

Kjo është e disata herë që shoqata e transportit publik po proteston që qeveria të plotësojë kushtet e tyre.

‘Ne kërkojmë që 30% i kapacitetit që nuk do të lejohet të mbushet të subvencionohet nga qeveria , të hiqet akciza e naftës sepse po e marrim naftën me çmimin e njëjtë si makinat e luksit, të bëhet paketa tjetër pagës së luftës për transportin publik.

Air-Albania është hapur ndërsa ne jo akoma, 10 mijë punëtorë të transportit urban-interurban që sot janë pa asnjë mbështetje. Vatrat më të nxehta janë fasonerite dhe qëndrojnë hapur ndërsa ne jo për ata nuk ka virus ndërsa për ne po’, u shprehen drejtuesit e protestës të zhvilluar përpara Ministrisë së Transportit.

Studentët protestojnë para Ministrisë: Të anulohet tarifa për këtë vit akademik

Studentt e Lëvizjes për Universitetin u mblodhën për të protestuar paraditen e sotme përpara godinës së Ministrisë së Arsimit.

Studentët kërkojnë anulimin e tarifës vjetore me argumentin se nuk kanë pse ta paguajnë pasi nuk kanë bërë mësim për shkak të koronavirusit, por edhe tërmetit tragjik. Madje, ata kanë bërë edhe një peticion duke mbledhur, sipas tyre 8 mijë firma.

Studentët i kanë lënë afat ministrisë që të përgjigjet për një javë, në të kundërt paralajmërojnë rezistencë. Policia bëri thirrje me megafon që të shpërndahen pasi tubimet janë të ndaluara, ndërsa më pas i shpërndau.

Në ambientet e ministrisë hyri njëri nga studentët për të dorëzuar kërkesat. Deri tani Filologjiku ka vendosur që tarifa të shtyhet për në shtator, fakultetet e tjera nuk kanë bërë asnjë lëvizje, ndërsa studentët kërkojnë anulimin. Zv/ ministri i Arsimit Olti Rrumbullaku doli nga zyra duke iu drejtuar se nuk është e nevojshme për peticion, por nuk dha shpjegime se cfarë do të bëhet.

Video/ “Kush po e përhap virusin”, Grida Duma përball Ramën me faktet!

“Kush po e perhap virusin”, Grida Duma perball Ramen me faktet 

Shikoni dalldinë e fjalëve dhe masakrën e veprave të Ramës!

Shikoni se kush po përhap virusin dhe për çfarë interesash!

Shikoni dalldinë e fjalëve dhe masakrën e veprave të Ramës! Shikoni se kush po përhap virusin dhe për çfarë interesash!

Gepostet von Grida Duma am Mittwoch, 17. Juni 2020

50 raste të reja me Covid-19, ja kush është qyteti që ka më shumë të prekur

50 raste të reja me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa janë testuar 333 qytetar. Numrin më të lartë me persona pozitiv në një ditë e ka pasur Shkodra me 12 raste të reja, një më shumë se Tirana me 11 të tilla.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1077.

Në spitalin Infektiv sapo është shënuar një humbje jete. Bëhet fjalë për një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19. Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.

Në krahasim me ditën e djeshme kemi 1 person më shumë në terapi intesive dhe po ashtu një person më shumë të intubuar, çka tregon se numri i rasteve që paraqiten me simptoma më të rënda është duke u shtuar.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend. Rritja e rasteve ditore pozitive në javën e fundit lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore. Kjo ka bërë që krahas të prekurve që janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, të kemi dhe transmetim komunitar në disa bashki të vendit.

Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 333 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1077.

Në spitalin Infektiv sapo është shënuar një humbje jete. Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19. Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë. Të nderuar qytetarë, shtimi i rasteve pozitive në aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë mund të shoqërohet me rritje të shtrimeve në spitale dhe të atyre që kanë nevojë për terapi intensive.

Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.

Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur dhe mos i harroni kur dilni nga shtëpia. Vendosini ato kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Ju nuk e dini nëse dikush pranë jush është bartës i virusit. Mbroni veten dhe familjet tuaja. Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Tregoni nëse keni simptoma e qëndroni në shtëpi kur prisni përgjigjen e tamponit apo kur jeni në karantinë. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

Drejt BE si xhelat i fjalës së lirë!

Nga Sali BERISHA

Drejte BE si xhelat i fjales se lire!

Moto e Edvin Kristaq Xhelatit: Ne djall BE, KE, Venecia! Rrofte karrikja ime!

Miq, Edvin Kristaq Koleka ka zgjedhur parimet e etreve te tij mizor per lirine e fjales dhe mediave ne rrugen drejte BE.

Ai, brenda nje afati kohor te shkurter, si asnje kryeminister tjeter ne Europe ka hyre ne listen e zeze te saj pasi eshte damkosur ne nje seri raportesh nderkombetare per qendrimin e tij ndaj mediave si xhelat i fjales se lire.

Ai personalisht me emer eshte denoncuar keq e me zi ne:

– raportin e ODHIR per abuzimin masiv me mediat ne fushaten elektorale duke dhunuar Karten e Kopenhagenit per zgjedhjet e lira por edhe Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe Karten Universale te Drejtave te Njeriut.

-Raporte te perseritura te Keshillit te Europe e vendosin Shqiperine ne krye te listes per dhunimin e lirise se fjales dhe shtypit,

-Raporte te perseritura te Raportereve pa Kufij denojne me force qendrimet dhunuese personalisht te Edvin Kristaq Xhelatit ndaj mediave

-Raporti i fundit i Komisionit te Venecias hodhi ne kosh te plehrave ligjin e tij te gijotines se fjales se lire dhe percaktoi kushte per pavaresine e AMA,

-Raportet e Freedom House qe konsiderojne te rende gjendjen e lirise se mediave ne Shqiperi.

Por pavaresisht nga keto damkosje, Edvin Kristaq Xhelati ecen i palekundur mbrapa drejt standarteve te dajos se tij biologjik, fameziut Spiro Koleka (Babi Pilos) qe kerkonte te perdoreshin armet, tanket kunder pluralizmit dhe u beri gropen dhjetra intelektualeve shqiptar, dhe Babit biologjik, Kristaq Xhelatit qe firmoste ne gusht te vitit 1988 varjen ne litar per vargjet e tij te poetit Havzi Nela.

Ne kete tradite ai reagon ndaj te gjitha raporteve te mesiperme duke emeruar ne krye te AMA ne kundershtim flagrant me ligjet nje militant te thekur, Maklen Misha ish kandidatin per deputet, gje te cilen ligji e ndalon.

Ai ka qene drejtues i G99 dhe kandidat per deputet i kesaj partie. Po keshtu ai eshte keshilltari i ndrikull Xhaçkes, i cili me ligj eshte post politik. Perveç kesaj, Maklen Misha nuk ploteson kriterin ligjor te 10 viteve pune.

Per te nxjerre me çdo kusht Maklenin, kandidatin e zemres, Edvini i ka vendosur edhe tre pseudorival atij, apo kallp kandidate, te cilet njelloj si Makleni nuk kane 10 vite pune dhe kane mbajtur detyra politike.

Megjithketo Makleni e ka te sigurt emerimin e tij nga narkoparlamenti. Qellimi i ketij akti eshte nje dhe vetem nje kapja e institucionit te AMA dhe shnderrimi i tij ne nje gijotine te fjales se lire.

Me kete akt Edvin Kridtaq Xhelati u thote shqiptareve por edhe komunitetit nderkombetar se para karriges se tij, BE, Keshilli i Europes, Komisioni i Venecias qe ju u besoni ,per ate jane nje hiç ashtu siç ishin per eterit e tij! sb

“The Indipendent”: Një restorant në Shqipëri shërben mish ariu, tregti e paligjshme e jetës së egër

Një restorant në Shqipëri po ofron darka me mish nga arinjtë e gjuajtur në mënyrë të paligjshme dhe nga tregtia e paligjshme e kafshëve të egra që është “jashtë kontrollit” në vend, pretendojnë hulumtuesit, shkruan media britanike “The Independent”.

Studiuesit thanë që ishte hera e parë që kishin parë mish ariu të gatuar në Europë, dhe ekspertët paralajmëruan se kasapi i kafshëve mund të çojë në shpërthim të sëmundjeve zoonotike siç është Koronavirusi.

Arinjtë, majmunët dhe zogjtë grabitqarë janë ndër kafshët e gjalla që shiten në vendet e njohura të tregut online në Shqipëri, zbuloi hulumtimi, duke ngritur frikë për mbijetesën e disa specieve në vend.

Organizata për mbrojtjen e kafshëve “Four Paws”, zbuloi se dy nga faqet kryesore online në Shqipëri po publikonin dhjetëra reklama duke shitur arinj dhe specie të tjera që mbrohen me ligj raporton abcnews.al

Shumë fotografi të kafshëve duke përfshirë dhelpra, bufat e hambarit dhe ujqërit i paraqiten me gojët e tyre të ngjitura ose kthetrat e tyre të zinxhiruara.

Është një biznes fitimprurës: një majmun i vogël u ofrua për 750 € dhe një buf hambari, një këlysh ariu, dhe një ujk për 500 € secili.

Blerësit janë kryesisht pronarë restorantesh dhe hotelesh, të cilët i mbajnë kafshët për të tërhequr turistë, ose individë që duan kafshët si kafshë shtëpiake dhe simbole statusi, thanë punëtorët e organizatës.

Por, gjuetia e specieve të mbrojtura, mbajtja e tyre në robëri dhe shitja e tyre është e ndaluar në Shqipëri, pas një rënie të madhe të kafshëve të egra autoktone në vend.

Sipas ligjit shkelësit mund të burgosen por zbatimi i këtij ligji është i dobët.

Shqiponjat, simboli kombëtar i Shqipërisë, janë veçanërisht të njohura me blerësit dhe shpesh gjenden të mbushura si trofe në vendet publike.

“Four Paws” tha që pasi ekipi i saj raportoi disa nga reklamat e paligjshme, ato ishin fshirë por ato të reja u rishfaqën.

Sipas hulumtuesve, majmunët dhe zogjtë e preve shpesh mbahen në bare dhe restorante në Shqipëri si një atraksion turistik, ndërsa dhelprat shiten për leshin e tyre.

Gojët e kafshëve shpesh janë keqtrajtuar për të parandaluar kafshimin dhe këmbët e tyre janë lidhur me zinxhirë për t’i ndaluar ata të ikin.

Në një restorant në Drilon të Shqipërisë është gjetur gjithashtu reklamimi i mishit të ariut në menunë e tij në Facebook. Renditja, për “mish ariu” shqip për mishin e ariut shoqërohej me fjalinë “në sezonë”, që do të thotë “sipas sezonit”.

“Një shumicë e madhe e fotografive shfaqnin një egërsi të kafshëve, të tilla si dhelpra me enigma të mbyllura në kuti plastike, mbajnë këlyshë me zinxhirë dhe zogj me këmbët e tyre të lidhura,” tha Barbara van Genne, nga organizata.

Një portal online restorantesh, i azhurnuar në fillim të këtij muaji, konfirmon ofertën e restorantit.

Zëdhënësi për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit natyror në Shqipëri (PPNEA) tha: “Ajo që është veçanërisht alarmante për këtë nuk është vetëm fakti që mishi i ariut po shitet, por është edhe shtimi në kllapa të “në sezonë “, që jep përshtypjën se ka një sezon gjuetie për arinjtë.

“Në fakt nuk ka sezon të gjuetisë për ndonjë kafshë të egër në Shqipëri, ekziston një moratorium gjuetie dhe ndalimi i gjuetisë për vite me rradhë në të gjithë vendin, kaloi në 2014 dhe zgjati në 2016 deri në mars 2021.

“Rënia masive e kafshëve të egra në Shqipëri e nxiti këtë”.

Ky mish mund të shkaktojë sëmundje të shkaktuar nga parazitët, me simptoma përfshirë diarre, ngërçe, ethe dhe halucinacione.

James Wood, drejtor i departamentit të mjekësisë veterinare dhe një ekspert i infeksionit në Universitetin e Kembrixhit, tha që COVID-19 dhe viruse të tjera zoonotike mund të barten nga mishi i kontaminuar nga çdo specie.

“Sidoqoftë, rreziqet janë shumë më të mëdha nga gjuetia se sa ato nga konsumimi i thjeshtë,” tha ai.

“Arinjtë nuk kanë më shumë gjasa të veprojnë si burim i një virusi zoonotik se çdo grup tjetër i specieve”.

Ai shtoi se gatimi ishte një mjet shumë i efektshëm për të shkatërruar virusin Covid-19 dhe infeksione të tjera, por që “ushqimi i arinjve është, natyrisht, shumë i padëshirueshëm për shumë arsye, duke përfshirë konservimin dhe mirëqenien e kafshëve, nëse ato janë mbajtur në robëri para se të vriten”, tha ai.

Van Genne tha: “Four Paws ka qenë aktive në Shqipëri që nga 2015, por ne kurrë nuk kemi parë më parë mizori të tilla. Deri më tani jemi përqendruar kryesisht në restorante që mbajnë arinjtë në kafaze të vegjël për argëtim të mysafirëve”.

“Ky zbulim i çuditshëm i ri është një tregues i mëtejshëm se tregtia tregtare e kafshëve të egra në Shqipëri është jashtë kontrollit”.

Ajo paralajmëroi se nëse qeveria nuk do të ndërhynte shpejt, “disa kafshë të egra vendase të mbetura do të jenë histori”.

“Platformat duhet të prezantojnë masa parandaluese siç janë identifikimi i shitësit për të ndaluar këto reklama. Sidoqoftë, problemi kryesor për tregtinë e paligjshme mbetet mungesa e kontrollit dhe zbatimit nga autoritetet”, pohoi ajo.