28.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Ekspert karamelja dhe testi i maturës (mashurrës)!

Nga Artan FUGA

Më thanë që një burrë kishte dalë te emisioni Opinion dhe ndër të tjera, pasi kishte thënëse se çfarë na duhen shkencat, rëndësi ka të komunikojmë, sic thotë një miku im çfarë na duhet pentagrami kur i biem gërnetën me vesh,

qenka mërzitur se unë menjëherë pasi maturantët u ngritën në revoltë kam shkruar në një postim të menjëhershëm se pyetja për Tur Raftistin është aq idiote saqë përgjigje e saktë do të ishte që edhe TURI BËRI SHURRËN!

Qenka mërzitur ekspert karamelja! Më raft pika, sa timid!

Po sqaroj të gjithë publikun që ajo shprehje si edhe të tjera janë përdorur me qëllim nga ana ime, dhe se poqese do të rikthehesha përsëri do shkruaja : TURRI BËRI SHURRËN!

Që është ekuivalente me TURI URINOJ! Mund ta vendosin edhe në testin e vitit tjetër si pyetje!

Pse ? Sepse kur shteti nuk dëgjon, kur dikasteri nuk dëgjon, kur përgjegjësit e atij testi idiot nuk dëgjojnë, kur nuk dëgjojnë asnjë argument racional, logjik, kur nuk dëgjojnë ankesat e maturantëve, të shoqërisë, nuk ka gjuhë tjetër veçse të përdoret gjuha e skandalit!

Ja përse maturantët zgjodhën rrugën e skandalit për të shkruar pankarta tallëse para ministrisë! Sepse logjikën e tyre nuk e dëgjon njeri!

Ja pse gra që përdoren dhunshëm nga shoqëria, për të tërhequr vëmendjen dalin zhveshur në mjedise publike. Protestojnë!

Ja pse të tjerë shtrihen në bulevard dhe bëjnë grevë urie!

Sepse nuk ka tjetër mundësi për t’u dëgjuar, sepse institucionet bëjnë shurdhin, sepse nuk kanë tjetër mundësi ta kapërcejnë propagandën boshe që mbyt me llumin e saj.

Ja pra pse edhe unë përdora atë gjuhë dhe shkruajta se TURRI BËRI SHURRËN!

E kupton apo jo ekspert karamelja këtë nuk më hyn në xhep, por shpjegohem para publikut se ajo është një teknikë marketingu që dija akademike në komunikim e quan shumë profesionale, shumë etike përballë gjytyrymësh që të kapur me presh në dorë nga maturantët, nuk kanë turp dhe mohojnë gjithçka, nuk kanë turp dhe bëjnë servilin cinik duke thënë: E ça që testi kishte gabime?

Sa herë të ketë skandale të tilla, me ta vetëm një gjuhë efikase përdoret :

TURRI BËRI SHURRËN!

Bën edhe rimë!

Këta i kanë përmjerë përsipër arsimit shqiptar dhe na shesin etikë!

Ytttttt!

Ndërron jetë tek Infektivi një tjetër e infektuar me Covid-19

Një tjetër pacient ka ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin tonë, duke e çuar në 38 numrin total të viktimave.

Burime i thanë “BalkanËeb” se ka ndërruar jetë te Spitali Infektiv një 82-vjeçare.

Mësohet se e moshuara është infektuar me COVID-19 te Hematologjia dhe është shtruar tek Infektivi, ku ka ndërruar jetë.

Basha me banorët e Ndroqit: Fermerët janë lënë komplet jashtë vëmendjes. Nuk kanë marrë asnjë lloj mbështetje për 7 vite me radhë

Kryetari i PD, Lulzim Basha është takuar me banorët e fshatit Kalaç të njesisë administrative të Ndroqit, pranë Tiranës. Kreu i opozitës, Basha ka biseduar me banorët e zonës për problemet e tyre, vështirësitë e shkaktuara nga kriza ekonomike. Basha i është drejtuar qytetarëve në të gjithë vendin sërish me një anë të një video ku e shpalos vetë situatën.

“Ju përshëndes nga fshati Kalaç i Ndroqit. Më është dashur të paktën dhjetë minuta për të ardhur nga rruga automobilistike këtu, sepse rruga është për faqe të zezë.  Këtu jemi me zonjën Nevrije, në një arë të mbjellë nga familja e saj, nga ajo dhe vajza e saj Ana. E kanë mbjellë me domate, një nga domatet më të preferuara për të gjtihë shqiptarët, edhe për mua, që quhet “zemërkau”. Është akoma jeshile siç e shikoni. E kanë mbjellë në mars dhe presin ta vjelin në korrik.

Sot ndodhem në këtë fshat dhe do të jem edhe në disa fshatra të tjera për të bisedua për gjendjen në të cilën ndodhen. Nuk ka asnjë surprizë pozitive. Sepse si këtu si në çdo fshat tjetër në Shqipëri, situate paraqitet jashtëzakonisht e vështirë.

Fermerët që përbëjnë gjysmën e popullsisë së vendit janë lënë komplet jashtë vëmendjes. Nuk kanë marrë asnjë lloj mbështetje dhe për 7 vite me radhë, shumica e fermerëve as e kanë dëgjuar “subvencionin”, jo më ta marrin atë.

Nga ora 5 e mëngjesit kultivojnë prodhime sipas zonës dhe kur vjen puna nuk kanë asnjë garanci ta nxjerrin në treg apo të lajnë koston e prodhimit, jo më të punës.

E tillë është situate këtu në Kalaç të Ndroqit ku jemi maksimumi 3 km në vijë ajrore larg nga kryeqytetit”, shprehet Basha.

LIVE – Në Njësinë Administrative Ndroq për të takuar e biseduar me fermerët dhe banorët e kësaj zone për problemet, nevojat që kanë

LIVE – Në Njësinë Administrative Ndroq për të takuar e biseduar me fermerët dhe banorët e kësaj zone për problemet, nevojat që kanë

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 17. Juni 2020

Organizata që po paguan deri 500 mijë USD për lirimin e protestuesve në SHBA, fitoi 30 milionë USD

Gjatë dy javëve të fundit që Shtetet e Bashkuara kanë përjetuar protesta të shumta në disa qytete, dhjetëra organizata bamirësie kanë mbledhur fonde për të ndihmuar komunitetin afro-amerikan, si dhe të gjithë ata që kanë vuajtur gjatë trazirave. Një organizatë e tillë është Fondi i Lirisë së Minesotas – ata arritën të mbledhin mbi 20 milionë dollarë në vetëm katër ditë. Karina Bafradzhian e Zërit të Amerikës bisedoi me përfaqësuesen e fondit.

Që prej fillimit të protestave, të nxitura nga vdekja e George Floyd-it më 25 maj, mbi 10’000 njerëz janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara.

Disa patën mundësinë të paguanin garancinë për lirimin me kusht. Shumë të tjerë u ndihmuan nga një organizatë bamirëse e quajtur Fondi i Lirisë së Minesotës që u erdhi në ndihmë.

“Dy javë më parë, organizata jonë kishte dy anëtarë stafi me rrogë dhe rreth tetë vullnetarë. Me një buxhet prej rreth 150’000 dollarësh për të gjithë vitin, si një organizatë për të mundësuar lirimin me kusht nga burgjet dhe nga ndalimi i autoriteteve të emigracionit. Që nga e hëna, ne kemi rreth 31 milionë dollarë në llogarinë tonë, nga mbi 900’000 donatorë individualë”, thotë Mirella Ceja-Orozco, anëtare e bordit e organizatës “Fondi i Lirisë së Minesotës”.

Për të menaxhuar donacionet dhe kërkesat e reja, organizata ftoi më shumë vullnetarë. Qëllimi i tyre mbeti i njëjtë – të ndihmojnë njerëzit përpara se të zhvillohen seancat gjyqësore.

“… kjo do t’i ndihmojë ata që në hapin e parë, në mënyrë që ata të lirohen nga paraburgimi dhe të gjejnë një avokat për të filluar mbledhjen e çfarëdo dëshmie që mund t’u nevojitet në çështjen e tyre. Ka patur shumë diskutime se kush po lirohet, a po ndihmojmë supremacistët e bardhë, a po nxjerrim njerëzit që nuk duhet të dilnin? Fokusi ynë ka qenë gjithmonë njerëzit më të prekshëm në komunitetin tonë që kanë nevojë për ndihmë, veçanërisht ata që kanë ngritur zërin dhe e kanë bërë këtë në mënyrë që të ndihmojnë komunitetin e tyre të vazhdojë të përmirësohet”, thotë zonja Ceja-Orozco.

Përkundër faktit se vala e protestave në të gjithë Shtetet e Bashkuara po bie, punonjësit dhe vullnetarët në Fondin e Lirisë së Minesotës besojnë se nuk kjo do të ndikojë në numrin e arrestimeve. Madje, ky numër mund të rritet në të ardhmen e afërt.

“Shumë prej protestuesve janë arrestuar dhe më pas iu dha vetëm një gjobë dhe u liruan. Ata nuk janë të ndaluar në të vërtetë. Ajo që ne kemi filluar të shohim tani është zbatimi i ligjit duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës, si dhe disa teknologji të tjera të mbikëqyrjes nga kamerat në të gjithë qytetin. Arrestimet realisht kanë filluar tani dhe njerëzit janë në të vërtetë duke u arrestuar. Dhe ne parashikojmë se kjo do të vazhdojë në muajt e ardhshëm”, i tha Zërit të Amerikës zonja Ceja-Orozco.

Kur u krijua Fondi për Lirinë në Minesota, ideja ishte të ndihmonin protestuesit vendas që u futën në burg gjatë trazirave. Por kohët e fundit, organizata bamirëse është përpjekur të ndihmojë njerëzit edhe jashtë shtetit Minesota. Rasti me garancinë më të madhe me të cilën po punojnë tani është 500’000 dollarë. Sidoqoftë, tani për tani Fondi ka ndaluar përkohësisht pranimin e donacioneve të reja duke inkurajuar njerëzit që t’i dhurojnë fondit të familjes George Floyd dhe lëvizjes Black Lives Matter.

VOA: Hakerat nga Kina po sulmojnë Biden

Uashington – Kompania Google njoftoi këtë muaj se hakerë që mbështeten nga Kina u pikasën ndërsa sulmonin anëtarët e stafit të fushatës elektorale të ish-Nënpresidentit Joe Biden.

Gjigandi i internetit tha se hakerët nuk duket se arritën të kompromentojnë sigurinë e fushatës elektorale, por aktiviteti i tyre survejues risjell në vëmendje ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e 2016-tës.

Analistët thonë se motivi kryesor i Kinës për të ndërhyrë në një fushatë elektorale është për të mbledhur informacione zbulimi, si p.sh. idetë e zotit Biden për politikën e Shteteve të Bashkuara ndaj Kinës. Sidoqoftë, hakerët mund të përpiqen më pas që t’i përdorin të dhënat e vjedhura të zbulimit për të ndërhyrë në vazhdim gjatë vetë zhvillimit të fushatës elektorale.

Sipas drejtuesit të Grupit për Analizimin e Kërcënimeve në kompaninë Google, Shane Huntley, lloji i sulmit kategorizohet si një “rrezik i avancuar dhe i vazhdueshëm”, një kategori kjo që nënkupton se ka mbështetjen dhe drejtimin e një strukture shtetërore.

Në këtë rast, sipas kompanisë ZDNet, sulmi u krye nga një grupim i njohur si APT31, ose Zirconium, një grup hakerësh të sponsorizuar nga shteti kinez të cilët kanë ushtruar veprimtarinë që në vitin 2016.

Sipas Luke McNamara, drejtues për sigurinë kibernetike në FireEye Intelligence, ky grup ushtron aktivitetin e mbledhjes së të dhënave strategjike të zbulimit për gjëra që i interesojnë qeverisë kineze.

Një zyrtar i Agjensisë amerikane për Sigurinë Kibernetike dhe Infrastrukturën, i tha Zërit të Amerikës se këtë informacion ua kanë dërguar stafeve të fushatave elektorale dhe zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë për t’i parapërgatitur më mirë për sulmet në të ardhmen.

Prishën Teatrin, por nxjerrin leje dhe miliona euro për rikonstruksionin e një gërdalle si piramida

Dhjetra milionë euro do të shpenzohen nga Bashkia për të rikonstruktuar piramidën, një objekt krejt pa vlerë që në memorien e shqiptarëve është qivuri i diktatorit. Ndërsa gjejnë para për të rikonstruktuar këtë gërdallë, Bashkia nuk gjeti muindësinë për të rikonstrktuar Teatrin Kombëtar.

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejet e zhvillimit dhe ndërtimit për disa resorte e komplekse turistike në bregdet. Në mbledhjen e mbajtur pak ditë më parë janë miratuar të paktën 23 vendime ku katër prej tyre lidhen me ndërtime kompleksesh.

Bëhet fjalë për një projekt në Kakome, një në Dhërmi dhe një tjetër në Hamallaj.

Leja e parë për Kokome Bay Resort nuk është një projekt i ri, ai flitet prej vitesh por që në hapat e parë kur u shfaq interes nga investitoët u shoqërua me përplasje të shumta lidhur me pronësinë e tokës. Përplasja lidhet me pretendimin për tokën shtet dhe atë të banorëve të zonës. Kakome Bay Resort është dizejnuar në një sipërfaqe 290 mijë m2 në një nga gjiret më të bukura në vend.

Sipas të dhënave të projektit jo më shumë se 10.5 për qind e gjithë sipërfaqes do të përdoret për ndërtim dhe lartësia maksimale e ndërtesave do të jetë jo më shumë se 2 kate. Riviera Kakome ka shpenzuar deri më tani 3 milionë euro për ndërtimin e infrastrukturës së aksesit në zonë. Sipas vendimit, leja e zhvillimit është për objektin: “Kakome Bay Resort, Bashkia Himarë”, me zhvillues Z. Luan Leka, shoqërinë “AgiKons” sh.p.k dhe Z. Dritan Çelaj.

Për kompleksin tjetër në Dhërmi është dhënë Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleksi turistik “Dreamades”, Dhërmi”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvilllues “AG. TÇ” sh.p.k.

Në Hamallaj është dhënë leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks turistik rezidencial “Hamallaj”, me vendndodhje Hamallaj, Bashkia Durrës”, me zhvillues shoqërinë “S&D Invest” sh.p.k.

Po kështu është miratuar leja për Piramidën e cila do të ndryshojë funksion dhe për këtë arsye Bashkia e Tiranës ka kërkuar që të bëjë rikonstruksion.

Katër bashki në vend kanë marrë miratimin e tyre për planet e përgjithshme vendore dhe bëhet fjalë për Gramshin, Këlcyrën, Përmetin dhe Roskovecin. Për Bashkinë Himarë është miratuar një ndryshim në planin ekzistues vendor teksa KKT ka dhënë miratimin edhe për 11 plane të detyruara vendore për 11 zonat e reja të zhvillimit.

Vendimet e marra nga KKT

Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Gramsh.
Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Këlcyrë.
Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Përmet.
Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Roskovec.

Për miratimin e ndryshimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Himarë, miratuar me Vendimin Nr. 2, datë 16.10.2017 të Këshillit Kombëtar të Territorit
Njoftim për miratimin e 11 Planeve të Detyruara Vendore për 11 Zonat e Reja të Zhvillimit.
Leje Ndërtimi për rikonstruksion me ndryshim funksioni Piramidës së Tiranës, Bashkia Tiranë, me zhvillues Bashkinë Tiranë.

Leje Zhvillimi për objektin: “Nënstacioni Elektrik në qendër të Tiranës”, Bashkia Tiranë, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rikonstruksioni dhe fuqizimi i segmentit të linjës 35 kV Tec/Fier-Hoxhare”, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me zhvillues “OSHEE” sh.a.
Leje Zhvillimi për objektin: “Rehabilitimi i sistemit rrugor dhe menaxhimi i parkimeve publike në QSUT , me vendodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues Qendrën Spitalore Universitare Tiranë (QSUT).
Leje Ndërtimi për objektin: “Shkolla 9-vjeçare e mesme jo publike 4 kat dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Fondacionin “Mirësia”.

Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh 8 kat me 1 kat nëntokë, në Rrugën “Dëshmorët”, Bashkia Kukës”, me zhvillues Entin Kombëtar të Banesave.
Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks sportiv, tenisi dhe basketbolli, Bashkia Shkodër”, me zhvillues “Shkodra Tenis” sh.p.k dhe “Albaphoto” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Kakome Bay Resort, Bashkia Himarë”, me zhvillues Z. Luan Leka, shoqërinë “AgiKons” sh.p.k dhe Z. Dritan Çelaj.

Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleksi turistik “Dreamades”, Dhërmi”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvilllues “AG. TÇ” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks turistik rezidencial “Hamallaj”, me vendndodhje Hamallaj, Bashkia Durrës”, me zhvillues shoqërinë “S&D Invest” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rishikimi i kushteve të lejes ekzistuese, shtyrje afati dhe ndryshim subjekti zhvillues të resortit turistik “Green Coast”, Palasë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k. dhe Z. Aleksandër Frangaj.
Leje Ndërtimi për objektin: “Kapanon për grumbullimin dhe përpunimin e mandarinave, Xarrë, Bashkia Konispol, me zhvillues shoqërinë “Agro-Kulturë Xarrë”sh.p.k.

Leje për ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Qendër grumbullimi për ruajtjen, distribuimin, dhe eksportin e frutave, perimeve dhe agrumeve, me vendndodhje në Bashkinë e Lushnjes, me zhvillues shoqërinë “Doni Fruits” sh.p.k.
Leje për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ferma Agroturizëm “Pema e Jetës”, me vendndodhje në Shkallnur, Bashkia Durrës, me zhvillues shoqërinë “BUNA” sh.p.k.
Leje për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Aplikimi i teknikës më të fundit të eficencës në godinën e MIE-s (ish MTI)”, Bashkia Tiranë, me zhvillues Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Leje për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Tirana Business Park, faza e ndërtimit 1, Rruga e Rinasit, Bashkia Vorë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana Business Park” sh.p.k.
Leje ndërtimi për objektin: “Ambient ndihmës në funksion të Hec Bele 1”, Bashkia Kukës, me subjekt zhvillues Euron Energy sh.p.k.

Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 28.02.2020 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar.

Vuçiç: Nuk do të ketë njohje të Kosovës në takimin e Uashingtonit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se takimi i paralajmëruar për 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dëshmon përkushtimin amerikan për një zgjidhje që do të çojë në njohjen e ndërsjellë, ndërsa ritheksoi se nuk do të ketë bisedime që prekin tërësinë tokësore të Kosovës.

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, tha se palët do të takohen më 27 qershor, pasi që kishte marrë “zotimin nga qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë për të ndërprerë përkohësisht fushatën e tërheqjes së njohjeve dhe të kërkesave për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ftesa për datën 27 për takim në Shtëpinë e Bardhë, rrit shpresën, optimizmin dhe besimin se ky proces do të ketë sukses. E para, pasi që ky proces e ka mbështetjen e qartë të SHBA-vë, të vet presidentit Trump si dhe këmbëngulësinë por edhe vizionin e ambasadorit Grenell”, tha presidenti Thaçi.

Ai tha se është hera e parë që një takim i tillë organizohet nga Shtetet e Bashkuara në Shtëpinë e Bardhë dhe ky është një moment që duhet të shfrytëzohet.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të martën se nuk do të ketë njohje të Kosovës në takimin në Washington, ndërsa paralajmëroi, siç tha, disa takime të tjera të rëndësishme por pa e saktësuar se për çfarë takimesh bëhet fjalë.

Analistët thonë se takimi i Washingtonit është shumë i rëndësishëm dhe se duhet të shfrytëzohet përkushtimi amerikan për të gjetur një zgjidhje në mes të Kosovës e Serbisë.

Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për hartimin e politikave, Naim Rashiti thotë se takimi në Shtëpinë e Bardhë do të jetë një sprovë e vërtetë për Kosovën e Serbinë.

“Po besoj që po kërkohet një kornizë marrëveshje me parime për të kërkuar një marrëveshje e cila do të jetë një marrëveshje jo gjithëpërfshirëse finale, sepse nuk do të mund të arrihet deri në vjeshtë, por që t’i përmbajë shumicën e parimeve dhe që do të ketë komponentën e saj ekonomike përmes marrëveshjeve në lidhje me transportin dhe investimet ekonomike”, tha ai.

Analisti Ilir Ibrahimi tha për Zërin e Amerikës se ky takim është një shenjë e mirë dhe zhbllokon bisedimet pas një kohe të gjatë.

“Unë besoj që në takimin e radhës që do të kemi në Washington, do të ketë ndoshta një pajtim rreth parimeve bazë të cilat do të çonin në një marrëveshje eventuale brenda këtij viti siç edhe thuhet, pra se cilat janë pritjet e Kosovës, cilat pritjet e Serbisë dhe cilat janë pritjet e SHBA-ve. Po besoj që këtu do ta kemi edhe një paraqitje nga presidenti Trump. Është paralajmëruar që presidenti Trump e mirëpret një samit të paqes ndërmjet Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë por nuk besoj që do të ketë një marrëveshje në këtë vizitë, sepse është herët dhe nuk mund të mendohet se në një vizitë, në një takim, të arrihet një marrëveshje ndërmjet palëve që kanë pasur mosmarrëveshje për kaq shumë kohë”, tha ai.

Zoti Ibrahimi thotë se marrëveshja duhet që patjetër të përfshijë njohjen e ndërsjellë por sipas tij nëse të dyja palët pajtohen për korrigjim të kufirit, me një gjë të tillë do të pajtohej edhe administrata amerikane.

“Ne duhet ta shohim interesin tonë çfarë na sjellë një korrigjim i mundshëm i kufijve dhe a do ta vendoste Kosovën në linjën ku do të bëhej pjesë e barabartë e shteteve dhe mos ta kishim një Serbi e cila në çdo hapë tonin të na kundërshtonte dhe të na luftonte. Kjo është treguar që Kosovës po i bën dëm shumë dhe nuk e shoh që në të ardhmen e afërt ne do të jemi në një pozicion më të mirë se sa Serbia në këto marrëdhënie ndërkombëtare”, tha zoti Ibrahimi.

Paralajmërimi i takimit rihapi debatet për mundësinë që të diskutohet edhe për prekjen e kufijve të të dyja vendeve.

Ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, qeveria e të cilit u rrëzua për shkak të mospajtimeve rreth qasjes ndaj procesit të bisedimeve me Serbinë, shkroi të martën se mes tjerash se “më parë se dialog si proces, kjo duket si takim njëditor ku servohen marrëveshjet”.

Presidenti Thaçi, hodhi poshtë çdo mundësi që në Washington të diskutohet për kufijtë e Kosovës.

“Në asnjë rrethanë nuk pretendohet nga askush as në Washington të cenoj integritetin territorial të vendit dhe ftoj të gjithë që të mos përhapin dezinformata për shkëmbim territoresh apo për diçka”, tha ai.

Paralajmërimi i takimit nga i dërguari i posaçëm amerikan Richard Grenell, ndodhi në të njëjtën kohë kur Bashkimi Evropian nisi për në rajon të dërguarin e tij të Posaçëm Miroslav Lajcak që të provojë rifillimin e bisedimeve të pezulluara ndërmjet të dyja vendeve. Zoti Lajçak arriti pasdite në Prishtinë dhe ka filluar takimet me udhëheqësit e Kosovës, përfshirë edhe presidentin Thaçi i cili kishte deklaruar se nuk ka arsye të takohet me të nëse nuk ka asgjë konkrete.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano tha se zoti Lajcak është në rajon madje edhe më propozimin për kohën e takimeve Kosovë – Serbi.

“Ne jemi gjithmonë pozitiv ndaj çdo nisme që merret me qëllim që të ndihmohet procesi i bisedimeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës që është gjithsesi i lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha zoti Stano duke nënvizuar se i dërguari i Bashkimit Evroian Miroslav Lajcak do të propozojë edhe datat e takimeve të ardhshme gjatë vizitës në rajon.

Analisti Zoti Rashiti thotë se deri më sot nuk po shihet një bashkërendim ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për bisedimet dhe se proceset do të varen nga takimi i 27 qershorit.

“Dhe si do të shkojnë këto procese do të varet kryesisht nga se çka do të ndodhë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë. Nëse Shtëpia e Bardhë përcakton një kornizë për dialogun, për marrëveshjen Kosovë-Serbi, besoj që ajo bëhet e patjetërsueshme dhe bëhet forma e vetme e dialogut në të cilën pastaj akterët tjerë do të duhej të fuzionohen apo të ndahet procesi në nivele të ndryshme”, tha ai.

Bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë pritet të rifillojnë pas një pezullimi të gjatë të tyre dhe takimi i 27 qershorit thonë vëzhguesit mund të qartësojë rrjedhën e procesit që filloi më 2011 më ndërmjetësimin e BE-së, por nuk arriti të sigurojë normalizimin ndërmjet të dyja vendeve. /VOA

Covid-19/ Pipero pranon skandalin në QSUT: Infektimet në spitale nuk duhet të kishin ndodhur…

I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, mjeku Pëllumb Pipero u shpreh se infektimet në spitale janë diçka që nuk duhet të kishin ndodhur dhe ishte e papritur.

Pipero: Në spital nuk duhet të kishte ndodhur, diku ka çaluar. Asnjë nga ne mjekët nuk detyrohet nga ne që të futet në pavijon pa maskë.

Çdo qytetarët pacient konsiderohet pozitiv potencial, prandaj nuk duhet të bëjmë një vizitë më shumë se 5-6 minuta dhe duhet të kemi një maskë.

Unë nuk po i vë faj kujt, por fakti që ka qarkulluar në spital virusi, nuk ishte i pritshëm…

QSUT u shndërrua në vatër të përhapjes së virusit

Orjola PAMPURI

Cdo dite paraqitet prane QSUT, nje numer i konsiderueshem rastesh me patologji te ndryshme, urgjenca, shtrime, operacione te planifikuara ose jo, vizita e konsulta etj.

Po perpos problematikes se semundjes, ditet e fundit, pacientet dhe familjaret e tyre duhet te perballen dhe me riskun qe te preken nga Covid 19.

Nje risk i paralajmeruar muaj me pare, qe ne nisje te pandemise, kur opozita e eksperte te shendetesise prane saj, propozonin si prioritet masat mbrojtese per stafin shendetesor, jo vetem per ato, ne spitalet Covid, por per te gjithe paresorin, sekondarin dhe kryesisht QSUT.

Nderkohe e kam theksuar dhe e theksoj, ngritja e rrjetit te epidemiologeve dhe virologeve, por kryesisht e epidemiologeve, duke ftuar edhe ata ne pension, ka qene dhe eshte emergjente ne raste te tilla pandemish si kjo e Covid 19, sic u veprua ne Itali, Greqi etj. Eshte dhe ka qene e domosdoshme qe ne fillim te kesaj pandemie, qe situaten ta merrnin ne dore eksperte te fushes, te pavarur politikisht duke dhene mendimet e tyre te sakta dhe te qarta profesionalisht. Kjo do te shmangte kurbat dhe shifrat qesharake qe “komiteti” i qeverise na paraqiti pergjate muajve te izolimit.

“Krye-epidemiologu” Rama, gjeti zgjidhje vetem tek izolimi duke anashkaluar masat mbrojtese, dhe kjo jo sepse nuk e dinte, por per te realizuar kete duhej te zhvendoste disa shpenzime luksi qeveritare, apo disa tendera duhej te mos i bente, pse jo te anulonte dhe disa koncensione, por sigurisht kjo do te cenonte xhepat e oligarkeve te kryeministrit.

Nderkohe izolimi, do te kishte efekt te plote nese masat mbrojtese dhe distancimi social dhe fizik, do te ishin real dhe do te shoqeroheshin me testime masive, gjurmime e me pas izolim te vatrave. Menaxhimi ishte krejtesisht i deshtuar. Nderkohe sot jemi perballe asaj qe pritej te ndodhte, ku QSUT per nga numri i personelit te prekur nga Covid 19, po ia kalon fasonerive dhe call centers.

Berisha denoncon skandalin: Urdhërohet lirimi i nipit të deputetit rilindas, u arrestua për grabitje në Tiranë!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim të fortë, ku treohet se si rilindasit dhe njerëzit e tyre nuk duan t’ia dinë për ligjij dhe shtetin.

Në mesazhin dërguar ish-Kryeministrit Berisha, qytetari dixhital denoncon se Andi Kraja, nipi i deputetit rilindas Vladimir Kosta, po lirohet nga burgu pas presionit politik.

Kraja u arrestua një ditë më parë dhe njhet sei koka e bandës që kryente grabitje në Tiranë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Ne krye te bandes se grabitesve ne Tirane nipi i narkedeputetit! Urdherohet lirimi: eshte i yni!!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Z KRYEMINISTER SI JENI FAMILJARISHT.KY GRUPI I GRABITESVE NE TIRAN QE U KAP DJE ESHTE NIPI I DEPUTETIT LAD KOSTA CUNI I MOTERES. ANDI KRAJA QUHET SIGURISHT DO E LIROJNE. TE FALA NATEN E MIRE