17.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Gjeneral Ahmetaj: Pse vetëm udhëheqësi global dhe qeverisja e Surrelit heshtin për marrëveshjen e detit mes Greqisë dhe Italisë?!

Gjeneral Piro AHMETAJ

“” Të nderuar miq 🇦🇱,

1. Në respekt të interesit kombëtar 🇦🇱, bashkëlidhur gjeni konsiderata gjeopolitike ndaj Marrëveshjes “historike” për detin mes Greqisë & Italisë!

2. Ri-nënvizoj, se nënëshkrimi i Saj, po “celebrohet me entuziazëm të merituar” në Athinë por për peshën kritike në “statuesque-në gjeopolike të Mesdheut” =u lexua me vëmëndje shtesë në të gjitha kryeqytet e vendeve të Mesdheut, NATO dhe jo vetëm!

Si ilustruese të rrethananave dhe peshës gjeopolitike të kësaj marreveshje lexoni:

A. https://youtu.be/LN5OJia0kCo !!!

B. http://www.ekathimerini.com/253619/article/ekathimerini/news/ankara-selectively-interpreting-sea-law!

C. https://greekcitytimes.com/2020/06/11/greek-italian-maritime-deal-disrupts-turkeys-endeavour-for-east-mediterranean-dominance/

3. Vetëm Udhehëqësi-Global, SurrelQeveria & sekserët e Pushtetit të 🇦🇱 vijojnë të heshtin!?

Eshtë pa-përgjegjshmëri e radhës, pasi në kontekstin strategjik: “HESHTJA lexohet ose si kapitullim pa kushte ose si pazare cinike ndaj interesave kombëtare të RSH” !!

4. Gjithësesi, mbetet emergjente që : “Tirana të kërkojë informacion zyrtar Athinës dhe Romës”, nëse kjo marrëveshje prek interesat kombëtare të RSH 🇦🇱, dhe nëse kështu, a mbetet rrezik potencial që Qeveritë e 2 vëndeve (pa dijeninë e RSH) ta çojnë për njohje në IMO (International Maritime Organization – OKLB) këtë marrëveshje” ?!

5. Në shtesë, Institucionet shtetërore të “mos bëjnë pazare dhe ligjërata folklorike”, pasi e kanë dhe do mbajnë përgjegjësi kushtetuese për TRANSPARENCËN, pra të informojnë ASAP mbarëShqiptarët për impaktet e kësaj marrëveshje ndaj interesave kombëtare 🇦🇱 si dhe mbi gjendjen dhe rrezultatet e grupit negociator si dhe problamatikat dhe pritshmëritë e negociatave të detit me Greqinë (përfshi ndarjen e trekëndshit detar mes Greqisë 🇬🇷 – RSH 🇦🇱 – Italisë 🇮🇹) ?!

#Koha është e #maskarenjve, por Atdheu i shqiptarëve (https://youtu.be/_4U3xj1G69M) !

Ju #faleminderit/P.A”

Bashkëlidhur opinioni baze:

“Marrëveshje historike detare mes Greqisë dhe Italisë, heshtje cinike apo dorëzim pa kushte i interesave kombëtare”!

Arrestohet kreu i Dhomës së Avokatisë Lezhë, reagon Laska: Show dhe përçmim i profesionit

Avokati Elton Laska ka reaguar lidhur me arrestimin e kreut të dhomës së Avokatisë Lezhë, Sami Dema, me akuzën e korrupsionit aktiv.

Laska në reagimin e tij shprehet se aksioni i policisë ishte një show, ndërsa i ka bërë thirrje kolegëve avokatë që të reagojnë ndaj këtij rasti.

“Drejtësia e re” u trumbetua se do të ngrihej mbi parimet e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, Barazisë përpara ligjit, ndalimin e “Peshqëve” të mëdhenj, respektimin e ligjit dhe kodeve që rregullojnë të drejtat në këtë vënd. Por sot SPAK vërtetoj tërësisht të kundërten. Shkeli me të dyja këmbët të gjitha parimet mbi të cilat duhej të bazohej drejtësia”, shkruan Laska në rrjetet sociale.

Reagimi i avokatit Elton Laska

Arrestimi i Kryetarit të Dhomës së Avokatisë Lezhë show dhe përçmim i profesionit të Avokatit.

“Drejtësia e re” u trumbetua se do të ngrihej mbi parimet e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, Barazisë përpara ligjit, ndalimin e “Peshqëve” të mëdhenj, respektimin e ligjit dhe kodeve që rregullojnë të drejtat në këtë vënd. Por sot SPAK vërtetoj tërësisht të kundërten. Shkeli me të dyja këmbët të gjitha parimet mbi të cilat duhej të bazohej drejtësia.

Dhoma e Avokatisë së një Qarku është institucion dhe kryetari i saj nuk mund të jetë anonim për të cilin të kërkohet “masë sigurimi personal” në mungesë si pasojë e një hetimi të nisur prej kohësh.

Lindin disa pyetje: Sa regjistrime video dhe audio ka në Shqipëri për Ministra, Deputetë, Gjyqtarë, Prokurorë dhe funksionarë të lartë shteterorë? A keni dëgjuar ju të merret vendim për masë sigurimi personal në mungesë të ndonjërit prej tyre?

Ish ministri Tahiri (si peshk i vogël) po përballet me drejtësinë duke shiju pasjonet e ti në përditshmëri dhe jo nga qelia!

Që të kuptohemi, nëse ka veper penale absolutisht duhet të marrë denimin përkatës sipas ligjit, por në asnjë mënyrë nuk pajtohem me showdrejtësinë dhe me nëperkëmbjen e një profesioni kaq fisnik siç është ai i Avokatit!

Për këtë arsye i kërkoj të gjithë kolegëve në mbarë Shqipërinë por në veçanti të Dhomës së Avokatisë Lezhë, të mbajmë një qëndrim të unifikuar kundër dhunimit të profesionit të Avokatit.
Nesër mund të jetë kushdo nga ne!

Vasili: KQZ nuk mund të jetë 5 me 0 në favor të PS, Rama do një 30 qershor të ri

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka dhënë qëndrimin e tij para mediave pak pas përfundimit të tryezës së Këshillit Politik sa i takon diskutimeve që shoqëruan mbledhjen.

Duke u ndalur tek propozimi për formulën për emërimin e anëtarëve të KQZ, Vasili tha se duhet të ruhet balanca. Sipas tij, propozimi i opozitës respekton frymën e dakordësisë.

“Lidhur me këtë çështje, kjo është një kundërshtim i plotë i dakordësisë (për anëtarët e KQZ). Pasi formula e re e depolitizimit është në dy rrugë. Të gjitha garancitë aktuale të kodit riprodhohen në këtë propozim ashtu siç janë. Ose në komisionet e treta, ruhet balanca 3-2, por nuk mund të jetë 5 me zero për maxhorancën.

S’mundet që kjo garanci të zhbëhet nga një kod që duhet t’i rrisë këto garanci. Kjo dakordësi respekton frymën e dakordësisë, e depolitizimit, respekton mekanizma të konsoliduar. Nuk i jepet regjim absolut për të ndërtuar një 30 qershor të ri. Ne besojmë shumë që ka kohë, është në dispozicion për të bërë këtë reflektim”, tha Vasili.

Mjeku i njohur flet për shtimin e rasteve me Covid-19: Larg veshëve dhe veprimeve çka dëgjoni prej Gjillollogëve…

Mjeku Tritan Kalo, në një shënim në profilin e tij në facebook, duke iu referuar situatës së fundit të Covid-19, duke e cilësuar si ‘Kohë kovidiane’, u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që të zbatojnë rregullat, kjo për të mirën e të gjithëve.

Kohë kovidiane… Nuku është kurrë vonë për të bërë gjëra të dobishme…Fola dhe folëm… Dëgjova dhe dëgjuat… Zbatova këshillat e udhëzimet e profesionistëve që dëgjova e lëçita, e fatmirësisht edhe pse në grykën e zjarrit të Sars-Cov2/Covid-19 gëzoj shëndet të plotë e nuk jam prekur prej tij…

Ju lutem që edhe ju të gjithë të zbatoni në të mirën tuaj, të fëmijëve, të prindërve, të të afërmve tuaj POR edhe të atyre që gjallërojnë përreth, vetëm e vetëm ato çka dëgjoni prej profesionistëve qofshin ata Infeksionistë, Epidemiologë, Virologë, Imunologë, Reanimatorë, Mjek të Familjes, Mjek të Shëndetit Publik, etj, etj…

Larg veshëve dhe veprimeve tuaja ato çka dëgjoni prej Gjillollogëve të çdo fushe përfshirë jo rrallë edhe ata/ato të mjeksisë… Nuku ka asgjë të pamundëshme në këtë virane botë ku ne jetojmë kur bëhen bashkë mirëbesimi, mirëkuptimi dhe bashkëveprimi mes jush e nesh, ruajtësve dhe përkujdesësve të shëndetit tuaj…

Jeta e gjithkujt prej jush është e paçmimitë….Shqipëria jonë e ka të nevojëshme në çdo kohë kontributin e secilit prej jush…

Kemi ende shumë udhë për të bërë në sfidën ndaj Sars-Cov2/Covid-19, ndaj ju lutem si miku, vëllai e mjeku i juaj, që të përkujdeseni edhe më shumë e për çdo çast për veten tuaj….Ka dritë jeshile në fund të tynelit, por udha për të mbritur aty është ende e gjatë….Together forever!!!

Bylykbashi: PS kërkon kapjen e plotë të KQZ! Ne i qëndrojmë pikë për pikë elementit të datës 5 qershor!

Përfaqësuesi i opozitës, Oerd Bylykbashi në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik u shpreh se, sot mazhoranca e bëri të qartë që refuzon çdo lloj propozimi, pra do vendime të njëasnshme dhe do në mënyrë të verbër kapjen e të gjitha organeve.

Bylykbashi u shpreh se, në emër të opozitës së bashkuar, i qëndrojmë pikë për pikë elementit të datës 5 qershor për identifikimin biometrik për ruajtjen e administratës zgjedhore dhe respektojmë dakordësinë në lidhje me komisionin e zgjedhjeve për formulat për një komision zgjedhor që shkon drejt një funksionimi.

“Këshilli Politik diskutoi për një nga cështjet më të rëndësishme që përmban datën 5 qershor që është KQZ. Dua të konfirmoj në emër të opozitës së bashkuar, i qëndrojmë pikë për pikë elementit të datës 5 qershor për identifikimin biometrik për ruajtjen e administratës zgjedhore dhe respektojmë dakordësinë në lidhje me komisionin e zgjedhjeve për formulat për një komision zgjedhor që shkon drejt një funksionimi.

Kemi bërë propozim për formulë të emërimirt të tre trupave të KQZ nëpërmjet një formule të mirëpranuar që sot është në Kushtetutë, një formulë që është përzgjedhur edhe me mbështetjen e partnerët ndërkombëtarë, që garanton shqyrtim të pavarur të kandidaturave me standardet më të larta të integritetit.

Është një formulë e cila u kundërshtua nga mazhoranca socialiste pa asnjë arsyetim. Është ajo që ka qenë dakord, dhe sot nuk e arsyeton sepse i intereson kapja e plotë e KQZ në tre organet. Theksoj se dakordësia e 5 qershorit ku PS do jetë në mazhorancë në këto organe konfirmon, por nga ana tjetër, tani që është qëllimi jo vetëm i dakordësisë.

Sot mazhoranca e bëri të qartë që refuzon çdo lloj propozimi, pra do vendime të njëasnshme dhe do në mënyrë të verbër kapjen e të gjitha organeve”, u shpreh Bylykbashi.

Bllokohet Këshilli Politik/ Rama nuk heq dorë nga vjedhja e votave! PS kërkon të emërojë vetë të gjithë anëtarët e KQZ

Bisedimet në Këshillin Politik janë bllokuar sërish. Shkak është bërë formula për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili përbëhet nga 3 trupa.

Por burime nga opozita bëjnë të ditur se Partia Socialiste ketkon të zgjedhë vetë të gjithë anëtarët, duke hequr çdo garanci për opozitën në nivelin më të lartë te administrimit të zgjedhjeve.

“Në këtë mënyrë, PS kërkon të kapë KQZ për një peridhë të gjatë, duke zhbërë edhe garancitë që janë aktualisht në Kod për opozitën”.- u shpreh një burim zyrtar i opozitës.

Të njëjtat burime konfirmojnë se propozimi i opozitës bazohet në dakordësinë e arritur më 5 qershor me ndërmjetësimin e SHBA dhe BE. Sipas këtoj dokumenti qeveria dhe opozita pranuan që Komisionëri të zgjidhet me konsultime mes palëve, mdërsa nënkomisoneri të zgjidhet nga opozita, ndërkohë që 5 anëtarët në Komisionin Rregullator dhe KAS të ndahen në mënyrë proporcionale midis maxhorancës dhe opozitës.

Formula e opozitës për KQZ

Opozita ka paraqitur sot zyrtarisht në Këshillin Politik formulën për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ.

Formula e propozuar për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ që ka propozuar sot opozita është e njëjta formulë e përzgjedhjes që është përdorur për organet e reja të sistemit të drejtësisë. Kjo formulë e prezantuar asokohe nga faktori ndërkombëtar, u pranua nga palët si zgjidhje për të ruajtur profesionalizimin dhe pavarësinë e institucioneve.

Konkretisht, formula parashikon tre faza:

a) Kontrolli i kritereve formale nga një institucion i pavarur kushtetues, si Avokati i Popullit.

b) Zgjedhja nga një komisioni përzgjedhës i kandidatëve, me përbërje të balancuar, 3 maxhoranca dhe 2 opozita.

c) Votimi i listës në bllok nga Kuvendi.

Sipas opozitës, PD ka pranuar formulën e re të kompozimit të KQZ, por duke ruajtur garancitë aktuale mbi balancimin e KQZ, kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve dhe mbi shumicën e konsensusale për vendimmarrjet e rëndësishme.

Aktualisht ligji parashikon që për disa cështje me rëndësi pë zgjedhjet vendimmarrja është me shumicë të cilësuar, pra me konsensus midis mazhorancës dhe opozitës. PS po tenton të heqë nga ligji, garancitë që ekzistojnë prej 17 vitesh për çdo opozitë në menaxhimin e zgjedhjeve.

Pronari i lokalit të njohur preket nga Covid-19: Kam pasur kontakte me kamarierët dhe stafin (Foto)

Pronar i një bar-kafeje në Kosovë ka rezultuar pozitiv me Koronavirùs ndërsa e ka bërë publike vetë rastin për të sensibilizuar qytetarët si dhe ndërgjegjësuar ata që mund të ketë pasur kontakte..

Dakorim Sahiti, i cili ka në pronësi një bar-kafe në “rrugën B” në Prishtinë, e ka konfirmuar lajmin nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook.

Megjithëse ka patur kontakte me stafin e tij, ai ka shtuar se asnjëri prej punonjësve nuk është prekur nga virusi.

“Te nderuar miq. Si rezultat i testimit nga gjurmimi i kontaktit, une sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas heqjes se masave restriktive, ndoshta ka qene e pritshme per shkak te natyres se punes sime qe te vihem ne kontakt me virusin. Menjehere, une jam veteizoluar dhe jam ne gjendje te mire shendetesore.

Aq sa jam shqetesuar per kete lajm aspak te mire, me shume me shqetesoi fakti se shume shpejt jane perhapur dezinformata dhe te paverteta ne lidhje me restaurantin Momo, pronar i te cilit jam une. Ju njoftoj se vetem une kam rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe jo stafi i restaurantit Momo.

Cfaredo informate tjeter eshte e pavertete dhe dashakeqe! Une nuk kam pasur kontakt te afert me stafin, por tashme besoj se IKSHP do t’i testoj ata, njejte si edhe kontaktet e mia te tjera. Momo eshte dezinfektuar 2 here gjate diteve te kaluara dhe do te dezinfektohet prape sonte. Ne cdo kohe, stafi eshte i pajisur me mjete mbrojtese, maska, doreza dhe dezinfektues.

Keshtu do te vazhdoje edhe me tutje, gjithmone sipas rekomandimeve te eksperteve dhe te IKSHP-se. Shpresoj shume se numri i te prekurve nga Covid-19 do te zvogelohet ne ditet ne vijim dhe se do ta kalojme kete pandemi sa me lehte qe eshte e mundur. Deri atehere, ju uroj juve dhe te dashurve tuaj shendet dhe siguri. Kujdes po, panik jo!”, shkruan Sahiti.

Diabolizmi i një kryeministri në panik! Kush e ka fajin që QSUT është shndërruar në vatër infeksioni

Nga Bardh SPAHIA

Lugati doli prapë të tmerrojë qytetarët, duke i kërcënuar me rimbyllje!!! E ka lodhur atë rol e ngjan më shumë si klloun, që përsërit të njëjtën pjesë! Nuk pranon të marrë përgjegjësinë për pjesën e vet në shifrat e rritura të të infektuarve në institucionet publike, por u kërcënohet qytetarëve.

Kryeministri që e ka ëndërr të hyjë në histori ia doli duke vendosur një rekord të vetin, pasi si askund tjetër në këtë fazë të pandemisë, institucionet e shëndetit publik, i janë kthyer në vatra infeksioni Covid. Kjo është dicka që nuk harrohet Edi Rama, sado ta shmangësh në komunikim!
Kush e ka fajin që të infektuar ka edhe në kryeministri, institucionin nga ku luan emocionalisht me qytetarët?

Kush e ka fajin që QSUT është shndërruar në vatër infeksioni, e që ka shkuar në 7 numri i shërbimeve spitalore ku ka të infektuar me Covid? Edhe në shërbimin e endokrinologjisë u shfaq Covid-i sot, duke ia shtuar listës së vatrave të infeksionit tek Urgjenca, Kardiologjia, Pediatria, Mjekësia interne, Gastrohepatologjia e hematologjia.

Kush e ka fajin për infektimet në qendrat shëndetësore nr.8 e 9?

Kush e ka fajin që Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor është një tjetër vatër e nxehtë infeksioni?

Si mundet më këtë bilanc spektakolar dështimi, të kesh kurajo e t’u kërcënohesh qytetarëve të tu me rimbyllje?

Përse nga rimbyllja, nënvizon ndalimin e protestave? Pse u tund policët qytetarëve? Kaq shumë të ka kapur frika se durimi i qytetarëve po soset nga makutëria e pushtetit tënd dhe indiferenca ndaj tyre?
Ke të drejtë të shqetësohesh, por sa gjatë mund të fshihesh pas Covidi-t, e ekspertëve militantë, që shkelin mbi veten për llogaritë e tua politike?

Frika është gjë e mirë, sepse do thotë se po kupton, se je bërë barrë për qytetarët! Të mbash shpresat se me polici do mbash karrigen është një iluzion frike, si ajo që të bëri të harrosh edhe përshëndetjen njerëzore në mesazhin kërcënues për qytetarët, atë përshëndetjen bazike që mësohet që në moshën e kopështit, por që halli i karriges të bën ta harrosh në pleqëri!!!

Humb jetën nga Covid-19 pacientja tek Infektivi

Një paciente ka ndërruar jetë tek spítali Infèktiv në Tiranë, ku ishte shtuar pas infektimit me Covid-19/

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë shprehet se, “referuar shërbimit Infektiv, pacientja 58 vjeçare që ka ndërruar jetë ka qenë asimptomatike për Covid-19 dhe ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes tumorale.

58 vjeçarja vuante nga leukoza akute, forme e rëndë progresive si dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, diabet mellitus, hipertension”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Këta këmbëngulin që testi i tyre idiot nuk ishte idiot/ Fuga: Idiotizmi i pyetjes së Turit nuk është veçse një thërmijë para të tjerave!

Nga Artan FUGA

Meqënëse këta këmbëngulin që testi i tyre idiot nuk ishte idiot, çka nuk ka si të jetë ndryshe,

me kërkesën e maturantëve që më shkruajnë,

atëhere do të merrem edhe me pyetje të tjera të testit që sikurse thonë autoritetet paska qenë shumë i vështirë,

sigurisht shumë i vështirë sakohë që kërkohen të jepen përgjigje të sakta për pyetje IDIOTE!

Do të vdesim gazit! Unë kam tre ditë që nuk pushoj, me lotë!

Portokalli!

Idiotizmi i pyetjes së Turit nuk është veçse një thërmijë para të tjerave!

Më kujtojnë toger Shazivarin te Koncert në vitin 36 kur i gjithë qyteti e tallte kurse ai me atë gjytyrymin bënin aheng me çengia!

Më kujtohen Karnavalet e Korçës kur një tufë të lajthiturish mbyllur në saraje ku i gjithë qyteti tallej me ta!

Me kujtohet zoti Zhyrden i Molierit që habitej që pa asnjë sforco, pa ditur asgjë, fliste prozë!!! Unë flas prozë – thoshte! Them fjalë dhe nuk e dija që kjo paska qenë prozë!

Urrah, prozë, prozë!