22.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

Reagimi i fortë i ish-ministrit: SPAK të hetojë dhe dënojë Edi Ramën, dëmtoi shëdetin e shqiptarëve!

Nënkryetari i LSI-së, ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili i ka kërkuar SPAK që të hetojë Kryeministrin Edi Rama për dëmtim të shëndetit të shqiptarëve.

Vasili shkruan në rrjetet sociale se Rama është fajtor kryesor si urdhërues i thyerjes së rregullave të pandemisë me ushtrinë policore që shkatërroi teatrin.

Postimi nga Vasili

SPAK te hetoje e denoje Edi Ramen per demtim te shendetit te shqiptareve! Rama fajtori kryesor per mijrat e policeve qe çoi tek Teatri ne kohe pandemie.

Rama fajtor kryesor si urdheruesi i thyerjes se rregullave te Pandemise me ushtrine policore, qe shkaterroi Teatrin.

Rama nuk e shembi Teatrin per 2 vjet e gjysem dhe e shembi ne mes te Pandemise. SPAK te filloje hetimin ndaj Edi Rames!

Ky faj nuk ka shfajesim. Ky s’mund te rrije me asnje sekonde kryeminister e jo më te jape urdhera per Pandemine!

Ky eshte tashme i paligjshem ne postin e tij.

Mijra qytetare e bisnese jane denuar per shkelje qesharake gjate Pandemise.

Askush nuk eshte mbi ligjin.

Te gjithe jane te barabarte perpara ligjit.

Edi Rama eshte nje qytetar i barabarte perpara ligjit dhe ka zero privilegje perpara ligjit Drejtesia te veproje ndaj Edi Rames ne te kundert behet bashfajtore me të dhe do duhet te pergjigjet perpara ligjit njesoj si ai.

Basha: Sot të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se kërcënimi më i madh për shëndetin dhe ekonominë e tyre është RAMAVIRUSI

Basha

Kreu i opozitës, Lulzim Basha reagoi pas kërcënimeve të kryeministrit Edi Rama se, “do të rikthejë izolimin total të vendit”.

Basha shkruan në reagimin e tij se, shqiptarët e kanë kuptuar se kush është kërcënimi më i madh për shëndetin dhe ekonominë e tyre.

Reagimi i kryetarit Basha

Nëse Rama do të kishte bërë testime si në çdo vend tjetër, ne do ta dinim ku dhe si po përhapet koronavirusi.

E kam ngritur këtë çështje me qindra herë, javë pas jave duke nënvizuar se testimi është element shumë i rëndësishëm edhe për strategjinë e daljes.

I kërkova të mbrojë mjekët dhe personelin në spitalet e qendrat shendetesore, të mbyllë fasoneritë dhe call centers si vatrat më të mëdha që rrezikonin infektimin masiv, siç dhe ndodhi. Po ai nuk bëri asgjë.

Propozuam edhe planin për një dalje sa më të lehtë për njerëzit nga karantina, pa rrezikuar shëndetin e tyre dhe duke mbështetur njerëzit në nevojë dhe ekonominë. Sepse shëndeti i qytetareve dhe ekonomia janë prioriteti absolut.

Por Rama e kishte mendjen tjetërkund: te shfaqjet dhe zdërhalljet me orë para ekranit si narcisti para pasqyrës, tek tenderat sekretë me miliona euro vjedhje në kohë pandemie, te pagesat nga taksat e shqiptarëve për inceneratorët dhe landfillet e Bandës së Lushnjës, dhe jo të siguronte testimet e duhura apo të mbështeste qytetarët në vështirësi dhe ekonominë në krizë të thellë.

Sot të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se kërcënimi më i madh për shëndetin e tyre dhe për ekonominë e tyre është RAMAVIRUSI: ai është e keqja e vendit.

Miku biznesmen i Ramës terrorizon punonjësit, Balla dhe grupi i trafikantëve në mbështetje të tij

Një punonjëse e fabrikës së peshkut Rozafa shpk ka denoncuar terrorin që pronari i këtij subjekti ka ushtruar ndaj tyre më qëllim për ti nxjerrë në protestë me qëllim për të grabitur tokën e fermerëve të Labinotit.

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha.

Postimi i plotë

Denoncon terrorin e mikut te Edvini Luca ERTV ndaj punonjesve te vet

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!

Taulant Bego Yaris dhe grupi trafikanteve ne mbeshteje te Luces.

Denoj ashper terrorin ndaj puntoreve dhe perpjekjet per grabitjen e tokes fermereve te Labinotit. sb

Doktor pershendetje jam nje puntore e fabrikes se peshkut rozafa shpk ne labinot jemi kercenuar me shqelma nga gjergji dhe administratorja e fabrikes se nese nuk do themi ashty sic ju thame do perfundoni me shqelma u detyruam nga halli dhe dolem para sa te ne nxirrshin ne proteste ne oret e para te mengjesi erdhen te fshehte ne zyren e gjergjit Deputeti taulant Balla dhe administratori i njesie Astrit Hazizi dhe disa biznesmen te zones te njohur si trafikant droge dhe ish kryetare te komunes.

Ata zhvillun nje mbledhje gati 30 minuta pastaj erdhi pergjegjesja dhe na tha do dilni ne proteste jashte ti tregojmë ketyrve katunareve se jemi ne te paret ketu leme punen per disa minuta dhe nga halli dolem ne proteste kurse rreshti i pare grate qe folen jane te kryesoret qe paguhen me shume mbi 400 Mije kurse ne qe ishim mbrapa mezor kapim 200 Mije dhe ne shqelma dhe nga njhere na hajne edhe kg jemi me duar te lidhura.

Zhupa: Qytetarët edhe bizneset e Tiranës do paguajnë më shumë tarifë pastrami, Veliaj do përfitojnë më shumë

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka reaguar sërish firmës italiane Eco Tirana që Veliaj e ka përzgjedhur për pastrimin e Tiranës.

Zhupa shkruan në reagimin e saj se, qytetarët edhe bizneset e Tiranës do paguajnë më shumë tarifë pastrimi ndërkohë që Veliaj, me Eco Tirana, Eco Recycling dhe Integrated Energy BV SPV do përfitojnë më shumë.

Reagimi plotë

Qytetarët edhe bizneset e Tiranës do paguajnë më shumë tarifë pastrimi ndërkohë që Veliaj, me Eco Tirana, Eco Recycling dhe Integrated Energy BV SPV do përfitojnë më shumë.

Në vend që të kishin nisur hetimet nga SPAK dhe drejtësia shqiptare për aferën e pastrimit të parave të pista të mafias italiane me Eco Tirana, për aferën e inceneratorëve të Tiranës, rriten me shumë kostot për qytetarët.

Rritja e tarifës së pastrimit për familjet dhe bizneset në Bashkinë Tiranë reflektohet qartë si shkak i keqmenaxhimit dhe abuzimit që është bërë nga kompanitë e krijuara dhe të kontraktuara nga Veliaj.

Eco Tirana paguhet për të diferencuar mbetjet por ajo se bën këtë gjë, nga ana tjeter incenetarori pranon mbetjet e padiferencuara edhe vendos cmimet e veta abuzive për pranimin e tyre.

Një situatë të tillë abuzimi me paratë tona, duke bërë ndërthurrje kompanish që nuk mbajnë përgjegjësi dhe nuk bëjnë shërbimin e kontraktuar, vetëm Erion Veliaj mund ta bënte.+

Loja me Maturën, Boçi: Ministria mbrojti me heroizëm idiotësitë e veta!

LUÇIANO BOÇI

A e morët vesh?!!

Na është mbledhur vetë MASR, QSHA, DPAP, KOMSH, (O Zot, sa shumë të mençur me gërma të mëdha ka ky vend!?) për të gjykuar gafat e veta në testin e Letërsisë.

Njëzëri, sipas “komunikatës” së shpërndarë, kanë mbrojtur me heroizëm, pas një debati të imët, idiotësitë e veta.

Jo vetëm që i kanë dhënë plotësisht të drejtë vetes për gjithçka, por dhe kanë nxjerrë një përcaktim absolut!

MASR, QSHA, DPAP, KOMSH na qenkan brenda. Brenda dhe me Lasgushin dhe me shkencën dhe me kompetencën dhe me programin.

Të gjithë të tjerët pa gërma të mëdha, specialistë, mësuesë, pedagogë, maturantë nuk marrin vesh.
Madje sipas tyre “të gjithë maturantët janë treguar budallenj”!!!

Sepse gabimet në tekst, kjo “tufa e të mençurve” i paska vënë kastile!

Kastile për të zbuluar kompetencat e…BESËS.

U shfaqën kështu plotësisht siç janë:

Të shpifur e qesharakë deri në pafundësi!

Kjo ishte loja pra !!!! – do dalë të bërtasë tani Shahini, krenare dhe si një e vetëkënaqur migjeniane, e cila në fund jua hodhi të gjithëve.

MASR, QSHA, DPAP, KOMSH dhe RAMA&BESA kanë turp të kenë turp.

Ato vazhdojnë të tallen me maturantët, mundin e djersën e tyre.

Të sotmen ia kanë nxirë!

Të ardhmen ia ofrojnë si kurth të së keqes!

Basha: Mundësitë janë por qeveria e ka mendjen tek 5 oligarkë. Të bëhemi bashkë dhe ta ndërtojmë Shqipërinë

• Banorët dhe bizneset në Kamëz në ditët më të zeza të tyre. Varfëria dhe ulja e konsumit pas pandemisë vetëm sa është rritur.

• “Marrin ushqime me listë, vijnë e i lajnë në fund të muajit”, bizneset në Kamëz ankohen për krizën që i ka kapluar.

• Basha: Mundësitë janë por qeveria e ka mendjen tek 5 oligarkë. Të bëhemi bashkë dhe ta ndërtojmë Shqipërinë.

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, ME BIZNESET NË KAMËZ

Banorët dhe bizneset në Bashkinë e Kamzës janë ndër më të prekurit nga pasojat e krizës ekonomike pas pandemisë. Gjatë takimeve me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, ata pohuan se ose nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria, ose ajo është fare e pamjaftuehsme, duke i lënë në mëshirë të fatit. Bizneset dhe qytetarët treguan se varfëria është rritur, numri i atyre që marrin ushqime me listë është rritur dhe se konsumi ka rënë.

“Tani s’kanë mundësi njerëzit, se janë varfëruar. Leku ka rënë”- tha një tregtar mishi në dyqanin pa klientë, ndërsa një tregtar tjetër e shikon problemin tek faturat e larta. “Nuk blejnë njerëzit, sepse të thonë që nuk kanë lekë, “lashë 80-100 mijë lekë drita thotë. Lekët e bukës, lekët e mishit i le për dritat.” E njëjta situatë pa klientë ishte edhe në bizneset e tjera të vogla, me të cilët u takua zoti Basha. “Janë shtuar ata që vijnë e marrin me listë ushqimet, vajin, sheqerin, orizin. Ka raste dhe bananet I marrin me listë me shporesën se do t;I pagujanë kur të marrin rrogën ose pensionin” ‘. “80 mijë lekë paguaj dritat, kam edhe qera, ai na dha vetëm 400 mijë lekë. Po a jetohet 4 vetëm me 400 mijë lekë për 4 muaj?”- shpreh një tregtar.

Duke pohuar se xhiro ka rënë shumë dhe se njerëzit nuk blejnë më si më parë, një zonjë nxori papunësinë tek të rinjtë si një nga problemet madhore. “Kam 3 vajza me nga 2 diploma, me mesatare të mirë, por janë pa punë.”- tha ajo. Edhe një i ri që Kryetari Basha takoi në rrugë, gjatë bashkëbisedimit me të, tregoi padurim se kur do të ndryshojë kjo situatë.

“Qytetari: A ekziston ndonjë fije shprese që të rrimë këtu, të punojmë këtu, të jetojmë këtu?

Lulzim Basha: Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të gjithë të rinjtë shqiptarë, madje për të marrë edhe ata që janë larguar. Ajo që duhet është që burimet e vendit, pasuritë e vendit dhe taksat tuaja dhe të prindërve tuaj të shkojnë për ekonominë dhe të shkojnë për t’ju ndihmuar juve, sepse sot gjithçka po punon për 5 veta

Qytetari: Qytetarët janë lodhur! Pritja ka shkuar aty ku s’mban më. Të gjithë e kanë mendjen për të ikur.

Lulzim Basha: E di, por nuk duhet të ikni. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë e të ndyshojmë këtu, se kudo që të ikësh, më mirë se këtu në vendin tënd nuk ka. Problemi nuk është Shqiperia, problem është qeveria, është qeverisja e keqe.

Qytetari: Atë e dimë të gjithë po edhe sa duhet? Edhe sa do të presim ne dhe ta durojmë këtë qeveri?

Lulzim Basha: Një orë e më parë. Zullumit po i vjen fundi. Veç të bëhemi të gjithë bashkë dhe t’ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve. Institucionet, taksat, buxhetin, ekonominë t’ua kthejmë shqiptarëve. Dhe të jesh i sigurt, kur ta bëjmë këtë, do të ketë shanse për rininë dhe për këdo tjetër. Shanse për punësim, shanse për mirëqenie.”- theksoi kreu i opozitës.

Shengeni sërish në fuqi për vendet e BE, po për Balkanin?

Bernd RIGERT

Mbi urën elegant të bardhë mbi lumin Rin, mes qyteteve Kehl (Gjermani) dhe Straßburg (Francë), çiftet e dashuruara vendosin me dëshirë ndonjë dry, si simbol dashurie. Corinne dhe Detlef e kanë vënë këtu një dry në qershor, por me siguri jo në qershorin e vitit 2020. Çiftet e dashuruara francezo-gjermane e kanë pasur shumë të vështirë në tre muajt e fundit, për shkak të kufirit të bllokuar dhe pandemisë Corona. Vizitat kanë qenë të pamundura.

Shenjat e dashurisë

Stefan Preiß ka një lidhje me një të dashur nga Franca. Mbyllja e kufirit ka qenë tepër e rëndë për shumë çifte. “E dashura ime franceze ka ardhur një ditë para mbylljes së kufirit në Gjermani dhe ka mbetur. Ne kemi pasur fat, po njoh shumë çifte të tjera të cilët nuk janë parë me javë e muaj të tërë”, shpjegon Stefan Preiß.

Stefani ka ardhur të dielën mbi urë ku ëshë takuar me federalistët e tjerë evropianë, pavarësisht pandemisë. Policia gjermane dhe ajo franceze ka hequr në mesnatë kontrollet kufitare, mbi lumin Rin.

Koha e keqe

Peter Cleiss megjithatë nuk është i kënaqur. “Ne kërkojmë që të krijohen struktura, të cilat nuk lejojnë veprime nacionale të politikanëve dhe të cilat do të përcaktojnë se si duhet të veprojmë me kufijtë.” Ai nuk është i sigurt se mbyllja e kufijve ka sjellur diçka të mirë, në kohën e pandemisë.

Ministri i Brendshëm Horst Seehofer (CSU), është i mendimit të kundërt. Para pak ditësh ai tha se mbyllja e kufirit ka ndihmuar, për parandalimin e përhapjes së virusit.

Peter Cleiss kërkon që në të ardhmen të vendosë populli nëse duhet të mbyllen kufijtë apo jo. “Iracionalistët nga të dyja anët e kufirit kanë qenë të shumtë”. Numri i kundërshtarëve nga të dy anët është shtuar nga dita në ditë. Ndaj duhet menduar që të në ardhmen të mos mbyllen kufijtë.

Në këtë ditë, kur shënohet rastësisht edhe 35 vjetori i Shengenit, është i gëzuar edhe studenti Theó Prestavioine. “Ne festojmë rihapjen e kufirit. Të gjithë janë mësuar ndërkohë që të kalojnë kufirin pa problem. Ndërsa vendosja e kufirit ishte e rëndë dhe e papritur. Njerëzit mendojnë se vet politikanët janë fajtorë.”

Maskat dhe mbrojtja

Theó Prestavoine është i lumtur me përfundimin e kontrolleve. Ndonëse kufijtë e 26 vendeve të Shengenit nuk kanë qenë kurrë të mbyllura tërësisht. Mallrat kanë qarkulluar, punëtorët kanë mundur të kalojnë kufirin. Prej javësh në kufirin mes qyteteve Straßburg dhe Kehl nuk kontrollohen të gjithë kalimtarët. Në mesnatë edhe kjo mori fund dhe u tërhoqën kontrollet e fundit nga rruga. Shefi i policisë, në bisedë me DW, nuk është i bindur se me ndalimin e qarkullimit të njerëzve është ndaluar edhe përhapja e virusit.

Hapja e kufijve

Për Stefan Preiß është e qartë se politika në radhë të parë duhet të mësojë nga kjo pandemi dhe se përgjegjësia më shumë duhet të jetë në duart e autoriteteve rajonale. “Në fillim askush nuk ka menduar se cilat do të jenë pasojat për njerëzit. Ata në Berlin apo Paris nuk e dinë fare gjendjen në kufi. Tani thonë se mund të shkoni për pushime në Itali apo Spanjë, por për ne hapja e kufirit ka një domethënie tjetër – një domethënie jetësore.

Kufijtë e brendshëm të 22 nga 26 vendet e Shengenit janë hapur këtë të hënë. Suedia, Finlanda, Spanja dhe Norvegjia ende kanë kufizime. Ndërsa kufijtë e jashtëm të BE mbeten ende të mbyllur, të paktën deri në fund të qershorit.

Basha paralajmëron: Bashkimi i madh do të largojë shumë shpejt këtë bandë

Lulzim BASHA

Babëzia, arroganca dhe shpifja janë trinomi i pandarë i RAMAVIRUSIT që prej 7 vitesh i ka shtyrë shqiptarët drejt shpunësimit, varfërisë dhe krizës.

Asnjë marionetë e RAMAVIRUSIT nuk e fsheh dot hajdutërinë e tij në bashkëpunim me trafikantët e drogës tek afera e Astirit. E vërteta e vetme e këtij KM dhe bufonëve të tij është plaçkitja e shqiptarëve për interes të banditëve dhe oligarkëve të tij.Këtë të vërtetë që i madh e i vogël e di dhe e ka provuar në kurriz, nuk e fshehin dot më as gjyqtarët e korruptuar dhe as regjia e propagandës së lodhur.

Këto të vërteta dhe bashkimi më i madh i shqiptarëve kundër mjerimit ekonomik dhe padrejtësive të RAMAVIRUSIT, do ta largojnë shumë shpejt këtë bandë dhe drejtësia e pavarur do tu japë ndëshkimin e merituar me ligj për krimet, varfërimin dhe zhvatjen e shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Bizneseve të Tiranës u shkojnë faturat e rritura të taksave lokale nga inceneratori

Bizneseve u ka shkuar në javët e para të qershorit fatura që duhet të paguajnë për taksat lokale të këtij viti. Faturat kanë qenë të rritura për shkak të shtrenjtimit të tarifave të pastrimit pas një vendimi të Këshillit Bashkiak të Tiranës, “Për miratimin e sistemit të taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë e Tiranës”, që u mor në fund të 2019-s, për të cilin shumë biznese nuk kanë qenë në dijeni. https://www.tirana.al/kategoria-e-publikimit/2019

Këto fatura të shtrenjtuara, i kanë gjetur bizneset të papërgatitura, edhe për vetë faktin që po vuajnë pasojat e ngadalësimit të aktivitetit ekonomik pas kufizimeve nga Covid-19.

Një subjekti të madh, detyrimi për taksat dhe tarifat vendore i ka shkuar 75,400 lekë për vitin 2020, nga 67 mijë vitin e mëparshëm, me një rritje prej 11%. Tarifa e përkohshme për infrastrukturën arsimore është 17 mijë lekë, e njëjtë me vitin e kaluar, ndërsa tarifa e pastrimit nga 50 mijë lekë është 57,500 lekë, me një rritje prej 15%.

“Cili zë i kostos është rritur që po i faturohet klientit apo çfarë shërbimi extra po ofrohet? Dhe a është proporcionale pagesa me impaktin sipas veprimtarisë? Unë kam një zyre 100m2 dhe taksa lokale 74,500 lekë me vit më duket afër kulmit të absurdit”, thotë Edona Bilali, administratore e AZ Consulting, një kompani konsulence në kryeqytet.

“Si vit Covid-i e tërmeti, i vetmi lehtësim ishte shtyrja nga e afatit nga 20 prill më 30 qershor”, shton ajo.

Rritja e tarifave të pastrimit, efekti nga inceneratori

Vendimi nr 158 i Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, i marrë në datën 26.12.2019 rriti me 15-64% tarifat e pastrimit për subjektet që veprojnë në kryeqytet.

Për disa kategori biznesi, tarifa vjetore e pastrimit është 85,100 lekë, nga 74 mijë lekë që ishte në vitet e mëparshme, me një rritje prej 15%, për disa kategori të tjera (biznesi i vogël me xhiro nga 2-8 mln lekë) rritja është nga 10 mijë në 11,500 lekë, po me shtrenjtim 15%.

Rritja është më e lartë në përqindje për bizneset e vogla, me xhiro nga 0-2 mln lekë në vit. Për këtë kategori, tarifa është rritur me rreth 64%, nga 3,500 lekë në 5,750 lekë. Vetëm për disa kategori si shërbimet e fotokopjimit, sallonet e bukurisë, agjencitë valutore, transport etj, tarifa e pastrimit është 4 mijë lekë.

Në relacionin e Programit Buxhetor Afatmesëm, 2020-2022 të Bashkisë Tiranë argumentohet nevoja për rritjen e tarifave, me rritjen e kostos së shërbimit të lidhur edhe me zbatimin e kontratës koncesionare të inceneratorit. “Në bazë të analizës së kostos së shërbimit të pastrimit dhe përpunimit te mbetjeve është evidentuar një diferencë e theksuar mes kostos së shërbimit dhe të ardhurave të arkëtuara për mbulimin e tij. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht për shkak të hyrjes në fuqi të kontratës së inceneratorit në vitin 2018, në bazë të PPP të realizuar nga Qeveria Shqiptare dhe që po zbatohet nga Bashkitë e qarkut të Tiranës. Gjithashtu një rritje e konsiderueshme vërehet edhe në koston operative vjetore të Bashkisë Tiranë për menaxhimin e këtij shërbimi. Për sa më sipër është vlerësuar e nevojshme rishikimi i nivelit të tarifës për të gjitha kategoritë, në mënyrë që të lehtësohet mbulimi i kostove të cilat janë në rritje çdo vit, pa arritur mbulimin total të saj, dhe në mënyrë të tillë që të mos ketë një rritje të theksuar në barrën fiskale të kategorive duke synuar një shpërndarje të drejtë të kësaj barre në përputhje me impaktin që secila prej këtyre kategorive mbart”, thuhet në relacionin e bashkisë.

Për vitin 2020, bashkia Tiranë pret që të mbledhë gati 2.2 miliardë lekë nga tarifa e pastrimit, me një rritje prej 17% në krahasim me një vit më parë, e argumentuar në relacion kryesisht me rritjen e tarifave, ndonëse ky parashikim është bërë përpara krizës së Covid-19.

Kontrata e inceneratorit

Në fund të vitit 2016, kompania “Integrated Energy B.V.” sh.p.k. fitoi koncesionin e ndërtimit të Landfillit, Inceneratorit dhe rehabilitimi i vend-depozitimeve ekzistuese Tiranë. Projekti koncesionar/PPP i paraqitur ka parashikuar kryerjen e pagesave për ofrimin e shërbimit në shumën 7.4 milionë euro në vit pa TVSH, nëpërmjet garantimit të një minimumi ditor prej 700 tonë/mbetje në ditë me tarifë prej 29.05 euro/ton, që për të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit parashikohen në shumën 222.7 milionë euro pa TVSH (272 mln euro me TVSH) për 30 vjet.

Këto pagesa, sipas studimit të fizibilitetit dhe kërkesës së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MFE) për parashikimin në tavanet buxhetore, janë të detajuara në shumën 130.9 milionë euro mbështetje nga qeveria shqiptare dhe 91.8 milionë euro pa TVSH nga buxheti i bashkive në përbërje të Qarkut të Tiranës, për të gjithë kohëzgjatjen 30-vjeçare, sipas raporit. Në kontratë parashikohet minimum i garantimit ditor si dhe neni që çmimi indeksohet me inflacion të cilave u është bashkangjitur propozimi financiar.

Në lidhje me sasinë minimale të garantuar, në studimin e fizibilitetit është përcaktuar kompensimi prej 700 tonë mbetje/ditë minimalisht. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport të posaçëm për këtë koncesion konstaton se në këtë mënyrë, i gjithë risku i kërkesës është transferuar në sektorin publik, duke garantuar kthimin e investimit, edhe nëse nuk realizohet sasia minimale ditore e garantuar. KLSH thekson se rasti i tejkalimit të kësaj sasie e vendos në risk thelbësor Buxhetin e Shtetit në lidhje me pagesat e nevojshme përtej nevojës së planifikuar, si dhe rrit fitimet koncesionarit në mënyrë të pakufizuar.

KLSH ka llogaritur se vetëm nga indeksimi i inflacionit dhe mosllogartitjes së saktë të volumit të plehrave që përpunohen në ditë, shteti rrezikon të paguajë edhe 104 milionë euro shtesë, nga të cilat gati 78 milionë euro janë indeksim i inflacionit, që e merr përsipër shteti dhe pjesa tjetër, si rrjedhojë e llogaritjes së ulët të kufirit minimal të sasisë së mbetjeve ditore të garantuara.

Koncesionit i shtohen dhe plehrat e Durrësit, a do rriten tarifat e bizneseve?

Pra pak ditësh qyteti i Durrësit u gdhi i mbuluar nga plehërat, teksa pas mbylljes së depozitimit të Porto Romanos, Bashkia Durrës nuk ka fonde për të dërguar mbetjet në Sharrë dhe për të paguar depozitimin e tyre. Bashkia e Durrësit tha zyrtarisht se i ka kërkuar Ministrisë së Financave një fond të posaçëm që do të bëjë të mundur depozitimin e mbetjeve në vend-depozitimin më të afërt me Durrësin. Ministria e Financave tha për Monitor se fondi është gati, por ato presin nga bashkia një plan biznesi të detajuar.

Burime jo zyrtare thanë se ndërsa depozitimi në Porto Romano kishte një kosto minimale, vetëm për naftën, tashmë Bashkisë Durrës do t’i duhet 3-4 milionë euro në vit për të dërguar plehrat në inceneratorin e Sharrës dhe për të paguar tarifën e depozitimit.

Bashkia Durrës, sipas burimeve të saj, gjeneron çdo ditë rreth 200 tonë mbetje, ose rreth 70 mijë ton në vit. Sipas kontratës, që qeveria ka me koncesionarin e plehrave në Sharrë, kosto e depozitimit të mbetjeve është 29.05 euro/ton për të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit. Pra çdo vit, Bashkisë Durrës do t’i duhen të paktën 2 milionë euro në vit vetëm për pagesën e koncesionarit, ose të paktën 60 milionë euro për 30 vjet.

Ashtu si në rastin e bizneseve të Tiranës, Bashkia e Durrësit mund të jetë e detyruar që të rrisë tarifat për subjektet e saj, në mënyrë që të përballojë këtë kosto të shtuar.

SHISH: Paratë e pista po pastrohen në biznese të ligjshme të ndërtimit dhe turizmit

Shërbimi Informativ i Shtetit raporton se biznese të ligjshme në ndërtim dhe hoteleri -turizëm mbetet sektorët kryesorë të pastrimit të parave “të pista” me origjinë nga aktivitetet kriminale.

SHISH në raportin e dytë për 2019 ngre shqetësimin se të ardhurat e paligjshme të krijuara ndër vite nga aktivitetet kriminale po pastrohen nëpërmjet bizneseve të ligjshme, sidomos në zonat urbane dhe në bregdet. “Në vendin tonë, një sasi e konsiderueshme e parave “të pista” e ka origjinën nga aktiviteti kriminal ndër vite i individëve dhe grupeve të përfshira. Të ardhurat e fituara në mënyrë të paligjshme janë investuar në vijimin e aktiviteteve kriminale, si dhe në biznese të ligjshme. Sektorët mbizotërues për pastrimin e parave mbeten biznesi i ndërtimit, pasuritë e paluajtshme, hoteleri-turizmi, etj. Zonat bregdetare e ato urbane mbeten më tërheqëset, pasi ofrojnë potencial për kthimin shumëfish të investimit fillestar”, thuhet në raport.

Sipas SHISH niveli i lartë i informalitetit dhe korrupsionit po favorizojnë një sërë krimesh në ekonomi, si mashtrimet me taksat, kontrabandën, krijimi i kompanive fiktive që mbeten faktorë me risk të lartë për qëndrueshmërinë ekonomike. “Ndër aktivitetet më të përhapura të krimeve në ekonomi evidentohen mashtrimet në fushën e taksave dhe doganave, hartimi i faturave fiktive të shit-blerjes, krijimi i operatorëve ekonomikë fiktivë, kontrabanda e mallrave të akcizës, pastrimi i parave të gjeneruara nga aktiviteti kriminal. Faktorë favorizues evidentohen korrupsioni dhe niveli i informalitetit në ekonomi. Pavarësisht përpjekjeve serioze për reduktimin e informalitetit nëpërmjet modernizmit të shërbimeve dhe rritjes së ndëshkueshmërisë, mbetet problematikë shqetësuese, që vështirëson procesin e identifikimit të të ardhurave me origjinë të paligjshme dhe sekuestrimin apo konfiskimin e tyre”, thekson raporti I SHISH.

Sipas Shërbimit Shtetëror Informativ rrjetet energjetike nuk kanë qenë target i organizatave terroriste. “Vlerësojmë se mundësia për sulme terroriste kundër infrastrukturës energjetike, mbetet relativisht e ulët. Rreziku për sulme kibernetike nga aktorë shtetërorë kundër infrastrukturës në sektorin energjetik, nuk është i përjashtuar”, thuhet në dokument.

SHISH-i sipas të dhënave të publikuar në raport, ka prodhuar për vitin 2019, 4087 informacione për klientët brenda dhe jashtë vendit. Krahasuar me vitin 2018, ka 486 produkte informative më shumë, ose rreth 13% më shumë.

Për shkak të rritjes të veprimtarisë antiligjore që zhvillohet jashtë vendit, SHISH ka rritur informacionin e destinuar për jashtë vendit, duke zënë peshën kryesore me 2,366 informacione, ose 58% të informacionit, ndërsa ai për klientët brenda vendit është 1,721 informacione, ose 42% të totalit.