30.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

Trump dhe Departamenti i Shtetit kundër ambasadës amerikane në Seul

Ambasada amerikane në Seul ka hequr banderolën me mbishkrimin “Black Lives Matter” si dhe flamurin me ngjyrat e ylberit në mbështetje të drejtave për komunitetin LGBTQ, pas ankimeve nga Presidenti Dondald Trump dhe udhëheqësit e lartë të Departamentit të Shtetit, thuhet në njoftimet e medias amerikane.

“Bloombeg News” njoftoi të hënën se zoti Trump dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ishin të pakënaqur me banderolat, të cilat vareshin prej disa ditësh para ambasadës amerikane në Seul të Koresë së Jugut.

Përmes një deklerate mbrëmjen e së hënes, një zëdhënës i ambasadës tha se ambasadori Harry Harris kishte vendosur të shfaqte pankartën “Black Lives Matter” për të dhënë një “mesazh solidariteti me amerikanët e shqetësuar rreth racizmit, kryesisht dhunën racore ndaj afrikano-amerikanëve.”

“Ai dëshironte të theksonte vlerat amerikane mbi barazinë gjinore, lirinë e shprehjes, dhe të drejtën për të protestuar paqësisht. Sidoqoftë, qëllimi i ambasadorit nuk ishte të mbështeste apo inkurajonte kontributin për ndonjë organizatë specifike. Për të shmangur keqkuptimin që paratë e taksapaguesve amerikanë ishin shpenzuar që disa organizata të përfitonin, ai dha udhëzimin për heqejen e pankartave”, thuhej në deleratë.

“Kjo në asnjë mënyrë nuk nënvlerëson parimet dhe idetë e shprehura për ngritjen e banderolave, ndërsa ambasada do të kërkojë mënyra të reja për të përcjellë vlerat themelore amerikane gjatë këtyre momenteve të vështira që po kalon Amerika”, thuhet në dekleratë.

Ky veprim ishte ndër të fundit të qeversë amerikane që shprehin vetë-reflektim dhe solidaritetin me valën e protestave globale pas vdekjes në duar e policisë të një afrikano-amerikani.

Megjithëse shumë prej protestuesve amerikanë kanë qënë kritik ndaj zotit Trump, lëvizja është kryesisht e përqendruar tek dhuna policore, si dhe praktikat dhe pretendimet për paragjykime racore në institucionet amerikane.

Të hënën, ushtria amerikane në Korenë e Jugut, e cila ka zhvilluar një seri veprimtarishë për “Black Live Matter”, shkoi një hap më tutje, duke ndaluar shfaqjen e flamurit të konfederatës në bazat e saj.

“Flamuri i luftës së Konfederatës nuk përfaqëson vlerat e forcave amerikane të caktuara për të shërbyer në Republikën e Koresë”, thuhet në një memomrandum të Gjeneralit Robert Abrams, komandat i Forcave amerikane në Korenë e Jugut.

“Ndërsa e pranoj se disa mund ta shohin atë si simbol të krenarisë rajonale, shumë të tjerë në forcat tona e shohin si një kujtesë të dhimbshme të urrejtjes, fanatizmit, tradhëtisë dhe zhvlerësimit të njerëzimit”, shtoi zoti Abrams.

Njësitë detare të ushtrisë amerikane e kanë hequr tashmë flamurin e Konfederatrës, i cili u mbajt gjatë Luftës Civile nga forcat e jugut të cilat donin të ruanin skllavërinë.

Ushtria amerikane gjithashtu ka thënë se është e hapur për të riemëruar disa dhjetëra baza që mbajnë emërin e Kofederatës, e cila u dorëzua para forcave të Unionit në vitin 1865. Por lëvizja për të riemëruar bazat u kritikua nga zoti Trump, i cili prej kohësh ka kundërshtuar heqjen apo shkatërrimin e simboleve të Konfederatës.

“Këto baza monumentale dhe shumë të fuqishme, janë bërë pjesë e trashgimisë së madhe amerikane, dhe të një historie ngadhnjimtare, fitoreje dhe lire”, tha përmes një postimi në rrjetin Tweeter Presidenti Trump. “Prandaj administata ime nuk do ta marrë në konsideratë riemërimin e këtyre instalimeve madhështore ushtarake.”

As Presidenti Trump apo Sekretari Pompeo nuk kanë bërë komente publike lidhur me banderolat në ambasadën amerikane në Seul.

Sondazhet tregojnë për një mbështetje të gjerë për protestat, duke theksuar një ndryshim të madh të opinionit publik amerikan krahasur me protestat e mëparshme të lëvizjes ‘Black Lives Matter’.

“Diçka duket ndryshe këtë herë”, thotë profesori Daniel Pinkson për marrëdhëniet ndërkombëtare në Seul.

Institucionet kryesore amerikane si korpusi ushtarak dhe diplomatik, që janë të përbëra nga një forcë e shumëllojshme, tani përballen me një presion të konsiderueshëm për t’u përballur me racizmin, thotë Pinkson, një ish gjuhëtar me Forcat Ajrore.

Mos trajtimi i këtyre gjërave, kryesisht në ushtri, “minon produktivitetin, efektivitetin dhe moralin”, shton ai.

Për diplomatët amerikanë, që shpesh kritikojnë abuzimet e të drejtave nga autoktatët, pjesë e shqetësimeve mund të jetë konsekueca e mesazheve – veçanërisht pasi titujt kryesorë ndërkombëtar dënojnë reagimin e ashpër të policisë amerikane ndaj protestuesve.

“Kurrë nuk kam parë që reputacioni amerikan të marrë një goditje të tillë”,thotë zoti Pinkston.

Bërja e një dekleratre

Deri më tani, ambasada në Seul duket se ka qënë i vetmi post diplomatik amerikan që ka shfaqur në mënyrë të dukshme banderolën “Black Lives Matter”.

“Isha i lumtur të shihja që ambasadori Harris të mbante qëndrimin në fjalë”, tha Abrams Denmark, një ish zyrtar i lartë i Pentagonit që tani punon për qendrën “Woodrow Wilson”. “Por përfundimisht ai duhet të ndjekë drejtimin nga udhëheqja e tij”.

Ambasadori Harris, i emëruar nga zoti Trump dhe ish admiral i forcave detare, ka në plan të japë dorëheqjen në fund të vitit, sipas një njoftimi nga agjencia e lajmeve Reuters por të pa konfirmuar nga ambasada.

Kjo nuk është hera e parë që ambasada në Seul ka mbajtur qëndrim për çështjet sociale.

Për vite të tëra ambasada ka mbajtur flamurin me ngjyrat e ylberit në solidaritet me të drejat e njeriut dhe organizatat e shoqërisë civile që kërkojnë të drejta për LGBTQ në Korenë e Jugut. Shumë ambasada amerikane në botë valvisin flamuj të tillë, kryesisht gjatë qershorit i cili është muaji i krenarisë për komunitetin LGBTQ.

Por administrata e Presidentit Trump kërkoi vitin e kaluar që ambasadat të paraqesnin një kërkesë zyrtare për të ngritur flamurët, sipas njoftimeve nga NBC News. Shumë prej këtyre kërkesave u mohuan, thuhet në njoftim. Nga ana tjetër ambasadave u tha se mund të ngrinin flamurët në vende të tjera si në anët e ndërtesave ose në brendësi të tyre.

Oferta e çmendur e Chelsit për Ronaldon

Chelsea është duke planifikuar një ofertë sensacionale dhe befasuese për superyllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Calciomercato në Itali dhe Don Balon në Spanjë raportojnë se pronari i Bluve, Roman Abramovich, mund t’i shfrytëzojë raportet e tij të mira me agjentin e portugezit, Jorge Mendes, për transferimin e 35-vjeçarit.

Problemet financiare të klubeve italiane si pasojë e krizës së coronavirusit, mund të bëjnë që CR7 ta vazhdojë karrierën diku tjetër, pasi që burime të ndryshme të gazetave në Itali kanë theksuar se ai mund të largohet nga Juve gjatë verës që vjen.

Chelsea tashmë i ka siguruar shërbimet e Hakim Ziyech, ndërsa Timo Werner është një tjetër emër që mund të luajë në Stamford Bridge.

Transferimi i Ronaldos do të ishte ndryshe nga parimet e klubit anglez, mirëpo është fjala për një superyll që e ka bërë diferencën kudo ku ka luajtur, përkundër moshës që ka.

Në bazë të spekulimeve, Blutë janë të gatshëm të shpenzojnë 120 milionë euro për të dhe tashmë thuhet se Abramovich ia ka paraqitur ofertën Juventusit.

Në ndërkohë, edhe ish-klubi i portugezit, Real Madrid, është duke i shqyrtuar opsionet për kthimin e Ronaldos në Santiago Bernabeu.

BE: Çdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të kalojë përmes dialogut të Brukselit

Bashkimi Evropian (BE) ka porositur Prishtinën dhe Beogradin që çdo marrëveshje, në kontekstin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, duhet të kalojë përmes një procesi negociues të udhëhequr nga BE-ja.

BE-ja thekson se ka ndihmuar dialogun që nga fillimi

“BE-ja ka qenë duke e ndihmuar dialogun që nga fillimi. E ardhmja evropiane e vendeve është e mundur vetëm përmes dialogut të realizuar nga BE-ja. Nuk ka mënyrë që kjo të anashkalohet. Gjithçka që ata merren vesh më tej, duhet të përshtatet në dialogun me BE-në”, tha zëdhënësi i shefit të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, Peter Stano, njofton Evropa e Lirë.

Duke folur për njoftimin e dërguarit amerikan për dialogun, Richard Grenelln, lidhur me takimin e liderëve nga Kosova dhe Serbia më 27 qershor në Uashington, Stano theksoi se institucionet e Brukselit mbështesin çdo iniciativë që synon të mbështesë dhe të ndihmojë dialogun e Brukselit.

Duke mos dashur të spekulojë përmbajtjen e një marrëveshjeje të mundshme në Uashington, Stano nuk mendon se palët do te pajtoheshin “për diçka që do të parandalonte qëllimin strategjik të popullatës”, që nënkupton të ardhmen evropiane të këtyre vendeve.

Në Kosovë të martën pritet të arrijë përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe pritet të takohet me krerët institucionalë të Kosovës.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Ndërkohë kjo masë është zëvendësuar me reciprocitet, mirëpo qeveria e re e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ka hequr të gjitha masat, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel.

“Këneta rilindase” duhet tharë!

Dritan KABA

“Shumica e heshtur” janë qytetarët që nuk duan të jenë aktivë në ngjarjet politike, por janë të vendosur për të shprehur vullnetin e tyre vetëm nëpërmjet votës. Ata nuk protestojnë. Ata nuk bëjnë debate. Ata nuk japin as përgjigjet e sakta dhe nuk pranojnë të prononcohen për ekipet e sondazheve. Ata ndjehn të frikësuar nga agresiviteti i kundërshtarit politik, i cili nëpërmjet rrjeteve sociale, mediave, dhunës, intimidimit me vendin e punës apo me goditjet ndaj bizneseve i kthen në tabela qitjeje. “Shumica e heshtur” janë përgjithësisht qytetarë të shtresës së mesme, posedues të bizneseve të vogla apo fermerë, që punojnë gjithë ditën për të siguruar familjet e tyre. Kjo Shumicë nuk përballet, por pret vetëm ditën e zgjedhjeve.

Në Shqipëri në votimet moniste të qershorit të vitit të kaluar, kjo shtresë u intimidua nga pushteti me anë të kërcënimeve nga më të ndryshme të shkonte në votime. Edhe raporti i ODIHR e vuri theksin tek kërcënimi i të punësuarve dhe bizneseve për t’i detyruar të marrin pjesë në zgjedhje, kundër vullnetit të tyre. Pas më shumë se 40 ditësh mezi u shpall rezultati i zgjedhjeve, ku vetëm Rilindja ishte në komisionet e qendrave të votimit dhe në ato të numërimit. Me gjithë falsifikimet e shumta, numri fletëvotimeve nuk i kaloi 800 mijë. Fletët e pavlefshme arritën një rekord historik, me gjithë manipulimin për uljen e tyre.

Dhe të mendosh që në SHBA presidenti është përfaqësuesi i “Shumicës së heshtur”. Gjykatat më shumicën e trupës se tyre janë me integritet dhe marrin vendime pa ia ndjerë për presionet.

Ndërsa në Shqipëri Gjykatat dhe Prokuroria kontrollohen nga Rilindja. Pushteti qëndror dhe lokal në 100% të saj. Nëse shkruan diçka kundër vijës së Rilindjes hiqesh nga puna. Po të jesh kritik i saj të bëjnë presione, të intimidojnë të afërmit e tu, të vijnë dhjetra kontrolle të njëpasnjëshme po pate biznes. Nëse ke shoqatë të harrosh të marrësh fonde. Kërcënimet ndaj intelektualëve dhe gazetarëve janë në nivele të krahasueshme vetëm me diktaturat e kuqe.

Opozita duhet që të frymëzojë këtë “Shumicë të heshtur”. Diferenca me autokracinë, e kam shprehur edhe më parë, nuk vjen nga niveli i taksave, por nga morali politik i përballjes me autokracinë. “Shumica e heshtur” kërkon të shohë realisht shtyllat kryesore të moralit politik, që ajo ta mbështesë në ditën e votimit, Opozitën e Bashkuar. “Drain the swamp” duhet të jetë shtylla kryesore e programit të qartë të Opozitës.

Këneta Rilndase po i merr frymën ekonomisë, punësimit, garës së ndershme në biznes, punësimit meritokratik, arsimimit, shëndetësisë. Nuk ka nevojë për shumë faqe program, por vetëm një paraqitje të qartë si do çlirohet ekonomia, arsimi, dreejtësia dhe policia nga kapja mafioze e Rilindjes. Pastaj taksat, subvencionet, çmimet janë më pas. Lufta e vërtet e Opozitës së Bashkuar edhe ajo që kërkon realisht “Shumica e heshtur” është pastrimi i Kënetës së Rilindjes.

Ata duan të dinë thellësinë e drenazhimit dhe kullimit të ujrave të ndotur të Rilindjes dhe garancinë që Këneta nuk do kthehet sërish. Kjo do të bëjë që “Shumica e heshtur” të mbështesë Opozitën e Bashkuar pa asnjë mëdyshje.

RAMAVIRUSI rriti taksat, çmimin e dritave, të ujit, të naftës, tarifat e shkollimit, por nuk rriti paga as pensione

Lulzim BASHA

Në Kamëz, ashtu si dhe në gjithë Shqipërinë takova qytetarë dhe sipërmarrës të vegjël të zhytur në varfëri, të braktisur nga qeveria dhe në pamundësi për të siguruar mbijetesën.

Qytetarë të papunë, biznese të zhytura në borxhe, taksa dhe fatura të larta si dhe ulja drastike e fuqisë blerëse janë kryefjalë në jetën e çdo fshati, lagjeje dhe qyteti të Shqipërisë.
Në 7 vjet RAMAVIRUSI rriti taksat, rriti çmimin e dritave, të ujit, të naftës, tarifat e shkollimit, por nuk rriti paga as pensione, nuk ndërtoi as shkolla, as spitale, as rrugë, por paratë që i’u mori qytetarëve, i çoi në xhepat e pesë oligarkëve.

Ndërsa shqiptarët varfërohen, oligarkët vazhdojnë të shtojnë pasuritë që i bashkëndajnë me qeveritarët.

Qytetarëve të Kamzës dhe çdo shqiptari sot i duhet një qeveri normale që t’iu krijojë mundësi për të jetuar e punuar.

Në planin tonë të pamundurit nuk do të braktisen, por do të jetë buxheti i shtetit që do t’iu mundësojë, bukë, ujë e drita siç bën çdo qeveri e përgjegjshme sot në botë. Ne do të ulim taksat në mënyrë që ato para që sot shkojnë ne xhepat e pesë oligarkëve, nesër të kthehen në investime që shtojnë vendet e punës dhe rrisin pagat.
Ne do ta bëjmë Shqipërinë vend tërheqës për investitorët e huaj që mundësojnë vende pune. Nën qeverisjen tonë ata nuk do të përzgjedhin më Maqedoninë e Veriut e Serbinë, siç po ndodh sot.

Mbështetja e sipermarrësve të rinj dhe punësimi i të rinjve do të jetë ndër prioritetet kryesore të miat dhe të Partisë Demokratike.

Rama po negocion fundin dhe po kërkon garanci

Kryeministrit Edi Rama, gjate konferences "Korrupsioni zgjedhor, nevoja per nje reforme elektorale te thelle dhe gjitheperfshirese", e iniciuar Koalicioni i Vezhguesve Vendore, ne hotel Tirana./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama during a conference about the necessity of the Electoral Reform.

Nga Red VARAKU

Pavarësisht interpretimeve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian janë shprehur qartë në lidhje me zgjidhjen e krizës shqiptare menjëherë pas 30 qershorit.

Nëpërmjet z. Palmer dhe z Hahn vjet në korrik, ata kanë kërkuar ndëshkim të krimit elektoral dhe dakortësim për reformën zgjedhore. Kjo politikisht do të thotë, që ata kanë pranuar që akuzat e opozitës duhet të adresohen dhe gjykohen me votë. Pra me një fjalë, ata kanë kërkuar që populli shqiptar të shprehet me votë në lidhje me radiografinë e ashpër që shpallën përgjimet.

Në çdo vend normal çdo kryeministër do të jepte dorëheqjen menjëherë pas publikimit të përgjimeve dhe do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme , por duke qenë se demokracia shqiptare përcaktohet si hibride, ka qenë gjithmonë faktori ndërkombëtar, ai që e ka detyruar një qeveri t’i nënshtrohet gjykimit popullor dhe kjo gjithmonë ka ndodhur pas modalitetit të dakortësimit të një reforme zgjedhore.

Më pas dorëzimi i pushtetit ka ndodhur pas garancive që i janë dhënë kryeministrave përkatës, që nuk do të cënohen pas dorëzimit të pushtetit. Kjo ka ndodhur edhe në 2005 , por edhe në 2013. Me pak fjalë kjo ka qenë historia e rrotacioneve politike, që kanë ndodhur në Shqipëri deri tani, për të mos përmendur 1997, i cili ishte ”një rrotacion” me dhunë dhe një mësim i ashpër për elitën drejtuese të këtij vendi.

Por, kësaj here gjërat duken ndryshe nga 2005 dhe 2013. Edi Rama duhet ta ketë menderosur aq keq këtë punë, sa faktori ndërkombëtar jo vetëm nuk ka pranuar negociata për garanci, por ka rritur presionin mbi të duke u shprehur për herë të parë në nivelet më të larta të përfaqësimit.

Është hera e parë që Parlamenti Europian, institucioni më i lartë që përfaqëson interesat e Bashkimit Europian shprehet qartazi në lidhje me krizën shqiptare dhe nevojën për zgjidhjen e saj me zgjedhje parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë dhe ndëshkimin e krimit elektoral.

Gjithashtu, është hera e parë që kemi një deklaratë të Sekretarit Amerikan të Shtetit në lidhje me një marrëveshje periferike për reformë zgjedhore të dy partive shqiptare, kur dihet që Sekretari i Shtetit shprehet për një çështje vetëm kur ajo çështje është rrezik porencial për destabilizim.

Për ata që nuk e dinë përfshirja e niveleve kaq të larta, nuk dëshmon thjesht që kjo krizë falë betejës së opozitës, ka sot vëmendjen e duhur, por dëshmon që kjo krizë nëse nuk zgjidhet, kërcënon destabilitetin jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të krejt rajonit. Me sa duket tashmë ata e kanë të qartë fytyrën e vërtetë të këtij kryeministri.

Pra, ndryshe nga rrotacioni 2005 dhe 2013, e reja kësaj here është se pavarësisht përpjekjeve për të negociuar fundin e tij, me anë të kërcënimit për mosaprovim të reformës zgjedhore nëpërmjet mercenarëve të tij në parlament, Ramës nuk i është ofruar asnjë garanci .

Përkundrazi, kushti i panegociueshëm i ndëshkimit të krimit elektoral, krim ku ai është provuar nga përgjimet që ka qenë pjesë, për herë të parë e kthen atë në të akuzuar botërisht si kryehajdut zgjedhjesh.

Ndaj, ndëshkimi i tij me burg nuk është dhe aq i pamundur. Për kryeministra të tjerë kanë mjaftuar disa fatura të thjeshta për të përfunduar më pas në pranga, në qeli.

Sigurisht, të gjithë e dimë që përfshirja në krim elektoral mund të jetë vetëm sebepi, sepse arsyet e vërteta duhet t’i kërkojmë tek pazaret e tij me “armiqtë” e Perëndimit, për të destabilizuar rajonin , në këmbim të pushtetit.

Berisha: Xhahili i Surrelit po ndëshkon qytetarët me bombën biologjike gjigande të QSUT

Sali BERISHA

Sot rekordi me i zi ne 5 muaj te pandemise se covid19 me Shqiperi.

Njoftohen 82 raste te reja.

Po te kemi parasysh rregullin e dhjetfishit te rasteve te zbuluara dhe manipulimin e paskrupullt kriminal te shifrave nga epidemiologu i Surrelit, te infektuar sot duhet te jene de paku 1600 raste ne mbare vendin.

Miq, bomba biologjike virale QSUT e krijuar nga urdheri i xhahilt te Surrelit per trajtimin ne urgjencen e QSUT te rastseve me temperature, covid19. Personeli si qytetar dixhital protestoi por lakejte zbatuan urdherin kriminal te Xhahilit te Surrelit.

Kjo shnderroi QSUT ne bomben biologjije gjigande me pasoja katastrofale per vendin:

1-Si qendra me mbi 6000 punonjes dhe te semure me kontaktet njerezore me intensive ajo eshte shnderruar ne gjenerator gjigand te perhapjes se covid19 ne Tirane dhe ne te kater anet e vendit. Sot numri i te infektuarve arriti ne 82 dhe me gjeografi nga gjithe vendi.

2-Kercenoi dhe kushtoi shume jete te humbura te te semureve qe mjekoheshin ne sherbimet e specializuara te Qendres per semundje te ndryshme dhe qe u infektuan nga covid 19.

3-Mbylli nje seri sherbimesh si ate te semundjeve te brendshme qe perfshin disa specialitete dhe se fundi sherbimet e specializuara te semundjeve te syrit, veshit dhe la me keto mbyllje keshtu qindra te semure ne ne meshiren e fatit.

Per te gjitha keto asnje pergjegjesi sepse urdher kriminal i perzierjes se urgjencave ishte i kryepidemiologut xhahil te Surrelit por shume jete te tjera do marre ky urdher i zi, fatal. sb

Skandali në QSUT – Mbyllet shërbimi në Spitalin Francez, i gjithë blloku operator rezulton me Covid

Pena pa bojë e arsimit!

Lulzim OMURI

Arsimimi ka qenë dhe është një ndër investimet më të rëndësishme për çdo familje shqiptare, pavarësisht mundësive ekonomike, kurdoherë ato kanë sakrifikuar në emër të së ardhmes së fëmijëve të tyre për t’ju ofruar shkollimin e duhur.

Një sakrificë e tillë faktikisht shkon përtej një familje, sepse nënkupton të ardhmen e Shqipërisë, por nga ana tjeter, krejt ndryshe vihet re mungesa e vëmendjes së qeverisë në lidhje me sistemin arsimor.
Harruan që pena do bojë!

Në fakt nuk harruan, këta nuk e dinin asnjë ditë, se të mësosh do të thotë të edukosh një brez, të ndërtosh të ardhmen e një kombi, që varet direkt nga suksesi apo dështimi i tyre.

Por për këta, arsimi është si pena pa bojë, mjafton dukja, pavarësisht se nuk shkruan dot!
Mungesa e një strategjie të qartë për arsimin në tërësi dhe për shkollat e mesme në veçanti,nuk është diçka e re, por gjendja e jashtëzakonshme e krijuar nga Covid-19 shërbeu për të nxjerrë në pah këtë fakt.

Institucionet arsimore ishin institucionet e para që u mbyllen si masë paraprake e parandalimit të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë dhe që nga ai moment nxënës dhe studentë u gjenden para një situate të pazakontë dhe u përballën me ndryshime të mëdha në formatin e ri të mësimdhënies, atë të mësimit online, që u mor si vendim nga Ministria e Arsimit për vazhdimin e procesit mesimor, përsa kohë shteti kishte shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Në këtë shkrim nuk do të ndalem të diskutoj nëse ky vendim ishte i drejtë apo jo, por dua të ndalem gjatë tek strategjia ose më saktë mungesa e një strategjia për t’u ndjekur nga ata që paguhen për këtë punë.

Nuk është normale që nxënësit dhe studentët (pa dyshim edhe stafet pedagogjike dhe akademike) përveç faktit që duhet të pershtatnin të gjithë procesin mësimor, ndodheshin përpara faktin se ata nuk ishin të qartë për vazhdimësinë dhe se cila ishte strategjia që do të ndiqej, nëse do të zhvilloheshin provimet; nëse po, ato a do të zhvilloheshin online apo në klasa, cili do të ishte plani për çdo lloj skenari të mundshëm nëse do realizohej kthimi në shkolla apo nëse do mbyllej i gjithë semestri online, në bazë të çfarë kushtesh apo kriteresh do merreshin këto vendime, a do të zhvilloheshin të gjitha lëndët online apo do të kishte edhe raste përjashtimore të disa lëndëve që është e pamundur të ndiqen online, çfarë parashikohet për nxënësit të cilët nuk kanë kushtet e nevojshme për të ndjekur mësimin online.

Kujtoj këtu se Shqipëria është përtej unazës së Tiranës, është në çdo qytet, në çdo fshat, aty ku jetojnë familjet dhe nxënësit shqiptarë, të cilët përtej çdo sakrifice tjetër, në shumë raste e kanë të pamundur t’ju ofrojnë fëmijëve të tyre të gjithë kushtet e nevojshme për zhvillim e mësimit online, si mungesa e pajisjeve, kompjuter,celularë, internet etj. dhe fakt është që kjo është një përqindje e konsiderueshme dhe duhet të ishte e përfshirë në planin inekzistent të instancave arsimore.

Por ajo që solli në qendër të vëmendjes rrënimin e sistemit arsimor këtë herë ishte fakti se prej ditësh maturantët po protestojnë përballë Ministrisë së Arsimit, për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, për përmbajtjen e provimit. Dhe fatkeqësisht duhej bërë një zhurmë e tillë, që të bëhej e dukshme “cilësia e punës” dhe statergjia pa strategji e Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë që maturantët po përmbyllin dhe presin të testojnë njohuritë e marra në 3 vite gjimnaz, duke hedhur kështu hapat e parë drejt universitetit, në rrugën e gjatë akademike, duke mos harruar vështirësitë në këto kushte jo të zakonshme që ndodhemi, ishte “e nevojshme” dhe kjo shpërfillje dhe tallje nëpërmjet standartit me të cilin po testoheshin dijet e tyre, për hir të përmbajtjes së tezës e cila realisht nuk testonte siç duhej njohuritë e tyre.

Një testim që është vendimtar në përcaktimin e vazhdimit të universitetit, praktikisht të profesionit të jetës. Por çfarë ndodh? E gjitha kjo në sytë e burokratëve të Ministrisë së Arsimit nuk ka vlerë. Në vitin më të vështirë të mundshëm pas tërmetit shkatërrues dhe krizës së krijuar nga Covid -19, ata zgjedhin të eksperimentojnë me një brez të tërë.

Sistemi arsimor është i braktisur nga qeveria shqiptare prej 7 vitesh, pa një plan, pa strategji të mirëfilltë, ndaj të gjitha këto probleme nuk u krijuan sot, por sot nga kjo gjendje e jashtëzakonshme po del në pah gjendja e vërtetë e cilësisë dhe përgatitjes në shkolla, e paaftësisë së vendimmarrësve, e cedimit të institucioneve në ofrimin dhe testimin e njohurive dhe zhvillimin e një procesi normal të mësimdhënies si detyrë bazë e tyre.

Megjithatë reagimi i maturantëve, nxënësve, të rinjve në protestën për disa ditë rradhazi, japin shpresë, se ashtu në mënyrën e tyre më shembullore, të gjithë bashkë, duke sakrifikuar edhe pse janë në mes të sezonit të provimeve, ata besojnë dhe po luftojnë kundrejt padrejtësisë, injorancës dhe shpërfilljes nga institucionet arsimore.

Reagimi i tyre është shpresë për të gjithë, që të rinjtë e këtij vendi e duan arsimimin dhe do të luftojnë për një të ardhme më të mirë !

Vendimi i KQZ për kryebashkiakun ilegjitim provon aleancën e Ramës me krimin

ÇLIRIM GJATA

Sot shqiptarët duhet të kishin një kryebashkiak më pak të lidhur me krimin, por Edi Rama vendosi ndryshe me KQZ-në e tij në largim.

Në këto 7 vjet të drejtimit të vendit, Edi Rama u provua si Kryeministri që promovoi në politikë dhe në administratën publike më shumë se 600 persona me precedentë kriminalë, nga vrasësit dhe përdhunuesit, tek trafikantët e drogës dhe trafikantët e grave dhe vajzave. Sot ai vendosi të dalë mbi ligjin e dekriminalizimit dhe të mbrojë kryebashkiakun ilegjitim të Matit.

Ligji është shumë i qartë. Agron Malaj është dënuar me burgim për armëmbajtje pa leje. Ligji i dekriminalizimit e ndalon përjetë që ai të kandidojë apo të zgjidhet në një funksion publik.

Neni 2 i ligjit të dekriminalizimit parashikon se nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie personat, të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë vepër penale, sipas nenit 278 paragrafi i pestë i Kodit Penal, pra për mbajtjen e armëve në mjedise publike pa lejen e organeve kompetente shtetërore.

Për dënimin për këtë vepër penale, ndalimi sipas nenit 4 të ligjit është përjetë. Agron Malaj është dënuar për këtë krim.

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të kishte vendosur për mbarimin e menjëhershëm të mandatit të tij, por iu nënshtrua urdhrave politikë, duke shpërdoruar detyrën dhe besimin e qytetarëve. Për këtë arsye, Partia Demokratike do të kallëzojë penalisht 5 anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shpërdorim të detyrës dhe do të ankimojë në gjykatë vendimin e paligjshëm të KQZ-së.

Vendimi i sotëm provon qartë se Edi Rama nuk e ka dashur kurrë dekriminalizimin, pasi krimi është aleati i vetëm për pushtetin e tij thellësisht të korruptuar dhe të kalbur nga bashkëqeverisja me krimin.

Rasti i Agron Malajt dëshmon edhe njëherë se Edi Rama ka marrë në mbrojtje krimin, duke e promovuar në politikëe dhe në administratën publike, pasi me krimin e ka më të lehtë të vjedhë taksat dhe pasuritë e shqiptarëve dhe t;I rrënojë ata ekonomikisht.

Akti rutinë i një kryeministri normal do të ishte shkarkimi i kandidatëve të tij kriminelë, por Edi Rama, i cili përgojon gjithkënd dhe flet për gjithçka, nuk ka gjetur akoma asnjë moment për të mbajtur qendrim për kriminelët e tij në bashki.

Edi Rama vazhdon të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk shikon që kandidatët që u ofroi shqiptarëve më 30 Qershor, janë kontigjent burgjesh dhe, njësoj si ai vetë, janë përfaqësues të padenjë për një shoqëri që kërkon të zhvillojë vlerat dhe standardet europiane.

Veglat e tij të inkriminuara në pushtetin lokal, në qeveri, në institucione të tjera gjoja të pavarura nuk do ta shpëtojnë Edi Ramën nga ndëshkimi i qytetarëve të ndershëm të këtij vendi.

Aleanca e krimit ka tashmë përballë qytetarët shqiptarë, që duan institucione të çliruara nga krimi dhe korrupsioni.

“Shumica e heshtur” do ti detyrojë që zëri i tyre të dëgjohet

Liz PEEK

Dhjetra miliona amerikanë janë të çuditur me atë, që po ndodh në vendin tonë. Lagjet e djegura nga turmat e zemëruara, një pjesë e tërë e Seattle e “okupuar” nga anarkistët, këshilli bashkiak i qytetit të Minneapolis voton për të eleminuar departamentin e policisë, monumente dhe statuja të shkatërruara.

Emisionet televizive të njohura u anuluan sepse ato tregojnë forcat e zbatimit të ligjit në një këndvështrim të favorshëm. Janë mbi 700 policë të plagosur gjatë “protestave kryesisht paqësore”.
Shumica e amerikanëve janë të tmerruar nga këto krime, por kanë frikë. Ata e dinë që kundërshtimi ndaj dhunës ose sfidimi i akuzave pa fund nga e majta – se vendi ynë është “thellësisht racist” – është i rrezikshëm. Ata e dinë se turmat do i ofendojnë dhe do i vënë nën zjarrin e goditjes së tyre.

Askush nuk do të ngrihet për ju. Askush nuk do t’ju mbrojë. Është më e sigurt të heshtësh.
Në vitin 1969, Richard Nixon i bëri thirrje “shumicës së heshtur” të refuzonin thirrjet e aktivistëve që protestonin kundër përfshirjes së Amerikës në Luftën e Vietnamit. Presidenti Trump shkroi në twitter po të njëjtat fjalë, duke thënë saktë që shumica e vendit është kundër kaosit në rrugët tona.

Harry Enten, duke shkruar për CNN, jep të dhënat për një shumicë “të heshtur”, duke argumentuar se votimi në atë kohë reflektonte me saktësi mbështetjen e gjerë të Nixon, i cili më vonë u përkthye në rizgjedhjen e tij në shtetet e lëkundura.

Enten shkruan se sondazhet e sotme tregojnë se Presidentit Trump i mungon një mbështetje kaq e gjerë. Ai është i saktë kur thotë që presidenti nuk ka vlerësimet e larta të Nixon. Por ai nuk arrin të shohë se për disa çështje publiku është në të njëjtën linjë me presidentin.

Për shembull, drejtuesit frikacakë të New York Times shkarkuan një redaktor për për një editorial të senatorit Tom Cotton, i cili kërkonte përdorimin e trupave ushtarake, nëse është e nevojshme, për t’i dhënë fund trazirave të dhunshme. Por rezulton se një shumicë e madhe e amerikanëve janë me qëndrimin e senatorit Cotton.

Shumica e vendit – 64 përqind sipas një sondazhi të ABC News / Ipsos – gjithashtu nuk janë kundër me thirrjet e së majtës për të zhbërë policinë, çmenduria e fundit që ka përfshirë liberalët e vendit.
Rreth 82 përqind e të anketuarve, sipas një sondazhi, mendojnë se protestat paqësore janë një “përgjigja e duhur” për vrasjen e një njeriu të paarmatosur nga policia.

Por ndryshe, nga Chris Cuomo, një nga peshat e rënda të CNN, i cili kohët e fundit këmbënguli se demonstruesit nuk duhet të jenë “paqësorë”, vetëm 22 përqind e vendit ishin pro, që protestat e dhunshme janë një përgjigja e duhur. Plot 72 përqind nuk ishin dakord me këtë përcaktim, ku 58 përqind e të intervisuarve ishin të vendosur me forcë kundër.

Shumica e amerikanëve nuk pranojnë ngritjen e flamurit të Konfederatës në vende publike, por në të njëjtën kohë shumica nuk duan të shohin statuja dhe memoriale të drejtuesve të Konfederatës të shkatërrohen ose hiqen, siç po ndodh tani në të gjithë vendin.

Pse nuk po flasin njerëzit? Kjo nuk është e sigurt.
Drejtori i Përgjithshëm i CrossFit, një Libertarian, që refuzoi të përkrahte Black Lives Matter, por që nuk ka histori racizmi, u detyrua të dorëhiqej nga drejtimi i firmës, që vetë e kishte themeluar. Redaktorët e gazetave dhe revistave të njohura janë detyruar të dorëhiqen për “mëkatin” se kundërshtuan dogmat progresiste apo edhe pse botuan mendimet kundër tyre.

Lojtari i New Orleans Saints, Drew Brees, u kritikua për mbrojtjen që i bëri në një deklaratë në media, flamurit amerikan. Imagjinojeni.

“Shumica e heshtur” nuk beson se vendi që zgjodhi dy herë për president një njeri me ngjyrë të zezë – me shumicë votash – është racist; ata nuk mendojnë se vendi që feston ditlindjen e Dr. Martin Luther King është racist.

Më e rëndësishmja, ata kërkojnë brenda në zemrat e tyre dhe nuk gjejnë aspak racizëm.
Ata, që paraqesin të keqen të madhe të Amerikës, vendosin pikën e tyre të referimit mbi brutalitetin e policisë, të mishëruar nga vrasja e shëmtuar e George Floyd. Por sipas studiuesit të Institutit Manhattan Heather MacDonald, “Në një grup solid provash nuk gjenden paragjykime strukturore në sistemin e drejtësisë penale në lidhje me arrestimet, ndjekjen penale ose dënimet”.

Në vitin 2019, vetëm 0,1 përqind e vrasjeve të ndodhura njerëzve të zinj, ishin vrarë nga policia dhe ishin të paarmatosur. Të dhënat tregojnë se “… një oficer policie ka 18 – herë më shumë të mundësi të vritet nga një mashkulli zi se sa një mashkull i zi i paarmatosur të vritet nga një oficer policie.”
Protestuesit, të nxitur nga media liberale, zhbëjnë faktet; ata rrisin tensionet . Videot e Floyd dhe të tjerëve të vrarë nga policët kanë turbulluar kombin dhe kanë nxitur një mbështetje të gjerë për reformat e ndjeshme policore. Si zakonisht, megjithatë, e majta po shkon shumë larg.

Në shumë prej propozimeve dhe veprimeve të tyre, ata po humbasin ‘Shumicën e heshtur”.
Për shumë çështje Kombi ynë ka qenë gjithmonë i ndarë, përfshirë dhe ato që kanë të bëjnë me racën dhe policinë. Por sot është ndryshe. Asnjëherë nuk ka pasur një përpjekje kaq të bashkërenduar për të shuar mendimin kundër. Asnjëherë nuk ka pasur sulme totale ndaj njerëzve direkt, dhe jo vetëm për mendimet e tyre.

Sot, nëse nuk doni të mbështesni “Black Lives Matter”, një organizatë e angazhuar tani për të zhbërë policinë, sipas webfaqes së tyre, ju jo vetëm që jeni thellësisht gabim, por ju etiketoheni dhe si një person i keq.

Kjo është e frikshme. Ne bëjmë përgjegjës mediat liberale dhe gjithashtu ata që administrojnë mediat sociale. Ne gjithashtu fajësojmë ata që gjunjëzohen pa vetëdije ndaj gjykatësve të rremë, që ja japin vlerësime për të mirën dhe të keqen. Ata në pamje të parë përkrahin diversitetin, por në fakt ata janë thelbësisht intolerantë, qëllimi I tyre është të mbysin fjalën e lirë, vlerën e çmuar amerikane.
Ndërkohë, kolumnisti i CNN gabonku thotë që sondazhi reflekton përfundimisht opinionin publik.

Njerëzit kanë frikë të pranojnë se mbështesin Presidentin Trump, madje edhe në telefonatat që bëjnë kompanitë e sondazheve. Grupi i sondazheve “Morning Consult” e përshkruajnë këtë si fenomen si “mbështetësit e fshehur Trump “, ose – në parimin shkencor – një formë e “paragjykimit shoqëror rreth pëlqyeshmërisë së tyre!”. Nëse njerëzit janë intimiduar për të shprehur mbështetje për Trump, imagjinoni se sa të gatshëm janë ata për të kundërshtuar hapur shprehjet mbizotëruese mbi racizmin.

Nëse dyshoni se mbështetësit e Trump nuk janë të frikësuar nga armiqësia e të majtës, pyesni veten kur keni parë për herë të fundit një kapele me simbolin MAGA në Manhattan ose një stiker të ngjitur në parakolpin e një makine në Berkeley. Askush nuk do të guxonte.

Kjo nuk do të thotë që Trump ka vepruar mirë politikisht për momentin. Ai ka gabuar, koronavirusi ka bllokuar ekonominë dhe protestat e George Floyd e kanë detyruar të mbrohet.
Por nëse sulmet në qytete, karshi policët dhe mbi monumentet tona publike vazhdojnë, Trump do të ketë mbështetjen e madhe të “Shumicës së heshtur” në nëntor. Ata do t’i detyrojnë, që zëri i tyre të dëgjohet!

Liz Peek është bashkëpuntore e Fox News, dhe kolumniste për “The Hill” dhe “http://xn--foxnes-tva.com/”. Ajo merr pjesë në disa emisione për biznesin kanalin Fox Business përfshirë Varney & Company,” Making Money” me Charles Payne, “After Bell”, “Evening edit” dhe ne emisione të tjera si në “Coast-to-Coast”, “Fox & Friends” etj Në të kaluarën ajo ka shkruar për “FiscalTimes.com”, New York Post, Wall Street Journal, New York Sun. Para se të bëhej gazetare, Liz ishte një analiste e rangut të lartë që mbulonte kompanitë e fushës së naftës dhe Drejtore e Kërkimeve Ndërkombëtare, në firmën e saj. Ajo ishte partnerja e parë femër e Wertheim & Company, gruaja e parë që u bë presidente e Shoqatës Kombëtare të Analistëve të Investimeve të Naftës. Liz është e martuar dhe ka tre fëmijë.