25.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

Nëse do të kisha rastin të gjendesha pranë maturantëve, do t’u bëja veç një pyetje…

Nga Elona CASLLI

Pa kuptuar domethënien e diktaturës, nuk mund të zbërthejmë kuptimin e lirisë..

Maturantët janë kryefjala e ngjarjeve ditët e fundit. Pyetjet e hartuara në provimet e maturës shtetërore kanë ngjallur jo pak debat këto ditë. Nëse do të kisha rastin të gjendesha pranë atyre maturantëve, do t’u bëja veç një pyetje- Çfarë dini ju për diktaturën në Shqipëri?

Jam gjendur shpesh pranë gjimnazistëve dhe u kam bërë këtë pyetje- Çfarë dini ju për diktaturën?

Për fat të keq, shpesh kam marrë një përgjigje të thatë dhe të përgjithshme, e cila konkretizohet veçse në një fjali: “ Atëherë nuk të linin të flisje”.

Mirëpo, kjo fjali shqiptohet me një zë aq të thatë, sa mund të bën të mendosh se moslejimi i fjalës është i barabartë me moslejimin e shkeljes së një rruge. Sikur të thuash: – Mos dil nga ajo rrugë, se nuk lejohet.

Ndërkohë, thuhet se në tekset shkollore tema e diktaturës nuk zë hapësirën e duhur. E ndoshta këtu fillon gjithçka. Besoj se sikundër nxëmë lëndën e gjuhës, matematikës apo të leximit, duhet të nxëmë edhe lëndën e historisë së diktaturës dhe sjelljes së saj. Skaneri i plotë i diktaturës në Shqipëri për fat të keq nuk është bërë ende. Ky skaner është i nevojshëm për brezat që e jetuan atë kohë, por është po aq i nevojshëm edhe për brezat që erdhën më pas.

Pa nxënë anatominë e diktaturës, nuk do ta përvetësojmë kurrë anatominë e lirisë.

Për diktaturën dhe tiparet e saj, duhet të flitet shpesh, pasi paradoksalisht mund të ndodhë që dënojmë diktaturën, por sillemi si diktatorë në të përditshmen tonë.

Shkrimet të ndryshme, shpesh kanë provokuar debate të shumta në rrjet. Çdo mendim është i diskutueshëm, për sa kohë në botë ekzistojnë njerëz të ndryshëm me pikëpamje të ndryshme. Dhe bota është e bukur, sepse njerëzit mendojnë ndryshe. Nëse njerëzit do të mendonin njësoj, bota do të ishte krejt e mërzitshme dhe e pakuptimtë.

Në diktaturën komuniste synohej unifikimi i mendimit të njerëzve. Kush mendonte, vepronte apo shkruante jashtë skemës së partisë, shpallej armik, gjykohej, burgosej apo vritej.

Sa e njohim dhe sa e pranojmë ne të drejtën e mendimit ndryshe? Sa të kultivuar jemi ne si shoqëri, për të zhvilluar një debat qytetar? E dënojmë dikaturën apo e riprodhojmë padashje në sjelljen tonë këtë të fundit?

Në diskutimet e shumta për fat të keq, kam vënë re, se si shoqëri nuk e kemi pjekurinë e debatit.

Nëse dikush paraqet një argument bazuar mbi një fakt, në shumicën e rasteve merr një mori akuzash që nuk kanë të bëjnë hiç me argumentin fillestar, por dalin jashtë tij dhe precipitojnë në fyerje dhe etiketime.

Në diktaturë kush mendonte ndryshe, shpallej armik.

Edhe në Shqipërinë aktuale, mendoj se shumë pak ka ndryshuar. Mendimi ndryshe nuk respektohet, por akuzohet, fyhet dhe etiketohet.

E gjitha kjo, dëshmon të vërtetën tragjike, që ne si shoqëri paradoksalisht e dënojmë diktaturën, por sillemi si diktatorë.

Këtë të vërtetë tragjike nuk e sheh veçse në debatet e ndryshme në rrjete sociale, por e has rëndom edhe në studio televizive, nga personazhe që kanë një formim në perëndim dhe në parim duhet të distancoheshin nga kultura primitive e debatit, ku argumenti përballet me akuzë, etiketim, apo fyerje.

Besoj se të gjithë ne duhet t’i kthejmë sytë nga vetja. Të përpiqemi ta pastrojmë veten nga ato mbetje toksike që mund të kenë mbetur në mendjen tonë dhe të përpiqemi të kuptojmë vlerën dhe kuptimin e mendimit ndryshe.

Post Scriptum- Fillimisht duhet të shqyrtojmë marrëdhënien që kemi me diktaturën si shoqëri, mandej marrëdhënien që kemi me lirinë.

Një tentativë e madhe e ministres për të vjedhur me ilaçet! Të implikuara direkt ndrikullat Cani dhe Sela!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili denoncon një tjetër skandal në Ministrinë e Shëndetësisë. Qytetari ka dërguar edhe dokumentat e skandalit të tenderit dhe shkruan se, Mirela Cani drejtoresha e komanduar e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, për të bërë te mundur shpalljen fitues të tenderit të barnave dhe materialeve të mjekimit Farmanet, detyroi drejtuesit e qendrave shëndetësore që t’i delegonin asaj kryerjen e procedurës.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Ndrikull Hajni Maska nuk ngopet se vjedhuri!

Nje tentative e madhe e saj per te vjedhur me ilacet! Te implikuara direkt ne vjedhje te paskrupllt ndrikullat Cani dhe Sela!
Turp! Faqe e zeze!

Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentat e vjedhjes se madhe por qe u kapen me presh ne dore! sb

Mirm.Nga burimet e mia ne Ministrin e Shendetesis direkte nga Ministrja eshte komanduar nje dretoresh vetem per tendera .Po ti nise te gjitha provat te lutem puplikoi se ca po behet me Rilindjen.

Mirela Cani drejtoresha e komanduar e Operatorit te Sherbimeve te Kujdesit Shendetesor, per te bere te mundur shpalljen fitues te tenderit te barnave dhe materialeve te mjekimit Farmanet, detyroi drejtuesit e qendrave shendetesore qe ti delegonin asaj kryerjen e procedures.

Nje pjese e drejtoreve te qendrave nuk pranonin ta delegonin proceduren e me te drejte pasi procedura kishte rriskun te vonohej kur kryhej nga nje organ qendror bleres.Per shkak se pjesa me e madhe e qendrave kete blerje e kishin nen 800 000 leke, pra blerje me vlere te vogel e cila prokuroj per vetem 1 dite. E ne fakt keshtu ndodhi procedura e kryer nga Mirela Cani, u anullua 3 jave pas dates te hapjes se ofertave. Edhe pse Kvo e kryesuar nga Bora Salaj drejtoreshe e sherbimit te kujdesit shendetesor prane operatorit te kujdesit shendetesor kishte paracaktuar qe fitues do ishte farmanet.

Gjithe planet ju prishen kur KLSH dhe SPAK nisen hetimet per procedurat e kryera nga ministria, e nga ana e Mirela Canit u gjet nje zgjidhje diplomatike, ku tenderi i barnave dhe materialeve te mjekimit u anullua me arsye se asnje nga operatoret nuk plotesonte kriteret.Cuditerisht Mirela Cani nuk e ka rishpallur proceduren, dhe hoqi dore pasi ka njoftuar verbalisht drejtuesit e qendrave shendetesore qe ta kryejne vet proceduren deri ne fund te vitit. E deri nga fundi i vitit eshte harruar dhe historia me Farmanet.

Aktualisht qendrat shendetesore kane mbetur pa medikamente, dhe asnje prej tyre nuk ka filluar ta shpall vet proceduren pasi Mirela Cani nuk i njofton zyrtarisht qe qendrat shendetesore ta kryejne vet proceduren. Ndoshta e ka te veshtire qe te njoftoj zyrtarisht qe deshtoi ne kryerjen e kesaj procedure e sdo kete sy e faqe me pas ti detyroj qe tja ridelegojne perseri vitin tjeter.

Qe ti kthej qoken Bora Salaj e cila si kryetare e KVO do ti shpallte fitues Farmanet, si dhe per ti detyruar lehtesisht drejtoret e qendrave qe ta delegojne perseri proceduren vitin tjeter, Ministrja vendosi ta ngarkoj me nje detyre teper te rendesishme ate te Drejtor i Njesise vendore te kujdesit shendetesor Tirane, e cila propozon emerimin dhe largimin e drejtorave te qendrave shendetesore. Pertej ketyre ajo qe eshte me e cuditshmja eshte qe sesi ministrja emeron ne nje institucion kaq te rendesishem shendetesor nje zonje qe ka mbaruar nje shkolle me kohe te pjeshme ne privat bachelor, per shkenca politike.Se pari vet rregullorja e njesive vendore percakton qe drejtor i njvksh mund te jete mjek, jurist, ekonomist.Pra ne kundershtim te hapur me rregulloren.

Zonja ne fjale eksperiencat e saj te punes i ka, recepsiniste, centraliste, operatore faksi, dhe vetem ne kohen kur Ministrja drejtonte Qsut filloi te ishte specialiste dhe kordinatore.Ajo qe te cudit me teper eshte fakti sesi mudet te emerohet drejtor kur vet VKM e pagave 555 e ndryshuar percakton se paga e grupit te drejtor te njvksh eshte kategoria 1, pra duhet te kete master shkencor. Zonja ne fjale ka dhe nje master profesional ne shendet publik.Pra nuk disponon master shkencor. Si mundet ministria e shendetesise dhe ajo e financave ti kaloj te drejten e firmes si nenpunes autorizues kur nuk ka arsimin e duhur.Kjo drejtoresha Bora Salaj eshte e njesise vendore te kujdesit shendetesor.

Duhet me rregullore te jete jurist, ekonomist mjek. Ajo ka shkenca politike, dhe nje master profesional. Me VKM duhet me master shkencor e kjo e ka profesionalDrejtoreshe e Njesise Vendore te Kujdesit Shendetesor Tirane.
Kjo eshte motra e nje gazetarit ERTVse

Lidhi Edi Rama se të janë çmendur specialistët e Arsimit!

Akademiku Artan Fuga ka reaguar sërish cështjen e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, për të cilin maturantët kërkojnë ripërsëritje. Në një postim në faqen e tij në Facebook, profesori shprehet se arsimi parauniversitar në Shqipëri po shfaqet se ka rënë në obskurantizëm të programuar, ndërsa shton se testi për maturantët ishte testi për sistemin arsimor.

Ndër rreshta, Fuga i drejton dhe një apel kryeministrit Edi Rama: “Lidhi” Edi Rama se të janë cmendur specialistët e arsimit – shkruan akademiku.

Reagimi i Akademikut Artan Fuga

Matura dhe obskurantizmi

————————-

Arsimi parauniversitar në Shqipëri po shfaqet se ka rënë në obskurantizëm të programuar!

Testi për maturantët ishte testi për sistemin arsimor!

Nuk shkruante kot Frederik Niçe : Më bëj një pyetje të kuptoj se kush je!

Duke u bërë pyetje maturantëve dëshmuan se ishin rrypa dhe qofte!

Duke mbrojtur budallallikun po dalin edhe sharlatanë të qëllimshëm!

Hypën dikush në pemë dhe mbledh gurë!!!

E vërtetë apo e gabuar?

Ja testi i gjuhës shqipe!

“Lidhi” Edi Rama se të janë cmendur specialistët e arsimit!

Dikushi dje te një emision televizioni u shpreh se reforma në arsim paska pasur si qëllim që të mos mësojë as letërsi, as gjuhë, as matematikë, as edhe një lëndë nxënësve, sepse shkencat janë mjete për veprim në jetën e përditshme, por e vetmja gjë që mëson shkolla është të komunikojë!

Lidhiniiiiiiiiiii!

Hahahahahahahahaha!

Këta duhen “lidhur” sepse nga budallalliku dhe çmenduria e kësaj gjoja reforme po predikojnë obskurantizmin!

Mua nuk më duhet se çfarë janë mushkëritë, rëndësi ka që të marr frymë!

Mua nuk më duhet se si zgjedhohet një folje, rëndësi ka që flas!

Mua nuk më duhet të analizoj kimikisht ushqimet dhe substancat, rëndësi ka që ha, pi, nginjem!

Çfarë më duhen ligjet e Njutonit, rëndësi ka që të hap gojën që molla të bjeri në gojën time!

Mua nuk më duhet se çfarë është paraja, për mua ka rëndësi të mbush xhepat me lekë!

Lidhiniiiiiiiiiii!

Këta dijen dhe kulturën e përmbledhin në disa veprime të thjjeshta të përditshme!

Çfarë bëri Turi kur pa barkën të përmbyset? Kaq!

Thashë që maturantët zbuluan me revoltën e tyre lakrorin e prishur pasi i hoqën petët brenda pesë minutave!

Por një test me gabime edhe falet! Nëse kërkon falje!

Këta tani duke mbrojtur testin e tyre idiot, po flasin gjëra të tmerrshme. Po thonë nëpër televizione: Nuk na duhen shkencat, rëndësi ka që të dimë t’i përdorim!

Si mund t’i përdorësh kur nuk i di o Turiiiiiiiiii!

Po bëhesh gazi i gjithë Planetit Turiiiiiiii!

Sistemi arsimor shqiptar qenka çmendur !

Si duket kërkohet një shqiptar budalla që ha, pi, flet, fle, por nuk i duhet të njohi shkencërisht botën!

Turi e tha dje në televizion në emër të reformës (hahahahaha) se ne nuk na duhet një nxënës që di, por vetëm që komunikon! Që flet, ha, pi, fiton parà! Merr frymë!

Hahahahahahaha!

Vetëm komedia e Molierit i përshkruan këta lloj specialistësh ku zoti Zhurden habitej sesa i mënçur që ishte që duke qenë injorant megjithatë arrinte të fliste, ai bënte prozë!

Mjafton që flas dhe bëj prozë!!!! – Zoti Zhyrden!

Këta janë për t’u lidhur! Dokrra, budallalliqe dhe i quajnë të Oksfordit!

Pupupupu, më vjen turp nga vetja! Tani kuptoj studentët e vitit të parë unë, sa të vuajtur janë! Sa përpjekje bëjnë për t’u çliruar nga Turat që u marin frymë!

Hahahahaha, të qash me lotë!

FRPD Mat reagon pas konfirmimit në detyrë të kryebashkiakut të Ramës

Pas konfirmimit në detyrë të kryebashkiakut të Ramës për Matin, Agron Malaj ka reaguar Forimi Rinor i PD në Mata. “Për çdo të ri që aspiron të jetë në politikë, të ndërtojë të ardhmen këtu dhe të japë kontributin e tij në të mirë të vendit, ja ku e ka shembullin që duhet të ndjekë”, shkruhet në reagimin e FRPD, Mat.

Malaj është denoncuar nga PD si person i dënuar dhe që nuk duhej të ishte në këtë detyrë, por KQZ kvendosi ta konfirmojë në detyrë kryebashkiakun e Ramës për Matin.

Vendimi në favor të Malajt u mor me 5 vota pro dhe asnjë kundër, ndërsa sipas drejtuesit të instucionit Klement Zguri, Malaj nuk ka qenë në kushtet e ndalimit për të kandiduar.

Në fjalën e tij në KQZ, nënkryetari Denar Biba, është shprehur se KQZ e ka lejuar njëherë kandidimin e Malajt, dhe nuk mund të ketë një vendimmarrje të re.

Agron Malaj ka qenë i dënuar me 10 muaj burg për armëmbajtje pa leje dhe se nuk duhet të qëndronte më në detyrë, pasi preket nga ligji i dekriminalizimit. Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet dhe njoftoi se për mandatin e Malajt nuk mund të shprehej, pasi e ka deklaruar në formular përpara kandidimit këtë penalizim.

Ish-kryebashkiaku i Ramës merret nën hetim nga SPAK

SPAK ka marrë nën hetim ish-krybashkiakun e Hasit, Adem Lala, i dyshuar për shpërdorim detyre. Prokuroria e Posaçme e ka thirrur Lalën me datë 18 qershor për të dhënë deklarime në lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij.

Ish-kryebashkiakut të Hasit pritet t’i komunikohet akuza nga prokurorja Enkeleda Millonai.

Ai dyshohet për privatizimin e një ndërtese në Has, procedurë e cila më pas është anuluar. Hetimi ka filluar fillimisht nga prokuroria e Kukësit dhe më pas është transferuar në SPAK.

Adem Lala është zyrtari i parë nga të zgjedhurit vendorë që merret i pandehur që nga krijimi i SPAK.

Adem Lala u zgjodh kryetar i bashkisë së Hasit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015. Lala kandidoi nën siglën e koalicionit LSI-PS.

Lala është profesion ish-ushtarak dhe ka mbajtur edhe dy mandate si kryetare komune në Golaj.

Bardh Spahia denoncon: Covid edhe në Kryeministri. Po mbahet fshehur!

COVID EDHE NE KRYEMINISTRI

Çfarë ndodh kur Covid-i shfaqet edhe në kryeministri? Natyrisht nuk thuhet, por fajësohen qytetarët “e pabindur”, që nuk zbatojnë rregullat e distancimit social. 28 nga 82 rastet e shpallura ditën e sotme i takojnë Tiranës dhe ajo që nuk thuhet është se raste janë shfaqur edhe në kryeministri, e për pasojë aty do ketë tamponim të gjerë gjatë ditës së sotme.

Si shpjegohet që protokollet e sigurisë nuk respektohen në institucionin më të lartë ekzekutiv të vendit, aty nga ku lëshohen kërcënimet me gjoba e burg për qytetarët?
Kush e ka përgjegjësinë për këtë?

Kryeministër, leri planet e errëta për të justifikuar zgjatje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por shiko se cfarë ndodh në institucionin që drejton! Eshtë modeli më i shëmtuar që mund t’u japësh qytetarëve të cilët para pak ditësh I kërcënove me rimbyllje! Dështim total.

Tabaku publikon tabelat: Kur Ramavirusi premton ulje taksash, ai po ju përgatit një skemë ku do të paguani oligarkët e tij

Jorida Tabaku publikon tabelat ku deshmohet rritja e taksave per biznesin: Kur Ramavirusi premton ulje taksash ai po ju përgatit një skemë ku do të paguani oligarkët e tij.

Që prej vitit 2013 Rama i premton shqiptarëve më pak taksa dhe më shumë punë. Mjerisht dhe paturpësisht ka dështuar prandaj gënjen sot siç gënjente dje.

Ai u premton bizneseve të vogla se do t’u ulë taksat por ndërkohë i detyron të paguajnë taksa e tarifa ekstra vetëm për PPP. Kjo është ironia e qeverisë Rama, heq taksat për buxhetin dhe rrit taksat që i shkojnë oligarkëve dhe u bëjnë dëm bizneseve dhe qytearëve.

Tarifa e inceneratorëve që paguan çdo qytetar dhe çdo sipërmarrës është prova e radhës. Prova se si një aferë korruptive ka zhvatur buxhetin e shtetit dhe po zhvat xhepat e shqiptarëve.

Për biznesin e madh tarifa Zoto është rritur mesatarisht me 15%, po aq është rritur dhe për biznesin e vogël nga 2-8 mln lekë nderkohë që për mikrobizneset (0-2 mln lekë) kjo tarifë është rritur me 64%.

Shembujt e sjellë në foton më poshtë marrin tre biznese të ndryshme. I pari paguan në 2020 10% më shumë taksa se në 2019, I dyti (një biznes I vogël) paguan një taksë 24% më të shtrenjtë (thuajse 4 mijë lekë më shumë) se sa vitin e shkuar ndërkohë që biznesi i tretë paguan një tarifë pastrimit 13% më të lartë se sa vjet.

Pra, kur Ramavirusi ju premton ulje taksash ai po ju përgatit një skemë ku do të paguani oligarkët e tij. Qytetarët nga taksat e tarifat paguajnë 51 mijë euro në ditë pronarëve të inceneratorit.

Bizneset po mbyllen, shqiptarët gdhihen çdo ditë e më të varfër. Por në 7 vjet ato kanë parë se veç dy gjëra të sigurta ka nën qeverisjen e RAMAVIRUSIT; korrupsionin dhe taksat e larta. Shqipëria e varfër dhe e papunë vazhdon të zhvatet nga Ramavirusi! Motoja e tij në 7 viteve “Vidh dhe takso!” nuk do të mund të gënjejë prapë shqiptarët. Aq më pak bizneset!

9 të infektuar me Covid-19 edhe në rradhët e forcave të armatosura

Gjatë raportimit që Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Bardhyl Kollçaku ka bërë në Komisionin e Sigurisë deklaroi se që nga fillimi i pandemisë janë kryer 200 testime ne ushtri dhe 9 prej anëtarve te forcave të armatosura kanë rezultuar pozitv me koronavirus, 5 prej tyre ndodhen me misione jashtë vendit tone.

“9 të prekur në total. Nga këta 5 në misione; 4 në KFOR dhe 1 në Afganistan dhe 4 të tjerë në Shqipëri. Katër prej tyre kanë qenë të shtruar në spitalin e Infektivit në Tiranë por jo në gjendje kritike, një i karantinuar në Afganistan dhe të tjerët të karantinuar në vendbanimet e tyre. Të gjithë janë ndjekur nga mjekë të njësisë mjekësore ushtarake, komandave në operacion dhe mjeku i familjes”, u shpreh Kollçaku.

Kollçaku thekson se i infektuar është edhe një ushtar në bazën ushtarake në Bonavi i cili është vetë-izoluar. “Ka rezultuar një i prekur në bazën ushtarake në Bonavi, i cili është vetë- izoluar”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Shefi i Shtabit ka treguar se po merren masa për një valë të dytë të mundshme të COVID-19 në vjeshtë. “Po marrim masa për një valë të dytë të mundshme në vjeshtë”, u shpreh ai, teksa theksoi se gjatë kësaj kohe ushtria ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me policisë, ku mijëra forca ushtaraka në kanë patrulluar së bashku me rendin në zbatimin e masave të sigurisë.

Rama po negocion fundin dhe po kërkon garanci

Nga Red VARAKU

Pavarësisht interpretimeve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian janë shprehur qartë në lidhje me zgjidhjen e krizës shqiptare menjëherë pas 30 qershorit.

Nëpërmjet z. Palmer dhe z Hahn vjet në korrik, ata kanë kërkuar ndëshkim të krimit elektoral dhe dakortësim për reformën zgjedhore. Kjo politikisht do të thotë, që ata kanë pranuar që akuzat e opozitës duhet të adresohen dhe gjykohen me votë. Pra me një fjalë, ata kanë kërkuar që populli shqiptar të shprehet me votë në lidhje me radiografinë e ashpër që shpallën përgjimet.

Në çdo vend normal çdo kryeministër do të jepte dorëheqjen menjëherë pas publikimit të përgjimeve dhe do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme, por duke qenë se demokracia shqiptare përcaktohet si hibride, ka qenë gjithmonë faktori ndërkombëtar, ai që e ka detyruar një qeveri t’i nënshtrohet gjykimit popullor dhe kjo gjithmonë ka ndodhur pas modalitetit të dakortësimit të një reforme zgjedhore.

Më pas dorëzimi i pushtetit ka ndodhur pas garancive që i janë dhënë kryeministrave përkatës, që nuk do të cënohen pas dorëzimit të pushtetit. Kjo ka ndodhur edhe në 2005 , por edhe në 2013. Me pak fjalë kjo ka qenë historia e rrotacioneve politike, që kanë ndodhur në Shqipëri deri tani, për të mos përmendur 1997, i cili ishte ”një rrotacion” me dhunë dhe një mësim i ashpër për elitën drejtuese të këtij vendi.

Por, kësaj here gjërat duken ndryshe nga 2005 dhe 2013. Edi Rama duhet ta ketë menderosur aq keq këtë punë, sa faktori ndërkombëtar jo vetëm nuk ka pranuar negociata për garanci, por ka rritur presionin mbi të duke u shprehur për herë të parë në nivelet më të larta të përfaqësimit.

Është hera e parë që Parlamenti Europian, institucioni më i lartë që përfaqëson interesat e Bashkimit Europian shprehet qartazi në lidhje me krizën shqiptare dhe nevojën për zgjidhjen e saj me zgjedhje parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë dhe ndëshkimin e krimit elektoral.

Gjithashtu, është hera e parë që kemi një deklaratë të Sekretarit Amerikan të Shtetit në lidhje me një marrëveshje periferike për reformë zgjedhore të dy partive shqiptare, kur dihet që Sekretari i Shtetit shprehet për një çështje vetëm kur ajo çështje është rrezik porencial për destabilizim.

Për ata që nuk e dinë përfshirja e niveleve kaq të larta, nuk dëshmon thjesht që kjo krizë falë betejës së opozitës, ka sot vëmendjen e duhur, por dëshmon që kjo krizë nëse nuk zgjidhet, kërcënon destabilitetin jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të krejt rajonit. Me sa duket tashmë ata e kanë të qartë fytyrën e vërtetë të këtij kryeministri.

Pra, ndryshe nga rrotacioni 2005 dhe 2013, e reja kësaj here është se pavarësisht përpjekjeve për të negociuar fundin e tij, me anë të kërcënimit për mosaprovim të reformës zgjedhore nëpërmjet mercenarëve të tij në parlament, Ramës nuk i është ofruar asnjë garanci.

Përkundrazi, kushti i panegociueshëm i ndëshkimit të krimit elektoral, krim ku ai është provuar nga përgjimet që ka qenë pjesë, për herë të parë e kthen atë në të akuzuar botërisht si kryehajdut zgjedhjesh.

Ndaj, ndëshkimi i tij me burg nuk është dhe aq i pamundur. Për kryeministra të tjerë kanë mjaftuar disa fatura të thjeshta për të përfunduar më pas në pranga, në qeli.

Sigurisht, të gjithë e dimë që përfshirja në krim elektoral mund të jetë vetëm sebepi, sepse arsyet e vërteta duhet t’i kërkojmë tek pazaret e tij me “armiqtë” e Perëndimit, për të destabilizuar rajonin, në këmbim të pushtetit.

Ndërron jetë një tjetër i infektuar me Covid-19

Ka ndërruar jetë një tjetër i infektuar me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishtë në gjendje të rëndë i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Në 24 orët e fundit në zbuluar 82 raste të reja me Covid-19 ja në vendin tonë. Burime bëjnë me dije se, deri tani në Shkodër janë zbuluar 18 raste të reja, 9 në Krujë, 8 në Durrës, dhe 6 në spitalin francez në Tiranë.

Prej më shumë se një jave tashmë shifrat e rasteve të reja janë të larta, dhe nuk po bjenë, ndërkohë që lajm i mirë derimë tani është fakti se numri i shtrimeve në spital, nuk ka pësuar ndonjë rritje të frikshme.

Deri dje në spitalin Infektiv ishin të shtruar 50 persona, 7 prej të cilëve në terapi intesive dhe një i intubuar. Derimë tani nga Ministria e Shëndetësisë janë hedhur poshtë zërat për rikthimin e masave shtrënguese, ndërkohë që ekspertët kërkojnë respektimin e masave të higjenës dhe të distancimit social.