15.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

Shoqërohet me forcë pajtuesi i gjaqeve, nuk pranonte të jepte dëshminë për rrëmbimin e Jan Prengës

Një ditë më parë, është shoqëruar forcërisht nga policia, Nikollë Shullani, babai i Gëzim Shullanit, një ndër personat e etiketuar nga blutë dhe nga prokuroria, si pjesëmarrës në grabitjen e 260 kg kokainë, në bashkëpunim me Astrit Prengën, vëllain e e Jan Prengës, i cili u rrëmbye me më 17 janar 2020, ndëra ndërroi jetë rrugës për në Pjezë të Durrësit, për shkak të plagëve të marra nga autorët.

Burime pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pohojnë se, Nikollë Shullani ishte thirrur disa herë për të dhënë dëshminë e tij para prokurorit të çështjes dhe pasi nuk është paraqitur ky institucion ka ngarkuar Drejtorinë e Policisë Tiranë për të mundësuar shoqërimin e tij. Ai nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim, por është mjaftuar me atë që ka thënë që më herët, dhe është lënë i lirë pas disa orësh.

Më 13 shkurt 2020, thuajse një muaj pas ngjarjes, Shullani doli në media dhe mohoi akuzat e ngritura për djalin e tij, Gëzim Shullani. Ai mohoi kategorikisht që i biri të kishte të bënte me grabitjen e lëndës narkotike. Madje, ai ishte edhe negociatori mes familjeve Doçi e Gështenja, për t’i bindur ata që të kthejnë trupin e Jan Prengës, por jo vetëm që nuk mundi të takonte askënd, por ishte shumë vonë pasi trupi i tij ishte zhdukur. Jan Prenga u rrëmbye në mes të ditës në rrugën London në Kamëz.

Në rrëmbimin e tij morën pjesë disa persona, ndërsa si vend për dërgimin e trupit u zgjodh kompleksi Golden në Pjezë, në pronësi të vëllezërve Hajri. Për ngjarjen janë arrestuar disa persona, ndërsa është shpallur në kërkim Altin Hajri. Dyshohet që rrëmbimi të jetë porositur nga një shqiptar ë dënimin e tij e vuan në burgun e Ekuadorit. Arsyeja ka qenë një sasi droge e padërguar në destinacion nga vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga.

Babëzia/ Kryetari i PS ikën nga posti dhe merr makinën e shtetit me vete…

Kryeinspektori i Mjedisit në dhe Pyjeve në Korçë vazhdon të gëzojë privilegjet e dikurshme të pushtetit, pavarësisht se që nga 31 prilli 2020, institucioni ku punonte është shkrirë. Privilegj për Ilirjan Hysenin, njëhërësh edhe kryetar i PS-së në Ersekë, është një makinë shtetërore “Hyndai”.

Ish-Kryeministri Sali Berisha pasi publikuar denoncimin e qytetaritshkrun se, një grimcë fare e vogël e partisë shtet. “Ikën nga detyra, por veturën e merr si pajë! I takon, është kryetar i narkopartisë!”, shprehet Berisha me ironi dhe sjell mesazhin e qytetarit dixhital.

Përshëndetje.

Po qe keni ndonjë njeri në Ersekë, verifikojeni se kryetari i PS-së Ersekë, Ilirjan Hyseni, ka qënë i komanduar kryeinspektor i Inspektoratit të Mjedisit dhe Pyjeve Korçë deri ne datën 31.5.2020.

Aktualisht ky person nuk është më punonjës i Ministrisë së Mjedisit, pasi Inspektorati është shkrirë dhe kompetencat i kanë kaluar IKMT-së.

Por, zotëria në fjalë lëviz dhe mban makinën “ Hunday” e bardhë me targe AA 192JM në kundërshtim me çdo ligj.

Ju lutem, verifikojni me njerëzit tuaj, pasi e kanë bërë shtetin si privat. Respekte.
Inspektorati është shkrirë në datë 31.04.2020. Pra, ka dy muaj që përdor makinën e shtetit si të tijën.

Tjetër rekord të prekurish me Covid-19, zbulohen 82 raste në 24 orët e fundit, shpërthim nga të gjitha anët…

82 raste të reja me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Burime bëjnë me dije se, deri tani në Shkodër janë zbuluar 18 raste të reja, 9 në Krujë, 8 në Durrës, dhe 6 në spitalin francez në Tiranë.

Njoftimi i ministrisë së Shëndetsëisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Rastet ditore të identifikuara pozitive po vijojnë të rriten, ndërsa vihet re se është ulur vigjilenca  dhe moszbatimi i rregullave të përcaktuara.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 364 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste te reja në proces hetimi në Tiranë, në Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Durrës.

Shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1064.

Ne 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte ne gjendje te rende  i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Të nderuar qytetarë, nisur nga fakti se ditet e fundit po vihet re shtim i rasteve ne aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë, etj, i bëjme apel të gjithëve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.

Në këto kushte është domosdoshmëri mbajtja e maskës në ambiente publike kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Virusi është akoma mes nesh dhe për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshaten me normalitetin e ri dhe të përshtasin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur.

Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

“Mezi pres të vijë koronavirusi”, shfaqet sërish zyrtarja e lajthitur e Ramës, ja çfarë thotë…

Drejtuesja e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Areti Beruka në studion e ABC News” ka folur për vendimin që u mor për mbylljen e një nga çerdhet kryesore në Tiranë, në ish-bllok, për shkak të dyshimeve se një personel ishte i prekur me koronavirus.

Beruka u shpreh tha se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, jo vetëm për çerdhen, por për të gjitha denoncimet dhe konfirmime që vijnë nga operatorët e hetimit epidemiologjik, merr masat e duhura.

“Po është e vërtetë. Nga strukturat e Epidemiologjisë së Operatorit, sapo morëm informacionin se dyshohej për një nga punonjëset e prapavijës së çerdhes me COVID-19, ne u detyruam të bëjmë mbylljen e aktivitetit. Nga konstatimi që në kemi bërë çerdhja ishte dezinfektuar, por duhej bërë mbyllja për të karantinuar të gjithë stafin që ka qenë person kontakti. Mirë është që edhe fëmijët të bënin një karantinim”, sqaroi Beruka.

Më tej ajo theksoi se qytetarët me këtë hapje graduale të vendit dhe lehtësim të masave duhet të tregohen më të ndërgjegjshëm.

“Gjoba nuk është qëllim në vetvete. Me hapjen ishte e pritshme rritja e rasteve. Kjo epidemi është me të papritura dhe është sfidë e të gjithëve bashkë. Qytetarët duhet të respektojnë masat për të mbrojtur, jo vetëm familjarët, por edhe të afërmit e tyre. Duhet të kuptojmë që virusi nuk është larguar, është edhe mes nesh”, u shpreh ajo.

Gjatë bisedës në studion tha për gazetarin Enkel Demi se faktet e rritjes së numrit të rasteve tregojnë së duhet të respektojmë masat.

“Në fakt masat administrative të vendosura kanë sjellë në njëfarë mënyre përmirësim. Subjektet të cilat kanë grumbullime duhet të respektohet distanca sociale, ndërsa në vendet e mbyllura duhet patjetër të vendoset maska. COVID-19 është prezent dhe nëse nuk binden me numrat është  e palogjikshme të vazhdojmë të flasim”, u shpreh ajo.

Kryeinspektorja për shëndetin në Tiranë, Areti Beruka  deklaroi nw mesin e muajit mars se, “mezi po priste të vinte koronavirusi në Shqipëri”, ka habitur sërish me deklaratat e saj.

Njw tjetwr lajthitje e saj ishte kur mw pas deklaroi se, “në Shqipëri është mirë që 60-% e popullsisë të infektohet nga koronavirusi”.

Ndërron jetë “gjenerali” i ’97-tës

Ka humbur jetën si pasojë e një infarkti kardiak Nehat Kulla, i njohur ndryshe dhe me nofkën ”gjenerali”. Kulla, i njohur ndryshe si gjenerali, në vitin e mbrapshtë 1997 krijoi një “komisariat policie” në zonën e “Kinostudios”. Ai ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare, në banesën e tij, pasi u liruar nga burgu me bujë rreth një vit më parë.

Kulla ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamata. Kulla e ka vuajtur dënimin në burgun e Fushë-Krujës, që nga koha kur u arrestua në vitin 2005.

150 pasagjerët e bllokuar në aeroportin e Zyrihut në revoltë: Rama na mbylli telefonin. Duam ndihmë!

150 pasagjerë kanë kaluar natën të bllokuar në Aeroportin Zyrihut në Zvicër. Sipas informacioneve që u kanë dhënë pasagjerëve aty, pala shqiptare nuk ka miratuar uljen e këtij avioni në pistën e Rinasit. Euronews Albania zhvilloi një bisedë me pasagjerët, të cilët kërkuan ndihmë të shpejtë nga shteti shqiptar.

Pasagjerja Alba Brokaj u shpreh se kanë kaluar natën duke fjetur në dysheme apo karriget e aeroportit.

“Nata ka qenë e vështirë, sidomos për personat që kanë probleme shëndetësore. Është pak ironike sepse çdo gjysmë ore kemi njoftim nga autoritetet e aeroportit për të mbajtur distancë dhe maskë, ndërkohë që na kanë lënë natën me disa dyshekë të improvizuar, që të flemë në dyshemenë e aeroportit apo në karriget e aeroportit. Ndër pasagjerët ka persona të moshuar, të cilët kanë problemet shëndetësore, janë me zëmër dhe nuk ka pasur asistencë shëndetësore. Ka persona që kanë edhe fëmijë të vegjël dhe që kanë udhëtuar nga SHBA”, tha ajo.

Ajo shtoi më tej se kompania ka njoftuar pasagjerët se fluturimi drejt Shqipërisë është anuluar,  ndërsa iu është kërkuar atyre të kthehen andej nga janë nisur.

“Pasagjerët vijnë nga vende të ndryshme, SHBA, Zvicra, Belgjikë. Destinacioni ishte Tirana dhe për tre orë nuk kemi pasur lajmërim nga kompania, por në darkë na është bërë një komunikim që fluturimi është anuluar dhe po mendohen zgjidhje. Një ndër sugjerimet ka qenë që pasagjerët të kthehen nga vendet nga janë nisur.

Nga insistimi që kemi bërë dje me kompaninë, ata kanë thënë se kanë pasur leje nga autoritetet shqiptare për t’u ulur në Tiranë. Kemi kërkuar një e-mail apo shkresë nëse informacioni është zyrtar, por kjo gjë thanë se nuk është e mundur pasi kjo i takon kompanisë”, shtoi ajo.

Një tjetër shqiptar u shpreh se kanë komunikuar edhe me kryeministrin Rama, por se nuk kanë marrë ende një përgjigje për shqetësimin e tyre.

“Kemi kontaktuar me Edi Ramën mbrëmë dhe na ka mbyllur telefonin. Jemi me fëmijë të vegjël, kemi ngelur rrugëve, 150 veta kanë ngelur në tokë. Të gjithë kanë ngelur përtokë, ka të sëmurë. Problemi është se nuk të jep njeri zgjidhje. Këtu nuk ka as bukë për të ngrënë. I kërkojmë shtetit shqiptar ndihmë. Duam të shkojmë në Shqipëri dhe të na japin zgjidhje”, tha një pasagjer.

Ata i thanë Euronews Albania se po përgatiten të ngrenë një padi ndaj kompanisë për dëmin që iu ka shkaktuar.

“Qytetarë kanë të njëjtin mendim që të kthehen në Shqipëri. Jemi në mendimin se ne do bëjmë një padi për kompaninë për dëmin emocional dhe ekonomik që iu është shkaktuar pasagjerëve”, shtoi Brokaj.

Turi mbrëmë te emisioni Opinion kishte pirë raki dëllinje! Ishte tapë fare!

Nga Artan FUGA

Turi mbrëmë te emisioni Opinion kishte pirë raki dëllinje!

Ishte tapë fare!

Sigurisht budallalliqet vetëm një të dehuri i duken normale!

Testi mund të ketë gabime, madje si ky mund të ketë dhjetra gabime idioteske, përsëri nuk është aq serioze, por kur i mbron, atëhere gjendja bëhet katastrofë sepse tregon se bëhesh njish me budallalliqet, absurditetet, bëhesh qesharake!

Turi pi raki?

Ai flet gomarlliqe!

Gjeni sa gradë është rakia që i kanë dhënë duke ditur se shkalla e gomarllikut rritet pesë herë për çdo gradë alkooli më shumë në raki !

Testi i lëndës : Budallalliku televiziv!

Shqipëria bllokon mbërritjen e të Dërguarit të BE, Lajçak në Kosovë

Një numër i madh pasagjerësh të cilët prisnin që gjatë ditës së sotme të udhëtonin me avionin e kompanisë zvicerane Edelweiss, nga Zyrihu në Tiranë, kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e kryeqytetit zviceran.

Mes pasagjerëve që kishin prerë biletat rezulton të ketë qenë dhe i Dërguari special i Bashkimit europian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili kishte zgjedhur këtë mundësi për të qenë nesër i pranishëm në një vizite zyrtare në Prishtinë, të parën që kur mori këtë detyrë.

Kompanisë Edelweis, nuk i është lejuar fluturimi drejt aeroportit Nënë Tereza të Tiranës. Autoritetet shqiptare i thanë Zërit të Amerikës, se kompanisë ajrore zvicerane, nuk i ishte dhënë asnjë leje, aq më tepër kur mes Shqipërisë dhe Zvicrës, nuk është nënshkruar ende një marrëveshje për rihapjen e fluturimeve, të cilat u pezulluan për shkak të pandemisë së COVID 19.

Rihapja po bëhet graduale, dhe në këto momente, një pjesë e shteteve po operojnë përmes marrëveshjeve dypalëshe, siç ka ndodhur mes Shqipërisë dhe Austrisë, Serbisë dhe Greqisë, thanë zyrtarë të ministrisë së Infrastrukturës, duke shtuar se Shqipëria madje i ka bërë kërkesë Zvicrës, për rinisjen e lidhjeve ajrore, por ende pala tjetër nuk ka dhënë pëlqimin.

Për situatën e krijuar, nuk ka një reagim nga kompania zvicerane. Zëri Amerikës ju drejtua shoqërisë Edelweiss, për shpjegime përmes emailit, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk kishte marrë ende përgjigje.

Kujtojme se Lajçak pas mbërritjes në Tiranë do të nisej për në Kosove si i dërguar i BE për bisedimet Kosve-Serbi. Ai do te kishte nje vizite treditore në Prishtinë.

Pas emërimit të njeriut të Trump në krye të VOA, dorëhiqen dy drejtorët kryesorë

Drejtorja e Zërit të Amerikës, Amanda Bennett dhe zëvendësja e saj kryesore, Sandra Sugawara, dhanë dorëheqjen të hënën, duke thënë se Michael Pack, shefi ekzekutiv i sapo miratuar i Agjensisë Amerikane për Median Globale (USAGM), që mbikqyr edhe Zërin e Amerikës, gëzon të drejtën t’i zëvendësojë ato me ekipin e zgjedhur prej tij.

Bennett dhe Sugawara, të dyja gazetare me përvojë të gjatë, drejtojnë Zërin e Amerikës që nga viti 2016, duke e zgjeruar ndjeshëm mbulimin me lajme dhe kronika. Zëri i Amerikës është agjensi e pavarur lajmesh e qeverisë amerikane që prodhon programe televizive dhe radioje në 47 gjuhë si dhe në faqen e internetit voanews.com.

Në letrën e tyre të dorëheqjes drejtuar qindra punonjësve, redaktorëve dhe stafit teknik të Zërit të Amerikës, Bennett dhe Sugawara thanë se ato kishin sjellë ndryshime për mirë gjatë katër viteve të fundit.

Ato flasin në letër mbi përpjekjen “pasionante dhe të fuqishme” të kësaj agjencie për t’i treguar audiencës se ç’është Amerika, përmendin “përqëndrimin te puna për të hedhur poshtë të pavërtetat dhe dezinformimin kudo në botë; vëmendjen e treguar për historitë e grave, të refugjatëve dhe të kolegëve gazetarë në të gjithë botën.”

Bennett dhe Sugawara i thanë stafit të Zërit të Amerikës se “asgjë që lidhet me ju, me pasionin tuaj, me misionin apo integritetin tuaj nuk ndryshon” me ardhjen e zotit Pack në krye të Zërit të Amerikës dhe organizatave të tjera mediatike të qeverisë amerikane.

“Michael Pack u betua para Kongresit për të respektuar murin mbrojtës që garanton pavarësinë e Zërit të Amerikës dhe që luan rolin më të rëndësishëm tek besimi i jashtëzakonshëm që ka tek ne audienca në të gjithë botën,” thuhet në letër.

Por ardhja e zotit Michael Pack në krye të USAGM me një kontratë tre vjeçare të miratuar nga Senati ka qenë një proces i vështirë.

Presidenti Donald Trump e emëroi zotin Pack, bashkëpunëtor i njërit prej përkrahësve më të flaktë ideologjikë të tij, ish-kryestrategut të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Bannon, më shumë se dy vjet më parë. Por miratimi u bllokua nga demokratët e Senatit deri vonë, pjesërisht për shkak të shqetësimeve të tyre në lidhje me aludimet për përfitime të paligjshme financiare në bizneset e tij.

Javët e fundit, Presidenti Trump e ka kritikuar Zërin e Amerikës për mënyrën e mbulimit të lajmeve për Kinën gjatë krizës së koronavirusit. Më 15 maj, i pyetur për emërimin e zotit Pack, Presidenti Trump tha: “Zëri i Amerikës menaxhohet në një mënyrë të tmerrshme. Ata nuk janë Zëri i Amerikës. Ata janë e kundërta e Zërit të Amerikës.”

Në atë kohë, zonja Bennett komentoi në mbrojtje të misionit dhe raportimeve të kësaj agjencie lajmesh, që financohet nga SHBA.

“Ne eksportojmë Amendamentin e Parë për njerëzit në mbarë botën që nuk kanë qasje tjetër në informacione faktike, të vërteta dhe të besueshme,” tha zonja Bennett.

“Kjo është arsyeja pse më shumë se 80% e 280 milion njerëzve që na ndjekin në 47 gjuhë dhe në mëse 60 vende, thonë se kanë besim te puna jonë,” u shpreh ajo.

Ish-shoqëruesi, Merovci: Si e kundërshtoi Rugova takimin me Milosheviçin

BELGRADE, YUGOSLAVIA: Yugoslav President Slobodan Milosevic (R) shakes hands with ethnic Albanian leader Ibrahim Rugova (L) prior to talks in Yugoslav capital of Belgrade April 1. Yugoslav President Slobodan Milosevic met the de facto leader of Kosovo's ethnic Albanian majority, Ibrahim Rugova, at the presidential palace in a suburb of Belgrade. The meeting comes in the middle of a Serbian military crackdown on ethnic Albanians in Kosovo. (Photo credit should read STR/AFP via Getty Images)

Adnan Merovci, ish-bashkëpunëtori më i afërt i ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova ka folur në Pressing rreth takimit të Ibrahim Rugovës më Sllobodan Millosheviqin në Beograd.

Merovci tha se një ditë para takimit presidentit Ibrahim Rugova u kishin thënë që “Presidenti Millosheviq ju pret në takim, nesër në orën 9:00″.

“S’ka kushte për takim. Ne i kemi kryer bisedat’, citon Merovci fjalët kundërshtuese të rugovës.

Thekson se atë natë nuk kishin mundur fare të bënin gjumë.

Të nesërmen erdhën në orën e caktuar 09:00, thotë Merovci.

“Frika më e madhe e imja ka qenë se do të më detyrojnë të kthehem, do të më ndanin nga Rugova”, thotë Merovci në Pressing në T7.

“Millosheviqi i kishte vu përpara një letër Rugovës për ta nënshkruar”. Sipas tij ajo ishte një ‘deklaratë e përbashkët për media’.