25.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

BE dhe SHBA ndahen për Kosovën, axhenda të ndryshme për bisedimet

I Dërguari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, do të vizitojë nesër Kosovën dhe do i bëjë të ditura datat për rifillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE’ja. BE për disa vite me radhë ndërmjetësoi dialogun, dhe e kishte si kusht arritjen e marrëveshjes mes dy shteteve për vazhdimin e rrugës së integrimit në BE.

Lajçakut sot iu anulua fluturimi, përpiqet të vijë nesër në Kosovë me datat e BE’së për dialogun
Mirëpo tani SHBA ka marrë rolin kyc pas emërimit të të Dërguarit Special, Richard Grenell. Ai ka bërë të ditur se dialogu do të ndodhë me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

E nga Zyra e BE’së në Kosovë thonë se nuk i komentojnë aktivitetet e të tjerëve. Në disa përgjigje për Gazetën Express, zëdhënësja e Zyrës së BE’së, Dinka Zivlaj, bën të ditur se Lajcak do të sjellë nesër datat, ndërsa ka shpjeguar edhe pse ai nuk arriti të zbresë sot në Tiranë.

‘’Fatkeqësisht, fluturimi i Z. Lajçak nga Cyrihu u anulua. Ne po punojmë për të siguruar që ai do të jetë në gjendje të jetë në Kosovë me vonesën më të vogël të mundshme. Z. Lajçak është angazhuar që nesër të jetë në Kosovë. Pasi të jetë në tokë, ai do të takohet me bashkëbiseduesit e tij për të diskutuar kohën dhe modalitetet për një rifillim të shpejtë të Dialogut.’’, thotë ajo.

Ndërkohë për dialogun e facilituar nga SHBA, Zyra e BE’së shprehet kështu:

‘’Ne nuk i komentojmë aktivitetet e të tjerëve. Lajčák do të jetë nesër në Prishtinë për të diskutuar mbi modalitetet dhe ai sjell data për rifillimin e Dialogut të lehtësuar nga BE, një proces i cili ka dhënë rezultate shumë të vërteta për njerëzit në Kosovë që nga fillimi i tij.’’, thotë Zivajl për Express.

Bisedimet me Kosovën, Putin thërret me urgjencë në Moskë, Vuçiçin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë që Rusia do ta mbështesë Serbinë kur bëhet fjalë për Kosovën dhe se është e qartë që asnjë vendim nuk do të mund të sillet pa Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është thënë në një komunikatë nga Presidenca e Serbisë.

Siç thuhet në komunikatë, Putini ka thënë që për Kosovën “do të bisedojë sy më sy me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në javën e ardhshme në Moskë”.

Vuçiqi do të jetë i pranishëm në Paradën e Fitores në Moskë, më 24 qershor, me të cilën do të shënohet 75-vjetori i fitores mbi fashizmin, ndërkaq që nga kabineti i presidentit Vuçiq është thënë që ai e ka falënderuar Putinin “për mbështetjen aktive të Rusisë për interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë, mbi parimet e të drejtës ndërkombëtare dhe drejtësisë”.

Vuçiq, siç raporton REL, citohet t’i ketë thënë Putinit që është nder i madh për të që të marrë pjesë në Paradën e fitores “sepse krenohet me faktin që populli serb dhe ai rus, në Luftën e Dytë Botërore kanë qenë në anën e njëjtë liridashëse”.

“Prandaj, nuk ka detyrë më të rëndësishme se sa ruajtja e kujtimit për historinë e lavdishme dhe të vërtetës për luftën, e cila sjellë lirinë dhe paqen”, ka thënë Vuçiq, thuhet në komunikatë.

“Presidenti Putin ka konfirmuar që sërish do të vizitojë Serbinë, për të qenë i pranishëm në ceremoninë qendrore shtetërorë për shenjtërimin e tempullit të Shën Savës dhe ka theksuar që Rusia do t’i ndihmojë interesat e Serbisë dhe do t’i mbrojë interesat e Kishës Ortodokse Serbe”, thuhet në komunikatën e Presidencës së Serbisë.

Vuçiq, siç është thënë, ka theksuar që Rusia “kontribuoi jashtëzakonisht shumë për përfundimin e tempullit më të madh ortodoks në Serbi, duke e bërë atë si një nga simbolet e afërsisë së dy shteteve dhe dy popujve”.

Gjithashtu, temë e bisedimit ndërmjet Vuçiqit dhe ati Putinit ka qenë edhe vizita e ardhshme e shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, në Beograd, e cila është planifikuar për ditën e enjte, më 18 qershor, tre ditë para zgjedhjeve në Serbi.

“Fakti që për vizitën e parë jashtë shtetit, pas pushimit të detyruar të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, e ka zgjedhur vendin tonë, për ne është edhe një konfirmim i marrëdhënieve më të afërta dhe miqësore, si dhe të partneritetit të jashtëzakonshëm strategjik”, ka thënë Vuçiq.

Në fund të komunikatës, është theksuar që edhe Putin “ka shprehur besimin për fitoren e listës, të cilës, në zgjedhjet e ardhshme, i prin presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.

Modriç: Realit po i mungojnë golat dhe karakteri i Cristiano Ronaldos

Real Madridit janë duke i munguar golat dhe karakteri i Cristiano Ronaldos, i cili vazhdimisht e nxiste skuadrën për të fituar, thotë Luka Modriç.

Superylli portugez Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë në histori të Real Madridit gjatë qëndrimit të tij 9 vjeçar shumë pjellor dhe të trofeshëm në Santiago Bernabeu nga viti 2008 deri më 2018.

Madridi e shiti Ronaldon në Juventus për një çmim shumë të lartë parash, menjëherë pasi e fitoi titullin e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve dhe të katërtin në pesë sezone.

Por në sezonin pasues, Reali ngeci në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve pa yllin kryesor.

Aq ky sezon, i cili u ndërpre për tre muaj rresht si pasojë e pandemisë koronavirus, nuk ka qenë shumë i mirë. Skuadra e Zinedine Zidane është e dyta në La Liga me dy pikë më pak se liderja Barcelona, ndërsa e ka humbur 2:1 ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve në shtëpi kundër Manchester City.

“Ronaldo është në mesin e më të mirëve në histori. Neve në Real Madrid na mungojnë golat dhe karakteri i tij. Cristiano dëshiron të fitojë gjithmonë, ai na nxiste dhe na bënte të reagonim”, tha Modriç.

“Si person ai e ka një zemër të madhe dhe është gjithmonë i gatshëm t’i ndihmojë njerëzit në nevojë”, shtoi ai.

Shkencëtari që u kthye në hero në Spanjë në luftën ndaj virusit

Me të famshëm të paaftë për të arritur audiencën e tyre të zakonshme dhe politikanët nën një kontroll të shtuar, ekspertët e shëndetit publik po “vjedhin” vëmendjen e duhur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, virologët dhe epidemiologët e panjohur më parë janë bërë emra të famshëm në një numër vendesh, ku qytetarët presin me padurim vlerësimin dhe këshillat e tyre mbi pandeminë e coronavirusit.

Njëri ndër ta është edhe Dr. Fernando Simón, shefi i urgjencës shëndetësore në Spanjë, i cili fitoi vëmendjen me qasjen e tij të thjeshtë.

Me një zë të ngathët dhe flokë të egër, ai ka qenë fytyra e luftës kundër COVID-19.

Sipas Euronews, përditësimet e tij të drejtpërdrejta dhe të hollësishme mbi evolucionin e epidemisë, të kombinuara me empatinë dhe durimin, e kanë shndërruar atë në një ikonë popullore për shumë spanjollë.

Dhe përveç vlerësimeve rreth tij, tanimë ka edhe bluza dhe çanta të zgjedhura me imazhin e tij.

Simón është i vetëdijshëm për vëmendjen dhe ka një mesazh për ata që përdorin fytyrën e tij tani të njohur.

“Unë jam i kënaqur që njerëzit janë duke përfituar nga imazhi im për të krijuar një biznes që ata mund ta shohin si fitimprurës. Ajo që unë do të doja më shumë, nëse është e mundur, është se ndoshta ata mund të dhuronin një përqindje të vogël të atyre përfitimeve për OJQ-të”, ka thënë të premten Simón.

Gjithsesi, ai kishte edhe një kohë të rëndë kur u akuzua nga politikanë dhe media konservatorë se kishte fshehur informacione rreth pandemisë në mënyrë që të lejonte demonstratat e Ditës Ndërkombëtare të Grave të zhvilloheshin më 8 mars.

Por, kur ai doli pozitiv në testin për coronavirusin në fund të marsit, çështja e tij ngjalli një shfaqje mbarëkombëtare të simpatisë.

‘The Wall Street Journal’: Trump ‘nikoqiri’ i takimit Kosovë-Serbi në Uashington

U.S. President Donald Trump waves as he walks on South Lawn of the White House in Washington, U.S., before his departure for the weekend in Palm Beach, Florida, March 23, 2018. REUTERS/Yuri Gripas

Presidenti amerikan Donald Trump ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë krerët e dy vendeve në Ballkan, në një përpjekje për të ndërmjetësuar një marrëveshje, pas mosmarrëveshjeve me dekada, të cilat edhe nxitën një ndërhyrje ushtarake amerikane në rajon.

Kështu e fillon shkrimin mediumi prestigjioz amerikan, The Wall Street Journal, sipas të cilit përkundër krizave, të trazirave mbarëkombëtare dhe përhapjes së coronavirusit, zoti Trump shpreson të sigurojë një traktat të qëndrueshëm zyrtar të paqes në një rajon që ka qenë një pikë e parë për rivalitetet e superfuqive, për të përmirësuar kredencialet e tij të politikës së jashtme, sipas zyrtarëve amerikanë.

Por, siç shkruan më tej WSJ, përcjell Telegrafi, hapja e re në bisedimet midis Kosovës – të mbështetur nga SHBA, si dhe Serbisë fqinje – një aleate e Rusisë, tashmë po nxit polemikë në Evropë, ku diplomatët kanë frikë se Bashkimi Evropian do të mënjanohet “në oborrin e shtëpisë së vet”.

Në këtë drejtim, mediumi amerikan tregon se Serbia konfirmoi se kishte marrë ftesën për t’u takuar në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

Po sipas mediumit në fjalë, kryeministri i rrëzuar kohët e fundit i Kosovës, Albin Kurti, akuzon Richard Grenell — i dërguari special i Trump për rajonin i cili do të koordinojë takimin e Shtëpisë së Bardhë — për orkestrimin e një “grusht shteti” kundër tij, gjë që zoti Grenell e mohon.

Gjithashtu, sipas WSJ, disa udhëheqës evropianë thonë se marrëveshja e mundshme krijon një precedent të rrezikshëm sepse ata kanë frikë se mund të përfshijë një shkëmbim territoresh.

Ndërkohë, kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili u betua në 3 qershor, tha për Wall Street Journal se qeveria e tij mezi priste të hynte në negociata nën patronazhin e SHBA-së.

The Wall Street Journal vlerëson se z. Trump “e pa si një interes personal” këtë çështje vitin e kaluar, pasi liderët nga të dy vendet iu afruan administratës, sipas një zyrtari të lartë amerikan.

Kështu që, siç vlerësohet më tej, zgjidhja e mosmarrëveshjes së gjatë do t’i jepte një “mbështetje” zotit Trump përpara zgjedhjeve, besojnë zyrtarët e administratës, pasi bisedimet me Korenë e Veriut dhe presioni ndaj Iranit deri më tani kanë dhënë rezultate të kufizuara.

Lexo po ashtu:
Grenell: Më 27 qershor, në Shtëpinë e Bardhë përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë takohen për dialogun
Grenell: Më 27 qershor, në Shtëpinë e Bardhë përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë takohen për dialogun
Por, pavarësisht “dallimeve” mes Evropës dhe SHBA-së mbi presionin e administratës Trump, shkruan The Wall Street Journal, një rezultat i suksesshëm do të zgjeronte gjurmët e Perëndimit në Ballkan, ku Kina dhe Rusia po konkurrojnë në mënyrë agresive për ndikim, veçanërisht që nga fillimi i pandemisë.

Duke folur për takimin e 27 qershorit, The Wall Street Journal shkruan se z. Grenell tha që presidentët dhe kryeministrat e dy ish-kombeve jugosllave ishin ftuar të udhëtojnë në Uashington për samitin, i cili mund të njoftojë përparim të rëndësishëm drejt një marrëveshjeje.

“Siç kemi thënë vazhdimisht, ne së pari duhet të bëjmë përparim në rritjen e ekonomive”, citohet Grenell. “Ky është fokusi”.

Më tej në shkrimin e The Wall Street Journal, duke u thirrur në zyrtarë të lartë të SHBA-së, thuhet se “presioni” i administratës Trump për një marrëveshje midis dy vendeve përfshin “karotën deri në 200 milionë dollarë në kredi amerikane me kushte preferenciale” dhe “shkopin e tërheqjes së trupave amerikane nga rajoni”.

Madje, siç vlerëson mediumi amerikan, shtytja diplomatike amerikane ka fituar mbështetje entuziaste në Beograd, kryeqytetin serb dhe Prishtinën, kryeqytetin e Kosovës.

“Jam plotësisht i bindur që SHBA dhe udhëheqja e presidentit Trump do të na ndihmojnë të arrijmë një marrëveshje”, citohet presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Ndërkohë, kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka thënë se zoti Trump kishte injektuar shpresë të re për një zgjidhje.

“Kjo është një çështje me rëndësi thelbësore dhe strategjike dhe ne jemi të etur për të vazhduar dialogun”, citon mediumi amerikan Brnabiq.

Ndryshe, The Wall Street Journal kujton se Kosova njihet nga mbi 100 vende, përfshirë SHBA-në, por nuk është në gjendje të bashkohet me organizata ndërkombëtare, siç janë Kombet e Bashkuara, sepse Serbia, e mbështetur nga Rusia dhe Kina, e refuzoi kërkesën e saj për pavarësi.

Dhe në këtë drejtim, z. Grenell tha që Serbia, si pjesë e nismës amerikane, ra dakord të ndalte përpjekjet për të bindur vendet dhe organizatat që të kthejnë vendimet e tyre për të njohur shtetësinë e Kosovës.

Në pjesën e fundit të shkrimit të The Wall Street Journal, përcjell Telegrafi, thuhet se ndërsa Evropa dhe SHBA kanë punuar tradicionalisht si partnerë në Ballkan, kjo aleancë gradualisht është shpërbërë vitet e fundit.

“Gjermania ka udhëhequr kundërshtimin evropian ndaj një shkëmbimi tokësor në Ballkan, nga frika se mund të nxirrte një valë pretendimesh territoriale në një rajon të formuar nga lufta përgjatë viteve 1990”, thuhet në shkrimin e mediumit amerikan.

Ndërkohë, shkruan më tej, muajin e kaluar, Franca dhe Gjermania u bënë thirrje të dy palëve të rifillojnë bisedimet nën “kujdesin” e BE-së.

Në këtë drejtim, vlerësohet në shkrim, zyrtarët evropianë dyshojnë se shtytja ekonomike e Uashingtonit do të zgjidhë çështjen kryesore politike, njohjen e Kosovës nga Serbia.

Reagimi i fortë i gazetarit: Rama i trembur nga PD-LSI, po përdor mercenarët dhe palaçot e “opozitës së re” për…

Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në emisionin “Në fokus” në Tv T, ka komentuar propozimet e disa parlamentarëve të “opozitës së re”, të cilët kërkojnë që të mos lejohen koalicionet para-zgjedhore.

Rakipi tha se këta deputetë po përdoren sërish nga Edi Rama, sepse kryeministri i trembet koalicionit PD-LSI dhe kërkon me çdo mjet ta prishë atë. Sipas Rakipit, ky koalicioni PD-LSI, e rrezikon seriozisht pushtetin e Ramës.

“Kjo mazhorancë, e sheh veten me dyshim për të marrë pushtetin për herë të tretë, apo të katërt, siç është përgatitur Edi Rama dhe siç flet ai për vitin 2030.

Një koalicon PD-LSI, që është i shkruar, e tremb dhe tmerron Edi Ramën. Ky koalicion, shto dhe partitë e tjera, e largon nga pushteti Edi Ramën. Në këtë mënyrë, ai po përdor mercenarët, të ashtuquajturën opozitë parlamentare, e cila është aty pa asnjë shkak dhe arsye dhe është ilegjitime. Nëse do të kishim Gjykatë Kushtetuese, ata do të ishin ilegjitimë. Rama po përpiqet të marrë benefitin e madh dhe të fundit të tyre.

Ç’do të thotë, stop koalicioneve? Kështu i duhet Edi Ramës. Merr të gjithë palaçot që kanë hyrë në parlament dhe të votojnë ata që të stopojnë koaliconet, që të fitojë Rama.

Ai kërkon të ndërhyjë për të prishur jo vetëm atë që bëri me ambasadorët, që u mburrën deri në instancat më të larta të administratës së tyre, siç foli Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, për këtë “arritje”. Edi Ramës nuk ja mban më menderja dhe kërkon me të gjitha mënyrat të prishë sistemin, duke prishur koalicionet“, tha Rakipi.

Gazetari u shpreh se LSI në këtë rast rikthehet në rolin e king makerit, të cilin e ka patur gjithmonë, duke përjashtuar zgjedhjet e vitit 2017, të cilat e penalizuan PD-në dhe LSI-në, për shkak të marrëveshjes Rama-Basha.

“Ilir Meta me partinë e vet ka qenë në rolin e king makerit. Nga ka shkuar Ilir Meta, ka shkuar fituesi. Fituesi ka qenë ku ka shkuar Ilir Meta. Në vitin 2017, Luli bëri cadrën si Gadafi dhe e mbyllën Metën në presidencë. Në këtë rast Meta është super king maker dhe Rama kërkon të prishë pikërisht këtë. Edi Rama më mirë të dalë dhe të thotë, që nuk bëj zgjedhje fare, por jo të prishë rregullat e lojës.

Ju flisni për këta emra. Po çfarë integriteti ka Lefter Koka, që deri dje ishte një njeri i rëndësishëm në LSI? Çfarë besueshmëria ka një njeri që i ka shitur të vetët në momentet më të vështira?“, tha Rakipi.

Rama po na rrezikon jo vetëm shëndetin, por edhe “lëvizjen e lirë”!

Nga Tritan SHEHU

Lajm i mire qe Komisioni Europian ka kerkuar te hyje ne fuqi rregjimi i “levizjes se lire” per Ballkanin Perendimor ne zonen Shengen, duke respektuar rregullat anti Covid 19 te pritesit.

Por fatkeqesisht shqiptareve se bashku me shendetin po u rrezikohet dhe kjo “levizje”:
1-Se per ne eshte e pamundur te realizojme individualisht testimet Covid, virusale e imunologjike, kusht ky nga vende te zones Shengen.

Sic e kemi thene ndalimi i laboratoreve tek ne per te kryer keto testime, kur ato tashme jane te thjeshta, te shpejta, me kosto te ulet (vecanerisht imunologjiket), perben nje veprim jo vetem anti shkencor qe ul numrin e tyre, qe deformon te dhenat me pasoja negative ne perballjen e epidemise e shendetin e qytetareve, por qe po behet edhe nje pengese serioze per levizjen jashte vendit.

Pra ne kete menyre kjo Qeveri po shkel tre te Drejta Kushtetuese dhe te Njeriut: te Drejten e realizimit te egzaminimeve mjekesore, te Drejten per shendet, si dhe te Drejten e “levizjes se lire”.
2-Nga rritja e rasteve te infektuara me Covid 19 e te shtruara ne spitalet tone, pasoje kjo e keq perdorimit te “mbylljes”, mungeses se nje strategjie racionale dhe e lidhur direkt me numrin shume te vogel te testimeve e pamundesine e berjes se tyre lirshem.

Ne lidhje me keto kam dhe nje objeksion per ndonje koleg e ate Komitet: nje profesionist nuk mund te “qetesoje ndergjegjen” duke evidentuar faktin qe pergjegjesia eshte e Rames, kur afirmon se dhe per aktivizimin e kapaciteteve tona laboratorike a dicka tjeter te ngjashme vendoska Qeveria!!

Ne kete rast ai se paku duhet te beje publike mendimet personale, se ketu kemi te bejme ne radhe te pare me ceshtje shkencore e profesionale.

UEFA vendos, ja datat dhe finalja e Ligës së Kampionëve

Ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të luhen më 12, 13, 14 dhe 15 gusht, gjysmëfinalja më 18 dhe 19 gusht, dhe finalja më 23 gusht, sipas Sky Italia.

Është interesante se shorti për tetë finalistët e Ligës së Kampionëve do të mbahet nga mesi i korrikut, përkatësisht para ndeshjeve të kthimit.

Tani për tani dihet se Atalanta, Atletico Madrid, Paris Saint-Germain dhe Leipzig janë mes tetë më të mirëve, dhe katër skuadrat e tjera do të dihen pas ndeshjeve Juventus – Lyon, Barcelona – Napoli, City- Real Madrid dhe Bayern – Chelsea.

UEFA gjithashtu ka vendosur të mos ndryshojë orarin e ndeshjeve të kthimit, të cilat do të luhen më 6 dhe 7 gusht, në mënyrë që gjithçka të jetë e rregullt.

Superkupa evropiane është caktuar gjithashtu për 24 shtator në Budapest, ndërsa Stambolli do të presë finalen e Ligës së Kampionëve vitin e ardhshëm, dhe Shën Petersburg në vitin 2022.
E gjithë kjo do të ratifikohet nga Bordi Ekzekutiv i UEFA të mërkurën.

Çfarë bëri Turi se na iku truri/ Pedagogia e Gjuhë-Letërsisë: 15 pikëpyetje në 30 pyetjet e letërsisë

Pas provimit të Gjuhës Shqipe në vendin tonë u hap një debat lidhur me tezën e provimit të letërsisë, e cila u pasua me protesta nga maturantët dhe kritika të forta.

Për këtë ka reaguar edhe pedagogia e Gjuhë-Letërsisë, Prof. Dr. Dhurata Shehri, e cila shtron 15 pikëpyetje në 30 pyetjet e provimit.

Pedagogia e njohur ka nxjerrë në pah problematikat që ka vënë re në tezën e provimit, si dhe në formulimin e pyetjeve.

Në fund të shkrimit të publikuar në rrjetet sociale, ajo sulmon hartuest e tezës së testit dhe i akuzon ato se kanë treguar padije në një tezë që mat dijet e nxënësve.

Shkrimi i plotë i pedagoges

15 PIKËPYETJE NË 30 PYETJET E LETËRSISË

1.Pyetja 33 janë dy alternativa asnjëra krejtësisht e saktë, por të dyja me nga një pjesë të saktë: pra as shkallëzim dhe apostrofë, as pasthirmë dhe enumeracion, por enumeracion dhe apostrofë.

2. Pyetja 34, alternativa d që është dhënë si e saktë është e gabuar, pasi e sakta është kombinimi i alternatinës c me një pjesë të alternativës d (ndonëse kjo alternativë është formuluar gabim – imazhet në këtë stofë nuk ngjeshen (“ngjesh imazhet”) dhe sidomos ato nuk kanë ritëm që të shpejtohen (pak më parë u është kërkuar nxënësve të vënë në pah mungesën e foljes – po ritmin nga ta gjejnë pastaj???)

3. Pyetja 37, nuk është vetëm njëra alternativë e saktë, por të paktën dy, a dhe c, ndonëse asnjëra nuk është e formuluar saktë.

4. Pyetja 38, të sakta mund të konsiderohen të paktën tre alternativa a, c, d, ndonëse asnjëra nuk është e formuluar saktë.

5. Pyetjet 39, 40. Pasi i drejton nxënësit nga një interpretim fort i dyshimtë për poezinë në pyetjen 39, u kërkon ta përforëcojnë gabimin e pyetjes 39 me përgjigjet e pyetjes 40.

6. Pyetja 42, të gjitha alternativat janë të pasakta kur bëhet fjalë për foljen dlirnja (ku shprehet një marrëdhënie gati katartike, një pastrim shpirtëror).

7. Pyetja 43, ndonëse i ka të sakta alternativat për epitetin, nuk ka të saktë formulimin, në vargun e dhënë nuk ka asnjë epitet tipik lasgushian (nëse paska një të tillë).

8. Pyetja 44, ka gabim në formulim. Në asnjë varg të poezisë së dhënë nuk kemi trishtim, e aq më pak ai qenkësh sundues.

9. Pyetja 47 Kërkesa dhe alternativat janë formuluar me gabime të rënda konceptuale dhe terminologjike:
çdo të thotë situatë sarkastike, po heroike, po realiste?, llogaritni sa e saktë mund të jetë alternative e dhënë si e saktë.

10. Pyetja 48, është formuluar me gabime të rënda konceptuale dhe alternativa e dhënë si e saktë është kuptimisht e pasaktë: autori paska “shtjelluar” Kultin (sot mora vesh që kulti u shtjelloka) dhe që paska një “kult të heroizmit në fushën e betejës” (përgjigja e saktë sipas hartuesve të testit);

11. Pyetja 50, shfaq gabime në terminologji në alternativën që jepet si e saktë (zhvillimi linear i aksionit), por edhe tre alternativat e tjera kanë pasaktësi në terminologji dhe koncepte.

12. Pyetja 52, ka gabim në formulim: “Nisur nga fragmenti, vdekja e Patroklit kalon nëpër këto kulme” ( si mund të kalojë vdekja nëpër kulme, e këto kulme qenkëshin: “i bie kaska nga koka; i thyhet heshta; i bie mburoja nga supi”.

13. Pyetja 53 “Qëndrimi ideo-emocional i autorit kundrejt personazhit m? t? dashur” është krejtësisht e gabuar konceptualisht e po aq e vjetëruar në terminologji. Rrëfimi “objektiv” është thelbi i epikës dhe jo qëndrimi “ideo-emocional i autorit”.

14. Pyetja 54, “Duke u nisur nga fragmenti, cili nga tiparet e karakterit t? Patroklit ?sht? tipik p?r heronjt? e eposit grek” – ështe e formuluar gabim, pasi Patrokli, nuk është heroi tipik i eposit grek, e për rrjedhojë edhe alternativa e dhënë si e saktë a nuk ështe vetmja e saktë, por edhe alternativa d.

15. Pyetja 59, asnjë nga alternativat nuk është e saktë, pasi asnjë prejt figurave të renditura nuk është figura kryesore mbi të cilën organizohet imazhi i kësaj skene.

Ftoj hartuesit e tezës ta zbulojnë pse-në e kësaj teze që rreket të masë dije, por që tregon sheshit padije duke i dhënë përgjigje pyetjes 60, kuptimin e foljes FLLIQ.

Rekord personash të infektuar me Covid-19 në Kosovë, 129 raste të reja

IKSHPK ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar 129 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Po ashtu, 10 persona janë shëruar.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 46 (sipas vendbanimit: 45 raste Prishtinë dhe 1 rast Hajvali), komuna e Prizrenit 18 raste (sipas vendbanimit: 15 raste Prizren, 1 rast Mazrek, 1 rast Reçan dhe 1 rast Romajë), komuna e Vushtrrisë 15 raste (sipas vendbanimit: 10 raste Vushtrri, 3 raste Akrashticë, 1 rast Begaj dhe 1 rast Maxhunaj), komuna e Rahovecit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Rahovec dhe 1 rast Ratkoc), komuna e Pejës 8 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Pejë dhe 1 rast Buqan),

komuna e Vitisë 6 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Skifteraj, 1 rast Pozharan, 1 rast Zhiti dhe 1 rast Sllatinë e epërme), komuna e Gjakovës 6 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Rogovë, 1 rast Gjakovë dhe 1 rast Mejë), komuna e Lipjanit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Lipjan dhe 1 rast Rufc i ri), komuna e Drenasit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Sankoc dhe 1 rast Fushticë e poshtme), komuna e Fushë Kosovës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Fushë Kosovë), komuna e Ferizajit 2 raste (sipas vendbanimit:

1 rast Komogllavë dhe 1 rast Ferizaj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Kmetovc-Gjilan, Glloboçicë-Dragash, Kaçanik, Mogillë-Kllokot, Mamushë, Milloshevë-Obiliq, Likoc-Skenderaj, Maqitevë-Suharekë.

Gjithsej sot janë kryer 385 testime. Ndërkohë nga 18915 testime që janë bërë deri më tani, 1615 janë me Covid-19 janë konfirmuar në Kosovë prej fillimit të pandemisë.