30.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

Bylykbashi: Do të ketë identifikim biometrik në të gjithë vendin, nesër vazhdojmë për çështjet e mbetura pezull

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, në përfundim të mbledhjes së sotme, është shprehur se, në zgjedhjet e ardhshme do të ketë identifikim biometrik në të gjithë vendin.

Ai theksoi se arritje tjetër pozitive në tryezën e këshillit politik ishte edhe minimizimi i financimit të partive politike nga subjektet private.

“Sot diskutuam për të gjetur të gjitha garancitë dhe drafti përfundimtar do sigurojë që në zgjedhjet e ardhshme identifikimi biometrik të jetë në të gjithë vendin. Ata që do të votojnë më shumë se njëherë do identifikohen.

Kjo është ndër arritjet më të mëdha të 5 qershorit. Arritja e dytë është financimi i partive. Kemi rënë dakord për reduktim të financimit privat. Sot partitë politike shpenzojnë 10-fishin. Arritëm edhe këtë moment të rëndësishëm duke ulur shpenzimet e dyshimta.

Ne kemi vendosur identifikimin biometrik. Nesër vazhdojmë punën për çështjet e mbetura pezull”, tha Bylykbashi.

Paloka: Rama e di shumë mirë, që përballë opozitës së bashkuar nuk i mjaftojnë më as paratë e pista dhe as bandat…

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, akuzon Kryeministrin Edi Rama se po i kundërvihet haptazi marrëveshjes për ndryshime në Kodin Zgjedhor, mëgjithëse e ka firmosur atë.

Paloka thekson se pabesia dhe mos zbatimi i marrëveshjeve është nga tiparet dalluese të Ramës prandaj nuk habit më askënd me lojërat që po bën me surrogato “opozitën” në mënyrë krejt të trashë.

“Rama e di shumë mirë, që përballë opozitës së bashkuar sot, nuk i mjaftojnë më as paratë e pista, as bandat e asnjë mënyrë tjetër manipulimi nga ato që ka përdorur deri më sot. Për këtë arsye tentoi të kapte komisionet zgjedhore, por dështoi.

Nënshkroi i detyruar një marrëveshje që nuk e donte në një tryezë që e ulen kundër dëshirës së tij. U përpoq me të gjitha mënyrat ta prishte atë tryezë, po nuk ja doli.

Në fund, kur e detyruan të nënshkruaj, luajti rolin e atij që kishte dalë i fituar nga marrëveshja, po u kuptua shpejt që ishte e kundërta”, shprehet Paloka për Koha Jonë.

Sipas tij, Rama nuk mund të bëjë marrëveshje për rregulla të barabarta e lojë të ndershme sepse e di që është i humbur.

“Loja që po bën Rama tani është e qartë jo vetëm për ne, por dhe për ata që u investuan e dolen garant për marrëveshjen! Pra nëse Rama i shkon deri në fund lojës së tij, do ketë kundër jo vetëm opozitën, por dhe partnerët e rëndësishëm ndërkombëtarë.

Një akt i tillë do të ishte qartësisht goditje eliminuese për demokracinë dhe tentativë për sanksionimin në Kushtetutë dhe njëherë të sundimit të partisë -shtet.

Këtë nuk do e lejojë opozita e cila këtë herë do ketë qartazi në krah dhe partnerët. Pluralizmi dhe demokracia e fituar 30 vjet më parë do të mbrohet. Një klikë kriminelësh e oligarkësh nuk mund të sundojnë mbi 80 % të shqiptarëve që mezi presin ti hedhin në plehra, Ramën me klikën e tij kriminale”, shprehet Paloka.

Vendi është si një burg/ Lubonja: Rama po përdor deputetët e opozitës parlamentare për heqjen e koalicioneve

I ftuar në News 24, analisti Fatos Lubonja, teksa foli mbi marrëveshjen politike dhe, reformën zgjedhore dhe kërkesat e “Opozitës Parlamentare”, ka folur për një lloj përdorimi nga maxhoranca, nga kryeministri Edi Rama i deputetëve në fjalë.

“Është e qartë që tek e fundit të gjitha palët kanë interesa dhe mund të tërheqin nga një sistem zgjedhor që iu intereson më shumë. Ajo që do duhej në këtë rast që të respektoheshin rregullat e lojës duke iu respektuar të gjitha këto grupime maksimalisht. Por kjo është një nga gjërat më të vështira në Shqipëri sepse partitë e mëdha dhe LSI bënë një marrëveshje. Për mua ka pasur një lloj përdorimi nga maxhoranca, nga Edi Rama të deputetëve të opozitës parlamentare. Janë akoma në përpjekje për të luajtur se kush do fitojë më shumë. Mendoj se maxhorancës i intereson heqja e koalicioneve. Padyshim që dëmton më shumë opozitën”, tha ai.

Sa i përket qëndrimit të ndërkombëtarëve për reformën zgjedhore, Lubonja tha se ata duan të paraqesin një lloj suksesi, ndërkohë që e interpretoi dhe si një mbështetje indirekte të pushtetit të kryeministrit Edi Rama.

“Që Pompeos ia kanë çuar, lexoje këtë është e sigurt. Këta diplomatët perëndimorë duan të paraqesin një lloj suksesi. E marr si një mbështetje indrirekte ndaj stabilitetit që nënkupton dhe pushtetit të Ramës”, u shpreh Lubonja.

Sa i përket opozitës parlamentare, analisti i njohur tha se ata nuk janë faktorë kryesorë në lojë dhe janë artificialisht të përdorur.

“Opozita parlamentare duhet marrë përgjysmë në konsideratë. Në fund të fundit janë përfaqësues të këtyre partive. Ata hynë si sabotatorë të opozitës në parlament. Ata nuk janë faktorë kryesorë në lojë.

Janë artificialisht të përdorur nga Edi Rama për të mbajtur status quo. Pa qenë me një parti me një mbështetje, nuk e kuptoj ku luajnë ata. Vështirë se këta njerëz hyjnë dhe në listat e hapura të këtyre partive. Janë përfaqësues të opozitës, nuk mund të jenë përfaqësues edhe të PD-së dhe të një partie të re. Kështu është loja shqiptare, kush t’ia hedhë njeri-tjetrit. Ata përdoren tani dhe përdorimi i tyre është pak i shëmtuar. Është një kaos dhe në kaos është shumica që përfiton nga kaosi”, deklaroi Lubonja.

Sa i përket shtimit të rasteve sa i përket të infektuarve me COVID-19, ai tha se sheh pozitive faktin që nuk ka shumë vdekje por tha se një tjetër mbyllje do të ishte traumatike.

“Nga gjithë izolim ekstrem është pak anomali. Dhe në botë po e shohim se si po hapen gjërat në rregull. Pozitiv shoh faktin që nuk shoh të ketë shumë vdekje, por prapë mbetet pyetja është dobësuar apo jo virusi. Një lock down tjetër është traumatike psikologjike. Është si një burg. E dyta është traumatike për ekonominë. Besoj se përderisa nuk ka vdekje, nuk ka kuptim dhe lock doën. Në qoftë se do fillojë të rritet numri i vdekjeve ose rasteve të rënda është për t’u parë”, tha analisti.

Ben Blushi grabit 6 mijë metra tokë në Dhërmi. Ja pse Rama shkarkoi dy drejtorët e Hipotekës në Vlorë

Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi grabit pronat në Dhërmi me falsifikim dokumentash.

Denoncimi wshtw bwrw nga një punonjës i Hipotekës në Vlorë, i cili i wshtw drejtuar me njw mesazh ish-Kryeministrit Sali Berisha. Sipas tij, bëhet fjalë për hapësirë prej afro 6 mijë metrash katrorë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Arben Malavita me ortak Gaz Ramen grabit toke me fallsifikime ne Dhermi.

Shkarkohen me urdher te Edvin Hajdutit 2 drejtore hipoteke ne Vlore qe zbuluan fallsifikimin e dokumentave dhe refuzuan rregjistrimin.

Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital. sb

I nderuar Doktor. Une jam nje punonjese e hipotekes ne Vlore. Nje muaj me pare ne zyrat tona plasi nje sherr i madh per rregjistrimin e nje prone ne Dhermi. Behet fjale per gati 6000m2 ne bregdet. Me presion dhe shantazh eshte rregjistruar pasi ishte e fallsifikuar. Pra kishte zhvendosje. Prona eshte ne breg te detit dhe gjoja eshte ndare me ligjin 7501. Por kur pame emrat e pronareve kuptuam perse behej fjale.

Siperfaqja u rregjistrua ne emer te Ben Blushit dhe Gazmend Demit. Ne hipoteke plasi skandali dhe iken edhe 2 drejtore vetem per kete rast. Eshte paguar nje thes me leke. Ka filluar nje perplasje e madhe midis Blushit dhe biznesmenit Pandi Carapuli qe ka ndertuar aty afer. Nje vjedhje e hapur ne mes te dites ne nje nga zonat me vlere me te madhe ne Shqiperi. Perlat e rivieres po grabiten nga Ben Blushi e Co. Prona eshte regjistruar me 06.05.2020

Basha: Kriza ekonomike po thellohet çdo ditë! RAMAVIRUSI me paaftësinë dhe arrogancën e tij i ka braktisur qytetarët dhe bizneset

Kryetari i PD, Lulzim Basha shkruan në një postim në Facebook se, kriza ekonomike po thellohet çdo ditë. Në çdo takim dhe bashkëbisedim në qytete dhe zona rurale mbizotëron një situatë e rënduar ekonomike. Xhepat e shqiptarëve zbrazen ndërsa qeveria shpërblen oligarkët.

Sipas liderit të opozitës, kryeministri Edi Rama, me paaftësinë dhe arrogancën e tij i ka braktisur qytetarët dhe bizneset, duke i lënë pa mbështetje ekonomike.

Postimi i plotë

Kriza ekonomike po thellohet çdo ditë. Në çdo takim dhe bashkëbisedim në qytete dhe zona rurale mbizotëron një situatë e rënduar ekonomike. Xhepat e shqiptarëve zbrazen ndërsa qeveria shpërblen oligarkët.

Të njëjtën situatë gjeta dhe gjatë takimit me banorë dhe sipërmarrës të vegjël të Njësisë Administrative Nr.1 në Tiranë. Ata po rrënohen nga rënia e fuqisë blerëse dhe konsumit. Xhiroja ditore e këtyre biznesve është në minimumin historik.

RAMAVIRUSI me paaftësinë dhe arrogancën e tij i ka braktisur qytetarët dhe bizneset, duke i lënë pa mbështetje ekonomike, teksa zhvat taksat e tyre dhe i përdor në mënyrë korruptive për 5 oligarkë.

Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë në krah një qeveri që punon për ta dhe jo për një grusht oligarkësh. Ne do të investojmë gjithçka për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme, që sjell punësim dhe rritje të të ardhurave dhe fuqisë blerëse të çdo shqiptari.

Ne do ta çlirojmë biznesin nga taksat e rritura tash 7 vjet e të cilat kanë shkuar ne xhepat e një grupi njerëzish. Për biznesin e vogël në planin tonë do të ketë një detyrim të vetëm, që do të jetë 0.5 % të xhiros vjetore. Çdo biznes do të ketë pullën tatimore dhe asnjë punonjës shteti qëndror apo bashkiak nuk do të lejohet të hyjë në biznes.

Me banorë dhe sipërmarrës të Njësisë Administrative Nr.1 në Tiranë

Kriza ekonomike po thellohet çdo ditë. Në çdo takim dhe bashkëbisedim në qytete dhe zona rurale mbizotëron një situatë e rënduar ekonomike. Xhepat e shqiptarëve zbrazen ndërsa qeveria shpërblen oligarkët.Të njëjtën situatë gjeta dhe gjatë takimit me banorë dhe sipërmarrës të vegjël të Njësisë Administrative Nr.1 në Tiranë. Ata po rrënohen nga rënia e fuqisë blerëse dhe konsumit. Xhiroja ditore e këtyre biznesve është në minimumin historik.RAMAVIRUSI me paaftësinë dhe arrogancën e tij i ka braktisur qytetarët dhe bizneset, duke i lënë pa mbështetje ekonomike, teksa zhvat taksat e tyre dhe i përdor në mënyrë korruptive për 5 oligarkë.Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë në krah një qeveri që punon për ta dhe jo për një grusht oligarkësh. Ne do të investojmë gjithçka për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme, që sjell punësim dhe rritje të të ardhurave dhe fuqisë blerëse të çdo shqiptari.Ne do ta çlirojmë biznesin nga taksat e rritura tash 7 vjet e të cilat kanë shkuar ne xhepat e një grupi njerëzish. Për biznesin e vogël në planin tonë do të ketë një detyrim të vetëm, që do të jetë 0.5 % të xhiros vjetore. Çdo biznes do të ketë pullën tatimore dhe asnjë punonjës shteti qëndror apo bashkiak nuk do të lejohet të hyjë në biznes.

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 15. Juni 2020

Tritan Shehu: Mbyllje nuk ka më! Do na fusë në kolaps. Transporti publik gabim që s’u hap, Italia e hapi që në maj

Rastet pozitive me koronavirus çdo ditë po shtohen dhe po bëhen alaramante në vendin tonë, por çfarë duhet të bëjm dhe pse po ndodh kjo rritje e menjëhershme. I ftuar në emsionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Faxnews, mjeku Tritan Shehu.

I pyetur a ishte i pritshëm rritja e numrit të të prekurve, mjeku tha se normalisht që nuk e kishte parashikuar këtë situatë.

“Të them se e kisha parashikuar është jo reale, por ky virus ka shumë të panjohura. Të bllokohej avancimi që në muajn mars, por nuk ndodhi kështu, ajo pjesë mbyllje, izolmi u keqpërdorë. U morën masa të papërshtatshme, me presion psikologjik mbi njerëzit, si në rastin e shembjes së teatrit. Nuk u bënë ato që duhen nuk u shtrua asnjë strategji. Spitalet u lanë krejtësisht të pambrojtur” u shpreh Shehu.

Shehu tha gjithashtu se pavionet mbeten vatra të rasteve dhe jo për faj të mjekëve dhe të pacentëve por sepse nuk janë marrë masat e duhura.

”U bënë qendra infektimi, dhe jo për faj të mjekëve, nuk u dhanë paisje mbrojtëse apo protokolle, nuk u kontaminuan nga dyshemeja por nga pacientët që vijnë, asnjë protokoll pë të mbrojtur pacientët.

U godit hematologji, në këto sëmundje shumë të ulta, u goditë urgjenca pse nuk u morën masat, sepse nuk ka asnjë protokoll të shkruar për këtë gjë.Hym në një qark të mbyllur nga terreni në spital dhe se ka fajn as qytetari as mjeku por ngaqë s’u morën masat. Kemi një sistem shëndetësor të goditur rëndë, që nuk ka më forcë të eci përpara. Çfarë fituam nga mbyllja, thjesht rënie të ekonomisë” tha ndër të tjera mjeku.

I pyetur nëse është momenti i duhur për të bërë diçka urgjente Shehu tha se mbyllje nuk do ketë më, nëse mbyllemi sërish do të jetë një kolaps.

“Mbyllje nuk ka më , do na fus në kolaps. Transporti publik gabim që s’u hap, Italia e hapi që në maj transportin dhe tani ka rënie të rasteve. Kur veprohet me protokollin padyshim del me sukses, pse në vendet e tjera hapja nuk solli rritje, hapja sjell rritjen kur mbyllja ka qenë e gabuar.

Mbyllja gabim fatal, duhet një strategji inteligjente pa prekur ekonominë, pa mbyllje por me strategji dhe me masa. Duhet bërë një testim i gjithë personelit mjekësor dhe të gjithëve pacientëve të shtruar dhe të gjithë të pajisur me masa mbrojtëse” përfundoi mjeku.

Italia drejt fitores me pandeminë, bie ndjeshëm numri i vdekjeve nga Covid-19

Në 24 orët e fundit, Italia ka shënuar 26 viktima dhe 303 raste të reja me koronavirus.

Ditën e djeshme, numri i viktimave ishte 44, që do të thotë se vijon rënia e numrit të viktimave në vendin fqinj.

Nga të dhënat e sotme, 85,5% e rasteve të reja janë në Lombardi.

Numri total i të prekurve nga Covid-19 në Itali ka shkuar 237 290.

100 shqiptarë të bllokuar në Zyrih, ministria e Jashtme dhe ambasada nuk u përgjigjen

Anëtari i Kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku, ka denoncuar indiferencën që Ministria e Jashtme dhe ambasada po tregon në orët e fundit ndaj pasagjerëve shqiptarë të bllokuar në aeroportin e Zyrihut në Zvicër, të cilët kanë mbetur edhe pa ujë.

Reagimi i Çollakut

Mbi 100 shqiptarë të bllokuar në aeroportin e Zyrihut. Shqiptarët e bllokuar sipas dëshmive deklarojnë se po perpiqen të kontaktojne me numrat e ambasadës tonë, por asnjë numër nuk pergjigjet.

Situatë e turpshme, degraduese dhe diskriminuese për qytetaret shqiptarë.

Ministria Jashtme dhe përfaqësitë tona diplomatike e konsullore kane detyrë e detyrim ligjor e kushtetues të mbrojne e kujdeset për jeten, interesin dhe dinjitetin e çdo shtetasi shqiptare jashte kufijve të Republikes së Shqipërisë.

Papërgjegjshmëria e drejtuesve të Ministrisë së Jashtme është flagrante dhe një rast i përsëritur.

Indiferenca e drejtuesve të përfaqësive tona diplomatike është një shkelje flagrante e ligjit të shërbimit të jashtëm dhe detyrave themelore që këta drejtues kanë.

Mjerisht, ambasadat e konsullatat tona sidomos në vendet perëndimore jane kthyer në resorte turistike për familjare, miq e klientë të ministrave dhe oligarkëve.

Shteti paguan konvaleshencat disa vjeçare të kushërinjve të ministrave veshur me gëzof diplomatik, ndërsa qytetarët shqiptarë poshtërohen nëpër kufijtë dhe aeroportet e botës.

Shpërthen deputeti i PS: Ky vend është qeverisur nga një antishqiptar, as socialistët nuk e duan më Ramën

Deputeti i PS-së në zonën elektorale të Kurbinit, Gjetan Gjetani, në intetvistën për gazetën “Telegraf” pohon se në këto 7 vite të qeverisjes, kryeministri Rama nuk ka mbajtur asnjë zotim, nuk ka kryer asnjë reformë, ekonomia po falimenton, dhe konkretisht, në zonën e tij elektorale në Kurbin, nuk është hapur asnjë vend i ri pune, nuk është bërë asnjë investim, ndërkohë që nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, nuk u mbajt premtimi i kryeministrit Rama, që për 6 muaj do rindërtoheshin shtëpinë, nuk është ndërtuar asnjë tullë. Zoti Gjetani, shprehet se në PS nuk ka më demokraci, përkundrazi, kryeministri Rama është arrogant dhe e trajton bazën e partisë si leckë. Zoti Gjetani thotë se zoti Rama nuk ka vullnet të zhvillojë zgjedhje të lira, por as socialistët nuk e besojmë më.

Zoti Gjetani, cila është sot situata në zonën tuaj elektorale?

– Unë fillimisht dua ta lidh me situatën ekonomike në Kurbin, e cila është në një gjendje me të vërtetë të vështirë. Në këto shtatë vite të qeverisjes së Edi Rames, për shkak se nuk kemi asnjë investim, ku të ndikojë në sektorin ekonomik, varfëria në Kurbini është thelluar. Nga Edi Rama, Kurbini në këto shtatë vite të qeverisjes, është parë me syrin e njerkës. Edhe ato pak investime që janë dhënë kanë qenë tendera klientëliste, të cilët janë përfituar nga miqtë e Ramës, dhe përfitimet kanë qenë të drejtpërdrejta vetëm për ato.

Akoma më e vështirë është bërë situata ekonomike me rastin e tërmetit, ku rreth 4500 banesa dolën jashtë funksionit, duke lënë mijëra familje pa shtëpi. Nga ana qeverisë nuk është bërë asnjë përpjekje për t`i ndihmuar. Premtimi i Edi Ramës, për të ndërtuar banesat e qytetarëve brenda gjashtë muajve rezultoi një mashtrim nga ana e tij. Qytetarë kanë gjetur zgjidhje vetëm me forcat e tyre. Nga ana e qeverise kemi një papërgjegjshmëri totale. Sikur të mos mjaftonte situate ekonomike, problem tjetër shumë të ndjeshëm është, administrata shtetërore. Nga Edi Rama, janë emruar drejtues të paaftë, pothuajse në të gjitha institucionet e Kurbinit.

Duke emëruar drejtues të paaftë, qytetarët sorollaten padrejtësisht për shërbimet e tyre. Edhe situata e Rendit, është e njëjta që unë kam reaguar në shtator të 2018. Për situatën e Rendit, do flas në parlament në seancën më të parë, që do të zhvillohet për problematikat e zonës elektorale.

Edhe në bujqësi janë dhënë miliona euro, por janë përfituar vetem nga fermerët që kanë lidhje me Edi Ramën, asnjë fermer i ndershëm që i plotëson kushtet nuk ka përfitu nga këto grante. Këto grante janë pëqendruar në pak duar, duke lënë pjesën dërrmuese të fermerëve drejt falimentimit.

-Sa ka qenë ndihma e shtetit për banorët dhe biznesin, për të përballuar vështirësitë e izolimit ndaj Covid-19?

– Përsa i përket periudhës së Covid 2019 në Kurbin, situata është menaxhuar shumë keq nga ana e Edi Rames. Me qindra familje më janë ankuar që edhe pse kanë qenë në kushtet për të përfituar ndihma ushqimore, kanë mbetur pa ndihmën e qeverisë. Unë këtu dyshoj se është bërë qëllimisht nga Edi Rama, pasi ka mllef për Kurbinin.

Këtë e ka deshmuar në shtatë vite të qeverisjes së tij. Edhe ato pak ndihma që janë shpërnda janë dhënë me premtimin për të votuar PS në zgjedhjet e ardhshme. Edhe bizneset në Kurbin, janë të braktisur nga Edi Rama. Nga kontaktet që unë kam pasur më biznesin, shumë pak bisnese kanë përfituar nga qeveria. Po ashtu dua të theksoj se, kanë humbur punë me dhjetra qytetarë dhe nga ana e qeverisë nuk është bërë asgjë për të mbrojtur sektorin e punësimit.

– A mund të na pohoni, cilat premtime elektorale u realizuan në këto 7 vjet qeverisje nga Rilindja, që PS- ja u dha elektoratit të Qarkut tuaj?

– Unë nuk di të jetë realizua ndonjë premtim nga ana Edi Ramës, në qarkun e Lezhës. Unë di që qytetarëve të Qarkut Lezhe Edi Rama u ka realizuar vetëm një premtim: ka sjellë njerëzit me të babëzitur në detyrat politike. Këto politikanë po zhvasin xhepat e qytetarëve.

– A mendoni, se ende elektorati i beson qeverisë, për votbesimin që i dha?

– Në këto shtatë vite, Shqipëria është qeverisur nga një anti shqiptar. Unë nuk di se çfarë besimi mund të kenë qytetarët!

– Zoti Gjetani, a mendoni se kryeministri Rama i zbatoi reformat e mëdha që premtoi?

– Kjo është një pyetje shumë e thjeshtë. Në cilën reformë të Edi Ramës mund të krenohemi! Me reformen e shëndetësisë falas, me reformën në gjyqësor, me konçesionet që janë një barrë e rëndë financiare për qytetarët, me reforma ekonomike, me goditjen e bandave kriminale? Në këto shtatë vite të qeverisjes së Edi Ramës, nuk kam konstatuar ndonjë qytetar të thjeshtë të jetë i kënaqur për aq sa citova. Akoma sot qytetarët blejnë ilaçet në spitale. Ky është një fakt dhe jo thjeshtë një opinion i imi. Kalojme të reforma gjyqësore.

Kemi dy vjet pa Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese. Pa funksionimin e këtyre dy institucionëve, jo vetem rrezikohen të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, por vendi shkon drejt një regjimi totalitar. Kam dëgjuar nga Edi Rama, se qytetarët kanë gjykatat e Shkallës së Parë dhe të Apelit.

Por nuk përmend faktin, se në çeshtjet civile rekursi në Gjykatën e Lartë, është shkak për të mos ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Apelit, sidomos në çështjet gjyqësore ku pale ndërgjyqëse është qeveria dhe ka humbur proçesin, mos ekzekutimi është absolutisht i sigurtë, vetem për shkak të rekursit. Këtë e kuptojnë shumë mirë ata qytetarë, ku kanë proçese gjyqësore në Gjykatë të Lartë. Me këto ritme dhe me grumbullin e dosjeve që janë mbledhur në Gjykatën e Lartë, një Zot e di se kur do marrin zgjidhje problemet e qytetarëve.

Për Edi Ramen, është shumë e thjeshtë, pasi aty ku i intereson atij, vendimi i gjykatës ekzekutohet edhe pa u shqyrtuar rekursi. Edhe për çeshtjet penale, është shumë e rrezikshme për qytetarët mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë. Nga eksperienca ime si avokat, nuk kanë qenë të pakta rastet, kur Apeli i ka dënuar me burg dhe Gjykata e Lartë u ka dhënë pafajësi. Edhe sot kemi me mijëra vendime penale të Gjykatës së Apelit, të cilat “flenë gjumë” në Gjykatën e Lartë. Po sikur këto vendime të jenë të gabuara? Kush i paguan kostot sociale dhe ekonomike për qytetarët? Edi Rama?

Absolutisht që kostoja paguhet nga qytetarët. Asnjë lloj kostoje nuk paguhet nga Edi Rama. Mos të flasim pastaj për ekonominë e qytetarëve të cilët shumica e tyre, po përjetojnë gjendjen ekonomike të fundvitëve 1980. Ndërsa përpjekja për të luftuar bandat kriminale nga ana e qeverisë, për shkak të “dashurisë” së Ramës, ka qenë zero. Nuk tregohet forca e shtetit, duke goditur njerëzit hallexhinj. Në këto shtatë vite të qeverisjes së Edi Ramës, forca e shtetit është treguar vetëm të njerëzit e dobët, të cilë kanë qenë pa ndonjë mbështetje. Nuk bëhesh lider, duke goditur njerëzit e dobët, por diktator.

Po ashtu mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese, qeveria nuk ka asnjë pengesë jo vetëm për të shkelur të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, por të shkeli hapatzi edhe Kushtetutën, si rasti i zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm.

-A ka demokraci të brendshme në PS?

– Për shkak të eksperiencës time në partinë socialiste, e di shumë mirë si funksionon demokracia brenda kësaj partie. Nuk e krahasoj dot as me sistemin komunist, se në atë kohë anëtarët e partisë ishin të lirshëm të shprehnin mendimet e tyre. Sot të shikoni thjesht sjelljen e Edi Ramës me qytetarët është e lehtë për t`u kuptuar demokracia brenda kësaj partie. Rama, është arrogant me qytetarët, me deputetët e partisë socialiste, ndërsa bazën e partisë socialiste i konsideron lecka.

-Atëhere, kur PS nuk ka demokraci të brendshme për anëtarët e saj, a mund të garantojë demokraci për shqiptarët në qeverisjen e saj?

– Përsa kohë Edi Rama do të qëndrojë kryetar i PS, dhe KM, as PS dhe as shqiptarët nuk do kenë demokraci. Rama ka shkatërruar demokracinë e PS dhe të shqipëtarëve.

– A mendoni se PS-ja ka vullnet të zhvillojë zgjedhje të lira, meqë tashmë u miratua marrëveshja për Reformën Zgjedhore?

– Edi Rama, nuk ka vullnet të zhvillojë zgjedhje të ndershme. Këtë e ka kuptuar shumë mirë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit në 2019, sa e duan shqiptarët. Pasi pjesmarrja në zgjedhjet vendore ishte shumë e ulët. Por lajmi i mirë për shqiptarët është, se humbja e tij do jetë shumë e thellë, dhe s`do ketë mundësi manovrimi për të mbajtur pushtetin.

– A duhet t’i mirëbesojnë shqiptarët PS-së një mandat të tretë qeverisës?

– Shkatërrimi i ekonomisë në këto shtatë vite qeverisje, shkatërrimi i gjyqësorit, instalimi i një administrate Haxhi Qamilshe, dhe një rekord në shtimin e bandave kriminale në këto shtatë vite qeverisje, unë nuk di se çfarë duhet të bëjë Edi Rama për t`u shporrur nga pushteti.

Kriza ekonomike po thellohet, Basha: Do ta heqim bandën e tatimorëve dhe inspektorëve nga qafa e biznesit

Lulzim BASHA

Kriza ekonomike po thellohet çdo ditë. Në çdo takim dhe bashkëbisedim në qytete dhe zona rurale mbizotëron një gjendje e rëndë, vështirësi që sa vijnë e shtohen, pamundësi dhe pasiguri për mbijetesë që thellohen përditë.

Banorë dhe sipërmarrës të vegjël në Njësinë Nr.1 në kryeqytet janë të frustruar nga rënia e fuqisë blerëse dhe konsumit, faturat e rritura të energjisë dhe ujit dhe presioni i përditshëm i inspektorëve që sillen si banda dhe jo si punonjës shtetërorë.

Përballë kësaj Shqipërie reale të halleve dhe problemeve që janë shtuar prej dështimit të qeverisë vazhdon propaganda e shplarë dhe presioni i tatimorëve që u zhvat bizneseve dhe qindarkën e fundit. Paratë që duhet të shkonin për të nxitur konsumin, për të ndihmuar sipërmarrësit përfundojnë te 5 oligarkë përmes tenderave e PPP-ve korruptive.

RAMAVIRUSI me paaftësinë dhe arrogancën e tij i ka braktisur qytetarët dhe bizneset, duke i lënë pa mbështetje ekonomike, teksa nuk heziton t’i zhvasë dhe përdorë në mënyrë korruptive taksat e qytetarëve.

Kjo braktisje do të marrë fund. Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë në krah një qeveri që kujdeset për interesin dhe mirëqenien e tyre dhe jo për xhepat e një grushti oligarkësh.

Biznesi i vogël është shtylla kurrizore e ekonomisë ndaj në planin tonë do të ketë një detyrim të vetëm, që do të jetë 0.5 % të xhiros vjetore. Çdo biznes do të ketë pullën tatimore dhe asnjë punonjës shteti qëndror apo bashkiak nuk do të lejohet të hyjë në biznes. Ne do ta heqim bandën e tatimorëve dhe inspektorëve nga qafa e biznesit.

Ne do t’i rikthejmë qytetarëve paratë e zhvatura duke investuar gjithçka për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme, për të stimuluar punësimin dhe rritur mirëqënien.