22.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

Kush e porositi “valën e dytë” të virusit në Kinën komuniste dhe pse po ndodh?

Një distrikt në Pekin është detyruar të shpallë “emergjencë lufte”, pasi një valë e re Covid-19 është shfaqur në kryeqendrën Pekin.

Të diel, Kina raportoi 57 raste të reja me Coronavirus, shifra më e lartë krahasuar me muajin Prill.

Për pasojë Pekini ka kaluar në “emergjencë lufte” teksa po shikohet përhapja e rasteve që lidhen kryesisht me pazaret e ushqimeve.

“Lockdowns” / izolimet strikte që u vendosën në fillim të këtij viti në të gjithë vendin, bënë që të vihej nën kontroll situata, sipas statistikave të qeverisë.

Por, javën e kaluar, një vatër e re u zbulua në pazarin e Xinfadi në Pekinin e jugut.

Prapë nga një market u shfaq virusi, kështu po na e servirin, si për të na thënë që nuk është çështje laboratori, vjen vetiu nga tregje dhe pazare. Të gjitha këto në një kohë disheze pa kthim në ekonomi, tregti dhe punësim.

Dy vatra të tjera infektimi janë raportuar nga kinezët ditën e diel në pjesën veri-lindore të provincës Liaoning, raste që kanë patur lidhje dhe kontakte me rastet e evidentuara dhe të raportuara në Pekin.

Zyrtari i bashkisë Xu Hejian u tha reporterëve të diel se, Pekini ka hyrë në një “periudhë të jashtëzakonshme”. Mendohet të fillojë sërish izolimi strikt (lockdown).

“Bazuar tek parimet e sigurisë dhe masave për mbrojtjen e shëndetit, pazari Xinfadi dhe lagjet përreth janë izluar, kanë kaluar në ‘lockdown’, deklaroi një përfaqësues i Shëndetit publik.

Teksa Presidenti Trump dhe Kryeministri anglez Johnson ngritën me logjikë para disa javësh pyetjen: “…si ka mundësi që u shpërnda virusi në të gjithë botën dhe nuk shkoi në Pekin dhe në Shangai?”. Pas kësaj pyetje, që në fund të fundit e kemi bërë të gjithë, vjen ky reagim bajat i kinezëve nën urdhërat e majtistëve në New York dhe Washington, duke folur për valë të dytë të Covid-19, por që kësaj here është evidentuar pikërisht në Pekin.

Jo më larg se dje, Kryeministri anglez tha në formë të prerë: “Do ta gjejmë shkakun dhe shkaktarin e kësaj epidemie, do i shkojmë në fund për të zbardhur të vërtetën”. Në të njëjtën frekuencë mendimi dhe veprimi është edhe Presidenti i SHBA-së.

‘Ultimatumi’ i Austrisë për Ramën: Zbato…

Ambasadori i ri i Austrisë në Tiranë, Christian Steiner, u kërkon forcave politike që t’i përgjigjen aspiratës së 97% të shqiptarëve që mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, zoti Steiner shprehet se Këshilli i BE-së vendosi hapjen e negociatave, ndërsa mbajtja e Konferencës së Parë të Amëtarësimit mbetet në dorën e Shqipërisë për të përmbushur kriteret që nisin me 15 pikat e vendosura tetorin e kaluar.

Ai shprehet se Austria që nga shkurti i këtij viti po mbështet “International Monitoring Operation”, projekt i cili mbështet procesin e Vetting-ut në drejtësi, e që po implementohet në aspektin teknik nga Agjencia Austriake për Zhvillim.

Urime dhe suksese zoti Steiner në detyrën e re të ambasadorit të Austrisë në Shqipëri. Cilat janë prioritetet tuaja gjatë këtij mandati?

Faleminderit shumë! Jam shumë i kënaqur që do të mund të përfaqësoj Austrinë në Shqipëri për vitet në vijim. Shqipëria përmendet në mënyrë të theksuar në programin e Qeverisë aktuale Federale Austriake që prej fillimit të këtij viti në lidhje me çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Austria e ka mbështetur fort Shqipërinë, deri sa Këshilli i BE-së mundi fatmirësisht të jepte dritën jeshile më 25 mars 2020. Gjatë karrierës sime jam marrë gjithmonë me çështje që kanë të bëjnë me BE-në, përshfirë këtu edhe zgjerimin e BE-së dhe jam i kënaqur që do të mund të shoqëroj dhe të mbështes Shqipërinë në një pjesë të rrugës së saj gjatë procesit të anëtarësimit në BE. Mbështetja e fortë e Austrisë për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së është gjithashtu në përputhje me marrëdhëniet tradicionalisht shumë të ngushta dhe të shkëlqyera mes dy vendeve tona, të cilat do të përpiqem t´i zgjeroj edhe më shumë. Më 18 shkurt 2022 ne festojmë 100- vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe.

Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg, dhe ministrja për BE-në, Karoline Edtstadler, i dorëzuan ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në Aeroportin e Tiranës, një kontigjent me ndihma për të lehtësuar pasojat e pandemisë së koronavirusit. A presim në të ardhmen ndihma në pajisje mjekësore nga Austria për të përballuar ndoshta një valë të dytë të koronavirusit në vjeshtë?

Udhëtimin e parë jashtë vendit pas përmirësimit të situatës së krijuar nga epidemia e koronavirus, ministri Federal, Alexander Schallenberg, dhe ministrja Federale, Karoline Edtstadler, e zhvilluan në Tiranë. Ata dorëzuan këtu pajisje mjekësore, si dhe pako ushqimore dhe produkete higjienike, të cilat do të shpërndahen nga Kryqi i Kuq në Shqipëri. Veç kësaj, Austria ishte vendi i parë, i cili iu përgjigj kërkesës së Shqipërisë, duke dërguar në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së një sasi të madhe dorezash mbrojtëse dhe mjetesh dezinfektuese. Për më tepër ne mbështesim gjithashtu Caritas-in në Shqipëri me ndihma humanitare. Pas tërmetit të fortë në Shqipëri, Austria ishte një ndër vendet e para, i cili që në dhjetor të 2019-ës lidhi një marrëveshje me palën shqiptare për të mbështetur Shqipërinë.

Ju e njihni tashmë situatën politike në Shqipëri. Cili është vlerësimi juaj për krizën e vazhdueshme institucionale dhe sa e pengon kjo procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian?

Sipas një anketimi, 97% e popullsisë shqiptare mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Për mendimin tim, kjo do të thotë që të gjitha forcat politike të vendit, për sa i përket kësaj çështjeje me interes kombëtar, të kenë të njëjtin qëllim (të jenë të gjitha në të njëjtën anë.) Pasi Këshilli i BE-së më 25 mars çeli dritën jeshile, tani është në dorën e Shqipërisë të përmbushë kriteret e anëtarësimit.

Nga njëra anë, këtu bëhet fjalë për 15 temat e lidhura me kriteret politike, nga të cilat, përveç Reformës Zgjedhore, për mendimin tim, liria e medias dhe Reforma në Drejtësi janë të një rëndësie të veçantë. Ne shpresojmë shumë që këto kushte do të përmbushen sa më parë të jetë e mundur, në mënyrë që të mund të mbahet Konferenca e parë e Anëtarësimit. Por nga ana tjetër, në pikëpamjen time, nuk ka asgjë të keqe nëse që tani, pra, që tani para fillimit të negociatave, të fillohet të përmbushen aq sa mundet edhe kriteret ekonomike, si dhe të zhvillohet aftësia për të implementuar në mënyrë efektive Legjislacionin e Bashkimit Evropian, të ashtuquajturat ‘Kriteret e Kopenhagenit’ sipas marrëveshjes së BE-së.

Termi “negociata”, sa i përket procesit të anëtarësimit në BE, në pikëpamjen time të ngatërron disi, duke qenë se gjatë negociatave për anëtarësim nuk ka asgjë për të negociuar në lidhje me temën (në vetvete), por me mënyrën dhe me pikën kohore të përvetësimit dhe implementimit të Legjislacionit të Bashkimit Europian. Në fakt, procesi i “Acquis-Screening”, pra, përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian, ka filluar që prej disa kohësh. Prej vitesh, projekte të BE-së po mbështesin përgatitjen e një anëtarësimi të ardhshëm të Shqipërisë. Këtu po luajnë një rol të rëndësishëm edhe institucionet austriake, si për shembull, që nga shkurti i këtij viti International Monitoring Operation, projekt i cili mbështet procesin e vetingut në drejtësi, po implementohet në aspektin teknik nga Agjencia Austriake për Zhvillim.

Shqipëria ka pritshmëri të larta në sektorin e turizmit. Sa e preferojnë qytetarët austriakë natyrën shqiptare, bregdetin, por dhe malet dhe çfarë vështirësish ka që numri i tyre të jetë edhe më i madh?

Austria dhe Shqipëria janë vende, të cilat në aspektin ekonomik përfitojnë shumë nga turizmi. Situata e shkaktuar nga Covid-19 na ka vënë përpara një sfide të madha sa i përket kësaj fushe dhe ne po shkëmbejmë përvojat tona në lidhje me këtë. Firmat austriake janë shumë të interesuara të marrin pjesë në zhvillimin turistik të këtij vendi të mrekullueshëm dhe relativisht ende të pazbuluar në aspektin turistik. Në vjeshtën e vitit të shkuar, një mision ekonomik i përbërë nga firma austriake nga sektori i turizmit vizitoi Shqipërinë. Agjencia Austriake për Zhvillim mbështet prej kohësh arsimimin profesional në shkollat e turizmit në Shqipëri. Gjithashtu, shpresoj shumë që linjat ajrore mes Vjenës dhe Tiranës t’u rikthehen shifrave të mëparshme. Para situatës së shkaktuar nga Covid-19 kishim deri në 17 fluturime direkte në javë mes dy kryeqyteteve tona.

Si e sheh sipërmarrja austriake klimën e të bërit biznes në Shqipëri? Keni në projektin tuaj nxitje të rritjes së investimeve austriake në Shqipëri dhe në cilët sektorë?

Firmat austriake janë shumë të interesuara për Europën Juglindore dhe janë gjithashtu shumë prezente aty në Shqipëri, sidomos në sektorin e sigurimeve, në sektorin bankar dhe në atë të energjisë hidrike. Vendet e Ballkanit Perëndimor, të ndara nga njëri-tjetri, shikohen si tregje të vegjël. Prandaj është e rëndësishme që të nxitet integrimi ekonomik rajonal dhe të garantohet sundimi i ligjit në një masë të caktuar, në mënyrë që ndërmarrjet (firmat) të mund të implementojnë “ekonominë shkallë” përmes madhësisë së tregut dhe nga kjo të përfitojë secili nga këto vende. Çdo vendim për investim merret nga bordet menaxhuese të ndërmarrjeve, të cilat janë përgjegjëse ndaj pronarëve të tyre dhe jo ndaj ambasadorëve. Por unë si ambasador mbështes natyrisht në mënyrën më të mirë të mundshme angazhimin e firmave austriake në Shqipëri. Më 10 qershor, në bashkëpunim me Institutin e Vjenës për Krahasime Ekonomike Ndërkombëtare mbajtëm një webinar me temë: “Albania and the western Balkans after the coronavirus: opportunities in the new global economy?”, për të cilin patëm shumë reagime pozitive./ Panorama.al

Pakti i plehrave për ‘minierën e floririt’, Rama-Veliaj-Ndrageta

Nga Sali BERISHA

Këtu më poshtë lexoni se si me një akt marrëveshje mafiozësh, Fusha e Sharrës u shndërrua në pikën e mjaltit, minierën e floririt midis narkomafies së Edvin Mafisë dhe Ndragetës së Veronës, më e rrezikshmja e Italisë!

Afera e plehrave të Edvin Hajdutit dhe Lal Plehut është ndër aferat më mafioze-korruptive më të mëdha, me të cilën këta mafiozë përfitojnë dhe ndajnë çdo ditë së paku 400 000 euro.

Sipas kësaj marrëveshjeje të firmosur nga Lal Plehu dhe Flavio Tosi, kreu i bashkisë së Veronës, palët krijojnë një ndërmarrje të përbashkët Echo Tirana me pronësi: 50% bashkia e Tiranës dhe 50% AGSM Verona, sipas së cilës:

1. Të gjitha plehrat e Tiranës mblidhen nga Eco Tirana, me menaxher të paligjshëm zv/kryetarin e bashkisë, Mazniku, që në kundërshtim me ligjin merr dy paga – dhe AGSM Verona e bosit të rrezikshëm të Ndragetës, Andrea Miglioranzi, i arrestuar nga autoritet italiane si kreu i mafies së Veronës.

Pas firmosjes së marrëveshjes mbi plehrat e Tiranës vendoset monopol i Ramës-Veliajt-Ahmetajt përmes bedelit Zoto.

Ato prodhojnë flori për këta 4 persona dhe bosin e Ndragetës, Miglioranzi, ndaj edhe këta të katërt kanë vënë Policinë e Shtetit dhe bashkiake të gjëmojnë çdo rom që guxon të marrë ndonje qese plastike apo kanaçe në koshat e mbeturinave.

Duke pasur monopol, kanë rritur çmimet sipas oreksit dhe shumë më lart sesa Mali i Zi.

Eco Tirana depoziton plehrat e mbledhura në Fushën e Sharrës, ku i paguan nga paratë e takspaguesve, ndërmarrjes private të përpunimit të plehrave po të Edvin Hajdutit dhe Lal Plehut në Sharrë, që menaxhohet nga sekseri apo bedeli i tyre Klodian Zoto:

a) 29 euro për ton mbetje;
b) 6 euro për ton dhera të pastra;
c) 9 euro për ton inerte.

Të gjitha kompanitë private të ndërtimit detyrohen që dherat dhe inertet t’i depozitojnë vetëm në Fushën e Sharrës se ky është monopol dhe biznesi i Ramës.

Nëse duan të marrin dhera dhe inerte për sistemime urbane prapë nuk lejohet t’i lëvizin nga kantieri 1 e t’i çojnë në kantierin 2, por duhet të paguajnë dy herë edhe për depozitim, edhe për blerje si mall i ri veç nga monopoli Rama-Velia i Sharrës dhe t’a paguajnë:

a) 10 euro për 1 ton dhera të pastra dhe
b) 27 euro për 1 ton inerte që depozitojnë apo 540 euro për çdo kamion.

Kjo është arsyeja pse kamionët e Salillarit që punojnë tek Unaza e Tiranës nisen deri në Skuraj të Kurbinit për të hedhur inertet e ndërtimit. Del më lirë të paguajë 100 euro naftë kamionit, sesa t’i çojë tek monopoli Rama-Veliaj.

Policia me urdhër të Ramës nuk lejon të dalë asnjë kamion me inerte apo dhera nga Tirana.

Kamionët e kompanive të ndërtimit, që u nisën për t’i depozituar në landfillin e Bushatit, u ndaluan në Kamëz nga Policia e Shtetit duke i thënë hapur shoferëve “po ky është biznes i Ramës ndaj nuk ju lëmë të çoni tjetërkund”.

Po me urdhër të Ramës, situata në Durrës është degjeneruar qëllimisht, plehrat lihen mal dhe digjen duke shkaktuar kancer për të tmerruar qytetarët, me skenar dhe regji që Hajduti i Surrelit të dalë si shpëtimtar për emergjencën se do të paguajë shteti për t’i sjellë në Sharrë.

Pra, do të nxjerrë para nga Buxheti i Shtetit në mëngjes për t‘i futur në xhepin personal në drekë!

Duke e pasur monopol privat Sharrën, Hajduti i Surrelit rriti me 1/3 çmimin e depozitimit të mbetjeve në Sharrë nga 22 në 29 euro pa asnjë justifikim ligjor dhe asnjë ekspertizë ndërkombëtare. Veç grykësia për të vjedhur.

Krahasoni çmimet e Sharrës për (i) mbetjet, (ii) dherat dhe (iii) inertet dhe do të shihni se janë nga dyfish deri në 12-fish më shtrenjtë se Mali i Zi.

Depozitimi i dherave të pastër në Malin e Zi kushton veç 0.5 euro pasi nuk është monopol, përkundrazi shteti ka caktuar 4-5 vendndodhje (ish-gurore) që duhen rehabilituar me dhera të pastër duke përmirësuar mjedisin.

Në bregun tjetër të Adriatikut, në Verona, Antimafia italiane prangosi si bos kryesor të Ndragetës, Andrea Miglioranzi, kurse në Shqipëri Antimafia është vet Edvin Mafia ndaj ky i fundit i thur himne me video tridimensionale minierës së tij të floririt, Fushës së Sharrës, e cila është e paprekshme!

BE kërkon të hyje në fuqi rregjimi i “lëvizjes se lirë” për Ballkanin, por pse shqiptarët nuk përfitojnë

Tritan SHEHU

Rama po na rrezikon jo vetem shendetin, por edhe “levizjen e lire”!
Lajm i mire qe Komisioni Europian ka kerkuar te hyje ne fuqi rregjimi i “levizjes se lire” per Ballkanin Perendimor ne zonen Shengen, duke respektuar rregullat anti Covid 19 te pritesit.

Por fatkeqesisht shqiptareve se bashku me shendetin po u rrezikohet dhe kjo “levizje”:
1-Se per ne eshte e pamundur te realizojme individualisht testimet Covid, virusale e imunologjike, kusht ky nga vende te zones Shengen.

Sic e kemi thene ndalimi i laboratoreve tek ne per te kryer keto testime, kur ato tashme jane te thjeshta, te shpejta, me kosto te ulet (vecanerisht imunologjiket), perben nje veprim jo vetem anti shkencor qe ul numrin e tyre, qe deformon te dhenat me pasoja negative ne perballjen e epidemise e shendetin e qytetareve, por qe po behet edhe nje pengese serioze per levizjen jashte vendit.

Pra ne kete menyre kjo Qeveri po shkel tre te Drejta Kushtetuese dhe te Njeriut: te Drejten e realizimit te egzaminimeve mjekesore, te Drejten per shendet, si dhe te Drejten e “levizjes se lire”.
2-Nga rritja e rasteve te infektuara me Covid 19 e te shtruara ne spitalet tone, pasoje kjo e keq perdorimit te “mbylljes”, mungeses se nje strategjie racionale dhe e lidhur direkt me numrin shume te vogel te testimeve e pamundesine e berjes se tyre lirshem.

Ne lidhje me keto kam dhe nje objeksion per ndonje koleg e ate Komitet: nje profesionist nuk mund te “qetesoje ndergjegjen” duke evidentuar faktin qe pergjegjesia eshte e Rames, kur afirmon se dhe per aktivizimin e kapaciteteve tona laboratorike a dicka tjeter te ngjashme vendoska Qeveria!!
Ne kete rast ai se paku duhet te beje publike mendimet personale, se ketu kemi te bejme ne radhe te pare me ceshtje shkencore e profesionale.

Ulqini ul çmimet për turistët

Lajm i mirë për kosovarët: Zyrtarë nga Ulqini njoftojnë për çmime më të ulëta këtë vit

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, dhe drejtori i Organizatës Turistike së Ulqinit, Fatmir Gjeka, si dhe zyrtarë tjerë nga kjo komunë kanë prezantuar ofertën verore për këtë vit.

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Astrit Hoxha, tha se kanë bërë zbritje të çmimit të shërbimeve.

“Pas një periudhe 3 mujore, komuna e Ulqinit ka parë disa lehtësira, ka miratuar një pako ekonomike dhe me tatimin e patundshmërinë kemi bërë zbritje”.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq tha se epidemia ka ndikuar negativisht ne ekonominë e Malit të Zi, por sipas tij, pas hapjes së kufijve shumë kosovarë kanë vizituar këtë vend.

Ai ka shtuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbrojtje nga Coronavirusi dhe se pushuesit duhet të ndihet në sigurt.

“Kështu që tradicionalisht Kosova ka ardhur në shtëpi të tyre sepse e ndijën veten shumë më të lirë sepse nuk ka barriera, por numri i të infektuarve mundet me ndryshuar”.

“Por për Kosovën s’do të këtë problem tash e tutje. Rritja e rasteve në Shqipëri dhe Kosovë nuk i mbyll kufijtë në Malin e Zi”.

“Sa i përket masave që i kemi marrë si komunë, kemi marrë masa të nevojshme për zhvillimin e turizmit të Ulqinit sepse ka hapësirë atë mjaftueshme. Gjatë kohës së pandemisë kemi punuar vazhdimisht dhe jemi përgatitur për sezonin turistike “.

Ferhat Dinosha, Ambasador i Malit të Zi në Kosovë, tha se edhe në kohën e pandemisë Ulqini do t’i pres pushuesit duar hapur.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi foli për pasojat që po vazhdon të shkaktojë pandemia.

“Sot jemi duke folur për një normalitet të ri për shkak të pasojave që po vazhdon t’i krijojë një pandemi e njohur si Covid-19. Kjo pandemi po lë efekte edhe në ekonomi, ku ka rënie të hyrave buxhetore dhe aktiviteti ekonomik, ka shumë sektor që nuk mund ta marrin veten shuëm lehtë.

Rukiqi ndër të tjerash tha se turizmi kosovar varet nga diaspora.

:Ne kemi vartësi të madhe nga diaspora. Turizmi i Kosovës varet nga vizitat e diasporës. Por megjithatë ofertën tonë turistike e kemi të destinuar për diasporën sepse ajo e ndihmon fuqinë blerëse në vend”.

Ai përmendi sektorin e prodhimit duke thënë që në Ulqin duhet të ketë më shumë produkte nga Kosova, raporton EO.

“Faza e dytë është prodhimi dhe përpunimi i produkteve. Sektori prodhues është në nivel inferior. Faza e tretë do të dëshironim të shohim produkte në tregjet e Ulqinit. Unë mendoj së duhet të ketë lehtësira për të dyja vendet”.

Basha për Moikom Zeqon: Humbëm një erudit të letrave shqipe

Lulzim BASHA

Moikom Zeqo, eruditi i letrave shqipe u nda sot nga jeta pas një sëmundje të rëndë, duke lënë pas një vepër të lexuar dhe të vlerësuar nga shqiptarët anekënd botës.

Me seriozitetin, pasionin për shkencën dhe kulturën, autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, mbi historinë e artit, si dhe skenarëve për filma, do të mbahet mend ndër breza si një nga personalitetet e spikatura të kulturës sonë kombëtare.

Angazhimi i tij në politikë si deputet i PS ishte dhe mbetet modeli i politikanit aktiv dhe serioz për përfaqësimin e qytetarëve.

Ngushëllimet e mia shkojnë sot për familjarët e Moikom Zeqo, miqtë dhe shokët e tij që do ta kujtojnë gjithmonë me mall dhe respekt mjeshtrin e letrave dhe historisë shqiptare. U prehtë në paqe!

Ndahet nga jeta Moikom Zeqo, një enciklopedi kulture

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur, Moikom Zeqo. Ai ka ndërruar jetë sot në mëngjes, duke humbur kështu betejën me sëmundjen e rëndë, nga e cila vuante prek disa vitesh.

Moikom Zeqo lindi më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit. Familja e tij është me origjinë nga Libohova. Në Libohovë ai morri edhe arsimin fillor. Më 1967 nisi të ndiqte Fakultetin Histori Filologji, duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës më 1971 në degën gjuhë-letërsi. Në vitet 1971-1974 punoi si gazetar dhe redaktor letrar i gazetës “Drita”. Më 1974-76 punoi si mësues në Rrogozhinë. Më pas, në vitet 1979-1987 qe punonjës shkencor pranë Muzeut Arkeologjik të Durrësit.

Më 1987-1990 punoi si specialist në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë. Në qershor të 1991 qe pjesë e grupit organizator të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës. Më 31 janar-10 maj 1991 u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më 1991 dhe 1992 kandidat për deputet, kur dhe u zgjodh dhe shërbeu deri më 1996 si deputet i PS-së. Më 1997-2005 ka qenë drejtor i Muzeut Kombëtar.

Është Doktor i Shkencave dhe mban Urdhërin e Lartë “Mjeshtër i Madh”.

Është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numëri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, sërbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe në gjuhën tonë.

Është autor i tre ekspozitave vetiake në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj.
Moikom Zeqo është sot një nga personalitetet e njohura të kulturës sonë kombëtare. Veprat e tij dallohen për një stil lakonik, të ngjeshur dhe eruditë dhe mbahet si pionier i postmodernizmit në letrat shqipe.

Llakaj shpërthen kundër Top-Channel: Kovid 19 nuk është asgjë përpara kësaj të keqeje kombëtare

Agron Llakaj
Ky eshte nje reality show ‘Aventurieret ‘ dhe shfaqet cdo te premte ne televizionin kombetar Top Channel !Nuk dua te merrem me TCh ,qellimin per te mbeshtetur nje show kaq te shemtuar dhe te rende ne cdo pikepamje….,degjenerim ,cthurje , perversitet.

I drejtohem AMA-s institucioni i monitorimit te mediave audiovizive ! Ej njerez ! A keni familje?! A keni femije ?!A nuk jeni te shqetesuar per ardhmerine e tyre ?! Si mund te lejohet nje reality show kaq kriminal per edukimin e femijeve tane ,niperve e mbesave?!Kovid 19 nuk eshte asgje perpara kesaj te keqeje kombetare qe po mbillet neper ekranet tona , eshte pasqyre reale e jona ,dhe kjo fillon qe nga shkolla ,cikli 9 vjecar dhe me radhe…, ku cthurja dhe rrugaceria kane ndertuar modele te respektuara neper auditore…,keta qe shikoni ne kete reality show , neser do shfaqen ne rruge si “vipat ” e ardhshem. ” une jam ajo qe shkova me kater cuna njeheresh!…”

“Une jam ai djali gay qe dashurine time e shfaqa aty ne nete te tera dhe u kenaqa me kedo qe me dashuroi e adhuroi !” ” kurse une jam ajo qe ja grisa breket asaj goces dhe e kapa nga floket dhe e hoqa zvarre neper dhome , dhe po te mos ma kishin hequr nga duart e kisha vrare fare !” ” E une jam ajo qe ja zbertheva pantallonat atij djalit…dhe…dhe… ” ! Media e portale qe i promovojne per ca klikime pa menduar qe jane bashkeautor ne krim.

AMA eshte pergjegjese direkte…,eshte alarm por me shume se alarm !Shkolla ,familja dhe shoqeria kane leshuar sinjalin SOS !Nqs nuk ngrihemi sot dhe te vendosim rregulla ,nqs nuk ngrihemi sot me alarmin e ligjshem prinderor per nje te ardhme te sigurt te femijeve tane…,neser do jete vone. Ti ose ajo apo kushdo do te jeni viktima te realitetit i cili do fitoj qytetarine shume shpejt….,Dhuna , cthurja ,terbimi ,degjenerimi dhe krimi ,do jene realiteti yne i ardhshem shoqeror . Shqiptare zgjohuni ! Per femijet tane ,per te ardhmen tone! Stop degjenerimit!

Skandali, marksistë-leninistët gjermanë kërkojnë bustin e Leninit, reagime nga të gjithë të përndjekurit e terrorit të kuq në Europë

Nje statuje e Leninit do te ishte vendosur ne qytetin Gelsenkirchen, Gjermani qysh me 22 prill, po virusi e bllokoi. Tani qe Corona iku, po bien kambanat e leninisteve, pikerisht me 20 qershor 2020 do jete perurimi. Idene “brilante” per te vendosur per here te pare ne nje qytet perendimor gjerman Leninin, e kishte Partia marksiste-leniniste gjermane (MLDP), qe ne zgjedhjet e fundit fitoi 01,%.

Perkunder kritikave masive te qytetareve per mosvendosjen e statujes se frymezuesit te “Terrorit te Kuq” me 1918 ne mes te qytetit, MLDP fitoi gjyqin me moton: „Lenini e nderon qytetin dhe frymezon kedo qe kerkon nje rruge shpetimi nga kapitalizmi“.

Gjykata nga ana e saj votoi PRO sepse rrethanat historiko-politike te veprimtarise se Leninit qenkeshin te parendesishme para ligjit per mbrojtjen e monumenteve; e do, nuk e do qyteti, gjykata ua la pilaf aty statujen! Vendimi eshte quajtur nga qyteti nje provokim i rende, dhe politikane e intelektuale kritike kane bere thirrje per mospjesemarrje ne aktivitetet festive me 20 qershor.

Ish-te burgosurit politike te shteteve te ndryshme te Europes u jane drejtuar permes nje peticioni bashkevuajtesve te tyre te komunizmit, nder te tjera edhe ne Shqiperi, qe te firmosin kunder vendosjes se statujes se Leninit ne Gelsenkirchen. Peticioni u drejtohet kancelares Merkel, Presidentit te Bundestagut Schäuble, Presidentes se Komisionit Europian von der Leyen dhe Presidentit te Parlamentit Europian Sassoli. Nder te tjera ne peticion shkruhet:

-Në kulturën tonë evropiane, krimet nuk përfundojnë pasi kryhen, por pasi harrohen.
-Ju kërkojmë të mos lejoni që krimet e Komunizmit të përfundojnë!
-Mos kontribuoni në lartësimin e kriminelëve të komunizmit në mendje, fjalë dhe vepra përmes neglizhencës.

-Me besimin e qytetarëve dhe përkushtimin tonë ndaj vlerave evropiane, ju kërkojmë të aplikoni mandatet tuaja demokratike dhe të nisni menjëherë adoptimin e një ligji që ndalon lartësimin e komunizmit në Gjermani, duke parandaluar me këtë hap edhe ngritjen e statujës së Leninit në Gelsenkirchen përmes një instrumenti ligjor.

-Me besimin e qytetarëve dhe përkushtimin tonë ndaj vlerave evropiane, ju kërkojmë të aplikoni mandatet tuaja demokratike dhe t’i propozoni menjëherë çdo vendi anëtar të BE që të adoptojnë një ligji që ndalon lartësimin e komunizmit.

Kushdo nga ish-te burgosurit politike qe deshiron ta firmos peticionin te shkruaje emrin poshte ketij postimi ose ne e-mal [email protected] dhe ai do t’u transmetohet nismetareve te peticionit

Ministria e Arsimit ka dështuar! Menaxhohet nga matrapazë që për të shtatin vit me rradhë shpërndajnë tezat para provimit

Belind Këlliçi

Siç kemi denoncuar këto 7 vitet e fundit, e njëjta Ministri e Arsimit, por kësaj here me një injorante tjetër në drejtim, dështon me sukses të plotë hartimin, menaxhimin dhe vlerësimin e Maturës Shtetërore.

Një ndër provimet më vendimtare të jetës akademike në Shqipëri, menaxhohet nga matrapazë që për të shtatin vit me rradhë shpërndajnë tezat para provimit.

Të sterpolitizuar jeni ju që organizoni provimet, ku fresshistët marrin 10-ta dhe ekselentët e vertetë i linçoni publikisht, vetëm pse kërkojnë më shumë nga ç’mund të ofroni ju.