17.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Verona ia rrit çmimin Marash Kumbullës

Nuk mund të mungonte një lajm për Marash Kumbullën në mediet italiane as ditën e sotme. Mbrojtësi shqiptar kërkohet nga klubet më të mëdha të Italisë, ndërsa gara për të është shumë e ashpër.

Tuttosport shkruan se Lazio po ndërmerr një sulm për mbrojtësin shqiptar, ndërsa Verona i ka rritur çmimin.

35 milionë euro duhet të hidhen në arkat e klubit të Veronës për të marrë kartonin e shqiptarit.

Interi dhe Juventusi nuk po qëndrojnë duarkryq, ndërsa drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, po mundohen të arrijë dhe një shkëmbim.

Kërkesa e Veronës është shumë e lartë duke i ditur dhe problemet e klubeve për shkak të pandemisë, por klubi i mbrojtësit po mundohet të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij.

Lewandowski kërkoi t’i bashkohej Realit për të luajtur me Ronaldon

Robert Lewandowski ka dashur t’i bashkohej Real Madridit për të luajtur përkrah Cristiano Ronaldos, por ndërroi mendje pasi u bind për të nënshkruar kontratë me Bayern Munich, thotë Cezary Kucharski, ish-menaxheri i tij.

Sulmuesi polak Lewandowski iu bashkua Bayernit në lojtar i lirë nga rivali i Bundesligës, Borussia Dortmund, në vitin 2014 dhe që prej atëherë ka qenë burim pjellor golash për gjigantin bavarez.

Megjithatë, karriera e 31-vjeçarit ka mundur të jetë shumë më ndryshe sikur të hiqte dorë nga marrëveshja me Bayernit dhe ta ndiqte ëndrrën për t’u bërë bashkëlojtar i Ronaldos në Real Madrid.

“Në një moment gjatë bisedimeve, ai nuk donte më të nënshkruante për Bayernin, sepse donte të shkonte në Real Madrid për shkak se Ronaldo luante atje”, tha Kucharski.

“Unë e binda se ai duhej të ishte sulmuesi numër një në një klub të madh. Në Real Madrid, ai do të kishte triumfuar ndaj Karim Benzemas dikur, por nuk mundja ta lija të kalonte në një klub si numër dy duke e parë se kush ishte ai në atë kohë”, shtoi ai.

Dalja e tezës së matematikës, Boçi: Çfarë do thotë Ministrja tani?

Nga Luçiano BOÇI

ÇFARË MATURE ËSHTË KJO?!

Një nga TV ka paraqitur faktet e daljes së tezës së matematikës, sapo filloi provimi.

Kjo ndodhi dhe me Anglishten dhe me Letërsinë.

Skandal dhe turp!

Një tallje gjigande me investimin themelor të familjeve shqiptare për fëmijët e tyre.

Çfarë do thotë Ministrja tani?

Çuditem si nuk largohet!?

Do mbrohet që testi është i personalizuar?!

Po çfarë personalizimi quhet ai kur janë vetëm katër variante?!

Po çfarë mature është kjo?!

Me gabime shkencore, me administrim të shthurur, me dalje teze, me ndihmë të selektuar.
Kjo nuk quhet MATURË SHTETËRORE, kjo quhet KATRAHURË SHTETËRORE!

Stop talljes me maturantët dhe nëpërkëmbjes së shpresave dhe të ardhmes së tyre!

Besa merr dhe Ramën dhe ikni!

Maturantët dhe Shqipëria do jenë shumë mirë pa ju!

BE hap sot plotësisht kufijtë mes vendeve anëtare

Vendet e BE kanë filluar ndërkohë me hapjen e kufijve të brendshëm. Gjermania heq kufizimet e udhëtimit sot me shtetet e BE dhe ato të Shengenit si Zvicra, Lichtenshtajni, Islanda, Norvegjia.

Me vende e treta vazhdon kufizimi deri më 31 gusht, por do të ketë ndryshime gjatë kësaj kohe bazuar në zhvillimin e pandemisë.

Franca po ashtu do të heqi kufizimet më 15 qershor për vendet e BE. Kjo bëhet në përputhje me rekomandimet e Komisionit Europian, bëri të ditur Ministria e Jashtme në Paris.

Kufijtë hapen për vende të BE si edhe Andorra, Islanda, Lichtenshtajn, Monako, San Marino, Zvicra e Vatikani. Përjashtime ka ende për Spanjën dhe Britaninë e Madhe, përfshirë detyrimin për karantinën dy javore.

Për shtetet jashtë zonës Shengen, Franca do ti kufijtë më 1 korrik. Hapja do të varet nga “gjendja shëndetësore në vendet e treta”. Që të premten, pas gati tre muajsh Polonia i hapi kufijtë me të gjitha vendet fqinje. Fillimisht u hoqën kufizimet me Lituaninë, të shtunën në mëngjes u hap kufiri me Gjermaninë, Çekinë e Sllovakinë.

Për shtetet jo anëtare të BE ky ndryshim fillimisht nuk vlen, sepse në vendet si Amerika Veriore e Amerika Latine gjendja është ende shqetësuese. Edhe kontrollet me Ukrainën, Bjellorusinë mbeten ende në fuqi.

Ndalimi i udhëtimit qëndron në fuqi për qytetarë nga Belgjika, Portugalia, Britania e Madhe, Suedia. Këto konsiderohen ende si rajone me rrezik për shkak të numrit të infektimeve. Norvegjia i hap kufijtë me të gjitha vendet fqinje të hënën.

Me Suedinë ka ende rregulla rajonale. Komisioni Europian u ka rekomanduar shteteve anëtare që nga 1 korriku, në varësi të zhvillimit të pandemisë, të heqë kufizimet e udhëtimit me shtete t ku situata epidemiologjike i përgjigjet mesatares së BE dhe ku ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar virusin. Në fillim në listës të heqjes së kufizimeve do të duhet të qëndrojnë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Bosnja.

Sillet me urgjencë tek Infektivi, ndërron jetë i moshuari

Ka mbërritur rasti i parë me koronavirus për ditën e sotme te Spitali Infektiv.

Gazetari Erjon Skëndaj sjell në “Balkanëeb” pamjet, që tregojnë momentin kur ambulanca me të sëmurin mbërrin tek Infektivi.

Siç shihet dhe në video, i moshuari, që është sjellë nga Shkodra, nxirret nga ambulanca dhe niset në këmbë drejt derës së spitalit, por shfaq vështirësi në lëvizje dhe frymëmarrje.

Për këtë arsye, i infektuari mbahet te muri, derisa infermierja e merr me karrige me rrota.

Studiuesi: “Vendosja e një karantine të dytë do të jetë më e dëmshme se e para”

A man crosses a nearly empty street in San Francisco, Tuesday, March 17, 2020. Officials in seven San Francisco Bay Area counties have issued a shelter-in-place mandate affecting about 7 million people, including the city of San Francisco itself. The order says residents must stay inside and venture out only for necessities for three weeks starting Tuesday. (AP Photo/Jeff Chiu)

Rivendosja e karantinës është një opsion i vështirë për t’u për përtypur në një kohë kur mundësia e një vale të dytë ekziston.

Karantina dhe masat kufizuese janë hequr në një pjesë të mirë të botës që u përball me pandeminë në fillim të marsit, por me lehtësimin e masave është rritur edhe numri i të infektuarve në disa vende. Me një valë të dytë po përballet Irani dhe e njëjta gjë ka nisur të ndodhë edhe në disa shtete të SHBA-ve.

“Neve do të na duhet të përballemi me realitetin e vështirë pasi në disa shtete mund të na duhet që të vendosim karantinën sërish,” u shpreh Jonathan Reiner, profesor në George Washington University School of Medicine.

Dhe, sipas tij, një vale e dytë karantinimi mund të jetë më e dëmshme se e para.

“Kjo për shkak të lodhjes së krijuar nga karantina, për shkak të efekteve ekonomike që ajo ka, një raund tjetër karantinash mund të ketë efekte më të mëdha në biznese që janë në gjendje kritike për momentin,” shtoi ai më tej.

Sipas tij, vendosja e një karantinë të dytë mund të shmanget duke ndjekur rregullat dhe masat e sigurisë si dhe respektimi i distancimit social dhe fizik.

Berisha publikon videon: Një marrëveshje ndërmafioze!

Marreveshja e bashkepunimit zyrtar midis mafies narkoqeveritare me Ndrageten e Verones!

Miq, ketu me poshte lexoni se si me nje akt marreveshje mafiozesh Fusha e Sharres u shnderrua ne piken e mjaltit, minieren e floririt midis narkomafies se Edvin Mafise dhe Ndragetes se Verones, me e rrezikshmja e Italise!

Afera e plehrave te Edvin Hajdutit dhe Lal Plehut eshte nder aferat me mafioze-korruptive me te medha, me te cilen keta mafioze perfitojne dhe ndajne çdo dite se paku 400000 euro.

Sipas kesaj marreveshje te firmosur nga Lal Plehu dhe Flavio Tosi, kreu i Bashkise se Verones, palet krijojne nje ndermarrje e perbashket Echo Tirana me pronesi 50% Bashkia e Tiranes dhe 50% AGSM Verona sipas te ciles :

  1. Te gjitha plehrat e Tiranes mblidhen nga Eco Tirana, me menaxher te paligjshem zv/kryetarin e Bashkise Mazniku qe ne kundershtim me ligjin merre dy paga, dhe AGSM Verona e bosit te rrezikshem te Ndragetes Andrea Miglioranzi i arrestusr nga autoritet italiane si kreu i mafjes se Verones.

Pas firmosjes se Marreveshjes mbi plehrat e Tiranes vendoset monopol i Rames-Veliajt-Ahmetajt permes bedelit Zoto. Ato prodhojne flori per keta 4 persona dhe Bosin e Ndragetes Miglioranzi ndaj edhe keta te 4 kane vene policine e shtetit dhe bashkiake te gjemojne cdo rom qe guxon te marre donje qese plastike apo kanace ne koshat e mbeturinave. Duke pasur monopol, kane rritur cmimet sipas oreksit dhe shume me lart sesa Mali i Zi. Eco Tirana depoziton plehrat e mbledhura ne Fushen e Sharres ku i paguan nga parat e takspaguesve ndermarrjes private te perpunimit te plehrave po te Edvin Hajdutit dhe Lal Plehut ne Sharre qe menaxhohet nga sekseri apo bedeli i tyre Klodian Zoto:

  1. a) 29 euro per ton mbetje;
    b) 6 euro per ton dhera te pastra;
    c) 9 euro per ton inerte.

Te gjitha kompanite private te ndertimit detyrohen qe dherat dhe inertet ti depozitoje vetem ne Fushen e Sharres se ky eshte monopol dhe biznesi i Rames. Nese duan te marrin dhera dhe inerte per sistemime urbane prape nuk lejohet t’i levizin nga kantieri 1 e t’I cojne ne kantierin 2, por duhet te paguajne dy here edhe per depozitim edhe per blerje si mall i ri vec nga monopoli Rama-Velia i Sharres dhe t’a paguajne:

  1. a) 10 euro per 1 ton dhera te pastra dhe
    b) 27 euro per 1 ton inerte qe depozitojne apo 540 euro per çdo kamion. Kjo eshte arsyeja pse kamionet e Salillarit qe punojne tek unaza e Tiranes nisen deri ne Skuraj te Kurbinit per te hedhur inertet e ndertimit. Del me lire te paguaje 100 euro nafte kamionit sesa t’i coje tek monopoli Rama-Veliaj.

Policia me urdher te Rames nuk lejon te dale asnje kamion me inerte apo dhera nga Tirana. Kamionet e kompanive te ndertimit qe u nisen per t’I depozituar ne landfillin e Bushatit u ndaluan ne Kamez nga policia e shtetit duke I thene hapur shofereve “po ky eshte biznes i Rames ndaj nuk ju leme te coni tjeterkund”.

Po me urdher te Rames, situata ne Durres eshte degjeneruar qellimisht, plehrat lihen mal dhe digjen duke shkaktuar kancer per te tmerruar qytetaret, me skenar dhe rregji qe Hajduti i Surrelit te dale si shpetimtar per emergjencen se do paguaje shteti per t’i sjelle ne Sharre. Pra do nxjerre para nga buxheti i shtetit ne mengjes per t‘i fut ne xhepin personal ne dreke!

Duke e pasur monopol privat Sharren, hajduti i Surrelit rriti me 1/3 cmimin e depozitimit te mbetjeve ne Sharre nga 22 ne 29 euro pa asnje justifikim ligjor dhe asnje ekspertize nderkombetare. Vec grykesia per te vjedhur. Krahasoni cmimet e Sharres per (i) mbetjet, (ii) dherat dhe (iii) inertet dhe do shihni se jane nga dyfish deri ne 12 fish me shtrenjte se Mali i Zi. Depozitimi i dherave te paster ne Malin e Zi kushton vec 0.5 euro pasi nuk eshte monopol, perkundrazi shteti ka caktuar 4-5 vendndodhje (ish gurore) qe duhen rehabilituar me dhera te paster duke permiresuar mjedisin.

Ne bregun tjeter te Adriatikut ne Verona antimafia italiane prangosi si bos kryesor te Ndragetes Andrea Miglioranzi kurse ne Shqiperi antimafia eshte vet Edvin Mafia ndaj ky i fundit i thur hymne me video tridimensionale minieres se tij te floririt, Fushes se Sharres, e cila eshte e paprekeshme! sb

Nje marreveshje ndermafioze!Marreveshja e bashkepunimit zyrtar midis mafies narkoqeveritare me Ndrageten e Verones!Miq, ketu me poshte lexoni se si me nje akt marreveshje mafiozesh Fusha e Sharres u shnderrua ne piken e mjaltit, minieren e floririt midis narkomafies se Edvin Mafise dhe Ndragetes se Verones, me e rrezikshmja e Italise!Afera e plehrave te Edvin Hajdutit dhe Lal Plehut eshte nder aferat me mafioze-korruptive me te medha, me te cilen keta mafioze perfitojne dhe ndajne çdo dite se paku 400000 euro. Sipas kesaj marreveshje te firmosur nga Lal Plehu dhe Flavio Tosi, kreu i Bashkise se Verones, palet krijojne nje ndermarrje e perbashket Echo Tirana me pronesi 50% Bashkia e Tiranes dhe 50% AGSM Verona sipas te ciles :1. Te gjitha plehrat e Tiranes mblidhen nga Eco Tirana, me menaxher te paligjshem zv/kryetarin e Bashkise Mazniku qe ne kundershtim me ligjin merre dy paga, dhe AGSM Verona e bosit te rrezikshem te Ndragetes Andrea Miglioranzi i arrestusr nga autoritet italiane si kreu i mafjes se Verones.Pas firmosjes se Marreveshjes mbi plehrat e Tiranes vendoset monopol i Rames-Veliajt-Ahmetajt permes bedelit Zoto. Ato prodhojne flori per keta 4 persona dhe Bosin e Ndragetes Miglioranzi ndaj edhe keta te 4 kane vene policine e shtetit dhe bashkiake te gjemojne cdo rom qe guxon te marre donje qese plastike apo kanace ne koshat e mbeturinave. Duke pasur monopol, kane rritur cmimet sipas oreksit dhe shume me lart sesa Mali i Zi. Eco Tirana depoziton plehrat e mbledhura ne Fushen e Sharres ku i paguan nga parat e takspaguesve ndermarrjes private te perpunimit te plehrave po te Edvin Hajdutit dhe Lal Plehut ne Sharre qe menaxhohet nga sekseri apo bedeli i tyre Klodian Zoto:a) 29 euro per ton mbetje;b) 6 euro per ton dhera te pastra;c) 9 euro per ton inerte.Te gjitha kompanite private te ndertimit detyrohen qe dherat dhe inertet ti depozitoje vetem ne Fushen e Sharres se ky eshte monopol dhe biznesi i Rames. Nese duan te marrin dhera dhe inerte per sistemime urbane prape nuk lejohet t’i levizin nga kantieri 1 e t’I cojne ne kantierin 2, por duhet te paguajne dy here edhe per depozitim edhe per blerje si mall i ri vec nga monopoli Rama-Velia i Sharres dhe t’a paguajne:a) 10 euro per 1 ton dhera te pastra dheb) 27 euro per 1 ton inerte qe depozitojne apo 540 euro per çdo kamion. Kjo eshte arsyeja pse kamionet e Salillarit qe punojne tek unaza e Tiranes nisen deri ne Skuraj te Kurbinit per te hedhur inertet e ndertimit. Del me lire te paguaje 100 euro nafte kamionit sesa t’i coje tek monopoli Rama-Veliaj.Policia me urdher te Rames nuk lejon te dale asnje kamion me inerte apo dhera nga Tirana. Kamionet e kompanive te ndertimit qe u nisen per t’I depozituar ne landfillin e Bushatit u ndaluan ne Kamez nga policia e shtetit duke I thene hapur shofereve “po ky eshte biznes i Rames ndaj nuk ju leme te coni tjeterkund”.Po me urdher te Rames, situata ne Durres eshte degjeneruar qellimisht, plehrat lihen mal dhe digjen duke shkaktuar kancer per te tmerruar qytetaret, me skenar dhe rregji qe Hajduti i Surrelit te dale si shpetimtar per emergjencen se do paguaje shteti per t’i sjelle ne Sharre. Pra do nxjerre para nga buxheti i shtetit ne mengjes per t‘i fut ne xhepin personal ne dreke!Duke e pasur monopol privat Sharren, hajduti i Surrelit rriti me 1/3 cmimin e depozitimit te mbetjeve ne Sharre nga 22 ne 29 euro pa asnje justifikim ligjor dhe asnje ekspertize nderkombetare. Vec grykesia per te vjedhur. Krahasoni cmimet e Sharres per (i) mbetjet, (ii) dherat dhe (iii) inertet dhe do shihni se jane nga dyfish deri ne 12 fish me shtrenjte se Mali i Zi. Depozitimi i dherave te paster ne Malin e Zi kushton vec 0.5 euro pasi nuk eshte monopol, perkundrazi shteti ka caktuar 4-5 vendndodhje (ish gurore) qe duhen rehabilituar me dhera te paster duke permiresuar mjedisin.Ne bregun tjeter te Adriatikut ne Verona antimafia italiane prangosi si bos kryesor te Ndragetes Andrea Miglioranzi kurse ne Shqiperi antimafia eshte vet Edvin Mafia ndaj ky i fundit i thur hymne me video tridimensionale minieres se tij te floririt, Fushes se Sharres, e cila eshte e paprekeshme! sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 15. Juni 2020

Rifillojnë fluturimet nga Rinasi vetëm për rezidentët dhe nënshtetasit e Bashkimit Europian

Tirana International Airport njofton se sot më 15 qershor 2020, rifillojnë fluturimet e mëposhtme:

Austria Airlines – Fluturimi nga Vjena mbërrin në 14.20 dhe niset në 15.05
Air Serbia – Fluturimi nga Beogradi mbërrin në 14.30 dhe niset në 15.00
Air Albania – Fluturimi i riatdhesimit nga Frankfurti mbërrin në 18.15
Aegean Airline – Fluturimi nga Athina mbërrin në 19.25 dhe niset në 20.05

Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e sipërpërmendura.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.

Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim i shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare,” përfundon TIA..

Dekriminalizimi/ KQZ vendos nesër për mandatin e dy kryebashkiakëve të Ramës

Pas bërjes publike nga opozita të dokumentave që faktojnë shkeljet e kryebashkiakëve të rilindjes duket se edhe KQZ do të marrë në shqyertim këto çeshtje pas dokumtacionet të dërguar nga prokuroria.

Njoftimi i plotë nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e martë, më datë 16.06.2020, ora 11:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt-vendimeve:

  1. Per shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Agron Rufat Malaj, me funskion Kryetar i Bashkisë Mat, qarku Dibër, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funsione publike”.
  2. Per shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Kastriot Hasan Gurra, me funskion Kryetar i Bashkisë Librazhd, qarku Elbasan, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funsione publike”.

“Sulmi ndaj bizneseve, sjellje e një regjimi në ikje”, Basha tregon planin e rimëkëmbjes: Moratorium 1 vjeçar për tatimorët

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i cili u takua me biznese të vogla sot në Tiranë, tek njësia nr.1, komentoi sulmet që kryeministri Edi Rama u bën bizneseve që denoncojnë mungesën e ndihmës nga qeveria. Zoti Basha theksoi se prioriteti o Ramës është pasurimi i tij personal dhe i 5 oligarkëve.

“Shikoni si e shpenzon kohën, duke gjurmuar si një hajdut i vogël, si një spiun i vogël dhe për t’u rënë nga mbarpa bizneseve, për t’i intimiduar, për t’i frikësuar, sepse thonë të vërtetën. Këto nuk janë sjelljet e një kryeministri të përgjegjshëm, këto nuk janë sjelljet e një burri shteti. Këto janë sjellje të një regjimi në ikje, të një njeriu të obsesuar pas pushtetit dhe pas pasurisë së tij personale, të një shërbëtori të mjerë të 5 oligarkëve, me të cilët punon dhe për të cilët ka vënë të punojë të gjithë Shqipërinë”.

Basha shprehu bindjen se makthi i biznesve do të marrë fund, pasi ai dhe opozita kanë vullnetin për të mos çuar paratë e buxhetit të shtetit tek 5 oligarkë.

“Shqipëria nuk do të jetë më e 5 oligarkvë, por e të gjithë shqiptarëve. Paratë e buxhetit Do të shkojnë për të mbështetur biznesin e vogël jo thjesht me një mbështetje të fuqishme, me një paketë fiskale si ajo që kemi propozuar me 0.5 % të xhiros vjetore, e vetmja taksë, asnjë taksë tjetër lokale e qendrore. Mbi të gjitha, duke i çliruar nga makthi i tatimorëve, duke i futur tatimorët në garnizon, përmes një moratoriumi në vitin tonë të parë të qeverisjes dhe, pas kësaj, asnjë kontakt fizik midis inspektorëve të shtetit dhe biznesit të vogël apo biznesit në tërësi“, theksoi lideri i opozitës pas takimit që pati me dhjetëra biznese të vogla në Tiranë.

LIVE – Në Njësinë Administrative nr 1 në Tiranë për të biseduar e për të parë nga afër hallet dhe problemet e biznesit të vogël dhe qytetarëve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike

LIVE – Në Njësinë Administrative nr 1 në Tiranë për të biseduar e për të parë nga afër hallet dhe problemet e biznesit të vogël dhe qytetarëve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 15. Juni 2020