40.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Tjetër reagim i fortë i Grupit të PPE ndaj Ramës: 15 kushtet të plotësohen para Konferencës Ndërqeveritare…

Grupi Parlamentar PPE dorëzoi mëngjesin e ditës së sotme një amendament për rezolutën mbi Ballkanin Perëndimor e cila miratohet këtë javë në plenaren e Parlamentit Europian.

Rezoluta e hartuar nga socialisti kroat Tonino Picula është e përgjithshme dhe nuk përmend kushtet të cilat BE i caktoi qeverisë Rama në mars 2020.

Amendamenti i firmosur nga eurodeputetja Kinga Gal, raportere e PPE për këtë rezolutë me kërkesën e raporterit për Shqipërinë, David Lega e me pëlqimin e koordinatorit Michael Gahler, cilëson se Parlamenti Europian:

‘Thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare’

Pika që përmbysi kupën

Trillet eksentrike të Edi Ramës janë të njohura në mos të famshme. Apo edhe famëkeqe sipas pikpamjes së tjetërkujt. Ato janë toleruar gjatë edhe nga ndërkombëtarë; kryesisht ato ekzibicioniste për arsye të ndyshme.Por kur trill cënon substancën situata mund të ndryshojë!

Në një konference shtypi në kryeministri në 6 qeshor Edi Rama mohoi qartë e në mënyrë të përsëritur 15 kushtet që atij i vuri Bashkimi Europian i udhëhequr nga Gjermania, Franca dhe Hollanda. Rama i mori sinjalet se kjo ishte e papëlqyeshme dhe duhej korrigjuar. Tre ditë më vonë ai do të ishte i pranishëm në Këshillin Kombëtar të Integrimit dhe do të kishte shansin të korrigjonte fyerjen e 6 qershorit. Rama kokëfortë foli 25 minuta në përgjithësi mbi Evropën, bujqësinë e aplikacionin E-Albania por nuk i përmendi fare 15 kushtet. Krejt ndryshe nga Meta e Ruçi u fokusuan seriozisht që tek këto kushte.

Reagimi nuk vonoi: Fillimisht Grupi Parlamentar i PPE përsëriti me 12 qershor një deklaratë te para dy ditëve duke investuar edhe nënkryetarin Kovacev krahas titullarit per politiken e jashtëme Gahler. Aty përmendeshin disa herë 15 kushtet dhe listoheshin vecan ato më pikantet: dënimi i votëblerësve të Dibres e Shijakut, anullimi i ligjeve për median, nevoja për zgjedhje vërtet të lira e të ndershme si edhe anomalia e madhe e pushteti lokal njëpartiak. Deklarata e quan se kjo situatë se bie ndesh me nocionin baze të demokracisë plurale dhe vë në dyshim ligjshmërinë e tyre; si dhe perserit kushtin e BE dhe të Bundestagut që kjo të sqarohet sa më parë. Synimi është përsëri mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për bashkitë, mundësisht në një ditë me ato parlamentare mundësisht në pranverën e ardhëshme.

Mbasi javën e shkuar u mor vesh qeveria kishte hequr nga plani i punës për integrimin europian kushtin ‘procedimi penal i votëblerësve’ Grupi PPE inicioi të hënën, 15 qershor, amendamentin për 15 kushtet. Planin e punës e paraqiti Rama më 9 qershor në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian.

Shkresa e Grupit PPE

[ Dua t’ju informoj se znj. Kinga Gál si raportere hije e PPE e raportit ‘Rekomandime për Ballkanin Perëndimor’ do të dorëzojë amendamentin si më poshtë: ]

‘thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare’

[ Amendamenti u kërkua nga z. David Lega, raporter i përhershëm për Shqipërinë dhe ka pëlqimin e z. Gahler, koordinator i PPE në Komisionin e Jashtëm (AFET) ]

Origjinali anglisht:

[ I would like to inform you that Ms. Kinga Gál as the EPP shadow rapporteur of the Western Balkans recommendation will submit the following plenary amendment: ]

‘stresses the 15 conditions, decided by the Council of the European Union, that Albania needs to have fulfilled prior to its first intergovernmental conference with the EU Member States’

[ The amendment was requested by Mr. David Lega, standing rapporteur for Albania, and has the blessing of Mr. Gahler, the EPP AFET coordinator. ] /SYRI.net

Basha: Shikoni pagesat nga Thesari. Aq para sa ç’kanë dhënë për shqiptarët, po aq iu kanë dhënë edhe një grushti oligarkësh gjatë të pandemisë

• Basha takon bizneset në njësinë 1, Tiranë. Tatimorët gjobëvënës, rënia drastike e xhiros dhe fuqisë blerëse, marrja e ushqimeve me listë, mungesa e ndihmës nga qeveria, problemet kryesore për biznesin e vogël.

• Prioriteti i kryeministrit edhe në kohën e krizës, ishin oligarkët, jo biznesi. Shpërndau për oligarkët gati të njëjtën shumë që dha për shqiptarët pas shpërthimit të pandemisë.

• Sulmi ndaj bizneseve që thonë të vërtetën nuk është sjellje e një burri shteti, por e një regjimi në ikje, e një njeriu të obsesuar pas pushtetit dhe pasurisë të tij personale, e një shërbëtori të mjerë të 5 oligarkëve.

• Kjo gjendje do të marrë fund. Buxheti do të shkojë për shqiptarët. Bizneset e vogla do të paguajnë vetëm një taksë, 0.5% të xhiros vjetore, Asnjë taksë tjetër lokale e qëndrore. Moratorium 1 vjeçar për tatimorët.

• Jam i shqetësuar nga situata aktuale, por jam optimist se me një bashkim të madh, me një program që do të nxisë punësimin, ekonomia do të dalë nga kriza dhe ndryshimi do të vijë. Do t’i japim fund marrjes peng të qeverisjes nga një grusht oligarkësh dhe kryeministri aktual.

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, PAS TAKIMEVE ME BIZNESET E VOGLA TEK NJËSIA 1, TIRANË.

Përshëndetje të dashur miq!

Ju përshëndes nga qendra e Tiranës, ku kam më shumë se një orë e gjysëm në takime me sipërmarrësit e vegjël, me bizneset e vogla, me qytetarë. në çdo cep të Tiranës ku kam qënë këto ditë dhe këto javë kam hasur një listë të gjatë problemesh, ankesash, hallesh që kanë pllakosur biznesin e vogël, sipërmarrjen e vogël, kanë pllakosur njerëzit, qytetarët në lagjet e Tiranës në qendër të Tiranës.

Shumë prej problemeve të sipërmarrjes janë të njëjta: është prania e pafund e inspektorëve tatimorë, e njerëzve që sillen si banda edhe jo si shtet, ku në këto kohë të vështira mendjen e kanë si e si të gjobisin e të nxjerrin edhe lekun e fundit nga xhepat e lodhur të sipërmarrësve të vegjël shqiptarë.

Problemi tjetër shumë i madh është rënia drastike e xhiros. Imagjinoni në dyqanet e bukës, dyqanet e ushqimoreve, tek dyqanet e mishit ka një rënie ëe tmerrshme të xhiros. Ndërsa të tjerët që e mbajnë dyqanin hapur sa për të thënë, më kanë treguar këto ditë, edhe sot, se e mbyllin gjithë ditën pa asnjë klient, mbyllin gjithë javën me 30-40-50 mijë lekë të vjetra xhiro, xhiro tërësisht e pamjaftueshme për të larë qeratë, jo më për të mbajtur familjen apo për të mbajtur fëmijët me bukë.

Kjo është gjendja e sipërmarrjes së vogël shqiptare që është 70 % e sipërmarrjes së ekonomisë në tërësi. 7 në 10 njësi të ekonomisë shqiptare përbëhën nga sipërmarrja e vogël. Dhe në ato raste ku kanë marrë atë ndihmë simbolike dhe totalisht të pamjaftueshme, totalisht të pakrahasueshme me dëmin që u ka shkaktuar mbyllja e biznesit gjatë periudhës së karantinës, ato para siç i kanë marrë i kanë çuar drejtëpërdrejt për të paguar qeratë, për të paguar faturat e energjisë që edhe kur i kanë pasur qepenat e mbyllur, u kanë ardhur me faturë afrofe.

Problem tjetër i madh dhe problem kryesor është rënia totale e fuqisë blerëse. Në këto ushqimore dhe ushqimore të tjera kam parë lista të cilat janë dyfishuar gjatë këtyre 2 muajve të fundit, lista të cilat kanë qënë të mëdha edhe më përpara, por që tashmë po kthehen në problemin kryesor.

Siç e kemi paralajmëruar, mungesa e ndihmës për njerëzit mungesa e ndihmës për konsumatorët, për familjarët shqiptarë u përkthye drejtpërdrejt në një problem që u transmetua në gjithë zinxhirët e ekonomisë. Kur nuk kanë para njerëzit për të blerë ushqimet për të blerë bukën e gojës, kjo reflektohet, natyrisht edhe te sipërmarrja e vogël, reflektohet tek gjithë zinxhiri i furnizimit, reflektohet pastaj dhe tek ata sektorë të prodhimit që punësojnë një pjesë.

Me këtë sjellje kjo qeveri dhe ky kryeministër kanë provuar katërcipërisht se prioritet edhe në kohën e tmershme të krizës nuk kanë patur shqiptarët, nuk kanë patur sipërmarrja, nuk kanë patur njerëzit, por kanë pasur oligarkët. Shikoni pagesat nga thesari, pothuajse po aq para sa ç’kanë dhënë për shqiptarët, për ekonominë, për konsumin që është një fraksion i asaj që ka paguar Kosova apo Maqedonia e Veriut, po kaq para i kanë dhënë dhe një grupi oligarkësh gjatë këtyre muajve të pandemisë.

Kjo është skandaloze.
Kjo është kriminale.

Është burimi i krizës së thellë kriminale që ne e paralajmëruam edhe para disa muajsh. kur i kërkuam qeverisë që të ndërpriste çdo pagesë dhe çdo tender korruptiv e të ndërpriste çdo aferë si ajo e inceneratorëve, e cila edhe javën e kaluar i kushtoi taksapaguesve shqiptarë miliona, qindra miliona, ndërkohë që me 15 Qershor që jemi sot, një pjesë e madhe e atyre që, sipas vendimeve të qeverisë e meritonin mbështetjen, nuk arritën dot të merrnin asgjë.

E pra, gjendja po vjen e po përkeqësohet dhe e vetmja përgjigje që ka kjo qeveri dhe ky kryeministër është më shumë propagandë, më shumë gënjeshtra, më shumë mashtrime.

Shikoni si e shpenzon kohën duke gjurmuar si një hajdut i vogël.

LIVE – Në Njësinë Administrative nr 1 në Tiranë për të biseduar e për të parë nga afër hallet dhe problemet e biznesit të vogël dhe qytetarëve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike

LIVE – Në Njësinë Administrative nr 1 në Tiranë për të biseduar e për të parë nga afër hallet dhe problemet e biznesit të vogël dhe qytetarëve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 15. Juni 2020

Reagimi i fortë i Albana Vokshit ndaj Besës së Ramës: Edhe testin e matematikës opozita e nxori?

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar pas nxjerrjes së testit të Matematikës në provimin e maturantëve.

Ashtu si në testin e Gjuhë-Letërisë edhe në testin e matematikës në provimin që po zhvillohet ditën e sotme testi u është dhënë nxënësve militantë të PS nga vetë mësuesit e e bindiur të ministres Shahini.

Reagimi i Albana Vokshit

Edhe #testin e #matematikës opozita e nxori?

U tha me bujë të madhe nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, se testi i matematikës është hermetik se janë marre masa të mos dalë dhe të tjera broçkulla si këto.

Ka 3 ditë që për të mbuluar dështimin e saj, sulmon opozitën, por prapë dështoi.

Thirri mësuesit në oborrin e shkollës, duke rrezikuar shëndetin e tyre për të bërë shoë me masat gjoja të forta antikopjim, u hoqi celularët, i detyroi të firmosin deklarata për pushim nga puna, në rast të shkeljes së rregullave dhe çfarë bëri? Asgjë!

Turi mund t’ia kishte dalë mbanë kësaj situate më mirë sesa e dështuara Besa Shahini dhe shefi i saj Edi Rama.

Testi i matematikës është zbuluar dhe Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi.

Si mashtroi Brataj për infektimin me Covid dhe skandalet në drejtimin e Urgjencës Kombëtare

Deri para një jave nuk e kisha provuar shërbimin e Urgjencës Kombëtare. Ishte pikërisht koha që vjerrhi im, i cili banon në periferi të Tiranës, pësoi gjengje të fikëti dy herë brenda orës. Të shqetësuar telefonuam në numrin 127. Përgjigja ishte, “prisni se nuk kemi ambulancë të lirë”. Të shqetësuar për shëndetin e njeriut tonë pritëm rreth 40 minuta dhe telefonuam sërish, por këtë radhë as nuk na u hap telefoni.

Bëmë ç’bëmë e nsisëm me makinën e një fqinji drejt urgjencës së spitalit ‘Nënë Tereza’. Fatmirësisht gjendja nuk rezultoi fatale për njeriun tonë.

Pikërisht pasi mora refuzimin e shërbimit të 127 për të transportuar njeriun tim të sëmurë drejt spitalit fillova të interesohem se si funksionon e nga kush drejtohet. Mësova se drejtori ishte Skënder Brataj dhe se ai vinte nga Italia, ku kishte punuar si kirurg plastik.

U futa në faqen e QKUM dhe shkrimi më hoqi çdo dyshim. Duke parë se çfarë shkruaje në portalin e Qëndrës Kombëtare të Urgjencës, kuptova se ju z.Brataj nuk mund të jeni mjek, por një rrenegat në drejtimin e shëndetësisë, zaten kështu janë ata që drejtojnë kudo, edhe në lëmin tim, në arsim ka si ty, por mjekët s’janë e as duhet të jenë si ty. I turbulluar nga çfarë lexova fillova të kërkoj nëpër postime, dhe në fakt përveç lavdatave ndaj ministrisë gjeta shkrime ku sulmoheshin dhe kërcënoheshin mjekët nga ju vetë! Medet, thashë, nivel rrugeçërish në drejtimin e vendit.

Një mjek s’mund të ketë vulgaritetin tuaj z. Brataj, betimi legjendar i Hipokratit jua ndalon këtë! Por ju ndoshta as e dini që egziston një i tillë. CV që ju keni shpërndarë më mori pak kohë, e për fat më ndihmoi të sqaroj opinionin rreth jush dhëndrri im, i cili është kunat me një mjek nga Vlora, bashkëkohës me ju. Shkova e i takova dhe pas retorikës së gjendjes së vjerrhit tim, ra biseda rreth teje z.Brataj.

Ç’të dëgjoja, në fakultet kishe qenë një student huligan, i rrahur disa herë me studentë të tjerë përfshi edhe Izet Haxhinë, por që kishe shpëtuar nga përjashtimi vetëm sepse ishe dhëndrri i dekanti të asaj kohe. Mësova se nuk ishe më i martuar me të, normal s’mund ta meritoje atë vajzë.

Meqë ra fjala, na sqaro publikisht, ke patur njeri në familjen tënde të burgosur për vrasje? Vrasje të shkallës së parë? Ti nuk ke pse kompleksohesh nga familjarët e tu, por sqaron genet e tua, që vlojnë në sytë e tu zgurdullues. CV-ja që ke publikuar ti zotrote më ndihmoi të kuptoj se atje në Piemonte ke ndërruar disa herë vende pune paralele, asnjë me ngritje. Kaq sherre bëje me kolegët sa ndërroje postacionin?

Po në vitet ‘92-‘96 çfarë pune bëje në Piemonte sepse nuk e kishe sqaruar? Ndër diplomat që publikoje asnjëra nuk më bindte, e pjesmarrja nëpër trajnime ishte si ajo e kolegëve të mi që bëhen drejtora, e i plotësojnë si duan vetë kualifikimet. Mesatarja jote e fakultetit linte për të dëshiruar, rreth 6, e kjo s’të lejon të bësh doktaratura e profesoratura! Biles miku im dhe kolegu jot nga Vlora më tha se para 10 vitesh, ti kishe konkuruar për këshillin regjional të Piemontes , një zonë që ka mbi 50 mijë shqiptarë, dhe nuk arrite të marrësh as 10 vota, por vetëm 9 vota. Ky ishte reputacioni jot në një zonë që jetoje prej 18 vitesh!

Kolegët e tu nuk ta falin që mashtrove opinionin se gjoja u infektove nga koronavirusi, e dy ditë më vonë dole në Vlorë bëre selfie krahpërkrah me Pëllumb Piperon në Lungomare. Nuk dihet përse e sajove sagën e infektimit?!

Kolegët e tu flasin për skenare që të gajasin, por ti mbyllu gojën e bëj ato IGG, madje publikoji që të mbrosh figurën tënde.

Ky kolegu jot, miku im e vlonjati jot, më tha që ishe bërë qesharak mes kolegëve, në një konferencë të Urgjencës duke u prezantuar me titullin profesor doktor, dhe kur njëri nga moderatorët të kish kërkuar diplomat, ti ishe tërhequr, e madje në shenjë hakmarrje e kishe larguar nga konferenca edhe përkrahësit e tu.

Kolegët e tu të bëjnë me faj se ke shkatërruar shërbimin e Urgjencës, se në kullën e saj në Laprakë, 99% të punësuarve janë farefisi jot, nuk janë nga vajzat e djemtë e arsimuar me djersë por nga ata që arsimimin e punësimin e kanë blerë apo marrë dhuratë.

Në fakt koha e mbërritjes së ambulancës le për të dëshiruar zotnia jote, ti nëpër postime lavdëroheshe se ambulancat e tua janë në vendngjarje për 10-15 minuta, ndërsa realiteti është krejt ndryshe, zoti drejtor. Shqipëria nuk është vetëm qendra e Tiranës, por edhe periferia e saj ku ambulanca do 1 orë të vijë, ose nuk vjen fare.

Shqipëria është edhe vendlindja ime, Kelmendi, ku ambulanca nuk shkon kurrë e ku njerëzit nuk kanë as mjek, por i drejtohen vetëm Zotit për shpëtim! Ndërsa ti mbete nëpër televizione i betuar të deformosh situatën e Covidit në Shqipëri. /E.H

Aksionere në dy kompani private/ Ministrja Gjonaj mbron gruan e Ben Blushit, duke ‘kapërcyer’ ligjin

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, është vendosur në mbrojtje të noteres Eva Blushi, bashkëshorte e ish-politikanit të majtë dhe aktualisht drejtor i Top Channel, Ben Blushi, e dyshuar publikisht se ushtron licensën në kundërshtim me parimet e konfliktit të interesave.

Në bazë të të dhënave zyrtare, Eva Blushi rezulton të jetë aksionere në dy kompani private, krahas aktivitetit si notere e licensuar.

Ligji “Për Noterinë”, i cili ka hyrë në fuqi në fillim të vitit 2019, parashikon ndalime të rrepta për noterët.

Në nenin 19 të ligjit shkruhet shprehimisht: “Ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër private apo publike, me përjashtim të mësimdhënies”.

Për këtë nen ka pasur diskutime të shumta në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Në përfundim, ligjvënësit ranë dakord që noterët të mos lejohen të kenë angazhime të tjera publike apo private, duke i barazuar me zyrtarët e sistemit të drejtësisë.

Por, Ministria e Drejtësisë duket se e lexon ndryshe pozicionin e ligjvënësve.

Në një përgjigje zyrtare, tejet të vonuar, për “Boldnews.al”, Ministria e Drejtësisë ka paraqitur argumentat e saj, në bazë të të cilave vlerësohet se nuk ka vend për nisjen e hetimit disiplinor ndaj noteres Eva Blushi.

Konflikt interesi?

Referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), Eva Blushi rezulton të jetë drejtuese e një zyre noteriale.

Zonja Blushi rezulton gjithashtu ortake, me vlerë kapitali 20% në shoqërinë “Luxury Communicazione e Pubblicita”, si edhe ortake me vlerë kapitali 50% në shoqërinë “Publialb”, në bashkëpronësi me Vjollca Hoxha, administratore e televizionit “Top Channel”.

Në foto: Ekstrakti i kompanisë “Publialb”, marrë nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)

“Boldnews.al”, në një kërkesë të Shkurtit 2020, pyeti Ministrinë e Drejtësisë nëse angazhimi në aktivitete private të zonjës Blushi ishte në kundërshtim me nenin 19 të ligjit “Për Noterinë”.

Në përgjigjen e nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gentian Deva, Ministria e Drejtësisë deklaron se zonja Blushi nuk është në shkelje të detyrimeve ligjore.

Për Ministrinë e Drejtësisë, noterët janë në kushtet e konfliktit të interesave vetëm nëse nënshkruajnë akte për institucione publike apo private, në të cilët ata janë pjesë.

“Në gërmë d të nenit 98 të këtij ligji (Për Noterinë), parashikohet se ‘noteri nuk mund të kryejë akt noterial…kur është punëdhënës, administrator ose ka një detyrë tjetër në një ent, shoqatë, shoqëri ose institucion tjetër të interesuar…’”, argumenton Ministria e Drejtësisë.

Pra, për Ministrinë e Drejtësisë, ndalimi i zgjeruar në nenin 19, që parashikon ndalime për përfshirjen e noterëve në çdo aktivitet tjetër publik apo privat, kufizohet në një nen më poshtë (98) vetëm për rastet kur noteri nuk duhet të nënshkruajë akte për struktura të tjera, ku ai bën pjesë.

Në foto: Përgjigja e Ministrisë së Drejtësisë për “Boldnews.al”

Këndvështrimi i Ministrisë së Drejtësisë e thjeshton shumë situatën dhe, mbi të gjithë, nuk përputhet me vullnetin e ligjvënësve.

Komisioni i Ligjeve

“Boldnews.al” ka siguruar Raportin e Komisionit të Ligjeve, i cili u dërgua në Parlament para votimit të ligjit të ri “Për Noterinë”.

Dokumenti parlamentar, i cili mban datën 18 Dhjetor 2018, ka dhënë një shpjegim shterues, si për nevojën e ndalimeve të rrepta në aktivitetin e noterëve, ashtu edhe fushat se ku ata mund të angazhohen.

“Për shkak të funksionit të noterisë dhe nevojës për të pasur besimin e publikut në veprimtarinë noteriale, projektligji parashikon një kushtëzim të fortë në lidhje me veprimtari të tjera që noteri mund të bëjë gjatë ushtrimit të profesionit si noter”, argumentohet në Relacionin e Komisionit të Ligjeve, përsa i përket parashikimeve të nenit 19.

Në foto: Pjesë nga relacioni i Komisionit të Ligjeve mbi projekt-ligjin “Për Noterinë”, dt. 18.12.2018

Krahas ndalimit të zgjeruar për noterët, pra mos-angazhimi në veprimtari publike dhe private, ligji i ri parashikoi, në mënyrë specifike, rastet e konfliktit të interesave.

Disa nga këto raste kanë qenë edhe në legjislacionet e mëparshme, si ndalimi që noterët të kryejnë akte noteriale për vete, familjarët e tyre dhe persona të lidhur.

Por, ligji i ri shtoi edhe një “institut” tjetër në rastet e konfliktit të interesave. Noterëve u ndalohet të nënshkruajnë akte noteriale për entitetet, ku ata ushtrojnë “veprimtarinë noteriale”.

Duke qenë një “institut” i ri, Komisioni i Ligjeve është ndalur për të shpjeguar në mënyrë specifike se cilat konsiderohen “veprimtari noteriale”.

Sipas ligjit, “veprimtari noteriale” përfshihen: ekspert i pavarur, anëtar Bordi Disiplinor, anëtar i Komisionit të Kualifikimit, anëtar ose drejtues i Dhomës Kombëtare dhe degëve vendore ose pjesëmarrja në organizma kolektivë të lidhur me noterinë, apo dhënia e ekspertizës mbi legjislacionin noterial dhe jo vetëm.

Pra, noterit i lejohet angazhimi në “veprimtari noteriale”, por i ndalohet të kryejë akte noteriale, në rastet kur është i përfshirë si pjesë e atyre entiteteve.

Të gjithë angazhimet e tjera të noterit, publike apo private, janë të ndaluara, siç parashikohet në nenin 19.

Në rastin e noteres Eva Blushi, përfshirja e saj si aksionere në dy shoqëri private, të cilat kanë për objekt organizimin e fushatave mediatike e publicitare, nuk përbën “veprimtari noteriale”.

E, për këtë arsye, referuar ligjit “Për Noterinë”, zonja Blushi duket se është në kushtet e ndalimit. Por, për Ministrinë e Drejtësisë, kufizimet e nenit 19 janë tërësisht të padukshme në rastin e noteres Eva Blushi.

Sipas këtij institucioni, zonja Blushi do të jetë në konflikt interesi vetëm nëse nënshkruan akte noteriale që lidhen me bizneset private, në të cilat ajo është aksionere. /Nga Boldnews.al

Bashkia e Durrësit infektohet me Covid-19, gjysma e personelit futet në karantinë

Bashkia e Durrësit ka mbyllur dyert për qytetarët.

Siç mëson abcnews.al  zyra e protokollit në këtë është mbyllur për shkak se një punonjëse e administratës së bashkisë ka rezultuar pozitive për koronavirusin.

Mësohet po ashtu se gjysma e personelit në Bashki janë karantinuar.

Rama godet bizneset, vetëm në Durrës Drejtoria Tatimore bllokoi llogaritë e 106 bizneseve gjatë Covid-19

Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës ka bllokuar numrat e llogarive të 106 bizneseve gjatë periudhës së Covid-19.

Denoncimin e ka bërë një qytetar ndërkohë që është publikuar edhe nga ish-kryeministri Berisha.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Kjo eshte ndihma per biznesin ne narkoshtetin e Edvin Droges.

Lexoni denoncimin e biznesmeneve dixhital! sb

I nderuar z.Berisha ! Dua te beje nje denoncim sesi Drejtoria Rajonale Tatimore Durres ka bllokuar numrat e llogarive te 106 bizneseve gjate periudhes se Covid 19. Qeveria po trumbeton me te madhe se do ndihmoj biznesin kur ne fakt po e shkaterron. Paligjshmeria me e madhe qendron se me kete urdher kjo drejtori ka bllokuar dhe llogarit bankare te administratoreve te shoqerive. A e di kjo qeveri se administratoret jane te punesuar prane shoqerive? A do pranonte qeveria qe borxhet e OSHEE, KESH, ILLYRIAN GUARD, ALB PETROL etj ti paguanin nga llogaria personale adminstratoret e ketyre shoqerive ? Ky shtet po kalon ne absurditet ligjor dhe arroganc ekstreme e ardhur nga paaftesia dhe zullumtaria qe i ka kaplu. Ju uroj nga zemra shendet ! Jeni i vetmi ze kriter ne kete vend.

pershendetje zoti berisha. jam nje tregtar ne markaten e madhe elbasan. nr nipt L42803202R . per dy muaj na mbyllen me urdher te bashkise elbasan. pagen e luftes na e refuzojne me justifikimin se jeni aktivitet ushqimor dhe ken qen hapur. nuk e njohin urdherin e bashkise. ju lutem na ndihmoni. nuk e kuptoj pse disa e marrin e disa jo

kete urdherin e bashkise tatimet elbasan nuk e njohin. sipas tyre nuk duhet te kishim mbyllur sepse jemi ushqimore. nderkohe qe ne na mbyllen me polici.

Shoqëruesi preket me Covid-19, Veliaj në panik…

Një nga shoqëruesit e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të OraNews, sipas të cilave shtetasi K. Dane është infektuar me koronavirus. Nuk dihen ende detajet se si është gjendja e tij shëndetësore dhe se ku mund ta ketë marrë virusin, por veliaj është përfshirë nga frikadhe paniku.Dane është pjesë e Gardës së Republikës dhe prej dy muajsh është shoqërues i Veliajt.

Veliaj ka bërë dhjetëra takime ditët e fundit për show mediatik i shoqëruar me dhjetëra zyrtarë të tij. Si pasojë e këtyre takimeve pa zbatuar rregullat e distancimit social, ai i trembet faktit se mund të jetë prekur edhe vetë me Covid-19.

Rritet frikshëm numri i të prekurve me Covid-19, vetëm sot 69 raste të reja. Zgjerohet harta e të infektuarve

Medici e infermieri al lavoro senza sosta nel reparto di terapia intensiva passato da 5 a 17 letti per curare i pazienti covid all' ospedale di Vizzolo Predabissi, 24 Marzo 2020. Ansa/Andrea Canali

69 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, një tjetër rekord ky negativ i kësaj jave të fundit. Rastet e reja janë zbuluar pas testimeve në të gjithë vendin, ndërsa harta e plotë me qytetet pritet të njoftohet në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë.

Një numër shumë i lartë të personave që kanë rezultuar pozitiv, e kanë marrë infeksionin në ambientet spitalore, dhe më pas e kanë transmetuar atë në qytete të tjera të vendit, që derimë tani ishin konsideruar si zona të gjelbra.

Njoftimi i plotë i ministrisë

11 të shëruar, mes tyre dy janë personel shëndetësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale I bën thirrje bizneseve të zbatojnë rigorozisht protokollet e sigurisë dhe apelon qytetarët për masat e kujdesit vetjak pë të frenuar përhapjen e COVID19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend.

Gjatë javës së fundit ka rezultuat rritje e numrit të rasteve të identifikuara pozitive, ka një rritje të të shtruarve në spital por qëndrueshmëri sa i takon fataliteteve. Kjo rritje lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore.

Por duhet theksuar se kjo periudhë nuk mund të krahasohet me periudhën e pikut nën efektin e masave të karantinës, për vetë faktin se kemi kohë më të gjatë ekspozimi dhe numër më të lartë kontaktesh gjatë aktiviteteve rutinë të ditës, ku aktualisht 97 % e subjekteve janë në aktivitet. Për këtë arsye, duhet kujdes i shtuar për zbatimin e rregullave.

Kanë vijuar me intensitet testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 319 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive kryesisht në ndërmarrje dhe aktivitete biznesi, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, të identifikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik, si dhe raste te reja. Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: Tirana 28 të prekur, 16 në Shkodër, 8 raste pozitive në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan, dhe nga 1 rast në Kamëz, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje.

Ndërkohë që janë në hetim disa raste të reja në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Kamëz dhe Durrës.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 11 qytetarë mes të cilëve 2 personel shëndetësor, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1055.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Mosha mesatare e rasteve të hospitalizuara është 60 vjeç, mbi 60 % e tyre janë nga Tirana. Në vendin tonë janë aktualisht 499 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Nisur nga fakti se ditet e fundit po zbulohen raste pozitive në disa ndërmarrje dhe subjekte tregtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.

Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura:

Kur dilni, qendroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani duart, përdorni maska ose barriera mbrojtese kur nuk mund te ruhet distanca fizike, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qendroni.

Lidhuni me mjekun tuaj të familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për barnat me rimbursim apo pyetje në lidhje me Covid19. Nëse keni shenja të sëmundjes, qëndroni të izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare, 127.

Sulmohet me kallashnikov një lokal në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kashar, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt një lokali.

Mësohet se lokali është në pronësi të shtetasit E.C, dhe pësoi dëme të shumta materiale, por nuk raportohet për të lënduar. Lokali gjendet në rrugën dytësore përballë autostradës.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.06.2020, rreth orës 00:35, në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kompleksi në pronësi të shtetasit E.Ç., 49 vjeç, ku ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.