35.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Tatimorët xhambazë me gjoba në dorë ndaj biznesve, Tabaku: Rama i fut në borxh shqiptarët për të sponsorizuar monopolet

Nga Jorida TABAKU

Në cilin do cep të Tiranës të pyesësh apo takosh biznese do të tregojnë të gjithë një listë të gjatë ankesash dhe shqetësimesh. Aq e thellë është kriza saqë edhe bizneset në qendër dhe zemër të Tiranës ankohen për tatimorë xhambazë që u vijnë me gjoba në dorë, për klientë që nuk shpenzojnë më si dikur, për një shtet inekzistente që i ka mbushur në taksa.

Përditë e më shumë, kriza thellohet ndërsa vendi vuan pasojat e një virusi që prej 7 vitesh e torturon dhe pengon të zhvillohet. RAMAVIRUSI është pengesa për çdo sipërmarrje, politikat e tij fiskale dhe ekonomike kanë pamundësuar mundësinë e kryerjes së biznesit. Gjatë gjithë periudhës së pandemisë bizneset në rrugën e Saraçëve dhe më tej janë lënë në harresë, askush nuk i sheh apo nuk i pyet për situatën e tyre. Mbijetojnë pasi një pjesë nuk kanë për të paguar ndonjë qira, të tjerët shtrëngojnë dhëmbët dhe po hedhin në treg çfarë mund ë kenë mbledhur.

Qeveria ndërkohë krenohet se merr borxh jo për të ndihmuar bizneset por për të ndihmuar oligarkët. Qeveria Rama i fut në borxh shqiptarët jo për të lehtësuar krizën por i thellon më tej në skamje për të sponsorizuar monopolet. Prandaj alternativa ndaj çoroditjes së politikave të taksave të larta, tarifave pa fre, humbjes së të ardhurave si pasojë e një tregu të monopolizuar është vota për opozitën.

Taksa e sheshtë prej 9% është reale dhe e prekshme. Një mundësi për sipërmarrësit dhe qytetarët që të kenë më shumë para në xhepin e tyre, të konsumojnë më shumë dhe të investojnë më shumë në biznesin e tyre. Ajo është e vetmja rrugë për të përballuar krizën 7 vjeçare që RAMAVIRUSI ka degdisur biznesin në Shqipëri. rruga për të rritur punësimin dhe për të rikthyer sytë e shqiptarëve në vend.

Besa që na preu në besë…

Nga Mimoza REXHVELAJ

Besa që i preu në besë, jep dorëheqjen!Arsimi në ditët e tij më të zeza, rinisi ankthi dhe frika, rinisi tortura për të siguruar një vend në universitet…

U bënë vite që matura shtetërore dështon me “krenari” dhe drejtuesit e saj nuk mbajnë përgjegjësi për frustrimin e maturantëve.

Një tjetër vit zhgënjimi nën qeverisjen e Rilindjes. Arsimi po shkon drejt kausit… Drejtuesit militant që nuk e njohin dhe nuk i mbulojnë fushat që drejtojnë, por janë të zot të shkatërrojnë të ardhmen dhe ëndrrat e gjithë maturantëve, sot duhet të japin dorëheqjen.

Sot më shumë se kurrë fëmijët tanë kanë nevojë për mbështetje, prindër, mësues msyni sheshet e mos i lini vetem. Koha t’i marrim përpara maskarenjtë që po nëpërkëmbin punën shumë vjeçare të fëmijëve tanë.

Edhe Spitali i Pukës vatër infeksioni me Covid, Spahia: Ministria, direkt përgjegjëse për këtë situatë!

Nga Bardh SPAHIA

Prej 3 ditësh në Spitalin e Pukës është konstatuar një pacient me Covid. Pacienti ka shkuar si rast urgjent dhe është shtruar nga shefja e shërbimit të Urgjencës në repartin e Patologjisë, ku ka qëndruar rreth 11 orë, pa respektuar protokollin e sigurisë për pandeminë!!! Pasi ka rezultuar pozitiv nga testi që i është kryer është dërguar në Tiranë. Denoncimi vjen nga personeli shëndetësor i shqetësuar për vete, për pacientët e shtruar në këtë spital, 8 të tillë, si dhe për pacientë të tjerë që vazhdojnë të paraqiten sipas nevojës. Asnjë karantinim nuk është realizuar dhe nuk ka transparencë për numrin e tamponëve të kryer!!!

Pra neglizhenca skandaloze e mosrespektimi i protokollit të sigurisë e kthen këtë spital të vatër infeksioni dhe as nuk u vihet veshi personelit shëndetësor, as merren masa mbrojtëse e parandaluese, por fshihet si informacion, që do sillte minimumi një kujdes të shtuar nga pacientët, që vazhdojnë t’i drejtohen spitalit të Pukës.

Ministria e Shëndetësisë po provohet se është përgjegjësja kryesore e numrave në rritje të infektimeve, pasi janë institucionet shëndetësore publike ato, që po kthehen në vatra infektimi njëra pas tjetrës!!! Dështimi bëhet spektakolar, kur qytetarët kanë sakrifikuar duke respektuar izolimin total, teksa kërcënoheshin me gjoba e burgosje.

Zonja ministre e Shëndetësisë, je direkt përgjegjëse për këtë situatë të pas hapjes! Militantizmi me të cilin ke infektuar edhe drejtues militantë të shëndetësisë, si në Pukë, të cilët bëjnë presion për të fshehur realitetin është skandaloz dhe kriminal! Po luan rëndë me sigurinë e shëndetin e njerëzve, sepse e para ti, nuk menaxhon dot respektimin e protokolleve në institucionet që ke në varësi! #Turp!

Ironia e Palokës me “Turin” e maturës dhe listat e hapura pa koalicione

Ironia e nënkryetarit të PD, Edi Paloka me “turin” e maturës dhe listat e hapura pa koalicione

“Prite Zot, kur te dali Turi ndonje dite e te kerkoje lista te hapura, pa koalicione”!

Ministria e Arsimit injoron kërkesat e maturantëve, ja çfarë u kërkon…

Teksa maturantët janë të vendosur të vijojnë protestat e tyre, Ministria e Arsimit dhe Sportit, me anë të zëvendësministres Nina Guga, iu ka bërë thirrje që të lënë pas shqetësimet e ditëve të fundit dhe të përgatiten për provimet e ardhshme.

Sipas zv.ministres, problematikat e ngritura janë adresuar në QSHA, duke shtuar se së shpejti do të ketë analizë nga grup ekspertësh dhe njoftim publik për gjetjet.

Njoftimi:

MASR / Zëvendësministrja Nina Guga, thirrje maturantëve për t’u përgatitur për provimet e radhës dhe çliruar nga shqetësimet e ditëve të fundit

Guga: “Problematikat e ngritura, janë adresuar në QSHA. Së shpejti, analizë nga grup ekspertësh dhe njoftim publik për gjetjet” 

Zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Nina Guga, e cila ndjek arsimin parauniversitar, i është adresuar me anë të një video-mesazhi maturantëve që ditët e fundit kanë protestuar mbi shqetësimet e ngritura në provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë të Maturës Shtetërore.

“Si një ish-drejtore gjimnazi që kam qenë shumë afër jush dhe kemi ndarë e zgjidhur bashkë situata të ndryshme dhe sot në cilësinë e zëvendësministres, ju siguroj se problematikat që ju keni sjellë në lidhje me testin janë adresuar në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, e cila do të analizojë në grup ekspertësh dhe do të bëjë njoftim publik për gjetjet”, shprehet Znj. Guga.

Për sa i përket “cut-off”-it, Zëvendësministrja Guga nënvizon se ai nuk negociohet me nxënësit, por ka metoda që e përcaktojnë atë, duke shtuar se:

“Nëse testi rezulton të ketë qenë kaq i vështirë sa shumë nxënës nuk kanë arritur ta realizojnë, ky cut-off do të lëvizë për të gjithë. Por, siç ju ka shpjeguar Qendra e Shërbimeve Arsimore, kjo bëhet në fund, kur analizohen rezultatet”.

Në lidhje me provimin e radhës, matematikën, Guga cilëson se ai do të zgjasë 2 orë e 30 minuta, edhe pse koha e nevojshme është më pak se 2 orë. 

“Korrigjimi i testit në mënyrë digjitale është nje korrigjim jo-subjektiv dhe transparent që shmang çfarëdo gabimi të mundshëm dhe jep një rezultat më të shpejtë në kohë”, tha ndër të tjera Zëvendësministrja.

Në fund të video-mesazhit, Znj. Guga u bën thirrje dashamirëse të gjithë maturantëve që të shfrytëzojnë kohën për t’u përgatitur për provimet e radhës dhe të çlirohen nga shqetësimet e këtyre ditëve.

Çfarë bëri Turi kur mori vesh se ishte me Covid-19? Ironia therëse e aktorit të njohur

Teza e provimit të Gjuhë-Letërisë ishte një skadal i madh, çka bëri që maturantët të shpërthejnë në protesta.

Ndërkohë që lidhur me pyetjet ka patur reagime nga më të ndryshmet ku nuk kamë munguar as ironitë apo dhe batuta.

Lidhur me pyetjet ka ardhur dhe reagimi epik i aktorit të njohur Julian Deda, i cili shkruan: Çfarë bëri Turi kur mori vesh se ishte me Covid-19?

Postimi i aktori Julian Deda

Pyetje: Turi shkoi te spitalet per te vizituar nje shokun e tij, qe kishte operuar apendisitin. Gjate vizites aty, Turi u infektua me Covid19. Çfare beri Turi pasi e mori vesh?

  1. a) Duke u perqendruar, Turi u perpoq te kujtonte kush mutin ja ngjiti?
  2. b) Turi nuk e vuri ujin ne zjarr, sepse gjithsesi e dinte qe do infektonte edhe miqte e tij?
  3. c) Turi u hodh nga dritarja e pare majtas e spitalit duke u bere direkt anetar i partise socialiste per merita te veçanta ne shoqeri?

Shaqiri drejt largimit nga Liverpooli

Xherdan Shaqiri s’ka më të ardhme te Liverpooli. Mediat britanike janë duke raportuar se Xherdan Shaqiri është i pari në listë për t’u larguar nga Anfield.

Jurgen Klopp do të tentojë të largojë futbollistë para se të afrojë dhe përvec Shaqirit, Origi, Lovren gjithashtu janë në dyshim.

Kurse pavarësisht shumë spekulimeve, të paprekshëm janë treshja Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino.

E njëjta vlen edhe për Trent Alexander-Arnold dhe Andy Robertson, po ashtu edhe mesfushorët Jordan Henderson dhe Fabinho.

Kurse hapi i radhës që klubi do të bëjë është blindimi i Virgil van Dijk dhe Alisson Becker .

Milner, Naby Keita, Joe Gomez, Alex Oxlade-Chamberlain dhe portieri Adrian që të gjithë do të vazhdojnë në Anfield.

Problemi qëndron te Gini Wijnaldum, kontrata e të cilit skadon vitin 2021.

Jurgen Klopp po mundohet ta bindë që të qëndrojë.

Me ardhjet e reja gjatë verës, Klopp do të synojë të fitojë sërish Premierligën, pasi pothuajse tashmë është fitues për sezonin 2019/20. 

Maturantët nuk tërhiqen, edhe nesër protestë para Ministrisë së Arsimit, ja çfarë i kërkojnë Shahinit

Protesta e maturantëve do të vijojë edhe ditën e nesërme para Ministrisë së Arsimit. Pas dy ditëve rresht, nesër ata do të jenë sërish para Ministrisë së Arsimit, në ora 11:00, nën moton “Prano ose largohu”.

Maturantët kërkojnë rishikimin e testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë duke u shprehur të pakënaqur për nivelin e provimeve, ndaj edhe janë mbledhur para këtij institucioni, në pritje të një reagimi nga kjo e fundit.

Gjithashtu,  ata kanë kërkuar rivlerësim të testit dhe uljen e kufirit për notën 9 dhe 10. Kujtojmë se maturantët kanë bllokuar edhe rrugën e Durrësit. 

Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit është e vendosur që provimi të mos përsëritet.

Gjatë ditës së sotme, përveç Tiranës, ka patur protesta edhe në Fier, Durrës dhe Shkodër.

Protesta/ Maturantët e Shkodrës paralajmërojnë bojkotimin e provimit të radhës

Ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë, edhe maturantët e Shkodres dolën në protestë. Ata kundërshtojnë tezen e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letersisë, që sipas tyre ka patur pyetje jashtë kurrikulës për të cilën ishin përgatitur.

Pjesëmarrësit me pankartat në duar si dhe thirrjet turp për ministrinë, shfaqen revoltën e tyre.

Ata janë të gatshëm të bojkotojnë provimin e radhës të maturës nëse Ministria nuk tërhiqet për të plotësuar kërkesat e tyre.

“Një bojkotim i provimeve do të jetë më e mirë sesa protestat”, shprehet një prej maturanteve, raporton Ora.

Pranon zhgënjimin që pësoi kur pa pjesmarrjen dhe maturantia Dibra nuk përjashton faktin që të ketë patur presione.

Nga sheshi përpara bashkisë Shkoder ata marshuan deri në mjediset e zyrës arsimore, ku pankartat me mbishkrimet “A shpëtoi Turi”, “Odisea e provimeve tona”, “Ledjo anulloje provimin” etj duke i vendisur në kangjellat rrethuese.

2.6 milionë eurot e kapura në portin e Durrësit do të pastroheshin përmes Amnistisë Fiskale

2.6 milionë eurot e kapura në portin e Durrësit dyshohet se do të pastroheshin përmes Amnistisë Fiskale. Sipas burimeve nga Porti i Durrësit, dyshohet se janë futur edhe herë të tjera ngarkesa me qëllim legalizimin përmes Amnistisë Fiskale të Qeverisë.

2.6 milionë euro u sekuestruan ditën e sotme në portin e Durrësit që vinin me një traget nga Bari.

Eurot ishin të ndara në 5 qese plastmasi. Zbulimi nga skaneri është bërë në orën 01:30 gjatë një kontrolli rutinë, i kamionave në portin e Durrësit.

Pas konstatimit nga Dogana është njoftuar policia, ndërsa operacioni është kryer nga Departamenti kundër Krimeve të Rënda.

Për momentin është arrestuar vetëm shoferi i kamionit nga Tirana, por dyshohet se pas tij qëndrojn ë persona me influencë. Tashmë policia dhe prokuroria e Durrësit, janë duke kryer veprime hetimore për akuzën e “Mosdeklarimit të të ardhurave në kufi”.