35.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Rritet sërish bilanci i viktimave nga Covid-19 në Itali

Është rritur sërish bilanci i viktimave në Itali si pasojë e koronavirusit, krahasuar me dy ditët e fundit.

Emergjencat Civile bëjnë me dije se në 24 orët e fundit 78 pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës, shifër kjo më e lartë se ditët e fundit ku viktimat nuk kalonin mbi 60.

Gjithashtu rritje ka pësuar dhe numri i personave të rinj të prekur me Covid-19, ku së fundmi janë raportuar 346 raste të tjera të infektuarish, pjesa më e madhe e të cilëve është sërish në Lombardi.

Sekuestrohen mbi 2.5 milionë euro në tragetin e ardhur nga Bari

Strukturat doganore kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme valute të padeklaruar. 

Në bazë të analizës së riskut, në një automjet i ardhur me tragetin e Barit në Durrës, janë zbuluar një sasi e konsiderueshme valute (euro), informon zyra e shtypit pranë Doganës.

Ka raportime se shuma e sekuestruar është mbi 2 milion euro.

Sipas Abc News, bëhet fjalë për rreth 2.6 milion euro të fshehura në 5 qese plastmasi të cilat ishin futur poshtë lëndës për produktet fasone.

Kamioni është ndaluar gjatë një kontrolli rutinë, dhe pasi është vënë në skaner ka rezultuar se kishte para të fshehura.

Numërimi i parave po vijon në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ndërkohë është arrestuar një 51-vjeçar, shofer i kamionit.

Turi dhe idiotët/ Fuga: Kemi arritur fazën e fundit të budallallikut!

Nga Artan FUGA

Çfarë bëri Turi?

Pyetja për Turin në testin e maturës 2020 nuk ishte as e thjeshtë dhe as e vështirë. Ishte thjesht pyetje idiote!

Për ata që nuk e dinë pakashumë pasi jepej një tekst për Turin në një barkë duke vozitur mbi një biçim përroi, teksa shihte një shkëmb përballë, teksti ndërpritej dhe pyetej se çfarë do bënte Turi më pas nga alternativat që jepeshin!

Vetëm letërsi nuk ishte. Ishte një tallje! Ishte një idiotësi mbi të gjitha, ishte matësi i degjenerimit të arsimit te ne, më shumë, ishte një ofendim i intelektit të maturantëve, ishte shenja e qartë që shkolla është kthyer në një lloj rostiçerie për kurs shoferash kamjonash për kooperativa bujqësore.

Cfarë lidhje ka aftësia për të kryer vazhdimin e një teksti me dijet mbi letërsinë? Kujtojnë se maturantët janë amnezikë, janë me Alzeimer që të kenë vështirë gjejnë lidhjen mes një fjalie dhe një fjalie tjetër?

Kjo pyetja me Turin është pikërisht ajo që pritej, degjenerimi i sistemit arësimor arrin në një moment në pikën e idiotësisë.

Turi ishte në një barkë, ai pa një shkëmb përpara dhe…
Turi bëri shurrën nga frika mund të shkruante dikush!
Një tjetër : Turit i shpëtoi në brrekë!
Një tjetër : Turi nisi të masturbohej!

Dhe dikush : Turi vrau veten duke mos marrë më frymë!

O idiotë të arsimit! A e kuptoni se nuk ka asnjë vazhdimësi logjike të hekurt mes veprimeve njerëzore të mëparshme dhe të mëpasshme që gjoja ua jep arësyeja?

O injorantë të kulturës! A e kuptoni se ju nuk mund të mendoni në vend të Turit dhe nuk mund të prisni që Turi të bëjë atë që mendoni ju, apo ne?

O të pagdhë! O turpi i kombit! A e kuptoni që nuk mund të kthehen në alternativa të mbyllura zgjedhjet që ben në çast njeriu në një situatë kritike?

Si mund ta keni formuluar këtë pyetje o të paturp, o mendjefishkur, o qenie të përgjumura mbi tavolina, në shekullin e 21?

Një pyetje idiote që në fakt shpreh ideologjinë tuaj të përcaktueshmërisë deterministe të sjelljes njerëzore, ashtu sikurse sistemi juaj i edukimit kërkon ta formojë rininë shqiptare!

Kjo është pyetje jo për të matur dijen, por mund të bëhet vetëm në klinikat psiqiatrike, çmendina, siç i quanim, për të matur shkallën e debillikut të pacientëve!

Ore a ka më kryeministër më Shqipëria t’i shkarkojë këta nga i pari te i fundit dhe t’i çojë të gjejnë se ç’bëri Turi andej nga Kanionet hipur mbi varkë?

Ore mos janë komunikime me kode që i japin njeri tjetrit këta ose këto nëpërmjet pyetjeve të testit të maturës?

Ore ka vend tjetër në botë ku nxënësit dalin në protesta duke qenë të detyruar të protestojnë kundër formuluesve idiotë të testeve që u përcaktojnë jetën?

A e mendoni se ku na keni çuar o Turi, o tura, o turra, o burra, o shoqe!

Detyrohen nxënësi të protestojë në shesh me sloganin : Mësuesi (inspektori) ynë është idiot!

Cfarë prisni që idioti të thotë: Po jam idiot!

Idioti ose idiotja mbrohen me nje gardh me policë dhe qeshin me idiotësinë e tij!

Shihni se deri ku kemi arritur!

Me siguri idioti dhe idjotja, kushdo, pyesin veten : Pse jemi idiotë? Pse na fyejnë si idiotë? Cfarë ka idioteske këtu?

Teksti pret të gjejmë se çfarë do bëjë Turi pasi pa shkëmbin në ujë!!! Por duhet të na thotë: Turi është në rregull nga trutë apo është budalla? Pa ditur këtë ku e di unë se çfarë mund të bëjë Turi?

Turi në atë moment, si budalla, mund të thërrasi : Unë jam Turi, mbreti i shqiptarëve!

Ku kemi arritur!

Tetëmbëdhjetvjeçarët po i detyrojmë të bërtasin në sheshe kundër
nesh: O idiotë, e kuptoni që jeni idiotë!

Sa gjynah që ata e kanë kuptuar idiotësinë tonë, dhe ne idiotët luajmë ende politikash, me qeverira, kuvende, zgjedhje, opzitash, shoqërish civile!

Ata të shkretët kapin kokën me duar te rruga e Durrësit dhe thonë : Si t’ua bëjmë këtyre idiotëve!!!

Po, kemi arritur fazën e fundit jo të çmendurisë tërësore, por të budallallikut!

Misioni i Rilindjes: Asgjësimi i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve

Nga Enver Bytyçi

Kur Rilindja erdhi në pushtet, nëse ju kujtohet, ndodhi ajo që nuk pritej. Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave prej vitesh kishte punuar që Eposi i Kreshnikëve të përfshihej si trashëgimi e kulturës botërore (UNSECO). Por rilindësit e ndanë këtë me shtetin serb. Serbia, e cila pretendonte pronësinë e kësaj trashëgimie, ia arriti që me Rilindjen ta realizojë epërsinë e saj dhe t’u grabit shqiptarëve këtë lloj trashëgimie.

Ministria e Arsimit e Mirela Kombaros firmosi dhe ia dha Beogradit me plot dëshirë kulturën tonë të Eposit. Ndërsa në krye të Bibliotekës Kombëtare Rilindja asokohe solli një drejtoreshë, e cila në CV e saj kishte dy vite studimi në Beograd. Drejtoresha e diktuar nga Beogradi realizoi dy skenarë të padëgjuar më parë për të dëmtuar trashëgiminë shqiptare të kësaj biblioteke. Në rastin e parë e dogji atë, në rastin e dytë e përmbyti.

Askush nuk mbajti shënim çfarë u zhduk nga fondi i kësaj biblioteke. Por ka dëshmi se objekt i shkatërrimit dhe asgjësimit ishin libra dhe materiale, të cilat Serbia kërkoi të zhduken. Kur është pyetur kjo drejtoreshë për dëmtimet, përgjigja e saj ka qenë në të dy rastet “Asgjë me rëndësi”! Në Parkun arkeologjik të Apollonisë është kryer dje një akt vandalizmi mbi objektet e trashëgimisë kulturore shqiptare. Eshtë qyteti,i cili dëshmon zhvillimin e kulturës sonë në periudhënantike.

Dhe kjo ngjarje na vjen pak ditë pasi një moderator TV-je italian mik i kryeministrit ishte në Bylis, nga ku deklaroi se ky qytet 2500 vjeçar i përkiste kulturës greke. Ndonëse ai qytet mbart elementë të kulturës helene, por jo greke. Shtëpia muze e At Patër Gjergj Fishtës po shembet përtokë dhe po shkon drejt zhdukjes si trashëgimi historike dhe kulturore. Diktatura me urdhër të Aleksandër Rankoviç ia zhduku varrin Gjergj Fishtës.

Edi Rama me urdhër të një Aleksandri tjetër (Vuçiq) ka vendosur ta zhdukë e asgjësojë edhe shtëpinë muze të tij. Teatri Kombëtar, ndër të paktat trashëgimi me arkitekturë perendimore, u shemb me dhunë. Dhe jo vetëm kaq. Ajo godinë e kujtesës historike të shqiptarëve në 80 vitet e fundit u etiketua si “vend kuplaraje” nga kuplaristët modernë të Rilindjes ndonëse Europa e klasifikoi si pjesë e trashëgimisë kulturore të saj.

Më tej, me dhjetëra objekte të trashëgimisë kulturore po shkojnë drejt asgjësimit të plotë. Një ndër to është godina ku u krijua më 1918 Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës në Shkodër. Nuk them se qeveritë para Rilindjes kanë bërë ndonjë gjë të madhe në këtë fushë. Por jam i bindur se indiferenca i kishte rrënjët te pamundësia financiare e dhënia e përparësisë në fusha tjera.

Rilindja e ka mision shkatërrimin dhe asgjësimin e kulturës kombëtare shqiptare dhe trashëgimisë së saj. Ajo punon me skenarë të parapërgatitur në Beograd e në Athinë për këtë qëllim. Ajo mbahet në pushtet me ndihmën e Beogradit dhe për këtë arsye është e detyruar t’u shërbejë interesave serbe në Shqipëri, Kosovë dhe trojet shqiptare në Ballkan!

Basha me operatorët turistikë në Vlorë: Taksë e sheshtë 9% që t’iu japim mundësi për të rritur punësimin dhe konsumin

Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim me operatorët turistikë në Vlorë ku u njoh nga afër me problematikat e tyre, kryesisht gjatë pandemisë.

Sipas liderit të opozitës, Vlora është një nga qytetet me potencialin më të madh turistik të vendit, por sot është pa pushues e pa mbështetje.

Reagimi i plotë i kryetarit Basha

Vlora është një nga qytetet me potencialin më të madh turistik të vendit, por sot është pa pushues e pa mbështetje. Qindra të punësuar direkt dhe indirekt janë në sektorin e turizmit. Shumë prej tyre e kanë humbur vendin e punës e të tjerë rrezikohen nëse situata vazhdon të ecë me këto ritme.

Operatorët turistikë të qytetit të Vlorës më treguan shqetësimet e tyre. Pushues nuk ka, taksat e tatimet duhet t’i paguajnë, punonjësit gjithashtu. Maqedonia e Veriut për të mbështetur turizmin vendor u ka akorduar qytetarëve kupona me vlerë 100 euro për t’i shpenzuar në destinacione të ndryshme turistike. Ndërsa RAMAVIRUSI u çon fadromat e gazin lotsjellës për t’iu prishur ndërtimet pa asnjë dokument e për të krijuar hapësira për oligarkët e rradhës.

Sektori i turizmit punëson 93 000 persona dhe në zinxhir, pothuajse, 200 000 të tjerë. Qindra mijëra familje jetojnë me të ardhurat nga turizmi.

Turizmi për potencialin që ka vendi duhet trajtuar me prioritet, duke u bazuar në praktikat më të mira botërore. Ne jemi duke hartuar një plan i cili do të konsultohet më pas me operatorët turistikë për të arritur në një produkt që ta ndihmojë këtë sektor, zhvillojë dhe njëkohësisht të rrisë punësimin me paga dinjitoze.

Taksat e larta që sot shkojnë në xhepat e oligarkëve do të reduktohen.

Ne do të çlirojmë qytetarët dhe biznesin në përgjithësi nga taksat e larta, duke vendosur taksën e sheshtë 9% që t’iu japim mundësi për të rritur punësimin dhe konsumin.

Ne do të bëjmë gjithçka për të garantuar konkurrencën e lirë e të barabartë në Shqipëri, duke i dhënë fund politikave klienteliste dhe korruptive, të cilat kanë përthithur deri më sot qindra milionë euro të parave publike.

Ne nuk premtojmë të pamundurën, por paketa ndihme e lehtësi fiskale krejtësisht të realizueshme siç bëjnë dhe vendet tona fqinje që të vendosim barazinë në treg dhe të mundësojmë zhvillim ekonomik për vendin.

 

A e ka shitur qeveria ishullin e Sazanit?

Nga Gerti BOGDANI

Keto dite po e pastrojne nga ferrat, sepse flitet qe do vijne ‘investitoret’ nga Afrika e Veriut per ta inspektuar! (Behet fjale per pjesen Veri-Lindore te ishullit, perballe Vlores)

Shitur/Koncesion/PPP (nje Zot e di), nese eshte e vertete eshte turp historik dhe babezi unike!
Nese eshte e vertete (realisht shpresoj qe jo), duhet sqaruar a eshte shfrytezuar gjendja e pandemise dhe Covidit per t’u bere me tender sekret dhe kush ka qene ai i marre qe ka marre guximin ta firmosi nje procedure te tille!!!

Amnistia Fiskale e Edi Ramës do ta shndërrojë Shqipërinë në lavatriçen më të madhe të parave të pista në Europë!

• Amnistia Fiskale e Edi Ramës do ta shndërrojë Shqipërinë në lavatriçen më të madhe të parave të pista të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Europë!

DEKLARATE PD, JORIDA TABAKU

Këmbëngulja e qeverisë për Amnistinë Fiskale, ndërsa vendi është futur në spiralen e një krize që do ta çojë vendin në një rënie ekonomike sa 9% e PBB-së, tregon se prioriteti i Edi Ramës nuk është shërbimi për qytetarët, por pasurimi i okigarkëve pastrimi i parave të pista, siç ka bërë gjithmonë në këto 7 vjet.

Ligji në fjalë është ideuar jo për t’i shërbyen shqiptarëve që kanë emigruar dhe u duhet të deklarojnë pasurinë. Jo! Synimi parësor i ligjit është që të ndihmojë të inkriminuarit dhe organizatat kriminale që të pastrojnë pasuritë dhe paratë e tyre në mënyrë të paligjshme.

Së dyti, ligji në fjalë është tentativa e radhës për ta shndërruar Shqipërinë në Panamanë e Europës dhe Ballkanit. Në nenin 5 pika 1 ligji evidenton se përfitues të këtij ligji janë edhe individë “rezidentë tatimorë në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht shtetësisë së tyre”.

Pra, me pak fjalë, nëse në Shqipëri është rezident një individ, i cili nuk deklaron pasurinë e tij në një shtet të BE-së apo SHBA-së, ky qytetar përfiton nga kjo amnisti dhe, gjithashtu, mund t’i shpëtojë hetimit të kësaj pasurie nga qeveria shqiptare. Kjo në fakt është një tentativë e radhës e qeverisë Rama e cila disa muaj më parë iu drejtua Londrës në një konferencë për të shitur pasaportën shqiptare tek kushdo i ashtuquajtur “investitor” i huaj.

Pikërisht, këto dy grupe do të përfitojnë nga kjo amnisti totale, duke shpëtuar edhe nga hetimi për burimin e pasurisë. Draftligji parashikon jo vetëm ruajtjen e konfidencialitetit, por edhe mos hetim për ato individë të huaj apo vendas që do të përfitojë nga amnistia.

Për të lehtësuar pastrimin e parave të pista, qeveria ka vendosur pagesën e një takse të ulët, që shkon 5% deri maksimalisht 10% e vlerës së deklaruar. Ndërkohë qeveria e Edi Ramës detyron qytetarët e vendit, përgjithësisht shtresën e mesme dhe biznesin e ndershëm të paguajë taksa deri në 23%.

Nuk ka asnjë arsye financiare që një vend ku bankat kanë likuiditet të lartë, ku kreditë nuk po jepen jo si pasojë e mungesës së likuiditetit nga bankat, por si pasojë e krizës së besimit në ekonomi, shteti dhe qeveria të paraqesë një amnisti fiskale dhe penale.

Ky ligj është i dëmshëm për ekonominë, është nxitës për paranë e krimit dhe të korrupsionit.

Qeveria e ka lidhur amnistinë edhe me ligjin e kriptomonedhave, që konsiderohen si një tjetër rrezik i lartë për pastrimin e parave.

Me një buxhet të lodhur, të vjedhur, të korruptuar, me dështim në çdo fushë te ekonominë, me informalitet të lartë si rezultatet i rritjes së taksave e favorizimit, duan të sjellin të ardhura që vetë i kanë vjedhur. Duan të zhdukin punën e ndershme të qindra mijëra shqiptarëve dhe të mbështesin dhe një herë ato dy kategori që kanë mbështetur në këto 7 vite, kriminelët dhe oligarkët.

Me pak fjalë, Edi Rama po e kthen Shqipërinë në Panamanë e Ballkanit. Vendi jonë do të shikohet si lavatriçja më e madhe e parave të pista në Ballkan dhe Europë.

Do të kthehet në regjistrin kontabël të të inkriminuarve që do të hiqen si investitorë, të mafiozëve që do të hiqen si biznesmenë.

Ky është vizioni për Shqipërinë 2030 që kryeministri në ikje ka për vendin. Një çmenduri që nuk duhet lejuar në asnjë moment dhe luftuar pa asnjë kompromis. Një akt që bie në kundërshtim me çdo parim dhe me interesin kombëtar. Shqipëria ka nevojë të promovojë punën e ndershme, jo paratë e pista.

Covid-19/ Mjeku reagon ndaj ekspertëve të Ramës: Mjaft fajësuat qytetarët! Mbroni mjekët dhe pacientët

Nga Erion Dasho

EDHE NJËHERË PËR QYTETARIN!

Raportimi ditor i rasteve me COVID, mbyllet me refrenin tashmë bajat të fajësimit të qytetarëve për mosrespektim të masave parandaluese.

MJAFT!!!

Mjaft fajësuat qytetarët dhe shoqërinë për mungesë bindjeje dhe përgjegjshmërie! Mjaft i kërcënuat ata me izolim! Nuk ka shoqëri dhe qytetarë jo inteligjentë apo të papërgjegjshëm, por ka drejtues të paaftë! Kur i shpjeguat qytetarëve në mars se duhej të izoloheshin, ata ju besuan dhe u bindën. A i mbani mend rrugët bosh dhe qytetet fantazma në mars dhe në prill?!

BËNI MIRË TË PYESNI VETEN PËRSE TË NJËJTËT QYTETARË NUK PO JU BINDEN SOT!

Mos t’ju duket vetja në rolin e Zotave të Olimpit që fajësonin vdekatarët dhe përgatitnin rrufenë ndëshkuese të radhës!

Mos harroni se keni qytetarin që keni patur gjithmonë; qytetarin që jeni edhe vetë; qytetarin të cilin duhet t’a doni e t’a respektoni; qytetarin për shëndetin e të cilit duhet të kujdeseni; dhe qytetarin të cilit duhet t’i shërbeni.

Mos mendoni se qytetarit i dhimbsej jeta dhe shëndeti në mars, kurse në qershor nuk i dhimbset! Apo se meraku për prindin e moshuar, vëllanë e sëmurë nuk është i njëjti si në mars edhe tani!

Mos ju shmangni përgjegjësisë SUAJ profesionale dhe ligjore për të mbrojtur qytetarin nga COVID, por merrni masa inteligjente dhe jo ekstreme, komunikojini ato thjesht dhe kuptueshëm, duke e ndihmuar qytetarin të kuptojë situatën dhe të sillet në mënyrë të përgjegjshme për të mbrojtur shëndetin e vet, të familjes dhe të komunitetit.

ËSHTË PËRGJEGJËSIA JUAJ TË MBRONI MJEKUN DHE INFERMIERIN! TË MOSHUARIN DHE TË SËMURIN KRONIK! ME MASA INTELIGJENTE DHE JO ME IZOLIM APO KARANTINË!

TREGONI RESPEKT DHE DHEMBSHURI SEPSE AI QË SËMURET, SHTROHET NË SPITAL APO HUMB JETËN ËSHTË QYTETARI!

NË FUND TË FUNDIT, ËSHTË SHËNDETI DHE JETA E QYTETARËVE, POR JU KENI PËRGJEGJËSINË PROFESIONALE, MORALE DHE LIGJORE T’U MUNDËSONI QYTETARËVE T’I MBROJNË ATO !!!

Pronari: “Situata është katastrofike”, Basha: Rama e nisi me matrapik sezonin turistik, po Vlora do të dijë të zgjedhë kësaj radhe

Vlora është një nga qytetet e goditur më rëndë nga dështimi i qeverisë me menaxhimin e krizës ekonomike që pasoi pandeminë. Kështu u shpreh kryetari i opozitës Lulzim Basha, në Vlorë, ku u takua me dhjetëra biznese të cilët shohin se e kanë falimentimin në prag.

“Hotelet janë 100% në ditën e tyre më të zezë, restorantet mbahen me këto të qytetit, nuk është se ka të ardhur nga qytetet e tjera apo nga Kosova”- tha pronari i një agjencie turistike, i cili tregoi konkretisht sesa e pamjaftushme është ndihma e qeverisë. “Na kanë premtuar për dy nga punonjësit atë 40 mijë lekëshin, por ai mbulon vetëm një muaj. Ndërkohë, vajtëm 4 muaj pa punë edhe nuk e dimë akoma sesa do të jemi. Qiranë edhe detyrimet e tjera i kemi paguar një më një.”-

“Situata si tani nuk ka qenë ndonjëherë! E shikoni, është bosh. Vajti disa vite kështu, por tani pas pandemisë është katastrofike fare”, tha pronari i një lokali, ndërsa nje tjetër iu referua periudhës pas luftës së parë botërore. “Situata këtu në Vlorë është shndërruar si në kohë të Gjermanisë, në 1923, që ndërrohej mall me mall, nga puna e inflacionit të parasë. Tek furra e bukës dikush i ofroi një televizor për një muaj bukë.

Në një dyqan në rrugën tregtare në Vlorë, pronarja tregoi se konsumi ka rënë në mënyrë drastike. “Xhiroja është skandal. Ja siç e shikon përditë kjo është!”- tha ajo duke i treguar Bashës dyqanin bosh. Edhe një lokal i madh afër detit ishte bosh. “Unë kam 5 të punësuar. Po vazhdoi kështu kjo kohë, s’ka se si të vazhdosh. Nuk ka xhiro, nuk ka gjë!”- shprehet i dëshpëruar pronari i tij, i cili mbështet konstatimin e zotit Basha se në këtë gjendje kishte parë pothuajse të gjithë lokalet e tjerë.

Gjatë qendrimit në Vlorë, kreu i opozitës u takua me disa operatorë tursitikë, të cilët treguan gjendjen e rëndë të turizmit dhe papunësinë në rritje, për shkak të mungesës së ndihmës nga qeveria dhe keqmenaxhimit të situatës së pandemisë.

“Të gjithë që jemi këtu jemi bosh, jo se janë vetëm dyqanet. Situata është alarmante fare, bosh fare. Punëtorët i kemi kthyer. Pagesat e rrigave nuk arrijmë dot t’i bëjmë të gjitha. Po vazhdoi kështu deri në nëntor, duhet të ngremë duart të gjithë. Njerëzit nuk vijnë në hotele, jemi bosh, zero, zero, zero. Menduam fundjavës mos levizte, por edhe fundjavat janë shumë të vakta fare. Zero!” U shpreh njëri nga operatorët turistikë, i cili u pasua nga një tjetër me parashikime pesimiste për të ardhmen. “Problemi është pasiguria për nesër. Pandemia do të kalojë, por çështja është se ne jemi të pasigurt në këtë treg. Tani jemi të falimentuar ne. Është biznes i falimentuar! Jemi të vdekur që marrim frymë.”- tha pronari i një hoteli.

Lideri i opozitës mbështeti kërkesat e operatorëve turistikë për një paketë të veçantë për turizmin, i cili ka marrë një goditje të rëndë nga anullimet e të gjitha rezervimeve. Basha tha se kjo duhej bërë shpejt dhe se nuk është çështje dëshire apo lëmoshe e qeverisë, por e detyrimit ligjor të emergjencës civile.

“Është pak shejtanllëk ajo që thotë “paga e luftës”. Luftë nuk ka, ka pandemi, për shkak të pandemisë ka masa anti-pandemi. Për shkak të masave të anti-pandemisë ka dëm ekonomik, dëmin ekonomik me ligjin në fuqi qeveria është e detyruar ta dëmshpërblejë. Ai e di fare mirë që dëmi është më i madh se 240 mijë lekë për punonjës, është më i madh se 400 mijë lekëshi. Dakord, nuk e shpërblen dot 100%, nuk e lan dot 100%, po të paktën duhet të lash një pjesë të mjaftueshme të dëmit. Brenda mundësive. A janë mundësitë? Absolutisht janë mundësitë. Sepse për të gjithë shqiptarët, sot që flasim, ka paguar nga thesari aq sa ka paguar gjatë kohës së pandemisë për 5 apo 6 veta”. – theksoi kreu i opozitës.

“Jemi shtrënguar sa s’ka më, kemi vajtur te kocka!”- tha një tjetër pronar hoteli duke treguar padrejtësinë e qeverisë në raport me ndihmën e paktë që jep dhe detyrimet e mëdha që kërkon.

Pronari i një biznesi hotelerie u shpreh se kishte të punësuar 200 vetë, por nëse situata do të vazhdojë të jetë si tani, do të detyrohet të largojë nga puna shumicën e tyre. “Me ndihmën sociale të qeverisë nuk ia dilet për asgjë.” – i tha ai zotit Basha, i cili pati rastin të shpjegonte ndryshimin mes tij dhe qeverisë akuale në trajtimin e biznesit.

“Mirëqenia juaj, prosperiteti juaj si sektor dhe i biznesit në tërësi është interes publik i Shqipërisë. Ata ju shikojnë si taksapagues, për mua jeni punëdhënës, në radhë të parë. Taksa është instrument në funksion të ekonomisë, në funksion të punësimit, nuk është instrument në funksion të rilindjes urbane apo të 10 koncensioneve ku i ka çuar lekët ky.”- u shpreh Basha.

“Në qoftë se s’merren masa nga qeveria për taksat e për detyrimet e tjera, ne jemi të mbyllur. Vetëm t’i vëmë zjarrin se s’ka zgjidhje tjetër.”- I tha kreut të opozotës pronari i një hoteli. “Çdo gjë është anulluar. Prenotimet u fshinë që të gjitha.”- tha një tjetër. “Unë dëgjoj “luftë, luftë, luftë”, duhet të hiqet fjala “luftë”. Duhet të jemi të kujdesshëm këtë gjë e pranojmë. Tani na del kryeministri edhe na thotë që ne do ta mbyllim prapë. Po hajde i mbyllim që të gjithë, sepse s’ka punë, por në fund s’vdes nga virusi, do të vdesim nga uria”.

Kreu i opozitës tha se është e papranueshme që provokohen situata të tilla që demotivojnë turizmin në kulmin e krizës, siç ishte edhe rasti i Velipojës.

“Shqipëria është i vetmi vend në botë ku kryeministri e fillon sezonin turistik me matrapik, me prishje. Një gjë ju garantoj: nuk ka për të pasur njerëz të privilegjuar se po s’hapëm konkurencën, po nuk garantuam barazi mes aktorëve në treg, kjo vetëm ekonomi tregu nuk quhet. Të mos të ketë më 4-5 të preferuar dhe të gjithë të tjerët të ulin kokën para tyre.”- theskoi zoti Basha, duke dhënë një mesazh për vlonjatët: “Vlora është e mençur, do të dijë të zgjedhë të vërtetën dhe të drejtën kësaj radhe besoj.

Pastrimi i parave të mafias italiane nga kompania e pastrimit të Tiranës, Zhupa: Erion Veliaj dhe Edi Rama të hetohen nga SPAK

• Pastrimi i parave të mafias italiane nga kompania publike e pastrimit të Tiranës, Erion Veliaj dhe Edi Rama duhen hetuar nga SPAK

• Erion Veliaj dhe Edi Rama që sollën në Tiranë kompaninë që pastron paratë e Ndraghetës po heshtin për të mbuluar të vërtetën.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, INA ZHUPA, ZËDHËNËSE E PARTISË DEMOKRATIKE.

Prej shtatë ditësh kemi denoncuar aferën e radhës së Bashkisë Tiranë. Bashkia Tiranë duket se është implikuar në pastrimin e parave të pista të mafies italiane. Kjo na vjen nga indiciet e një hetimi që ka nisur prokuroria italiane, e cila ka akuzuar për pastrim parash të pista pikërisht ortakun e Erion Veliajt, Flavoi Tosi me të cilin ai bëri një marrëveshje bashkëpunimi në emër të Bashkisë Tiranë, duke ndërtuar kompaninë e përbashkët midis Bashkisë Tiranë-Bashkisë Veronës dhe kompanisë AGS M Holding për pastrimin e plehrave në Tiranë e quajtur “Eco Tirana”.

Një nga aksionerët e kësaj kompanie “Eco Tirana” sot është në hetim, ashtu siç edhe Flavio Tosi, ish kryebashkiaku i Veronës sot është nën hetim për pastrim parash.

E vetmja gjë që nuk ka ndodhur është llogaridhënia, hetimi dhe dalja para përgjegjësisë e Erion Veliajt dhe kumbarit të kësaj marrëveshje Edi Ramës, përpara drejtësisë shqiptare, përpara SPAK-ut për të kuptuar deri ku shkon lidhja midis pastrimit të parave të mafies italiane që bëhet nëpërmjet Bashkisë së Veronës me Flavio Tosin dhe Andrea Miglioranzin si një nga aksionerët e “Eco Tiranës”, sesa të përfshirë janë Erion Veliaj dhe Edi Rama në këtë trafikim, në këtë marrje pjesë të pastrimit të parave të pista të Ndragheta-s, të mafies italiane.

“Eco Tirana” është një kompani e cila ka hyrë në vitin 2016 në sajë të marrëveshjes që nënshkroi Erion Veliaj bashkë me Flavio Tosin këtu në Bashkinë e Tiranës.

Kjo marrëveshje hyri në fuqi dhe ECO Tirana ka marrë sot rreth 4 milionë Euro nga Bashkia e Tiranës me premtimin se do të bënte ndarjen në burim të mbeturinave, se do të bënte diferencimin e tyre, se do të bënte Tiranën si Veronën, qytetin më të pastër sipas Veliaj.

Sot ne nuk kemi një diferencim të mbetjeve, sot ne nuk kemi një ndarje në burim sepse të gjithë i shohim koshat e plehrave në Tiranë.

Sot ne nuk kemi një Tiranë më të pastër, sot kemi një ECO Tirana tepër të fuqishme e cila merr për 1 ton mbetje urbane, 35 Euro dhe më shumë për mbetje të tjera, merr për çdo kamion nga 90 mijë lek deri në 125 mijë lek, askush nuk mund të çojë dheun e vetë, nga një objekt në një objekt tjetër pa ia shitur më parë ECO Tiranës dhe pa u detyruar ta blejë po te ECO Tirana dheun e tij.

Në këtë mënyrë ECO Tirana është kthyer në një monopol të fuqishëm të mbetjeve në qytetin e Tiranës me bashkëortakun Erjon Veliaj.

SPAK-u ka detyrimin që t’u tregojë shqiptarëve se hetimet e prokurorisë italiane vlejnë edhe për Shqipërinë, cila është lidhja me Shqipërinë.

Kemi një rast tjetër ku hetoheshin paratë e drogës. Nisi prokuroria italiane hetimin që më pas do të vazhdonte prokuroria shqiptare për Sajmir Tahirin dhe për Edi Ramën.

Në këtë rast nuk kemi paratë e një klani droge, por kemi paratë e pista të mafias italiane dhe përsëri hetimi ka nisur nga prokuroria italiane dhe është detyrim që të vazhdojë nga SPAK, i cili ka tagrin e vetëm për të hetuar institucionet shqiptare, zyrtarët e lartë shqiptarë siç janë Veliaj dhe Rama, për të kuptuar se institucioni që mbahet me taksat tona, institucioni që paraqet qytetarët e Tiranës po përdoret dhe keqpërdoret për pastrimin e parave të pista të mafias italiane.

Erjon Veliaj është i njohur tashmë që punon për një grusht njerëzish, punon për oligarkët e ndërtimit, akuzohet për kullëzimin e Tiranës dhe lidhjen me paratë e pista të drogës. Kësaj rradhe vjen nga Prokuroria italiane. Është një akuzë e rëndë për pastrimin e parave të pista të mafias italiane. Kjo është një akuzë që nuk do ta lëmë pa ndjekur.

SPAK ka detyrimin që ta vazhdojë, Erjon Veliaj ka detyrimin t’ju përgjigjet shqiptarëve, qytetarëve të Tiranës, sesi e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias italiane.