37.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Amerika nuk do të mbyllet më, vetëm testime dhe gjurmim virusit

Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, tha që SHBA nuk do të duhej të mbyllte ekonominë përsëri, edhe nëse ka një rritje të madhe të rasteve të coronavirusit.

“Ne kemi mësuar se nëse mbyllni ekonominë, do të krijoni më shumë dëme”, citohet të ketë thënë Mnuchin të enjten në CNBC. “Ne nuk mund ta mbyllim ekonominë përsëri”.

Sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, Mnuchin shtoi se ai beson se presidenti Donald Trump mori vendimin e duhur për të nxitur shtetet të lehtësojnë rregullat e distancimit shoqëror që kanë dëmtuar ekonominë e SHBA-së.

Ai tha se në rast të “ringjalljes”, nuk do të jetë e nevojshme të vendosni sërish kufizime sepse testimi dhe gjurmimi i kontakteve me COVID-19 po përmirësohet dhe se zyrtarët kuptojnë më shumë rreth mënyrës së përmbajtjes së shpërthimeve.

SHBA vazhdon të shohë rreth 20,000 raste të reja dhe 1.000 vdekje në ditë nga virusi, me gjithsej raste në rritje në shtete përfshirë Georgia, Arizona dhe Texas.

Me më shumë se 2 milionë njerëz në SHBA të infektuar deri më tani, coronavirusi ka ndikuar edhe në mbylljen ekonomike, gjë e cila ka lënë më shumë se 40 milionë njerëz pa punë.

Ndërsa disa prej atyre vendeve të punës kanë filluar të kthehen më shpejt sesa pritej, shkalla e papunësisë muajin e kaluar ishte 13.3%.

Mnuchin ia krediton rikthimin e ekonomisë një përpjekjeje dypartiake për të injektuar rreth 6 trilionë dollarë në ekonomi përmes stimulit fiskal dhe monetar për fillimet e një rimëkëmbjeje ekonomike. Por ai thotë se do të duhen më shumë shpenzime.

Thaçi: Nuk rikandidoj për President, do të tërhiqem nga politika

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi sot para gazetarit Çim Peka në SYRI TV se do të tërhiqet nga jeta politike.

“Unë nuk do jem kandidat për president në zgjedhjet e ardhshme.

Pas disa muajsh nuk do mendoj se do rikandidohem për president. Do kem një jetë tjetër. Është e mjaftueshme pas dy dekadash me përgjegjësi politike,” tha ai.

“Unë largohem në rrethana kur vendi është në drejtimin e duhur,” tha Thaçi.

“Ndoshta dikush do të gëzohet, por unë ndjehem i përmbushur për të kaluar në një faze tjetër të jetës, me energjinë, kreativitetin dhe përvojën time,” tha Thaçi, duke shtuar se ai ka fituar shtatë palë zgjedhje.

“Bota është e mundësive, mundësitë janë shumë të mëdha. Unë nuk e shoh këtë çështje me moshë. Unë jam në moshën më të mirë dhe çdo ditë ndjehem me energji të reja. Por mendoj se nuk duhet shikuar politika si biznes privat. Nuk e kam mbijetesë, e kam pasur mision. Ka ardhur që unë një ditë të zgjohem si një qytetar i zakonshëm”.

“Do të vazhdoj të jetoj në Kosovë, por privatisht do kem më shumë vizita në Tiranë se kam shumë miq,” tha Thaçi.

Kreu i shtetit tha se marrëveshja me Serbinë mund të vijë më shpejt nga sa mendohet, por ajo nuk përfshin ndryshim territoresh.

“Marrëveshja me Serbinë nuk është e lidhur me individin. Unë dua të besoj te zotimi i SHBA se do lidhin shpejt dhe mirë për arritjen e marrëveshjes. Prandaj besoj se në javët apo muajt e ardhshëm do kemi një lëvizje të shpejtë. Marrëveshja do vijë më shpejt nga sa mendojnë disa pesimistë”.

“Marrëveshja finale nuk do përfshijë as shkëmbim dhe ndryshim territori,” nënvizoi ai.

Aromë ndryshimi, Thaçi: Basha, qëndrime prej burri shteti

I ftuar në Syri TV, përballë gazetarit Çim Peka, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka komentuar takimet e tij me liderët politikë në Tiranë, e fundit pasditen e sotme me kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Thaçi nuk kurseu elozhet ndaj liderit të opozitës duke e quajtur burrë shteti. “Unë njihem kohë të gjatë me zotin Lulzim Basha, kryetar i PDSH. Jemi njohur edhe kur punonte në Kosovë.

E vlerësoj si President i Kosovës për sjelljet e tij shumë të përgjegjshme dhe prej burrështetasi gjatë tërmetit dhe pandemisë. Është për tu uruar dhe përgëzuar marrëveshja e arritur së fundmi në Shqipëri. Ka dërguar mesazhin më të mirë për Shqipërinë europiane. Edhe si opozitar, edhe si kryeministër, edhe si president nuk kam ndonjë preferencë personale politike, por ajo çka duam ne është një Shqipëri stabile”, tha Thaçi.

I pyetur mbi takimet me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama dhe fotografimin pac kravatë me shefin e qeverisë, Thaçi tha:

“Në momentet që është bërë fotografia me presidentin ka qenë paradite, ka qenë shumë produktiv dhe vëllazëror. Unë me zotin Meta njihem prej dy dekadash. Jemi miq familjarë e kështu do të vazhdojë. Edhe dreka me Ramën ka qenë shumë vëllazërore dhe është krijuar situata që të heqë kravatën dhe të bëhej shumë miqësore dhe vëllazërore”.

Atentat mafioz në Tiranë

Një person dyshohet të jetë vrarë para pak minutash me armë zjarri në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare.

Sipas dëshmitarëve okularë, një makinë e bardhë tip “BMW X6” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy makina të tjera, pasi është qëlluar drejt shoferit me armë zjarri.

Ende nuk ka informacione të hollësishme se si ka ndodhur ngjarja e rëndë, ndërsa zona në fjalë është rrethuar nga forca të shumta policie.

Hekuran Billa nuk është një emër i panjohur për policinë.

Në vitin 2008, kur ishte vetëm 28 vjeç, ai qëlloi në kokë me armë zjarri Prel Markun, në një klub shqiptarësh në Londër.

Ndërkohë që më herët ishte akuzuar për tre akuza për tentativë vrasje, fillimisht me burgim të përjetshëm dhe më pas të ulura në 34 vite.

Billa thuhet se pas vrasjes së Prel Markut u arratis në Danimarkë, por policia e gjurmori dhe u dënua me për vrasje dhe dy tentative vrasje dhe plagosjen e Musa Rrahmanit.

Basha poston foton e takimit me Thaçin

Kreu i PD Lulzim Basha ka postuar fotografi nga takimi që ka pasur me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Basha shprehet se me Thaçin ka biseduar për zhvillimet politike në Shqipëri dhe në Kosovë.

Postimi i Bashës
‘Me Presidentin e Kosovës

@HashimThaciRKS biseduam për zhvillimet aktuale & ato të pritshme në Kosovë.Forcimi i shtetit të Kosovës,bashkëpunimi me partnerët SHBA&BE për të përmbyllur bisedimet me Serbinë duke respektuar sovranitetin & tërësinë territoriale,integrimi euroatlantik janë sfidat e Kosovës në të cilat unë dhe PD do të vijojmë të japim mbështetjen dhe kontributin tonë të pakursyer. Jam i bindur se me pjekuri, durim, forcë e mençuri politikanët e Kosovës do t’i tejkalojnë me sukses të gjitha sfidat që kanë përpara.’ shkruhet ne postimin e Bashës.

Ne nje dalje per mediat, Presidenti Hashim Thaçi përsëriti edhe njeherë qëndrimin e tij pro bashkimit të Bujanovcit dhe Preshevës me territorin e Kosovës, ndërsa nënvizoi faktin se është kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Thaçi tha se mendimin e tij do ta shpalosë në të gjitha tryezat ndërkomëbtare.

“Integriteti i Kosovës është i paprekshëm dhe i pacëneushëm. Kam kaluar kohë në Preshëevëe dhe Bujanovc. Jam entuziast që ajo trevë t’i bashkëngjitet Kosovës. E kam ngritur si çështje kudo në tryeza ndërkombëtare. Askush nuk do të më pengojë që të flas për këtë të drejtë të tyre që t’i bashkëngjiten Kosovës. Jo si shkëmbim.

Është e realizueshme përfshirja e tyre në territorin e Kosovës. Nëse i duam ata njerëz, këtë çështje duhet ta ngrejmë atje ku duhet dhe jo për folklor. Nuk do të ketë cënim të Veriut të Mitrovicës. Sa i takon decentralizimit, ajo është mbyllur me presidentin Ahtisari. As autonomi në kuptimin e Republikës Serbca nuk do të ketë.

Unë besoj se kemi interes të përbashkëta që mund të arrijnë përmes negociatorëve. Nëse nuk lëvizet një çështje e tij s’ka dialog. S’do diskutohet për Mitrovicën. E njoh synimin e Serbisë për të ndarë Kosovën. Është larguar e tëra nga territori i Republikës së Kosovës dhe nuk do të kthehet kurrë në hapësirën tonë. Ne jemi të vetëdijshme që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë.

Ka vrarë mbi 13 mijë shqiptarë. Janë vrarë mbi 1300 fëmijë ka dhunuar gra. Askush nuk do ta harrojë atë gjenocid. Por nuk jemi të vetmit që kemi përjetuar këtë gjë. Nga ana e Kosovës nuk ka amnisti. Heshtja ndërkombëtare ndaj krimit serb e ka amnistuar këtë krim. Kjo është shqetësuese.”, pohoi presidenti.

Politikanët e korruptuar kanë përdorur virusin për të shkatërruar drejtësinë

Tucker Carlson

Miliona amerikanë u bënë subjekt i kufizimeve të papara në jetën e tyre vetiake, në jetën e tyre të përditshme, në jetën e tyre familjare. Bllokimet prej koronavirusit vazhdojnë në shumë vende. Ju mund të mos e dini sepse këto fakte nuk marrin ndonjë publicitet, por kjo është e vërtetë. Nëse jetoni nën karantinë, duhet ta dini patjetër. Si rezultat i karantinës, dhjetëra miliona njerëz tani janë të papunë. Një numër i madh i tyre nuk kanë një perspektivë të qartë kur mund të punojnë sërish, mijëra biznese të vogla janë të mbyllura dhe nuk do të happen më kurrë.

Shumë amerikanë janë bërë të varur nga droga dhe alkooli, pasi martesat e tyre janë prishur për shkak të karantinës dhe papunësisë, ata po kalojnë në depression klinik. Shumë nga amerikanët kanë shtyrë dasmat. Shumë të tjerët u ndaluan nga qeveritë për të varrosur të dashurit e tyre dhe për të marrë pjesë në funeralet e të miqve dhe të afërmëve të tyre. Disa amerikanë do të vdesin nga kanceri sepse nuk mund të bënin ekzaminime në kohë. Një numër i panjohur I kanë dhënë fund jetës së tyre në dëshpërim. Të tjerët kanë dalë në rrugë duke u rebeluar sepse dufi dhe zhgënjimi kanë shumë forma për t’i shprehur

Kostoja e mbylljes së Shteteve të Bashkuara dhe ndalimi I qytetarëve për të pasur kontakt jetësor me njëri tjetrin I ka çuar në dëshpërim të thellë dhe është e vështirë të llogaritet, por kostoja ka qenë e jashtëzakonshme. Njerëzit përgjegjës për të bërë gjithëa këto, nuk kanë asnjë pendim – “Ne u përballëm me një fatkeqësi globale”, thonë ata. COVID-19 ishte pandemia më e keqe që nga gripi Spanjoll. Por ai grip vrau mbi 50 milion njerëz.

Ne nuk kishim zgjidhje tjetër. Ne bëmë gjënë e duhur. Kjo është ajo që po na thonë. A është e vërtetë? Përgjigja për këtë pyetje ka rëndësi jo vetëm sepse e vërteta gjithmonë ka rëndësi, por sepse besueshmëria e lederave tanë është në diskutim pikërishtpër këtë.

Ky është vendimi më i madh që ata morën në jetën tonë, ata ishin në gjendje ta bënin atë, ata sundojnë sepse ne jemi që i lejojmë? Fuqia e tyre vjen prej nesh. Pra, pyetja tani dhe gjithmonë është, a janë të denjë ata për këtë fuqi? Ky nuk është një diskutim që ata duan ta bëjnë. Pikërisht tani, ata nuk duan ta bëjnë këtë diskutim sepse tani, të gjithë ne jemi të hutuar dhe të surprizuar nga revolucioni i papritur, që po ndodh jashtë. Revolucionaret krijuan një vend të veçantë në Seattle.
Por ne mendojmë se ia vlen të ndalemi për të vlerësuar nëse ata ishin, apo jo, në fakt, duke na gënjyer për koronavirusin dhe masat e marra ndaj tij. Përgjigja e shkurtër është kjo: Po, ata gënjejnë pa asnjë diskutim. Si çështje e shëndetit publik, përfundimisht, bllokimet nuk ishin të nevojshme. Në fakt, ne mund të vërtetojmë se dhe këtu janë provat më të fuqishme – shtete që nuk u mbyllën kurrë, shtete, ku njerëzve u lejohej të jetonin si amerikanë dhe jo të mbylleshin brenda, vetëm në fund, nuk patën humbje njerëzore më shumë sesa shtetet që ishin në karantinë të detyrueshme.

Shtetet që u karantinuan dhe shkuan më shpejt drejt rihapjes nuk kanë pasur shpërthime të rasteve të koronavirusit. E gjithë kjo është e kundërta e asaj, që ata thanë me shumë besim se do të ndodhte. Mediat parashikuan vdekjet masive në vendet e Liqenit të Ozark dhe Ocean City, Maryland – vendi ku klasa e mesme guxon të bëjë pushime.

Por ato vdekje nuk ndodhën kurrë. Në fund, koronavirusi i Ëuhan-it doli të jetë një sëmundje jo shumë e rrezikshme, por një sëmundje e menaxhueshme si shumë të tjera. Shumë më të rrezikshme ishin vetë bllokimet. Për shembull, në Neë York, Pennsylvania, Neë Jersey, Massachusetts – guvernatorët e panikosur dhe të paaftë detyruan shtëpitë e pleqve, azilet, që të pranonin pacientë të infektuar me koronavirus. Si rezultat, me mijëra vdiqën dhe ata vdiqën pa asnjë ndihmë. Kjo është e gjitha një histori e jashtëzakonshme, por pothuajse tërësisht e shfaqur.

Mediat janë të gatshme t’ju shpjegojnë pse ju urreni fqinjin tuaj për ngjyrën e lëkurës së tij. Mediat përfundimisht nuk dëshirojnë të rishikojnë ato që thoshin vetëm disa javë më parë, megjithëse ata po vepronin si zëdhënësa për politikanët demokratë të trullosur nga pushteti. Në ato ditë, lajmet po ju ngulisnin mendimin që jut ë mos pyesnit për çfarë po ndodhte, por vetëm të bindeshit!
Një minute më parë ata që dilnin jashtë ishin vrasës të gjithë të tjerëve. Tani ata gjenden në Sam Adams. Ata janë atdhetarë, ata janë heronjtë amerikanë. Nëse e gjitha kjo duket si një strumbullar goxha i papritur, pse nuk shqetësoheni tani. Protetstat nuk janë një rrezik për shëndetin, për sa kohë që këto ndihmojnë në ambicjet e Partisë Demokrate për zgjedhjet e nëntorit, protestat e dhunshme nuk e përhapin koronavirusin.

Këto nuk janë thashetheme, ne mund të jemi të sigurt për këtë sepse javën e kaluar qindra zyrtarë të shëndetit publik me emër dhe mbiemër nënshkruan një letër duke theksuar se trazirat e organizuara nga Black Lives Matter janë një kontribut thelbësor për shëndetin publik. Në fakt, ato janë një procedurë thelbësore mjekësore.

Por kjo nuk do të thotë që ju mund të dilni jashtë. Ti jo! Falë koronavirusit, ju nuk keni të drejtë të rifilloni jetën tuaj. Dhe nëse ankoheni për këtë, është gati etiketimi, “nacionalizëm i bardhë”, ky ishte një përfundim profesional. A ka ndonjë amerikan, që e beson këtë? Jo, sigurisht që jo. Është shumë marrëzi ta besosh. Madje edhe për CNN, e cila nuk e ripërsëriti si zakonisht.

Kjo është ana ogurzezë e gjykimit, nëse mendoni për të. Do të thotë që këta njerëz janë duke u përpjekur t’ju bindin, madje edhe t’ju budallepsin. Ata nuk japin argumente! Ata po nxjerrin ligje. Ata mendojnë se munden ta bëjnë këtë. Ata besojnë se nuk më kanë nevojë për aprovimin tuaj për të marrë vendime të mëdha për vendin. Pasi autoritarizmi i tyre do përpiqet t’ju ndalojë të ndryshoni mendim, madje edhe duke ju mashtruar. Nëse ata duan të përdorin edhe forcën, do ta bëjnë ate, sepse e kanë.

Gjatë karantinës, shumë njerëzve që humbën të dashurit e tyre nuk I lejuan të kishin një funeral të denjë për ta. Imagjinoni për këtë, është shumë e vështirë të gjeni ndonjë gjë më mizore se kjo, por kjo ju ndodhi shumë njerëzve. Ata arsyetuan dhe këmbëngulën se sihte e nevojshme, por nuk ishte e tillë. Dhe ne e dimë këtë sepse tani që një njeri ka humbur jetën dhe vdekja e të cilit është politikisht e dobishme për Partinë Demokrate, autoritetet kanë lejuar të bëhen tre funerale për të dhe asnjë fjalë për një rrezik epidemik.

Ose arsyetoni për King County, në Washington – dhe për Seattle. Restorantet në King County janë në punë vetëm me 25% kapacitet. Ky është ligji tani. Bizneseve, sipas arsyetimit jo të domosdoshme, ju lejohet të punojnë vetëm me 15% të kapacitetit. Efekti i kësaj është një katastrofë ekonomike. Shumica e bizneseve të vogla funksionojnë në kufijtë e mbijetesës. Ata nuk mund të vazhdojnë kështu për shumë kohë, dhe shumë prej tyre janë mbyllur. Çfarë duhet të bëjnë ata? Ata duhet të bashkohen me Antifën, padyshim, sepse në King County, Washington, Antifa-t mund të bëjnë gjithçka duan. Ata kanë marrë një seksion të tërë me gjashtë blloqe pallatesh në qendër të qytetit Seattle, dhe kjo është në rregull për autoritetet shëndetësore. Nuk ka distancim social sipas ligjeve. Ato për të tjerët janë thelbësore.

Po e shikoni pamjen që keni përpara? A përputhet kjo me mendimin tonë? Yeah, ata janë duke u tallur me ju. Të gjithë ishim të tallur, politikanët e korruptuar na trembën dhe na detyruan të heqim dorë nga kontrolli mbi pyetjet më themelore për jetën tonë. Në të njëjtën kohë, ata u dhanë më shumë fuqi përkrahësve të tyre të bindur si Antifa ndërsa ruanin pjesën tjetër të bllokuar në shtëpi dhe censuruan lajmet në internet. Me fjalë të tjera, ata përdorën një emergjencë shëndetësore publike për të shkatërruar demokracinë dhe për t’u sjellë si autokratë. Si janë në gjendje ta bëjnë këtë? E vërteta e trishtueshme është se ata e bënë këtë sepse ne i lëmë ta bëjnë. Ne i besuam ata, prandaj jemi duke iu bindur akoma atyre. Nëse ka diçka që nxorrëm mësim si të dalim nga kjo bela, është se askush nga ne nuk do të bëjë kurrë të njëjtin gabim përsëri.

Kush eshte Tucker Carlson
Ai eshte gazetar opinionist qe drejton emisionin e dyte me te ndjekur ne SHBA. Muajin e kaluar emisionin e tij e ndiqnin rreth 3.8 milion shikues ne dite. Eshte gjithashtu drejtuesi i medias online “The Daily Caller” e cila ka mbi 5.5 milion ndjekes vetem ne Facebook. Kete media ai e hapi ne vitin 2010. Gjithashtu “ The Daily Caller” eshte ne te gjitha rrjetet e tjera sociale. Karrriera e tij eshte e jashtezakonshme duke filluar si gazetar ne gazete, me pas ne CNN, MNBC dhe nga viti 2016 drejton emiisionin e tij “Tucker Carlson Tonight”. Carlson eshte nje gazetar konservativ. Ai ka botuar dy libra dhe nje numer te pafundem artikujsh dhe analizash. Shtepia e tij ne vitin 2018 u sulmua nga nje grup afersisht prej 20 majtistesh ne shenje hakmarrje per qendrimet e tij mediatike. Tucker eshte i martuar dhe ka kater femije, tre vajza dhe nje djale!

Akte vandale në SHBA, dhunohen dhe rrëzohen simbole të kombit amerikan

Në Riçmond, kryeqytet i shtetit Virxhinia, protestuesit rrëzuan të mërkurën vonë një statujë të presidentit të Konfederatës gjatë luftës civile, një tjetër monument që prishet në vazhdën e protestave mbarëkombëtare kundër padrejtësive racore.

Pamjet e postuara në mediat sociale tregonin statujën e Jefferson Davis, president i Konfederatës pro-skllavopronare gjatë Luftës Civile amerikane të viteve 1861-65, që tërhiqej nga një kamion ndërsa njerëzit e pranishëm brohorisnin.

Piedestali i statujës ishte i mbuluar me mbishkrime.

Ajo qëndronte në rrugën e monumenteve të qytetit ku rreshtohen statujat e disa figurave të njohura të Konfederatës.

Riçmondi ka qenë kryeqytet i Konfederatës gjatë pothuajse gjithë periudhës së Luftës Civile.

Vala globale e protestave antiraciste ka rihapur një fushatë për të hequr statuja dhe të tjera simbole që nderojnë udhëheqësit e Konfederatës.

Shumë jugorë i mbrojnë këto monumente si nderim për të rënët në luftë dhe si pjesë e historisë së vendit. Ata e kundërshtojnë me forcë heqjen e tyre, megjithëse ato lidhen me skllavërinë dhe racizmin.

Të hënën, një gjykatës në Riçmond lëshoi një urdhër 10-ditor kundër vendimit të Guvernatorit Ralph Northam për të hequr një statujë të gjeneralit të Konfederatës, Robert E. Lee në këtë qytet.

Më herët të mërkurën në Portsmuth të Virxhinias, protestuesit u hoqën kokat dhe përdhosën statujat që ishin pjesë e monumenteve të Konfederatës.

Një grup protestuesish rrëzuan po të mërkurën një statujë të eksploruesit italian Kristofor Kolombi në Sejt Pol të Minesotës. Një tjetër monument i Kolombit i ngritur në Riçmond në vitin 1927 u vandalizua dhe u hodh në një liqen.

Në orët e para të së mërkurës në Boston, iu hoq koka statujës së Kolombit në Boston.

Edhe pse Kristofor Kolombi u përshëndet për zbulimin e Botës së Re dhe hapjen e saj për ardhjen e evropianëve, disa studiues të ditëve të sotme flasin për një histori më komplekse, që përfshin skllavërimin dhe nënshtrimin e banorëve vendas.

Sgarbi zbërthehet në përballje me Neritan Cekën: Makinat me xhama të zi m’i dha Edi Rama, kërkojani atij…

Vittorio Sgarbi është përballur mbrëmjen e sotme me arkelologun e njohur Nertian Cekën ndërkohë që ky i fundit ka deklaruar më herët se publicisti italian i ka bërë ato deklarata pasi nuk shoqërohej nga Meikom Zeqo apo njerëz të kulturuar.

Është përfolur se Sgarbi ka udhëtuar me makina me xhama të zi, ndërsa ky i fundit tha në “Open” se ia ka dhënë Edi Rama, ndërsa i duhej kërkuar këtij të fundit një sqarim i tillë.

Ceka: Nuk do ta quuaja me detyrim Bylysin grek, e quan Bylysuin jo në Greqi por në Iliri. Plini thotë se Bylynët dhe armatët barbar, jo ata që janë të egër. Kurrë nuk i kemi thënë grekëve ilir dhe ilirëve grek. Ti them Bylysit grek nuk ma thonë burimet, duhet të gris të gjithë historianët dhe arkeologët. Mirë ata miqtë e mi shqiptar t’ju kishin dhënë librin tim “Btyklysi”, lëreni Trekan, është një album nuk bën dot histori.

Sgarbi: Mund të flas se nuk ka polemikë nga ana ime, me asnjeri, ju po polemizioni me mua. Ka studiues, ju kërkoj falje i keni qenë ambasador dhe keni kaq pak tolerancë. Nuk mund të më thoni muua një polemikë që se kam bërë. Bylysi në shek. 2 ka tipare të qytetit grek

Ceka: Cili autor e thotë?

Sgarbi: Ju duhet të mos bëni polemikë, i mora unë me vete ata, makinat me xhamat e zi mi ka sjellë kryeministri, shkoni kërkojani Edi Ramës jo mua. Kryebashkiaku ishte shumë i sjellshëm. Raportet e Greqisë me Bylysin nuk më duket polemikë.

Tinëzari lugat që e hedh fajin tek qytetarët

Nga Bardh SPAHIA

Ndërsa në QSUT rriten numrat e të infektuarve me Covid në përsonelin shëndetësor, Ramavirusi del pa pikë turpi e fajëson qytetarët për shifrat në rritje të të infektuarve! Shfaqet në performancë lugati, sepse kënaqet kur shkakton panik dhe kërcënon se do e mbyllë sërish vendin nëse shifrat rriten.

Kujt ia trash zërin more individ që i thua vetes kryeministër? Qytetarëve të tu?

Ata e kanë fajin që ka shkuar në 6 numri i shërbimeve spitalore që janë vatra infeksioni Covid? Kush e ka fajin që ka të infektuar tek Urgjenca, tek Kardiologjia, tek Pediatria, tek Mjeksësia interne, tek Gastrohepatologjia, tek Hematologjia, tek qendrat shëndetësore nr 8 dhe 9?

Shqiptarët e kanë fajin që ke gjithë atë personel shëndetësor të infektuar në strukturat shëndetësore publike dhe jo vetëm në Tiranë? Shqiptarët e kanë fajin që sic është provuar kanë shkuar të marrin shërbim në QSUT dhe kanë marrë virusin Korona?

Prandaj, lëre teatrin me të cilin po planifikon një tjetër mbyllje e merr masa se në asnjë vend nuk ka bërë vaki që të shndërrohen strukturat shëndetësore në vatra infeksioni edhe 4 muaj nga fillimi i pandemisë! Eshtë dështim spektakolar e paaftësi epike!

Prej ditës së parë janë falsifikuar shifra e është injoruar këshilla e OBSH por edhe eksperienca e vendeve të tjera për sa më shumë testime! Prandaj Shqipëria renditet në fund të vendeve të rajonit në raportet e specializuara mbi situatën e Covid, sepse shifrat e autoriteteve tona janë krejt të pabesueshme.

Ato rrëzojnë cdo llogjikë e eksperiencë të vendeve të tjera, sepse janë false dhe synojnë vetëm ndërtimin e fasadës së propagandës për të luajtur si me shëndetin ashtu edhe me ekonominë e një populli të tërë. Merr masa për vatrat në QSUT e qendrat shëndetësore e mjaft i torturove shqiptarët!!! Për ta mjafton kujtesa e respektimit të rregullave e monitorimi në cdo ambient jashtë banesave.

Shkarkimi i Ardian Dvoranit, Bardhi: U konfirmua paligjshmëria e tij në Gjykatën e Lartë dhe në KED

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e komentoi të drejtë vendimin për shkarkimin e Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë. Zoti Bardhi tha se vendimi i sotëm i KLGJ-së, konfirmon jo vetëm paligjshmërinë e qëndrimit të tij në detyrë përtej mandatit kushtetues, por edhe si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike i bëri këto komente në një intervistë për fazetaren Mirela Milori në ABC News. “E kuptoj që Ardian Dvorani mund të jetë mërzitur, sepse ka lënë punët e partisë përgjysëm pasi kishte marrë përsipër t’i siguronte Edi Ramës kapjen totale të Gjykatës Kushtetuese. Është rasti i parë, i paprecedentë që një gjyqtar i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë edhe gjashtë vite të tjera përtej mandatit.

Mandati Kushtetues është 9 vjet ai ka qëndruar edhe 6 të tjera, pra 15 vite qëndrim në detyrë. Vetëm Dvorani e ka pasur këtë mundësi, është rast i paprecedentë në të gjitha vendet demokratike”, tha Gazment Bardhi. Ai theksoi se Adrian Dvorani duhej të ishte larguar menjëhere pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, e cila konstatoi se Ardian Dvoranit i kishte mbaruar mandati dhe nuk mund të qendronte më në detyrë.

“Ky ishte një veprim kriminal i organizuar nga ish kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj dhe drejtoreshës së qendrës së botimeve zyrtare, që vonoi botimin në fletoren zyrtare të këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese përtej afateve të përcaktuara nga Ligji”, tha Bardhi, i ftuar në Abc News me gazetaren Mirela Milori.

Gjatë intervistës Bardhi u theksoi se, PD nuk ka asnjë kontakt me organet e reja të sistemit të drejtësisë. “Vendimi i sotëm është një çështje e pastër juridike. Largimi i tij është çështje juridike, nuk ka prapavijë politike”, u shpreh Bardhi.

I ndalur te Reforma Zgjedhore ai theksoi se PD ka këmbëngulur për të pasur një identifikim biometrik.

“Konstatimet e ekspertëve që merren më zgjedhjet kanë treguar se mungesa e vullnetit politik ka sjellë problematika. Pritshmëria jonë nga Reforma Zgjedhore ka qenë pothuajse zero. Jem i angazhuar për shkak BE e vendoi si një nga kushtet kryesore për rrugën drejt integrimit. Që Edi Rama nuk ka ndërmend të bëjë reformë këtë e dinim. Ofruam dakordësinë tonë për depolitizim real.

Ne ishim dakord të kishte depolitizim real, nënkupton që anëtarët në Komisione Zgjedhore të jenë njerëz të depolitizuar, duke përjashtuar administratën. Pala tjetër kërkon që komisionet të përbëheshin nga punonjës të administratës.

Nuk mundet që me militantët e PS që punojnë në administratë shtetërore të bëjmë sikur po depolitizojmë komisionet zgjedhore. Çfarë ndodhi? Kur pa që nuk po i kapte dot Komisionet Zgjedhore u tërhoq dhe tha qëndrojmë të komisionet siç janë.  Në këtë proces opozita ka vepruar me shkrim. Nëpërmjet depolitizimit të rremë kërkonin të siguronin kapjen e Komisioneve Zgjedhore”, tha Bardhi.

Bardhi tha se shqetësimet që kanë ekzistuar në lidhje me zgjedhjet janë shitblerja e votës, kërcënimi i administratës publike me largim nga puna si edhe përfshirja e krimit të organizuar. Këto probleme shtoi ish-deputeti sjellin deformim të rezultateve ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama nuk ka vullnet për t’i zgjidhur.

“Nuk ka marrëveshje për Reformën Zgjedhore, ka një dakordësi. Çështjet e sistemit janë çështje të qytetarëve. Në vitin 1998 sistemi zgjedhor është miratuar me referendum qytetar.

Në vitin 2020 duhet të jenë qytetarët që të vendosin. Është çështje muajsh që Edi Rama do të jetë në opozitë. Dua të garantoj qytetarët se do të jenë ata që do të vendosin për sistemin zgjedhor.

Brenda Kuvendit është bërë një teatër. Paratë e pista të krimit dhe angazhimi i grupeve kriminale nuk i mjaftojnë më Edi Ramës. Në atë Kuvend Edi Rama kontrollon të paktën 89 deputetë. Edi Rama ka votat e nevojshme për të miratuar Reformën Zgjedhore”, tha më tej Bardhi.