30.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Basha: Në ditët më të vështira për shqiptarët, Edi Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas dhunës policore dhe gazit lotsjellës ndaj banorëve gjatë shembjes së objekteve në Velipojë.

Basha shkruan në reagimin e tij se, në ditët më të vështira për shqiptarët, kur xhepat janë të zbrazur dhe varfëria po rritet çdo ditë, Edi Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë.

Ai ka përmendur edhe komunikimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama që ndodhi pikërisht kur pronarët e ndërtesave në Velipojë po përlesheshin me Policinë, ndërsa shefi i qeverisë paralajmëronte qytetarët me rikthimin e izolimit.

Reagimi i kryetarit Basha në Twitter

Në ditët më të vështira për shqiptarët, kur xhepat janë të zbrazur dhe varfëria po rritet çdo ditë, Edi Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë.

Në orën që kërcënon qytetarët se do t’i rimbyllë në karantinë, RAMAVIRUSI dhe banditët e tij prishin pa ligj vetëm për të grabitur pronat në bregdet për oligarkët dhe krimin.

Me RAMAVIRUSIN shqiptarët varfërohen e oligarkët pasurohen. I rrënuar dhe i tmerruar nga revolta e qytetarëve, këto akte barbare janë grahmat e fundit të një kufome politike që po qelb Shqipërinë.

Berisha publikon videon: I forti i Edvin Drogës dhunon çiftin e moshuar

Ish-Kryeministri Sali Berisha publikoi një video, ku shihet një person teksa dhunon një çift të moshuarish në Berat. Berisha thotë se ai është ‘i forti i Edvin Drogës’.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

I forti i Edvin Drogës terrorizon një çift të moshuar! Edvini publikon në FB hotelin e të fortit të tij! Kjo për të fortin është licencë për të dhunuar dy të moshuar.

Narko-policia paguhet për të heshtur! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon prekëse të qytetarit dixhital. sb

Zoti Sali Berisha, unë që po të shkruaj jam një qytetar nga Berati, dua të denoncoj burrin e një drejtoreshe shkolle në Berat, Eftali Mboqe, militante e PS, ka dhunuar prindërit e mi 75 vjeç. Do ju dërgoj dhe filmimet.

Shikoje zoti Sali, burri i drejtoreshës së shkollës ‘7 NENTORI’, Berat si me dhunon prindërit. Drejtorët e EDI RAMES. Kemi bërë 12 kallëzime dhe Policia e Shtetit të Edi Ramës na ka lënë në mëshirë të fatit se nuk merr masa se është e shoqja drejtoreshë dhe militante e PS Mavi.

Zoti Sali, kemi dy vjet se po na dhunojnë se kanë bërë një hotel, nuk kanë punë dhe na thonë se e kemi fajin ne dhe na thonë se kemi Edi Ramën që na mbron. Edi Rama ia ka hedhur dhe në fejsbuk këtë hotel në Berat. Na kanë thyer dhe xhamat e makinës. Policia ka frikë nga kjo drejtoreshë.

Deshën të bënin një urë pa leje dhe ne lajmëruam policinë dhe ata nuk i lanë dhe po na dhunojnë këtu e 2 vjet.

Kemi bërë 12 kallëzime dhe asgjë. Policia e Shtetit e korruptuar.

Ju lutem, jemi familje punëtorësh, shikojmë punën tonë. Na ndihmoni ju lutemi. Respekte!

I forti i Edvin Droges terrorizon nje çift te moshuar!Edvini publikon ne FB hotelin e te fortit te tij!Kjo per te fortin eshte liçence per te dhunuar dy te moshuar.Narkopolicia paguhet per te heshtur!Lexoni mesazhin dhe shikoni videon prekese te qytetarit dixhital. sbZoti Sali Berisha une qe po te shkruaj jam nje qytetar nga Berati dua te denancoj burri i nje drejtoreshe shkolle ne Berat Eftali Mboqe militante e PS ka dhunuar prindrit e mi 75 vjeç do ju dergoj dhe filmimet respekte shikoje zoti Sali burri i drojtoreshes se shkolles 7 NENTORI BERAT si me dhunon prindrit drejtoret E EDI RAMES kemi bere 12 kallezime dhe policia e shtetit te Edi Rames na ka lene ne meshir te fatit se nuk mer masa se eshte e shoqja drejtoresh dhe militante te PS Mavi respektezoti Sali kemi dy vjet se po na dhunojne se kan bere nje hotel nuk kane pune dhe na thone se e kemi fajin ne dhe na thone se kemi Edi Ramen qe na mbrone Edi Rama ja ka hedhur dhe ne fejsbuk kete hotel ne Berat na kan thyher dhe xhamat e makines policia ka frike nga kjo drejtoreshdeshen te benin nje ure pa leje dhe ne lajmeruam policin dhe ata nuk i lane dhe po na dhunojne ketu e 2 vjetekemi bere 12 kallezime dhe asgje policia e shtetit e koruptuarju lutem jemi familje puntoresh shikojme punen tone na ndimoni ju lutemi respekte

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 11. Juni 2020

5 ditë omerta nga Erion Veliaj!

Ina Zhupa

Veliaj që del çdo ditë në tv dhe flet për çdo çështje, hesht dhe nuk përgjigjet para qytetarëve për lidhjen e tij me ish kryebashkiakun e Veronës Flavio Tosi dhe me ortakët e tjerë në Eco Tirana të akuzuar nga prokuroria italiane si të lidhur me mafian italiane!

Ortakët italianë të kompanisë Eco Tirana, miq të Erion Veliajt dhe Edi Ramës, janë vendosur nën akuzë për pastrimin e parave të mafias italiane.Ata kanë përdorur për këtë aktivitet kriminal kompaninë publike të pastrimit të Veronës, Amia, e cila është pjese e ortakerise me 49% të aksioneve në kompaninë e pastrimit të Tiranës, Eco Tirana, ku 51% e ka Bashkia Tiranë me përfaqësues Erion Veliajn.

Eco Tirana duke pasur një pjesë të ortakëve që janë akuzuar në Itali për bashkëpunim në organizatë kriminale, mashtrim, pastrim parash, rryshfet, trafik droge, korrupsion, transferim të mirash materiale në shkelje me ligjin, duhet të hetohet edhe për veprimtarinë e saj në Shqipëri.

Veliaj si firmëtari, ortaku, i kompanisë së plehrave Eco Tirana nuk mund të hesht, por duhet të japi shpjegime për lidhjen e tij. A është përdorur Tirana nga ai, si lavatriçe e pastrimit të parave të mafias italiane?

Llesh kimiku nuk ndalet, sulmon qytetarët në Velipojë me gaz lotsjellës

Të gjitha protestat gjatë kohës që ai drejton Ministrinë e Brendshme janë mbyllur dhunshëm dhe me përdorimin pa kriter të gazit lotsjellës.

Kështu ndodhi edhe sot në Velipojë, aty ku pronarët e disa bizneseve i bënë rezistencë IKMT që synonte prishjen e disa godinave në bregdet.

Por edhe këtu nuk munguan forcat e shumta policore, dhuna dhe gazi lotsjellës.

Si pasojë e kësaj situate, një vajzë e re ka humbur ndjenjat.

Skena këto që të rikujtojnë dhunën te Astiri, te Bregu i Lumit apo edhe gjatë protestave të Opozitës së Bashkuar.

Ish-ministri: Rama po bën spektaklin e tij, ka mbytur shtetin shqiptar me borxhe pa asnjë investim të rëndësishëm

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se, Edi Rama nuk ka votat për këtë Reformën Zgjedhore, ndërsa shtoi se këto vota mundet t’i sigurojë.

“Edi Rama nuk ka votat, por mundet që t’i sigurojë. Unmë besoj se do të sigurohen 84 vota. Rama po e bën spektaklin e tij. Marrëveshjes i duhen votat e opozitës në parlament. Rudina Hajdari që në fillime ka kërkuar ndryshim të sistemit. Reforma nëse kalonj në parlament, është ligj kushtetues. Opozita në parlament i ka ca deputetë me eksperiencë si zoti Murrizi.

Zgjedhjet e ardhshme bëhen me ligjin e ri zgjedhor. Kërkesat e opozitës nuk janë shqyrtuar akoma. Qeveria kujdestare jep besim, kjo gjë është dëshmuar. Por skandalet nuk janë dënuar e kemi dosjen e Peshkopisë nga e cila nuk ka shtetas të dënuar. Opozita u imponua për identifikimin biometrik”, tha Mustafaj.

Besnik Mustafaj tha se Rama ka marrë dyfish më shumë borxhe sesa paraardhësit e vet, duke zhytur në borxhe të mëdha shtetin shqiptar.

“Edi Rama ka marrë dyfish borxhe se paraardhësit e tij dhe nuk dimë se ku i ka harxhuar. Propaganda se kemi ekonomi të shëndoshë është absurde. Forbes e nxirrte Shqipërinë të fundit në rajon për mbështetjen ekonomike, të fundit fare. Tregjet ndërkombëtare nuk kanë besim tek Shqipëria.

PD ka bërë disa kritika të drejta, si borxhet e mëdha qeveritare etj. Unë besoj se opozita duhet të ketë një program të mirë, që me të t’i drejtohet të gjithë personave, të fushave të ndryshme. Unë besoj se zoti Basha është i vetëdijshëm se duhet t’ju drejtohet shqiptarëve me një program të strukturuar”, vlerësoi Mustafaj.

Më tej, Mustafaj u shpreh se ekonomia shqiptare ka një rënie shumë të madhe.

“Sot jemi në një situatë të rëndë ekonomike. Ekonomia jonë sot është minus nëntë. Pra, është gjendje shumë e rëndë. Duhet një gjuhë e re, europiane. Gjuha e ndryshon shoqërinë. Unë besoj se edhe protestave nuk iu ka ikur koha. Protestat janë rast gjithashtu për të bërë dallimin mes opozitës nga pjesa politike tjetër. Jam ithtar i politikave të vazhdueshme.

Unë pres që opozita të ndërtojë një dialog me shoqërinë. E majta që duhet të ketë raport më shumë me shoqërinë, në fakt nuk ka. Opozita duhet të ndërtojë dialog me shoqërinë civile dhe me komunitetin ndërkombëtar”, u shpreh Mustafaj.

Në lidhje me situatën në Kosovë, Mustafaj deklaroi se qeveria Hoti është nën hijen e Hashim Thacit, ndërsa vlerësoi se Albin Kurti është një njeri i fortë politik.

“Personi që mbështet këtë qeveri në Prishtinë është Hashim Thaçi që ka imazh shumë të rëndë në Kosovë. VV ikën si viktimë. Edhe Vjosa Osmani, figurë qendrore është kritike ndaj qeverisë Hoti. Këto janë tregues se qeveria Hoti ka vështirësi, edhe për të mbyllur mandatin e vet.

Albin Kurti është një person shumë i fortë politik në opozitë. Kurti ka bërë gabime në pushtet, por nuk ka bërë gafë. Unë pres që Albin Kurti të shndërrohet në burrë shteti”, deklaroi Mustafaj.

Pronari i biznesit në Velipojë: Po shemben me selektime, të djathtët janë vënë në rreth! Po na largojnë turistët

Pronari i një objekti që sapo shëmbur në plazhion e Velipojës ka folur për gazetaren e Fax News Emi Kalaja ku tha se prishjet janë bërë pa dokument shoqërues ligjor dhe me selektim duke argumentuar se të djathtët janë vënë në rreth ndërsa të majtët janë toleruar.

Ai tha se flet në emër të të vëllait ndërsa dëmi që sipas tij po bëhet është i pallogaritshëm ku përveç ekonomisë së pronarëve dëmtohet edhe imazhi në sy të turistëve.

“Është në pronësi të vëllait tim, ka qenë pjesë e plazhit publik që kemi marrë në kontratë me shtetin, ka shërbyer më tepër për pushuesit. Më duket e padrejtë edhe për kohën që po bëhet, po prishet imazhi për turistët, nuk e di nëse është em qëllimshme. Nuk ishte larg shtatori, po dëmtohet mjedisin, ambjenti të gjitha. Nuk ka pasur asnjë dokument për prishje, ka shërbyer për njerëzit në nevojë disa godina, edhe ato janë prishur.

Turistët kërkojnë plazhe, banjo, dushe, kjo ju shërbente turistëve. Mund të jenë të bashkisë apo komunës, duket e padrejtë. Rruga është me leje, ndoshta është aset i bashkisë. Kjo e distancon edhe më tepër interesin e qytetarëve për të dalë në det. Nuk e di ku e gjejnë këtë të drejtë apo hapësira ligjore që bëjnë diçka të tillë. Janë vënë në rresht për t’u dëmtuar, disa që janë të majtë me bindje nuk po ju cënohet interesi. Ka një selektivitet, ça janë të djathtë janë vënë në rreth”.

Alarm në Divjakë! Fshihen rastet e të infektuarve me Covid-19

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një tjetër denoncim të qytetarit dixhital i cili ngre alarmin për fshehjen e rasteve të personave të infektuar me koronavirus.

Sipas qytetarit në Divjakë janë disa persona të infektuar, mes tyre dhe drejtoresha e Shkollës. Më tej qytetari thekson se ju ëhstë dhënë urdhër të gjithë banorëve se nëse ndodnjëri prej tyre infektohet të mos tregojë që është infektuar në shkollë por të thotë se e ka marrë infkesionin në spital.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Alarm ne Divjake.

Fshihen rastet me covid19!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Dr Berisha alarm nè Divjakè ! Nè Divjakè Familja L.B ,A .B dhe e gjithe familja me korona virus . Nè fshatin Mizè 3 persona me korona virus , kryekuq 2 persona .Ju lutem Berisha tè verifikohen rastet tè bèhen tamponat .Sot èshtè mar urdhèr mos tè hapin panik mbledhje urgjente spitalit .Ngre shqetèsimin pèrse mos tè tregohen emrat mbahen tè fshehta dhe e gjithè zona Divjakè tè mos tregohen rastet .Jam prind i Divjakès L .B èshtè drejtoresha e shkollès èshtè dhèn urdhèr tè thuhet e ka marè nè spital po sikur ta kete mare fèmija ime qè mèson nè atè shkollè? Po rroj me frikè

Shembja e ndërtesave në Velipojë/ Përplasje mes policisë dhe pronarëve, hidhet gaz lotsjellës

Përplasje mes policisë dhe pronarëve gjatë aksionit të IKMT për shembjen e objekteve në bregdetin e Velipojës. Forcat Speciale të policisë nuk kanë kursyer as gazin lotsjellës ndaj qytetarëve, ndërsa nuk munguan edhe rastet e të fiktit mes tyre.

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit kishte lajmëruar më herët se do të nisë prishjen e ndërtesave në Velipojë.

Mirëpo, banorët vendas janë shprehur kundër shkatërrimit të objekteve në pronësi të tyre.

Pas rezistencës së banorëve për të mos lejuar shembjen e subjektit, IKMT me ndihmën e policisë dhe FNSH-së ka mundur të ndërhyjë dhe të rrëzojë në tokë biznesin. Ndërsa qytetarët janë shpërndarë me gaz lotsjellës.

“Jemi kundër prishjes së ndërtesave tona. Duam vendimin që shprehet për shembjen e objekteve tona”, thonë banorët. Policia kërkon që banorët të largohen që të bëhet ndërhyrja.

Rritja e numrit të të prekurve me Covid-19, kërcënon Rama: Do të rikthejmë karantinën deri në daljen e vaksinës

Mesa duket numri i të prekurve me Covid-19 në vend po fryhet qëllimisht për të mbajtur qytetarët në karantinë. Për këtë qëllim kyeministri Edi Rama ka dalë në një komunikim për mediat duke u shprehur se do të rikthejmë karantinën deri në daljen e vaksinës.

“Trendi në rritje po vazhdoi këtu jo vetëm do na sjellë dëme, por do të na detyrojë të kthehemi mbrapsht, në karantinë deri në daljen e vaksinës. Do bëhemi njerëz dhe të respektojmë rregullat, apo do ta bëjmë si lopa që i bie me shqelm kovës së qumështit kur e mbush. 

Jam shumë i shqetësuar se nuk kam ndërmend të bëjë sehir kur dikush e ka harruar fare që armiku i padukshëm është në lëvizje. Në tre ditë kemi më shumë shtirme se sa në kulmin e pandemisë”, tha Rama.

Ikën Dvorani, ja kush e zëvendëson

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendos përfundimin e mandatit të Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë.

Mbledhja e sotme është shoqëruar me debate.

Anëtaret kanë vendosur me 6 vota pro përfundimit të mandatit të Ardian Dvoranit, ndërsa 3 prej tyre kanë qenë kundër.

Gjatë shqyrtimit, anëtarja Marcela Shehu tha se Dovranit i ka përfunduar detyrimi për të pritur pasardhësin.

Sipas saj, qëndrimi në detyrë mbi afate cenon parimet Kushtetuese. Mendim pro përfundimit të detyrës së Dovranit ka shfaqur anëtari Alban Toro, sipas të cilit Këshilli duhet të konstatojë përfundimin e detyrimit të Dvoranit për të qëndruar në Gjykatën e Lartë.

Ndërsa anëtarja Brikena Ukperaj deklaroi në mbledhje se detyrimi i Dvoranit për të mbajtur detyrën e gjyqtarit të Lartë nuk ka mbaruar, por mbaron në momentin e zgjedhjes së anëtarit të katërt që vjen nga radhët e juristëve të spikatur.

Anëtarja e Këshillit, Brunilda Kadi, deklaroi në mbledhje se Dvoranit i ka përfunduar detyrimi për të qëndruar në Gjykatën e Lartë.

Anëtari Erjon Muharremaj vlerësoi se në kushtet kur janë emëruar 3 gjyqtarë, mendon se Dvorani e ka përmbushur detyrimin e tij për te qëndruar në detyrë. Sipas tij, KLGj duhet t’i ofrojë mundësi për një pozicion në Apel.

Më herët KLGJ shtyu mbledhjen për çështjen “Dvorani” me arsyetimin se do duhet të pritet edhe mendimi i partnerëve të huaj.

Dy misionet e Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës EURALIUS dhe OPDAT kanë refuzuar të japin opinion lidhur me çështjen e mbarimit të mandatit të kreut të KED, Ardian Dvorani.

Ata thonë se nuk pranojnë të japin opinione për çështje individuale, pasi kjo në rastin konkret është përgjegjësi ekskluzive e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kush e zëvendëson

Largimi sot i Ardian Dvoranit si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga Gjykata e Larta me vendim të KLGJ-së, ka sjellë për pasojë edhe vendin vakant.

Mësohet se tashmë zyrtarisht kryesimin e KED do ta marë anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha. Kjo detyrë do të jetë provizore.

Pasi do të ketë një short që do të përcaktojë anëtarin e KED.  

KLGJ vendosi sot mbarimin e mandatit të Ardian Dvroranit si anëtar i Gjykatës së Lartë, me 6 vota pro dhe 3 kundër.

Ndërkohë që Dvoranit i është propozuar një vend në Gjykatën e Apelit.