19.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Video/ Mashtrimi me rindërtimin e Thumanës, Orjola Pampuri: Rama bën show me fatkeqsinë!

Thumana, pas tërmetit të 26 Nëntorit, vijon të mbetet një grumbull mbetjesh, të godinave të rrënuara. Edi Rama premtoi pikërisht nga ky vend, përpara 64 ditësh, që për 6 ditë do të pastrohej gjithçka e do të niste puna me 3-4 turne për ta rikthyer gjithçka në normalitet, por aty nuk ka shkuar askush, nuk ka punuar askush as me 3 e as me 4 turne.

Ajo që Edi Rama di të bëje është show propagandistik me gjithçka, por ajo që është e neveritshme dhe tregon akoma më shumë pafytyrësinë e tij është propaganda me fatkeqsinë e qytetarëve.

Nga njëra anë tallet me qytetarët, e nga ana tjetër rrënon ekonominë, duke çuar drejt falimentimit mijëra biznese, e nga ana tjetër mbështet një grup oligarkësh me të cilët ndan interesa. Thumana tregon edhe një herë, fytyrën e vërtetë të Edi Ramës dhe qeverisjes së tij.

Teza e provimit të maturës nëpër grupe whatsappi, Kreu i FRPD: Mënyrë kriminale për të shitur tezat dhe për të fituar votuesit

Teza e provimit të maturës nëpër grupe whatsappi

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi: Viti i shtatë që del teza, ministrja Shahini ka dështuar

Këto janë tezat e provimit të Maturës Shtetërore, të cilat janë publikuar dhe dërguar nëpër grupe Whatsapp-i para se provimi të mbahej.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë përfundimisht e ka damkosur emrin e vet duke përdorur skema të tilla për të fituar votues të rinj. Besa Shahini vazhdon të shkojë nga dështimi në dështim!

Është i shtati vit rradhazi që raste të tilla bëhen publike, megjithatë, asnjë masë nuk është marrë për parandalimin e këtij fenomeni.

Nuk është rrjedhje informacioni, është një mënyrë kriminale për të shitur tezat dhe për të fituar votuesit.

Video/ Ja si gënjeu Rama për paketën e tretë

Nga Agron SHEHAJ

Rama ka thënë me zë dhe figurë se qeveria ishte gati për një paketë të tretë. Por vendosi të mos bëjë një pakete të tretë. Njeriu që rrugët i ndërton me koston e dhjetë herë më shumë se rrugët në Amerikë dhe Evropën Perëndimore, gjykoi që të papunët shqiptarë meritojnë një të njëqindtën e asaj që meritojnë të papunët në Amerikë dhe Evropë.

Kryeministri i lluksit rrugët i shet sikur të jenë prej floriri, por për të varfërit nuk jep as krunde. Kryeministri që udhëton me charter 100 mijë euro në Paris, qytetarët e tij i lë në mes të rrugës. Kryeminsitri i oligarkëve që me ta vjedh paratë dhe Shqipërinë, për të pamundurit nuk jep as mëshirë.

Mungesa e një pakete të tretë është tragjike për mijëra familje shqiptare. Mungesa e një paketë të tretë është braktisje e njerëzve në varfëri me pasoja për jetët dhe të ardhmen e tyre.

Bizneset në Tiranë: “Punojmë për mbijetesë”, Basha: Do të keni më shumë sapo të largojmë virusin e madh që ka varfëruar shqiptarët

“Punojmë për mbijetesë”, bizneset në Tiranë ankohen tek Basha për uljen drastike të fuqisë blerëse.

Basha: Do të keni më shumë sapo të largojmë virusin e madh që ka varfëruar shqiptarët.

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË NJËSINË NR. 4 NË TIRANË

Në njësinë numër 4 në Tiranë, gjendja e bizneseve të vogla është përkeqësuar me shpejtësi pas pandemisë. Tregtarët i treguan kreut të opozitës, që vizitoi bizneset e zonës se ndihma e qeverisë u përdor për të paguar taksat dhe faturat e dritave dhe të ujit. Të gjithë pohojnë se nuk fitojnë asgjë dhe se konsumi është përgjysmuar.

“Xhiro më ka rënë me 30-40%, vetëm sa mbijetoj.”- tha një tregtar, ndërsa një tjetër vuri në dukje rënien e fitimit nga taksat e larta dhe varfëria që detyron njerëzit të marrin ushqime me listë. “Ne po e vuajmë. Kam këtu 20 vjet dhe tani po punoj me 120 milion lekë mall, por vetëm sa ha bukë! Fitimin e kam, 10%, 8%. Po të m’i shikosh listat…” – tha një tregtar.

Duke iu përgjigjur një tregtari që tregoi se lekët nga paketa e ndihmës ia ktheu mbrapsht qeverisë më taksat e larta dhe faturat afrofe, kreu i opozitës theksoi nevojën urgjente që ka biznesi për mbështetjen e duhur. “Në qoftëse nuk mbështetet biznesi, nëqoftëse nuk mbështetet sipërmarrja, ekonomia do të shkoj drejt një fundi të shpejtë dhe të dhimbshëm. Ju meritoni më shumë dhe do të keni më shumë. Sa të largojmë virusin e madh.”- theksoi Basha.

Mes tregtarëve që takoi kreu i opozitës kishte edhe nga ata që ose nuk kishin bërë xhiro fare, ose ajo që kishin shitur ishte e papërfillshme. Dikush kishte bërë vetëm 8 mijë lekë të vjetra xhiro për 5 orë, dikush tjetër thotë se xhiro është përgjysmuar. “Kur bëhet llogaria e darkës, ose fletorja e mbylljes, sigurisht dalim me humbje.”- u shpreh një tregtar. “Ka rënë ekonomia poshtë! S’kanë klientët, nuk kanë lekë, nuk kanë bukë. Ça do të bëjmë, ku do të shkojmë?! Këta na morën në qafë.”- i nja tjetër kreut të opozitës, duke kërkuar ndryshim dhe duke marrë prej tij premtimin se ndryshimin do të vijë me bashkimin e shqiptarëve.

Matura shtetërore në kohë Covid-19 pa asnjë masë mbrojtëse, Vokshi: Sa vite dënohet Besa Shahini dhe…

Qindra nxënës dhe mësues janë grumbulluar sot, pa asnjë masë mbrojtëse, për të mësuar mënyrën e organizimit për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Mësuesit u mblodhën në oborrin e shkollës “Kosova”, ndërsa fotot që qarkullojnë në rrjet, tregojnë se nuk janë respektuar ato masa që Ministria e Shëndetësisë përmend çdo ditë: distancimi social.

Dhe kjo ndodh pikërisht në kohën kur ka një shtim të frikshëm të rasteve me Covid-19, kur vetëm në 72 orët e fundit numërohen mbi 120 persona të prekur.

Ish deputetja e PD, Albana Vokshi, ka reaguar pas kësaj situate të krijuar në oborrin e shkollës Kosova. Duke iu drejtuar ministres së Arsimit, Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë, Vokshi pyet se cili është dënimi që marrin ata lidhur me këtë situatë, ku mësuesit nuk kishin asnjë mundësi për të respektuar distancën sociale në kushtet e pandemisë.

Reagimi i plotë

Matura shtetërore në kohë COVID19.

Shkolla Kosova: Provimi i Gjuhës Shqipe dhe letërsisë. Qindra mësues presin pa asnjë masë apo distancim që t’u lexojë emrin Drejtoresha e Zyrës Arsimore.

Ku është Besa??
A i ka parë këto foto??
A do na flasë nga divani i shtëpisë për masat e marra në kuadër të pandemisë?

Sa vite dënohet Besa Shahini, Drejtoresha e Zyrës Arsimore Tiranë e të gjithë zyrtarët e tjerë pjesë e këtij organizimi të provimit të maturës me ndryshimet e Ramës në Kodin Penal?

Të dashur mësues, refuzojeni këtë trajtim fyes e poshtërues!

Ju meritoni respekt e trajtim dinjitoz!

Trump rikthen ekipin fitues të 2016 për zgjedhjet e nëntorit

Kushdo që e ka dëgjuar ndonjëherë të flasë, e di që Presidentit Donald Trump i pëlqen të rijetojë vitin 2016.

Ai riciklon shprehjet e vjetra të sulmeve që dikur kishin si objektiv Hillary Clinton. Ai ritregon dramën e natës së zgjedhjeve, të plotë duke imituar fytyrat e folësve të lajmeve të hutuar që vendosnin shtet pas shteti (Pensilvania! Uiskonsin!) në kolonën e republikanëve.

Herë të tjera, në telefonatat private nga rezidenca e Shtëpisë së Bardhë, ai risjell atmosferën miqësore të atyre ditëve, duke u bërë nostalgjik ndërsa kujton se ishte i rrethuar nga një ekip i stafit të fushatës, ndërsa avioni i tij privat fluturonte nga një qytet në tjetrin.

Tani, Trump po e rikthen sërish grupin e tij të fushatës.

Ditët e fundit presidenti ka nënshkruar kontrata punësimi për një numër të ndihmësave të tij të vjetër të vitit 2016 për fushatën 2020, një rikthim i besnikëve së bashku me anëtarë të tjerë të ekipit të tij origjinal. I njohur si drejtues që kërkon njerëz besnikë dhe beson tek pak vetë, Trump po mundohet të rikrijojë magjinë e ekipit të tij origjinal, pesë muaj para se të përballet përsëri me votuesit.

Por viti 2020 nuk është 2016. Këshilltarët e Trump janë gjithnjë e më të shqetësuar për gjendjen e fushatës pasi presidenti përballet me kriza të shumta, që nga rreziku i krizës shëndetësore dhe ekonomike shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, e deri tek protestat masive që kanë përfshirë të gjithë vendin.

“Është fantastike që grupi i vitit 2016 të kthehet përsëri, por faktet janë fakte. Ai mezi fitoi dhe nuk ka bërë asgjë për të zgjeruar bazën e mbështetjes së tij,” tha Sam Nunberg, i cili e këshilloi Trumpin herët në fushatën e tij të parë.

“Ai nuk mund të fitojë me nostalgji. Nuk është e njëjta garë. Nuk ka të bëjë me parulla ose sloganë. Ka të bëjë me atë që ke bërë për mua dhe pse unë duhet të të rizgjedh ty bazuar në rekordin tënd”, thaotë Nunberg , një këshilltar jozyrtar që nuk do të ribashkohet sërisht në fushatë. “Nuk mund të luftojë vetëm betejën e fundit. Është koha për t’u përshtatur ose për të vdekur.”

Përforcimet po vijnë ndërsa Trump po pajtohet me idenë se nuk mund të drejtojë llojin e fushatës që kishte planifikuar për vite – një që dukej e realizueshme deri në janar, sipas tre zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë që folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të diskutonin publikisht bisedat private.

Trump kishte pritur të kandidonte duke patur një ekonomi të fortë, para se pandemia ta shkatërronte atë. Ai kishte shpresuar të gjallëronte një numër të akuzave të njohura për “minimin e presidencës së tij” ndërsa mendonte se do të përballej me një demokrat nga krahu liberal i partisë, të cilin mund të përpiqej ta portretizonte si socialist. Ai nuk e priste të përballej me Joe Biden, të krahut më të moderuar.

Megjithëse në dukje i sigurt, Trump u ka thënë këshilltarëve privatë se nuk mund të besonte sondazhet që tregojnë se ai është pas, dhe sipas zyrtarëve, i ka shprehur zemërim menaxherit të fushatës Brad Parscale mbi gjendjen e garës.

Fushata, e cila ka një infrastrukturë dhe staf shumë më të madh sesa katër vite më parë, minimizojë idenë se kthimi i anëtarëve veteranë të 2016-ës ishte ndikuar nga gjendja e garës ose pasqyronte një mungesë besimi tek zoti Parscale.

“Për mbi tre vjet tani, Brad po ndërton fushatën më të madhe dhe më të mirë politike në histori,” tha Tim Murtagh, drejtori i komunikimit të fushatës. “Zgjerimi i fundit i stafit po e bëjnë Ekipin Trump edhe më të fortë dhe po forcon udhëheqjen e Brad Parscale”.

Javën e kaluar, fushata Trump punësoi Jason Miller, drejtor i komunikimit në vitin 2016, për tu përqëndruar në strategjinë dhe koordinimin midis fushatës dhe Shtëpisë së Bardhë. Miller ka bashkë-organizuar një podcast pro-Trump me ish-shefin ekzekutiv të fushatës së presidentit, Steve Bannon.

Boris Epshteyn, i cili pas vitit 2016 u bë komentator i rrjetit konservator Sinclair Broadcast, u kthye të shërbejë një këshilltar strategjik për koalicionet. Bill Stepien, një këshilltar i lartë në vitin 2016, kohët e fundit u promovua në postin e zëvendës menaxherit të fushatës. Justin Clark, një tjetër këshilltar i vjetër, ka udhëhequr përpjekjet ligjore të fushatës Trump.

Fytyra të njohura janë rikthyer gjithashtu edhe në Shtëpinë e Bardhë.

Hope Hicks ishte zëdhënëse e fushatës së Trumpit në vitin 2016 përpara se të bëhej një nga ndihmësit e tij më të besuara në Shtëpinë e Bardhë. Ajo u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2018 vetëm për t’u rikthyer dy vjet më vonë dhe ishte një nga ideatoret prapa fotove të debatueshme të presidentit me një Bibël pasi ai përshkoi Sheshin Lafayette javën e kaluar për të shkuar në një kishë aty pranë, sapo zona u pastrua nga protestuesit.

Johnny McEntee, i cili shërbeu si ndihmës personal i zotit Trump para se të pushohej nga shefi i atëhershëm i personelit të Shtëpisë së Bardhë John Kelly në vitin 2018, u kthye në janar dhe është përqendruar në punësimin e besnikëve në administratë.

Disa nga ekipi i Trump 2016 nuk u larguan kurrë. Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza e presidentit dhe dhëndri i presidentit, janë këshilltarë të vjetër.

Kellyanne Conway, menaxherja e fundit e presidentit për fushatën e vitit 2016, mbetet një këshilltare e lartë e Shtëpisë së Bardhë. Dan Scavino drejton median sociale të presidentit. Dy djemtë e presidentit, Donald Jr. dhe Eric Trump, dhe gruaja e Eric, Lara, mbeten përfaqësues të njohur të fushatës.

Por disa anëtarë të grupit të vjetër nuk janë rikthyer ende. Aty përfshihet Bannon, i cili mbetet mbështetës i Trumpit edhe pas një dalje të sikletshme nga Shtëpia e Bardhë, dhe Keith Schiller, i besuari i presidentit Trump për sigurinë. Gjithashtu nuk janë të përfshirë ata veteranë të vitit 2016 që kanë hyrë në telashe juridike, përfshirë Paul Manafort, Rick Gates, Roger Stone dhe Michael Flynn.

Kryebashkiakja Ademi bllokon shembjet në plazhin e Velipojës: Shembje selektive, të rivlerësohen me transparencë!

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi nuk e ka lejuar IKMT-në sot të shembë ndërtimet e paligjshme në bregdetin e Velipojës, aksion i bashkërenduar me Policinë e Shtetit.

Nga 27 objekte që duhet të ishin shembur, është shembur vetëm një dhe tjetri është çmontuar nga pronari. Por Ademi i ka dërguar mesazh kryetares së IKMT-së, Dallandyshe Bicit, që t’i dërgojë urdhrin e shembjeve.

“Kam nevojë të kem urdhërin e ekzekutimit të IKMT. Ju faleminderit, Voltana Ademi”, i shkroi kryebashkiakja, kryeinspektores.

Por, çfarë kërkon Ademi nga Qeveria dhe pse ka dalë kundër shembjeve në bregdet? Në prononcimin e dhënë para mediave, Ademi tha:

“Unë pardje kam marrë një telefonatë nga Ministria e Mjedisit dhe dje kemi qenë në takim. Ndërkohë që po hyja në takim, jam njoftuarse kishin filluar të rrethonin objektin. Po përdorin edhe emrin e bashkisë Shkodër. Por bëhet fjalë për procedura të ndjekura para disa vitesh, që kanë ndjekur një rrjedhë logjike dhe gjyqësore dhe ne ua kemi vënë në dispozicion.

Kur ishte ministry(Klosi) këtu kemi diskutuar që mbase ishte rasti që të vlerësoheshin të gjithë ndërtimet në bregdet, që ishin stacione plazhi dhe shërbime.

Duhet të keni në konsideratë që Policia e Shtetit në momentin që i lejon duhet të marrë përgjegjësinë për t’i dalë përballë njerëzve.

Unë kam kërkuar zbatimin rigoroz joselektiv të ligjit.

Nëse bëhet fjalë për ndërtime pa leje kam kërkuar që në fillim të sezonit të mos prishen, por të shihej mundësia e verifikimit dhe vënies në shfrytëzim. Nëse do të kishte një vendim për prishje të bëhej në shtator.

Unë do përballem me ministrin, me IKMT, do të bëj ankesën time pranë autoriteteve ndërkombëtare.  Të gjithë që paraqiten për të prishur duhet të shpjegonë edhe ligjin.

Kur ka një vendim të IMT, është bashkia Shkodër që jep urdhrin. Nuk ka bërë ndonjëherë vaki që IKMT me procesverbal të bashkisë Shkodër të marrë urdhër. E bën urdhrin vet për procesverbalet e veta.

Mungesa e transparenca, përdorimi politik, keqmenaxhimi në dëm të biznesit, dëmi që po shkaktohet . Duhet të merret në konsideratë mirëmbajtja.

Nuk rregullohet vendi duke shkatërruar. Ne ishim në mbledhje dje për këtë qëllim dhe këtu filluan prishjet.

Unë do rri gjithë ditën këtu dhe nëse ka një vendim për prishje unë kam nevojë ta shoh vendimin dhe t’ja tregoj gjithë medias.

Nëse ka vendim për prishje do të duhet ta shohim me të gjitha klauzolat. nuk mund të kemi për njërin ndryshe dhe për tjetrin ndryshe.

Ajo që unë pretendoj është që për të gjithë shembjet të mos bëhen në muajin qershor. Nëse  ka një vendim të mos bëhen tani, të shtyhen. Në momentin që po flasim shumë biznese kanë aplikuar për stacione plazhi.  Ndërhyrja është e paligjshme dhe unë po pres që të kemi urdhrin me shkrim. Ne do të kërkojmë zhdëmtimin që i kanë shkaktuar të gjithë bizneseve”, tha kryebashkiakja.

Zonja Coca Cola në lagjen time!

Nga Albert AVDULI

Im vëlla e kaloj kufirin për Greqi, vetë i tretë shok, në janar 1991.
7 muaj pa komunikim dhe pa dijeni ku ishin.
Në korrik martohej motra. Data ishte caktuar pa ikur dhe ai e dinte.
Shokët dhe të njohurit tanë, që iknin dhe vinin, kur kufiri u lirua disi, nuk sillnin asnjë lajm.
Ankthi na kishte përfshirë të gjithëve.

Nëna e kishte degdisur gjumin në male, ishuj apo qytete, emrin e të cilave s’e kishte dëgjuar kurrë.

Jo vetëm gjumin. Edhe zemra e saj vraponte nëpër lumenj e fshatra të vendit fqinj.
Dasma do të bëhej javën e tretë të korrikut.
Deri atëhere, kthimi i asaj date ishte tabu.
Pothuajse kishim mbaruar pregatitjet paraprake.
Siguruar mishi, rakia, ndonjë shishe verë. Birra ishte ende mall i rrallë për pjesëmarrje të madhe.

Nja dy shishe liker e ponçë ishin gjetur për të qerasur zonjat.
Bijat dhe vajzat e vëllazërisë kishin lyer me gëlqere çdo cep muri.
Java na ndante nga e diela e ceremonisë.
Mesditën e të dielës pararendëse, një veturë u fut në lagje me buri takuar.
Ata erdhën. Im vëlla me dy shokët e tij.

Nuk po përcjell emocionet dhe atmosferën e krijuar se duhen faqe të tëra.
Për gjithë ato muaj, kishin qenë në një nga ishujt më të largët të Greqisë.
Asnjë mundësi për të dërguar lajm se ishin gjallë.
Djemtë u shpërndanë nëpër shtëpitë e tyre.
Im vëlla, hap çantat. Dhurata për motrën e për secilin.

Duhet të kujtoj se atëhere, dhuratë e shtrenjtë konsiderohej një bluzë, xhinse, çorape, por jo pa vlerë edhe një orë elektronike, medaljon për mbajtëse çelsash apo prerëse thonjësh.
Çanta e madhe kishte “zairetë”.
Si qershia mbi tortë krekosej shishja e wiskit dhe dy shishe uzo.

Dy bidona cola, dy portokallada dhe disa kanaçe cola, fanta, ivi dhe zup (kështu i quanim). Për një plastikë të tillë desh më kish mbytur Vjosa dikur. E kujtoj mirë atë rast. Nëntor. Shirat e para të rrëmbyeshëm.
Vjosa sillte nga Konica mori mbetjesh e rrugës shqiptare mblidhte trungje.
Ma zuri syri, përmbi valën e tërbuar, atë plastikë.
Një trofe që s’duhej lënë ta merrnin djemtë e tjerë gjahtarë të lumit.

Notova fort. E kapa, por një trung më godet dhe veten e shoh të zhytur në valën e turbullt.
Qëllimet u bënë dy, jeta dhe bidoni.
Dola në zallishte dhe i kisha të dyja.
Rikthehem tek ekspozita greke.
Disa pako kafe, biskota dhe qeskat me karamele. O sa të bukura ishin, sa të bukura. Më tepër edhe se karamelet “Zana” që nëna i kish fshehur në sirtar.

Zhgënjyese ishte shkrirja e çokollatave, por gjithësesi kishte plot të tjera.
Një thesar i tërë, pra.
E të nisin vizitat. . .
Ishte kthyer biri nga kurbeti.
Grupe grash që hynin e dilnin.

Mbasi puthnin në dy faqet protagonistin, zinin vend e nisnin urimet pa fund.
Qerasja si proces ishte risi.
Në gota të vogla rakie hidhej coca cola. Nëna pyeste tim vëlla se mos helmoheshin mysafiret.
Vihej në buzë, e shijshme, aromatike, e re.

Qyqja moj gra, se mos na zë kjo gjëja, se mos është me drogë kjo pija amerikane.
Kur dilnin, marramendeshin nga idea se ishin droguar.
Një grup ikte, tjetri vinte.
Burrat në oborr pinin nga një gotë uzo.
Wiski do ruhej për të dielën, kur të vinin krushqit.

Teksa shijonin uzon greke, arritën në përfundimin se uzo e vendit ishte më e mira.
Ishte pa hile, jo si ato të jashtmet.
Oborri po gumëzhinte nga fëmijët. Ata e fshihnin rrufeshëm karamelen që u jepej në dorë, por nuk largoheshin.

Duam të provojmë coca cola amerikane. E shqiptonin, kështu si po e shkruaj.
Në të njëjtat gota të vogla rakie, im vëlla ju hedh nga pak fanta. Sa e provonin, jo, jo, nuk duam arançata, duam coca cola.

Ky ishte prezantimi i parë i znj.Coca Cola në lagjen time.
E mistershme dhe autoritare si çdo amerikan.
Injoranca dhe varfëria jonë emblematike.

Mafia e Plehrave me Ramën dhe Veliajn po i japin inceneratorit të tyre në Tiranë 100 milionë euro shtesë për plehrat e Durrësit

DEKLARATË E NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, EDI PALOKA

Mbushja e Durrësit me plehra dhe djegia e tyre masive në Manzë ishte një shfaqje e inskenuar e mafias së plehrave. Ajo është një shfaqje kriminale e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt për të çuar 100 milionë euro në inceneratorin e tyre në Sharrë.

Mafia e plehrave, me në krye Edi Ramën, kishte llogaritur me saktësi skenarin për të çuar 100 milionë euro para publike në xhepat e Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt dhe Taulant Ballës.

• Në kulmin e pandemisë, mbyllën venddepozitimin e mbetjeve në Porto Romano, përmes një tenderi të paracaktuar nga Edi Rama.

• Më pas, shpërndanë në disa vende të dukshme mbetjet e Durrësit.

• Pastaj, mafia e la Durrësin pa pastruar, në mënyrë që qytetarët të mërziten dhe të mos interesohen për aferën korruptive 100 milionë euro për largimin e plehrave nga qyteti.

• Dhe në fund, i dogjën plehrat publkisht, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore në Manzë, në një zonë që merr vëmendjen si nga Tirana, ashtu edhe nga Durrësi.

Në inceneratorin e Tiranës, mafia e plehrave është fshehur pas një kompanie fantazëm, e regjistruar në parajsë fiskale. Me këmbënguljen e Edi Ramës, shteti shqiptar do t’i kalojë 100 milionë euro për plehrat e Durrësit, kur fare mirë, mund të kishte ndërtuar një landfill modern që zgjidhte problemet mjedisore dhe të pastrimit të qytetit që përballon fluksin më të madh turistrik në vend.

Që në fillim, inceneratorët e plehrave ishin një aferë mafioze, ndoshta më e madja e qeverisë së Edi Ramës në këto 7 vjet.

Me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, shqiptarët do t’u paguajnë 3 inceneratorëve, të Tiranës, Elasanit dhe të Ferit, 500 milionë euro, gati aq sa mori borxh dje kreu i mafias së plehrave.

Vjedhja e parave të shqiptarëve nuk do të zgjasë edhe shumë. Me marjen e drejtimit të qeverisë, këto afera korruptive do tli nënshtrohen verifikimit dhe paratë e vjedhura do t’u kthehen shqiptarëve. Mafia e Plehrave nuk ka për të vendosur më për shëndetin e shqiptarëve.

Berisha: Bomba biologjike e QSUT, gjenerator kryesor i përhapjes së pandemisë së Covid-19!

Nga Sali BERISHA

Miq, shnderrimi i Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza ne bomb bilogjike te covid19 per shkak te trajtimit xhahil e te papergjegjshem te pandemise ne kryeepidemiologu i Surrelit, eshte krimi i rende me pasoja katastrofale kolapsin e trurit te te gjithe sistemit tone shendetesor te vendit.

Ne kete Qender jane dhjetra e dhjetra sherbime me te spacializuara te vendit, te cilat trajtojne semundjet me serioze te mijra e mijra te semureve te te gjitha moshave.

⁃ Shnderrimi i QSUT ne bombe virale te covid19, ne pavjonet e ciles ne çdo kohe ka me dhjetra e dhjetra te semure qe luftojne me vdekjen do te thote ne menyren me kriminale te ndihmosh kete te fundit

-QSUT bombe virale, pashmangshem do te sjelle shnderrimin e saj ne nje spital covid19 dhe do privoje nga mjekimi i specializuar urgjent dhe jetik per shpetimin e jetes se tyre me qindra e qindra te semure me semundje zemre, gjaku, gjendrave endokrine, veshkave, melçise, semundje neoplazike etj.

Kjo do te thote ti denosh ata po ne menyre kriminale te mbeten ne meshiren e fatit te tyre.

Futja e Covid19 ne QSUT, infektimi masive i elites mjeksore te vendit, e cila udheheq diagnozen dhe mjekimin ne sherbimet e specializuara te rasteve me te nderkikuara nga mbare vendi, do te thote dekapitim i kasaj elite dhe kolaps i sistemit shendetesor.

Miq, QSUT eshte aktualisht sipermarrja me kolektivin numerik, personel shendetesor, te semure dhe punonjes ndihmes me te madhe te vendit dhe me kontakte njerezore me numerike dhe me intensive, me te shumta se çdo kolektivitet tjeter ne Shqiperi. Shnderrimi i saj ne bombe bilogjike do te thote krijimi i generatorit me gjigand per perhapjen e Civid 19 ne Shqiperi.

Rastet e te infektuarve ketyre diteve me covid19 kane ne baze te padiskutueshme se paku per 80% te tyre bomben biologjike QSUT.

Situata kontagioze ne QSUT u krijua nga kryepidemiologu xhahil i Surrelit dhe ndrikull Hajni Maska qe me vendosjen e mjediseve per trijimin e rastseve me covid19 ne urgjencen e ketij spitali gje qe u denua me forcen me te madhe tek qytetari dixhital nga mjeke dhe infermiere te asaj qendre ne kete FB!

Lenia pa mjetet mbrojtese te punonjesve dhe te semureve ne pavjonet e ketij spitali ndaj covid 19 per shkak te vjedhjeve shfrenuara me blerjen e maskave, kostumeve madje edhe te skaduara, mungesa e uijt, sapunit, dizinfektanteve ne pavione siç eshte denoncuar me ze dhe figure nga paciente te shtruar madje edhe me covid19 eshte mekanizmi i dyte madhor i megaskandalit te Sulltan Xhahil Surrelit dhe Ndrikull Hajni Maskes.

Keshtu qe mund te thuhet se perpjekja per te fajsuar personelin mjeksor nga ata qe sollen kete drame te vertet kombetare eshte thjeshte larje duarsh pas krimit te shemtuar. sb