28.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Nuk ngopen, Balla, 780 mijë lekë karburant e dieta në karantinë, Felaj, 795 mijë lekë

Muaj prill i këtij viti shënoi kulimin kufizimeve në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit covid-19. Pjesë e masave kufizuese ishte edhe ndalimi i qarkullimi të automjete në të gjithë Shqipërinë, me përjashtim të autoambulancave, makinave të bizneseve dhe farmacive.

Megjithatë, shumica e deputetëve rezultojnë se e kanë marrë të plotë pagesën nga Kuvendi për të mbuluar shpenzimet e karburantit për makinat, gjatë muajit prill 2020. Deputetët kanë përfituar secili deri në 40 mijë lekë ose 360 USD gjatë muaj maji 2020, për të mbuluar shpenzimet për karburantin, ndonëse nuk kanë lëvizur me makina gjatë këtij muaji, për shkak të masave kufizuese.

Gjatë muajit prill të këtij vitit, Parlamenti është mbledhur tre herë, ndërsa mbledhjet e komisioneve parlamentare janë zhvilluar olnile, që do të thotë se deputetët kanë marrë pjesë në mbledhje nga banesat e tyre, pa qenë e nevojshme të ishin fizikisht në Kuvend.

Përveç rimburimin të shpenzimeve për karburantin e pretenduar, 71 deputetë kanë përfituar edhe dieta gjatë muajit prill 2020, në kulmin e masave kufizuese. Deputetët kanë përfituar deri në 700 USD dita gjatë muajit prill. Po gjatë kësaj periudhe, rezulton se të gjithë deputetë kanë përfituar pagesën fikse prej 17,000 për shpenzimet për telefonin si dhe honorare për pjesëmarrjen në mbledhjet e komisioneve parlamentare nga shtëpitë e tyre.

20 deputetët kanë marrë nga 35 000 lejë secili për mbulimin e shpenzimeve të banesave që pretendojnë se i kanë me qera në Tiranë. Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektligj, i cili parashikon përgjysmimin e pagave të deputetëve si dhe kufizimin e përfitimeve të tjera. Por, kjo nismë ligjore nuk është parashikuar për t’u shqyrtuar në komisionet parlamentare përkatëse.

Përfitimet e deputetëve gjatë muaji prill 2020: 1. Zef Shtjefni 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

2. Eugen Bojaxhiu 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 3. Andi Permeti 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 4. Artur Roshi 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 5. Koçi Tahiri 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 6. Klajdi Qama 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 7. Kujtim Gjuzi 31,214 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 8. Ardiana Jaku 34,035 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 9. Suzana Topi 33,702 lekë karburant, 150,500 lekë dieta 10. Selami Jenishehri, 30,016 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 11. Besnik Troplini, 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 12. Kostaq Papa, 30,016 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

13. Krenar Rryçi, 31,214 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 14. Ardit Konomi 40,000 lekë karburant, 62,708 lekë dieta 15. Florenc Spaho 33,702 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 16. Edmond Stojku 30,016 lekë karburant, 39,506 lekë dieta 17. Halit Valteri 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 18. Ervis Meço 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 19. Ramazan Gjuzi 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 20. Fatjona Dhimitri 40,000 lekë karburant, 79,012 lekë dieta 21. Adelina Rista 40,000 lekë karburant, 62,708 lekë dieta 22. Anastas Angjeli 33,702 lekë karburant, 31,354 lekë dieta 23. Andrea Marto 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 24. Antoneta Dhima 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

25. Anduel Xhindi 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 26. Bashkim Fino 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 27. Bujar Çela 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 28. Vilma Bello 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 29. Milva Ikonomi 31,214 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 30. Mimi Kodheli 40,000 lekë karburant, 39,506 lekë dieta 31. Ermonela Felaj 40,000 lekë karburant, 39,506 lekë dieta 32. Dritan Bici 33,702 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 33. Spartak Braho 30,016 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 34. Ervin Bushati 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 35. Evis Kushi 33,702 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 36. Fidel Ylli 31,214 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 37. Taulant Balla 33,702 lekë karburant, 43,268 lekë dieta 38. Xhemal Qefalia 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 39. Edmond Leka 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 40. Xhevit Bushaj 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 41. Ilirjan Pendavinji 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

42. Luan Duzha 33,702 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 43. Paulin Sterkaj 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 44. Jurgi Ḉyrbja 31,214 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 45. Luan Harusha 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 46. Reme Lala 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 47. Roland Xhelilaj 31,214 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 48. Damian Gjiknuri 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 49. Enver Roshi 33,702 lekë karburant, 39,506 lekë dieta 50. Aurora Mara 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 51. Lindita Nikolla 34,035 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 52. Edmond Rrushi 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 53. Alban Zeneli 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 54. Lefter Maliqi 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 55. Majlinda Halilaj 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 56. Ediola Braha 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta
57. Elda Hoti 34,035 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 58. Nimet Musaj 40,000 lekë karburant, 79,012 lekë dieta

59. Enada Kapllani 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 60. Ralf Gjoni 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 61. Arben Elezi 33,702 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 62. Arlind Çacani 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 63. Korab Lita 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 64. Halil Jakimi 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 65. Arben Pellumbi 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 66. Arben Kamami 33,702 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 67. Elena Xhina 33,702 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 68. Edlira Bode 40,000 lekë karburant, 68,979 lekë dieta 69. Fadil Nasufi 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 70. Gjetan Gjetani 34,035 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 71. Ilir Ndraxhi 31,214 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 72. Gramoz Ruçi 109,790 lekë dieta 73. Robert Bitri, 40,000 lekë karburant 74. Sadri Abazi, 30,016 lekë karburant 75. Klodiana Spahi 31,214 lekë karburant 76. Besnik Baraj 30,016 lekë karburant 77. Blerina Gjylameti 30,016 lekë karburant 78. Musa Ulqini 33,702 lekë karburant 79. Tom Doshi 40,000 lekë karburant 80. Ulsi Manja 30,016 lekë karburant

81. Adnor Shameti 40,000 lekë karburant 82. Alket Hyseni 40,000 lekë karburant 83. Almira Xhembulla 40,000 lekë karburant 84. Elona Hoxha 30,016 lekë karburant 85. Fatmir Velaj 40,000 lekë karburant, 86. Ilir Beqaj 40,000 lekë karburant 87. Ismet Beqiraj 40,000 lekë karburant 88. Klotilda Bushka 30,016 lekë karburant 89. Vullnet Sinaj 40,000 lekë karburant 90. Eglantina Gjermeni 31,214 lekë karburant 91. Lefter Koka 31,214 lekë karburant 92. Ditmir Bushati 40,000 lekë karburant 93. Ylli Shehu 30,016 lekë karburant 94. Myslim Murrizi 45,026 lekë dieta 95. Rrahman Raja 31,214 lekë karburant 96. Rudina Hajdaraj 30,016 lekë karburant 97. Sadi Vorpsi 30,016 lekë karburant 98. Tatiana Piro Nurçe 40,000 lekë karburant 99. Fatmir Xhafa 30,016 lekë karburant 100. Senida Mesi 40,000 lekë karburant

101. Mirela Furxhi 40,000 lekë karburant 102. Niko Peleshi 40,000 lekë karburant 103. Edlira Hyseni 31,214 lekë karburant 104. Ligoraq Karamelo 40,000 lekë karburant 105. Adriatik Alimadhi 40,000 lekë karburant 106. Nikolin Staka 40,000 lekë karburant 107. Vasil Sterjovski 40,000 lekë karburant 108. Artemis Dralo 40,000 lekë karburant 109. Eljo Hysko, 30,016 lekë karburant 110. Erion Piciri 30,016 lekë karburant 111. Amra Barova 40,000 lekë karburant. / Adriatik Doçi

Covid-19/ Mjeku i njohur: Kjo Qeveri që na renditi në fund të Botës, reagon me cinizëm e arrogancë

Nga Tritan SHEHU

Covid 19, Kjo Qeveri qe na renditi ne fund te Botes, reagon me cinizem e arrogance perballe:

—deshtimit te plote te saj edhe ne baze te shifrave te te infektuarve, me te larta se kurre.

—numerit te vogel te testimeve, qe per cudi edhe rezultatet i komunikohen te testuarve vetem nepermjet telefonit!!!t

—mungeses se nje strategjie e kriteresh testimesh (asnje fjale edhe per karakteristikat e kiteve imunologjike ne perdorim, licencimit ne origjine te tyre), qe ka prodhuar ate kurbe…!!

—mos aktivizimit te mjekut te familjes e gjendjes se pa pranueshme te strukturave spitalore, duke tentuar te fshihet mbas:

a) akuzave cinike ndaj personelit per gjoja mos respektim te rregullave prej tij, kur ne fakt ai u la i pa mbrojtur e i pa testuar, duke u bere viktime e gjendjes se pergjitheshme.

b) hedhjes me cinizem te pergjegjesise tek qytetaret kur keta as me maska nuk jane pajisur, a me keq kane pesuar nje krim kunder “njeriut” nga grumbullimi i qindra forcave e provokimi i protestave me prishjen e Teatrit.

c) deklaratave absurde si ajo e perseritjes se infektimit tek nje i sheruar.

d) “inagurimit” te strukturave fantazem me emertime absurde si ai “spital-karantine”, gje qe nuk egziston as si koncept,etj.

Ne keto kushte duhet ndertuar nga themeli nje strategji reale e bazuar edhe ne konkluzionet e fundit shkencore si ai qe asimptomatiket jane nje burim shume i vogel perhapje, te imunizimit 100%, tek teknikat e reja te testimeve, etj qe te synoje ne:

1- Liberalizim te te dy llojeve te testimeve te tilla ne te gjithe vendin per qytetaret qe desherojne.

2- Testim publik virusal e imunologjik per cdo qytetar me temperature mbi 37,5 ne baze te rekomandimit te mjekut te familjes.

3- Sigurim i masave mbrojtese per te gjithe personelin shendetesor.

4- Sigurim i maskave kirurgjikale per qytetaret.

5- Permiresim i strukturave te terapise intensive e spitaleve ne qender e periferi.
Por fatkeqesisht kjo qeverisje nuk ka as vullnetin e as kapacitetet per te realizuar ate qe duhet!

Humb jetën një grua nga Covid-19, rritet numri i viktimave  

Është rritur numri i víktimave me Covid në vendin tonë, ku një grua ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se gruaja që ka humbur jetën ka qenë rreth të 70-tave dhe vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Mësohet se gruaja ka qenë një prej pacienteve që e ka marrë virusin në repartin e sëmundjeve të brendshme, pas shpërthimit që pati virusi atje, me infektimin fillestar të një infermiereje. Gruaja që ka ndërruar sot jetë ka edhe burrin të shtruar në Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë ende një konfirmim për këtë humbje jete, dhe ende nuk dihet nëse do të raportohet si një vdèkje e shkaktuar nga Covid.

Ka pasur disa pacientë që kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv dhe nuk janë klasifikuar si vdekjem Covid, me pretendimin se kanë qenë bartës por asimpromatik ndaj sëmundjes. Dita e sotme ka shënuar dhe numrin më të lartë të rasteve me Covid 19 në vendin tonë, plot 42 të tilla, ndërsa janë regjistruar dhe 9 raste të reja shtrimesh.

Dëmet nga tërmeti/ Shpërthejnë protestat në Krujë 

Një pallat në lagjen Kastriot i vjetër në Fushë Krujë është shpallur i pabanueshëm ng tërmeti i 26 nëntorit.

Kjo ka bërë që banorët të dalin në protesta, ndërsa shprehen se nga ekspertët ky pallat është konsideruar se ka nevojë për riparime, por nuk është shpallur i pabanueshëm.

Banorët kërkojnë që pallati të riparohet apo rikonstruktohet, ashtu sikundër ka dalë nga ekspertizat që janë janë firmosur nga ekspertët.

Pallati në fjalë i është nënshtruar ekspertizës nga një prej ekipeve të huaja që mbërritën në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit, dhe ai është shpallur i pabanueshëm vetëm në njërën anë të tij, ndërsa për pjesën tjetër është kërkuar rikonstruksioni.

Ndërkohë shumë prej banorëve të pallatit shprehen se nuk kanë përfituar nga bonusi i qirasë, ndërsa nga Bashkia e Krujës nuk ka asnjë reagim.

Pallatit, bashkia e drejtuar nga Artur Bushi, i ka vendosur shiritin çka do të thotë se ai mund të shembet.

Kjo ka irrituar edhe më shumë banorët, që nuk ngurojnë të shprehen se pallati në fjalë është shumë më i fortë edhe se bunkeri ku jeton Edi Rama.

Banorët i janë drejtuar bashkisë për të marrë informacione, por duket se ka qenë e pamundur.

“Ne nuk kemi asnjë dokument për të ditur se çfarë bëhet. Pallati ka qenë i banueshëm. Unë nuk kam marrë bonus qiraje. Ekspertët e quajtin një pjesë të banueshëm, ndërsa një pjesë tjetër të pariparueshëm”, tha një prej banorëve.

Banorët zhvilluan dhe një takim me administratorin e njësisë administrative Fush Krujë, Xhemali Xhixha i cili i tha se banorët janë njoftuar dhe se janë trajtuar me bonus qiraje gjë qe u kundërshtua nga banorët.

Duket se qeveria, në kuadrin e rindërtimit të ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti, po klasifikon të pabanueshëm edhe objekte që mund të rikonstruktohen, të paktën sikundër pretendojnë banorët për pallatin në fjalë.

Prishja e pazareve/ Plas “lufta” në kupolën qeveritare! Ndreu-Lleshajt: I kam thënë kryeministrit, ti nuk më…

Prishja e pazareve ka degraduar në përlasje mes kryebashkiakut të emëruar nga Rama, Pjerin Ndreu dhe Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Lleshaj ka shkuar sot në Lezhë, ku protagoka kërkuar shembjen e ndërtimeve pa leje në këtë periudhë ku ka nisur edhe sezoni turistik, pas kalimit të kompetencave për mbrojtjen e mjedisit tek Ministria e Brendshme.

Ndreu i ka thënë qartë Ministrit të Brendshëm dhe atij të turizmit se ata që mendojnë se mund t’i përdorin kryebashkiakët si policë, e kanë gabim. Ndërkohë Lleshaj ka thënë se aksionet që kanë bazë ligjore, nuk mund të kenë nevojë për kosnultimin e kryebashkiakëve.

DEBATI I PLOTË

Pjerin Ndreu: IKMT të vijë me një njoftim paraprak. Nëse më vjen ti mua papritur dhe më shëmeb disa objekte, ti ma shemb turizmin. Nëse bëhet kjo unë si bashki nuk marr pjesë. Ia kam thënë kryeministrit dhe po e them edhe këtu: nëse ju mendoni se jemi policë të rreshti harrojeni. Kryetari i bashkisë boll është sulmu, ka ardh koha që ligji për qeverisjen vendore të shikohet me kujdes. Se boll, boll është bërë izolimi i kompetencave të pushtetit lokal. Sa ne të injorohemi në këtë mënyrë…

Bëj thirrje publikisht të ulemi trë diskutojmë e të bien dakord me pushtetin lokal. 30 vjet pa leje ndërsa tani në kohën e sezonit turistik mobilizojmë armë. Sms nuk mund të vihen para institucioneve serioze. Nëse për ju nuk  ekziston bashkia në bashkinë Lezhë ka këshill.

Sandër Lleshaj: Do të thoja ca gjëra por po i kërsej ato që do të thoja këtu. IKMT është një strukturë ligjore e respektuar e cila ka mbajtur gjatë këtyre viteve një barrë të madhe në një vend të pushtuar nga paligjshmëria. IKMT e ka kryer këtë detyrë me shumë sukses. Ka goditur një pjesë të madhe të paligjshmërisë dhe këtë detyrë do të vijojë ta kryejë. Protokollet e IKMT janë të përcaktuara në ligj  dhe zbatohen në mënyrë rigoroze. Siaps rregullave nuk  negociohet me kryetarin e bashkisë për të vendosur ligjin në një vend, ku është shkelur. IKMT do ta vazhdojë këtë punë bazuar në ligj, në raport me shkelësit IKMT do të veprojë drejperdrejt dhe nuk marrin autorizim as nga ministri dhe as nga kryetari i bashkisë dhe askush tjetër…

Nëse konstatoni shkelje të ligjit jeni të detyruar të ndërhyni si kryetarë bashkie. Duhet të rivendosni ligjin nëse dikush e ka shkelur atë.

Klosi: (Nuk e lë Ndreun të marrë fjalën) Të largohen mediat. Do ta vazhdojmë mbledhjen pa praninë e mediave…

13 vjet nga vizita e Presidentit të SHBA, George W Bush në Shqipëri, Berisha: Vizitë historike me dy ngjarje të mëdha për Kombin

Si sot 13 vjet me pare ishte vizita e presidentit te SHBA George W Bush ne Shqiperi, e para e ketij rangu ne ne te gjitha kohrat.

Miku i madh i kombit shqiptar, Presidenti George W Bush ne kete vizite historike te nje rendesie te jashtezakonshme shpalli vendimin e SHBA per te mbeshtetur:

Pavaresine e Kosoves dhe anetaresimin e Shqiperise ne NATO, dy arritjet me te medha ne tere historine e shqiptareve pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise!

Zoti e bekofte Presidentin Bush, familjen dhe kombin e tij te madh! sb

Si sot 13 vjet me pare ishte presidenti i SHBA George W Bush erdhi ne Shqiperi, ne viziten e pare nje presidenti amerikan ne te gjitha kohrat ne vendin tone. Miku i madh i kombit shqiptar, Presidenti George W Bush ne kete visite historike te nje rendesie te jashtezakonshme shpalli vendimin e SHBA per te mbeshtetur:Pavaresine e Kosoves dhe antaresimin e Shqiperise ne NATO :dy arritjet me te medha ne tere historine e shqiptareve pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise! Zoti e bekofte Presidentin Bush, familjen dhe kombin e tij te madh! sb

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 10. Juni 2020

Çfarë po ndodh? Ministria raporton 42 raste të reja me Covid-19, ja kush janë qytetet e prekura

Ministria e Shëndetësisë raporton se, gjatë 24 orëve të fundit ka patur42 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë. Sipas Ministrisë, numri më i lartë i të prekurve janë në Tiranë, Durrës, Krujë, Shkodër dhe Kamzë.

Rastet e reja janë zbuluar 21 në Tirane, 9 në Shkoder, 4 në Durrës, 3 në Kruje, 2 në Lushnje, 1 në Pukë, 1 në Berat dhe 1 në Urën Vajgurore. Ministria thotë se, rastet e reja në Krujë kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore.

Mes personave që kanë rezultuar pozitiv në 24 orët e fundit janë edhe 5 personel mjekësor. Numri i personave të shtruar në Infektiv është rritur me 9 pacientë. 8 prej personave të shtruar ndodhen në terapi intesive, dhe një i intubuar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit. Kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.

Sot është dita me numrin më të lartë të rasteve të reja. Në 24 orët e fundit janë kryer 311 testime nga të cilat janë konfirmuar 42 raste  pozitive, përkatësisht, 21 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, dhe nga 1 rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore. Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Durrës, Berat, Pukë, Shkodër.

Rastet e Krujës janë qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore, ndaj ju bëjmë thirrje edhe njeherë që të shmangni grumbullimet masive në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e virusit. Ne 24 orët e fundit janë testuar dhe ritestuar 80 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të prekur 5 personel, ndërsa janë shëruar 8 mjekë dhe infermiere.

Vetëm në 24 orët e fundit janë referuar në spitalet infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” 9 pacientë të dyshuar të cilët janë konfirmuar pozitivë dhe janë shtruar në spitalin infektiv, ku vijon të rritet numri i të shtruarve, kryesisht nga Tirana.

Aktualisht janë 46 të shtruar pozitivë me Covid19. Është rritur numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive. 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive, njëri prej tyre në intubim. Ndërsa një pacient ka dalë nga intubimi falë punës së stafit mjekësor të spitalit infektiv.

Lajmi tjetër i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 20 të prekur nga Covid19 mes të cilëve 8 personel shëndetësor, duke e çuar në 980 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 327 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë dhe Shkodër, ku ka transmetime komunitare.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 19 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1341 raste.

Numri i rasteve të rritura në ditën e fundit e ka vendosur sistemin shëndetësor në gadishmëri të shtuar, por në të njejtën kohë është edhe një apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkëpunëtorë në këtë betejë duke respektuar rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur maskat në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e Covid19.

Shoqatat e Transportit: Kemi kërkuar subvencion nga shteti, Facebook-u i kryeministrit nuk detyron dot faljen e taksave

Shoqatat e Transportit do të viojojnë edhe sot protestën para Ministrisë së Transporteve për plotësimin e kresave të tyre. Për të folur për këtë situatë ishte i ftuar në studion e Abc News, përfaqësuesi i shoqatës së Transportit Publik Eneo Sulejmanaj.

Ai u shpreh i pakënaqur me dy deklaratat e kryeministrit Rama për transportin që përshijnë: njohje si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës si dhe zero taksa dhe po ashtu zero tarifa vendore deri në 31 dhjetor 2020.

Sipas tij, Facebook i kryeministrit nuk detyron dot faljen e taksave, ndërsa shton se është e paqartë se si do të udhëtojnë qytetarët.

“Edhe sikur të miratohen ligje, sepse FB i kryeministrin nuk detyron faljen e  taksave. Janë masa shumë të pamjaftueshme. Këto dy kërkesa që janë pranuar edhe sikur të marrin formën ligjore sigurisht ka një pozitivistet. Por më e rëndësishmja për ne është heqja e akcizës së naftës. E rëndësishme është TVSH në shitje nga 20% të jetë 0%. Një pjesë tjetër përveç se nuk kemi detaje se si do vendosen udhëtarët, 70% do jenë plot, por duhet të zëvendësohet ky 30% bosh. Ne duam që të kthehemi në punë”, u shpreh ai.

Sulejmanaj shtoi më tej se rritja e çmimit të biletës është gjëja e fundit që do mund të bënin nëse nuk mbështeten nga qeveria, pasi siç thotë ai nuk duan që koston ta paguajnë qytetarët. Po ashtu ai thekson se kjo situatë mund të çojë edhe në shkurtimin e punonjësve.

“Të gjitha deklaratat që kemi bërë rritja e çmimit të biletës është gjëja e fundit. Nuk duam që koston t’ja lëmë qytetarëve, kemi kërkuar subvencion nga shteti.

Ne faktisht kemi pritur një paketë lehtësuese për tu kthyer. Nëse kjo nuk vjen kjo kërcënon edhe me largim të punonjësve nga puna. Me numrat që kemi parë rrezikojnë vendin 5 mijë punonjës. Më të goditur do të jenë faturinot dhe shoferët”, tha ai.

Më tej Sulejmanaj kërcënoi me përshkallëzim të protestave edhe në qytete të tjera, duke mos përjashtuar edhe krijimin e kaosit nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

“Protesta do të përshkallëzohet. Operatorët kanë kërkuar që ti mbështesim. Nëse nuk ka plotësim të kërkesave protesta do të përshkallëzohet. Do jetë edhe në qytete të tjera, mund të krijojmë edhe bllokim rrugësh me autobusësh, duke krijuar kaos.

Sot kemi 2 autobusë në protestë dhe do i japim mundësi edhe medias të shikojë se si do të krijohet ky kufizim. Ne e kemi krijuar idenë, por nga autoritetet është e paqartë. Ishte e habitshme që u vendos 70% dhe hapja në 15. Ne prisnim të hapeshin më shpejt”, tha ai.

Kush janë dy shtetasit e huaj që iu sekuestrua pasuria me vlerë 2.1 milionë euro

Dy personave që iu sèkuestrua pasuria me vlerë 2.1 milionë euro në vendin tonë janë identifikuar si Hasan Lushi,  50 vjec nga Kosova, banues në Zvicër dhe Ryszard Artur Szylak, 47 vjec me origjinë nga Polonia, me banim në Zvicër.

Në kuadër të operacionit “Asetet”, këtyre personave u janë sèkuestruar 3 apartamente në Rrugën e Kavajës, Tiranë; Njësi tregtare e ndodhur në Rrugën e Kavajës, Tiranë; Sipërfaqe toke, afërsisht 5.500 m2, në Radhimë, Vlorë; Asete të një ish-kompanie të transportit ndërkombëtar të mallrave;  Llogari bankare pranë bankave të nivelit të dytë, në shumën 240.000 euro dhe 210.000 franga zvicerane; 6 automjete të markave të ndryshme, prodhime të viteve të fundit.

Të dy këta persona dyshohet të jenë përfshirë në vepra pènale të lidhur me lojërat e fatit

Zbulohet thesari 1 milion dollarë që ishte fshehur në pyll

Mijëra vetë janë ngjitur në Malet Shkëmborë në Shtetet e Bashkuara përgjatë dekadës së fundit, në kërkim të një sënduku me ar, rubinë, smeralde dhe diamante. Por pas vitesh përpjekjesh, thesari i shumëkërkuar është gjetur.

“Ishte fshehur në një pyll dhe nuk kishte lëvizur asnjë centimetër nga vendi ku e kisha lënë 10 vite më parë”, tha Forrest Fenn, njeriu që kishte krijuar gjuetinë e thesarit. 89-vjeçari, koleksionist artefaktesh antike, shtoi se nuk e dinte kush e kishte gjetur, por zbuloi se një poemë e botuar në një libër të tij e kishte dërguar zbuluesin drejt e te thesari.

Fenn shtoi se njeriu që e gjeti sëndukun, i cili vlen mbi 1 milion dollarë, nuk donte të identifikohej, por kishte konfirmuar gjetjen duke i dërguar fotografi të gurëve të çmuar. Ai tha se kishte fshehur thesarin në pyll në një përpjekje për të rigjallëruar zonën duke frymëzuar njerëzit të vizitonin Malet Shkëmborë.

Të dhënat për të gjetur vendndodhjen e thesarit ishin publikuar, mes të tjerash në një poemë me 24 rreshta në autobiografinë e Fenn, në vitin 2010. Sipas tij, rreth 350 mijë njerëz nga e gjithë bota shkuan atje për të kërkuar thesarin, disa prej tyre madje lanë edhe punët për t’iu përkushtuar me kohë të plotë gjetjes së tij.