37.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Gjeneral Ahmetaj reagon ndaj ATSH: “Mos e vazhdoni më tej vallen turpëruese me Pashalimanin”

Paraprakisht, ju falenderoj për konsideratat racionale mbi oponencën e publikuar në disa 10-ra gazeta, portale dhe media, me titull: “Valle delikuentësh rreth bazës së Pashalimanit”.

Po ashtu, nënvizoj edhe më fortë se, nuk do të doja kurrë t`i bëja publike vlerësimet strategjike (larg qoftë të bëja replika dhe “like” ndaj komenteve të rëndomta/politike) mbi kërcënimet dhe përfitimet e Sigurisë Kombëtare nga angazhimet dhe projektet e NATO, BE, UN, etj.

Nëpërmjet këtij postimi shpreh keqardhjen ndaj lajmit të publikuar nga Agjensisa Telegrafike Shqiptare (https://ata.gov.al/2020/06/07/nato-flet-me-atsh-per-bazen-detare-te-pashalimanit/), si dhe i përshëndes “funsionarët-vigjilentë e BunkerSurrelit” të keq-përdorur nga interesat e “tepsisë së pushtetit” që, edhe çështjet e sigurisë Kombëtare i lexojnë “me biografi politike”.

Por, duke marrë shkas posaçërisht nga një lajm i ATSH i (+ gazeta shqip, etj, me këtë referencë), më duhet të ri-konfirmoj se, Sekretari i Përgjithshëm, për më tepër zëdhënësi i NATO-s, përtej mirësjelljes diplomatike, frymës dhe përgjigjes euroatlantike, nuk kanë asnjë lidhje fare, si dhe asnjë përgjegjësi fare (po FARE) me këtë proces dhe as me vendimarrjen për këto raste.

Kështu, shpreh edhe njëherë indinjatën për “kërkesën Gines”, si dhe lajmin në media, pasi si veçmas, apo të dyja së bashku i “turpërojnë” përgjegjësitë dhe siglën shtetërore të agjensisë (ATSH), që kurrësesi nuk paguhen nga taksat e shqiptarëve për të ushqyer makutërinë e “BunkerQeverisë” me mashtrime, arrogancë dhe propagandë bolshevike.

Gjithësesi, mbetem shpresëplotë që, me “fuqinë e votës së lirë” të shqiptarëve do i`a dalim t`i tejkalojmë pasojat e pushtetit të vjedhur, Kuvendit më të diskretituar në 108 vjet histori, qeverisjes së dështuar si dhe të institucioneve shtetërore të keq-kapura nga interesat e olikarkisë politike, institucionale, ekonomike dhe mediatike.

Për më qartë, po e ri-ndaj oponencën bashkëlidhur (https://www.rd.al/2020/06/160864/), e cila shpresoj të kontribuojë që, kushdo i interesuar të marri përgjigje shteruese për kërkesën, si edhe për lajmin e medias që fatëkeqësisht mbart “pa dinjitet” emrin e atdheut të përbashkët (ATSH).

Mesazhi përmbledhës: “Mjaft është mjaft” dhe mos e vazhdoni më këtë “valle turperuese”!

Ju faleminderit!

Gjeneral ® Piro Ahmetaj,
*Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD

Më poshtë shkrimi i botuar në RD më 03/06/2020

Gjeneral Ahmetaj: “Valle delikuentësh rreth bazës së Pashalimanit”

Për shkak të funksioneve që kam ushtruar/j nuk do doja ti bëja publike vlerësimet strategjike mbi kërcënimet dhe përfitimet e sigurisë kombëtare nga angazhimet & projektet e NATO-s, BE, UN.

Por, kërkush se kishte imagjinuar që, 11 vjet mbas anëtarësimit në NATO, pushtetarët e keq-kapur nga oligarkët dhe sekserët do ta “katandisin në këtë derexhe” institucionin e Mbrojtjes.

E përsëris se, mbetem partizan i vendosur në filozofinë e Presidentit të USA Jefferson: “E gjitha për çfarë tiranitë kanë nevojë për të mbijetuar, është që njerëzit me vetëdije të lartë të heshtin”!

Prandaj në vijim, gjeni “revoltën profesionale” rreth “letrës – gines 2” (gines 1 = dhurata e piktorit-Kryeministër për Sec.Gen në Tetor 2013!) drejtuar Autoriteteve të NATO-s, me fjalë të tjera, rikthimin e valles propagandistike (progonishte) rreth bazës detare të Pashalimanit!

Së pari, qartësoj se, Sekretari i Përgjithshëm dhe Komandanti Suprem i NATO-s, “nuk kanë të drejtë vote”, pasi vendimmarrjet e Aleancës merren vetëm me konsensusin e 30 vendeve anëtare.

Prandaj, kur vitin e kaluar, gazetarja Erisa Zyka e pyeti Sekretarin, Z. Stoltenberg, për letër-kërkesën e Autoriteteve të RSH për bazën e Pashalimanit, Ai i habitur u përgjigj: “nuk kam asnjë dijeni (dhe ska pse dhe si të ketë dijeni!).

“Presidenti nuk i di të gjitha ?!”, ishte edhe përgjigja e Z. Meta para disa ditësh për bazën e Pashalimanit. Në fakt, ndërkojë që MM as nuk e informon Presidentin e Republikës për ushtrimin e 2 funksioneve (në shkelje) kushtetuese dhe ligjore për rreth 18 muaj në Forcat e Armatosura, si dhe për “tenderat sekret” (për interesat e sekerëve të Partise dhe Pushtetit …) në kohe termeti dhe pandemie: “për uniformën, karburantin, GPS-ët, ushqimet, muzeun e FA, etj”, sigurisht nuk ka “pse dhe si të dijë për çdo marrëzi” të institucionit që në 7 vitet e fundit drejtohet me arrogancë, cinizëm, “pa-aftësi shëmbullore” dhe papërgjegjshmëri të frikshme.

Së dyti, për çdo shqiptar (përfshi establishmenti patriotiko-folklorik), shpresoj të jetë e qartë se, mbas anëtarësimit në prill 2009: “sovraniteti territorial i RSH i është shitur NATO-s”!

E thënë edhe si dëshmitar, lista me të gjitha infrastrukturat strategjike (bazat dhe kapacitetet tokësore, detare dhe ajrore të RSH, përfshi edhe bazën e Pashalimanit, Kuçovës, etj,) janë vënë zyrtarisht në dispozicion të Aleancës, nëpërmjet një dokumenti kuadër të nënshkruar nga Z. Lulzim BASHA, në cilësinë e Ministrit të Jashtëm, më 4 Korrik 2008 në Selinë qëndrore të NATO-s, Bruksel. E di që, emri i kryetarit të Opozitës, i revolton militantët e“kazanit të pushtetit”, por ri-konfirmoj se kjo është një e vërtetë e çertifikuar zyrtarisht.

Së treti, më tej, si një nga disa 10-ra të “rritur në procesin drejt/pas anëtarësimit në NATO”, konfirmoj se, procesi i miratimit të projekteve dhe infrastrukturave që investohen nga Fondi i Përbashkët i Aleances (NCF), nuk ka lidhje fare dhe nuk bazohet aspak në e 30 vendeve anëtare POR nga nevojat, standardet dhe impaktet operacionale që sigurohen në përmbushjen e misionit bazë (artikulli 5), apo edhe rast pas rasti në operacionet paqeruajtëse të Aleancës. PIKË.

Për më qartë, parimi i pa negociueshëm i projekteve (infrastrukturave) që miratohen të ndërtohen nga fondi i përbashkët i Aleancës, nuk janë fare kërkesat e qeverive të radhës, por standardet dhe pesha e operacionalitetit që ofrojnë në operacionet e NATO-s dhe interesat e 30 vendeve anëtare.

Shëmbulli konkret, është miratimi (pa asnjë kërkesë !) nga Këshilli i Atlantikut të Veriut (NAC), i ndërtimit të Bazës së Kuçovës, nga fondi i përbashkët, jo për “ambicjet e RSH” por, vetëm pasi u peshua si një “bazë ndihmuese efiçente” për mbështetjen e operacioneve ajrore të Aleancës. Në shtesë, theksoj se, barra financiare për shpronësimet, si dhe më tej, mbas përfundimit të projektit, për personelin mbështetës, ruajtjen dhe mirëmbajtjen është përgjegjësi kombëtare e RSH.

Së katërti, për sa“përrallat enveriste me avantazhet gjeografike të bazës së Pashalimanit”, theksoj se, në kuadër të transformimit, NATO ka mbyllur bazën (historike) detare të Napolit, si dhe në vend të “Active Endeavor”, aktualisht zhvillon operacionin “SEA GUARDIAN” për Mesdheun.

Ndërkohë, vendet me dalje në Ardiatik dhe Jon (Sloveni, Kroaci, Boznje, Mali i Zi, Itali, RSH dhe Greqi) janë pjesë e inicjativës së bashkëpunimit “ADRION”. Si e tillë, hapësira e dy deteve konsiderohet “nga më të sigurtat e globit”. Po ashtu, 7 vendet e sipërpërmendura, kanë baza detare me infrastruktura moderne, kapacitete logjistike, lidhje hekurudhore, etj, që do të “fitonin garën” për starndardet operacionale që ofrojnë, nëse do i nevojiteshin NATO-s.

Sigurisht që, do lutesha të isha shumë gabim por, mendoj: “që të mos i bëjmë qejfin vedit”, se, Baza e Pashalimanit ka infrastruktura, standarde, peshë operacionale, pozicion gjeografike, si dhe shance për të konkuruar me bazat e njohura detare të Italisë, Greqisë, Kroacisë, etj.

Po nga eskperienca, si shembull konkret sjell rastin e Operacionit në Libi (2011), kur ekpertët e NATO-s e vlerësuan “pa kapacitete adekuate dhe të padobishëm Portin e Durrësit”, ndërkohë që Baza e Pashalimanit: “nuk përmbushte asnjë standard”, dhe kështu NAC vendosi për “në një vend tjetër anëtar”, si bazë/port për mbështetjen e këtij operacioni.

Për ta përmbyllur, protagonizmin “donkishortest dhe vallen delirante të pushtetit” për këtë kërkesë, e gjej në paaftësi ekstreme, të padenjë, në mos “turpëruese” në sytë e Aleancës.

Kështu, posaçërisht ky rast “vetë diskretitues” në raport me NATO-n dhe dështimet e qeverisjes që po lemë pas, nuk i shërbejnë vendit, por vetëm “pushtetit të SulltanSurre(a)it”, interesave të oligarkëve dhe sekserëve të stërvitur që e kanë “pushtuar” Ministrinë e Mbrojtjes në këto 7 vjet!

Por, kurrësesi nuk e gjej si rast për t`u lumturuar, as për të humbur kohë, por, as për të heshtur !

Përkundrazi, modernizimi i efiçencës së sistemit, në dobi të sigurisë së qytetarëve dhe interesave kombëtare, si dhe rikthimi i dinjitetit të RSH në NATO, mbetet jo vetëm ndër prioritetet e plaftormës-BASHA, por, fatëmirësisht edhe i aleatit strategjik, citoj Ambasadoren Yuri Kim: “ta ndihmojmë Shqipërinë të bëhet aleate më e aftë e NATO-s dhe një bastion më i fortë sigurie”!

Konsideruar këtë, jam shpresëplotë se edhe me mbështetjen e SHBA do i`a dalim.

Gjeneral ® Piro AHMETAJ,

*Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD

Dyndja nëpër plazhe, Greqia raporton rritje të ndjeshme të infektimeve me koronavirus

Autoritetet shëndetësore në Greqi thanë se ka pasur 97 raste të reja me koronavirus që nga e enjtja, nga të cilat 52 në 24 orët e fundit, rritja më e madhe ditore që nga 23 prilli.

Tridhjetë nga 97 rastet përfshijnë udhëtarët e ardhur nga jashtë, thanë autoritarët.

Rritja në raste ka çuar në vendimin për të rifilluar njoftimet ditore, të cilat ishin braktisur dhe që tani duket si veprim i nxituar.

Meqenëse numri i infeksioneve nga koronavirusi tregoi një rritje të papritur në ditët e shkuara në Greqi, autoritetet shëndetësore po rifillojnë paralajmërimet e përditshme publike për t’i sensibilizuar grekët për rrezikun që u kanoset nga mosrespektimi i masave.

“Ne duhet të jemi në gatishmëri, duhet të jemi vigjilentë dhe duhet të kuptojmë se çështja e evolucionit të virusit lidhet me secilin prej nesh individualisht,” tha Zv.Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias për Agjencinë e Lajmeve Athinë-Maqedoni të hënën.

“Virusi është në rënie, por kjo nuk do të thotë se ka ikur”, paralajmëroi ai, ndërkohë që grekët ishin dyndur në plazhe dhe në pikat e pushimeve për fundjavë.

Duke komentuar vendimin e Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY) për të rifilluar paralajmërimet e përditshme – që ishin zëvendësuar shkurtimisht nga një njoftim javor në fillim të qershorit, kur Greqia po tregonte normë të ulët të rasteve të reja – Zv.ministri Hardalias tha se “nëse çdo qytetar zbaton masat paraprake të sigurisë, do të jetë shumë më e lehtë për të parandaluar grupimet dhe ngarkesat virale”.

Naftëtarët e Ballshit në protestë: Qeveria po na mashtron! Jemi në gjendje të mjèrueshme, kemi mbetur mes 4 rrugëve

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë para prefekturës së Fierit për të kërkuar rifillimin e punës. Një prej protestuesve foli për Fax News duke thënë se tubimi i tyre bëhet për shkak të pandemisë pasi punëtorët janë në gjendje të mjerueshme ekonomike edhe prej goditjes nga pandemia e koronavirusit.

“Sot jemi mbledhur edhe pas mbledhjes së zonja Balluku me gjithë donatorët që ishin të gatshëm për të marrë uzinën e Ballshit për rifillimin e punës. Nga mbledhja u caktua përfaqësuesi i firmës që do të vazhdojë punën e kompania dhe ne i pritëm për arsyet ekonomike dhe vështirësitë që kemi patur në familjet tona. E pritëm me entuziazëm se do të uleshim në tavolinë për të diskutuar për pagat e prapambetura apo kontratat.

Që nga mbledhja e ministres e deri më sot nga firma nuk na ka ardhur njeri as të kontaktojë as të diskutojë për ecurinë apo pròblematikat që ne kemi. Jemi në muajin e 7 dhe gjendja ekonomike është e mjèrueshme. Nuk kemi kontakt me asnjë kompani apo përfaqësues, prandaj jemi mbledhur për ti dhënë qeverisë se jemi mes 4 rrugëve. Kërkojmë rifillimin e punës sepse gjendja ekonomike është shumë e vështirë”, tha naftëtari.

Pròtestuesit janë ndarë në dy zona, një pjesë ndodhet para prefekturës së Fierit ndërsa një pjesë tjetër para uzinës së Rafinerisë. Gazetarja e Fax News në Fier, Fatmira Bajramaj raporton se prefekti i Fierit nuk ishte në dijeni për shkak të kësaj pròteste ndërsa pritet që të shpërndahen naftëtarët pasi janë në komunikim edhe me kolegët e tyre.

Ndërron jetë ‘Daja’, ishte arrestuar për grabitjen në Aeroportin e Rinasit

Ndërron jetë në Spitalin e Traumës, Ragip Hajdini, i njohur si “Daja” nga Kosova, i arrestuar për grabitjen e 9 prillit 2019 në Aeroportin e Rinasit.

50-vjeçari prej disa ditësh është i shtruar në spital pasi vuan nga një sëmundje e rëndë. Mëngjesin e sotëm ishin familjarët për ta takuar, por nuk u lejuan nga bluzat e bardha për shkak të pandemisë.

Hajdini ishte personi i gjashtë i arrestuar për grabitjen e parave në Rinas më 9 prill 2019. Ai u arrestua te “Shkëmbi i Kavajës” në një pronë të tijën.

Emri i 50-vjeçarit nga Peja përmend nga i penduari i drejtësisë për këtë ngjarje, Alkond Bengasi. Ai ka rrëfyer se e kishte pare disa herë Hajdinin në shoqërinë edhe të Admir Muratajt.

Bengasi ka rrefyer se për herë të parë me Dajën ishin takuar tek një lokal pranë Shkëmbit të Kavajes, 6 muaj më parë, së bashku me Klement Çalen, Admir Muratajn e persona të tjerë.

Por 50 vjeçari kosovar i ka mohuar akuzat dhe është shprehur se ditën e grabitjes ka qenë në një lokal në Kavajë.

Gjithashtu burimet kanë bërë me dije se Hajdini ka marrë pjesç edhe në varrimin e Admir Murataj në Tropojë. Për grabitjen e Rinasit janë arrestuar vëllezçrit Eldi dhe  Klement Çala, Oltion Veseli Elton Pikli, Saimir Çela, Renaldo Sula, Alkond Bengasi, ndërsa vazhdon të jetë në kërkim Talo Çela.

Video/ Tabaku publikon mashtrimet e Ramës për biznesin e vogël: Ramavirusi, gënjeshtari patologjik që tall bizneset dhe shqiptarët

Nga Jorida TABAKU

Asnjë premtim i ri apo i vjetër nuk e shpëton dot Edi Ramën nga revolta e shqiptarëve që sot janë më të varfër se kurrë. Qytetarët me xhepa të zbrazur dhe pa asnjë mundësi për të jetuar nuk gënjehen dot sepse e kanë të qartë se ideatori dhe zbatuesi i kësaj krize është RAMAVIRUSI.

Në 7 vite qeverisje Edi Rama nuk mbajti asnjë premtim me të cilat u mori votën qytetarëve. Nuk hapi 300 mijë vende pune por largoi 300 mijë shqiptarë në emigrim.

Nuk e uli çmimin e energjisë, sot shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon.

Nuk e uli çmimin e naftës as për bujqesinë as për përdoruesit e tjerë, por rriti taksat dhe sot shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se çdo vend tjetër.

Nuk i uli taksat për 90% të shqiptarëve por i rriti taksat dhe tarifat për 100% të tyre, duke u shndërruar vendi me rritjen më të madhe të taksave.

Nuk rriti pagat dhe pensionet por rriti çmimet, taksat dhe tarifat.

Edi Rama ka provuar në 7 vjet që bën të kundërtën e asaj që premton.
Sot rinisi avazin e premtimeve a thua se nuk ishte ky në pushtet tash 7 vjet.

Edi Ramës nuk i dhimbsen shqiptarët. Ai mendon vetëm si të mbrojë karrigen e tij dhe oligarkët që e mbajnë në pushtet. Asnjë shqiptar nuk e beson më Edi Ramën që në ditët më të vështira për shqiptarët bredh nëpër Europë me charter luksoz dhe të nesërmen bën premtime të ngjashme me ato të 7 viteve më parë.

Asnjë premtim apo cirk shëtitës me regji qendrore nuk e shpëton më këtë kryeministër dhe këtë qeveri nga ndëshkimi që shqiptarët do t`i japin me votën e tyre.

Policia si bordello, pas shefit të Komisariatit përdhunues, një tjetër polic në kufi nuk përmbahet

Mbrëmjen e së hënës u denoncua një punonjës policie me detyrë në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë të Gjirokastrës se e përdor postin për të kërkuar favore seksuale në këmbim të kalimit të tyre ilegal për në Greqi.

Nëpërmjet kamerave të fshehta, emisioni investigativ Fiks Fare faktoi se punonjësi, i identifikuar si Pëllumb Cani ka lidhje të forta me grupet kriminale që trafikojnë njerëz për në shtetin fqinj.

Rasti u denoncua nga një emigrant në Greqi, i cili tha se në datën 4 mars 2020, së bashku me bashkëshorten shtatzënë dhe vajzën ka kaluar në Greqi.

“Unë isha pa letra dhe do kaloja nga mali. Takova një punonjës policie në afërsi të Doganës së Kakavijës, i cili më ka kërkuar një ‘kafe’” thotë denoncuesi, ndërsa tha se punonjësi qëndronte te rruga e kalimit ilegal për në Greqi. “Ky donte 50 (euro), unë i kam dhënë 30 euro, që të më linte mua të kaloja, të bënte një sy qorr. Ata ikën nga vendi ku qëndronin dhe na lanë rrugë të lirë” thotë ai.

Më tej tregon se bashkëshortja dhe vajza e tij kaluan në mënyrë legale.

“Kalova kufirin pa probleme dhe vete në tokën greke. Pas gjysmë ore erdhi nusja me një taksi. Kisha disa çanta, gocën e vogël pasi nusja është edhe shtatzënë. U ulëm po prisnim autobusin për në Janinë dhe më tha do të them diçka. Më thuaj i thashë, çfarë ka ndodhur. Kur ike ti, më tha, erdhi ai polici, kur i dhashë lekët. Dhe më vonë kishte filluar je shumë e bukur. Ky pasi ika unë, e kishte ngacmuar. E kishte çuar deri te trau, se ishte dhe shtatzënë.

I kishte thënë që je shumë e bukur, për çdo gjë mund të ndihmoj unë, çfarë problemi ke. Dua të lidhem me ty, budalliqe të tjera. Nusja ishte trembur, me fëminë e vogël vetëm, unë isha nga mali. I kishte kërkuar numrin e telefonit, nusja i kishte thënë nuk kam numër dhe më vonë i kishte dhënë numrin e tij. Dhe i kishte thënë që kam ardhur kastile deri sa të ndahesh. Më pëlqeve, të shkëlqenin sytë” vijon emigranti.

Ai thotë se edhe pasi kaluan kufirin, punonjësi i policisë vazhdon ti shkruajë. “I shkruan vazhdimisht që ‘më del në ëndërr, çdo mëngjes çohem me fytyrën tënde. Te vendi ku të pash atje, kur shoh atë vendin atje, tavolinën, që më kujtohesh ti. Kam rënë në dashuri me ty. Njëherë shkruan në darkë. Çdo ditë. Të dua, budalliqe, zemra” thotë ai, ndërsa mori guximin dhe e denoncoj pasi “mund ti ndodhë dikujt tjetër”.

Në fund, emigranti thotë se “punonjësi i policisë quhet Pëllumb Cani, e takova kur ishte me uniformë policie”.

Pas denoncimit, një bashkëpunëtore e emisionit Fiks Fare e takon punonjësin e policisë, duke i kërkuar që ta ndihmojë të kalojë kufirin në mënyrë ilegale, pasi aktualisht nuk ka pashaportë.

Ai i thotë që ti lërë disa ditë dhe do ti gjejë ai një person që do ta kalojë. Më tej i thotë se të gjitha gjërat do ti marrë ai përsipër.

“Do të flasim bashkë, por jo shumë në telefon. Do të të them vetëm ‘jam dakord me atë…’, nuk e di si mund ta them unë muhabetin” vijon punonjësi i policisë.

Bashkëpunëtorja i thotë se pagesa është aq sa pagoi “kushërira” e saj, ndërsa ai i përgjigjet se “unë nuk e di sa i mori ai”, duke pranuar në këtë mënyrë se e ka ndihmuar! Punonjësi i thotë se ato gjëra do ti bëj “me 0 kosto”.

Punonjësi i thotë se mund të jenë edhe 3 persona të tjerë që do të kalojnë në këtë mënyrë. “Në këtë mënyrë do të ikësh. Unë jam punonjës policie, nuk shoqëroj unë. Janë persona të tjerë. Unë bej sikur s’ju shoh. Do ikni natën. Do të them unë se kur” i thotë ai.

Më tej, bashkëpunëtorja i bën me dije se do të lëvizë, ndërsa punonjësi i policisë i kërkon që të rrijë në Gjirokastër.

“Rri sot këtej. Ato muhabetet me ata (trafikantët) do ti bëj unë. Që je njeriu im dhe nuk do paguash gjë. Në qoftë se do ta bëjmë gjënë do e bëjmë tamam. Kalojnë gjithmonë. Nuk të tregoj gjë. Ti rëndësi ka që të mbarosh hallet. Edhe unë këtë dua, që ti të mbarosh hallet. As unë të mos turpërohem. Përgatitu, nga familja, me të gjitha, dhe gjatë kësaj kohe do tu them që do çoni një njeriun tim dhe do të çojmë. Ti ke shumë probleme, se nuk ikën dot nga Athina në Kretë pa pashaportë” i thotë ai, ndërsa i shpjegon se kërkesën për këtë takim e ka marrë nga “kushërira” në Greqi, e cila i ka kërkuar që ta ndihmojë, pasi është ndarë…

Punonjësi i thotë se do ta ndihmojë me të gjitha mënyrat që ka. Punonjësi e pyet bashkëpunëtoren e Fiks Fare për moshën, ndërsa i bën edhe një kompliment “dukesh shumë më e re”.

“Mua më intereson siguria jote si femër kur të kalosh. Unë do të ndihmoj me një person që bën këto gjëra, që unë e di se ai bën këto gjëra. Unë e kap dhe i them hajde këtu, do më bësh një nder. Ai është i detyruar që të ma bëjë se te mua do përplaset. Mua s’më intereson sa u merr ai, ku i çon” i thotë ai, ndërsa pas kësaj bisede i bën edhe një ftesë. “Tani, meqë erdhe unë mendoj të rrish. Të hamë një drekë bashkë. Është kënaqësia ime që të rrish.

Zëmë një hotel dhe rri. Tani erdhe deri këtu mirë është që të rrish. Rri, hamë një drekë, vemi diku dhe ik pastaj. Marr unë ata të agjencisë, i pyes kur kanë autobusë. Hamë një drekë, rrimë dhe pak, edhe ik. Të sakrifikosh pak. Tani, do rrish te ajo kioska atje. Do marr makinën unë dhe do lëvizim bashkë. Të njihemi, më mirë se s’kemi kohë se unë mund të them hajde nesër se do ikësh. Po unë do jem në punë dhe s’do kem mundësi. Unë të thashë një fjalë që ti do të ikësh në Athinë. Po, vemi hamë një drekë dhe rrimë vetëm, më të qetë” i thotë ai, ndërsa bashkëpunëtorja i bën me dije se duhet të lëvizë urgjentisht.

“S’paske as vullnet dhe as dëshirë. Do e lëmë që të vish një herë tjetër, ti heq unë shpenzimet” i thotë në fund të bisedës, pasi këmbënguli për më shumë se 90 minuta që ata të shkonin në një vend tjetër.

Rama zihet me gazetarin: Shpif sikur unë vjedh, unë jam…

Kryeministri Edi Rama dhe analisti Andi Bushati janë përplasur me akuza gjatë intervistës në “Open”.

Bushati i kërkoi llogari Ramës për rritjen e papunësisë në Shqipëri, për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19, duke iu referuar të dhënave të publikuara në një studim të Bankës Botërore.

“Ti shpif, fyen dhe akuzon, bën gjykatësin dhe prokurorin. Në sy tim, jo. Rëndësi ka që u tërhoqe…”-shpërtheu Rama ndaj Bushatit.

Pjesë nga debati:

Bushati: Ju thatë për një paketë të tretë. Sipas nje studimi të BB, 38% të pagamarrësve shqiptarë mund të humbasin rrogën e tyre.

Rama: Jo e ke gabim. Shifrat ti nuk i kupton, dihet botërisht që nuk i kupton shifrat.

Bushati: Epo kam mbaruar për vizatim prandaj ngatërrohem me shifrat… Dëgjojmë çdo ditë njerëz që kanë mbetur pa punë. Këta do të ndihmohen apo jo?

Rama: Ti për shqiptarët vuan dhe punon shumë në fakt.

Bushati: Të paktën nuk i vjedh…

Rama: Prandaj ti i dezinformon shqiptaret.

Bushati: Prandaj ju nuk po jepni përgjigje dhe humbisni në cic mice.

Rama: Ti do të thuash që po i vjedh unë shqiptarët?

Bushati: Dëgjo, mos ngrej zërin! Unë pres përgjigje.

Rama: Ti e bën këtë si trim i madh kur merr penën dhe hap gojën, por në sytë e mi ti nuk e bën dot këtë.

Bushat: Atëherë unë po e lë, jam dakord nuk mora përgjigje. Kam ardhur këtu për të respektuar ata që ju votojnë ju. Nuk bëj replikë. Ju jeni ai që jeni, unë ky që jam, njerëzit duan përgjigje. Nuk kemi aq afërsi sa ti drejtohemi me njëjës njëri tjetrit. Ju ftoj të jepni përgjigjie.

Rama: Bëre mirë që u tërhoqe. Ti fjalën vjedhje e ke në majë të gjuhës. Ti mund ta thuash, por në sy tim nuk e thua dot ti këtë.

Bushati: Ju nuk keni përgjigje dhe ju ftoj t’i flasim njëri tjetër me ju.

Rama: Ti, ju-në time nuk e meriton. Ti shpif, fyen dhe akuzon, bën gjykatësin dhe prokurorin. Në sy tim, jo. Rëndësi ka që u tërhoqe.

Bushati: Rëndësi ka që ju nuk jepni përgjigje, se sa të papunë janë.

Rama: Po të jap përgjigje, mos ndërhy më!

Publikoi shkrimin e senatorit republikan, dorëhiqet redaktori i “New York Times”

Gazeta “New York Times” është kritikuar pas publikimit të një artikulli në formën e një opinioni më 3 qershor të senatorit republikan nga Arkansasi, Tom Cotton, me titullin “Dërgoni trupat”. Zoti Cotton shkruante se një “shfaqje e madhe e forcës” do të rivendoste rendin pas protestave të përhapura në të gjithë vendin, disa prej të cilave të dhunshme.

“Është vonë për të mbështetur autoritet e zbatimit të ligjit në nivel vendor me autoritetin federal”, shkruante zoti Cotton.

Agjencia e lajmeve “Reuters” thotë se nuk arriti të sigurojë ndonjë koment mbi këtë zhvillim nga James Bennet si dhe nga ndonjë përfaqësues i senatorit Cotton. Opinioni i shkruar në “New York Times” nxiti kritika si brenda ashtu edhe jashtë redaksisë së gazetës. Disa lexues e gazetarë thanë se artikulli mbështeste veprime që do të vinin në rrezik protestuesit dhe gazetarët.

Fillimisht, botuesi i gazetës “New York Times” A.G. Sulzberger e mbështeti vendimin për ta botuar artikullin.

“Unë besoj në parimin e të qënit të hapur ndaj opinioneve të ndryshme, madje edhe ndaj atyre me të cilat ne nuk pajtohemi dhe ky artikull u botua nën këtë frymë”, shkruante ai në një email drejtuar stafin të gazetës ditën e enjte.

Por të dielën zoti Sulzberger shkruante në një shënim dërguar stafit të gazetës që u sigurua edhe nga “Reuters” se: “javën e kaluar pamë një dështim të fortë në procesin tonë të redaktimit që nuk është i pari që kemi përjetuar vitet e fundit”.

Protestat për drejtësi mes komuniteteve të ndryshme racore në vend shpërthyen 14 ditë më parë pas shfaqjes së pamjeve filmike që tregonin George Floyd, një 46 vjeçar të paarmatosur, nën pranga e të shtrirë me fytyrën poshtë në një nga rrugët e Mineapolis ndërsa një oficer policie i bardhë i kishte vendosur gjurin mbi qafë duke e mbajtur për rreth nëntë minuta.

James Bennet do të zëvendësohet nga Katie Kingsbury. Zoti Bennet ka qenë redaktor i faqes editoriale të gazetës që nga viti 2016. Ai ka ndihmuar në zgjerimin e gamës së zërave të botuar në gazetë si dhe ka eksploruar formate të reja, sipas një emaili që zoti Sulzberger i kishte dërguar stafit të gazetës. Para se t’i bashkohej “New York Times” në detyrën e redaktorit, zoti Bennet ishte kryeredaktor i revistës “The Atlantic”.

Dorëheqja e tij vjen ndërsa disa redaksi lajmesh në të gjithë Shtetet e Bashkuara po rishqyrtojnë vendimet e tyre mbi artikuj të botuar nëse ato përfaqësojnë shumëllojshmërinë dhe ndjeshmërinë e duhur ndaj çështjeve të komunitetit afrikano-amerikan.

Të shtunën, kryeredaktori i gazetës “Philadelphia Inquirer”, Stan Wischnowski dha dorëheqjen pasi punonjës të saj dolën në protestë lidhur me një artikull të titulluar “Edhe ndërtesat janë të rëndësishme”, një artikull mbi ndikimin e demonstratave të dhunshme tek prona private.

“Stan Wischnowski ka vendosur të largohet nga detyra e nënpresidentit dhe kryeredaktorit e të nisë një kapitull tjetër në karrierën e tij”, thuhej në një deklaratë të shkruar të drejtueses ekzekutive të “Philadelphia Inquirer” Lisa Hughes.

“Reuters” nuk ka arritur të sigurojë ende asnjë koment nga zoti Wischnowski rreth këtij zhvillimi.

Media prestigjioze italiane: Male me drogë nisen çdo natë nga Shqipëria drejt Italisë

Nga Gaetano Campione/ “La Gazzetta del Mezogiorno”

Besueshmëria në botën e krimit është e barabartë me licencën e autoritetit. Nëse bëni saktësisht atë që keni thënë të bëni, besueshmëria dhe prestigji juaj përkthehen në lidership, me qëllim kontrollimin e territorit.

Mafia shqiptare konsiderohet mafia e nëntë ndërkombëtare nga Interpol. Sistemi ushqehet vetë: niveli politik ofron mbrojtje ndaj klaneve, ato kthehen në para, vota dhe fuqi. Kjo krijon një lloj pakti shoqëror i cili garanton aktivitete të paligjshme dhe nomenklaturë. Ndërkohë vendi është më i korruptuari në Ballkan, siç raporton ‘Transparecy International’.

Shqipëria po bëhet një lloj ‘Tortuga e Adriatikut’, një titull i dhënë në vitet e arta të kontrabandës së cigareve në Mal të Zi, sepse tashmë përveç drogës, shqiptarët trafikojnë edhe armë, qenie njerëzore. Por mbi të gjitha drogë. Për të favorizuar disi këtë evolucion negativ, ekziston edhe vëmendja e paktë institucionale ndërkombëtare për atë që po ndodh në anën tjetër të kanalit të Otrantos.

Mutacioni gjenetik i krimit shqiptar tani është në gjendje të merret drejtpërdrejt me kolumbianët, turqit dhe italianët. Kjo bën që ekspertët të fillojnë të mendojnë për një ‘Narco-State’ alla Amerika e Jugut, një Meksikë e Re që kërkon futjen në strukturën ekonomike, sociale dhe politike të vendit të shqiponjave.

Lordët e Kanalit

Çdo natë, pesë deri në gjashtë skafe largohet nga brigjet e Durrësit dhe Vlorës për të transportuar drogë drejt Italisë, mbi të gjitha marijuanë, e cila më pas shpërndahet në të gjjithë Europën.

Nga Puglia, në Molise, deri në Ravenna, përgjatë kësaj rruge, klanet italiane, me referencat e mafies shqiptare, sigurojnë ndihmë, shtrimin në spital dhe transportin. Një aparat logjistik kompleks dhe i artikuluar, hapi i parë i asaj pasaporte besueshmërie të domosdoshme për tu bërë një bashkëbisedues kryesor në botën e biznesit të paligjshëm.

Mesatarja është një ton për çdo udhëtim, që po të shumëzohet me 5-6 rrugë në natë, arrin në 5-6 tonë.

Paratë e trafikut të drogës lejojnë shqiptarët të investojnë në heroinë dhe kokainë, duke shumëzuar fitimet në mënyrë eksponenciale. Narkot kolumbiane kanë lëshuar një lloj ngjitës blu, për të nënvizuar besimin ndaj klaneve shqiptare, partnerëve të efikasitetit të provuar dhe portit të Durrësit, me trendin gjithmonë në rritje, është bërë një pikë strategjike referimi për ardhjen e ngarkesave të “arit të bardhë” nga Amerika e Jugut, siç kanë treguar operacionet e fundit të inteligjencës.

Një klishe e ri-propozuar bazuar në përvojën e porteve të Roterdamit, Hamburgut dhe Antwerpit ku mijëra kontejnerë zbarkojnë në ditë, e pamundur të kontrollohen në mungesë të një raporti të saktë. Kanalet autoktone, të lidhura me emigrimin shqiptar, janë në gjendje të lëvizin “mallrat” që vijnë nga ana tjetër e oqeanit.

As Coronavirus nuk ka ngadalësuar aktivitetin e ‘taksive të Adriatikut’. Kjo u nënvizua nga raporti i fundit nga Agjensia Evropiane e Drogës (EMCDDA) dhe Europol. Si përmbledhje, çmimet janë rritur për 20%, dhuna midis furnitorëve dhe shpërndarësit është rritur, modelet e transportit janë përshtatur me periudhën që po kalon globi me kufijtë mes dy vendeve që nuk janë mbyllur kurrë.

Lëkundjet e reja nga tërmeti, këshilla e sizmiologut për qytetarët

Sizmologu Llambro Duni tha në një lidhje telefonike për “News24” se lëkundjet e tërmetit të regjistruara gjatë kësaj të hëne janë paslëkundje të tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Sizmologu u shpreh se tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi disa thyerje tektonike dhe për këtë arsye paslëkundjet do të na shoqërojnë për një kohë të gjatë.

“Po, ishte një tërmet. Është paslëklundje e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Mjedisi tektonik ku ka ndodhur ngjarja e 26 nëntorit dhe në vijim është i komplikuar. Nuk është se kemi një thyerje të vetme, e cila gjeneroi atë tërmet, dhe më tej do të kishim një shuarje graduale të aktivitetit, por kemi disa thyerje tektonike, që shkaktojnë akumulim tensionesh dhe sjellin tërmete edhe në një kohë të gjatë. Ndaj dhe lëkundja e sotme është një postlëkundje e tërmetit të 26 nëntorit”, tha Duni.

I pyetur nëse duhet të kemi frikë nga këto lëkundje, sizmologu Duni theksoi se këto lëkundje janë normale dhe nuk kemi pse frikësohemi, me përjashtim të rasteve, kur banesat janë të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit dhe janë në gjendje të vështirë ekuilibri.

“Duke e konsideruar tërmetin e fundit si kryesor të këtyre lëkundjeve të së hënës, kjo ngjarje do të ndiqet nga disa ngjarje të tjera, që do të jenë në vijimësi me intensitet më të vogël. Ndodhia e ngjarjeve të tilla është normale dhe nuk duhet të kemi frikë nga këto pasgoditje, me përjashtim të rasteve, kur lëkundje të tilla pranë epiqendrës mund të shkaktojnë efekte në strukturat, që janë në gjendje të vështirë ekuilibri. Duhet patur parasysh që njerëzit të mos hyjnë në struktura të tilla, pasi edhe një lëkundje sado e vogël, mund të sjellë dëmtime”, u shpreh sizmologu./ News 24