26.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Kthimi i ligjit për jahtet/ Jorida Tabaku: Përshëndes vendimin e Presidentit, favorizonte oligarkët e qeverisë

Në emër të PD, përshëndes vendimin e Presidentit Meta për të kthyer ligjin që i heq TVSH-në blerjes së jahteve. Ky ligj është në vetvete i palogjikshëm dhe kriminal në një vend ku një pjesë e biznesit të vogël paguan TVSH-në ndërsa oligarkët dhe pazari i tyre jo. Por, ky projektligj bëhet edhe më i paturpshëm në kushtet e një krize të thellë që ka kapur jetën e çdo shqiptari.

Kur bizneset mbyllen masivisht, kur papunësia rritet, kur konsumi ulet, investimet e të ardhurat bien e çdo taksë rritet qeveria përsëri mendon të favorizojë klientet e saj.

Ky ligj u votua në Parlamentin kukull, disa ditë pasi qeveria i detyroi bizneset e goditura të vendit të paguanin TVSH-në edhe kur ishin te mbyllura. Një ligj që është dëshmi e radhës që mazhoranca nuk e ka mendjen tek qytetarët e vendit por tek një pakicë të cilën e furnizon me lehtësira fiskale si kjo që Presidenti Meta e rrëzoi.

Shqiptarët do ta tregojnë me maturinë e tyre vullnetin kundër një mazhorance që është produkt i një ortakërie mes krimit të organizuar dhe oligarkisë. Shqiptarët do të zgjedhin për të ardhmen e tyre, për familjen e tyre, për ekonominë e tyre. Një vend që pritet të goditet me një varfëri që do të shkojë në gati 50% të popullsisë, një shoqëri e cila po pëson rritjen më të madhe të papunësisë nuk ka luksin për këto eksese të turpshme.

Tentohet vrasja e qytetarit, Policia le të lirë atentatorët! (Foto)

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se kanë tentuar ta vrasin ndërsa policiaka lënë të lirë atentatorët. Tentohet vrasja e qytetarit,

Qytetari shkruan se, krimineli që plagosi vëllam tim dhe policia Lushnje nuk donte me i siguruar jetën, por e la në dorën e nje vrasësi.

Postimi ish-Kryeministrit Berisha

Policia le te lire atentatoret!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

mirembrema Z Sali Berisha ju lutem me ndimoni familjen tim merre masa per krimineli qe plagosi vellam tim dhe policija lushnje nuk donte me i siguru jete por e la ne dore e nje vrasi te Agron Uku nga kabunara e lushnjese bashk me dy djemte e ti plagosja ndodhi dije ne date 17.05.2020.

Po ne date 17 .5 .2020 duke i dale ne befasi dhe duke e goditure nga mbrapa dhe duke e gjakosure dhe e lene aty ne kanal te plagosure flamure arapi ku eshte tefonuare policija por policija vjen ne vendi e ngjarjese dhe nuk merre arme e krimi por e lene aty por ofiveri e mban te feshehure ngjarjen dhe manupuloje ngjaren qe autori i krimi Agron Uku te lihet i lire nga policija por me pas disa minuta me vone dy djemte e Agron Uku tentojn ne vera me thike mua dhe baban pore prap policija nuk ja mori thike por i la te lire.

Por nuk mjaftoj me kaq ne date 22 .5.2020 prap Agron Uku i ben atentat flamuri arapi pre ta vrare peseri pes u ankua ne polici u arrestua por perseri u la i lire se ka djali e halles punojs policije ne lushnje por sot ne date 6 .6 2020 peseri Agron Uku i bene atentate per ta vrare flamure Arapi disa minuta me vone Agron Uku dhe djali i tij marri burri tim dhe sjelli nje nesazhe qe flamuri arapi do ta vrasim eshte e kote qe na denocon ne kemi vendos ne ta vrare kemi pushtet do ju lutem me ndimoni Z .Sali Berisha e dim qe tani ska shtete jan te koruptuare i kan lyere duare me gjake me njerez te pafajshem vete mbrojn kriminela keto jan foto e ngjarjese si e kan ber nje njeri te pa fajshen

Mediu: Rama do të bëjë gjithçka pë të penguar implementimin e identifikimit biometrik në zgjedhje

Një ndër pikat e dakordësuara në Këshillin Politik për reformën zgjedhore është identifikimi biometrik në zgjedhje.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, shprehet se ky është një hap pozitiv për këtë reformë, por gjithashtu ka dyshime se mazhoranca do të bëjë gjithçka të jetë e mundur për ta penguar implementimin e saj.

I ftuar në hapësirën e intervistës në Ora News me gazetaren Matilda Mcini ai thotë se Rama donte të kontrollonte gjithë komisionet e qendrave të votimit të KZAZ dhe grupeve të numërimit.

“Kjo nuk është marrëveshje për Reformën Zgjedhore, është një marrëveshje për një pjesë të saj që ka të bëjë me administrimin e procesit. E cila shmangi një këkrkesë ose një tendencë për manipulim nga Rama në emër të të ashtuquajtura komisione të depolitizuar.

Donte që të kontrollonte gjithë komisionet e qendrave të votimit të KZAZ dhe grupeve të numërimit për të shënuar fitoren në tavolinë. Kjo lëvizje që u bë ishte pozitive për ta rikthyer opozitën në komisionet që kishte pasur më parë.

Një lëvizje pozitive është dhe identifikimit biometrik por duhet parë implementimi i saj. Gjuha e përdorur në marrëveshje të jep përshtypjen se opozita e do këtë teknologji në 100 përqind por dhe qeveria duket e rezervuar për identifikimin elektronik. Kjo është e domosdoshme për të shmangu votimin dy herë apo në grup. Bindja ime, duke u nisur nga qasja e qeverisë dhe Ramës, mazhoranca do ta pengojë këtë proces dhe nuk do të lejohet identifikimi elektronik”, tha Mediu.

Bardhi publikon videon: Një qeveri e ardhur në pushtet me krimin, nuk e lufton dot atë!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka publikuar një video ku rendit të gjitha krimet e fundit të ndodhura në Shqipëri në harkun e dy javëve, të cilat kulmojnë sot me atentatin ndaj Ardjan Çapaj në Elbasan.

Çapaj që është pikërisht personi me të cilin Rama ka dalë edhe në foto në hotelin e këtij të fundit gjatë fushatës elektorale.

‘Sot krimi kërcënon rendin dhe sigurinë. Vetëm në dy javët e fundit një zinxhir krimesh ekspozon edhe njëherë dështimin e Ramës.

24 maj: Një 25 vjeçar ekzekutohet me breshëri kallashnikovi në Vlorë.

31 maj: Në Laç 2 persona humbën jetën nga një atentat me armë zjarri.

31 maj: Një shpërthim tritoli regjistrohet në një hotel në Tiranë.

4 qershor: Ekzekutohen në një pritë, 2 vëllezër në Krujë.

4 qershor: Gjendet një pako tritoli në Vlorë në një zonë të banuar.

5 qershor: Arrestohet vëllai I kryetarit të Bashkisë Mallakastër për kultivim kanabisi.

7 qershor: Në Itali kapet gomonia e nisur nga Shqipëria me 3 mln euro drogë.

8 qershor: Atentat me snajper në Elbasan.

Një qeveri e ardhur në pushtet me krimin nuk e lufton dot atë.’-thuhet në videon e postuar nga Bardhi.

Një Qeveri e ardhur në pushtet me krimin, nuk e lufton dot atë!

Gepostet von Gazment Bardhi am Montag, 8. Juni 2020

Tjetër skandal seksual në policinë e Lleshajt! Efektivi ngacmon gruan shtatzënë, dalin SMS-të që i dërgonte

Mbrëmjen e së hënës u denoncua një punonjës policie me detyrë në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë të Gjirokastrës se e përdor postin për të kërkuar favore seksuale në këmbim të kalimit të tyre ilegal për në Greqi.

Nëpërmjet kamerave kakavijëetë fshehta, emisioni investigativ Fiks Fare faktoi se punonjësi, i identifikuar si Pëllumb Cani ka lidhje të forta me grupet kriminale që trafikojnë njerëz për në shtetin fqinj. Rasti u denoncua nga një emigrant në Greqi, i cili tha se në datën 4 mars 2020, së bashku me bashkëshorten shtatzënë dhe vajzën ka kaluar në Greqi.

“Unë isha pa letra dhe do kaloja nga mali. Takova një punonjës policie në afërsi të Doganës së Kakavijës, i cili më ka kërkuar një ‘kafe’” thotë denoncuesi, ndërsa tha se punonjësi qëndronte te rruga e kalimit ilegal për në Greqi. “Ky donte 50 (euro), unë i kam dhënë 30 euro, që të më linte mua të kaloja, të bënte një sy qorr. Ata ikën nga vendi ku qëndronin dhe na lanë rrugë të lirë” thotë ai.

Më tej tregon se bashkëshortja dhe vajza e tij kaluan në mënyrë legale. “Kalova kufirin pa probleme dhe vete në tokën greke. Pas gjysmë ore erdhi nusja me një taksi. Kisha disa çanta, gocën e vogël pasi nusja është edhe shtatzënë. U ulëm po prisnim autobusin për në Janinë dhe më tha do të them diçka. Më thuaj i thashë, çfarë ka ndodhur. Kur ike ti, më tha, erdhi ai polici, kur i dhashë lekët. Dhe më vonë kishte filluar je shumë e bukur.

Ky pasi ika unë, e kishte ngacmuar. E kishte çuar deri te trau, se ishte dhe shtatzënë. I kishte thënë që je shumë e bukur, për çdo gjë mund të ndihmoj unë, çfarë problemi ke. Dua të lidhem me ty, budalliqe të tjera. Nusja ishte trembur, me fëminë e vogël vetëm, unë isha nga mali. I kishte kërkuar numrin e telefonit, nusja i kishte thënë nuk kam numër dhe më vonë i kishte dhënë numrin e tij. Dhe i kishte thënë që kam ardhur kastile deri sa të ndahesh. Më pëlqeve, të shkëlqenin sytë” vijon emigranti.

Ai thotë se edhe pasi kaluan kufirin, punonjësi i policisë vazhdon ti shkruajë. “I shkruan vazhdimisht që ‘më del në ëndërr, çdo mëngjes çohem me fytyrën tënde. Te vendi ku të pash atje, kur shoh atë vendin atje, tavolinën, që më kujtohesh ti. Kam rënë në dashuri me ty. Njëherë shkruan në darkë. Çdo ditë. Të dua, budalliqe, zemra” thotë ai, ndërsa mori guximin dhe e denoncoj pasi “mund ti ndodhë dikujt tjetër”. Në fund, emigranti thotë se “punonjësi i policisë quhet Pëllumb Cani, e takova kur ishte me uniformë policie”.

Pas denoncimit, një bashkëpunëtore e emisionit Fiks Fare e takon punonjësin e policisë, duke i kërkuar që ta ndihmojë të kalojë kufirin në mënyrë ilegale, pasi aktualisht nuk ka pashaportë. Ai i thotë që ti lërë disa ditë dhe do ti gjejë ai një person që do ta kalojë. Më tej i thotë se të gjitha gjërat do ti marrë ai përsipër. “Do të flasim bashkë, por jo shumë në telefon. Do të të them vetëm ‘jam dakord me atë…’, nuk e di si mund ta them unë muhabetin” vijon punonjësi i policisë. Bashkëpunëtorja i thotë se pagesa është aq sa pagoi “kushërira” e saj, ndërsa ai i përgjigjet se “unë nuk e di sa i mori ai”, duke pranuar në këtë mënyrë se e ka ndihmuar! Punonjësi i thotë se ato gjëra do ti bëj “me 0 kosto”.

Punonjësi i thotë se mund të jenë edhe 3 persona të tjerë që do të kalojnë në këtë mënyrë. “Në këtë mënyrë do të ikësh. Unë jam punonjës policie, nuk shoqëroj unë. Janë persona të tjerë. Unë bej sikur s’ju shoh. Do ikni natën. Do të them unë se kur” i thotë ai. Më tej, bashkëpunëtorja i bën me dije se do të lëvizë, ndërsa punonjësi i policisë i kërkon që të rrijë në Gjirokastër.

“Rri sot këtej. Ato muhabetet me ata (trafikantët) do ti bëj unë. Që je njeriu im dhe nuk do paguash gjë. Në qoftë se do ta bëjmë gjënë do e bëjmë tamam. Kalojnë gjithmonë. Nuk të tregoj gjë. Ti rëndësi ka që të mbarosh hallet. Edhe unë këtë dua, që ti të mbarosh hallet. As unë të mos turpërohem. Përgatitu, nga familja, me të gjitha, dhe gjatë kësaj kohe do tu them që do çoni një njeriun tim dhe do të çojmë. Ti ke shumë probleme, se nuk ikën dot nga Athina në Kretë pa pashaportë” i thotë ai, ndërsa i shpjegon se kërkesën për këtë takim e ka marrë nga “kushërira” në Greqi, e cila i ka kërkuar që ta ndihmojë, pasi është ndarë… Punonjësi i thotë se do ta ndihmojë me të gjitha mënyrat që ka. Punonjësi e pyet bashkëpunëtoren e Fiks Fare për moshën, ndërsa i bën edhe një kompliment “dukesh shumë më e re”.

“Mua më intereson siguria jote si femër kur të kalosh. Unë do të ndihmoj me një person që bën këto gjëra, që unë e di se ai bën këto gjëra. Unë e kap dhe i them hajde këtu, do më bësh një nder. Ai është i detyruar që të ma bëjë se te mua do përplaset. Mua s’më intereson sa u merr ai, ku i çon” i thotë ai, ndërsa pas kësaj bisede i bën edhe një ftesë. “Tani, meqë erdhe unë mendoj të rrish. Të hamë një drekë bashkë. Është kënaqësia ime që të rrish. Zëmë një hotel dhe rri. Tani erdhe deri këtu mirë është që të rrish. Rri, hamë një drekë, vemi diku dhe ik pastaj.

Marr unë ata të agjencisë, i pyes kur kanë autobusë. Hamë një drekë, rrimë dhe pak, edhe ik. Të sakrifikosh pak. Tani, do rrish te ajo kioska atje. Do marr makinën unë dhe do lëvizim bashkë. Të njihemi, më mirë se s’kemi kohë se unë mund të them hajde nesër se do ikësh. Po unë do jem në punë dhe s’do kem mundësi. Unë të thashë një fjalë që ti do të ikësh në Athinë. Po, vemi hamë një drekë dhe rrimë vetëm, më të qetë” i thotë ai, ndërsa bashkëpunëtorja i bën me dije se duhet të lëvizë urgjentisht. “S’paske as vullnet dhe as dëshirë. Do e lëmë që të vish një herë tjetër, ti heq unë shpenzimet” i thotë në fund të bisedës, pasi ka këmbënguli për më shumë se 90 minuta që ata të shkonin në një vend tjetër.

Qindra biznese në Fier janë mbyllur, qindra të tjerë janë në proçes mbyllje, falimentimi tashmë është i pandalshëm

Nga Luan BAÇI

Qindra biznese ne Fier, jane mbyllur, qindra te tjere jane ne proçes mbyllje, falimentimi i biznesit, tashme eshte i pandalshem.

Me nje shikim te shpejte vetem ne rruget kryesore te qytetit, ku presupozohet, qe jane ambjentet, me te favorizuar, per biznes, shikon vetem tabela “jepet me qera” “shitet” “likuidim total i mallit”
Hordhite e tatimoreve, duke qene se gjate kohes se karantinimit, nuk kane rrembyer pjesen qe mendojne se u takon spas ligjit te rilindjes, jane leshuar mbi bizneset, duke kerkuar haraçin.

Kjo e ka shpejtuar akoma me shume, mbylljen e njepasnjeshme te bizneseve.

Shume prej tyre nuk kane marre te ashtuquajturen “page lufte” pasi edhe kjo jepet, me rekomandime dhe duke selektuar, sipas njohjes dhe perkatesise partiake.

Ramavirusi po shkaterron, çdo biznes, çdo familje, çdo shtepi, çdo shqiptar.

Sot te gjithe jane te rrezikuar, sot qeveria punon vetem per vete dhe pese oligarke te saj.
Ramavirusi eshte e keqja e madhe, per çdo qytetare shqiptare, zgjidhja e vetme eshte nje dhe vetem nje.

Largimi i bandes se hajduteve me emrin rilindje.

Basha: Mirëpres mbështetjen e Bundestag për miratimin dhe zbatimin e garancive për zgjedhje!

Faleminderit z. Wadephul për mbështetjen për zgjedhje të lira e të ndershme integrimin e Shqipërisë në BE.

Mbetet akoma shumë për t’u bërë; mirëpres mbështetjen tuaj për të ndihmuar në miratimin dhe zbatimin e garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe në përmbushjen e të 15 kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Itali

Krahasuar me një ditë më pare, Italia ka pësuar një rritje të lehtë të vdekjeve nga COVID-19 në 24 orë.

Sipas raportit të Emergjencave Civile, 65 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, krahasuar me 53 që ishin një ditë më parë.

Gjithashtu një rritje të lehtë ka pësuar dhe numri i personave të infektuar të rinj të cilët gjatë 24 orëve të fundit mësohet të jenë 280, pjesa më e madhe e të cilëve në Lombardi.

Përmirësimi i situatës nga pandemia e koronavirusit, tashmë e ka renditur Italinë në vendin e shtatë në botë përsa i përket numrit të të prekurve.

Raporti mjeko-ligjor: Shqetësuese gjendja shëndetësore e gazetarit, reagon Presidenti

Gazetari Alfred Lela ka publikuar raportin mjeko-ligjor për pasojat e dhunës së ushtruar ndaj tij nga policia mëngjesin e 17 Majit para Teatrit Kombëtar, në protestën që u zhvillua për mbrojtjen e godinës.

Bie në sy se ky raport e ka nxjerrë shqetësuese gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa gazetari shkruan përkrah fotove se, Rama-Lleshaj dhe ndërkombëtarët të cilët e ngrenë zërin edhe për macet e humbura, nuk ua kanë zënë sytë.

Lela paralajmëron se çështjen do ta dërgojë në gjykatë që pavarësisht vendimit që do të marrë kjo e fundit, sipas gazetarit “atë zë që kam nuk ma heshtin dot”

Presidenti Ilir Meta ka komentuar daljen e analizave mjeko-ligjore për gazetarin Alfred Lela duke shpërndarë një status të këtij të fundit.

Meta shkruan përkra statsusit që ka shpërndarë, se dhuna dhe ato pamje të turpshme sipas tij, nuk kishin nevojë për ekspertizë.

“Dhùna dhe ato pamje të tùrpshme nuk kishin nevojë për ekspertizë!”, shkruan Meta.

Para dhe vota! Mediat italiane: Një ‘det’ me drogë nga Shqipëria drejt Italisë!

Mediat italiane i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë trafikut të drogës, në veçanti Shqipërisë, vend i cili shumë shpejt sipas tyre pritet të marrë dhe titullin ‘Tortuga e Adriatikut’. Titull që e mbante kohë më parë Mali I Zi gjatë përiudhës së ‘artë’ të trafikimit të cigareve.

Sipas ‘lagazzettadelmezzogiorno.it’, Shqipëria po kontrollon trafikun detar të drogës, duke u bërë vendi i parë i furnizimit të drogës për vendin fqinj.

Mafia shqiptare renditet e nënta duke ju referuar Interpolit, por fuqia e saj po rritet çdo ditë dhe më shumë, pasi klanet shqiptare tashmë bëjnë ligjin në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se fuqia e mafies shqiptare vjen gjithmonë nga mbështetja politike që kanë në vendin e tyre, pasi paratë e pista sjellin më pas edhe vota për politikanët në pushtet.
Më tej në artikull theksohet se forca e mafies shqiptare dhe fuqia e saj është bërë shkak që edhe dy ish-Prokurorët e Përgjithshëm Theodor Sollaku dhe Adriatik LLalla të marrin vendime që bien ndesh me drejtësinë.

Në artikull theksohet se Theodor Saollaku gjatë periudhës që ka mbajtur postin e Prokurorit të Përgjithëshm ka parandaluar ekstradimin e 200 bosëve të dogës të shpallur në kërkim nga vendet e tjera, të cilët vijonin aktivitetin e tyre në shqipëri.

Sa i përket Adriatik Llallës shkruhet se pas largimit të tij nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm atij ju ndalua hyrja në SHBA si dhe ju sekuestrua pasuria e dyshuar se është vënë në sajë të veprimtarive të paligjshme.

Lordët e kanalit të Otrantos

Në vijim të artikulit thuhet se çdo natë nga bregdeti shqiptar mes Vlorës dhe Durrësit nisen sasi të mëdha droge drejt Italisë, e cila më pas shpërndahet në të gjithë Europën.

Në arikull theksohet gjithashtu se ajo që e pasuron më shumë mafien shqiptare ëhstë kanabisi që mbillet në Shqipëri, i cili sjelll mjaft të ardhura të cilat më pas përdoren për blerjen e heroinës dhe kokainës që vjen nga Amerika e Jugut.

Më tej theksohet se edhe vetë mafia kolumbiane prej kohësh ëhstë vënë në shërbim të klaneve shqiptare duke i cilësuar ata shpesh si njerëzit më të besuar.

As koronavirusi nuk e ndali dot drogën

Gazeta italiane në vijim të artikullit të saj thekson se edhe gjatë periudhës së pandemisë, aktiviteti I drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë nuk u ndal në asnjë moment, thjeshtë solli rritjen e çmimit me 20 përqind.

Në mbyllje të artikkulit media italiane shkruan se të bësh tregti në det duhet shumë durim, veti e cila nuk mungon në AND-në e kontrabandistëve shqiptarë.

/Marrë nga lagazzettadelmezzogiorno.it/ Përshtati në shqip Boldnews.al

https://www.lagazzettadelmezzogiorno.it/news/home/1229549/un-mare-di-droga-dall-albania-ogni-notte-verso-le-coste-italiane.html