37.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Bundestagu: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme parakusht për rrugën drejt BE

Johann Wadephul, numri dy i CDU/CSU, ka komentuar marrëveshjen e arritur mes Mazhorancës dhe Opozitës për Reformën Zgjedhore.

Përmes një reagimi në Twitter, Wadephul shprehet se, dakordësia mes qeverisë dhe opozitës mbi një pjesë të rëndësishme të reformës zgjedhore duhet të inkurajojë shtyrjen përpara të negociatave të vështira mbi 15 kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria para se të mund të fillojnë negociatat e anëtarësimit.

Sipas parlamentarit gjerman, diferencat mes palëve duhet të sheshohen me qëllim garantimin e votës në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Posimi i plotë në Twitter

Dakordësia mes qeverisë dhe opozitës mbi një pjesë të rëndësishme të reformës zgjedhore duhet të inkurajojë shtyrjen përpara të negociatave të vështira mbi 15 kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria para se të mund të fillojnë negociatat e anëtarësimit.

Jam i lumtur të vazhdoj të ofroj mbështetje. Sepse vetëm tek Reforma Zgjedhore ka akoma shumë diferenca mes palëve të cilat duhet të tejkalohen me qëllim garantimin e të drejtës së votës në përputhje me standartet e BE dhe OSBE.

Kjo është mënyra e vetme që më në fund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Ato janë parakusht për rrugën drejt BE. Nxis të dyja palët të vazhdojnë punën me shpirt konstruktiviteti!

Basha: 7 vjet më parë Edi Rama erdhi me premtime të mëdha për qytetarët e biznesin, por të vetmit që përfituan janë një grusht oligarkësh

Basha në Elbasan: Biznesi i vogël është në krizë të thellë. Të bashkuar dhe me votën e lirë do t’i japim zgjidhje krizës së rëndë ekonomike

Xhiro ditore ka rënë nën 50 përqind dhe shumë sipërmarrës të vegjël po detyrohen të mbyllin aktivitetin.

Qeveria i braktisi bizneset dhe qytetarët ndërsa Bashkia e Elbasanit po ju vjel të gjitha detyrimet vendore ndonëse u zotuan se kjo nuk do ndodhte.

7 vjet më parë Edi Rama erdhi me premtime të mëdha për qytetarët e biznesin. Por të vetmit që përfituan janë një grusht oligarkësh.

Të lodhur, të mashtruar, të varfëruar e të braktisur qytetarët kërkojnë ndryshim.

Të bashkuar dhe me votën e lirë të qytetarëve do të sjellim normalitet dhe do t’i japim zgjidhje krizës së rëndë ekonomike duke krijuar mundësi për punë e mirëqenie për çdo shqiptar.

Tërmetet rikthehen në Tiranë dhe Durrës, panik te banorët

Një tërmet i fortë lëkundi Shqipërinë pak çaste më parë.

Lëkundja sizmike ishte e fortë, ndërsa nuk dihet ende magnituda e tij.

Epiqendra ka qenë në Detin Adriatik.

Banoret janë përfshirë nga frika dhe paniku.

 

Farsa me coronën, Instituti i Mjekësisë Ligjore në Gjermani: Viktimat, jo nga virusi

BERLIN, GERMANY - MARCH 10 :Symbol photo of the coronavirus crisis. Diagnosis. COVID-19, SARS-CoV-2 on March 10, 2020 in Berlin, Germany. Health authorities around the world are concerned about the novel coronavirus. More and more countries are reporting diseases and new infections. (Photo by Thomas Imo/Photothek via Getty Images)

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Hamburgut në Gjermani ka dalë në konkluzionin se në zonën e tyre asnjë prej viktimat të shpallur prej COVID-19 nuk ka vdekur prej koronavirusit.

Sipas Institutit, duke u bazuar dhe tek autopsitë, viktimat do të kishin vdekur dhe në rast se nuk do prekeshin nga COVID-19, pra e kishin ‘’fatin të shkruar’’, apo mund të konsideroheshin një vazo plot.

Këtë e ka konfirmuar kohë më parë dhe Klaus Püschel i cili thoshte se të gjithë viktimat nga COVID-19 ishin ose me kancer, sëmundje kronike, duhanpirës ose vuanin nga diabeti apo sëmundje kardiovaskulare, por kryesisht kishin një imunitet shumë të dobët.

Gjermania i kujton Ramës dy kushte të tjera të forta: Të përmbushen para…

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf i ka kujtuar sot qeverisë dy kushte të tjera të forta të Gjermanisë që lidhen me hapat e mëtejshëm për në BE. Kërkohet zgjidhje e shpejtë për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Postimi i plotë i Ambasadorit, Zigraf
Dakordësia e Këshillit Politik për elemente të reformës zgjedhore është një nxitje inkurajuese për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Gëzohem që aktorët politikë shqiptarë gjetën mundësinë e konsensusit.

Zbatimi konstruktiv i masave të dakorduara do të jetë një gur tjetër i rëndësishëm kilometrazhi në rrugën e reformave në Shqipëri.

Vendit i nevojitet një frymë konstruktive dhe vetëdijësim lidhur me përgjegjësitë e marra edhe në funksion të përmbushjes së kushteve të mëtejshme të vendosura përpara etapave të radhës në kuadër të bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst kam parasysh në mënyrë të veçantë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë – këta vazhdojnë të mbeten elemente të rëndësishme në këndvështrimin gjerman, me rëndësi thelbësore para së gjithash për drejtësinë shqiptare dhe që duhen përmbushur përpara konferencës së parë të anëtarësimit.“

Vendi mbushet me sirianë dhe marokenë, denoncime në polici për vjedhje masive

Thuajse çdo ditë në policinë e Tiranës bëhen denoncime nga qytetarë të ndryshëm, lidhur me ankesat që ata kanë ndaj azilantëve që vijnë në vendin tonë. Një javë më parë, ABC News transmetoi shqetësimet që kishin banorët në Babrru ndaj kësaj kategorie.

Ata banonin shumë pranë vendit ku ndodhet edhe kampi i azilkërkuesve. Banorët thanë se çdo natë u vi.dheshin banesat dhe sendet e tyre me vlerë.

Por duket se ky shqetësim është i njëjtë edhe për bizneset që ndodhen në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Një tregtar fruta-perimesh në rrugën “Don Bosko”, shprehet se këta azilkërkues janë kthyer në një shqetësim për ta, madje edhe i kanë vjedhur biznesin.

“Jo shqetësues por të frikshëm te puna dhe të shtëpia sepse rrinë vend e pa vend. Duke pak agresivë por janë shumë. Janë bërë të frikshëm. Më kanë kërcënuar. Kanë marrë gati 500 mijë lekë mall. Shteti i kap, ata dalin prapë. Sado më kanë vjedhur unë prapë i jap, por janë të frikshëm”, thotë tregtari.

Por pavarësisht frikës që u shkaktohet, qytetarë të ndryshëm tregojnë se në jo pak raste i kanë ndihmuar edhe me ushqim.

“Na ka ardhur keq, i kemi dhënë disa herë, bukë gjëra kështu. Dalin lypin nëpër qendra. Ministria e Brendshme duhet t’i mbledhë”, shprehet një qytetar.

Në orë të ndryshme të ditës, azilkërkuesit nga vende të ndryshme, si Afrika, Irani e Siria, i gjen nëpër rrugët e Tiranës duke kërkuar lëmoshë.

Pasi kapen në kufi, ata dërgohen në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit në periferi në Tiranës, në Babrru, në pritje të aprovimit të kërkesës për azil, apo për t’u larguar nga territori shqiptar.

Berisha denoncon rikthimin në trafikun e drogës të Tahirit dhe Çipës

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar një rikthim në trafikun e drogës nga njerëzit e Tahirit dhe ish Drejtorit të policisë, Çipa.

Trafikante te lidhur me Ardian Çipen dhe Saimir Tahirin ndalohen per sasi te madhe droge.
Por pritet te lirohen!

Lexoni denoncimin e policit dixhital. sb

Mirdita jam polic qe nuk mund te identifikohem.Dje ne policine e komisariatit nr 5 jane ndaluar nje person me nje sasi te madhe lende narkotike ne bagazhin e makines por ngjarja po fshihet dhe jam i sigurt qe brenda pak oresh do te lirohet sepse eshte Jurgen cipa i aferm i ish drejtorit te pergjithshem Ardian cipa i cili ka qen duke transportuar lenden narkotike te shtetasit Altin tahiri me pseudonimin qepa kusheri i ish ministrrit tahiri ky i fundit ka vite qe furnizon zonen e kamzes dhe laprakes me lende narkotike dhe si hyn gjemb ne kembe. madje jan ndaluar edhe te tjere si nip i altin tahirit

Bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, Trump kërkonte edhe ndërhyrje me trupa nga toka

Edhe presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump, i kishte komentuar bombardimet e NATO-s.

Në fakt, Trump kishte folur disa muaj pas bombardimeve, ku e kishte kritikuar Presidentin Clinton, që nuk kishte ndërhyrë me trupa tokësore.

“Do të veproja ndryshe, edhe pse e di se do të tringëlloj çuditshëm te shumëkush. Shiko kaosin që kemi shkaktuar në Kosovë. Unë mendoj që ne mund të themi se kemi humbur vetëm disa njerëz. Padyshim se ne ishim 10 mijë metra lart me aeroplanë prej ku po hidhnim bomba.

Por shiko çfarë i bëmë atij vendi, atyre njerëzve; sa shumë vdekje dhe vuajtje u kemi shkaktuar. Ne do të duhej të shkonim atje me trupa tokësore, do të kishte vrasje edhe në këtë opsion por më pak.

Nuk do të ishte situata kaq kaotike sa është tash. Njerëzit u përzunë nga tokat e tyre, nga territoret e tyre, çdokush po ikën kah po mundet dhe askush nuk po e di se çfarë po ndodh. Janë me mijëra të vrarë”.

Ndryshe, serbët përmes një interviste të rrejshme, në vitin 2016 kishin thënë se Trump u ka kërkuar falje serbëve për ndërhyrjen ushtarake të vitit 1999.

Megjithatë një gjë e tillë ishte mohuar atëbotë nga këshilltari i Trump, duke thënë se ai nuk kishte realizuar asnjëherë një intervistë me gazetën serbe, edhe pse pronari ‘Nedelnjik’, pretendonte se e kishte realizuar atë përmes një emaili.

Zëdhënësi i Trumpit, Jason Miller, kishte thënë se një shkrim i tillë ishte një mashtrim dhe presin që nga gazeta serbe dikush të marrë përgjegjësinë dhe të kërkoj falje.

“Trump kurrë nuk ka dhënë një intervistë për javoren serbe ‘Nedelnjik; siç raportohet.

Kjo ishte një mashtrim dhe ne shpresojmë që të marrim një kërki falje nga të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë”, kishte thënë Miller në tetorin e vitit 2016, shkruan Express.

Raporti i BB: Bizneset në Shqipëri, me pesimistet në rajon

Efektet negative të pandemisë Covid e kanë ndikuar mbarë globin, por bizneset e Shqipërisë dhe Bosnjës janë me pesimistët në rajon për të ardhmen, sipas një anketimi me bazë krahasuese të Bankës Botërore.

Anketa ka gjetur se 80 për qind e kompanive në Serbi dhe në Maqedoni mendojnë se ndikimi i pandemisë Covid do të zhduket brenda tre muajve, por në Shqipëri dhe Bosnjë vetëm 50 për qind e bizneseve mendojnë kështu.

Sipas të dhënave nga sondazhi të mbledhura gjatë krizës, të paktën 50 për qind e kompanive tregojnë se secili vend ishte detyruar të mbyllte aktivitetin së paku pjesërisht dhe biznesi ishte minimal për ato që mbetën hapur. Bizneset e vogla ishin më shumë të prekura.

Industria e shërbimeve dhe turizmit do përjetojnë ndikimin më të rëndë edhe në vijim sesa pjesa tjetër e ekonomisë.

Pjesa më e madhe kompanive në rajon kanë mundur të përballojnë efektet negative të krizës pa i shkurtuar punonjësit. Por një pakicë e tyre ka qenë e detyruar të ndërmarrë këtë haps. Në Serbi 5 për qind e kompanive ka larguar punonjës nga puna, në Shqipëri 11 për qind e kompanive e kanë ndërmarrë këtë hap, në Maqedoninë e Veriut 19,8 për qind dhe në Kosovë 29,2 për qind e kompanive ka pushuar punonjësit.

Kriza e Covid do të ndikojë më së shumti sektorin e turizmit dhe shërbimeve në Shqipëri së bashku me veshjet dhe fasonin. Kriza do të ndikojë kërkesën për mallra dhe shërbime në Shqipëri, duke dëmtuar eksportet e veshjeve nga fabrikat shqiptare.

Sektori i prodhimit të veshjeve dhe këpucëve ka një peshë të lartë në punësim.

Sipas gjetjeve të Bankës Botërore, rreth 30% e punonjësve kanë qenë të punësuar në kompani që janë mbyllur nga kriza e Covid-19, kryesisht shërbime, ndërsa 14.7% janë në aktivitete që janë përballur me kërkesë të ulët si rrjedhojë e situatës, kryesisht në industrinë tekstile e këpucë (45% në total).

Përqindja e punonjësve të prekur është më e larta në rajon, si në ndërmarrjet e mbyllura ashtu dhe në ato me kërkesë të ndrydhur. Në Mal të Zi, psh, nga mbyllja janë prekur 23.4% e punonjësve, në Maqedoni 16% dhe në Serbi 7.8%.

Fatura e pagave në risk për këta punonjës të prekur është 290 milionë euro për punonjësit në aktivitetet e mbyllura dhe 167 mln euro për ata në bizneset e përballuara me rënie kërkese.

Banka Botërore raporton se në total në vit, fatura e pagave në rrezik llogaritet në rreth 38 përqind të totalit të pagave, ose 459 milionë euro, nga 1.2 miliardë euro që është totali i pagave (llogaritë janë bërë për të dhënat e vitit 2016). Nga kjo, fatura e pagave në shërbime është 290 milionë euro.

Rekord historik me betonizimin e Tiranës, leje ndërtimi për 1.5 milionë metra katrorë

Në fund të vitit 2019, të gjitha bashkitë në vend mblodhën të ardhura nga burimet e veta vendore (taksa dhe tarifa vendore, veprimtari me asete dhe të tjera) në një vlerë prej rreth 25.6 miliard lekë, në rritje me rreth 5.5% në terma vjetorë, ose rreth 1.4 miliard lekë më të larta nga niveli i regjistruar vitin e mëparshëm, sipas raportit të financave vendore për vitin 2019, publikuar nga projekti financatvendore.al.

25% e të ardhurave të të gjithë bashkive ishin nga të ardhurat e siguruara nga Bashkia Tiranë nga lejet e ndërtimit. Sipas të dhënave nga Financat Vendore, bashkia e kryeqytetit siguroi 6.2 miliardë lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, ose 74% të të gjitha të ardhurave të siguruara nga Bashkitë nga kjo taksë.

Duke pasur parasysh që taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja është 8% e vlerës së shitjes, lejet e dhëna në Tiranë në 2019-n i korrespondojnë një vlerë ndërtimi prej rreth 630 milionë euro (përllogaritje të Monitor).

Sipas INSTAT, në vitin 2019, sipërfaqja e lejeve të dhena për ndërtim në kryeqytet arriti në rreth 1.5 milionë metra katror, me një rritje prej 55% në raport me vitin e mëparshëm dhe duke shënuar një nivel rekord të paktën që prej vitit 2010, kur raportohen të dhënat e detajuara sipas rretheve.

Portali i financave vendore ngre shqetësimin se taksa e ndikimit në infrastrukturë është shndërruar në një burim të qenësishëm i të ardhurave në buxhetin vendor, veçanërisht në bashkitë e mëdha si Tirana, Durrësi, Lezha etj. Rritja e kontributit të kësaj takse në buxhetin vendor do të kërkonte njëkohësisht parashikime dhe angazhime afatmesme deri/dhe afatgjata në lidhje me ofrimin e shërbimeve publike vendore për zhvillimet e reja. Në total, në nëntë muajt e parë e të vitit 2019 janë shtuar rreth 1.6 milionë metër katror ndërtime të reja të cilat do të duhej të shoqëroheshin me infrastruktura publike mbështetëse. Gjithashtu, duke qenë një burim të ardhurash i fundëm dhe jo i vazhdueshëm, bashkitë duhet të gjejnë zgjidhje dhe të aftësohen për t’u bërë ballë detyrimeve financiare të sotme dhe atyre të ardhshme, përballë një buxheti të kufizuar – kjo do të krijonte kushte të favorshme dhe do të ishte në përputhje me konceptin e barazisë ndër-gjeneracionale. Praktikisht, të ardhurat e realizuara sot nga kjo taksë do të duhej të investoheshin për të siguruar infrastrukturat e nevojshme publike si dhe operimin e tyre në të ardhmen, pa rënduar në buxhetet e gjeneratave të ardhshme, thuhet në raport.

Të ardhurat nga taksat vendore, të varura nga lejet e ndërtimit

Sipas raportit, të ardhurat nga taksat përfaqësojnë një burim të rëndësishëm financiar në strukturën e të ardhurave nga burimet e veta vendore të bashkive. Në terma nominalë, të ardhurat nga taksat vendore kontribuan me rreth 15.9 miliardë lekë në buxhetin vendor, në rritje me rreth 9.1% krahasuar me një vit më parë. Norma e rritjes së të ardhurave nga taksat vendore mbetet e pandryshuar, edhe nëse nga totali i tyre do të zbrisnim të ardhurat e mbledhura në bashkinë Tiranë. Pesha e këtij zëri ndaj totalit të të ardhurave nga burime të veta vendore ishte rreth 62.4%, raport ky rreth 2.2 pikë përqindjeje nën mesataren afatgjatë (prej rreth 64.1%).

Ndonëse në terma të përgjithshëm të ardhurat nga taksat vendore rezultojnë të kenë shënuar zhvillime pozitive, një vështrim i hollësishëm mbi elementët përbërës evidenton dobësitë afatgjata apo varësinë ndaj një numri të kufizuar taksash. Në tre vitet e fundit, performanca e të ardhurave nga taksat vendore është përcaktuar nga dy elementë: taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja dhe taksat mbi pasuritë e paluajtshme (ndërtesa, tokë bujqësore, truall). Ndërkohë që pesha e kësaj të fundit është tkurrur, pesha e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtime te reja është rritur me ritme të përshpejtuara. Në vitin 2019, këto dy lloje taksash përfaqësuan 85.8% ndaj totalit të të ardhurave nga taksat vendore. Në të kundërt, pesha dhe kontributi i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël dhe i taksave të tjera vijuan tkurrjen edhe përgjatë vitit 2019. Gjithashtu, seria e të dhënave për taksat vendore përjashtuar bashkinë Tiranë tregon për një prirje rritëse të moderuar të të ardhurave nga taksat vendore për 60 bashkitë përgjatë periudhës 2010-2019.

Bashkia Tiranë rekord të ardhurash nga lejet e ndërtimit

Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja vijuan të rriten me ritme të përshpejtuara për të tretin vit radhazi, veçanërisht në bashkinë Tiranë. Në vitin 2019, të ardhurat nga kjo taksë shënuan një nivel prej rreth 8.4 miliardë lekë, në rritje me rreth 16.9% në terma vjetorë, ose rreth 1.2 miliardë lekë më shumë krahasuar me vitin e mëparshëm. Përjashtuar të ardhurat e arkëtuara nga bashkia Tiranë, 60 bashkitë e tjera në vend mblodhën rreth 2.1 miliardë lekë nga TNI, me rritje në terma vjetorë me rreth 25.8%.

Performanca në të ardhurat prej kësaj takse sugjeron për vijimësi të presioneve zhvillimore (rritje e numrit të lejeve të ndërtimit nga bashkitë në vijim të miratimit të planeve të përgjithshme vendore konkretisht, rreth 1,194 leje të reja në vitin 2018 në rreth 848 leje të reja në nëntë muajt e parë të vitit 2019), ndonëse ky presion është përqendruar kryesisht në bashkinë Tiranë. Zbatimi i Planeve të Përgjithshme Vendore (PPV) nëpërmjet lejeve të reja të ndërtimit, nga një anë, ndikon pozitivisht në rritjen e të ardhurave nga TNI për bashkitë, nga ana tjetër, i vendos ato në një pozicion sfidues për ofrimin e infrastrukturave të nevojshme publike, të cilat gjithashtu kërkojnë financime si në zhvillim fillestar ashtu dhe në mirëmbajtje të vazhdueshme.

Në nivel mesatar, të ardhurat nga TNI (nga ndërtimet e reja dhe të ardhurat nga legalizimet) përfaqësuan rreth 52.9% të të ardhurave nga taksat vendore në vitin 2019, në rritje me rreth 3 pikë përqindjeje krahasuar me vlerën e këtij raporti në vitin e mëparshëm. Për rreth 18% të bashkive ose 11/61 bashki, të ardhurat nga kjo taksë qëndrojnë mbi mesataren kombëtare të raportit TNI/të ardhura nga taksat vendore. Ndërkohë, në rreth 13.1% të bashkive ose 8/61 bashki të ardhurat nga kjo taksë përfaqësojnë më pak se 10% të të ardhurave nga taksat vendore duke reflektuar deri diku edhe presione më të ulëta zhvillimi apo mungesë kërkese për zhvillime të reja.

Ndonëse me peshë të madhe në të ardhurat nga taksat vendore, të ardhurat nga TNI nuk realizohen njëtrajtësisht në të gjitha bashkitë. Rreth 73.8% e të ardhurave nga kjo taksë u mblodh në bashkinë Tiranë dhe diferenca në 60 bashkitë e tjera në vend. Në vitin 2019, bashkia Tiranë arkëtoi rreth 6.2 miliardë lekë, në rritje me rreth 14% në terma vjetorë.

Këto të dhëna, thekson raporti, konfirmojnë sërish për karakterin specifik të kësaj bashkie dhe diferencën e madhe që është krijuar midis bashkisë Tiranë dhe 60 bashkive të tjera në vend. Me diferencë shumë të madhe nga bashkia Tiranë, bashkia Lezhë mblodhi rreth 4.7% të të ardhurave nga TNI, ndjekura nga bashkitë Durrës (3%), Kamëz (2.3%), Vorë (2.1%) dhe Kavajë (2%). Në bashkinë Lezhë, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja rezulton të jenë rreth 394.2 milionë lekë nga rreth 143.5 milionë lekë që ishin në vitin e mëparshëm (në nëntë muajt e parë të vitit 2019, bashkia Lezhë regjistron 30 leje të dhëna, vlerësuar në rreth 63.2 mijë metër katror ndërtim). E njëjta prirje vihet re edhe në bashkinë Durrës ku nga rreth 234 milionë lekë në vitin 2018, në vitin 2019 u mblodhën rreth 257.2 milionë lekë. Në të kundërt, bashkitë Memaliaj dhe Kuçovë rezultojnë të mos kenë gjeneruar të ardhura nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për vitin 2019.

Taksa mbi pasuritë e paluajtshme e nënmbledhur

Taksa mbi pasuritë e paluajtshme dhe transaksionet e kryera mbi to, përbën një burim të qenësishëm dhe të qëndrueshëm të ardhurash për buxhetin vendor. Në tre vitet e fundit, të ardhurat nga kjo taksë vlerësohen në rreth 0.3% ndaj PBB-së nominale, raport ky ndjeshëm më ulët krahasuar me mesataren e BE-së prej rreth 1.6% të PBB-së për vitin 2017 (NALAS 2019). Ndonëse ndër vite të ardhurat e mbledhura nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme kanë ndjekur përgjithësisht prirje rritëse, problematikat e lidhura me të drejtat e pronësisë dhe mungesës së regjistrave kadastralë, ndër të tjera, pengojnë shfrytëzimin e plotë të potencialit të kësaj takse.

Në vijim të reformimit rrënjësor të kësaj takse nëpërmjet Ligjit nr. 106/2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, ‘Për sistemin e taksave vendore’, të ndryshuar”, viti 2019 pritej të ishte dhe viti kur të gjitha bashkitë në vend do të aplikonin taksën e pronës sipas metodologjisë të re, bazuar në komunikimet në media të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Aktualisht, jo të gjitha bashkitë e kanë ndërmarrë këtë hap, si pasojë e problematikave në mbledhjen e të dhënave të nevojshme për aplikimin e kësaj metodologjie.