22.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Qeveria e Kosovës hap plotësisht kufirin me Shqipërinë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e tretë me radhë, duke mos pushuar as ditë të fundjavës, e cila sot ka marrë vendimin për hapjen e plotë të kufirit me Shqipërinë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar ashtu siç kishte paralajmëruar se nga e hëna masa e vetëizolimit do të largohet e po ashtu do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave.

“Largohet masa e vetizolimit, masa e kontrollit nga ekipet e QKMF’së të vendosura në pikat kufitare. Msh do të mundësojë lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave. Hiqet kufizimi I lëvizjes deri në orën 21:00. Çdo shkelje e rregullave do të rrezikohet rrezikim i vetës dhe të tjerëve. Lehtësimi i masave duhet të shoqërohet me rritje të disiplinës”.

Ky propozim u votua me votë unanime nga të gjithë ministrat, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Zëvendëskryeministrja kërkon falje pse kufiri me Serbinë ishte i hapur e i Shqipërisë jo.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj që vjen nga Nisma Socialdemokrate në mbledhjen e sotme të qeverisë ka thënë se qeveria duhet t’u kërkojë falje shtetasve të Shqipërsië për mos hapje të kufirit.

Balaj ka thënë se kufiri me Serbinë nga qeveria Kurti ka qenë I hapur kurse me Shqipërinë jo.

“Së pari duhet t’u kërkojmë falje qyetarëve të Shqipërisë, pasi kufiri me Kosovën ka qenë I mbyllur nga qeveria e kaluar, ndërkaq me Serbinë kufiri ka qenë i hapur”, ka thënë ajo.

Ministri i Punës, Skënder Reçica ka thënë në këtë mbledhje se mbyllja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të përsëritet.
“Mbyllja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të përsëritet më”, ka thënë Reçica.

Rriten çmimet

Muaji maj ka shënuar një rritje të përgjithshme të çmimeve në vend. Inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të një shporte mallrash në maj ishte 2,1 %, raportoi INSTAT. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,5 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin maj 2020, krahasuar me prill 2020 është -0,8 %.

Një sërë artikujsh kanë rezultuar me rritje, ku më kryesoret janë ushqimet, pijet alkoolike dhe cigaret, komunikimi me celular, qiraja, furnizimi me ujë, tapetet, mallra dhe shërbime për mirëmbajtje shtëpie, pajisje audiovizuale, fotografike, dhe riparimi i tyre, gazetat etj. Në rritje kanë qenë dhe akomodimi në hotele, si dhe çmimet në restorante e kafene.

Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,81 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,29 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Komunikimi”, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,23 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje secili.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin maj 2019, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,9 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 2,7 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,9 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,4 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,7 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6 %, “Komunikimi” me 0,4 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3 %, “Shërbimi arsimor” me 0,2 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 3,7 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,7 % dhe “Shëndeti” me 0,6 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 23,7 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 6,6 %, “vajra dhe yndyrna” me 5,1 %, “peshk” me 4,5 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira” me 3,7 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Prill 2020, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 2,1 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 0,7 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,5 %, “Argëtim dhe kulturë” me 0,4 % dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,1 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Komunikimi” u rritën me 0,8 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 % secili.

Pse është kaq e vështirë të reformohet policia amerikane

Kur ka nisur të qarkullojë në rrjet filmimi që tregonte çastet e fundit të jetës së George Floyd, shumë e kanë parë të zënë pre e habisë dhe e përbuzjes. Një afroamerikan 46 vjeçar, Floyd ka ndërruar jetë më 25 maj, i mbytur teksa një agjent policie i Minneapolis i shtypte qafën me gju gjatë një arrestimi. Por pak lanë provuar të njëjtin familjaritet të tmerrshëm që ka ndjerë Valerie Castile. 4 vite më parë kishte parë një filmim të ngjashëm, ku djali i saj Philando ndërronte jetë pasi një polici e kishte qëlluar gjatë një kontrolli rrugor në periferinë e Minneapolis. Vdekja e tij kishte hedhur benzinë në zjarrin e debatit kombëtar lidhur me përdorimin e forcës ndaj zezakëve nga ana e policisë dhe autoritetet e Minnesota kishin premtuar reforma. Atëhere, pyet Castile, pse tani duhet shikuar një tjetër video e një afroamerikani që vdes nga dora e policisë? “Jam e shkatërruar, e kam zemrën e copëtuar”, rrëfen duke folur për vdekjen e Floyd. “Pyetja është gjithmonë e njëjta: pse? Pse vazhdon të ndodhë e gjitha kjo? Pse askush nuk i paguan pasojat?”.

Mollë të kalbura
Për t’ju përgjigjur pyetjes së Castile dhe kuptuar sesi ka mundësi që ndryshimi është kaq i ngadaltë, Marshall Project ka analizuar tentativat reformuese të forcave të policisë nga ana e autoriteteve të Minneapolis e të Minnesota, një shtet me shumicë të bardhë. Opinionet e ekspertëve, dokumentat gjyqësore, dështimi i projektligjeve dhe një raport i 2015 i Departamentit të Drejtësisë lidhur me punën e policisë së Minneapolis mëshojnë të gjitha në të njëjtin drejtim: edhe pse janë bërë disa modifikime, organet e ngarkuara nuk kanë as të individualizojnë e as të largojnë nga shërbimi agjentët fajtorë për shkeljet. Veç kësaj, nuk kanë qenë të afta të fiksojnë kritere të qarta lidhur me përdorimin e forcës dhe mbi teknikën e zgjidhjes paqësore të konflikteve. Sipas disa vëzhguesve vendorë drejtoria e policisë e Minneapolis nuk i ka futur ndryshimet e sugjeruara nga autoritetet federale për të larguar mollët e kalbura. Të paktën 2 policë të përfshirë në vrasjen e Floyd, midis të cilëve ai që i ka vënë gjurin në qafë, në të kaluarën kanë qenë objekt ankesash. Veç kësaj, departamenti ka vazhduar të autorizojë kapjet në fyt, në disa rrethana deri me objektivin për të vrarë. “Në fund gjithçka reduktohet në përkufizimin e “përdorimit të arsyeshëm të forcës””, nënvizon Castile. “Çfarë kishte të arsyeshme në faktin që njëri prej tyre ka ushtruar thuajse 100 kilogram presion mbi qafën e atij njeriu?”, pyet ajo.
Në Minneapolis, ku sipas censusit të fundit afroamerikanët përfaqësojnë 1/5 e popullsisë, nevoja e një reforme të forcave policore ishte tashmë evident qysh më 2012, kur drejtorja e atëhershme e policisë Janeé Harteau, e sapoemëruar, premtoi se do të bënte ndryshime të mëdha. Harteau, drejtorja e parë e policisë grua dhe gei e deklaruar, ishte paraqitur si reformatore progresiste. Pak muaj pas emërimit, i kërkoi Departamentit të Drejtësisë që të shqyrtonte sjelljen e policisë së Minneapolis për të forcuar kontrollet ndaj efektivave dhe besimin e komunitetit. Departamenti i Drejtësisë e ka paraqitur “analizën diagnostikuese” të tij mbi qytetin në 2015, duke përshkruar një sistem “jashtëzakonisht joefikas” në individualizimin e efektivave problematikë. Raporti e këshillonte drejtorinë e policisë që të automatizonte sistemin që duhej të sinjalizonte shkeljet dhe alarmonte eprorët kur një efektiv grumbullonte shumë ankesa. Veç të tjerash, dokumenti sugjeronte që drejtoria të përmirësonte programin formues të bazuar mbi një alternativë lidhur me masat disiplinore.
Në rastin ku një efektiv ishte objekt ankese, programi u mundëson eprorëve që t’a fusin në seanca formuese lidhur me një aspekt të veçantë të politikës së drejtorisë në vend që ta pezullojnë apo t’i vendosin një masë disiplinore. Sipas Departamentit të Drejtësisë, programi ishte plot me “pasaktësi dhe konfuzion”. Harteau ka pranuar ta azhurnojë sistemin. Veç kësaj, ka reduktuar rrethanat ku agjentët autorizohen të vrasin një të dyshimtë. Në 2016 Departamenti ka rishkruar rregullin e tij lidhur me përdorimin e forcës, duke u përqëndruar mbi “shenjtërinë e jetës”, me rregulla të reja që u impononin efektivave të nëdrhynin për ta mdaluar një koleg që po kryente shkelje.
Këto hapa përpara, duke filluar nga kërkesa për një provimi nga ana e autoriteteve federale, janë lavdëruar nga mbështetës të ndryshëm të një reforme politike në nivel kombëtar. Por disa aspekte të rëndësishme janë anashkaluar: Drejtoria nuk ka riparë rregullat lidhur me kapjet në fyt, një teknikë ashpërsisht e kritikuar në të gjithë vendin për shkak të incidenteve vdekjeprurëse. Sot efektivat e policisë së Minneapolis janë ende të autorizuar që t’ia marrin frymën një të dyshuari deri sa ai të humbasë ndjenjat nëqoftëse konsiderojnë se po bën “rezistencë aktive”, siç saktësohet në rregullin e drejtorisë. Mbytja deri në vrasje konsiderohet e pranueshme kur përdorimi vdekjeprurës i forcës është i justifikuar. As Harteau, as drejtoria e policisë nuk kanë dashur të japin deklarat për këtë artikull.
Edhe Togeri Bob Kroll, President i Federatës së Efektivave të Policisë së Minneapolis, ka refuzuar që të komentojë. Kroll, që është i bardhë, është cituar në një çështje për diskriminim racial kundër drejtorisë së policisë të ngritur nga nga një grup agjentësh zezakë dhe hispanikë, midis të cilëve drejtori aktual i policisë. Denoncimi, që i përket vitit 2007, theksonte se Kroll kishte shpalosur haptazi një simbol suprematist në xhupin e tij prej motoçiklisti.

Forcë jo e justifikuar
Ditët e kaluara kryebashkiaku i Jacob Frey ka deklaruar se manovra e kryer ndaj Floyd nuk ishte e autorizuar dhe nuk duhej të zbatohej kurrë. Frey ka ftuar prokurorët vendorë që ta inkriminojnë Derek Chauvin, efektivin që është filmuar me gjurin mbi qafën e Floyd. Sipas Teresa Nelson, drejtuese ligjore e American Civil Liberties Union (ACLU) të Minnesota, Chauvin ka shkelur rregullin e drejtorisë së policisë lidhur me kapjet në fyt, pasi manovra e tij ka shkaktuar vdekjen e njeriut në një kontekst ku përdorimi i forcës vdekjeprurëse nuk ishte i justifikuar. Çastet e fundit e jetës së Floyd, ku vazhdonte të përsëriste se nuk po arrinte të merrte frymë teksa Chauvin i mëshonte mbi qafë, përbëjnë qartazi një shkelje të politiës së drejtorisë lidhur me “shenjtërinë e jetës”, ka shtuar Nelson, duke nëvizuar se edhe efektivat që kanë qenë të pranishëm pa ndërhyrë kanë shkelur rregullat e drejtorisë. “Kanë injoruar në mënyrë flagrante protokollin e ndërhyrjes. Por mbetet fakti që rregullat e drejtorisë mundësojnë që t’i humben ndjenjat një individi dhe ky është problem”, akuzon Nelson. “Shpresoj që nga kjo ngjarje të lindë një reformë konkrete”.
Sipas Nelson, modifikimet ndaj rregullave lidhur me përdorimin e forcës gjithsesi i kanë mundësuar drejtorisë së policisë që t’i shkarkojë të 4 efektivat e përfshirë në vdekjen e Floyd në harkun e 24 orëve, me një shpejtësi që në të kaluarën ishte jashtëzakonisht e rrallë në rastet e shkeljeve nga ana e policisë. Shumë vëzhgues konsiderojnë se rregullat lidhur me kapjen në fyt nuk janë aspekti i vetëm ku reforma e forcave të rendit të Minneapolis ka qenë joefikase. Të njëjtat dyshime kanë të bëjnë me sistemin që duhet të identifikojë “sjelljet problematike” nga ana e efektivave. Për momentin nuk është e qartë nëse drejtoria i ka ndjekur ndonjëherë rekomandimet federale lidhur me automatizimin e mekanizmit. “Nuk ua kanë referuar asnjëherë qytetarëve. Është frustruese”, rrëfen Chuck Turchick, aktivist për ndërgjegjësimin e forcave të rendit që ka qenë pjesë e komitetit të krijuar për të ndihmuar administratën në futjen e reformave federale. “Ka qenë qesharake”, kujton ai.
Drejtoria e policisë nuk ka dashur të sqarojë nëse në të kaluarën sistemi i alarmimit për shkeljet kishte sinjalizuar nëse Chauvin apo tri agjentët e tjerë e përfshirë në vdekjen e Floyd. Por regjistrat tregojnë se Chauvin dhe një prej efektivave të tjerë kanë qenë objekt ankesash të ndryshme. Nga dokumentat zyrtare rezulton se Chauvin, në shërbim prej 19 vjetësh, ka grumbulluar nja 10 ankesa nga ana e qytetarëve, por nuk ka marrë kurrë masa disiplinore. Dokumentat nuk tregojnë natyrën apo rëndësinë e ankesave dhe, duke qenë se regjistrat e aktivitetit formues nuk janë publikë, nuk është e qartë nëse Chauvin i është nënshtruar sesioneve formuese si alternativë ndaj ndëshkimeve.
Arkivat e mjeteve të informimit zbulojnë se në harkun e 6 viteve Chauvin është përfshirë në të paktën 3 episode ku një efektiv policie ka qëlluar ndaj një të dyshimti. Në 2006 Chauvin i është nënshtruar një lejeje me pagesë pasi ka marrë pjesë në një operacion ku një efektiv kishte vrarë një të dyshimtë të armatosur me thikë. Në 2008 ka qëlluar ndaj një 21 vjeçari të dyshuar se kishte rrahur një grua. Sipas të përditshmes “St. Paul Pioneer Press”, në atë rast efektivat kishin theksuar se njeriu kishte kërkuar t’i rrëmbente pistoletën Chauvin apo kolegut të tij dhe se në këtë pikë Chauvin kishte hapur zjarr. Në 2011 Chauvin ka marrë pjesë në një operacion ku një koleg ka qëlluar ndaj një njeriu që dipas dëshmitarëve i kishte duart lart dhe po dorëzohej. Avokati i Chauvin nuk ka dashur të japë deklarata. Sipas regjistrave bashkiakë Tou Thao, një prej efektivave të përfshirë në vdekjen e Floyd, ka qenë objekt i të paktën 6 ankesave. Në 5 raste nuk ka marrë asnjë masë ndëshkuese, ndërsa për të gjashtin është ende nën hetim. Në 2017 administrata vendore i ka paguar një dëmshpërblim prej 27000 dollarësh Lamar Ferguson, që kishte akuzuar Thao se i kishte thyer dhëmbët gjatë arrestimit. Në këtë rast Thao e kishte ndaluar Ferguson, që po shëtiste bashkë me shoqen e tij shtatzënë, për t’i kërkuar informacion lidhur me disa prej kushërinjve të supozuar të tij. Situata kishte degjeneruar menjëherë. Avokati i Thao nuk ka dashur të japë deklarata.
Ideja se drejtoria e policisë së Minneapolis ishte në pararojë të reformave ishte zhdukur tashmë shumë më përpara se vdekja e Floyd. Në korrikun e 2017 efektivi Mohamed Noor kishte vrarë Justine Ruszczyk Damond, një mësuese joge australiane që kishte njoftuar policinë për të denoncuar një përdhunim të mundshëm në afërsi të banesës së saj. Harteau ka dhënë dorëheqjen pak ditë më vonë. Somalo – amerikan, Noor është dënuar me 12 vjet burg pse ka vrarë Damond, një grua e bardhë. Administrata vendore ka paguar një dëmshpërblim prej 20 milion dollarësh familjes dhe avokatëve të Damond. Duke qenë se Noor nuk e kishte regjistruar episodin me gruan nëpërmjet videokamerës së tij, drejtoria ka azhurnuar protokollin e saj, që sot kërkon përdorimin e videokamerave në çdo ndërhyrje nga ana e trupës së policisë. Burime zyrtare referojnë se videokamerat e efektivave të përfshirë në vdekjen e Floyd qenë aktive gjatë operacionit.

Sugjerime të injoruara
Keith Ellison, Prokurori i Përgjithshëm i Minnesota, është deklaruar i përgjegjshëm për problemet që prej shumë kohësh prekin forcat e rendit të shtetit. “Deri më tani reformat kanë qenë me hope, të papërshtatshme apo deri të shtyra menjanë deri në tragjedinë e radhës”, ka deklaruar ai. “Kur nuk verifikohen episode dramatike, pas pak kohe reformat injorohen”. Sipas Ellison është i domosdoshëm një ndryshim politik dhe kulturor për ta rishëndoshur raportin midis policisë dhe komuniteteve të Minnesota, por një modifikim normativ gjithsesi mund të jetë i dobishëm. Pandemia e Covid-19 e ka ndaluar aktivitetin e një grupi pune “lidhur me rastet e përdorimit vdekjeprurës të forcës nga ana e forcave të rendit” i menaxhuar nga Ellison bashkë me komisariatin shtetëror e sigurisë publike. Në shkurt, grupi ka botuar 28 rekomandime, midis të cilave standarde të reja formuese dhe kërkesën për një hetim të pavarur lidhur me përdorimin vdekjeprurës të forcës.
Megjithatë, shumë prej ndyshimeve të propozuara duhet të miratohen nga parlamenti i Minnesota dhe, duke pasur parasysh të kaluarën e afërt, është e vështirë që të ecin përpara. Faktikisht, nga 2015 e deri më sot, parlamentarët shtetërorë kanë paraqitur më shumë se 10 propozime reforme të forcave të policisë, por asnjë nuk është miratuar. Disa prej tyre do t’i modifikonin rrënjësisht standardet lidhur me përdorimin e forcës dhe do të çonin në hapjen e hetimeve lidhur me incidentet vdekjeprurëse. Një tjetër propozim do të duhej të financonte aktivitetin formues për të tejkaluar paragjykimet raciale dhe mësuar teknikat e zgjidhjes paqësore të konflikteve efektivave të drejtorive më të mëdha të shtetit.
Disa prej propozimeve të Ellison do të përfshinin Peace Officers Standards and Training Board (POST), një agjenci shtetërore që menaxhon aftësimet e të gjitha forcave të rendit të Minnesota. Sugjerimet e Prokurorit të Përgjithshëm do t’i rrisnin aftësitë e POST-it për të pezulluar apo revokuar aftësimet. Sipas Ellison, në gjendjen aktuale agjencia nuk është në kushtet që të imponojë standadet e duhura dhe parlamenti shtetëror nuk ka dashur që miratojë ligjet që do t’ia jepnin këtë pushtet. “Në këto kushte, POST-i nuk është forcë ndryshimi, por formalitet”. Ellison, që gjatë 6 viteve të kaluara në parlament ka nënvizuar shumë herë problemet e lidhura me forcat e policisë, ka njoftuar se do të duhej të konsiderohej se prokurori shtetëror Mike Freeman po e menaxhon jo siç duhet vdekjen e Floyd, do t’i kërkonte guvernatorit që t’ia besonte rastin zyrës së prokurorit të përgjithshëm. Në këtë mënyrë Ellison mund të mbikëqyrë hetimet.
Pasditen e 28 majit, gjatë një konference për shtyp, Freeman ka deklaruar se “askush nuk duhet të sillet” si Chauvin, por ka saktësuar se “disa prova nuk tregojnë nevojën e një procesi penal”. Prokurori ka premtuar se “drejtësia nuk do të ngutet që të marrë një vendim”. Chauvin është arrestuar të nesërmen me akuzën e vrasjes, por nuk është e qartë nëse gjykimi do të mjaftojë për të ndaluar protestat e dhunshme që e kanë shtyrë guvernatorin të kërkojë ndërhyrjen e Gardës Kombëtare. Dhe nuk është e thënë që një proces penal mund të sjellë paqe në familjen e Floyd. Pas vdekjes së Philando Castile në 2016, efektivi Jeronimo Yanez është gjykuar për vrasje, por juria e ka nxjerrë të pafajshëm. Njerëzve si Valerie Castile, të dëshpëruar dhe të bindur se nuk ka ndryshuar asgjë, Ellison u thotë: “Mund t’i them vetëm një gjë Valerie: duhet ta provojmë. Nuk dua të theksoj se gjërat kanë ndryshuar, por mund të premtoj se do të bëjmë gjithçka për t’i ndryshuar”.
(nga Marshall Project)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Moment Sputnik edhe për Kinën?

Bashkëbisedim me Maurizio Molinari, Kryeredaktor i “La Repubblica”
Midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara është në zhvillim një Luftë e Ftohtë shumë e ndyshme nga ajo e mëparshmja. Në Hong Kong, Xi nuk mund t’i lejojë vetes një Tien An Men të ri. Presidencialet amerikane 2020? Demokratët mund të luajnë kartën Andrew Cuomo.

Maurizio Molinari, Kryeredaktor i La Repubblica, ish Kryeredaktor i La Stampa dhe për një kohë të gjatë korrespondent në Shtetet e Bashkuara dhe në Izrael, është i bindur. Presidenti Xi Jinping nuk do ta kalojë vijën e kuqe në Hong Kong, thjesht sepse tani nuk mund t’ia lejojë vetes. Sigurisht, tjetërkund, qeveria kineze ka kaluar tashmë vija të kuqe të pamendueshme deri pak vite më parë. Për shembull, në garën për 5G dhe AI-në.

Drejtor, tani edhe Kina flet për Luftë të Ftohtë.
Besoj se termi është i përshtatshëm, edhe pse flasim për një Luftë të Ftohtë shumë të ndryshme nga ajo e mëparshmja.

Në çfarë?
E para kundërvinte dy fuqi që donin t’i impononin njëra tjetrës sistemin e tyre ideologjik. Kina dhe Shtetet e Bashkuara nuk duan ta bëjnë. Në fakt janë të impenjuara në një sfidë për të drejtuar ekuilibrat e rinj pasglobalizim.

Ku luhet kjo sfidë?
Mbi shkëmbimet tregtare dhe mbi zhvillimin e teknologjive të reja, në mënyrë të veçantë të AI-së (Inteligjencës Artificiale). Sigurisht, ka mbeturina të shekullit të XX, si disa kriza rajonale: në Kore, Kina është me Phenianin dhe Kina me Seulin; në Tajvan janë në dy fronte të kundërta. Por sfida e vërtetë është tjetërkund: midis “Belt and Road Initiative” (BRI) dhe marrëveshjeve tregtare të promovuara nga administrata amerikane, midis laboratorëve hi tech të qyteteve të bregdetit kinez dhe atyre të Silicon Valley californian.

Në një intervistë për Fox News, Trump ka folur për decoupling nga teknologjia kineze. Mund të bëhet?
Do të matesha të flisja për decoupling, pasi nënkupton që të dy sistemet nuk ndërveprojnë. Është e vërtetë, një prej rezultateve të Luftës së Ftohtë është se nuk kemi më vetëm një rrjet dichital, por kemi dy. Aftësia e Kinës për të survejuar komunikimet dixhitale e bën një sistem më vete. Një ndarje e hapësirës kibernetike nuk është ende realitet, por është një rrezik gjithnjë e më konkret.

Cili është posti i vërtetë në lojë?
Ndeshja vendimtare është e përqëndruar mbi menaxhimin e të dhënave. Kush ka teknologjinë më të avancuar ka mundësi më të mëdha për ta fituar duelin për kontrollin e tyre.

Kush po fiton?
Në këtë moment, qeveria kineze është përpara në zhvillimin e 5G dhe të AI-së, Shtetet e Bashkuara janë mbrapa. Qeveria amerikane duhet të shmangë krijimin e një efekti Sputnik. Domethënë si atëhere me Bashkimin Sovjetik në vitin 1957, të gjenden të detyruar që të ndjekin kundërshtarin. Në atë kohë ju deshën 12 vjet për të arritue e kaluar rusët me zbarkimin në Hënë. Sot, në epokën dixhitale, të presësh 12 vjet do të thotë të humbasësh qysh në nisje.

Ndërkaq vazhdon përplasja në forumet multilaterale. Pasi ka njoftuar braktisjen e OMS-it, Trump dëshrion të zhduke G7 dhe të inaugurojë G11. Ka një strategji?
Lëvizja e Trump lind nga mospranimi i Angela Merkel, por inauguron një skenar interesant. Presidenti amerikan imagjinon një forum ndërkombëtar me Rusinë nga njëra anë dhe me Australinë, Indinë e Korenë e Jugut nga ana tjetër. Dëshiron të mbledhë rreth një tryeze vendet rivale të Kinës dhe ta shkëpusë Vladimir Putinin nga Pekini. Arkitektura ndërkombëtare që ka në mendje është e ndërtuar mbi frenimin e Kinës. Në se qeveria kineze nëpërmjet BRI-së synon që të bëhet protagoniste e globalizimit, atëhere qeveria amerikane dëshiron që progresivisht ta izolojë nga pjesa tjetër e botës.

Dara e qeverisë kineze mbi Hong Kong ka marrë dënimin e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare. Deri ku do të shtyhet Xi?
Ka pasur një përshpejtim, për këtë nuk ka aspak dyshim. Ama dimë se protestat në Hong Kong vazhdojnë prej më shumë se një viti dhe deri më tani Kina ka treguar përmbajtje. Dëshiron të rivendosë rendin publik, por pa tejkaluar një vijë të kuqe. Miratimi i ligjit mbi sigurinë kombëtare është një këmbanë alarmi, por nuk besoj se Kina mund t’i lejojë vetes një Tien An Men të ri.

Pse?
Ambicia kineze është të qeverisë globalizimin. Mjë ndërhyrje brutale në Hong Kong do të kishte pasoja tregtare shumë të ashpra. Kjo shpjegon faktin se pse Xi ndodhet në një situatë të vështirë. I duhet të rivendosë kredibilitetin e vendit të nesërmen e një pandemie që ka paraqitur një problem serioz imazhi, prej një mangësie të rëndë surveijimi dhe monitorimi shëndetësor, por që ta bëjë i duhet t’u japë fund protestave në Hong Kong duke hequr dorë nga përdorimi i forcës.

Në nëntor mund të mbyllet era Trump. Kush është favoriti në zgjedhjet presidenciale?
Në vigjilje të Covid-19, Trump ishte favorit për rizgjedhjen, falë ecurisë së mirë të ekonomisë. Tani kriza e ka revolucionarizuar skenarin elektoral. Sot ndeshja është shumë e hapur, por nuk duhet harruar së në Amerikë presidencialet janë një referendum midis dy personash. Kështu që duhet parë nëse demokratët kanë paraqitur një sfidant më të mirë se Presidenti.

Përgjigja juaj?
Unë besoj se Joe Biden ka një përvojë të madhe, por pas një pandemie si kjo që po kemi, ndoshta nuk është mirë që Partia Demokrate mund ta paraqesë për të sfiduar Donald Trump.

Atëhere kë?
Sikur demokratët të ktheheshin nga Andrew Cuomo, Guvernatori i New York që ka menaxhuar mirë emergjencën pandemi, atëhere do të kishin besueshmëri më të madhe përballë elektoratit. Ndryshimi i kandidatit në vigjilje të konventës është i vështirë, por teknikisht jo i pamundur.
(nga Formiche)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Durrësi përmbytet nga plehrat, ndërkohë që shqiptarët paguajnë 400 milionë euro për inceneratorët fals

Bashkisë tashmë do t’i duhen tashmë 3-4 mln euro në vit për të depozituar mbeturinat në inceneratorin e Sharrës, para që pret t’i marrë nga Ministria e Financave.

Prej tre ditësh, qytetarët e Durrësit po zgjohen nën pushtetin e plehrave. Siç duket dhe në foto, në të gjitha rrugët e qytetit bregdetar kazanët janë të mbushur dhe plehrat janë derdhur në rrugë.

Qyteti, që është zemra e turizmit në vend, kishte shpresa te vizitorët e vonuar, por pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit dhe izolimit nga koronavirusi, vetëm mbushja me plehra, që nuk i duhet.

Kjo situatë është krijuar teksa pas mbylljes së depozitimit të Porto Romanos, Bashkia Durrës nuk ka fonde për të dërguar mbetjet në Sharrë dhe për të paguar depozitimin e tyre. Mbyllja e depozitimit është bërë pa u siguruar fondi nga financat, çka ka bërë që bashkia të gjejë një zgjidhje të përkohshme, duke i dërguar mbetjet në Manëz, duke hasur në rezistencën e banorëve.

Burime zyrtare nga Bashkia Durrës thanë se “Bashkia e Durrësit është në bisedime me qeverinë shqiptare për të zgjidhur përfundimisht problemin se ku do të depozitohen mbeturinat e bashkisë së Durrësit. Po kështu bashkia e Durrësit i ka kërkuar Ministrisë së Financave një fond të posaçëm që do të bëjë të mundur depozitimin e mbetjeve në vendpozitimin më të afërt me Durrësin”.

Më parë, Bashkia i derdhte plehrat në venddepozitimin e Porto Romanos. Por, në dhjetor qeveria, i në një nga mbledhjet e jashtëzakonshme pas situatës së port-tërmetit qeveria miratoi vendimin për mbylljen e këtij depozitimi dhe për krijimin e ECO PARKUT në Durrës. Në fund të janarit, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve shpalli fituesin e tenderit 15 milionë euro për mbylljen e venddepozitimit të mbetjeve në Porto Romano.

Burime jo zyrtare thanë se ndërsa depozitimi në Porto Romano kishte një kosto minimale, vetëm për naftën, tashmë Bashkisë Durrës do t’i duhet 3-4 milionë euro në vit për të dërguar plehrat në inceneratorin e Sharrës dhe për të paguar tarifën e depozitimit. Këto para, bashkia pret që ti marrë nga Ministria e Financave. Nga kjo ministri nuk ka ende një reagim për momentin.

Bashkia Durrës, sipas burimeve të saj, gjeneron çdo ditë rreth 200 tonë mbetje, ose rreth 70 mijë ton në vit. Sipas kontratës, që qeveria ka me koncesionarin e plehrave në Sharrë, kosto e depozitimit të mbetjeve është 29.05 euro/ton për të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit. Pra çdo vit, Bashkisë Durrës do t’i duhen të paktën 2 milionë euro në vit vetëm për pagesën e koncesionarit.

400 milionë euro investime për inceneratorët

Vitet e fundit qeveria është angazhuar në një sërë projektesh koncesionare për ndërtimin e inceneratorëve në vend, përmes formës së partneritetit publik-privat.

Koncesioni i trajtimit të mbetjeve Elbasan (Albtek Energy), me kosto totale prej 5.3 miliardë lekësh është tashmë funksional. Kapaciteti përpunues do të jetë rreth 120-140 ton/ditë, sipas deklarime zyrtare në kontratë.

Inceneratori i Trajtimi i mbetjeve Fier (“Integrated Technology Waste treatment Fier”) ka një kosto totale prej 3.97 miliardë lekë. Kapaciteti përpunues do të jetë rreth 180-200 ton/ditë. Ai është në ndërtim e sipër, pas disa vonesave nga protestat e banorëve në zonën e Vërrisë.

Më i madhi është inceneratori i Tiranës (ku duhet të depozitohen dhe mbetet e Durrësit). Ai ka një kosto totale prej rreth 39 miliardë lekë (320 mln euro), sipas tabelave zyrtare të koncesioneve dhe kapacitet përpunues do të jetë rreth 550-800 ton/ditë. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport të mëparshëm ka konstatuar se kosto e inceneratorit mund të rritet edhe me 104 milionë euro, nga indeksimi i inflacionit dhe mosllogartitjes së saktë të volumit të plehrave që përpunohen në ditë. https://www.monitor.al/djegia-e-plehrave-apo-parave-kostot-e-inceneratorit-tirane-rriten-edhe-me-102-mln-euro/

Tashmë vetëm nga shtimi i plehrave nga Durrësi, koncesionari do të marrë të paktën edhe 2 mln euro në vit shtesë.

Në fund të vitit 2016, kompania “Integrated Energy B.V.” sh.p.k. fitoi koncesionin e ndërtimit të Landfillit, Inceneratorit dhe rehabilitimi i vend-depozitimeve ekzistuese Tiranë. Projekti koncesionar/PPP i paraqitur ka parashikuar kryerjen e pagesave për ofrimin e shërbimit në shumën 7.4 milionë euro në vit pa TVSH, nëpërmjet garantimit të një minimumi ditor prej 700 tonë/mbetje në ditë me tarifë prej 29.05 euro/ton, që për të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit parashikohen në shumën 222.7 milionë euro pa TVSH.

Në janar të këtij viti, edhe bizneseve dhe familjeve të Tiranës iu rrit tarifa e pastrimit me 15-64%, ku një nga argumentet ishte dhe hyrja në fuqi e kontratës së re të inceneratorit. https://www.monitor.al/bizneseve-te-tiranes-u-rriten-me-15-64-tarifat-e-pastrimit-u-ndikuan-dhe-nga-koncesioni-i-inceneratorit-te-plehrave/

Super kapacitetetet e inceneratorëve

Të tre këto inceneratorë kanë të parashikuar një investim prej rreth 48 miliardë lekë, ose rreth 400 milionë euro, që do të paguhen nga buxheti të shtrira deri në 30 vite. Ndërtimi u bë me shpejtësi, ndërsa Shqipëria ende nuk ka bërë ndarjen në burim të mbetjeve.

Kapaciteti i tyre vlerësohet i lartë. Nëse të tre inceneratorët do të viheshin në punë, kapaciteti total mesatar i përpunimit në rreth 1000 ton në ditë, ose rreth 130 kg për frymë në vit. Nëse krahasohet me të dhënat e Eurostat për shtetet e BE-së, rezulton se vetëm vendet e zhvilluara kanë një kapacitet më të lartë. Gjermania e ka kapacitetin për frymë të përpunimit të mbetjeve përmes inceneratorëve 474 kg/frymë në vit; Franca 205 kg/frymë në vit dhe Austria me 380 kg/frymë/vit. Të tre këto shtete kanë një nivel gjenerimi të paktën dyfish të plehrave për frymë, në krahasim me Shqipërinë.

Por, nëse krahasohemi me shtet fqinjë rezulton se Shqipëria nëse i ndërton të gjithë inceneratorët që ka në plan, do të ketë një kapacitet tepër të lartë. Në Itali, sipas të dhënave të Eurostat, sasia e plehrave që përpunohet përmes procesit të incenerimit është vetëm 35 kg për frymë, pra katër herë më e ulët se në Shqipëri. Në Greqi është 12 kg për frymë. Serbia e ka akoma edhe më të ulët, në 6.3 kg për frymë.

Sipas Eurostat, në përgjithësi në BE në vitin 2016, 30% e mbetjeve u riciklua, 27% u dogjën, 25% u iceneruan dhe 17% u kompostuan. Në Shqipëri, kapaciteti i inceneratorëve, nëse do të ishin funksionalë, do të ishte sa 35% e totalit të mbetjeve, pra më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian.

“Monitor”

Katastrofa mjedisore 11.5 milionë euro e Durrësit

Partia Demokratike ka ngritur zërin sot me forcë ndaj ndotjes së rëndë që po i shkaktohet Manzës dhe Durrësit dhe ka akuzuar bashkëpunimin kriminal të kryeministrit Edi Rama me ish-kryebashkiakun Vangjush Dako për përfitime prej qindra miliona eurosh, si shkaktarë të kësaj katastrofe mjedisore.

Ferdinand Xhaferraj, kryetari i PD-së në Durrës, dha një deklarët sot në të cilën denoncoi aferën korruptive që pushtetarët po zhvillojnë në kurriz të banorëve të zonës.

“Degradimi i Durrësit ka filluar që në vitin 2007 kur në krye të bashkisë u vu Vangjush Dako e së bashku me të, Mafia dhe krimi, – deklaroi Xhaferraj. – Ka 13 vjet që jemi dëshmitarë të rrënimit të vazhdueshëm të qytetit. Nga të gjithë dështimet e bashkisë, të cilat i kemi parë e i kemi shprehur, pastrimi i qytetit është dështimi më i madh.

Ky dështim vjen nga arroganca, paaftësia dhe korrupsioni. Por ky dështim ka një kosto shumë të lartë për mjedisin e si rrjedhojë për shëndetin e të gjithë qytetarëve të Durrësit.

Në 2018, si pasojë e djegies në qiell të hapur të mbeturinave në Porto Romano, u shpall emergjenca mjedisore. Është bërë një tender korruptiv prej 11,5 milionë euro për ta kthyer fushën ku digjeshin mbetjet në Porto Romano në Eco Park.

Ndërsa janë lëvruar paratë e korrupsionit, nuk ka para për të hequr mbetjet e shpërndara në të gjithë qytetin në fillim të sezonit turistik. Në vend të zgjidhjes së problemit, bashkia vetëm sa kërkoi ta spostonte atë duke çuar mbetjet në Manzë.

Prandaj këtë fundjavë qytetarët e Manzës protestuan pa pushim kundër helmimit të fëmijëve të tyre. Të zëvendësosh një katastrofë mjedisore me një tjetër është dështim i paprecedentë.

Teksa Dako dhe Rama mendojnë si të përfitojnë edhe më shumë nga tenderi i Eco-Parkut, qytetarët e Durrësit dhe të Manzës vazhdojnë e frymojnë mes mbetjeve.”

Skandal/ Arrestohet shefi i Komisariatit për përdhunim

Kryeministri Edi Rama, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ardi Veliu, Ministri i Brendshem, Sander Lleshaj, ne ceremonine e inagurimit te godines se re te forcave RENEA, ne Yzberisht, me rastin e 107-vjetorit te krijimit te Policise se Shtetit./r/n/r/nPM Edi Rama, General Director of State Police, Ardi Veliu, Minister of Interior, Sander Lleshaj, at the inauguration ceremony of the new RENEA force building in Yzberisht, on the occasion of the 107th anniversary of the creation of the State Police.

Shefi i komisariatit të Fushë Arrëzit, është arrestuar mbrëmjen e sotme nga SHÇBA-ja. Ai akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në vitin 2015, por është denoncuar së fundmi nga vajza në prani të një psikologu.

Sipas policisë, ka dyshimet të forta se në prill të vitit 2015, vajza është ngacmuar seksualisht nga një punonjës policie në Komisariatin e Shkodrës, gjatë kohës që shefi i tanishëm i Komisariatit të Fushë Arrëzit punonte si Specialist i Hetimit në policinë e Shkodrës.

Vajza kishte shkuar asokohe për të denoncuar përdhunimin që i kishin bërë disa persona në vitin 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës në Shkodër.

Njoftimi

Sonte ne mbremje, Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ndaluar shefin e Stacionit Policor Fushe Arrez, i dyshuar per marredhenie seksuale me dhune.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ne vitin 2015, por eshte kallezuar se fundmi nga vajza, ne prani te nje psikologu.

Bazuar ne provat e mbledhura, ka dyshime te forta se ne muajin prill 2015, ajo eshte ngacmuar seksualisht nga nje punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyre Specialist i Hetimit te Krimeve ne DVP Shkoder. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.

SHÇBA ndaloi I.D., me detyre aktuale Shef i Postës se Policisë ne Fushë Arrëz, ne DVP Shkoder, i dyshuar për veprën penale “Marredhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të metejshme.

Nderkohe autoritetet shteterore dhe organizata jo fitimprurese kane marre ne mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u perkujdesur, ne nje Qender Sociale.

Duke perfituar nga ky komunikim publik, SHÇBA i ben thirrje çdokujt qe eshte dhunuar apo ndihet nen presion, te denoncojne menjehere prane Policise se Shtetit apo Prokurorise, si dhe prane SHÇBA nese evidentojne shkelje te punonjesve te Policise, ne numrin 0800 90 90, duke garantuar anonimat dhe reagim te shpejte.

Pse ka kaq shumë pushtet policia në SHBA?

Në dhjetëvjeçarët e kaluar policia në SHBA e ka zgjeruar pushtetin e saj. Ajo zotëron një buxhet të madh, kontrollohet shumë pak, në një kohë që edhe ligjet u garantojnë nëpunësve të policisë një masë të madhe imuniteti.

Propozimi i fundit buxhetor për qytetin Los Angeles shkaktoi një valë zemërimi në mediat sociale. Kryetari i bashkisë, Eric Garcetti donte ta pajiste policinë me më shumë fonde dhe t’i jepte 1,8 miliardë dollarë nga buxheti i përgjithshëm prej 5,4 miliardë dollarësh amerikanë – shuma më e madhe e dhënë krahasuar me të gjithë sektorët e tjerë. Për krahasim: Sektori i banimit dhe investimet për komunitetin marrin më pak se 82 milionë dollarë.

Ende buxheti nuk është miratuar, dhe Garcetti ka premtuar, se do të ofrojë një pjesë të fondeve të parapara për policinë për komunitetet afroamerikane dhe etni të tjera, por shpenzimet për policinë mbeten megjithatë të jashtëzakonshme. E kjo është një praktikë e zakonshme kudo, jo vetem në Los Angeles.

Mirëpajimi me fonde i policisë është pasojë e aktiviteteve të lobit, që në vitet 90-të arriti kulmin, thotë Stuart Schrader, sociolog në Universitetin Johns Hopkins. „Shoqata Ndërkombëtare e krerëve të policisë jo vetëm që u përpoq të formësojë ligjvënien për luftimin e kriminalitetit, po ajo u përpoq t’u vinte si detyrim politikanëve llogaridhënien tek policia dhe jo e kundërta.”, shkruan Schrader në një studim të publikuar vitin e publikuar për policinë amerikane.

Parë nga ulja e kriminalitetit, sipas Schrader, puna e policisë në shumë rajone mund të reduktohej. Por policia „mbron resurset e saj, në vend që të çlirojë kapacitetet.” „Policia nuk është më e gatshme të lëshojë fitimet e saj, dhe vendos interesat e saj vetjake para misionit të saj të vërtetë, luftimin e kriminalitetit.”

Thirrje për heqjen e policisë
Në SHBA ka një lëvizje, që kërkon shkurtimin e mjeteve të policisë e si pasojë heqjen e plotë të saj. Diskutimi ka fituar këto ditë një dinamikë të re. Ralikh Hayes, bashkëthemelues i organizatës “Organizing Black”, një grup aktivist në Baltimore në shtetin lindor Maryland, kërkon që fondet që jepen për rajonet e policisë të përdoren diku tjetër. Për Deutsche Wellen ai thotë, se qytetet duhet “të financojnë procese kreative, të eksperimentojnë me ide të tjera dhe të mendojnë se si të arrihet siguria. Ata duhet të investojnë në gjëra që që njerëzit kanë nevojë. Sepse ne e dimë, që kriminaliteti shkaktohet normalisht, nga ajo që njerëzit nuk zotërojnë resurset, për të cilat kanë nevojë.”

Policia përpiqet të ruajë gjendjen e status-quosë me një strategji tjetër. Ajo lejon qasje për provat dhe të dhënat vetëm brenda për brenda. Mbledhja e të dhënave, për të hulumtuar mbi incidentet mes policisë dhe civilëve është e vështirë, thotë Alyasah Sewell, sociologe në Universitetin Emory në Atlanta, Georgia, për Deutsche Wellen. Sewell shton, se në statistikat e autoriteteve të sigurisë shpesh mungojnë informacione të rëndësishme si gjinia apo ngjyra. Edhe tek raportet e policisë, ne “bazohemi tek ajo që policia na rrëfen, se çfarë ka ndodhur.”

Racizëm që nga koha e skllavërisë
Kur sërish ndodh që një polic i bardhë ka vrarë një person me ngjyrë, ky polic emërtohet nga kolegët, politikanët dhe opinioni shpesh si “bad apple”, molla e prishur, që do të thotë, se ky nëpunës policie do parë si rast i veçuar. Edhe këshilltari kombëtar për sigurinë, Robert O’Brien e përdori këtë në një intervistë me televizionin, CNN kur foli për vdekjen e dhunshme të afroamerikanit George Floyd. ”Nuk besoj, se ka racizëm institucional”, tha O’Brien. “Mendoj, se 99,9% e policëve janë amerikanë të jashtëzakonshëm, por ka natyrisht edhe ‘mollë të prishura’.”

Sociologja Alyasah Sewell nuk e sheh të mjaftueshme përqëndrimin tek policë të veçantë. “Një polic i keq është si një farë e keqe”, thotë ajo. “Ai krijon rrjete që e mbështesin. Duhet të presësh gjysmën e mollës që të mbërrish tek fara. E nëse kjo farë është e prishur ajo e infekton edhe pjesën tjetër të mollës.”

Studiuesja e racizmit strukturor thekson se tek autoritetet e policisë sot vazhdon e njëjta histori. “Duhet të kthehesh pas deri tek koha e skllavërisë. Patrullat e dikurshme kundër skllevërve janë paraardhësit e policisë së sotme. Nëpunësit i kategorizojnë njerëzit me ngjyrë ende si kriminelë për shkak të pamjes së tyre. E nëse dikë ti e konsideron kriminel, atëherë i jep të drejtën vetes ta largosh atë nga shoqëria.”

Dhuna policore në SHBA jo vetëm tolerohet, vetë presidenti amerikan në mënyrë jo të drejtpërdrejtë e nxit atë. Në fillim të javës, Trump akuzoi guvernatorët, se reagimi i tyre ndaj protestave të vazhdueshme është i dobët. “Nëse nuk dominon, kjo është kohë e humbur”, sipas Trump. “Atëherë dukesh si një turmë idiotësh. Duhet të dominosh.”

Ja pse foshnjat qajnë kur uleni por ndalojnë kur ngriheni

Ja pse foshnjat qajnë kur uleni por ndalojnë kur ngriheni

Cila është gjëja e parë që bëni kur foshnja juaj fillon të qajë në mënyrë të pakontrolueshme? Ju e kapni dhe ngriheni. Ky reagim është instinktiv.

Ne e dimë që të ngrihesh në këmbë është një mënyrë pa mend për të pushuar dhe qetësuar një fëmijë. Është në praktikë nga shekuj dhe kurrë nuk ka dështuar, transmeton Gazeta Shneta.

Dhimbje shpine dhe legenit gjatë dhe pas shtatëzanisë suaj, këto janë hapat për lehtësim të gjendjes

Sipas një studimi të botuar në revistën Biology, kur nënat u ngritën në këmbë foshnjat e tyre ndaluan menjëherë edhe rrahjet e tyre të zemrës u ulën në krahasim me kur janë në prekër të nënës së tyre.

Studimi zbuloi se foshnjat ishin më të qeta kur ato mbaheshin nga nënat e tyre. Studiuesit arritën në përfundimin se sjellja e fëmijës është një mekanizëm i integruar për mbijetesën e tyre.

Bartja shkakton përgjigje fiziologjike që ndihmojnë në zbutjen e tyre. Pra. Nëse foshnja juaj fillon të qajë është mirë t’i mbani ato për një kohë në krah.

Kjo gjithashtu do të ndihmojë për të identifikuar arsyen prapa klithmave të tyre, sikur të jenë të frikësuar ose të uritur.

Basha nga Elbasani: Ramavirusi po shkatërron ekonominë dhe varfëron shqiptarët

Në Elbasan si kudo në Shqipëri, RAMAVIRUSI po e shkatërron ekonominë, ka varfëruar qytetarët dhe po falimenton biznesin e vogël.

Sipërmarrësit e vegjël në Elbasan vuajnë mungesën e ndihmës, si gjatë dhe pas pandemisë. Faturat e larta të energjisë dhe të ujit, tatimet dhe taksat lokale po i detyrojnë bizneset e vogla të ulin qepenat dhe të shtojnë radhët e të papunëve.

Vëmendja jonë është dhe do të mbetet tek ekonomia. Sepse për ne është jetike garantimi i një jete normale për të gjithë shqiptarët. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet me shqiptarët e për shqiptarët në mënyrë që me planin tonë të ndërtuar bashkë me shqiptarët t’i japim zgjidhje krizës së rëndë ekonomike të krijojmë mundësi për punë e mirëqënie e t’ua kthejmë Shqipërinë, shqiptarëve.