28.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Mineapolis, thirrje për shpërndarjen e departamentit të policisë

Departamenti i policisë në Mineapolis së shpejti mund të pësojë një ndryshim rrënjësor pas vdekjes dy javë më parë të afrikano-amerikanit George Floyd, ndërsa ishte i arrestuar nga katër oficerë të qytetit.

Nëntë nga 12 anëtarët e këshillit bashkiak të qytetit njoftuan në një tubim se ata mbështesin shpërndarjen e departamentit të policisë dhe zëvendësimin e tij me atë që përshkruhet si një sistem i sigurisë publike me bazë komunitare.

Hollësitë se si saktësisht do të funksionojë ky sistem i ri janë të paqarta.

Këshilli prej 12 anëtarësh duhet të miratojë planin dhe, sipas rregullave të këshillit, vendimi do të ishte përfundimtar dhe nuk do të rrëzohej dot me anë të vetos.

Një grup demonstruesish u mblodhën të shtunën jashtë shtëpisë së kryebashkiakut të Mineapolisit Jacob Frey për të kërkuar që departamenti i policisë të shpërbëhet, duke e akuzuar atë për racizëm dhe për trajtim të ashpër të personave të dyshuar afrikano-amerikanë.

“Nuk duhet të kishin ndodhur aq shumë vdekje që ne të arrinim këtu,” tha Candace Montgomery, drejtoreshë e Black Vision që organizoi tubimin jashtë shtëpisë së kryetarit. “Ne jemi më të sigurt pa patrullime të armatosura, që nuk i japin llogari askujt, të mbështetura nga shteti që gjuan afrikano-amerikanët,” tha ajo.

Zoti Frey tha përpara turmës se ai nuk e mbështet eliminimin e departamentit të policisë në formën që ka tani.

“U thashë atyre të vërtetën se ku qëndroj. Do të punoj pa u ndalur për reforma të thella strukturore për të ndryshuar patrullimin policor, për të rishikuar sistemin tonë dhe për të zgjidhur drejtpërdrejt racizmin në sistem. Por, unë nuk e mbështes eliminimin e departamentit,” tha zoti Frey.

Shumë prej demonstruesve që kanë protestuar në të gjithë vendin kanë kërkuar që departamenteve të mëdha të policisë së qyteteve t’u shkurtohen fondet. Përkrahësit thonë se kjo nuk nënkupton të heqësh dorë nga zbatimi i ligjit, por se shumica e parave që përdoren për departamentet e policisë mund të riinvestohen në shërbime sociale, duke argumentuar se krijimi i një jete më të mirë për qytetarët do të thotë më pak nevojë për policë.

Kundërshtarët e kësaj ideje thonë se ata duan që njerëzit të pyesin veten se çfarë ndodh kur dikush telefonon numrin e emergjencës 911 për të raportuar një rast përdhunimi apo një vrasje ose grabitje e armatosur dhe nuk ka policë të gatshëm.

Joe Biden, i cili pritet të marrë emërimin e Partisë Demokrate si kandidat për president, do të jetë në Houston të hënën për t’u takuar me familjen e George Floydit para një ceremonie funebre.

Një ndihmës i zotit Biden tha se në ceremoni do të luhet një video mesazh i zotit Biden, por ai vetë nuk do të marrë pjesë.

Floyd lindi pranë qytetit Fayetteville të Karolinës së Veriut, por u rrit në Houston, ku do të varroset të martën.

Zoti Biden mori një mbështetje me rëndësi të dielën, kur ish Sekretari i Shtetit Colin Powell tha se ai do të votonte për të në zgjedhjet e nëntorit.

“Unë nuk mund të mbështes në asnjë mënyrë Presidentin Trump këtë vit,” tha zoti Powell për CNN të dielën.

Ai shtoi se është “shumë afër Joe Biden-it për një çështje sociale dhe për një çështje politike. Unë mendoj se me sa po shohim tani, kjo lëvizje proteste , më e madhja që kam parë ndonjëherë në jetën time, tregon se vendi po bëhet më i mençur dhe ne nuk do të pajtohemi më me këtë,” tha zoti Powell.

Presidenti Trump u kundërpërgjigj, duke e quajtur ish sekretarin e shtetit Powell “njeri të mërzitshëm” dhe “që nuk e meriton famën që i kanë dhënë”.

Powell është një tjetër zë i rëndësishëm nga ushtria amerikane kritik për mënyrën se si administrata Trump ka bërë thirrje për përdorimin e forcës për të trajtuar protestat e dhunshme kundër trajtimit të ashpër policor të afrikano-amerikanëve.

Garda Kombëtare do të fillojë të tërhiqet nga Los Angeles, San Francisco, Sacramento dhe qytete të tjera të Kalifornisë ndërsa dhuna e protestuesve është zbutur.

Marshimet e së dielës në Kaliforni ishin paqësore, por kryetari i bashkisë së Los Angeles-it Eric Garcetti thotë se një “numër i vogël njësish” do të dislokohen aty pranë për të paktën dy ditë të tjera në rast emergjence.

Një grup kryesisht afrikano-amerikanë që e quajnë veten The Compton Cowboys mbajtën një protestë paqësore mbi kalë në disa periferi jugore të Los Angelesit të dielën, ndërsa një grup tifozësh të makinave klasike zhvilluan njpë marshim në lagjet lindore.

Situata në qytetin Oakland ishte pak më e tensionuar kur demonstruesit u përpoqën të mbyllnin një autostradë ndërshtetërore, por u tërhoqën pas një konfrontimi të shkurtër me policinë.

Disa qindra familje, shumë prej tyre me karroca me fëmijë marshuan paqësisht pranë një liqeni në Oakland. Një marshim i ngjashëm u mbajt në San Francisko dhe mijëra u mblodhën në mënyrë paqësore përgjatë bregut të këtij qyteti.

Në Uashington, senatori republikan, Mitt Romney marshoi me protestuesit, rasti i parë i njohur që një ligjvënës republikan u bashkohet demonstratave.

Të sëmurët me kancer mbeten pa radioterapi nga mafiozët Joti e Veipi, reagon Berisha

Denoncimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha në profilin e tij në Facebook

Breaking News!

Të sëmurët me kancer mbeten pa radioterapi!

Mafiozët Joti dhe Veipi likuidojnë substanca radioaktive që nuk kanë ardhur në Shqipëri! Paratë e tyre vidhen me tendera sekrete!

Të semurët me kancer mbeten pa radioterapi. Katër punonjës që nuk pranojnë presionin që të firmosin krimin, japin dorëheqje ose shkarkohen nga detyra nga mafiozët Joti dhe Veipi, të cilët kanë mbështetjen e Ndrikull Hajnisë, e cila duket se shpërblehet për mbështetjen.”

“Doktor Berisha, kam një lajm urgjent.

Rezart Veipi, Dr i IT dhe Inxhinjerisë Klinike në dhjetor përzuri shefin e sektorit të Inxhinjerisë Klinike, Ardit Caushi.

Arditi nuk firmoste kontratat sekrete me Fedosin për materialet radioaktive. Sektori në fjalë ishte pa shef dhe likuidimet e materialeve radioaktive i firmoste Rezart Veipi sikur kishin ardhur; në të vërtetë kontratat sekrete nuk kanë sjellë asgjë.

Shefja e Radiologjise dhe vartësit nuk pranuan kurrë të firmosin. Në vazhdimësi nga janari, në prill, i firmosi likuidimet Rezart Veipi. Pas denoncimit nga qytetari dixhital, Rezart Veipi dhe Enkelejd Joti ushtruan dhunë verbale tek vartësit për të firmosur. Shefja e Radiologjisë, Drilona Kishta, nuk pranoi dhe ka paraqitur dorëheqjen para disa ditësh. Si përfundim e hoqi dhe atë.

Dhuna verbale vazhdoi dhe me shefen e Teknologjisë së Informacionit për të firmosur tenderë sekretë fiktivë. Enkelejd Joti , Rezart Veipi e hoqën nga puna dhe Belina Hoxhën, që nuk firmoste, shefe e Teknologjisë së Informacionit.

Ndërkohë në të tillë situatë, edhe Majlinda Shehu, drejtoreshë juridike, largohet vet nga ky llum. Ministria është informuar disa herë, por duket se ndan me ta paratë e vjedhura.

Materialet radioaktive nuk kanë ardhur as në muajin maj. Rezart Veipi dhe Enkelejd Joti kanë likuiduar kontratën sekrete me Fedosin. Kanë paguar pa marrë asgjë.

Këto materiale nuk do të vijnë as në qershor, pasi nga vendi i origjinës në EU nuk transportohen lëndë radioaktive me avion pasagjerësh.

Tjetër fakt është që në korrik, vendet e EU do të hapen me vende jashtë EU. Kështu që as këtë muaj nuk do të sjellë njeri, kobalt radioaktiv.

Fakt është që prej datës 14 maj, doktorët i kanë thënë pacientëve që mungojnë reagentët.

Shërbime të radiologjisë, jetësore, si shito grafi (skaneri i kockave) ose radioterapi nuk bëhen më në QSUT.

Me pak fjalë, njerëzit po vdesin ga kanceri, Enkelejd Joti është në dijeni, Rezart Veipi firmos likuidimet dhe reagent radioaktiv nuk ka.

Ps: Kjo vjedhje e mafiozëve Joti-Vebiu-Ndrikull Hajnia është denoncuar nga qytetari dixhital dhe unë kam postuar një status në Fb me dt 4 maj 2020, 6:06. 

Për ata që janë të interesuar, këtu më poshtë keni statusin e asaj date!

Tronditëse: Bëjnë tenderin, ndajne paratë dhe nuk sjellin mallin, por bëjnë likujdimin sikur ka ardhur. Keli dhe ndrikull Hajnia Maska thyejnë çdo rekord!

Përshëndetje Doktor.

Uroj të jeni mirë familjarisht. Po ju percjell një informacion nga mjeku dixhital në lidhje me lëndët radioaktive dhe hyrjet fiktive në magazinë në QSUT.

Mirmbrema Doktor.

Uroj te jeni mire me shendet! Ju shkruaj ne lidhje me dy kontrata te QSUT, perkatesisht Medison shpk dhe Fedos shpk. Sipas mediave kjo e dyta eshte ne prill dhe e perfshire si kontrate sekrete.

E verteta eshte se te dy kontratat jane lidhur ne janar te ketij viti. Te dy kontratat bejne fjale per lende kimike radioaktive.

Disa pajisje perdorin lende radioaktive si reagent dhe keto pajisje jane te mjekesise berthamore, si shitografi (per skeleton), radio terapi (reset) e onkologjise, etj etj.

Skandali eshte se keto dy kompani realisht, ligjerisht dhe fizikisht asgje. Nuk ka asnje hyrje ne magazine.

Pajisjet jane likujduar sistematikisht nga drejtori i IT ne QSUT Rezart Veipi. Personat pergjegjes refuzojne tja firmosin likuidimin dhe raportet e punes per keto dy kompani.

Rezart Veipi u be muaji i 4 qe i ben dhe i firmos likuidimet vete pasi kompanite nuk kane sjelle asgje. Ju lutem anonim!

Kosova hap plotësisht kufirin me Shqipërinë, hiqet testi anti-Covid dhe karantina

Qeveria e Kosovës hap kufirin me Shqipërinë. Nga sot çdo shqiptar që do të shkojë në Kosovë nuk ka nevojë që të paraqesë dokumentin për bërjen testit të COVID-19 brenda 4 ditëve të fundit apo të karantinohet për 7 ditë. Ndërkohë do të ketë kontrolle nga ekipet mjekësore në pikat kufitare.

“Me hapjen e kufijve, IKSHPK rekomandon kontrollin e detajuar për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Kosovë, duke marrë shënime të sakta të vend qëndrimit të tyre, numrin e telefonit, dhe përcjelljen e gjendjes së tyre klinike nga QKMF. Kontrolli i detajuar kryhet sipas udhëzuesve të OBSH-së, që konsiston në matjen e temperaturës, shenjat dhe simptomat klinike si dhe kontaktet eventuale të dy javëve të fundit me persona pozitiv ose të dyshimtë për COVID-19”, tha ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Më datën 1 qershor Kosova hapi kufirin me Shqipërinë, por me dy kushte, testin e COVID- it dhe vetë izolimin prej 7 ditësh. Për këto vendime reaguan edhe qytetarët të cilët u shprehën se kjo është e padrejtë. Ndërkohë qeveria e Kosovës kishte vendosur edhe taksën prej 22 euro për kamionët që futeshin në këtë shtet.

U dha shifër lëmoshe shqiptarëve që i mbylli për pandeminë, Spahia: E keqja duhet të shporret sa më parë!

Nga Bardh SPAHIA

E KEQJA QE DUHET TA SHPORRIM SA ME PARE!

U dha shifër lëmoshe dhe jo të gjithë, shqiptarëve që i mbylli për pandeminë; e deklaroi se nuk ka ndërmend që t’u japë një paketë të tretë ndihme, sic bënë vendet e tjera e tani del se nuk u paguan as rrogat arsimtarëve, edhe pse data 8 Qershor!!!! Fakt është se ndërsa miraton fondet për koncesione miliona euroshe për pak njerëz pranë tij, Edi Rama as nuk e konsideron t’u japë një mbështetje jo maksimale, por të paktën dinjitoze për qytetarët e vet, edhe pse ditë pas dite shohim biznese të mbyllen, sepse e kanë të pamundur mbijetesën, duke shtuar kështu si rradhët e të papunëve, por edhe numrin e atyre që kërkojnë mënyrë për të ikur sa më parë nga ky vend.

Policinë e ka instrument dhune ndaj qytetarëve, fiks si në një shtet diktatorial, dhe gjestet flagrante për të cilat dorëheqjet do ishin imediate në cdo vend demokratik, i kalon me ndjesë verbale. Kjo sepse prej 7 vitesh tashmë ligjet dhe prokuroria në këtë vend kanë funksionuar vetëm për qytetarët e zakonshëm dhe për ata që i kanë prishur rehatinë diktatorucit të Shqipërisë.

A ju kujtohet se si u mbyll thirrja antiligjore drejtuar policëve, që të bënin fushatë për PS? A nuk ishte “drejtësia e re”, që e quajti të mjaftueshme, “ndjesën në Facebook” të kryeministrit? Për pasojë, shërbëtorët e këtij modeli, si drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, do bëjë të njëjtën gjë. Po i fshihet përgjegjësisë, edhe pse lincoi një zonjë publikisht, edhe pse gënjeu publikisht parlamentin! “Ndjesa” si mënyrë për të mos iu nënshtruar ligjit, kur e shkel atë!!!!

Ky është modeli skandaloz i regjimit që është instaluar prej 7 vitesh në vend! Kjo është e keqja që i ka kapur për fyti shqiptarët, duke i penguar të ecin përpara e të ndërtojnë të ardhmen që meritojnë, me punë e në këtë vend. Të majtë, të djathtë e qytetarë pa preferenca politike e ndjejnë njëlloj këtë, e po bashkohen në bindjen se ky model duhet të rrëzohet sa më parë!

Atentati në Elbasan/ Çapja u qëllua me snajper me numra të fshirë…

Janë zbardhur të tjera detaje rreth plagosjes me armë të Ardian Çapjas sot në Elbasan. Sipas raportimeve të ‘BW’, Çapja është qëlluar teksa dilte nga banesa e tij nga persona ende të paidentifikuar, me snajper me numra të fshirë.

Mësohet se kjo armë është gjetur në makinën e braktisur, të cilës i ishte vënë zjarri, në një zonë të pyllëzuar në Fushë-Mbret, pikërisht në bagazhin e saj. Madje si pasojë e pranisë së plumbave në mes të zjarrit, ata shpërthyen, duke plagosur dhe një punonjës të zjarrfikëses në këmbë.

Aktualisht Çapja ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e plumbit në këmbë. Thuhet se gjendja e tij paraqitet e rëndë.

UEFA zgjedh qytetin ku do të luhen ndeshjet e Championsit

Pas tërheqjes së Stambollit nga zhvillimi i finales së Ligës së Kampionëve, UEFA duket se ka vendosur që të transferojë ndeshjet e mbetura të fazës finale të këtij kompeticioni në kryeqytetin portugez Lisbonë.

Lajmi është dhënë nga media të ndryshme europiane, sipas të cilave Lisbona është gjykuar si më e përshtatshme se Frankfurti dhe Moska për të pritur ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampionëve.

Vendimi është marrë tashmë nga drejtuesit e lartë të qeverisë europiane të futbollit, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet pikërisht në mbledhjen e Komitetik Ekzekutiv, e planifikuar për më 17 qershor.

Plani i UEFA-s është që në gusht të startohet me 4 ndeshjet e pazhvilluara të fazës së 1/8-ave, ndërsa më pas 8 skuadrat që do të kalojnë në çerekfinale do të luajnë të gjithë ndeshjet e mbetura në Lisbonë, për të shmangur sistemin vajtje-ardhje.

Mësuesit ende pa paga, reagon Albana Vokshi: Paguaji mësuesit Besa!

Sot është data 8 qershor.
Mijëra mësues nuk kanë marrë ende pagat.

Paguaji mesuesit Besa!

Ata ushqejnë fëmijët, familjet me këtë pagë që në shumë raste s’mjafton as për të paguar faturat dyfishuara të energjisë elektrike, ujit etj.

Ti edhe sivëllezërit e simotrat tuaja në qeveri nuk mund ta kuptoni dot realitetin e tyre.

Ju jeni fatkeqesia e tyre!

#PaguajMësuesit

Takimi me biznesin në Elbasan/ Basha bashkëbisedon me specialisten e “bugaçes”

Kreu i opozitës, Lulzim Basha po zhvillon takime me biznesin në Elbasan. Basha i ka kushtuar vëmendje të veçantë, një gatimi special në Elbasan dhe një mjeshtreje të atij gatimi, zonjës Moza Haxhihasani. Fjala është për bugaçen. Basha ka rrëfyer me hollësi si përgatitet ajo dhe kur ai e ka njohur dhe e pëlqyer në veçanti atë ushqim mëngjesi.

Basha: Moza Haxhihasani, “bugaçja” më e mirë e Elbasanit. Sa herë kanë ardhur e ma kanë sjellë prej këtu bugaçen, sot kam ardhur ta blej vet bugaçen. Është specialitet i Elbasanit dhe “kruasant” i Shqipërisë. Apo jo?! A mund ta quajmë “kuasant”, se ka të njëjtës përbërës si “kruasanti”.

Zonja: Po, patjetër!

Basha: Në veçanti gjalpi që i shtihet me shumicë, apo jo Moza?!

Moza: Po, aty e kemi të gjithë të keqen ne, tek yndyra!

Basha qesh: Të keqen e kemi diku tjetër më duket, më të keqe se yndyrën kemi një gjë tjetër, atë që na rrit taksat dhe s’po e lë biznesin të marrë frymë. Por ai është muhabet tjetër. Kjo është pra, bugaçaja e famshme e Elbasanit, që është specialistet i këtij qyteti, tipik, shumë i lashtë, gatuhet në orët e para të mëngjesit dhe është mëngjesi tipik i elbasanllinjve. Vitet që punoja në Kosovë, kur nuk ishte akoma Rruga e Kombit, sigurisht, një nga rrugët më të mira për të ardhur në Tiranë ishte përmes Shkupit dhe natyrisht që mëngjesi na gjente në Elbasanit, ku në çdo byrektore kishim një zgjedhje midis byrekut dhe bugaçes. Apo jo? Meqë unë s’e njihja çfarë ishte, porositja gjithmonë byrekun.

Zonja: E mësove!

Basha: E mësova, e mësova gjatë kohë që isha kandidat për deputet i Elbasanit dhe ia rekomandoj çdokujt që vjen në Elbasan, në veçanti atyre që vijnë në orët e para të ditës se mbas orës 12 nuk ka më bugaçe. Ta provojnë njëhërë simitet bugaçen e Elbasanit,, që po e përgatit një nga mjeshtret që e ka traditë denbabaden, Moza Haxhihasani.

Basha: Me çfarë gjalpi e ke bërë?

Zonja: Lene gjalpin… Zakonisht më përpara i thoshin “me t’lyn Polisi”, po e kam pasur dhe nuk bëj përzierje. Se ato nuk i kanë mësuar hilet akoma. Unë po i mbush për të gjithë dhe t’ua shërbejmë. Të nxjerrim pjatat dhe t’i vëmë që të hanë si njerëz.

LIVE – Në Elbasan për të dëgjuar problemet e qytetarëve dhe bizneseve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike

LIVE – Në Elbasan për të dëgjuar problemet e qytetarëve dhe bizneseve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 8. Juni 2020

Aleanca, tjetër kallëzim në SPAK për shembjen e Teatrit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar një tjetër kallëzim në SPAK lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Përfaqësuesit e aleancës shprehen se kallëzimi i sotëm është një kallëzim që kap të gjithë zinxhirin e vendimarrjes, pra denoncon mbivendosjen që bën pushteti qëndror dhe ai vendor.

”Kallëzimi i sotëm është një kallëzim që kap të gjithë zinxhirin e vendimarrjes, dhe do të denoncojë këtë mbivendosje që bën pushteti qëndor nga njëra anë dhe pushteti lokal që merr ca kompetenca që nuk i ka, pra shpërdorim detyre dhe shkatërron pronën tonë të përbashkët. Këshilli Bashkiak nuk kishte asnjë lloj lidhje me këtë gjë. Ai ishte një vendim i KKT për lejen e ndërtimit. VKM e kalimit është një akt anti ligjor sepse nuk e njeh asnjë ligj që kryeministria ia kalon një institucion kombëtar tia kalojë një intsitucioni lokal që është bashkia”, tha një prej përfaqësuesve të Aleancës.

Ndërkohë avokati Adriatik Lapaj tha se më kët kallëzim plotësohet e gjitha struktura dhe hierarkia shtetërore që është përfshirë në këtë aferë, ku përfshihet Instituti i Ndërtimit, IKMT-ja, dhe Këshilli Bashkiak.

‘Ne sot plotësojmë panoramën e gjithë strukturës dhe hierarkisë shtetërore, organeve vendimarrëse të cilët janë përfshirë në këtë aferë. Filluam me inxhinierët e Institutit të Ndërtimit, po vazhdojmë me IKMT-në, me Këshillin Bashkiak, duke përfshirë të gjithë hierarkinë e organeve vendimarrëse që janë përfshirë në këtë prishje të trishtë. Sa më shumë lexojmë aq më shumë kuptojmë që nuk janë zbatuar procedurat”.

Reforma Zgjedhore identifikoi hajdutin, tani ka ardhur koha të distancohemi prej tij

Nga Ilir NIKOLLA

Këto ditë është kthyer në një sport kombëtar të së majtës analizat si kaposhë majë plehut se sa të pamundur do ta ketë opozita t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, pasi ajo s’arriti tek marrëveshja për Kodin Zgjedhor të merrte të gjithë objektivat që i kishte vënë vetes. Në mes të këtij imoraliteti spikat bindja se kryeministri mbetet ende në pozita force dhe ai do të mundet që me “lidhjet” që ende ruajti, t’i marrë edhe zgjedhjet e ardhshme, bile, disa tyryfylë mbërrijnë aq larg sa të thonë se ishte akaparuar edhe një mandat i katërt qeverisës. Ky sport kombëtar i së majtës ka gjithmonë si kontorno edhe korin e kukuvajkave në të djathtë, të cilët bëjnë be e rrufe se tani erdhi rasti e se menjëherë pas humbjes elektorale, do t’i turren selisë së PD-së për ta zaptuar.

Kaq sa për pamjen me vija të trasha.
E vërteta është se në 2020-n asnjëherë s’është e thjeshtë të bëhen zullumet dy herë njësoj, me të njëjtën lehtësi e me të njëjtin shakllabanllëk. Edhe kryeministrit në detyrë s’mund t’i dalë kaq e thjeshtë detyra e përsëritjes së skemave të Dibrës, Durrësit apo maksi-skemës klienteliste të Tiranës. Të bën përshtypje rreshtimi i fortë në krah të imoralitetit dhe reshtja e përpjekjeve për t’jua kthyer sadopak shqiptarëve nderin e votës, shenjtërinë e dhënies së saj pa presion dhe me garanci të plotë të fshehtësisë së saj. Kjo reshtje është lajmi më i keq në këtë panoramë, por duhet kujtuar se s’jemi ende në vigjilje të përballjes elektorale dhe ndërmjetësit ndërkombëtarë s’i kanë drejtuar ende prozhektorët e vëmendjes drejt Tiranës politike. Ilaçi për këtë reshtje fatale mund të gjendet tek frymëzimi që mund të prodhojë alternativa e pushtetit.

Nëse paradhënie, kjo bota imorale që paralajmëron fitoren në tavolinë të kryeministrit e ka dhënë mendimin për dështimin e opozitës, duhen vlerësuar gjasat se si do ta rishpikë alternativën e vet Edi Rama, pas 8 vitesh në qeveri. Premtime mbi premtimet s’kanë asnjë besueshmëri, edhe loja e kazinosë e vitit 2017 me timonin e drejtimit s’pi më ujë. Tentativat për të ricikluar ofertat reformatore të ish-kryeministrit Berisha me riorganizimin e sektorit energjetik, përmes ndërtimit të Skavicës, janë shembulli më i qartë se si një rishpikje e alternativës pas 8 vitesh dështime në qeveri është një operacion i pamundur.
Sa më shumë kalon koha, aq më e vjetër do të ngjajë fytyra e alternativës së Edi Ramës. Ajo fytyrë do të jetë gjithmonë e më pak tërheqëse, bile do shndërrohet në një kosto, të cilës mirë është t’i qendrohet larg.

E dinë tregtarët e vegjël dhe fasoneritë ç’do të thotë “puthja e vdekjes” me qeverinë. E dinë edhe linjat e prodhimit që me shumë mund janë ngritur në bujqësi e në industrinë agro-përpunuese, për të cilat tregjet rajonale kanë ardhur gjithmonë e më në mbyllje. E dinë mbi të gjitha bota universitare dhe rinia se si është të gjallosh nën një administrim që rrënon çfarëdo përpjekje për konkurrencë.

Pamundësia e Edi Ramës për t’i marrë votat veç me vullnetin e shqiptarëve është premisa më e mirë mbi të cilën mund të ngrihet analiza mbi çka prodhoi reforma elektorale e këtij viti. Kjo është një gjasë më e sigurtë sesa shpresa se Edi Ramës do t’i funksionojë fjollë skema e grabitjes së votave si në Dibër në 2016-n apo në Durrës e në Tiranë më 2017-n. Se pse kjo qasje nuk gjendet në analizat e ditës është tregues i derexhesë ku ka rënë bota e medias, të cilës i duhet në të ardhmen një katarsis i madh, nëse s’do që të mbytet njëherë e mirë nën thundrën e demokracisë kaotike të rrjeteve sociale.

Pas reformës zgjedhore, reflektorët duhen drejtuar nga qeveria. I takon asaj të thotë ofertën e para. Jam kureshtar të shoh se sa bajate mund të jetë një gënjeshtër e broçkullitur për herë të tretë. Historia tregon se këtyre premtimeve-kalbësira u vjen aq shumë era, sa ka rrezik që për shqiptuesin e tyre të vihet një karantinim e një distancim social, shumë përpara sesa të kemi nevojë të shkojmë në kutitë e votimit. Dhe përballë këtij subjekti ndaj të cilit një shoqëri me cipë vendos distancimin social, fitorja është një objektiv gati i detyrueshëm. Reforma zgjedhore na e ka identifikuar hajdutin, tani është detyrimi ynë shoqëror të distancohemi prej tij, nëse s’duam të na infektojnë njëherë e mirë pleshtat e hajnisë.