26.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Transporti Publik paralajmëron Qeverinë: Po nuk na plotësuat kërkesat do të rrisim biletat për qytetarët

Shoferët dhe përfaqësuesit e 10 shoqatave të Transportit Publik dhe ndërqytetas janë duke organizuar një protestë përpara Ministrisë së Kulturës, pas vendimit të qeverisë shqiptare që puna e tyre të fillojë nga data 15 Qershor.

Përfaqësuesit e këtyre shoqatave thotë se kanë shumë shqetësime me rinisjen e punës, që do të fillojë me kushte shtesë për ta, duke nisur që nga kapacitetet me 70% që do të lëvizin të gjitha mjetet,. Ata thonë se mbetet e paqartë se kush do ti paguajë kostot e tyre shtesë, pa harruar faktin që këto tre muaj kanë qendruar pa punë dhe kanë përfituar vetëm pagën e luftës, për të cilën thonë se është e pamjaftueshme.

Protestuesit shprehen se shoqatat e transportit kanë kërkuar heqjen e akcizës së naftës, zbritjen e pragut të TVSH-së, dhe faljen e taksave nga ana e njësive vendore, në të kundërt thonë ata shpenzimet shtesë do të jenë të detyruar që ti adresojne te qytetarët, duke rritur biletat.

Rregullat e reja që u paraqitën gjatë ditës së djeshme nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës konsistojnë në detyrimin e të gjithë qytetarëve dhe personelit të shërbimit, që të jenë të pajisur me maska.

Nga 15 qershori, autobusët do të qarkullojnë vetëm me 70% të kapacitetit të lejuar, por është ende e paqartë se si do të veprohet kur në stacion do të ketë më shumë udhëtarë që shkon përtej këtij kapaciteti.

Sot 17 raste të reja me Covid-19, qytetet më të prekura

17 raste të reja me Covid-19 në vend, 8 në Tiranë, 6 në Shkodër dhe 3 në Kamëz, njoftoi këtë të Hënë Ministria e Shëndetësisë.

Deklarata nga Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit.
Bazuar në të dhënat epidemiologjike, trendin e evidentimit të rasteve pozitive dhe të totalit të testimeve gjatë javës që lamë pas, kemi një paraqitje te qëndrueshme të situatës së epidemisë në vend.

Kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.

Në 24 orët e fundit janë kryer 102 testime nga të cilat janë konfirmuar 17 raste pozitive, përkatësisht, 8 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër, 3 në Kamëz.

Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe disa raste të reja në Tiranë dhe Shkodër janë në proces hetimi.

Janë testuar në 24 orët e fundit 19 personel shëndetësor, nga të cilët 3 kanë rezultuar pozitivë nga kontakte dhe 1 personel është shëruar në 24 orët e fundit.

Pavarësisht shërimeve ditore, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 34 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar ne 945 numrin e te sheruarve nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë 284 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1263 raste. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 2244 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 7 %.

Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës personale.

Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (8 Qershor 2020)
Testime totale 18601
Testime molekulare 16357
Testime serologjike 2244
Raste pozitive 1263
Raste të shëruara 945
Raste Aktive 284
Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 188
Shkodër 25
Krujë 24
Kamëz 17
Durrës 10
Mat 9
Lushnje 6
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1

 

Zbulohet emri i të plagosurit, tension në Elbasan

Rreth orës 10:30 të paradites së sotme është regjistruar një përplasje me armë zjarri në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Krastës.

Nga përplasja me armë dyshohet se është plagosur Ardian Çapja, i njohur si ‘i forti’ i Elbasanit.

Informacionet paraprake janë akoma kontradiktore..

Ndërkohë në periferi është djegur dhe një automjet por nuk dihet nëse ka lidhje me ngjarjen apo ka qenë aksidentale.

Ardian Çapja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve e aktualisht i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Por familjarët e tij nuk kanë dhënë këtë version. Në spital për uniformat blu kanë deklaruar se ai është rrëzuar në shtëpi dhe është lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e quajtur Kraste. Banorët në zonë kanë raportuar për të shtëna me armë zjarri dhe shumë pranë banesës ku jeton Ardian Çapja ka marrë flakë një mjet që nga të dhënat e policisë mësohet se ka pasur targa false.

Edhe policia doli me një deklaratë zyrtare paraprake.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 08.06.2020, rreth orës 09.37, në urgjencën e spitalit Elbasan, është paraqitur per ndihmë mjekësore shtetasi A.Ç.,rreth 55 vjeç, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet i plagosur me armë zjarri. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zaida Çobo dhe Ardi Veliu

Nga Erl KODRA

Shkelja e dinjitetit dhe fyerja publike që idioti i dobishëm Ardi Veliu i bën publikisht Zaida Çobos, është më e rëndë se sa dhuna e policisë ndaj djalit të saj të mitur. Gjuha e përdorur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, kundër nderit dhe moralit të një gruaje tejkalon çdo normë të sjelljes njerëzore dhe kodi etik. Nëse e shikoni me vëmendje momentin kur Ardi Veliu i fton deputetet të shohin videon e marrë nga rrjetet sociale të nënë Zaidas, përveç fjalëve që thotë në adresë të saj, ai bën edhe disa gjeste me trup dhe me duar, që mund të përkthehen kështu;

“Shikojeni këtë të përdalën, nënën e këtij djalit që nuk iu bind policisë, se çfarë veprimesh bën. Kjo grua e ka të shkruar në ballë se është e pamoralshme, kurvë, nivel i ulët, vulg, me siguri e droguar, e padenjë, perverse”- janë fjalët e munguara të Ardi Veliut që thuhen me gjeste duarsh dhe lëvizje trupi. Ky është një ndër momentet më të pështira për t’u parë në atë video, më të vështira se sa fjalët që nxjerr nga goja.

Këtu nuk është fjala për nivel komunikimi, sepse për kryepolicin tonë nuk mund të flitet për gjëra të tilla, por është fjala për diskriminim të hapur publik, për shkelje nderi dhe dinjiteti, të papranueshme për çdo shoqëri. Një fyerje e tillë është e dënueshme nga ligjet e vendit, por edhe nga ligjet ndërkombëtare.

Kushtetuta e Shqipërisë:

“Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore.”

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut:

“Njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë”

“Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh përsa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër.”

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut:

“Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status tjetër.”

Kryepolici i Shqipërisë Ardi Veliu, publikisht në mediat kryesore të vendit, përballë deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë, me zë, figurë dhe gjeste, qëllimisht, fyen nderin dhe dinjitetin e një gruaje dhe djalit të saj të mitur, nisur nga arsye seksiste, origjine shoqërore dhe shkaqesh politike.

Kaq do të mjaftonte që çdo Gjykatë e planetit të shpallte fajtor Ardi Veliun.

Zaida Çobo, unë e di; të gjithë shqiptarët e dinë se ti gjendesh nën presion, në format më të rënda. Unë e di se ti nuk je takuar qetësisht dhe me vullnet të lirë me Ardi Veliun.

Të siguroj se ti ke mirëkuptimin e thellë të shqiptarëve.

Shoqata e Transportit në protestë, ja 6 kërkesat për Qeverinë

Shoqata e Transportit Publik ka dalë paraditen e sotme në protestë para ministrisë së Infrastrukturës, ku i kanë parqitur 6 kërkesa qeverisë.

Ata thonë se po shkojnë drejt falimentimit për shkak se kanë 3 muaj pa punë nga pandemia COVID-19 dhe i kërkojnë ndihmë shtetit.

Shoqatat kanë deklaruan se rritja e çmimi të biletës është gjëja e fundit që duan.

1.Heqja e akcizës për blerjen e naftës nga shoqëritë e transportit publik.

2.Njohjen e shpenzimit të zbritshëm 100%, për naftën pasi është lënda jonë e parë.

3.Subvencionimin me 50% të ngarkesës direkt në llogaritë e shoqërive të transportit publik duke marrë parasysh lejen e udhëtimit për të kuptuar sa kapacitet ka mjeti.

4.Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% në 0% për vitin 2020 dhe rikthimin e tij në nivelet e sektorit të turizmit 6% pasi edhe transporti është një nga hallkat e tij.

5.Faljen e taksave vendore të mjeteve për vitin 2020

6.Të merren masa urgjente nga organet e Ministrisë së Punëve te Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për luftimin e transportit të udhëtarëve me mjete informale i cili ka lulëzuar gjatë pas pandemisë.

Punonjësit e fasonerive në Durrës ngrihen në protestë për pagën e “luftës”

Sërisht protesta pranë zyrave të Tatim Taksave në qytetin e Durrësit nga punonjës fasonerie, ku një pjesë janë përfshirë në paketat e ndihmave ekonomike për të përfituar pagat e luftës dhe një pjesë tjetër nuk janë përfitues.

Problemin e ngrenë vetë punëtorët e fasonerisë pasi kanë deklaruar se çdo procedurë është ndjekur rregullisht nga ekonomistët e fasonerisë dhe se sipas kërkesave të qeverisë është bërë pagesa dhe pezullimi i siguracioneve në varësi të paketave që mund të përfitonin.

Punëtorët deklarojnë se ata nuk pranojnë të ketë diferencime në përfitimin e pagës së luftës pasi shpërndarja po bëhet në mënyrë diferencuese në një kohë që të gjithë janë në kushte të barabarta pune.

Kërcet arma në Elbasan, dy të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Elbasan paraditen e sotme. Raportohet për një të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Krastës.

Nuk dihen shkaqet e ngjarjes ndërsa Policia ende nuk ka dhënë asnjë njoftim për këtë ngjarje të rëndë.

 

Reagimi i ashpër i Neritan Cekës: Kush ta ketë keqinformuar Sgarbin duke i thënë se Bylisi është grek?

Ditët e fundit, publicisti i njohur italian dhe miku i Ramës, Vittorio Sgarbi zbuloi se po kalonte pushimet në jug të Shqipërisë. E në këtë udhëtim e shoqëronte kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.

Pas videove të famshme që qarkulluan të Sgarbit ku rrezikonte të mbytej në bregdetin në Palasë, apo videos me makinë me Lelin, publicisti tanimë ka publikuar një foto në “Instagramin e tij nga Bylisi”, të cilin e quan qytet antik grek dhe jo ilir.

Lidhur me këtë ka reaguar arkeologu dhe profesori i njohur Neritan Ceka, i cili përmes një postimi në Forumin për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar mjaft ashpër, duke fajësuar Ministrinë e Kulturës për keqinformimin.

Postimi nga Neritan Ceka

Nuk mjaftoi qe bene grek Butrintin, tani edhe Bylisi na doli qytet grek. Bilmezat e Ministrise se Kultures nuk i thane se ishte ne mes te mallakastrioteve dhe po i falej leberve. Keta pasardhes te grekeve jane?

I nderuar Zgarbi, falju edhe nje here zotit te Bylisit te na shpetoje nga injoranca e Ministrise se Kultures. Amen!

Denoncimi i Berishës: Blendi Gonxhe, ekspert i vjedhjeve me rikonstruksione!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikiuar mesayhin e një qytetari i cili shkruan se, Blendi Gonxhe është ekspert i vjedhjeve me rikonstruksione.

Qytetari denoncon abuzimet në vazhdimësi me tenderët e godinës së kontrollit fizik të automjeteve nga Gonxhe.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Blendi Gonxhe, ekspert i vjedhjeve me rikonstruksione!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor!Uroj te jeni mire.Me sa duket moto e Rilindjes eshte shkatro dhe vidh nepermjet tenderit.Pa mbushur as 1 vit nga rikinstruksioni i godines se Drejtorise Rajonale te Sherbimit te Transportit Rrugor Tirane ose sic quhet rendom Drejtoria e Patentave ,Blendi Gonxhe me sa duket ka vendosur te vjedhi perseri.

Fillimish ishte godina e kontrollit fizik e cila gjasme u rikonstruktua.2 muaj zgjaten punimet dhe rezultati ishte spektakolar.Asnje ndryshim pervec ndryshimit te vendeve te mobiljeve.Tani e ka radhen ndertesa e regjistrimit e cila u be e re ne gusht dhe u perurua me tam tame.Tani u prish perseri dhe qytetaret jane te detyruar te rrine ne radhe dhe te marrin sherbim si sardele ne nje salle te improvizuar vetem per arsyen se eshte vendosur te vidhet perseri me tender.

 

Basha uron maturantët nga Elbasani: Sfida juaj është të dilni sa më mirë, sfida jonë është t’ju sigurojmë një të ardhme sa më të sigurt 

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shkuar sot në Elbasan për të dëgjuar problemet e qytetarëve dhe bizneseve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike, një urim dhe për maturantët që kanë provimin e parë sot.

Basha ka uruar maturantët që sot japin provimet dhe ka zgjedhur jo pa qëllim në sfond, universitetin e Elbasanit.

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA GJATË VIZITËS NË ELBASAN

Përshendetje të dashur miq!

Sot dua t’u uroj të gjithë maturantëve suksese në provimet që kanë nisur pak minuta më parë nga qyteti i Normales, nga zemra e Shqipërisë, nga Elbasani, qytet në të cilin kam patur nderin t’i përfaqësoj për disa vite në parlamentin e Shqipërisë.

Sot ndodhem prapë në mesin e elbasanllinjve, këtij qyteti me tradita të jashtëzakonshme të qytetarisë. Por mbi të gjitha me një vend të veçantë në historinë e arsimit shqiptar, Elbasani i Pedagogjikes, Elbasani i Normales, Elbasani i intelektualëve që kanë dhënë kaq shumë për arsimin dhe për breza të tërë mësuesish anembanë vendit.

Ndaj është edhe vendi më i përshtatshëm për t’u uruar dhjetëra mijëra maturantëve suksese në provimet e maturës! Sfida juaj është të dilni sa më mirë në këtë provime.
Sfida jonë është t’ju sigurojmë një të ardhme sa më të sigurt në karrierën tuaj të mëtejshme si studentë në universitete dhe t’ju sigurojmë një ekonomi që të punojë për ju dhe që t’ju japë vende pune e sa më shumë kënaqësi dhe shanse për të ardhmen për ju dhe sa më pak stres dhe mundime për prindërit tuaj.

Ju përshëndes dhe ju uroj shumë suksese nga Elbasani i Normales, sot ditën e provimeve të Maturës, të gjithë maturantëve shqiptarë.
Përshëndetje!

Mirupafshim!

Në Elbasan për të dëgjuar problemet e qytetarëve dhe bizneseve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike

LIVE – Në Elbasan për të dëgjuar problemet e qytetarëve dhe bizneseve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike, një urime dhe për maturantët që kanë provimin e parë sot.

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 8. Juni 2020