26.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Foto/ Durrësi mbulohet nga plehrat!

Në nisje të sezonit turistik, qyteti i Durrësit është fundosur ngën plehra.Pamjet e fundit tregojnë se në ç’gjendje ndodhet qyteti në fundjavë. PD ka akuzuar bashkinë e Durrësit për korrupsion dhe shkaktaren e kësaj bombe ekologjike.

“Bashkia e Durrësit e zhytur në korrupsion e ka braktisur totalisht qytetin, deklaroi dega e PD Durrës. Ajo është shkaktarja kryesore e kësaj bombe ekologjike që prej vitesh po helmon qytetarët durrsakë. Gjendja është alarmante në çdo pikë të qytetit”.

Protestë në Sarandë dhe Korçë kundër abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve

Ngjarja e rëndë e abuzimit seksual të një të miture 15-vjeçare në Babrru të Tiranës nga roja i shkollës, ka tronditur mbarë opinionin dhe ka sjellë sot protestë edhe në Sarandë.

Në formën e një marshimi, nga “Sheshi Nënë Tereza” kanë marshuar sot nëna me fëmijë, të rinj e të reja, politikanë për t’i thënë “Stop abuzimit, për fëmijërinë e humbur, për jetën…” Ato marshuan paqësisht për një të ardhme të sigurt për veten, fëmijët, motrën, nënën…

Protesta me moton “Stop abuzimit” dhe “Për fëmijërinë e humbur”, “Për jetën”, ka për qëllim reagimin e shtetit dhe forcimin e dënimit për abuzuesit, pedofilët, përdhunuesit, ngacmuesit.

Prostë e ngjashme është zhvilluar edhe në Korçë. Rreth 100 vajza dhe gra kanë dalë në protestë me pankarta dhe banderola. Ato kanë dalë në pedonalen e qytetit me pankarta dhe banderolar kundër abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve.

 

Berisha: Drejt burgut ortaku i Edvinit dhe Lal Plehut!

Drejt burgut Flavio Tosi, ortaku i Edvinit dhe Lal Plehut!

Flavio Tosi, ish kryebashkiaku i Verones, ortaku ne biznesin e plehrave Rama – Velia vendoset nen hetim ne Itali.

Miq, lidhjet mafioze te Edvin Mafise dhe Lal Plehut me Flavio Tosin ne aferen e plehrave, krijimin e ndermarrjes se perbashket me te per riciklimin e plehrave si dhe lidhjet e Tosit me Ndrageten, une i pata denoncuar ne parlament qe me 17 nentor te vitit 2016.

Ketu me poshte keni shkrimin e gazetarit investigativ per keto lidhje

Ju sygjeroj qe ta lexoni sipas deshires. sb

Shkatërrohet dega e Ndrangheta-s në Verona/ Ortaku i Veliajt dhe Ramës nën hetim

Publikuar 17:25
4 Qershor, 2020
Nga B.A.

Policia italiane shkatërroi sot degën të mafies Ndrangheta në Verona, grupit më të pasur dhe më të fuqishëm i krimit të organizuar në Itali.

Mediat e shtetit fqinj “Ansa” raporton se gjithashtu është vënë nën hetim ish-kryebashkiaku i Veronës Flavio Tosi, i cili akuzohet për bashkëpunim në përvetësim dhe për lidhje me organizatën Ndragheta.

Tosi, i cili ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Veronës që nga viti 2007 deri në 2017, po hetohet në lidhje me shpërdorimin e të paktën 5,000 eurove nga ish-kreu i ndërmarrjes komunale të mbeturinave Andrea Miglioranzi, për të paguar një tarifë të firmës private të hetimit.

Dyshohet se paratë nuk janë paguar në kompaninë e grumbullimit të mbeturinave AMIA por drejtpërdrejt Tosi, ndonëse ky i fundit e mohon këtë.

Lidhjen e Tosit me mafien Ndrangheta e kishte denoncuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha më 17 nëntor të 2016-ës në foltoren e Parlamentit.

Duke u nisur nga artikujt e mediave italiane, Berisha denoncoi faktin se qeveria Rama kishte lidhur kontratë për riciklimin e plehrave me një person të dyshuar për lidhje me krimin. Por duket se kjo nuk e ka shqetësuar aspak kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, të cilët kishin krijuar një ndërmarrje të përbashkët me ndërmarrjet komunale të Bashkisë së Veronës për mbledhjen e plehrave dhe mbetjeve të Tiranës.

Në fillim të muajit qershor të vitit 2016, ata regjistruan në QKR shoqërinë AGSM Holding me kapital fillestar një milionë euro, në pronësi të AGSM dhe AMIA, dy ndërmarrje bashkiake të kontrolluara nga Bashkia e Veronës.

Anëtari i Bordit Administrativ të AGSM Holding dhe presidenti i AMIA-s, Andrea Miglioranzi është një personazh i njohur i kronikave politike dhe gjyqësore italiane.

Në gjysmën e dytë të viteve ‘90-të, Miglioranzi, atëherë eksponent i shoqatës Veneto Fronte Skinheads dhe drejtues i Projektit Kombëtar (lëvizje neofashiste), ishte ndër të parët persona në Itali të dënuar me burg për nxitje të urrejtjes racore.

Në fillimin të viteve 2000, Miglioranzi ishte koordinator i Listës Civile për Veronën (një përzjerje anëtarësh të partive të vjetra fashiste, ish anëtarësh të Casapoundit dhe ish skinheadsa), e cila i dha Flavio Tosit fitoren e thellë dy herë rradhazi si kryebashkiak i Veronës.

Mbas marrjes së detyrës së kryebashkiakut, Tosi e emëroi President të AMIA-s, ndërrmarjes bashkiake të pastrimit të mjedisit të Veronës dhe si i tillë ka ardhur disa herë në Tiranë për të shtrirë jashtë Italisë aktivitetin e kompanisë së tij.

Arrestimet e sotme dhe hetimi i hapur për Flavio Tosin tregojnë se kush është në të vërtetë qeveria që na drejton dhe lidhjet e saj me persona të shkuar kriminale./ CNA.al

Drejt burgut Flavio Tosi, ortaku i Edvinit dhe Lal Plehut!Flavio Tosi, ish kryebashkiaku i Verones, ortaku ne biznesin e plehrave Rama – Velia vendoset nen hetim ne Itali.Miq, lidhjet mafioze te Edvin Mafise dhe Lal Plehut me Flavio Tosin ne aferen e plehrave, krijimin e ndermarrjes se perbashket me te per riciklimin e plehrave si dhe lidhjet e Tosit me Ndrageten, une i pata denoncuar ne parlament qe me 17 nentor te vitit 2016. Ketu me poshte keni shkrimin e gazetarit investigativ per keto lidhjeJu sygjeroj qe ta lexoni sipas deshires. sbShkatërrohet dega e Ndrangheta-s në Verona/ Ortaku i Veliajt dhe Ramës nën hetimPublikuar 17:254 Qershor, 2020Nga B.A.Policia italiane shkatërroi sot degën të mafies Ndrangheta në Verona, grupit më të pasur dhe më të fuqishëm i krimit të organizuar në Itali.Mediat e shtetit fqinj “Ansa” raporton se gjithashtu është vënë nën hetim ish-kryebashkiaku i Veronës Flavio Tosi, i cili akuzohet për bashkëpunim në përvetësim dhe për lidhje me organizatën Ndragheta.Tosi, i cili ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Veronës që nga viti 2007 deri në 2017, po hetohet në lidhje me shpërdorimin e të paktën 5,000 eurove nga ish-kreu i ndërmarrjes komunale të mbeturinave Andrea Miglioranzi, për të paguar një tarifë të firmës private të hetimit.Dyshohet se paratë nuk janë paguar në kompaninë e grumbullimit të mbeturinave AMIA por drejtpërdrejt Tosi, ndonëse ky i fundit e mohon këtë.Lidhjen e Tosit me mafien Ndrangheta e kishte denoncuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha më 17 nëntor të 2016-ës në foltoren e Parlamentit.Duke u nisur nga artikujt e mediave italiane, Berisha denoncoi faktin se qeveria Rama kishte lidhur kontratë për riciklimin e plehrave me një person të dyshuar për lidhje me krimin. Por duket se kjo nuk e ka shqetësuar aspak kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, të cilët kishin krijuar një ndërmarrje të përbashkët me ndërmarrjet komunale të Bashkisë së Veronës për mbledhjen e plehrave dhe mbetjeve të Tiranës.Në fillim të muajit qershor të vitit 2016, ata regjistruan në QKR shoqërinë AGSM Holding me kapital fillestar një milionë euro, në pronësi të AGSM dhe AMIA, dy ndërmarrje bashkiake të kontrolluara nga Bashkia e Veronës.LEXO EDHE: Rama vizitë te Qyteti Studenti/ Deputeti: Njësoj si komunistët në vitet 90’Anëtari i Bordit Administrativ të AGSM Holding dhe presidenti i AMIA-s, Andrea Miglioranzi është një personazh i njohur i kronikave politike dhe gjyqësore italiane.Në gjysmën e dytë të viteve ‘90-të, Miglioranzi, atëherë eksponent i shoqatës Veneto Fronte Skinheads dhe drejtues i Projektit Kombëtar (lëvizje neofashiste), ishte ndër të parët persona në Itali të dënuar me burg për nxitje të urrejtjes racore.Në fillimin të viteve 2000, Miglioranzi ishte koordinator i Listës Civile për Veronën (një përzjerje anëtarësh të partive të vjetra fashiste, ish anëtarësh të Casapoundit dhe ish skinheadsa), e cila i dha Flavio Tosit fitoren e thellë dy herë rradhazi si kryebashkiak i Veronës.Mbas marrjes së detyrës së kryebashkiakut, Tosi e emëroi President të AMIA-s, ndërrmarjes bashkiake të pastrimit të mjedisit të Veronës dhe si i tillë ka ardhur disa herë në Tiranë për të shtrirë jashtë Italisë aktivitetin e kompanisë së tij.Arrestimet e sotme dhe hetimi i hapur për Flavio Tosin tregojnë se kush është në të vërtetë qeveria që na drejton dhe lidhjet e saj me persona të shkuar kriminale./ CNA.al

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 6. Juni 2020

Basha: Ka vetëm një rrugë! Të bashkohemi të gjithë e t’ia kthejmë shqiptarëve qeverisjen e marrë peng!

Kryetari i PD, Lulzim Basha është takuar sot me biznesmenët e vegjël në Tiranë, që po vuajnë krizën. Në një video ku shfaqet duke folur bashkë me ta, Basha shprehet se, “ka vetëm një rrugë, të bashkohemi të gjithë e t’ia kthejmë qeverisjen e marrë peng, shqiptarëve”.

Basha ka pasur pranë një zonjë, e cila ka treguar se nuk ka marrë asnjë lek gjatë kësaj periudhe krize. “Të shkojmë e t’ia marrim atje tek shtëpia, atje në Surrel”, dëgjohet zonja/ Më tej, zonja e ka pyetur direkt Bashën”; Si do të veprosh me parët tona? Do të na i kthesh, do të na ndihmosh? Po me pronat tona, çdo të bësh?!

Basha ia ktheu përgjigjen aty për aty: Të gjitha dëmet që janë shkaktuar, shteti duhet t’ua dëmshpërblejë. Kurse për pronat, së pari do të shfuqizojmë ligjin.

Ndiqni bashkëbisedimin

Basha: Jemi këtu në zemër të Tiranës

Zonja: Po, kam dyqanin tim këtu, jemi tek Beshirët…

Basha: Po, jemi tek zonja Beshiri, e cila si shumë të tjerë…

Zonja: ….s’kemi marrë asnjë kokërr leku. Të shkojmë e t’ia marrim Edi Ramës atje tek shtëpia, atje në Surrel. Se do lekë edhe me shku atje, se kur e kishte këtu, s’kishim lek.

Basha: Si shumë biznese të tjera janë në vështirësi të dyfishtë…

Zonja: …të dyfishtë!Të na kthejë lekët o vëlla që na mbajti, si t’ia kërkosh qeraxhiut?! Se edhe ai gjynah.

Basha: Bravo. Flet zonja…hallexhiu e flet edhe më mirë se ç’mund ta përshkruaj unë.

Zonja: ….hallexhi jam unë, se dola e kërkova pare borxh që shtyva dy muajët! Tashti, të marr lekët….Ishalla kur të vini ju e të na i jepni ato lekë! Apo s’do të na i jepni?!

Basha: Të gjitha dëmet që janë shkaktuar, shteti duhet t’ua dëmshpërblejë.

Zonja: Kush shtet?!

Basha: Shteti shqiptar. Po pastaj varet se çfarë kryeministri keni në krye. Që mendon vetëm për veten e vet, për një grusht oligarkësh.

Zonja: Po pot ë zgjodhëm ty, çfarë do të bësh ti? Do të na I kthesh?!

Basha: atë që do të bëj, është se do të zbatoj ligjin, nuk do të shoh tarafet dhe nuk do të shoh xhepat e pesë oligarkëve, por do të shoh xhepat tuaj.

Zonja: Po pronat, si do t’i bësh?

Basha: Për pronat do të flasim për nëj moment, se para një jave e kisha z. Vorpsi dhe shoqatat e pronarëve në zyrë. Gjëja e parë që do të bëjmë është që do të anulojmë ligjin. Por para se të flasim për pronat, le të flasim njëherë për bizneset.

LIVE – Nga takimi me bizneset dhe qytetarët në zemër të Tiranës, në Njësinë Administrative Nr.9

LIVE – Nga takimi me bizneset dhe qytetarët në zemër të Tiranës, në Njësinë Administrative Nr.9

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 6. Juni 2020

Mjeku preket për herë të dytë nga Covid-19, zbulohen 20 raste të reja

Në mesin e rasteve të reja që janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë është dhe ai i një mjeku që është infektuar për herë të dytë, pas tre muajsh.

Sipas ministrisë ai kishte qenë pozitiv me Covid-19 para 3 muajsh, dhe tashmë është riinfektuar nga një kontakt që ka pasur në familjen e tij, Ky është rasti i parë në vendin tonë që një person i shëruar nga Covid 19 të shfaqë sërish shenja të sëmundjes, çka tregon se imuniteti nuk është i garantuar.

Rastet e reja janë zbuluar 10 në Tiranë, 3 në Shkodër, 3 Krujë, 2 në Durrës, 2 në Tropojë. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi

Njoftimi i plotë i Ministrisë

Ju informojmë rreth situatës së COVID19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit një 85 vjeçare nga Tirana ka humbur jetën në Spitalin Infektiv, e konfirmuar me COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Deri me sot 34 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19 pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 27 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Ndërkohë në Laboratorin e Virologjisë në ISHP kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me COVID19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve ne te gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit janë kryer 253 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër, 3 në Krujë, 2 në Durrës, 2 në Tropojë. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.

Aktualisht kemi një personel shëndetesor të riinfektuar pas thuajse 3 muajsh, pra i infektuar për herë të dytë, si kontakt familjar. Gjendja e tij shëndetesore është e stabilizuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 925 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.

Deri tani janë kryer mbi 18 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1232 raste. Në vendin tonë janë aktualisht 273 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton edhe njëherë për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës vetjake dhe shmangien e grumbullimeve.

Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19.

Kush është shefi i policisë që përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte, Lleshi: Çdo polic që është me krimin është fytyra ime…

Shefi i Policisë së Fushë Arrëzit, Izmir Duraku ka rënë në pranga për pèrdhunimin e një vajze, e cila shkoi tek ai për të denoncuar përdhunimin nga disa punonjës të shtëpisë së fëmijës. Vajza u dhunua për së dyti nga shefi i policisë kur shkoi të denonconte në polici rastin e një abuzimi seksual nga disa punonjës të shtëpisë së fëmijës në Shkodër. Ajo vendosi që të bënte kallëzimin për shefin e policisë në prani të një psikologu.

Kjo nuk është hera e parë që Izmir Duraku përdor postin për të marrë favore sèksuale. Para rreth tre vitesh, Vera Camaj, e njohur ndryshe si mbesa e shkrimtarit Martin Camaj deklaroi në media se përjetoi dhùnë prej 6 vitesh nga bashkëshorti, por nuk i jepnin urdhrin e mbrojtjes. Vite më parë u shpreh se shkoi të kërkonte ndíhmë në Komisariatin e Pòlicisë së Fushë-Arrëzit.

Kontakti i saj i parë me Izmir Durakun besohet të ketë qenë aty ku mendonte se do të gjente mbështetje dhe do ti jepte zgjidhje shqetèsimit që kishte. Në fakt u përball sërish me abùzim. Shefi i Pòlicisë zgjodhi që ti kërkonte favore sèksuale për ti dhënë urdhrin e mbrojtjes. “Shefi i Pòlicisë Izmir Duraku në momentin që i kam kërkuar ndihmë, për kèrcënimet që kam marrë më ka íronizuar duke kërkuar favore sèksuale ndaj meje. Sa herë që kam thirrur pòlicinë, asnjëherë nuk më është gjendur. Ku mund të shkoj më unë? Kur nuk kam mbrojtjen minimale nga shteti im. Edhe në gjykatë kam kërkuar ndihmë, për të më lëshuar urdhrin e mbrojtjes, nuk ma japin”, është shprehur në atë kohë Vera Camaj.

Në pamundësi për të marrë mbrojtje nga institucionet shtetërore, Vera Camaj mori veç pèrbuzje dhe u pèrdhunua nga shefi i Pòlicisë të cilit i kërkoi ndihmë. Prej vitit 2019 ajo jeton në Gjermani ku ka kërkuar azil. Është e paqartë se cili prej rasteve ka ndodhur më parë, i Verës apo i vajzës që dènoncoi pèdhunimin së fundmi. Që prej fundjavës së kaluar, dhùna sèksuale mbetet tema më e diskutuar dhe u mbajt një pròtestë për ti dhënë fund abùzimit ndaj të miturve dhe jo vetëm.

Kur mori detyrën si ministër i Brendshëm, Sandër Llesah deklaroi publikisht se, “në qoftë se do t’i shikoni policët me krimin, dijeni që jam unë me krimin, në qoftë se do t’i shikoni policët të dehur, dijeni që po pi unë. Në qoftë se i shikoni policët të pasjellshëm, ta dini që po sillem unë keq”.

Pra edhe në këtë rast shefi i policisë që përdhunoi vajzën fatkeqe është fytyra e Lleshit!

Një vit nga publikimi i përgjimeve nga “Bild”: Si mbushte kutitë me vota për PS banda Avdylaj, lidhjet me Ramën e Dakon

Sot mbushet një vit nga publikimi i përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild” që gjenden në dosjet `184` dhe `339`, ku u vërtetua se si kupola e Rilindjes me në krye ministrat, kryebashkiakët dhe deputetët kryesorë të PS-së, ishin përfshirë në devijimin e votave gjatë zgjedhjeve lokale në Dibër dhe ato të përgjithshme në vitin 2017.

Shefi i policisë, drejtori i drejtorisë arsimore, klani kriminal Avdylaj etj, nën dirigjimin e Damian Gjiknurit, Vangjush Dakos, Pjerin Ndreut etj, i kishin marrë masat më herët për të siguruar “objektivin” e vendosur nga vetë Edi Rama, si kreu i shtabit qendror për gjithë vendin.

Po publikojmë zbardhjen e bisedave të Vangjush Dakos si kryetar i bashkisë së Durrësit, me krerët e organizatës Avdylaj, ku flasin pikërisht për mënyrën se si do të sigurojnë me para, influencë (shantazh) dhe favore të tjera, votën për PS-në. Pas publikimeve të tyre, Vangjush Dako, i detyruar që të bëjë alibinë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziu, arriti deri aty sa që akuzoi opozitën se meqenëse u tregua e paaftë për të fituar zgjedhjet në Durrës, hedh baltë mbi grupet kriminale.

Përgjimet Dako-Avdylaj/ Ja si manipulohen dhe blihen votat më herët se dita e votimit!

“Përgjimet e mëposhtme janë pjesë e përgjimeve zyrtare të dosjes 339/1 2017 të zyrës së antimafias në prokurori lidhur me aktivitetin kriminal të një organizate trafikimi ndërkombëtar droge, e njohur si klani kriminal i Avdylajve në qytetin e Shijakut në Shqipëri.

Gjatë disa muajve vëzhgimesh u vu re se muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të qershorit të 2017, klani i Avdylave ishte i përfshirë në blerje votash dhe intimidim të votuesit për llogari të zyrtarëve të lartë të partisë së Kryeministrit Edi Rama, përfshirë Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë, Astrit Avdylaj telefonon Ivo Docin dhe i kërkon të mbledhë votuesit e PD që janë të punësuar në Ujësjellësin e Durrësit. Kjo do behët që Astriti i shkundë ata në mënyrë që të votojnë për partinë Socialiste ose do të humbin punën. Toni i zërit të drejtorit të ujsjellsit tregon se sa pushtet ka Avdylaj në fushatën e partisë socialiste”, shkruan në sqarimin e saj BILD.

Astrit Avdylaj: Mirëmbrëma, Astriti jam, si ja çove?

Doci: Astrito si je ca po bën?

Astrit: Mirë falemderit ti si je, na shpia mirë?

Doci: Mirë faleminderit, sa erdha në shtëpi.

Astriti: Dëgjo tashi, unë isha içik sot te ai në Durrës, jam këtu me Elton Arbanën (kryetari i PS në shijak në kohën e përgjimeve dhe aktualisht kandidat për bashkinë e Shijakut) dhe me Dor Gallain ktu, edhe nesër kur te kesh kohe ti du me fol içik, me atë listën ca ke aty, punojs edhe kundra, qe mund ti kesh të PD-s aty, na nji atje ke puna.

Doci: E kuptoj.

Astriti: I du të gjithë ato emrat që mund të kesh kundra.

Doci: I kam nda unë, i ke të gjitha të ndame komplet.

Astriti: Ashu, kte kërkoja.

Doci: I kam bo para unë kshu që i kam gati.

Astriti: Ashu, kur të kesh kohë, që ne duhet me i thirr atyre që ti tunim ka icik. O ke puna e tna japin voten ose te ikin ke shpia.

Doci: Sbohet fjal fare, i ke të ndame, ti kam nda i ke gati të gjitha, i kam nda të gjitha kush ka hy në punë e kush ka qen i kam nda te gjitha komplet, i kam kshu me kompjuter te punume.

Astriti: Duhet ti qethesh me i fjal, dhe du që a mkupton.

Doci: Patjetër të bëj unë telefon nesër.

Astriti: Ok, mirë pra natën e mirë, na fal për…

Doci: Ça thu mo burr, je i madh, Ciao.

Përgjimi 2

“Astrit Avdylaj, kreu i grupit Kriminal Avdylaj në Shijak- Kreu i bashkisë Shijak, (0692069933-Ardian Kokamani) Astrit Avdylaj, kreu i grupit Kriminal Avdylaj në Shijak- Kreu i bashkisë Shijak, telefonon kreun e bashkisë së Shijakut për të lënë një takim me të, Vangjush Dakon kryebashkiaukun e Durrësit, me një kandidat në prespektivë dhe të ardhme “Liri” (Ilir Ndraxhi) një person që grupi Kriminal Avdylaj kërkon të caktohet si kandidat i PS për deputet. Mbledhja bëhët për të bërë vetëm këte: për të finalizuar marrëveshjen që Ilir Ndraxhi do të caktohet si kandidat per deputet i PS në Durrës që të përfaqësojë interesat e klanit kriminal Avdylaj, ndërsa Avdylajt do t’i japin mbështetje maksimale PS në fushatë në Durrës”, sqaron BILD.

Avdylaj: Alo!

Kryetari: Hë mo!

Avdylaj: Si je kryetar.

Kryetari: Si ke qenë ti.

Avdylaj: Mirë faleminderit, ça po bo.

Kyetari: Jam akoma ktej, sa kemi maru po po hamë drek.

Avdylaj: Ee të boft mirë, po e di për ça të mora unë?

Kryetari: Po.

Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit, aloo

Kryetari: Po po, të dëgjoj, po po.

Avdylaj: Unë, ti, Gjushi, Liri, vllai i lirit, dhe Jupi do pimë një kafe neser në durrës në orën 10, pranaj të kam mor sot me i fjalë.

Kryetari: Atëherë në orën 10, më duket është dhe një 5 minuta tek pallati kulturës se ka vdek Niko Besplla, ish fubollisti jonë, shijaksi jonë. Kanë ceremoninë në Pallat të Kulturës dhe do takojmë atje.

Avdylaj: Takohemi tek një kafe, do sjellim edhe ritin, që të jemi nesër që, më kupton.

Kryetari: Pa merak.

Avdylaj: Se erdhën sot ato, po diskutonim, ishte dhe juli, kshu që e kupton? Ngaqë është dhe ai, edhe që të jesh edhe ti se normal po s ishe ti, më kupton

Kryetari: Ee mirë.

Avdylaj: Alo ça the?

Kryetari: Titi pa merak, se jam në Durrës takojmë në Durrës, se do jem dhe në ceremoni, rri pa merak.

Avdylaj: Mirë pra ngaqë do ashu që të jesh dhe ti me këto, më kupton?

Kryetari: Po po.

Avdylaj: Mirë, pra faleminderit mirupafshim.

Kryetari: Hajt hajt ciao.

Përgjimi 3

“Klani kriminal Avdylaj i ka kërkuar kryeministrit Rama, nëpërmjet kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, që Ilir Ndraxhi të jetë në listën e kandidatëve të PS për Durrësin.
Në këtë bisedë bosi i krimit Astrit Avdylaj telefonon vëllain e deputetit në perspektivë dhe e pyet atë nëse vëllai i tij, ka marrë ndonjë telefonatë (nga lart) për tu konfirmuar si kandidat i PS.

Më tutje Astriti zotohet se ata do të punojnë shumë fort që të mund të surprizojnë të gjatin (Edi Rama) me një rezultat pozitiv 10 me 0.

Disa ditë më vonë Ilir Ndraxhi konfirmohet si kandidat i PS për Durrësin duke përfaqësuar interesat e klanin kriminal në këmbim të suportit maksimal ndaj fushatës së PS në Durrës.
Elton Arbana, atëherë kryetari socialist i Bashkisë së Shijakut është i përmendur gjithashtu në bisedë si kandidat për deputet që klani kriminal Avdylaj është duke punuar që të futet në listën e PS, pasi renditja që ata diskutojnë për të nuk është shumë e favorshme (I 10-ti ose 11-ti).

Më vonë marrëveshja ndryshoi, Elton Arbana nuk ishte i përfshirë në listë por iu premtua diçka më e mirë. Elton Arbana është sot kandidati për bashkinë e Shijakut për PS, për zgjedhjet elektorale të 30 qershorit 2019”, shkruan BILD.

Arjan Ndranxhi: Tito të rujt zoti.

Astrit Avdulaj: Ç’kemi?

Arjan Ndranxhi: Hiç mirë me çunin.

Astrit Avdulaj: Hic të mora për qejf, a të kanë thirrë gjë apo…?

Arjan Ndranxhi: Për ku?Jo o burr, ai tha se do të të takonte ty. Ti nuk bëheshe dje se ishte luante Juvja. Më tha ka fol Juli, do vijmë nesër tha. Dhe pastaj do takoheshe edhe me atë. Me Gjushin do takohej edhe për punë të punës.

Astrit Avdulaj: Ok unë po pres, unë gia e kam. Ne e kena në xhep. Ai më tha mua. Ne thjesht po presim, siç më thanë, 25. Elton Arbana ishte atje. I tha Eltonit 10 a të 11-in.

Astrit Avdulaj: Unë jam këtu tek lagjia ime dmth, nuk kam dalë ndonjëherë në Pazar po kam taku njerëz. Çdo njeri që jam rrit. E kam shumë shumë ashtu. Se duhet të jemi edhe shumë të nerum nga ai sipër (Edi Rama) që duhet të na shohi me një kështu, e ke parasysh

Arjan Ndranxhi: E vërtetë!

Astrit Avdulaj: Ti japim një 10 me 0 që edhe ai vetë të habitet.

Arjan Ndranxhi: Bëji një telefon Julit me pi një kafe tek punë.

Përgjimi 4

“Astrit Avdylaj, Elton Arbana, Kryetari i PS Shijak (0696309689) Astrit Avdylaj, koka e grupit të grupit kriminal të Avdylajve në Shijak, telefonon kryetarin e PS në Shijak, Elton Arbana, i cili është aktualisht kandidati i PS për Bashkinë Shijak. Me një zë të irrituar ai telefonon Arbanën dhe i thotë se Inspektoriati Shtetëror i Ndërtimeve është duke i vënë gjoba disa njerëzve në Sukth dhe ai nuk mund të lidhet dot me Gjushin për t’i kërkuar që të ndalojnë këtë sepse kryetari i Bashkisë së Durrësit është me Edi Ramën në një udhëtim në Zvicër. Kur Arbana i thotë se nuk e ka gjë në dorë se nuk punon më tek Inspektoriati i Ndërtimit, Avdylaj i kërkon të telefonojë inspektorët të heqin gjobat dhe ti ‘qortojë’ ose ndryshe do ta bëj vetë këtë punë. Në fund kryetari i PS në Shijak bie dakord dhe i thotë Astrit Avdylajt që do ti telefonojë dhe do ta zgjidhë këtë punë”, shkruan BILD.

Arbana: Astrito?

Astriti: Si ja çove.

Arbana: Ca bone, si ja kalove.

Astriti: Mirë, si jeni.

Arbana: Mire mo, ca bohet si ke qen ti.

Astriti: Vallaj mire mo, ti si je.

Arbana: Hajt mo,, mire tu bo i loj murlan me cunat.

Astriti: A e di ku kisha halle.

Arbana: Urdho.

Astritit: A e njef ate te INUK-ut ate drejtorin ti e?

Arbana: E njof e, Dallëndyshja?

Astriti: Ore leje Dallëndyshen, ket të Durrsit, ca osht ky i Durrsit, Artur….

Arbana: Artur Cela, i bashkisë.

Astriti: Eeeee

Arbana: Po e njof.

Astriti: I kujt bashki, Shijakut eee?

Arbana: Jo jo i Durrsit, i Vangjushit.

Astriti: Po ska qen aty Vangjushi se osht atje me Edin o vlla. Merre vlla, ore bythqim thuj, se ke shku aty thuj tu i vo gjoba ne Ferma sot na 5 milion e vlla. Tashi, se nuk o Vangjushi ktu…

Arbana: Mu më kan heq u bon nja 4 dit. Ta marr në telefon, ke kush?

Astriti: Ore ka shku në Ferm të Sukthit. Ka shku tu vu gjoba. Po nuk ësht Vangjushi, ësht me Edin në Zvicër, a më kupton? Skam ca me ashu, me lajmrun tashi.

Arbana: Epo ka na i emer konkret, ke na i emër apo jo?

Astritit: Kujt konkret?

Arbana: Domethon kujt i ka von që ti them megjithmen i ke von kti personi.

Astriti: Ore thuj i ke von atje në Ferm thuj ke bo gabim thuj edhe kthe gjobat mos i vej gjobat thuj. Se nuk o Vangjushi aty a mkupton.

Arbana: Ja ta mor tashi direkt.

Astriti: Je tu bo gabim thuj, or pis thuj, sdu me e mor vet në telefon.

Arbana: E mor un e mor un, po e more vesh ti që para i jave më hoqën? Eee? Alo? A e more vesh që më hoqën para i jave?

Astriti: Un nuk e di vlla? Kush, si, qysh tek.

Arbana: Më hoqën se unë isha e INUKU aty, edhe ndërhyna për kto, kshu a kupton? Edhe fillun

Astriti: Nuk e di vlla. Ma lajmëro icik kte, thuj ke bo gabim që ke shku aty në Ferm thuj, se nuk o Vangjushi, o sot me Edi Ramën në Zvicër, e un s’kam ku me e ashu.

Arbana: Direkt e mor tashi.

Astriti: Mire pra falemnerit.

Arbana: Hajt ciao.

Përgjimi 5

“Astrit Avdylaj, kreu i klanit kriminal ‘Avdylaj’ në Shijak telefonon Gjushin (Vangjush Dako, kryebashkiak i Durrësit). Në atë moment, Astrit Avdylaj është në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës, në praninë e drejtorit të zyrës dhe Vath Allës, një ish-i dënuar për vrasje për të “mbaruar” një punë për llogari të Allës. Në këtë telefonatë mes Avdylajt dhe kryebashkiakut Dako, është e qartë lidhja e ngushtë mes tyre. Astrit Avdylaj e di që kryebashkiaku Dako ishte deri vonë një natë më parë me kryeministrin Edi Rama. Ai më pas i thotë Dakos që të anulojë planet e tij për të udhëtuar në Ishëm, për të siguruar që ‘puna’ që Alla po kërkon, të përfundohet tek zyra e hipotekës nga drejtori që telefonon Anin dhe më pas Dakon për t’u takuar me të dhe më të dënuarin për vrasje, Vath Alla. Kryebashkiaku Dako pranon dhe ndryshon ”, sqaron BILD në shkrimin e saj në video.

Astrit Avdylaj: A t’ka zonë gjumi mrom o vlla se ke taku Ramën dje keni nejt jeni knaq

Vangjush Dako: Hehehe, ça bone?

Avdylaj: Ça bohet?

Dako: Mirë, mirë.

Avdylaj: Ka je vllai?

Dako: Dëgjo…

Avdylaj: Hë vlla.

Dako: Thuji byrazerit unë po iki tani për në Ishëm, te ata çunat atje lart.

Avdylaj: Jo vlla tashi, se do ta lem içik më vonë se jam ktu me çunat unë.

Dako: Ku je ti?

Avdylaj: Te hipoteka tu prit Anin… do vij të të takoj ty drejtori, apo?

Dako: Janë ata Allat, janë aty?

Astrit Avdylaj: Po Vath Alla është këtu me mu drejtëpërdrejtë, e kam këtu live, përballë në tavolinë, po na dëgjon tashti.

Vangjush Dako: Epo mirë takohemi në Durrës atëherë.

Astrit Avdylaj: Jo do takohemi atje, e kemi lënë orarin atje vëllai, mbaroi. Do takohemi atje nga dreka se s’bën. Le të mbarojmë një çik punë me Anin këtu, po presim Anin, sa të shkojë te bashkia tha ai. Po e pret vëllai këtu te hipoteka.

Vangjush Dako: Mirë, mirë Astrit Avdylaj: Hajde të du fort vllai…

Përgjimi 6

Astrit Avdyli: Vëllai si ja çove?

Votuesi: A je mirë?

Astrit Avdyli: Si je?

Votuesi: Mirë vëlla.

Astrit Avdyli: Epo mirë. Më njef mua? Po kur thua do ta jap votën, nuk e njef as telefoni.

Votuesi: Oooo shef Astriti…

Astrit Avdyli: Ça bëhet, si je?

Votuesi: A je mirë lale? Je i mirë për zotin.

Astrit Avdyli: Rrofsh edhe ti. Të kam marrë për votën, e din vetë me një fjalë.

Votuesi: Ma the një dite tek shpija.

Astrit Avdyli: Që ta kesh të qartë, nuk duhet t’i thuash asnjërit, as Gon Dukës (deputet në Parlament). Ne jena për PS-në, për Ilir Ndraxhin.

Votuesi: Unë me ta thënë, e marr për çdo gjë.

Astrit Avdyli: Rrofsh faleminderit, kur do e pimë një kafe?

Votuesi: Kur të duash o burrë. Ej dëgjo tashti. Nuk njihem vetëm me ty (nga familja Avdylaj në Shijak). Njihem edhe me Niçen, Çimin. Unë me ju kam qenë përherë.

Astrit Avdyli: Faleminderit shumë.

Votuesi: Nuk bëhet fjalë njëherë.

Astrit Avdyli: Desha me fol edhe një çik me vëllain tat, me Jarin.

Votuesi: Me Jarin?

Astrit Avdyli: Po.

Votuesi: E mirë, i them unë.

Astrit Avdyli: Desha me fol edhe një çik me Jarin, por edhe do folim, e kupton vet ti me një fjalë, se kafja është…

Astrit Avdylaj: Rrofsh shumë faleminderit. Kur ke kohë që ta pijshim një klafe?

Votuesi: Kur të duash ti.

Astrit Avdyli: Unë në shpi jam, nëse do.

Votuesi: Mirë vëllai, mbase vij një ditë kshu.

Berisha reagon për marrëveshjen: Hapi i parë drejt një reforme të plotë zgjedhore…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës për administrimin zgjedhor.

Berisha shkruan se, ky është vetëm hapi i parë drejt një reforme të plotë zgjedhore, me qëllim që vota të numërohet ashtu siç edhe hidhet.

Reagim i ish-Kryeministrit Berisha

Një fjalë për marrëveshjen!

Miq, marrëveshja e djeshme dhe zbatimi i saj  adreson njërën nga çështjet madhore, me të cilën u përballen dy zgjedhjet e fundit në Shqipëri, konkretisht atë të administrimit të votës së hedhur ne kuti.

Dhe kjo shënon një arritje për t’u përshëndetur.

Në të vërtetë, ajo është larg se qeni reforma elektorale e plotë, por përsëri vlen të përshëndetet.

Kjo sepse me identifikimin biometrik procesi i votimit do mund të pastrohet nga parregullsi  të shumta të konstatuara nga ODHIR nga përdorimi abuziv i letër njoftimve, votimet familjare, votimet disa herë.

Marrëveshja është për tu përshëndetur gjithashtu se ajo bëri të dështoje një përpjekje e hapur për ti varur ujkut në qafë mëlçitë e qengjit, dmth për ti besuar administratës militantë socialiste të narkoshtetit administrimin e votës së qytetarëve shqiptar dhe shndërruar opozitën thjesht në një OJF vëzhguese të procesit të administrimit të zgjedhjeve.

E tëra kjo e bazuar në një realitet që nuk ekziston.

Çdo njeri vërtet do preferonte një trup të depolitizuar në administrimin e zgjedhjeve, por në Shqipëri dhe për hir të së vërtetës dhe në shumë e shumë vende të tjera kjo mund të realizohet vetëm duke shpallur të depolitizuar ata të cilët vetëm të tille nuk janë.

Theksoj dhe njëherë se për një proces zgjedhor të lirë dhe të drejtë, administrimi është  vetëm një shtylle e tij apo vetëm një kapitull neë kodin elektoral.

Kapitujt e tjerë të këtij kodi, shtylla të tjera të procesit elektoral siç janë ndërhyrja e shtetit që ishte masive në dy zgjedhjet e fundit, mediat dhe kontrolli i tyre direkt nga qeveria, shkeljet flagrante të cituara në raportin e fundit të ODHIR të konventave ndërkombetare si Kartës së Kopenhagenit, Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kartës Universale të të Drejtave të Njeriut është e detyrueshme të adresohen.

Pikërisht për këto probleme madhore ODHIR në dy raportet e fundit ka patur denoncimet dhe rekomandimet më të shumta dhe ato nuk janë prekur fare. Ndaj në rast se flasim për një reformë elektorale për një proces zgjedhor të drejtë dhe të lirë apo brenda standardeve  ndërkombëtare është e domosdoshme që të adresohen.

Përveç këtyre, në një problem apo kapitull tjetër madhor që nuk është trajtuar fare është çështja e listave të votuesve tmerrësisht të manipuluara katër vitet e fundit. Po ju rikujtoj këtu qindra e mijëra banorë të fshatrave të Tiranes që ishin regjistruar si votues në Bashkinë e Durrësit, etj, etj.

Unë jam në dijeni të manipulimeve antiligjore të procesit katër vitet e fundit me listat. Çështja e listave duhet të marrë zgjidhje të plotë dhe transparente në rast se duam një proces zgjedhor brenda standardeve ndërkombëtare.

Për të gjitha këto, mendoj se marrëveshja e djeshme shënon vetëm një etapë të reformës së plotë elektorale.

Se fundi, më duhet ti them Edvin Ramës, te cilit i ka kallur datën revolucioni, se që të shpëtosh prej tij ke vetëm njeë rruge; prano

1-Vetingun e politikanëve dhe qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë

2-Testin e drogës

Në rast të kundërt urrejtja e popullit jo në Surrel po në majën e Dajtit do të ngjitet!

Populli do merret me ty!

Dokumenti/ Zhupa tregon skemën: Ja si Erjon Veliaj pastron paratë e mafias italiane Ndragheta

Foto/ Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa tregon skemën: Ja si Erjon Veliaj pastron paratë e mafias italiane Ndragheta

Erion Veliaj, ka kthyer Tiranën në lavatrice të pastrimit të parave të pista përmes ndërtimit të kullave dhe plehrave. Nga hetimet e prokurorisë italiane, tashmë Veliaj rezulton të kete bërë ortakeri me anëtar të grupit mafioz “Ndragheta” për pastrim parash në fushen e plehrave.

EcoTirana, është kompania që realizon shërbimin e pastrimit të plehrave në Tiranë me ortakë 51 % të aksioneve Veliajn, kryetar i Bashkisë Tiranë dhe 49 % kompaninë italiane AGMS Holding.

Pikërisht një nga përfaqesuesit kryesorë të kompanisë “AGSM Holding ALBANIA” sh.a , Andrea Miglioranzi, akuzohet se ka përdorur kompaninë komunale të Bashkisë së Veronës “Amia Verona” të pastrimit të plehrave, për qarkullimin e parave të pista të organizatës Ndragheta.

Po ashtu akuzohet edhe miku personal i Veliajt, kryebashkiaku që Veliaj e shpalli modelin per tu ndjekur nga ai vetë në Tirane, Flavio Tosi, për bashkëpunim me Ndragheta për pastrimin e parave nëpërmjet plehrave.

Flavio Tosi dhe Erion Veliaj e kanë shfaqur hapur lidhjen e tyre në firmosjen e marreveshjes, në vizitat reciproke ne Verona dhe Tiranë, në mbështetjen e pakushtëzuar që i jepnin njëri tjetrin.

SPAK duhet të hetojë pa humbur kohë Erion Veliajn, lidhjet e tij me organizatën mafioze “Ndragheta” për pastrimin e parave nëpërmjet biznesit të mbetjeve, lidhjet e tij me boset e drogës për pastrimin e parave nëpërmjet ndërtimit të kullave në Tiranë.

Komisioneri për Zgjerim: Sot, Shqipëria më afër BE

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, reagon pas arritjes së marrëveshjes mes palëve politike për Reformën Zgjedhore.

Duke vlerësuar palët që arritën në marrëveshje, komisioneri Varhelyi thekson se ky është një hap i madh përpara në rrugën evropiane të Shqipërisë.

“Marrëveshja e sotme politike për Reformën Zgjedhore në Shqipëri është një arritje e madhe. Uroj ngrohtësisht të gjitha palët që përmes procesit gjithëpërfshirës arritën në këtë pikë. Reforma do të forcojë procesin zgjedhor, në përputhje me rekomandimet e ODIHR, në dobi të të gjithëve. Shqipëria bëri një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e saj evropiane sot”, shkruan komisioneri.