31.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

ODIHR kërkon zbatimin e marrëveshjes. Zgjedhjet e reja në prag?

Kryesuesi i ODIHR-së për Institucionet Demokratike, Ingibjörg Sólrún Gísladóttir, reagon për arritjen e marrëveshjes mes palëve politike për Reformën Zgjedhore. Ai kërkon zbatimin e kësaj marrëveshje çka mund të nënkuptojë se zgjedhjet e reja janë afër.

Zyrtari i lartë shkruan në “Twitter” se mirëpret këtë vendim, ndërsa thekson se marrëveshja tani duhet të miratohet dhe të zbatohet.

“Unë mirëpres marrëveshjen politike për element të rëndësishëm të Reformës Zgjedhore në Shqipëri. Marrëveshja tani duhet të kodifikohet, miratohet dhe zbatohet. ODIHR është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë procesin e reformës”, shkruan zyrtari i lartë.

BE përshëndet marrëveshjen për reformën zgjedhore

Zv. Presidenti i KE, Josep Borrell ka vlerësuar konsensusin e sotëm të arritur mes palëve politike për Reformën Zgjedhore.

Borrell thotë se kjo është një arritje e rëndësishme që adreson një kusht kryesor për të filluar negociatat me BE dhe e çon Shqipërinë një hap më afër Unionit.

Po ashtu Borrel shton se kjo marrëveshje dhe Reforma Zgjedhore do të jetë mirë për përparimin e ardhshëm në reformat e nevojshme të Shqipërisë për në BE.

DEKLARATA E PËRBASHKËT BORRELL- VARHELYI
Ne i urojmë të gjitha palët për marrëveshjen e sotme të rëndësishme për reformën zgjedhore. Ne e mirëpresim procesin gjithëpërfshirës dhe vlerësojmë gatishmërinë politike për të arritur konsensus.

Kjo është një arritje e rëndësishme që do të përfitojë nga qytetarët e Shqipërisë.

Basha i bën “gol” Ramës në minutën e fundit

Kryetari i opozitës, Basha i ka bërë “gol” Ramës në minutën e fundit të diskutimeve të të reformës zgjedhore duke mos lejuar kurrsesi kapjen e komisioneve zgjedhore nga Rama si dhe duke siguruara identifikimin biometrik. Kujtojmë se dy ditë më parë ambasadorja e SHBA tha se “topi është në fushën e Bashës” dhe Basha diti të triblojë dhe ti bëjë “golin” Ramës.

Kronika e maratonës së diskutimeve sipas Balkanweb
Gjashtë ditë diskutimesh intensive, ku të gjitha palët bënë lëshime në fund, sic tha edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim, për të mirën e Shqipërisë. BalkanWeb sjell kronologjinë e plotë të diskutimeve që nisën më 31 Maj dhe u përmbyllën mbrëmjen e sotme, 5 qershor.

E dielë 31 Maj 2020:

1. PS vendosi vijë të kuqe për reformën zgjedhore depolitizimin e komisioneve zgjedhore, për të zëvendësuar komisionerët e opozitës me punonjës të administratës publike, sipas një sistemi aplikimi me thirrje të hapur për cdo qytetar.

2. PD e kundërshtoi prerë, me argumentin që komisionet do të mbushen me punonjës të administratës që do të detyrohen të aplikojnë. Administrata publike është e politizuar ishte pretendimi i PD dhe kërkesa për depolitizim është e papranueshme për opozitën.

3. PS këmbënguli me pretendimin se depolitizimi është kërkesë e OSBE/ODIHR dhe komisionet duhet të përbëheshin nga 5 anëtarë të zgjedhur me short nga KQZ, në bazë të aplikimeve të lira të qytetarëve.
4. PD vuri kusht të panegociushëm identifikimin biometrik në 100 përqind të qendrave të votimit. PS refuzoi pranimin e identifikimin biometrik 100 për qind, por vetëm në 20 për qind të qendrave të votimit.

E hënë 1 Qershor:

1. Ambasadorët i kërkuan Lulzim Bashës të pranonte depolitizimin e administratës zgjedhore sipas propozimit të PS, në këmbim të identifikimit biometrik 100 përqind.

2. Lulzim Basha nuk pranoi të hiqte dorë nga garancitë që opozita ka në komisionet zgjedhore, duke bërë të qartë që Edi Ramës nuk mund t’i besohet administrimi i zgjedhjeve. Ambasadorët kërkuan që PD të prezantonte një formulë alternative nga ajo që kishte propozuar PS.

E martë 2 Qershor:

1. PD ofroi mundësinë e gjetjes së një formule të re për zgjedhjen e komisionerëve, po me propozim të partive politike, por që rriste profesionalizmin e tyre. PS e refuzoi duke vënë si kusht të panegociueshëm depolitizimin e komisioneve zgjedhore.

2. PD këmbënguli tek identifikimi biometrik dhe PS pranoi që të realizohej 100 përqind nëse kjo ishte e mundshme sipas vlerësimit teknik të KQZ dhe ekspertëve ndërkombëtar. Qeveria mori përsipër të vendos në dispozicion fondet e nevojshme në kohë për realizimin e identifikimit biometrik.

E mërkurë 3 Qershor:
1. PD pranoi depolitizimin e komisioneve, duke kërkuar që 3 komisionerë të jenë të depolitizuar, por me kushtin që 172 mijë punonjësit e administratës publike të jenë të përjashtuar nga aplikimi, dhe 4 anëtarë pa të drejtë vote, nga të cilët 2 mazhoranca dhe 2 opozita.

2. PS pranoi vetëm formulën e ndarjes në përbërjen e komisioneve, por refuzoi kushtin që 3 anëtarët të mos vijnë nga administrata publike. Refuzimi nxorri zbuluar qëllimin e PS që të mbushte komisionet zgjedhore me punonjës të administratës publike.

3. Ambasadorët ofruan si zgjidhje të mesme, që përjashtimi për 3 komisionerët e depolitizuar të jetë vetëm për ata që janë punësuar në vitin e fundit përpara datës së zgjedhjeve.

4. Ky propozim u konsiderua si formulë kompromisi, por nuk u pranua nga PD.

E enjte 4 Qershor:
1. Çështja u mor në dorë nga Komisioni Europian, i cili kërkoi jo vetëm konsensus, por edhe ruatjen e garancive për opozitën në zgjedhje. Edi Rama në Kuvend shprehu nervozizëm për përfshirjen e Bashkimit Europian në këtë proces, duke e cilësuar si të paprecedentë.

2. Në mesditë, Ambasadorët i ofruan PD dy zgjidhje të reja si formula të mundshme kompromisi, të përgatitura nga Delegacioni i BE-së në Tiranë, njëra prej të cilave ishte: “Kryetari në komisionet zgjedhore, që është i vetmi që ka rol vendimmarrës, nuk duhet të vinte nga rradhët e administratës publike, ndërkohë që 2 ndihmësit pa të drejtë vote mund të ishin punonjës të administratës. Përjashtimisht për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale edhe 2 ndihmësit nuk duhet të ishin punonjës të administratës publike.”

E premte 5 Qershor:

1. Në orën 10:30 në mëngjes PD njoftoi Ambasadorët se bazuar në propozimin e ri të Delegacionit të BE-së të datës 4 Qershor, Opozita pranon opsionin e propozuar sipas të cilit: “Kryetari në komisionet zgjedhore, që është i vetmi që ka rol vendimmarrës, nuk duhet të vinte nga rradhët e administratës publike, ndërkohë që 2 ndihmësit pa të drejtë vote mund të ishin punonjës të administratës. Përjashtimisht për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale edhe 2 ndihmësit nuk duhet të ishin punonjës të administratës publike.”

2. PD njoftoi për këtë Komisionin Europian, vendet anëtare të BE dhe Presidentin e Republikës.

3. 1 orë më vonë ambasadorët njoftuan se PS e refuzon këtë opsion të pranuar nga PD dhe se PS ka një propozim të ri: PS heq dorë nga depolitizimi i administratës zgjedhore, duke pranuar që përbërja e komisioneve të mbetet siç është aktualisht në ligj.

4. Ambasadorët propozuan që në ligj të depolitizohen komisionet me efekt pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale, por për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale, komisionet të mbeten sic janë aktualisht. Depolitizimi hyn në fuqi në zgjedhjet e vitit 2025. Për këtë kërkuan dakordësinë e palëve.

5. PD njoftoi në orën 14:30 se është dakord me këtë propozim.

6. PS njoftoi që është dakord me këtë propozim në orën 16:00.

7. Palët u dakordësuan për mbledhjen e Këshillit Politik për në orën 19:30.

8. Pas 70 minutash mbledhje u firmos marrëveshja me 12 pika nga të gjitha palët. Në të thuhet se u arrit marrëveshja për administratën zgjehdore por s’pati konsensus për ndryshimin e sistemit.

Rama i nxirë se nuk kapi komisionet zgjedhore, por ka bandat dhe paratë e krimit

Kryeministrit Edi Rama, gjate konferences "Korrupsioni zgjedhor, nevoja per nje reforme elektorale te thelle dhe gjitheperfshirese", e iniciuar Koalicioni i Vezhguesve Vendore, ne hotel Tirana./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama during a conference about the necessity of the Electoral Reform.

Rama është shfaqur i nxirë në reagimin e bërë për reformën zgjedhore pasi ai nuk mundi të kapë komisionet e numërimit të votave, por ai ka bërë të qartë se aram e fortë e tij janë bandat dhe paratë e krimit. Ndaj beteja e opozitës do të vazhdojë

Kryeministri Rama ka reaguar në Tëitter pas arritjes së dakordësisë mbi administratën zgjedhore. Përmes ironisë ai thotë se opozita në fund ka pranuar Kodin Zgjedhor sic ishte, por sipas tij rëndësi ka që u bë sic ata e deshën.

STATUSI I PLOTE
Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: “Mirë e kishim ashtu siç e kishim”😀Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme, bujrum, si ta duan ata🤗

Rëndësi ka që: LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë✌️ ODHIR është dakord që kjo nuk e cënon lirinë e zgjedhjeve👍BE është e kënaqur, Shqipëria s’ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave🇦🇱🇪🇺Ah po, mbaroi edhe revolucioni

Arrestohet për drogë vëllai i kryebashkiakut të Ramës, ndërhyje nga lart për lirimin e tij

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, se mbrëmjen es otme është arrestuar në kushtet e flagrancës vëllai kryetarit Bandit i dënuar në Greqi të Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismaili dhe djali i xhaxhait tij për kultivim të bimëve narkotike.

Qytetari i shkruan Berishës që ta publikojë shpejt këtë laj sepse kanë dnërhyrë nga lart për t’i liruar.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Arrestohet per droge vellai i narkokryetarit monist te Mallakastres!

Nderyrje te fuqishme nga narkoshteti per lirimin e tij.

Arrestohet per droge vellai i narkokryetarit monist te Mallakastres!
Nderyrje te fuqishme nga narkoshteti per lirimin e tij.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Mirembrema Doktor!

Para rreth nje ore jane arrestuar ne kushtet e flagrances vellai kryetarit Bandit i denuar ne Greqi te Bashkise Mallakaster Qerim Ismaili dhe djali xhaxhait tij per kultivim te bimeve narkotike.

Jane arrestuar ne shtepine e tyre ne Corrush Mallakster.

Ju lutem publikoheni se po behet lufte ne komisariat per lirimin e tyre! Per te ruajtur anonimatin e burimit informacionit ju lutem na ruani anoninamitin!

Qofsh mire.

Basha: Kemi hedhur një hap para. Opozita po punon përditë për t’jua kthyer qeverisjen shqiptarëve

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha reagoi pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

“Sot kemi hedhur një hap përpara, për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

PD dhe Opozita e Bashkuar është e gatshme dhe po punon përditë për t’jua kthyer qeverisjen shqiptarëve”, tha Basha.

“Në emër të Opozitës së Bashkuar ju shpreh falenderimet tona aleatëve dhe partnerëve tanë euro-atlantikë për ndihmën dhe kontributin e tyre për gjetjen e dakortësisë për administrimin zgjedhor”, thekson kreu i PD.

Marrëveshja/ Komisioneri për Zgjerimin: Hap i rëndësishëm drejt BE

Hearing of Oliver VÁRHELYI , Commissioner-designate, Neigbourhood and Enlargement - Arrival - Opening statement - Q&A session

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi reagoi pas lajmit se në Shqipëri është arritur marërveshja për Reformën Zgjedhore.

“Marrëveshja e sotme politike për Reformën Zgjedhore në Shqipëri është një arritje e madhe. Përgëzoj ngrohtësisht të gjitha palët që përmes këtij procesi gjithëpërfshirës përmbushën një kusht kyç të Këshillit të BE”.

“Reformë do të forcojë procesin zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, në dobi të të gjithëve. Shqipëria bëri një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e saj drejt BE”, shkruan komisioneri.

Shqipëria pritet së shpejti të marrë një kalendar të rrugës për nisjen e negociatave.

Yuri Kim: Të gjithë dhanë dhe hoqën dorë nga diçka, e bënë këtë që të përfitojë Shqipëria

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është shprehur tejet e kënaqur në lidhje me arritjen e marrëvëshjes për Reformën Zgjedhore.

‘Jemi shumë të kënaqur që kemi parë sot që Këshilli Politik ka marrë këtë vendim në sajë të atyre orëve të punëve të atyre që kanë qenë të angazhuar në këtë proces.

Të gjitha palët kanë dhënë kontributin e tyre, por edhe kanë hequr dorë apo kanë dhënë diçka.
Dhe e bënë këtë gjë që të jetë Shqipëria që të përfitojë.

Disa do ta kritikojnë këtë marrëveshje si jo të mjaftueshme, por po ta shikojmë me një kuadër më të gjerë, kjo është një reformë që të gjithë do ta mbështesin më pas.

Dhe sa i përket SHBA, ne jemi krenarë për këtë marrëveshje dhe ne do ju mbështesim në rrugën tuaj drejt integrimit të BE’.

Vasili: Identifikim biometrik 100% dhe KQZ të riformatuar

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka thënë se me dakordësinë në Këshillin Politik tashmë në zgjedhjet e 2021 dhe 2023 do të hyhet me komisionet siç janë teksa depolitizimi i administratës do të ndodhë pas tyre.

Sipas tij, u arrit dakordësia për identifikim biometrik dhe për një KQZ të riformatuar tërësisht me formulë të re.

”Paraprakisht u arrit një dakordësi e qartë për administrimin zgjedhor, që përfshin, identifikimi biometrik 100%, një komision zgjedhor qendror i cili riformatohet tërësisht sipas një formule të re. Sot ne propozuam një formulë për komisionet zgjedhore me përjashtimin e administratës publike.

Formulë depolitizimi që u refuzua nga Edi Rama dhe PS, megjithatë, për këto zgjedhje që vijnë dhe për zgjedhjet lokale komisionet mbeten siç janë, depolitizimi do të kryhet pas tyre dhe tashmë mbetet e qartë. Për gjithë shqiptarët është e qartë që Edi Rama donte të kapte komisionet, nuk i kapi dot dhe refuzoi depolitizimin tërësisht”, u shpreh Vasili.

Aarrihet dakordësia për administrimin zgjedhor, Bylykbashi: Rama donte të kapte komisionet zgjedhore. Nuk i kapi dot. U tërhoq!

Këshilli Politik arriti në një dakordësi sa i përket administrimit zgjedhor.

Në mbledhjen e sapopërfunduar të Këshillit Politik është arritur identifikimi 100% biometrik në zgjedhje, ndërsa PS ka hequr dorë nga depolizitimi.

Në një dalje për mediat pas tryezën përfaqësuesi i opozitës, Oerd Bylykbashi u shpreh se: “U arrit dakordësi për administrimin zgjedhor. Do të ketë identifikim biometrik për zgjedhjet e ardhshme. Dakordësia riformaton KQZ.

Rama donte te kapte komisionet zgjedhore. Nuk i kapi dot. U tërhoq. Sot ne ora 10.00, PD propozoi zgjidhjen për depolitizimin e administratës zgjedhore me përjashtimin e administratës publike nga komisionet zgjedhore.

PS e refuzoi. Komisionet zgjedhore mbeten siç janë. Depolitizimi i administratës zgjedhore do të kryhet vetem pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale”, tha Bylykbashi.