30.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Venecia qeverisë shqiptare! Hedh poshtë paketën e Ramës për kontrollin e medias online

Komisioni i Venecias i ka dhënë një shuplakë përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të kontrolluar përmbajtjen e mediave online nëpërmjet të ashtuquajturës paketa anti-shipfje.

Sipas një drafti të opinionit mbi ligjin “Për Median Audiovizive,” Komisioni Venecias ka hedhur poshtë projektligjin e miratuar nga parlamenti me 18 dhjetor, i votuar nga mazhoranca kundrejt protestave të gazetarëve dhe kundërshtive të forta nga Komisioni Europian, Këshilli i Evropës dhe të organizatave të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, kombëtarë dhe ndërkombëtare.

Sipas draft-opinionit Komisioni gjen probleme serioze me projektligjin e miratuar nga mazhoranca e udhëhequr nga Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama.

Venecia shprehet se komisionit të ankesave në AMA-s i jepen fuqi të mëdha administrative në lidhje me median online.

“Kjo është problematike në lidhje me lirinë e shprehjes së mediave online,” shkruan Komisioni. “Duke pasur parasysh se ekzistojnë dyshime për pavarësinë e këtyre organeve; këto fuqi të reja nuk duhet t’u besohen atyre pa u siguruar më parë se ato janë mjaftueshëm të pavarura nga partitë politike, bizneset e mëdha të mediave ose korporatat e tjera dhe interesat e lidhura me politikën,” shton Komisioni Venecias.

Në listën e gjatë të problemeve të identifikuara tek projektligji “Për Median Audivizive,” Komisioni liston paqartësinë e draftit, i cili i shtrin efektet edhe te publikimet jo profesionale në internet si blogjet ose rrjetet sociale, gjobat e rënda dhe jo proporcionale, si dhe mungesën e procedura të qarta të apelimit të masave administrative.

Në seancën e fundit parlamentare për vitin 2019, mazhoranca miratoi dy projektligje si pjesë e të ashtuquajturës paketa ‘anti-shpifje’, të cilat synon ti jepnin AMA-s kontroll të paprecedentë mbi përmbajtjen e medias online.

Projektligjet u kthyen në parlament për rishikim si jo kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta, Me 30 janar mazhoranca e përmbysi veton e presidentit për ligjin “Për komunikimet elektronike’, ndërkohë që nuk e votoi ligjin “Për media audiovizive”, duke u shprehur se do të priste opinionin e Komisionit të Venecias.

Draft opinioni i Komisionit të Venecias bënë të qartë që ky projektligj nuk duhet të miratohet, për shkak se do të sillte një ‘chilling effect’ (efekt frikësues) mbi lirinë e shprehjes dhe medias në Shqipëri. /BIRN/

Bie niveli i papunësisë në SHBA, shtohen 2.5 milionë vende pune,

Ekonomia amerikane ka pësuar së fundmi hapa befasues me rihapjen e bizneseve pas kufizimesh për shkak të koronavirusit. Punëdhënësit amerikanë kanë shtuar 2.5 milionë vende pune në muajin maj ndërsa shkalla e papunësisë ka rënë me 13.3 për qind nga 14.7 për qind që ishte në muajin prill.

Megjithatë niveli i papunësisë vazhdon të jetë ende jashtëzakonisht e lartë sipas standardeve historike, por shumë më mirë nga sa ishte parashikuar.

Gjatë muajit prill u mbyllën rreth gati 20.7 milionë vende pune, për shkak të kufizime në një përpjekje të dëshpëruar për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë.

Ritmi i largimeve të përkohshme nga puna si pasojë e pandemisë nisi të ngadalësohej gjatë javëve të fundit. Disa njerëz që ishin në papunë gjatë muajit prill u thirrën sërish në punë me hapjen e bizneseve.

Ndërkohë me një shënim në Tëitter, presidenti amerikan, Donald Trump i ka habitur të gjithë pasi ka shprehur një vetëvlerësim të paparashikuar.

“Raporti i Punëve të Mëdha. Presidenti Trump është i mrekullueshëm. (shaka por e vërtetë)”, shkruan Trump

Shifra e ‘çmèndur’ e paketës konjukturore, Merkel duartrokitet nga ekonomistët në Gjermani

Gjermania kalon një hap përpara fqinjëve me paketën e re konjukturore. Masat e emergjencës pasohen nga fonde e ulje taksash për të ndihmuar ekonominë pas Covid-19, shkruan Auron Dodi

Paketën konjukturore e pritën me duartrokitje shumë ekonomistë në Gjermani. Të kënaqura janë edhe partitë e koalicionit qeveritar, konservatorët e CDU/CSU dhe socialdemokratët për atë që arritën, pas 21 orë negociatash.”Ne kemi gjendjen më të vështirë ekonomike që kur ekziston Republika Federale”, kujtoi kancelarja Angela Merkel.” “Tani është një kohë kur shteti duhet të bëjë më tepër, se ç’bën normalisht”.

Paketa konjukturore kap shumën 130 miliardë Euro. Kjo shumë është rreth katër përqind e prodhimit ekonomik të vjetshëm të Gjermanisë. Është paketa më e madhe konjukturore që ka miratuar ndonjëherë qeveria gjermane. Dhe ajo e vë Gjermaninë në pararojë të shteteve evropiane: asnjë nga fqinjët nuk ka kaluar deri tani nga masat e emergjencës në politika për rindërtimin dhe që nxisin kërkesën e konsumatorit.

Kjo është paketa e dytë pas paketës me masa emergjente, që u miratua në mars. Ajo ishte nga paketat më të mëdha të ndihmës në botë: 353 miliardë Euro masa me ndikim në buxhet dhe 819,7 miliardë Euro si garanci.

Cilët sektorë të ekonomisë dhe cilat shtresa të popullatës mbështet paketa?

Paketa konjukturore përmban 57 pika. Dhe siç e theksoi edhe kryetari i CSU-së, kryeministri bavarez Markus Söder, një nga aspektet qëndrore është ulja e TVSH-së, taksës mbi vlerën e shtuar (financohet me 20 miliardë Euro). Ajo do të ulet për gjashtë muaj, nga 1 korriku deri në 31 dhjetor 2020. Nga 19 përqind aktualisht do të bëhet 16 përqind. Atje ku është shtatë përqind, si p.sh. te ushqimet, do të bëhet pesë përqind. Kancelarja Merkel tha se ulja e TVSH-së “në aspektin social është bërë në mënyrë shumë të drejtë”.

Dhe me të vërtetë, ulja e TVSH-së është një masë që ndihmon para së gjithash njerëzit me të ardhura të ulëta. Ata e shpenzojnë një pjesë të madhe të të ardhurave mujore për shpenzimet e jetesës. Ulja e TVSH-së pritet të ulë çmimet e shitjes, kjo është të paktën shpresa e qeverisë. Element tjetër i ndjeshëm pritet të jetë një bonus prej 300 eurosh, i cili do të jepet për fëmijët.

Elementë të tjerë që tërheqin vëmendjen janë: ndihma për komunat: ato do të marrin për vitin 2020 një kompensim për taksën e biznesit, të cilën nuk ua paguan dot sipërmarrjet për shkak të krizës (financim me 5,9 miliardë Euro); do të ulen shpenzimet për energjinë: federata do të subvencionojë taksën për energjitë e ripërtëritshme, prej vitit 2021 (11 miliardë Euro); paketa lehtëson sipërmarrjet: hapësira për kompensimin e humbjeve aktuale të sipërmarrjeve ndaj fitimeve nga vitet e kaluara do të zgjerohet deri në vitin 2021; ofron grante për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe sidomos për degët më të goditura të ekonomisë si restorantet, hotelet, zyrat e udhëtimeve dhe kompanitë që organizojnë panaire: për muajt qershor deri gusht atyre u paguhen një pjesë e shpenzimeve fikse (25 miliardë Euro); hekurudha gjermane (DB) do të marrë 5 miliardë Euro për të kompensuar humbjet nga mungesa e udhëtarëve.

Industria automobilistike pa prim për automjetet me naftë

Industria automobilistike është nga dega më e madhe e ekonomisë gjermane. 800.000 vetë punëson ajo aktualisht në Gjermani. Kështu që paralajmërimi i saj, se po nuk mori ndihma do të ketë shkurtime të vendeve të punës në fabrika, tërhoqi vëmendjen këto javë. Daimler-Benzi, BMË-ja dhe Volksëageni luftuan deri në fund për një prim, për një lehtësim financiar kur blen automjete me naftë dhe me benzinë.

Por Partia Socialdemokrate tha se me të kjo kërkesë nuk do të kalonte, dhe kështu u bë. Si fitore të tyre e konsiderojnë mosmiratimin edhe shoqatat ambjentaliste dhe Të Gjelbrit, që e kundërshtuan kërkesën që në krye. Problemet me manipulimin e emetimit të gazeve të automjeteve nga shumë koncerne automobilistike, kanë bërë që tani të mos zbatohet si më parë çdo kërkesë e industrisë automobilistike.

Krejt duarbosh, megjithatë, industria automobilistike nuk doli. Nga njëra anë ajo do të përfitojë nga ulja e TVSH-së edhe për automjetet. Një veturë që kushton 30.000 Euro pritet që të kushtojë 900 Euro më pak. Por më pak do të kushtojnë edhe biçikletat, skuterat elektrikë dhe patinat. Dhe kjo është një urë drejt së ardhmes.

Nga ana tjetër, qeveria ofron lehtësime edhe më të mëdha për blerjen e automjeteve elektrike. Ai që blen një automjet elektrik deri në fund të vitit 2021 do të lehtësohet me 9000 Euro, nga 6000 Euro, sa lehtësohej nga primi aktual. Këto janë hapa drejt kthesës për një mobilitet që e mbron më mirë klimën. Siç tha kancelarja Merkel, është një paketë me “aspekte të së ardhmes”.

“Paketa e së ardhmes”

Pjesë të mëdha të paketës do të derdhen në zgjerimin më të shpejtë të standardit të telefonisë celulare 5G. Me pesë miliardë euro do të mbyllen njollat e bardha, pa sinjal për celularët, në Gjermani. Synimi është që në vitin 2025 qytetarët ta përdorin kudo me shpejtësi maksimale edhe në celularë internetin. Do të ngrihen shumë pika ngarkimi për automjete elektrike. Mbështetet gjithashtu edhe kërkimi shkencor për lëvizshmërinë elektrike, për ndërtimin e baterive për automjetet dhe për inteligjencën artificiale.

Me mbi dy miliardë euro do të ndërtohen të paktën dy kompjutera kuantikë. Siç dihet, kompjuterat kuantikë janë në gjendje të zgjidhin shumë shpejt detyra, për të cilat edhe supercompjuterve të sotëm, u duhen dekada. Një kompjuter kuantik përllogarit p.sh. të gjitha alternativat si mund të drejtohet në mënyrë optimale qarkullimi në një metropol. Apo përllogarit të gjitha mundësitë e furnizimit të një anijeje kozmike në hapësirë.

Kritikat për paketën

Kritika e parë që ju bë paketës është se ajo nuk është gjë tjetër, por veç një “zjarr kashte”. Kësaj kritike të mërkurën (03.05.) në mbrëmje kryeministri bavarez, Söder iu përgjigj me fjalët “Edhe një zjarr kashte të ngroh”.

Sigurisht, nëse konjuktura do të përfitojë nga paketa, kjo do të varet nga fakti se sa do të përcillet ulja e TVSH-së nga prodhuesit te blerësit, në çmime. Ekziston droja se një pjesë e madhe e TVSH-së së ulur mund të mbahet për vete nga sipërmarrësit.

Edhe familjet vërtet po ndihmohen financiarisht: por nëse ato vendosin t’i kursejnë paratë, siç është traditë në Gjermani, dhe të mos i shpenzojnë, konjuktura sërish përfiton pak.

Ndaj edhe nga qarqe sipërmarrësish, por edhe nga punonjësit ka pasur kërkesa për një ulje afatgjatë të tatimit për sipërmarrjet. Është këkuar edhe një ulje e taksave për punonjësit. Por kjo tani nuk ndodhi. Njëkohësisht, paketa ngarkon me pagimin e borxheve që merren tani brezat e ardhshëm. Në një prononcim për televizionet publike gjermane ARD dhe ZDF, kancelarja Merkel e mbrojti faktin që shteti merr tani borxhe që “duhet të paguhen nga brezat e ardhshëm”. Ajo kujtoi se Gjermania vitet e kaluara ka qenë në gjendje të paguajë shumë borxhe.

Megjithë kritikat: ajo që tërheq vëmendjen është se në situatën aktuale, nga kampione e kursimit dhe e buxhetit të balancuar, Gjermania po kthehet në kampione në investime e shpenzime. Në fund, në situatën që po jetojmë rëndësi ka që shteti jep para, pavarësisht se për çfarë. Me këtë shteti krijon punë dhe të ardhura./DW

Goditen me sende të forta disa të rinj në Tiranë, njëri përfundon te Trauma

Një tjetër shèrr ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ku disa të rinjë janë përfshirë në zonën e Saukut e për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plágosur rèndë.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se ky i fundit është nisur me urgjèncë drejt Spítalit të Traùmës. Ende janë të paqarta arsyet e këtij konflíkti të dhùnshëm si dhe emrat e personave të përfshirë.

Një sh.èrr i rè.ndë ka ndodhur pasditen e sotme mes të rinjve në mes në “Whisky-Bar” në zonën e ish-Bllokut. Një grup djemsh janë kò.nfliktuar dhe kanë g.òditur njëri-tjetrin me karrige, tavolina e shishe, por nuk dihet arsyeja përse ka ndodhur kjo ngjarje trò.nditëse.

Faxweb.al mëson se shèrri ka ndodhur mes 2 grupeve njëri prej të cilëve njihet si “Çunat e Tomës” ndërsa tjetri si “Nipat e Qifes”. Gjithashtu mësohet se janë emra të njohur për sa i përket ngjarjeve të tilla, kryesisht inci.denteve dhe shèrreve që kanë shkaktuar nëpër klubet e Tiranës.

Vjedhja e tokës së gjimnazit nga Carlo Bolino, Malltezi: 10 pyetje për SPAK

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka ngritur dhjetë pyetje publikisht për SPAK në lidhje me skandalin e vjedhjes së tokës së një gjimnazi nga botuesi dhe gazetari Carlo Bolino.

Postimi i Malltezit

10 pyetje SPAK nëse është gjallë lidhur me vjedhjen e tokës së gjimnazit për interes të Carlo Bolinos:

1. Pse u zhduk shkolla e mesme nga Plani Urbanistik i Bashkisë në 2017 kur ekzistonte në çdo plan urban, përfshi edhe në Planin e Përgjithshëm Rregullues të miratuar në 2013.

2. Pse u dha kjo pronë me vendim qeverie dhe jo me vendim të Këshillit Bashkiak?

3. Pse nuk u lidh kontrata me bashkinë, por u dashka lidhur me qeverinë kur prona e ish-repartit të orave ishte në administrim të bashkisë?

4. Pse mos paguajë Carlo mijëra euro sipas ligjit të qiradhënieve qe ka në fuqi bashkia?

5. Si ka menduar Bashkia e Tiranës të zgjidhe çështjen e një shkolle të mesme për 50,000 banorët nga sheshi Ataturk tek Pallati me Shigjeta dhe gjithë ish-Fusha e Aviacionit?

6. Pse mos nxirrej toka në ankand nëse shteti nuk e donte për shkollë?

7. Pse mos paguajë të paktën çmimin e referencës lëpirësi Carlo për tokën mes Tiranës?

8. Pse nxori VKM për të prishë objektet dhe çuditi gjithë boten?

9. Pse mos aplikonte për leje prishje objektesh dhe të paguante taksën Carlo?

10. Pse u shkel ligji për Kthim-Kompensimin e Pronës që ndalon dhënien e tokave të tretëve derisa të përfundojë procesi i kthim-kompensimit? Çfarë interesi i madh strategjik për vendin kishte këtu që duhej shkelur ligji?

Shembja e Teatrit/ Arkitektja: Rindërtimi identik, totalisht i mundshëm

Arkitektja dhe studiuesja Dorina Pllumbi thotë se për të marrë veten nga ngjarja tragjike e 17 majit, ku u shemb kompleksi teatror mbi 80-vjeçar, lipset një hapje e debatit publik.

“Të jetë kjo si një formë terapie kolektive pas terrorit të shkatërrimit brutal të objektit. Duhet të flasim mbi atë çfarë mund të rikuperojmë”, shprehet ajo për “Panoramën”.

Rindërtimi i objektit “aty ku ishte, dhe siç ishte” është, sipas saj, krejtësisht i mundur nga ana teknike, kjo falë edhe punës dokumentuese që kanë bërë arkitektët gjatë kësaj periudhe rezistence 27-mujore, në mbrojtje të godinës. Ndonëse sot nga autoritet që shembën Teatrin Kombëtar dhe atë Eksperimental, vijojmë të dëgjojmë se qenë specialistët ata që e panë si të paarritshëm restaurimin e objektit historik, Pllumbi u bashkohet dhjetëra zërave, si i ndjeri Maks Velo, Emin Riza, Latif Lazimi, Guri Pani, Lida Miraj etj., që për “Panoramën” konfirmuan se Teatri rikuperohej me anë të ndërhyrjeve restauruese. “Sigurisht që ishte e mundur që këto godina të ruheshin e të trajtoheshin në mënyrë të tillë që të ishin akoma me ne, në një formë dinjitoze”, shton arkitektja.

Prej 17 majit, kemi një kryeqytet pa Teatër Kombëtar. Si e keni perceptuar/përjetuar shembjen e dy teatrove si arkitekte, por edhe si qytetare për mënyrën se si u veprua?

Për mua, Tirana ka qenë pikënisja e studimeve në arkitekturë. Për çdo student arkitekture, qyteti është referenca primare, është ambienti i ndërtuar ku sheh të aplikuar ato për të cilat flitet në klasë, ato që lexon nëpër libra, ato ide që zhvillon në projekte. Dua apo nuk dua unë, Tiranën e kam me vete gjithmonë kudo që shkoj. E megjithëse larg fizikisht, mendërisht e shpirtërisht kam qenë aty duke kapërcyer ato limitet që të vendos fizikisht trupi njerëzor. Nuk ka pasur një moment tjetër, gjatë të cilit të kem qenë më shumë prezent se te sheshi i teatrit. Si shumë shqiptarë, kam ndjerë pafuqinë sfilitëse për ta ndaluar atë terror. Jam munduar virtualisht të jem afër miqve, studenteve, kolegëve, njerëzve të vendit tim, me të cilët më bashkonte dhimbja e humbjes së madhe që pësoi arkitektura shqiptare atë mëngjes të errët.

Nuk është hera e parë që Tirana bëhet viktimë e një dhune të tillë ushtruar ndaj trashëgimisë kulturore materiale. Historia na ka treguar se instalimi i regjimeve politike është shoqëruar me dhunë pushteti ndaj territorit, me qëllimin e dhënies së një fytyre të re qytetit, me të cilën të identifikohet pushteti. Kësaj here, qyteti dhunohet në mënyrë të vazhdueshme e sistematike nën presionin e një diktature të kapitalit. Shohim përditë një mungesë ndjeshmërie ekstreme ndaj asaj që ekziston në Tiranë, sikur mos të ishte e jona. E natyrshëm lind pyetja, vallë vetëm toka qenka vlera e vetme e këtij qyteti?

Mëngjesi pa gdhirë i 17 majit ishte momenti kulminant, kur kjo dhunë u kthye në një spektakël të shëmtuar të demonstrimit të forcës. Një turp i madh, rast ekstrem i asgjësimit të një objekti kaq demokratik, deri në ditët e fundit të jetës së tij. Si është Tirana pa atë teatër? Ashtu siç jemi të gjithë ne, të vrarë në shpirt.

Me aq sa ju jeni në dijeni, a ishte e mundur që dy godinat, ajo e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, të restauroheshin? Dini raste kur janë restauruar objekte po aq problematike, apo edhe më shumë të dëmtuara?

Sigurisht që ishte e mundur që këto godina të ruheshin e të trajtoheshin në mënyrë të tillë që të ishin akoma me ne në një formë dinjitoze. Pavarësisht specifikave kontekstuale, një përpjekje e vazhdueshme bëhet në botë për të valorizuar pasurinë materiale. Ka në histori raste të ndërhyrjeve drastike në qytet, por ato nuk i përkasin këtij shekulli dhe diskutohen si raste të kryera në mënyre autoritare, jodemokratike. Sot, praktikat e arkitekturës dhe urbanizmit mëshojnë fort te domosdoshmëria e pjesëmarrjes së përdoruesve të qytetit në qytetbërje, te reflektimi mbi çfarë do t’u trashëgojmë brezave të ardhshëm, çfarë historie do t’u tregojmë. Është absolutisht e paimagjinueshme që ndërhyrje, qoftë edhe të përmasave akoma më të vogla krahasuar me atë të prishjes së Teatrit, të bëhen pa u konsultuar apo duke injoruar komunitetet që prekën prej tyre dhe profesionistët e fushës. Gjithashtu, në nivel qyteti, nuk mund të reduktohet çdo diskutim vetëm nëse një godinë ka vlerë apo jo.

Përveç vlerës në vetvete, në qytet godinat nuk qëndrojnë të izoluara. Ato janë të lokalizuara në një kontekst urban, prandaj gjithmonë flitet për grupime apo zona historike që vihen në mbrojtje apo ku lejohen ndërhyrje të moderuara. Siç u pa në rastin e Tiranës, zona historike e qendrës u reduktua qëllimisht duke lënë jashtë stadiumin, Teatrin dhe Muzeun Kombëtar. Çfarë unë shoh urgjente në këtë moment, është reflektimi mbi kulturën e marrëdhënies me materialen. Nuk mundet kjo marrëdhënie të ketë fjalë kyçe prishjen, rrafshimin, rindërtimin, spostimin, manipulimin. Kjo është e frikshme dhe duhet të ndalojë sa më parë.

Në këtë fazë që rrënimi i kompleksit teatror kombëtar është fakt i kryer, janë të shumtë specialistët që kërkojnë rindërtimin e tij. A mendoni njësoj? Nëse po, çfarë do t’i risillte Tiranës ringritja e godinave që u shembën?

Ky është një diskutim i rëndësishëm e i domosdoshëm për t’u hapur në komunitetin e profesionistëve dhe me përfshirjen e qytetarëve. Ajo që ndodhi është shumë e rëndë. Një rindërtim identik i objektit është totalisht i mundshëm teknikisht falë punës së jashtëzakonshme dokumentuese që kanë bërë arkitektet e përfshirë në grupin e rezistencës për mbrojtjen e TK. Sigurisht, nuk do të kishim të njëjtin objekt, materia nuk do ishte e njëjta fatkeqësisht. Është momenti për të hapur një diskutim serioz. Retorika politike që shoqëroi gjithë procesin para dhe pas shembjes së Teatrit është njësoj e rrezikshme, sa edhe vetë akti i asgjësimit të objektit. Përveçse çfarë u bëjmë fizikisht këtyre objekteve, është shumë e rëndësishme të reflektojmë mbi mënyrën si shprehemi në diskursin publik në lidhje me fatin e tyre. Para prishjes, objekti u denigrua duke u quajtur i shëmtuar, pa vlera arkitektonike dhe me një gjuhë kërcënuese u propagandua prishja e tij si e vetmja rrugë.

U denigrua deri dhe materiali i ndërtimit, populiti, një material ekologjik inovator për kohën kur objekti u ndërtua, duke u quajtur tallash e duke u shkundur nëpër zyra televizive me një mediokritet të paprecedent. Fill pas prishjes, narrativa që na u servir ishte ajo e zbutjes së ngjarjes, si për të na siguruar se ajo që ndodhi nuk ishte nami. Përveçse u mohua dhuna, na u tha që mjaft kollaj pushteti paska fuqinë të shkatërrojë e ta ribëjë, por, sipas projektit fillestar, duke fshirë vite të tëra historie të përdorimit të objektit. U fol edhe që mund të rindërtohet në një tokë tjetër dhe me një funksion tjetër për fëmijë. Madje, ata që e marrin të mirëqenë që do jenë pushtetarët e ardhshëm, u zotuan që edhe nëse ndërtohet i riu, do ta shkatërrojnë atë e do të ndërtojnë të vjetrin përsëri.

Kjo është një gjuhë e normalizimit të dhunës ndaj materies në qytet, përveçse gjuhë e talljes me inteligjencën e me ndjenjën e përkatësisë së njerëzve, përveçse gjuhë e normalizimit të shpërdorimit të financave të përbashkëta. Dhe kjo klasë politike na ka treguar që nuk e ka për gjë t’i bëjë të gjitha ato që thotë në lidhje me bërje e ç’bërje të punëve në qytet. Kjo është e papranueshme. Në këtë formë ne rrezikojmë të lehtësojmë përmasën e krimit të asgjësimit të Teatrit. E nëse shembja e rindërtimi na paraqitet si një gjë kaq e lehtë, mos do të thotë kjo që po kthehet në praktikë pune?

Kjo kulturë arbitrare e të shprehurit nxitimthi mbi fatin e së përbashkëtës materiale është e papranueshme pasi duhet të kuptojmë se nuk është aq e lehtë të rikuperohet ajo që humbasim. Materia nuk është neutrale. Ajo mbart në vetvete, përveçse memories kolektive, edhe memorie teknike, gjurmë të përdorimit të objektit, transformimit të tij në kohë, përkatësinë e atyre që e kanë përdorur. Të gjitha këto, sado mirë të dokumentohen, vetëm objekti fizik dhe materia e tij mund t’i dëshmojë. Prandaj, e shoh jashtëzakonisht të rëndësishme që larg populizmave patetike, të hapet një debat publik serioz në lidhje me fatin e vendit ku ishte i pozicionuar Teatri. Nuk duhet harruar asnjëherë ajo që ndodhi. Ai vend mbart në vetvete tashmë edhe ngjarjen tragjike të terrorit ndaj Së përbashkëtës, ndaj fjalës së lirë, ndaj opozitarizmit të drejtpërdrejtë e vetorganizimit spontan.

Në mënyrë që të marrim veten nga kjo goditje, duhet një hapje e debatit publik si një formë terapie kolektive pas terrorit të shkatërrimit brutal të objektit. Duhet të flasim mbi atë çfarë mund të rikuperojmë. Një ndërtim i ri në atë vend nuk mund të injorojë historinë e tij. Edhe me shembjen e Teatrit, përsëri ai vend nuk është Tabula Rasa, nuk mund të jetë asnjëherë, është shumë i ngarkuar emocionalisht për të qenë i tillë. Nuk mundet kurrsesi të humbasë ai sheshi i mikrofonit të lirë. Ai shesh duhet rikuperuar. Aty, si askund tjetër, shqiptarët mposhtën frikën e morën guximin të provojnë shijen e fjalës së lirë.

Nuk mundet të humbasë shkalla urbane e atij objekti, natyra e tij ftuese, thjeshtësia dhe modestia e tij. E unë do propozoja që diskursi për rindërtimin e tij të bëhet aty, tek ai shesh. Më shumë se kurrë tani është i nevojshëm ai mikrofoni i lirë e ai ekran ku të shpalosen ide, të rrihen mendime, të vendoset fati i atij vendi në mënyrën më demokratike të mundshme. Kjo do ishte një ringritje e vërtetë e atij objekti, e komunitetit të artistëve e njerëzve që e mbështetën mbrojtjen e tij. Do të ishte një ringritje edhe për ata që qëndruan indiferentë e që u penduan më pas, po edhe për ata që deshën me shpirt të përfshiheshin, por nuk i lanë, edhe për ata që u detyruan të pozicionoheshin nga ana tjetër. Ky do të ishte një triumf i së përbashkëtës në Shqipëri. Unë e shoh këtë si vazhdimësi të misionit emancipues që Teatri pati dhe duhet të vazhdojë të ketë në shoqëri.

Në rast se dakordësohet për rindërtimin e godinave që ishin, për të pasur jo thjesht një objekt muze, por teatër funksional, cili do të ishte propozimi juaj edhe për një qasje më moderne?

Mendoj që duhet të ketë një objekt funksional në atë shesh, jo thjesht muze. Tirana ka nevojë për teatrin që iu mor aq brutalisht. Komuniteti i artistëve ka nevojë t’u kthehet shtëpia e tyre. Siç e përmenda, ai shesh kërkon hapjen e një diskursi publik midis profesionistëve e qytetarëve. Sheshi është shumë i ndjeshëm në këtë pikë dhe nuk mund të pranojë çfarëdo.

Sa të përshtatshëm e shikoni konceptin e Bjarke Ingels për Teatër Kombëtar, në truallin ku ishte kompleksi prej më shumë se 8 dekadash, edhe për sa i përket raportit që do krijonte me objektet e tjera përreth?

Në fakt, nuk e di nëse ai mund të quhet projekt apo edhe projektide, pasi çfarë kemi parë janë vetëm disa imazhe të objektit nga jashtë dhe të një salle brenda, por nuk ka asnjë informacion në lidhje me një projekt të mirëfilltë të përbërë nga plane, prerje, fasada, detaje të teknikës apo fazave të ndërtimit. Këto janë komponentë përbërës, qoftë edhe të një projektideje, e jo më të një projekti të mirëfilltë gati për t’u ndërtuar. Pra, nuk është e qartë nëse ka një projekt të detajuar apo jo, vetëm nëse ai është bërë fshehurazi nesh, tinëzisht. BIG është prononcuar në fillim që me këtë objekt ai synon të rrisë transparencën në qytet, një fjalë klishe kjo e përdorur vend e pa vend prej tij. Nga ana tjetër, procesi për ndërtimin e këtij objekti, në të cilin ai është përfshirë, siç kuptohet qartë tashmë, vetëm transparent që nuk është.

Nëse do flasim për aq sa na është treguar deri tani, çfarë kuptohet nga ato imazhe që qarkullojnë vërdallë, është që volumi i objektit të propozuar bën një kontrast të madh me kontekstin urban ekzistues. Ai objekt futet aty frikshëm. Nga një shikim me sy të lirë, objekti nuk duket të jetë më i madh në sipërfaqe se objekti i vjetër, por ai është i kompaktësuar dhe i ngritur në kate. Gjithë pjesa e truallit nga pas objektit lihet e lirë.

Për çfarë? Për kulla? Dëgjuam zotime që toka e Teatrit do t’i mbetet vetëm Teatrit. Përse ky propozim atëherë përdor vetëm një pjesë të vogël të tokës së Teatrit, duke rritur shkallën e ndërtimit në lartësi e duke krijuar një shesh të fshehur pas objektit? Dyshoj që objekti mund të arrijë pritshmëritë e atyre që ëndërruan një teatër të ri e që kërkonin më shumë hapësira. Siç duket nga imazhet, një pjesë e konsiderueshme e hapësirave të reja do kenë funksion komercial. Nuk kuptohet sa salla do jenë, ku do jenë ato të pozicionuara në objekt dhe nëse do ketë një sallë të madhe me një skenë dinjitoze me një volum mbi skenë që të përmbushë të gjitha teknikalitetet e nevojshme. Nga imazhet, kjo nuk është e qartë. Nevoja për të shkatërruar me aq shpejtësi objektet e teatrove në ditën e fundit të masave shtrënguese të pandemisë, përsëri nuk është e qartë, derisa projekti i ri është kaq i mangët dhe aspak i detajuar për të nisur ndërtimin. Personalisht mendoj që është absolutisht i papranueshëm për atë kontekst ku pretendon të vendoset. Ai objekt do të ishte akti i dytë i terrorit në atë hapësirë, pas aktit të parë të prishjes brutale të kompleksit të teatrove.

Krahas Teatrit Kombëtar, së fundmi janë shembur edhe disa objekte të tjera historike si Vila e Toptanëve, apo ndërhyrjet që janë bërë pranë Kullës së Sahatit. Në perceptimin tuaj, me nisma të tilla a rrezikon që Tirana të humbasë lidhjet me të shkuarën? Për objektet që mbeten, si mund të shmanget kjo?

Siç e thashë edhe më parë, unë e shoh këtë si një praktikë mjaft të rrezikshme. Marrëdhënia me historinë nuk mund të vendoset në këtë formë. Objektet, materia e tyre janë dëshmia më e mirë që ne kemi për të kuptuar cilët jemi, nga kemi ardhur dhe ku duam të shkojmë. Është dëshmia më e mirë për të njohur veten. Nuk mundet të dorëzohemi ndaj presionit të kapitalit dhe të humbim referencat e përbashkëta që na lidhin.

Tiranës po i shkulen copa ekzistenciale çdo ditë. Ky është një gjenocid material e kulturor që po i bëhet qytetit. Tirana po kthehet në një qytet gjenerik, me objekte që mund të ishin kudo, objekte që nuk tregojnë asgjë, që nuk sjellin asnjë vlerë të shtuar për qytetin, përveçse imponimit të kulturës konsumeriste. Është i frikshëm procesi selektiv arbitrar i vendimmarrjes se cila copë e Tiranës është me vlerë të ruhet dhe cila jo.

Përveç minimit të strukturës urbane, gjë që ka shumë kohë që po ndodh në Tiranë, ky lloj procesi lidhet edhe me të drejtën mbi qytetin. Pra, diskutimi këtu është se kujt i jepet e drejta e përdorimit të qytetit. Nëse vende me një karakter të hapur që mund të frekuentohen nga të gjithë zëvendësohen me kulla vezulluese, atëherë këto copa të qytetit u hiqen qytetarëve dhe i jepen ekskluzivisht për përdorim një pjese të vogël njerëzish me pushtet financiar. Ky proces tingëllon si spastrim social. Pra, qendra e Tiranës komodifikohet, kthehet e aksesueshme vetëm nga një numër i vogël pasanikësh. E diskutueshme dhe e paqartë është edhe sa fizibël është kjo që po ndodh me qytetin, arsyet pse kjo po ndodh dhe cilës nevojë për hapësira biznesi në qytet po i përgjigjet ky proces. Nuk ka studime që ta justifikojnë këtë transformim radikal që po i ndodh Tiranës.

Është tronditëse se si interesa të fuqishme fshihen pas retorikës të “së bukurës”, që fsheh veprime të shëmtuara. Mund të thuhet që gati- gati ka një perversitet selektimi sipërfaqësor arbitrar të asaj që cilësohet e bukur apo jo e bukur. Po çfarë është kjo diktaturë e estetikes, që merr përsipër të bëjë presion zbukurues mbi materien në qytet? Me një mikun tim e pagëzuam arkitekturë e botoksit. Ç’janë këto injektime estetike artificiale që po bëhen në trupin e Tiranës? Po ç’është kjo estetikë fallocentriste, që shton kulla kudo që hedh sytë? Si mundet që godinat e Tiranës të bëhen viktima të këtij syri diskriminues? Ashtu me ato koklavitjet volumore, aspak perfekte, Tirana është gjenuine. Ajo pasqyron përpjekjet e gjithsecilit për të krijuar hapësirën e tij në një qytet të vështirë, por plot me energji e vitalitet. Vetëm e përbashkëta mund t’i japë kuptim një qyteti të tillë dhe jo investimet e dyshimta kullandjellëse.

Flitet për identitet. Më shumë se një identitet të fortë, mendoj që Tirana ka një karakter të përbërë nga një ndërthurje afinitetesh. Nuk mund të quhet Tirana as otomane, as italiane, as socialiste, por është një koleksion i këtyre miniidentiteteve. Ka pranuar gjithmonë ndryshimin si qytet. Nuk mundet që gjurmët e kësaj tolerance, kësaj bashkëjetese, të këtyre shtresave historike të fshihen në një mënyrë kaq të vrullshme.

Akuzat ndaj ne kritikëve, që nuk e dashkemi zhvillimin, janë qesharake. Këtu bëhet fjalë për nevojën e një reflektimi serioz mbi mënyrën sesi ky i ashtuquajtur zhvillim po fshin atë çfarë jemi. Nuk mundet që një përqasje formale estetike të përligjë ndërhyrjet drastike në strukturën urbane të qytetit. Duket sikur çdo gjë është e mundur të zëvendësohet apo edhe të përçudnohet tashmë. Deri dhe ato objekte që shpallen monumente, siç e fitojnë ashtu dhe e humbin papritur statusin e mbrojtjes. Një studim i ndjerë i qytetit lexon ekologjinë urbane ekzistuese të tij me gjithë komponentët që e përbëjnë, duke bërë përpjekje që ndërhyrjet e reja ta cenojnë sa më pak të jetë e mundur atë, të shkaktojnë sa më pak dhimbje, të integrohen natyrshëm në realitetin urban, t’i japin qytetit atë që ai kërkon dhe jo t’i imponohen duke i ndryshuar dhunshëm atë çfarë ai është.

Duke zëvendësuar materien ndodh fshirja e një ekologjie të jetës së banorëve që e popullojnë atë. Kjo është një përqasje kolonizuese ndaj qytetit, që s’bën gjë tjetër veçse shkëput lidhjet ekzistuese që njerëzit kanë me objektet ku jetojnë, me lagjen, me fqinjët, me objektet kulturore që frekuentojnë, duke imponuar një mënyrë jetese krejt aliene. Në këtë formë shkëputet lidhja me vendin, çka sjell si pasojë spostimin e njerëzve, migrimin në përpjekje për të gjetur një tjetër vend përkatësie.

Si e shikoni rolin e Institutit të Monumenteve dhe të Ministrisë së Kulturës në shkatërrimin që po u bëhet objekteve historike?

Ky institut, por edhe institucione të tjera e kanë humbur kredibilitetin. Nuk ka më besim që janë në gjendje të menaxhojnë siç duhet pasurinë e përbashkët. Është shqetësuese ajo që ndodh me profesionistët, që marrin role drejtuese apo dhe role specialistësh në këto institucione. Njerëz me CV në dukje brilante, me studime në universitete të mira të botës, të cilët, sapo futen në këto institucione, pësojnë një metamorfozë të çuditshme.

Nuk arrij të imagjinoj çfarë presioni ushtrohet mbi këta njerëz, që arrijnë të shkelin mbi misionin fisnik për t’i shërbyer vendit të tyre profesionalisht. Si është e mundur që kthehen në thjesht marioneta? E pamë se si pati një valë dorëheqjesh e shkarkimesh me rastin e prishjes së Teatrit. Disa arritën të vetëshkunden nga tronditja e shembjes së Teatrit dhe u larguan duke shprehur një çlirim personal. Disa të tjerë u ndëshkuan me shkarkim, sepse shprehën lëkundje në qëndrimet e tyre. Duhet reflektuar mbi këtë. Nuk mundet që profesionistët të detyrohen të orientohen andej nga fryn era politike. Kjo është një praktikë e rrezikshme, që ndikon drejtpërdrejt në dëmtimin e trashëgimisë. Duhet dakordësuar mbi një sistem vlerash të pashkelshme në asnjë rast, sado ekstrem. Duhet mbrojtur integriteti i punës profesionale.

Në një kohë që në Shqipëri, objektet me vlerë historike, arkitektonike, kulturore etj., po shemben në emër të “zhvillimit”, ç’ndodh me to në vendet e zhvilluara? Konservohen, apo rrënohen për t’u zëvendësuar me objekte moderne?

Nuk dua të bëj përgjithësime në lidhje me vende të tjera dhe as më pëlqen ta pozicionoj Shqipërinë si një rast unik, të izoluar, ku ndodhin gjëra të çuditshme që nuk ndodhin askund tjetër, pasi shqiptarët na qenkan njerëz të çuditshëm. Ky më duket një kompleks inferioriteti, që fatkeqësisht e gjen rëndom në gjuhën e përditshme. Një gjë që mund të them këtu është se trashëgimia nuk është nën presion të regjimit të parasë vetëm në Shqipëri. Mjafton të shohësh denoncimet e “Europa Nostrës”, “Docomomos” apo forume e organizma të ngjashëm për të kuptuar që presioni globalist nuk prek vetëm Shqipërinë. Prandaj, ky është një moment i rëndësishëm që duhet të përdoret për reflektim nga ne, për të vendosur kritere e rregulla të menaxhimit të trashëgimisë në unison me ato ndërkombëtare. Nuk mundet që ligjet e VKM-të të përdoren si instrumente për të spekuluar me fatin e së përbashkëtës në qytetet tona. Duhen çliruar institucionet. Duhet një lëvizje profesionale e qytetare që t’i kthejë këto institucione në shërbim të së mirës së përbashkët.

Dorina Pllumbi, arkitekte dhe studiuese, është kandidate për titullin “Doktor Shkencash” në Departamentin e Arkitekturës së TU Delft, Holandë. Ka eksperiencë disavjeçare në mësimdhënie në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe në TU Delft. Aktualisht është studiuese e ftuar në Parsons Art and Design School në New York.

Trafiku i emigrantëve/ Pas drejtoreshës së Kufirit, arrestohet edhe motra e saj

Vazhdojnë arrestimet për grupin e përfshirë në trafikun e emigrantëve nga vendet e Lindjes në Shqipëri, për të vijuar në shtetet e Bashkimit Europian.

Në kuadër të operacionit “Toka e premtuar”, dy persona janë ndaluar dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kompjuterë, 2 celularë, disa leje qëndrimi të emigrantëve, fatura bankare dhe mandate tërheqjeje shumash monetare nga agjencitë e transfertave të parave.

Të ndaluarit janë një 41-vjeçar nga Palestina dhe Suela Kaçabani, 41 vjeçe.

Kjo e fundit është motra e Drejtoreshës së Kufirit dhe Emigracionit Enkeleida Toska e pezulluar dy ditë më parë nga detyra pas dyshimeve se ajo ka favorizuar trafikun.

Dyshohet se Toska së bashku me të tjerë, nëpërmjet kompanive konsulente, bënin të mundur ardhjen në Shqipëri në mënyrë të organizuar, të personave dhe grupeve të personave, kryesisht me origjinë nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës Veriore.

Me herët SHÇBA ka arrestuar dhe pezulluar nga detyra zyrtarët e tjerë që janë Altin Hasani, Shefi i sektorit Besnik Zela, Shefi i sektorit, Albana Metko, Shefe e Seksionit, Adelina Lita, Specialiste.

Zyrtarët e lartë të policisë pritet të dalin para gjykatës për masë sigurie, por me arrestimet e kësaj të premteje, 5 qershor 2020, çështja pritet dhe t’i kalojë SPAK duke qenë se bëhet fjalë për implikim të funksionarëve shtetërorë.

Venecia rrëzon paketën anti-shpifje të Ramës: Ligji mund të ketë një efekt frenues të fjalës së lirë dhe…

Komisioni i Venecias i sugjeron qeverisë shqiptare që të rishikojë paketën antishpifje, për të cilën Këshilli i Europës kërkon mendimin e këtij institucioni.

Sipas Venecias, draft-amendamentet e ligjit për shërbimet audiovizive nuk janë gati për zbatim në variantin aktual.

Ligji vuan nga paqartësitë dhe mund të ketë një efekt frenues të fjalës së lirë dhe fjalimit politik në Shqipëri. Venecia vëren se Autoritetit të Medias Audiovizive i jepen fuqi të mëdha administrative për median ‘online’, prandaj kërkohet të rishikohet formula e përzgjedhjes së AMA-s dhe Komitetit të Ankesave.

‘Përbërja e AMA-s dhe Komiteti i Ankesave, i cili zgjidhet nga AMA në bazë të rregullave të hartuara nga AMA, mund të krijojë shqetësime të ligjshme për pavarësinë e këtyre dy organeve. Prania e përfaqësuesve të komunitetit të medias dhe shoqërisë civile që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me forcat kryesore politike, mund të jetë një hap që forcon pavarësinë e këtij organi.

Së dyti, ‘është e paqartë nëse anëtarët e AMA-së dhe të Komitetit të Ankesave janë mjaftueshëm të pavarur nga industria e madhe e mediave, në bazë të rregullave për papajtueshmërinë dhe konfliktin e interesit’.

Komisioni i Venecias kritikon edhe gjobat e larta në rast të shkeljeve të ligjit nga mediat ‘online’, që variojnë nga 100 mijë deri në 800 mijë lekë: ‘Jashtëzakonisht problematike për lirinë e mediave në kontekstin shqiptar është natyra e ashpër dhe me efekte të mëdha negative e gjobave. Gjobat jashtëzakonisht të larta paraqesin një kërcënim me efekt pothuajse aq të ftohtë sa burgimi, megjithëse më shumë tinëzarë’ mund të shihet një mënyrë indirekte për të ushtruar presion në media’.

‘Komisioni i Venecias nuk mbështet gjithshtu parashikimet ligjore të cilat nuk garantojnë pezullim të gjobave ndaj mediave ‘online’ në rast ankimimi në gjykatë’, lexohet në raport.

Komisioni i Venecias kujton se sanksionet e rënda nuk duhet të zbatohen menjëherë; procedurat gjyqësore në raste të tilla duhet të kenë një efekt pezullues dhe gjykatat duhet të kenë fuqinë të rishikojnë përmbajtjen e vendimeve në kuadrin e procedurave të cilat ofrojnë garanci themelore të gjykimit të drejtë.

Në fund, Komisioni i Venecias inkurajon autoritetet shqiptare të mbështesin krijimin e një organi vetërregullues që funksionon në mënyrë efektive dhe që përfshin të gjithë aktorët përkatës në fushën e mediave.

Reagimi i Presidencës

Tedi Blushi, Zëdhënës i Presidentit Ilir Meta, ka reaguar lidhur me opinionin e dhënë nga Komisioni i Venecias, për atë qv njihet si paketa anti-shpifje.

“Ashtu sikundër pritej, Komisioni i Venecias ka konfirmuar qëndrimin e drejtë të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për paketën anti-kushtetuese të ligjeve “anti-shpifje””, shkruan Blushi në rrjetet sociale.

Në vijim, ai sqaron se siç është sqaruar edhe me dekretet e Presidentit Meta, këto ligje jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me:

– Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;

– Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;

– Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;

– Nuk janë në harmoni me standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut;

– Nuk janë në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

“Pa garantuar lirinë e shprehjes nuk ka demokraci dhe nuk mund të ketë çelje të negociatave për anëtarësim.

Liria dhe pavarësia e medias e para!”, shkruan Blushi.

Komisioni i Venecias i sugjeron qeverisë shqiptare të rishikojë paketën anti-shpifje. Në draft-opinionin paraprak argumentohet se ndryshimet e propozuara nuk janë reflektuar plotësisht.

Venecia këshillon autoritetet shqiptare që t’i përgjigjen kritikave dhe të përmirësojnë ligjet. Ajo kërkon që në përmbajtjet e legjislacionit të hartohen në bazë të praktikës së Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Në draft theksohet gjithashtu se projekt-ndryshimet nuk janë gati për miratim në formën e tyre aktuale, pasi janë të paqarta dhe ka të ngjarë të shtypin diskutimin e lirë.

Komisioni i Venecias konsideron se projekt-ndryshimet nuk janë gati për miratim në formën e tyre aktuale. Ligji vuan nga paqartësia dhe ka të ngjarë të ketë një “efekt të ftohtë” duke shtypur diskutimin e lirë dhe fjalimin politik.

Venecia thotë se Autoritetit të Medias Audiovizive i jepen fuqi administrative për median “online”, prandaj kërkohet të rishikohet formula e përzgjedhje së AMA-s dhe Komitetit të Ankesave. Komisioni i Venecias kritikon edhe gjobat e larta në rast të shkeljeve të ligjit nga mediat “online”.

“Jashtëzakonisht problematike për lirinë e mediave në kontekstin shqiptar është natyra e ashpër dhe me efekte të mëdha negative e gjobave.

Gjobat jashtëzakonisht të larta paraqesin një kërcënim me efekt pothuajse aq të ftohtë sa burgimi, megjithëse më shumë tinëzarë mund të shihet një mënyrë indirekte për të ushtruar presion në media”, thuhet në draft-opinion.

Komisioni i Venecias do t’i dorëzojë autoriteteve shqiptare opinionin përfundimtar për Paketën-Antishpifje në datat 18-19 qershor.

Vrasjet dhe shpërthimet e fundit mafioze në vend, reagon PD: Tregues për dështimin e Edi Ramës me rendin dhe sigurinë

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

2 vrasje mafioze në Krujë, 2 vrasje të njëpasnjëshme në Vlorë, njëra në formën e një atentati mafioz, 2 vrasje për larje hesapesh në Kurbin, shpërthim tritoli nga Tirana në Vlorë, ky është bilanci i policisë së Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt brenda 10 ditëve të fundit.

Krimi bën festë, ndërsa policia ka ikur në drejtim të paditur.

Krimi e ka mposhtur shtetin, sepse shefi i policisë së Edi Ramës është i zënë duke i bërë gjyqin një gruaje, pasi policia është e zënë duke rrahur fëmijë.

Vrasjet, shpërthimet me tritol, atentatet nuk parandalohen dhe autorët nuk gjenden, sepse policia e Edi Ramës është e zënë me shfaqjet e turpshme me dron antikanabis, që zbulojnë vetëm 30 fidanë, sepse policia nuk lufton krimin, por rreh qytetarët që protestojnë në mbrojtje të Teatrit.

Mungesa totale e shtetit dhe lënia e territorit nën thundrën e krimit, ka krijuar një situatë të përkeqësuar për sigurinë e jetës së qytetarëve.

Vrasja e dyfishtë mbrëmë, në Krujë, është vetëm episodi i radhës, që ka plotësuar serialin e gjakshëm në vend ku fjalët ligj, rend, siguri tashmë janë bërë të huaja.

Janë të gjitha akte që frymëzohen nga mbrojtja e dhunës shtetërore prej Edi Ramës, Sandër Lleshajt dhe Ardi Veliut.

Edi Rama, si strategu i të gjithë kësaj psikoze dhune dhe krimi që ka zaptuar vendin, nuk gjen asnjë shenjë pendese apo dhembshurie në rastin e fatkeqësisë së përdhunimit të një të miture 15 vjeçare, por i vërsulet kujtdo që kërkon llogari për këtë situatë.

Nën një justifikim të rremë, se kërkesa e llogarisë ndaj tij, ministrave të tij, pushtetit të tij, “është e dhunshme”, jep prova ditë pas dite se mënyra e vetme për t’i shpëtuar përgjegjësisë është sulmi ndaj çdo zëri që ndjehet i revoltuar me këtë situatë.

Dhunë, përdhunime, krim, plagosje, vrasje! Kjo është gjendja që përjetojnë shqiptarët tani pas situatës së pandemisë, në një kohë shumë të shkurtër.

Qetësia e rreme dhe ndjesia hipokrite e ndihmës ndaj qytetarëve përgjatë 2 muajve, frikshëm, i ka lënë vendin sundimit të krimit, të kthyer në normalitet gjatë bashkëqeverisjes së tij me Edi Ramën.

Edi Rama ka dështuar me vendosjen e rendit dhe sigurisë, sepse ai erdhi dhe qëndroi në pushtet duke patur ortak krimin dhe bandat. Prioriteti i tij është të mbrojë dhe të pasurojë kriminelët që i mbajnë në këmbë pushtetin dhe jo të mbrojë qytetarët shqiptarë.

Berisha tregon takimet sekrete Thaçi – Vuçiç: U bënë për ndarjen e Kosovës!

Intervistë ekskluzive e ish-presidentit shqiptar për Nacionale, në lidhje me tranzicionin demokratik në Shqipëri, zhvillimet politike atje dhe bisedimet Kosovë-Serbi.

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri Berisha dhe lideri historik i të djathës në Shqipëri, një nga protagonistët kryesorë të politikës së tranzicionit përgjigjet në një sërë pyetjesh që kanë të bëjnë me gjendjen në Shqipëri, Kosovë dhe raportet mes këtyre dy shteteve.

Nacionale: Ju keni qenë një nga protagonistët kryesore të politikës dhe tranzicionit demokratik në Shqipëri, përgjatë 30 viteve të fundit. Edhe pse ka përparim e ndryshime të mëdha, krahasuar me pikën e nisjes, pra shembjen e sistemit komunist, Shqipëria megjithatë ende nuk e ka përmbyllur fazën e tranzicionit, siç ka ndodhur me shumicën e vendeve të Evropës Lindore dhe Juglindore. Madje vitet e fundit duket se ka rënie të demokracisë. Si shpjegohet ky tranzicion i gjatë, cilat janë pengesat kryesore?

Sali Berisha: Shqipëria ishte vite drite larg vendeve të lira. Por shtoj se ajo u rrit me 21 herë deri në vitin 2013. Nisi udhën e saj në vitin 1992 me GDP për frymë vetëm 204 dollarë dhe në vitin 2008 arriti të futet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Në vitin 2013 rroga mesatare e shqiptarëve ishte me e lartë se sa e Bullgarisë, Serbisë, Rumanisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Malit te Zi. Ajo u anëtarësua në NATO, luajti rol të pazëvendësueshëm në mbështetjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, mori rekomandimin e Komisionit Evropian për statusin e vendit kandidat me kusht që të votoheshin tre ligjet të dakortësuara në çdo fjalë por që Edi Rama i bllokoi ato. Historia tregon se demokracia është një proces i ri kthyeshëm dhe kjo ka ndodhur me Shqipërinë pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet.

Pas ardhjes në pushtet, Edi Rama me lidhjet e tij me krimin dhe drogën: Shqipëria u shndërrua në Kolumbinë e Evropës, Narkoshtetin e vetëm në Evropë. Në qendrën operacionale sipas DASH të organizatave kriminale të Rajonit, Evropës, Lidhjes së Mesme, Amerikës së Veriut dhe asaj të Jugut. Shteti ligjor u zëvendësua me narkoshtetin. Në 7 vite në Shqipëri nuk ka ardhur për investime asnjë kompani e huaj serioze. Të gjitha janë kontrata të qeverisë së mëparshme. Kështu rrogat dhe pensionet nuk u rritën. Shqipëria tani ka rrogat më të ulta në rajon dhe koston e jetesës më të shtrejtën në rajon! Nga Shqipëria janë larguar mbi 410 mijë shqiptar në katër vitet e fundit.

Edi Rama u angazhua me Beogradin në një agjendë kundër Kosovës dhe Kombit shqiptar. Edi Rama shkatërroi në Shqipëri procesin zgjedhor, zhvilloi për herë të parë në Evropë pas rënies së perdes së hekurt zgjedhje moniste. Ai mbushi parlamentin dhe qeveritë vendore me vrasës, trafikante, hajdute dhe përdhunues. Me një fjalë krimi, korrupsioni dhe droga e lidhur me qeverinë shkatërruan dhe shkatërrojnë demokracinë në Shqipëri dhe mbyllen që nga 2015 dyert e Bashkimit Evropian për Shqipërinë.

Nacionale: Në Shqipëri ka një klimë shumë të ashpër politike, ku partitë kryesore nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për asgjë. Demokracia tashmë duket se ka degjeneruar, pasi kemi një tërheqje të PD-së nga institucionet, dhe vetëm një parti që drejton të gjitha shtyllat e pushtetit. A mendoni se veproi drejt PD me daljen nga parlamenti, dhe si rrjedhojë humbi edhe komunat, pasi nuk mori pjesë në zgjedhje? A do të ishte më mirë që betejat të zhvilloheshin brenda në institucione?

Sali Berisha: Në Shqipëri rezultatin e zgjedhjeve siç u dokumentua qartë e përcaktuan bandat, vrasësit, trafikantët e lidhur me Edi Ramën. Krimi elektoral jo vetëm që nuk u ndëshkua por u shpërblye. Shqipëria nuk ka parlament legjitim, nuk zhvillon zgjedhje. Kjo ka përcaktuar qëndrimet e PD.

Nacionale: Vijmë te situata në Kosovë. Ju jeni përfshirë në debate të ashpra me presidentin e Kosovës, për idetë e tij, apo projektet për ndarje të Kosovës. Duke qenë se keni mbajtur poste të larta shtetërore si kryeministër dhe president, a keni pasur kontakte me personalitete të larta evropiane e amerikane, në lidhje me çështjen e Kosovës? Çfarë thonë dhe pse presidenti Thaçi ka hyrë në këtë lojë?

Sali Berisha: Ndarja e Kosovës apo dhe shkëmbimi i territoreve nuk është ide e Hashim Thaçit por është ide e Serbisë së Madhe e Beogradit që nga vitet 1990 deri sot. Këtë ide argati i Beogradit, Miladini shqipfolës pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet u bë copa ta paraqiste si ide te tij. Ai damkosi veten si një vasal i Beogradit dhe habiti botën e dëmtoi thellësisht Kosovën. E gjitha kjo sepse Beogradi ka dosjet e tij të krimeve, të cilat i publikoi senatori Dick Marti. Personalisht nuk kam dijeni për krimet e tij dhe kam kundërshtuar publikisht madje edhe në OKB raportin e Dick Martit. Kurse Miladini shqipfolës ndonëse u zotua se do padiste senatorin ai nuk ngriti ndonjëherë padi penale apo civile ndaj tij.

Nacionale: Është publikuar drafti i një marrëveshjeje, në mënyrë jo zyrtare, i cili praktikisht bënë ndarjen e Kosovës, e vendos kufirin në lumin Ibër dhe madje parasheh edhe eksterritorialitet për kishat e manastiret serbe, si dhe një nivle të tretë të pushtetit për asociacionin e Komunave. Po kështu shkëmbim të disa fshatrave në veri të Kosovës me disa fshatra në Luginën e Preshevës. Çfarë mendoni për këtë plan? Çfarë do të sillte ky për Kosovën dhe shqiptarët?

Sali Berisha: Ai është plani i Serbisë së Madhe, i cili synon aneksimin e territoreve të Kosovës, sakatimin përfundimtar dhe për rrjedhojë ndarjen e Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërise, fshirjen e saj nga harta e Ballkanit..

Nacionale: Është folur edhe për zhvillimin e takimeve sekrete mes presidentit te Kosovës dhe atij të Serbisë, nëpër disa kryeqytete evropiane. Madje ish-ministri i jashtëm i Serbisë Jeremic, ka denoncuar publikisht se me 4 nëntor 2018 Thaçi është takuar në Romë me Vuçiçin. Është fakt se pak ditë më vonë, presidenti i Kosovës largoi ambasadoren tonë në Itali nga detyra, pa ndonjë arsye, gjë që shtoi dyshimet se këtë veprim e ndërmori pikërisht për shkak të takimit të fshehtë me Vuçiçin, për të cilin ambasadorja nuk kishte pasur dijeni. Çfarë peshe kanë këto takime të fshehta mes përfaqësuesve të dy vendeve në konflikt? A duhet të zhvillohen në këtë format dhe çfarë dëmesh i kanë sjellë Kosovës?

Sali Berisha: Takimet e fshehta janë reale. Ato kanë ndodhur dhe kanë pasur vetëm një qëllim; planin për ndarjen e Kosovës. Në këto takime padroni ka patur dikë, qoftë dhe për shënime,a kurse argatin e ka thirrur vetëm, si dëshmi e një akti varësie totale. Takimet e fshehta për integritetin territorial të Kosovës, sovranitetin e saj janë akte antikushtetuese të tradhtisë së lartë kombëtare.

Nacionale: Aktualisht administrata Trump-it kërkon një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, por duket e paqartë në lidhje me përmbajtjen e saj. Sa i përgatitur është ky proces sipas jush, nga ana e diplomatëve amerikanë?

Sali Berisha: Eshtë e vërtet që administrata e presidentit Trump ka dëshmuar interes të veçantë për një marrëveshje Kosovë – Serbi. Kjo dëshmohet edhe nga caktimi i njërit prej diplomateve dhe bashkëpunëtorëve më të besuar të Presidentit Trump, ambasadorit Richard Grenell. Mendoj se roli i SHBA-së është jetik për arritjen e kësaj marrëveshje dhe se administrata e SHBA-së ka përcaktuar qartë parimet e marrëveshjes e cila duhet të jetë e pranueshme nga të dy palët. Pavarësisht nga përpjekjet dhe mashtrimet e Miladinit shqipfolës dhe Baton Stanishiqit për të shitur projektin e ndarjes së Kosovës si projekt amerikan ose së paku të miratuar nga SHBA, përfaqësuesit e SHBA-së më parë por edhe tani së fundi me deklaratën e përbashkët Grenell-Palmer-Kosnnet kanë bërë të qartë se qeveria e SHBA nuk ka projekt për ndryshimin e kufijve apo ndarjen e Kosovës.

Nacionale: A mendoni se është moment i përshtatshëm për një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë tani, kur SHBA dhe BE kanë përplasje, ndërsa Rusia ka forcuar rolin e saj në arenën ndërkombëtare dhe ka bërë shumë përpjekje për të shtrirë influencën edhe në Ballkan?

Sali Berisha: Mendoj se mbështetja që Miladini shqipfolësi i dha projektit të Serbisë së Madhe, në një kohë kur ky ishte një projekt që në Kosovë ku përveç Baton Stanishiqit nuk e përkrahte njeri, është shkaku më kryesor i bllokimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi. Argati i Beogradit bëri dhe bën gjithçka për lëkurën e tij për t’i shpëtuar gjykimit nga Haga. Në këtë kontekst ai është pengesa me serioze për arritjen e marrëveshjes. Është e vërtetë që sot ka kundështira transatlantike por në tërësi përsëri predominon bashkëpunimi transatlantik dhe shpresoj se ky bashkëpunim do konkretizohet edhe me një marrëveshje të drejtë Kosovë-Serbi.

Nacionale: Cilat do të duhej të ishin vijat e kuqe të Kosovës në raport me nënshkrimin e një marrëveshje? Cilat do të duhej të ishin kërkesat e saj në raport me Serbinë dhe bashkësinë ndërkombëtare?

Sali Berisha: Kosova është një vend i pavarur. Vijat e kuqe të Kosovës dhe të çdo shteti të pavarur në negociata dhe marrëveshje me një shtet tjetër janë respektimi i integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së vendit. Kosova pak vite më parë ishte viktimë e gjenocidit, krimeve monstruoze të kryera nga Beogradi me operacionin famëzi gjakatar “Patkoi”. Ajo nuk i ka asnjë borxh të asnjë natyre Serbisë. E kundërta është e vërtetë.

Nacionale: Cili do të duhej të ishte qëndrimi i Shqipërisë në raport me marrëveshjen dhe çfarë roli mund të luante shteti shqiptar në të gjithë këtë proces?

Sali Berisha: Edvin Kristaq Rama apo Zografi bis me qëndrimet e tij, rreshtimin e tij me presidentin ultra nacionalist serb Vuçiç përbën në vete një rrezik të madh për Kosovën dhe marrëveshjen e saj me Serbinë. Ai për shkak të lidhjeve të tij me Beogradin ka sulmuar haptas të gjithë udhëheqjen politike të Kosovës përveç Miladinit shqipfolës. Shkaku i luftës së tij të ftohtë ndaj Kosovës dhe udhëheqjes së saj politike qëndron në kundërshtimin nga ana e udhëheqësve të Kosovës të projektit të Serbisë së Madhe. Qëndrimin e tij armiqësor të hapur ndaj Kosovës dhe Kombit shqiptar ky Esat Toptan i ri e faktoi edhe me mbështetjen e projektit të Mini Jugosllavisë, de fakto të Serbisë së Madhe me një emër evropian.

https://nacionale.info/interviste-ekskluzive-me-z-sali-ber…/