29.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

“Për pak sa nuk u rrahën…”, Modriç rrëfen sherrin Ronaldo-Mourinjo

Luka Modric ka zbuluar në biografinë e tij detaje nga një zënkë mes Cristiano Ronaldos dhe Jose Mourinho, gjatë një ndeshjeve të Real Madridit në Kupën e Mbretit në vitin 2013, duke thënë se Ronaldo kishte qenë gati të shpërthente në lot.

Gazeta Corriere dello Sport e ka zbuluar një pjesë nga biografia e Luka Modricit, “A mi manera”, e cila pritet të publikohet së shpejti, transmeton Gazeta Express.

Në pjesën e zbuluar nga biografia e kroatit rrëfehet për një zënkë mes Jose Mourinhos dhe Cristiano Ronaldos në vitin 2013, gjatë një ndeshjeje të Kupës së Mbretit.

Sipas rrëfimit të Modricit, strategu portugez ishte zemëruar me Ronaldon shkaku i një rivënieje anësore, e cila kishte provokuar një zënkë të vogël që e kishte lënë Ronaldos pothuajse në lot.

“Unë u befasova nga reagimi i Mourinhos. Ishim duke fituar me rezultat 2:0 në Kupën e Mbretit. Ronaldo nuk e ndoqi kundërshtarin e tij gjatë një rivënieje anësore dhe Jose ishte shumë i zemëruar me të. Ata të dy u zunë për një kohë të gjatë në fushë”, shkruan kroati.

“Kur u ktheva në zhveshtore pas pjesës së parë, unë e pashë Ronaldon të dëshpëruar, pothuajse duke shpërthyer në lot. Ai tha: “Unë po e jap maksimumin dhe ai vazhdon të më kritikojë”. Mourinho hyri dhe nisi ta kritikonte portugezin për përgjegjësinë e tij gjatë ndeshjes.

“Ata të dy u zemëruan aq shumë nga ajo zënka saqë vetëm ndërhyrja e bashkëlojtarëve të tjera arriti ta ndalë një rrahje të vërtetë mes atyre dyve”.

“Kuçedra” do te presë ujin në Tiranë në fundjavë

Qytetarët e Tiranës duhet të përgatiten për mungesë të ujit gjatë fundjavës. Kufizimet në furnizimin me ujë do të vijnë si pasojë e punimeve në impiantin e Bovillës.

Lajmin e ka bërë të ditur Zv/drejtoresha e përgjithshme e UKT, Evis Gjebrea në një intervistë në Report Tv ku tha se do të nisin punimet për lidhjen e linjës së transmetimit të Ujëmbledhësit të Bovillës me Impiantin e trajtimit të ujit në Bovillë dhe kjo do shkaktoj ndërprerjen e ujit.

Ndër të tjera ajo shtoi se janë marrë masat për të siguruar furnizim të qëndrueshëm, gjatë fundjavës, për institucione të rëndësisë së veçantë.

Punimet do të nisin që në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë. Ndaj dhe kryeqytetasit duhet të marrin masat për fundjavën.

Si e paralajmëroi Berisha në 2016 lidhjen mes Veliajt dhe të ndaluarit si anëtar i Ndraghetas

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar në vitin 2016 në parlament lidhjen e Ndraghetës pas marrëveshjes mes Flavio Tosit dhe kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj. Deklaratat e Berishës në atë kohë u përcollën me batuta prej mazhorancës, por tashmë arrestimi i Tosit sjell hije të forta dyshimi.

Arrestimi i Flavio Tosit, ish-kryebashkiakut të Veronës, si i akuzuar për korrupsion është ndjekur me vëmendje të veçantë nga media italiane.

Kjo jo vetëm për shkak të hetimit rreth 3 vjeçar, por dhe për përfshirjen e një zyrtari të lartë në marrëdhënie me Ndraghetën.

Po në Shqipëri në nëntor të vitin 2016 është zhvilluar një debat i ashpër në parlament, por dhe në selitë politike.

Në atë kohë ish-kryeministri, Sali Berisha, paralajmëroi se pas marrëveshjes me ish-kryetarin e bashkisë së Veronës për pastrimin e Tiranës qëndron Ndragheta.

Madje thëniet e Berishës në italisht sollën dhe batuta në sallën e parlamentit.

Por me ndalimin e Tosit në Itali tashmë deklaratat e Berishës shihen me shqetësim dhe në Tiranë.

Sali Berisha: Pse nuk vjen dekreti i plehrave këtu? A nuk është kjo një shkelje e Kushtetutës, e cila detyron përparësi absolute në trajtimin e dekreteve. E dini pse? Ja u them unë çfarë ndodh. Sepse këtu ka një miksturë të tmerrshme të mafies shqiptare me mafien italiane, të denoncuar zyrtarisht jo vetëm nga pala shqiptare, por dhe nga pala italiane, nga autoritetet italiane. Më 22 qershor 2016 u themelua në Tiranë kompania “Eco Albania”. Kjo kompani është bashkëpronësi e Bashkisë së Tiranës (51%) dhe kompanisë ‘ASGM Holding Albania’ (49%).

Aktualisht, kjo kompani ka një kontratë ekskluzive me Bashkinë e Tiranës, që synon ingranimin e saj në formë monopoli në trajtimin e mbetjeve të qytetit. Aksionari AGSM-Holding-Albania në dukje është një kompani e Bashkisë së Veronës, por zbardhja e interesave përbërës të kësaj kompanie zbulon se ajo është e ndarë në: AGSM Verona – 75% dhe AMIA – Verona 25% Kompania AMIA-Verona përfaqësohet nga shtetasi Andrea Miglioranzi dhe është kompani private, e cila ka një akses të veçantë në Bashkinë e Veronës.
Zoti Miglioranzi më herët ka qenë i përfshirë si përfaqësues i disa kompanive të tjera italiane, të cilat janë hetuar nga Prokuroria italiane si kompani nën kontrollin e organizatës kriminale ‘Ndragheta’.

Biznesmeni Miglioranzi është njeri tepër i afërt i kryebashkiakut të Veronës, Flavio Tosi. Kryebashkiaku Tosi nga ana tjetër ka qenë subjekt i një skandali mediatik, sepse pak kohë pasi ai kishte mohuar çdo lidhje me organizatën ‘Ndragheta’, në media u publikua një foto e tij, ku pozonte në një përqafim vëllazëror me shtetasin Antonio Giardini, i cili konsiderohet si lojtar i rëndësishëm i organizatës mafioze.Aktualisht Bashkia e Veronës dhe kompanitë AGSM-Verona dhe AMIA-Verona dyshohen si kompani nën tutelën e organizatës ‘Ndrangheta’.

Ka pasur disa sinjale në media dhe në dosje hetimore që lidhin personazhet, ndonëse një hetim më i thelluar do të nevojitej për të verifikuar dhe dokumentuar më qartë përfshirjen e interesave të organizatës mafioze në këtë histori. Nga ana tjetër, nëpërmjet pamjeve filmike dhe dokumenteve zyrtare, rezulton se ingranimi i ‘klanit Veronez’ në projektin e riciklimit ka nisur në vitin 2014, kur deputeti rilindës Artan Gaçi shkoi në Verona dhe kërkoi zyrtarisht mbështetjen në kompaninë AMIA-Verona, për të hyrë në Shqipëri.

Vizita e Gaçit u pasua nga dy vizita të Edi Ramës, i cili u takua në Itali me kryebashkiakun e Veronës Tosi. Ky i fundit erdhi më pas në Durrës ku u fol për një projekt kulturor, por interesat e vërteta të takimeve lidheshin me biznesin e riciklimit. Pas takimeve me Ramën, kryebashkiaku i Veronës Flavio Tosi, nisi kontaktet me Erion Veliajn dhe dy bashkitë nënshkruan dhe marrëveshjen mes tyre dhe krijuan kompaninë e përbashkët ‘Eco Tirana’.

Indiciet, dokumentet publike, fotot e publikuara, hetimet e disa personazheve të lidhur nga Prokuroria italiane, çojnë në gjurmët e implikimeve të organizatës ‘Ndragheta’, duke ngritur dyshime të arsyeshme se Edi Rama ka vendosur të bëjë biznes me këtë organizatë dhe t’ua japë atyre monopolin e riciklimit.
Të njëjtat kompani italiane kanë dështuar që të aplikojnë të njëjtën skemë në Rumani, Bosnje apo Kroaci.

Ortaku i Ramës në Verona i gropos plehrat në autostrada

Ish-Kryeministri Berisha pati denoncuar edhe mënyrën se si operon në Verona të Italisë organizata mafioze me plehrat.

Sali Berisha: A e dini çka bërë ky në Itali? Ka marrë plehrat dhe i ka përdorur për mbushje autostrade, i ka futur nën asfalt. Ja ku e keni (tregon foto) dhe për këtë e ka kryqëzuar drejtësia italiane. Se cila është lidhja e tij me By Pass-in herës tjetër do e keni. Ky do vijë tani të pastrojë plehrat tona. (të qeshura në sallë) T’ju sqaroj diçka. Italishtja ime është larg së qenuri ajo që duhet të jetë. Por është në atë gjendje sa kurrë në jetën time kurrë nuk kam bërë një orë mësimi italisht. E tëra vjen nga mediat dhe nga latinishtja ku unë kam qenë një student ekselent.

A doli këtu se kush qëndron prapa plehrave? Prapa plehrave qëndron Rama me Ndraghetën, të cilën e sjell në Shqipëri. Tani plehrat italiane nuk do varrosen më në autostradat e Italisë siç ka bërë kompania, por do vijnë të groposen në rrugët e Shqipërisë. Tani rrugët e vendit do shndërrohen në landfille. Kjo është arsyeja pse ju përdorni tenderat, ryshfetin për të kaluar këtu dekretin famkeq në të cilën ju faktoni veten si qeveri e plehut.

Ç’i duhet BE me zgjedhjet në Shqipëri? Meta thumbon Ramën: Ambasadorët më mirë të denoncojnë sesa të heshtin

Si për shumë çështje të tjera, Presidenti Ilir Meta nuk bie dakord me kryeministrin Rama as lidhur me çështjen e përfshirjes së ambasadorëve në politikat e brendshme, si në rastin e reformë zgjedhore.

Rama dje nga foltorja e Kuvendit tha se hyrjet-daljet nëpër Ambasada për të bërë përkthimin shqip-shqip nuk janë asgjë tjetër veçse tregues i stadit adoleshent të politikës shqiptare në tërësi dhe të liderëve që nuk kanë kurajën që për gjëra, të cilat janë në interes të përbashkët.

Edi Rama: BE-ja, që për herë të parë në historinë e vet ndërhyn në një çështje ekskluzive të politikës së brendshme, që është zgjedhja e një sistemi dhe e një kodi zgjedhor që të gjitha vendet e kanë sipas vullnetit të parlamentit të tyre, kjo falë gjithë baltës dhe falë gjithë sherrit e rrëmujës që u stimulua me ngulm nga pala që s’mungon këtu sot, duke përdorur lidhjet e veta në Bundestagun gjerman, për të imponuar këtë axhendë. S’ka problem.Më vjen shumë keq, mua personalisht dhe besoj u vjen keq, edhe shumë njerëzve që në vitin 2020, politika shqiptare ka nevojë akoma për ambasadorë të huaj që të hyjnë në mes, që të shkojnë e të vijnë, që të bëjnë përkthyesin shqip-shqip në anglisht dhe që të lehtësojnë thjesht procesin e komunikimit.

Kjo është një gjë që e vetme mjafton për të treguar stadin adoleshent të politikës shqiptare, në tërësi dhe të liderëve që nuk kanë kurajën që për gjëra, të cilat janë në interes të përbashkët. Le t’i lëmë gjërat në interes të përbashkët për vendin, që do të ishte gjëja më normale, por për gjëra që kanë interes të përbashkët partiak, për rregullat e lojës të mos ngrenë telefonin e të thonë, “gjithçka vazhdon si më parë midis nesh, por për këtë duhet të flasim”. Thjesht dhe vetëm kaq.

Një fatkeqësi që tregon shumë fare. Nuk i kam kërkuar unë ambasadorët dhe nuk i kërkoj unë ambasadorët, por, duke qenë se të tjerët e kishin të pamundur që të uleshin shqiptar me shqiptar, për të bërë shkëmbimin e opinioneve të tyre, ishin të gatshëm të uleshin me 3 palë përkthyes shqip-shqip, ne e pranuam. Patjetër e pranuam, nuk diskutohet dhe unë u jam mirënjohës ambasadorëve që dalin nga roli i tyre, mandatet e tyre, puna e tyre dhe bëjnë arbitrin duke parë ping-pongun shqiptar. Ping-pong pa top, me dy pallaska që janë në formën që herë të kujtojnë raketën, herë dorezë e boksit. Kjo është e vërteta.

Një ditë pas kësaj deklarate, Kreu i Shtetit tha se roli pozitiv i ndërkombëtarëve është i mirëpritur duke shtuar se do ishte mirë që çdo ditë, çdo ambasador i vendeve të BE, të denonconte publikisht çdo shkelje të marrëveshjes së stabilizim asociimit.

Ilir Meta: Roli pozitiv i ndërkombëtarëve ka qenë dhe është i mirëpritur gjithmonë. Dëgjova dje në parlament, një përfaqësues i mazhorancës tha se çfarë i duhet BE që merret me punën e zgjedhjeve në Shqipëri?!

Të gjithë ambasadorët e vendeve të BE kanë të drejtën e tyre legjitime të shprehen për çdo cënim të marrëveshjes së stabilizim-asociimit që është në fuqi prej një dekade mes Shqipërisë dhe BE. Është marrëveshje që detyron Shqipërinë, parlamentin, qeverinë, presidentin, të gjithë aktorët të respektojnë ato standarde që kemi rënë dakord me BE në mënyrë që të hedhim hapa të tjerë përpara siç është vullneti i të gjithë popullit shqiptar.

Do të ishte shumë mirë që çdo ditë, çdo ambasador i vendeve anëtare të BE sa herë që shikon një shkelje të marrëveshjes së stabilizim-asociimit ta denonconte atë publikisht. Kjo do të ishte rruga më e mirë sesa heshtja apo ndonjëherë deklarata që më shumë krijojnë konfuzion sesa qartësi mbi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit europian. Të gjithë përpjekjet e tyre pozitive duhen vlerësuar, si të ambasadorit të BE, si të ambasadores së SHBA, si të ambasadorit europian dhe atlantik të Britanisë së Madhe.

Gjergj Luca shkarkon kamionët me mbetje në lumin Shkumbin, banorët: Na kanë kërcënuar me armë, duan të na marrin tokat

Banorët e njësisë Aministrative Labinot-Fushë në Elbasan janë ngritur sot në protestë kundër asaj që ata e quajnë rrëmbim të pronës publike. Banorët protestuan edhe për ndotjen e ajrit dhe lumit Shkumbin që shkakton fabrika e peshkut dhe kercënimet që sipas tyre kanë marrë nga drejtuesit e këtij biznesi, ndërsa shtojnë se nuk kanë gjetur asnjë mbështetje nga ana e policies dhe strukturave të tjera vendore.

Ndonëse janë autoktonë, rezikojnë të humbasin pronat ndaj sot të vegjel e të rritur, pa ndasi politike dhe gjinie u ngritën në protestë. Ndërsa banori që është kërcënuar u shpreh se çështja e tij është nën hetim dhe ndodhet në Prokurori.

” Më kanë kèrcënuar, tokën e kam me tapi, me një tapitë vjetër. Ndihem i kèrcënuar në radhë të parë si familja ime edhe unë, u bëj thirrje të gjithëve nga presidenti deri te kryeministri, sepse ndihem i kèrcënuar” u shpreh banori.

“Ne kemi bërë disa kërkesa edhe në pòlici edhe në njësinë administrative, nuk na janë përgjigjur fare. Kur ne ishim të izoluar në shtëpi kamionët e Rozafës vazhonin shkarkonin mbetje dhe nuk vinte pòlicia, më në fund erdhi një patrull dhe ajo u largua. Vajtëm te administratorja i thamë hajde se kështu është puna, nuk erdhi dhe tani u detyruam të dalim në protestë.

Mirë kjo por nuk po marrim as pronat. Ka patur rast që na kanë kèrcënuar, rasti më i freskët është pak ditë më parë na kanë nxjerr ármën, nuk e njohim personin që na ka kèrcënuar, janë makinat e firmës. Mbetjet i kemi para shtëpisë, nuk hapim dot dritaren sepse vjen erë e keqe. Thirrja jonë sot është mos të ndotin ambjetin, mos të na marrin ujin, na kanë marrë ujin.” u shpreh një nga banorët.

Por banorët e njësisë Aministrative Labinot-Fushë, sot protestuan edhe për ndotjen e mjedisit vecanërisht lumit Shkumbin. Fax Neës ka siguruar momentin kur mjetet e kompanisë së peshkut Rozafa hedhin mbetjet e peshkut në lumin Shkumbin dhe momentin tjetër kur i djegin aty pranë dhe ndosin ajrin. Nga ana tjetër fabrika I derdh mbetjet direct në lumin Shkumbin duke e ndotur masivisht atë. Sikurse duket nga pamejt uji nga ndotja ka marrë ngjyrë të kuqerremtë. Nga ky ujë furnizohet me ujë të pijshëm qyteti i Elbasanit.

Protestën e banorëve të Labinot-Fushë e mbështeti edhe ish-deputeti demokrat Luciano Boci, I cili u shpreh se kjo është kauza e gjithë qytetarëve Elbasanas dhe jo vetëm e banorëve në protestë, pasi ndotja kërcënon frikshëm qytetarët. Banorët paralajmëruan se nëse nuk do të marrin zgjidhje protestat do të jenë masive dhe do të bllokojnë aksion nacional Elbasan-Librazhd.

Rritja e çmimeve të ndërtimeve, 330 euro për metër katrorë brenda 7 viteve

Kostot në sektorin e ndërtimit janë rritur me vetëm 0,5 për qind në tremujorin e parë të vitit 2020, por çmimet në sektorin e banesave po rriten me ritme shumë më të larta.

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e parë 2020 arriti 104,3, duke shënuar rritje me 0,5 %, në krahasim me tremujorin e parë 2019. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, indeksi i grupit “Shpenzime transporti” pësoi rritje me 2,1 % dhe indeksi i grupit “Kosto të tjera” pësoi rritje me 1,6 %. Ndërsa ulje kanë shënuar grupet “Shpenzime materiale” me 0,6 % dhe “Shpenzime për paga” me 0,3 %.

Në tremujorin e parë 2020 ndryshimi tremujor i indeksit të kushtimit në ndërtim shënoi rritje me 0,2 %. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019, rritje kanë shënuar grupet “Kosto të tjera” me 2,9 % dhe “Shpenzime transporti” me 0,8 %. Ndërsa ulje kanë shënuar grupet “Shpenzime për paga” me 0,9 %, “Shpenzime makinerie” me 0,8 % dhe “Shpenzime materiale” me 0,3 %.

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka pësuar një zhvillim dinamik ndër vite, duke iu përgjigjur njëkohësisht edhe tendencave ekonomike dhe demografike. Keydata Albania është indeksi i parë i pronave në Shqipëri, ndërtuar mbi 5.1 milionë të dhëna të mbledhura që prej fillimit të viteve 2000.

Çmimi mesatar i shitjes së një prone në Tiranë në 2019-n ishte 1005 euro për metër në katror. Ndërsa në 2005-n, një pronë në Tiranë shitej me një çmim mesatar prej 662 euro për metër në katror, duke shënuar kështu një rritje me 1.5 herë. Të dhënat janë publikuar nga Keydata Albania, indeksi i pronës, i prodhuar nga “Çelësi”, ka nxjerrë të dhënat e para mbi ndryshimet në tregun e patundshmërisë në vend. Rreth 5.1 milionë të dhëna të mbledhura nga njoftimet ndër vite mbi pronat në shitje në Shqipëri janë përpunuar për të prodhuar këtë indeks.

Sipas INSTAT indeksi i Kushtimit në Ndërtim (për Banesa) (IKN) mat ecurinë e çmimeve të materialeve të ndërtimit, të fuqisë punëtore dhe të shpenzimeve të tjera kapitale që përdoren në ndërtimin e një banese tip (8 – 10 kate).

Vjedhja 5 mijë metra katrorë në mes të Tiranës e Ramës për Carlo Malavitën

Sali Berisha.

Një vjedhje me vendim qeverie dhe me çmim për Guinness, e Edvin Hajdutit dhe Karlo Malavitës! Dokumentet e plota të vjedhjes me VKM të 5000 m2 tokë truall në mes të Tiranës nga Edvin Hajduti dhe Karlo Malavita!

Edvin Hajduti paska nxjerrë vendim qeverie për të prishur objektet, që ia ka dhënë me 1 euro vetes dhe Carlo Malavitës, për vjedhjen e përbashkët të 5000 m2 tokë truall në zemër të Tiranës për ngritjen e mediave të tyre.

Në kohë pandemie, krize financiare, kur ka lënë mijëra punonjës pa pagën minimale, halli i Edvin Hajdutit është si t’i përvetësojnë miliona euro me Carlo Malavitën për mediat e përbashkëta.

Ky vendim qeverie është për çmim Guinness!

Kjo, pasi ligji njeh detyrimin për të marre leje prishjeje në bashki dhe nuk ka asnjë vend të botës që të nxjerrë qeveria, VKM për të prishur objektet!

Kjo bëhet vetëm që të vjedhin maksimalisht pa fre!

Se, nëse do të aplikonte në bashki për prishje objektesh, Edvin Hajdutit dhe Carlo Malavitës do t’u duhej të paguanin taksën për lejen e prishjes si çdo zhvillues.

Por ligji është “teknikalitet i parëndësishëm” kur është fjala për të vjedhur Rama-Bolino!

Kështu pra, Edvin Hajduti po vjedh 5000 m2 tokë tek ish-Reparti i Orëve në rrugën “Ndre Mjeda” dhe duke i falur Carlo Malavitës, së bashku me objektet e ngritura me para taksapaguesish dhe po le 50,000 banorë pa gjimnaz.

Pra, me këtë rast Edvini dhe Carlo bëhen pronarët më të mëdhenj të ndërtesave publike dhe trojeve në Tiranë.

Historiku i një vjedhjeje ditën me diell:

2013: Plani i Tiranës caktoi ish-Repartin e Orëve në rrugën “Ndre Mjeda” si shkollë të mesme, që do t’i shërbente gati 50,000 banorëve të zonës që nuk kanë asnjë shkollë të mesme. Kjo shkollë u shënua edhe në hartë, edhe në rregullore.

2017: Veliaj zhduk shkollën e mesme në rrugën “Ndre Mjeda” nga plani i ri urban i Tiranës.

2019: Rama nxjerr 3 VKM, që t’i falë si t’i kishte të vetat edhe tokën, edhe ndërtesën publike të ish-Repartit të Orëve, biles edhe VKM që t’i prishë objektet që ishin lënë me qera!!! Bie edhe objekti i qerasë!

Ky shtet nuk i jep objektet, pronarit të tokës, që ia ka rrëmbyer prej 70 vitesh, edhe kur i kthen tokën e detyron pronarin denbabaden të paguajë 700 mijë euro për të privatizuar objektet e vjetra të rrënuara, por kur i ngroh xhepin Rama/Veliajt dhe bëhesh legen në çdo media për të mbrojtur pushtat e shtetit, toka me gjithë objektet të falen me 1 euro!

Nëse do të kishte SPAK të pavarur, mjafton që t’i drejtonte Sulltanit dhe mashës së tij disa pyetje si:

1. Pse u zhduk shkolla e mesme nga Plani Urbanistik i bashkisë në 2017, kur ekzistonte në çdo plan urban përfshi edhe në Planin e Përgjithshëm Rregullues të miratuar në 2013?

2. Pse u dha kjo pronë me vendim qeverie dhe jo me vendim të Këshillit Bashkiak?

3. Pse nuk u lidh kontrata me bashkinë, por u dashka lidhur me qeverinë kur prona e ish-Repartit të Orëve ishte në administrim të bashkisë?

4. Pse të mos paguajë Carlo, mijëra euro sipas ligjit të qeradhënive që ka në fuqi bashkia?

5. Si ka menduar bashkia e Tiranës të zgjidhë çështjen e një shkolle të mesme për 50,000 banorët nga sheshi “Ataturk” tek pallati me Shigjeta dhe gjithë ish-Fushën e Aviacionit?

6. Pse mos të nxirrej toka në ankand nëse shteti nuk e donte për shkollë?

7. Pse mos të paguajë të paktën çmimin e referencës, Carlo Malavita, për tokën mes Tiranës?

8. Pse nxorri VKM për të prishur objektet dhe çuditi gjithë botën?

9. Pse mos të aplikonte për leje prishjeje objektesh dhe të paguante taksën, Carlo Malavita?

10. Pse u shkel ligji për Kthim-Kompensimin e Pronës që ndalon dhënien e tokave të tretëve, derisa të përfundojë procesi i kthim-kompensimit?

Çfarë interesi i madh strategjik për vendin kishte këtu që duhej shkelur ligji?

Janë dhjetëra investitorë që mund të paguajnë mbi 1,200,000 euro që kushton toka sipas referencës shtetërore.

Me kaq para, shteti mund të paguante pagat për mijëra punonjësit e Beratit, që protestojnë për pagën e bukës së gojës ose mund të ndërtonte 60 apartamente për banorët e Durrësit apo Thumanës që kanë mbetur në rrugë dhe që Edvini u thotë “PO KU T’I GJEJMË PARATË?”

Përgjigja është e thjeshtë: MOS VIDH me Carlo Malavitën dhe ja tek janë paratë.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vjedhje të hapur shtetërore dhe i garantoj hajnat se drejtësia vonon por nuk harron!

Këtu më poshtë keni dokumentet e kësaj vjedhjeje publike.

Paralajmerimi tjetër jo i mirë i BB: 38% e pagave në Shqipëri janë të rrezikuara

Rreth 30% e punonjësve kanë qenë të punësuar në kompani që janë mbyllur nga kriza e Covid-19, kryesisht shërbime, ndërsa 14.7% janë në aktivitete që janë përballur me kërkesë të ulët si rrjedhojë e situatës, kryesisht në industrinë tekstile e këpucë (45% në total).

Gjetjet janë publikuar në një raport të fundit të Bankës Botërore, që analizon perspektivën e firmave dhe cenueshmërinë e tyre nga Covid-19.

Përqindja e punonjësve të prekur është më e larta në rajon, si në ndërmarrjet e mbyllura ashtu dhe në ato me kërkesë të ndrydhur. Në Mal të Zi, psh, nga mbyllja janë prekur 23.4% e punonjësve, në Maqedoni 16% dhe në Serbi 7.8%.

Fatura e pagave në risk për këta punonjës të prekur është 290 milionë euro për punonjësit në aktivitetet e mbyllura dhe 167 mln euro për ata në bizneset e përballuara me rënie kërkese.

Banka Botërore raporton se në total në vit, fatura e pagave në rrezik llogaritet në rreth 38 përqind të totalit të pagave, ose 459 milionë euro, nga 1.2 miliardë euro që është totali i pagave (llogaritë janë bërë për të dhënat e vitit 2016). Nga kjo, fatura e pagave në shërbime është 290 milionë euro.

Shqipëria, thotë raporti, mund të presë një barrë më të madhe në shërbime, duke qenë se akomodimi dhe shërbimet ushqimore punësojnë 13.4%. Ndërkohë që ndërsa prodhimi mund ta marrë veten shpejt pas heqjes së kufizimeve, Shqipëria dhe Mali i Zi do të rekuperojnë më me vonesë sektorin e turizmit.

Ndërmarrjet mikro dhe të vogla janë ndikuar më negativisht se firmat e mesme e të mëdha, thotë raporti.

Ndërmarrjet e vogla janë më shumë në rrezik, thotë Banka. Pesha mesatare e firmave të vogla në sektorët e brishtë është 72% në Maqedoni, në Serbi dhe Shqipëri për secilën me 88% dhe për Malin e Zi 92%.

Industritë e turizmit dhe shërbimeve veçanërisht kanë përjetuar një efekt më të ashpër se pjesa tjetër e ekonomisë. Në Shqipëri, rënia e kërkesës për turizmin është cituar si pengesa kryesore, më shumë se në çdo sektor tjetër.

Vrasjet mafioze, Alibeaj: Rama strategu i dhunës, ka dështuar me vendosjen e rendit dhe sigurisë

Ish ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj me anë të një deklarate për mediat, tha se vrasja e dyfishtë në Krujë dhe shpërthimi i fundit mafioz në Vlorë janë tregues për dështimin e Edi Ramës me rendin e sigurinë.

Alibeaj shprehet se Shqipëria po përballet këta ditë me përdhunime, vrasje, shpërthime me tritol, e të gjitha këta ngjarje janë tregues se Rama ka dështuar të mbajë siguri në vend.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ
2 vrasje mafioze në Krujë, 2 vrasje të njëpasnjëshme në Vlorë, njëra në formën e një atentati mafioz, 2 vrasje për larje hesapesh në Kurbin, shpërthim tritoli nga Tirana në Vlorë, ky është bilanci i policisë së Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt brenda 10 ditëve të fundit.

Krimi bën festë, ndërsa policia ka ikur në drejtim të paditur. Krimi e ka mposhtur shtetin, sepse shefi i policisë së Edi Ramës është i zënë duke i bërë gjyqin një gruaje, pasi policia është e zënë duke rrahur fëmijë.

Vrasjet, shpërthimet me tritol, atentatet nuk parandalohen dhe autorët nuk gjenden, sepse policia e Edi Ramës është e zënë me shfaqjet e turpshme me dron antikanabis, që zbulojnë vetëm 30 fidanë, sepse policia nuk lufton krimin, por rreh qytetarët që protestojnë në mbrojtje të Teatrit.

Mungesa totale e shtetit dhe lënia e territorit nën thundrën e krimit, ka krijuar një situatë të përkeqësuar për sigurinë e jetës së qytetarëve. Vrasja e dyfishtë mbrëmë, në Krujë, është vetëm episodi i radhës, që ka plotësuar serialin e gjakshëm në vend ku fjalët ligj, rend, siguri tashmë janë bërë të huaja.

Janë të gjitha akte që frymëzohen nga mbrojtja e dhunës shtetërore prej Edi Ramës, Sandër Lleshajt dhe Ardi Veliut.

Edi Rama, si strategu i të gjithë kësaj psikoze dhune dhe krimi që ka zaptuar vendin, nuk gjen asnjë shenjë pendese apo dhembshurie në rastin e fatkeqësisë së përdhunimit të një të miture 15 vjeçare, por i vërsulet kujtdo që kërkon llogari për këtë situatë.

Nën një justifikim të rremë, se kërkesa e llogarisë ndaj tij, ministrave të tij, pushtetit të tij, “është e dhunshme”, jep prova ditë pas dite se mënyra e vetme për t’i shpëtuar përgjegjësisë është sulmi ndaj çdo zëri që ndjehet i revoltuar me këtë situatë. Dhunë, përdhunime, krim, plagosje, vrasje! Kjo është gjendja që përjetojnë shqiptarët tani pas situatës së pandemisë, në një kohë shumë të shkurtër.

Qetësia e rreme dhe ndjesia hipokrite e ndihmës ndaj qytetarëve përgjatë 2 muajve, frikshëm, i ka lënë vendin sundimit të krimit, të kthyer në normalitet gjatë bashkëqeverisjes së tij me Edi Ramën.

Edi Rama ka dështuar me vendosjen e rendit dhe sigurisë, sepse ai erdhi dhe qëndroi në pushtet duke patur ortak krimin dhe bandat. Prioriteti i tij është të mbrojë dhe të pasurojë kriminelët që i mbajnë në këmbë pushtetin dhe jo të mbrojë qytetarët shqiptarë.

SHBA, provokatorët e të majtës radikale shkaktarë të dhunës në protesta

Protestat e këtyre ditëve në të gjithë Shtetet e Bashkuara kanë qenë kryesisht paqësore, me pjesëmarrjen e njerëzve me prejardhje të ndryshme racore nga të gjitha sferat e jetës, të rinj e të moshuar. Ato kanë përfshirë nëna të cilat frikësohen se ajo që ndodhi me George Floydin, një afrikano-amerikan që vdiq ndërsa ishte ndaluar nga policia, mund t’i ndodhë fare mirë djemve të tyre. Por shumë prej netëve që nga vdekja e George Floydit, kanë qenë të ndryshme, mbushur me dhunë të shfrenuar, zjarrvënie, vandalizëm e përleshje me policinë. Gjithashtu ka pasur incidente të izoluara kur është qëlluar ndaj policisë. Nga ana e tyre, protestuesit fajësojnë policinë për taktikat e ashpra dhe thonë se ata thjesht po mbrojnë veten e tyre.

Por kush qëndron pas dhunës?
Presidenti Donald Trump dhe disa prej zyrtarëve të lartë të administratës së tij akuzojnë për aktet e dhunës, provokatorë “të së majtës radikale”. Prokurori i Përgjithshëm William Barr e ka drejtuar gishtin tek “grupet ekstremiste të majta”, përfshirë Antifa-n, një rrjet grupesh autonome të majta që zbatojne praktika përplasjeje për të arritur qëllimet e tyre politike.

Disa guvernatorë demokratë nga ana e tyre kanë fajësuar grupet e ekstremit të djathtë, duke vënë theksin edhe tek një njoftim i kësa jave nga gjigandi i medias sociale “Twitter” se kishte pezulluar për nxitje të dhune, një llogari të lidhur me një grup nacinalistësh të bardhë të quajtur, “Identity Evropa”. Llogaria ishte krijuar me një profil të rremë të Antifa-s dhe ishte e lidhur me llogari të tjera false që furnizonin vazhdimisht me informacione false e provokuese, duke akuzuar autoritetet dhe kompanitë që ofrojnë shërbimin e internetit për censurimin e lajmeve që lidheshin me protestës.

“Facebook-u” njoftoi gjithashtu këtë javë se kishte pezulluar disa llogari të lidhura me grupe të bardha nacionaliste, pasi ato nxisnin njerëzit që të sillnin armë në protesta. Ndërkohë, anëtarët e të ashtuquajturës lëvizja “Boogaloo”, një grup amorf i ekstremit të djathtë e të majtë, janë parë të marrin pjesë në protesta në disa shtete, përfshirë Minesotën, Teksasin dhe Pensilvaninë, veshur këmisha me motive të Havait, shenjë identifikuese e tyre. Disa përkrahës të “Boogaloo” janë pjesë e një lëvizjeje më të gjerë të supremacistëve të bardhë të quajtur “accelerationists” të cilët janë pro trazirave civile dhe dëshirojnë të nxisin polarizimin e dhunshëm politik, duke shpresuar se do të përfundojë me rrëzimin e rendit aktual politik të SHBA.

Studiuesit e Projektit Kundër ekstremizmit (CEP), një organizatë ndërkombëtare që merret me hartim politikash, themeluar për të monitoruar dhe luftuar grupet ekstremiste, thonë se supremacistët e bardhë dhe neo-nazistët kanë festuar javën e kaluar mbi traziratt në rrugë. Në kanalin e tyre në “Telegram” një grup i dhunshëm neo-nazist, njoftohet se u kishte rekomanduar 5,500 ndjekësve se një protestë e madhe do të siguronte mundësinë e përsosur për të kryer një vrasje. CEP tha se në një tjetër kanal në “Telegram” u tha se ishte koha e duhur për të sulmuar sinagogat ndërsa punonjësit e zbatimin e ligjit janë të shpërqëndruar nga trazirat civile.

Por vazhdon të jetë e paqartë se deri në çfarë mase grupet radikale të së majtës apo të djathtës ekstreme kanë qenë në gjendje të orkestrojnë akte dhune.

Zëvendës shefi i policisë së Nju Jorkut për Zbulimin dhe Kundër Terrorizmit John Miller, beson se anarkistët dhe grupet radikale të majta kanë ushqyer aktet e dhunës në qytet.

“Para se të fillonin protestat, organizatorët e grupeve të caktuara anarkiste u organizuan për mbledhjen e parave për të garantuar lirimin me kusht si dhe njerëzve që do të merreshin me këtë gjë. Ata kishin si qëllim të rekrutonin mjekë dhe ekipe mjekësore me pajisje, në pritje të një përplasjeje të dhunshme me policinë”, tha ai.

Zoti Miller shtoi se “ata u përgatitën për të kryer dëmtime pronash dhe u kërkonin njerëzve që i ndiqnin që kjo gjë të bëhej në mënyrë selektive dhe vetëm në zona të pasura ose në dyqane që tregtojnë mallra të shtrenjta në pronësi të korporatave”. Një në shtatë nga ata që u arrestuan në Nju Jork për vepra të paligjshme kundër rendit publik ishin nga jashtë qytetit, gjë që sic thonë zyrtarët është një fakt që krijon dyshime.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit në disa shtete të kontaktuar nga “Zëri i Amerikës” thonë se ata besojnë se aktorët nga jashtë një shteti u futën në mesin e protestuesve të komunitetit lokal që demostronin paqësisht. Por ata e pranojnë se ende po përpiqen të vlerësojnë se sa kanë qenë në gjendje provokatorët që të orientojnë rrjedhën e ngjarjeve në rrugë. Disa zyrtarë thonë se nuk duhet shumë për t’i vënë zjarrin situatës dhe për të nxitur turma në një gjendje të shqetësuar, apo pasionantë, duke krijuar një cikël të dyanshëm dhune.

Analistët dhe studiuesit që merren me grupet radikale thonë se kanë pak dyshime nëse ekstremistët ishin të përfshirë në aktet e dhunës gjatë protestave.

“Do të duhet kohë për të zbuluar nëse rrjetet ekstremiste janë përfshirë ose jo” i tha “Zërit të Amerikës”, Brian Levin, profesor i drejtësisë penale në universitetin shtetëror të Kalifornisë, San Bernardino dhe drejtor i Qendrës për Studimin e Urrejtjes dhe Ekstremizmit.

“Disa prej të arrestuarve duket se janë të lidhur me të majtën ekstreme, por të tjerë duket se janë nga e djathta. Disa nga prej tyre thjesht mund të jenë manipulatorë që nxisin situata për emocione momenti ose janë kriminelë oportunistë dhe jo vetëm ideologë, të tjerët individë të paparashikueshëm”, shtoi ai. Dallimi mes tyre mund të jetë i vështirë. “Ne kemi një peizazh socio-politik shumë të fragmentuar aktualisht në Amerikë dhe me në kushtet kur institucionet janë nën stres, përfshirë pandeminë dhe zgjedhjet mendoj vërtet se duhet të rivlerësojmë përmasën e kërcënimit. Ekziston një rezervuar i thellë për rekrutë të mundshëm ekstremistë”, shton ai.