29.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Meta: Vendi në krizë. Të shkohet sa më parë në zgjedhje të gjithëpranuara!

“Duke qenë se vendi është në krizë funksionale është e rëndësishme të shkohet sa më parë në zgjedhje të gjithëpranuara”. Kështu deklaroi Presidenti i Republikës Ilir Meta në komunikimin e përjavshëm me gazetarët.

Kreu i shtetit, duke iu referuar negociatave për reformën zgjedhore dhe ankesave të opozitës parlamentare, tha se nuk ka dyshim se supermaxhoranca aktuale nuk i ka votat e duhura për të bërë ndryshime të mira por puna është se duhen qëllime të mira.

Ai komentoi dhe qëndrimin e ambasadorëve për të cilin tha se roli pozitiv është i mirëpritur gjithmonë.

“Nuk besoj se dikush ka ndonjë dyshim se supermaxhoranca aktuale nuk i ka votat e duhura për të bërë ndryshime të mira, puna është se duhen qëllime të mira. Padyshim që sa më gjithëpërfshirës të jetë produkti aq më pozitive është për gjithë. Fakti që u shty kaq kohë reforma zgjedhore tregon mungesën e vullnetit.

Duke qenë se vendi është në krizë funksionale përfshirë dhe Kuvendi që ka probleme me përcaktimet kushtetuese është e rëndësishme të shkohet sa më parë në zgjedhje të gjithëpranuara për t’i dhënë mundësi të gjithëve të votohen dhe verifikohen nga qytetarët. Më pas shumë çështje të ndryshme duhet të adresohen por duhet të jenë në institucionet e duhura. Kemi ngelur akoma me sa duket në detaje që kanë të bëjnë me numërimin dhe çështje që nuk duhet të ekzistonin. Roli pozitiv i ndërkombëtarëve ka qenë dhe është i mirëpritur gjithmonë.

Unë mendoj se të gjithë ambasadorët e vendeve të BE-së kanë të drejtën e tyre legjitime të shprehen për çdo cenim të marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit të nënshkruar gati një dekadë më parë. Do ishte shumë mirë që çdo ambasador i BE-së sa herë ë shikonte një shkelje të MAS ta denonconte publikisht. Përpjekjet e tyre pozitive duhen vlerësuar, si të ambasadorit të BE, si të SHBA si ambasadorit europian dhe atlantik të Britanisë së Madhe”, deklaroi Meta.

Kush është oficeri i Forcave Speciale që u kthye në baron dròge

Operacioni i Forcës së Ligjit i ka kërkuar deklarimin e pasurisë edhe shtetasit Gëzim Çelaj, i cili është një personazh i njohur i botës së krímit në vendin tonë. Përpara 1997-ës, Çela ka qenë oficer i Forcave Speciale, ndërsa më pas iu fut botës së krímit, dhe u shndërrua në një nga tráfikantët më të mëdhenj në vendin tonë.

Çelaj është i njohur si “bosi i tráfikut të drògës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore. Në vitin 2015, Çela ákuzohej për tráfik ndërkombëtar kòkaine. Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kòkainë.

Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kríminal, i cili tráfikonte dròga të forta nga Turqia drej Europës Perëndimore, përmes edhe territorit shqiptar. Në pikën kufitare të Morinit në Kukës u árrestua shtetasi, Erald Hysolli, me 7 kilogramë kòkainë. Ai luante rolin e korrierit të drògës që kishte marrë në Prishtinë. Në të njëtën kohë në Prishtinë u árrestuan në flagrancë 3 persona, si u sekuestruan 50 kilogramë kòkainë dhe heroinë.

Kurse gjatë kontrolleve të ushtruara në shtëpinë e Gezim Çelës në Fushë Kuqe të Mamurrasit, u gjetën 18 kiliogramë heroinë, 150 kilogramë kanabis sativa. Si dhe u sekuestruan 9 armë, 3 snajpera, granata dhe makina të blinduara. Gëzim Çela i shpallur në kërkim dhe u lirua nga gjykata shqiptare me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas ai u árrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “árrest shtëpie”. Por kur policia ka rrethuar shtëpinë e Çelës në Mamurras ai nuk ishte.

Kur mbërrinte në Shqipëri dròga dërgohej në shtëpinë e Gëzim Çelës, në Fushe Kuqe. Nga ku kishte si destinacion final vendet e Perëndimit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e Çelës, policia ka mundur të sekuestrojë 20 bidona açeton dhe 500 litra perzierës. Çela e kishte shndërruar vilën e familjes në laborator për përzierjen e drògës. Çela u shpall në kërkim si kreu i këtij rrjeti të tráfikut të drògës. Për Çelën ekziston një dënim nga gjykatat italiane me 11 vite bùrg dhe 150 mijë euro gjobë, për tráfik droge.

Absurditetet e thashethemeve për kodin (jo)zgjedhor! Eshtë një rrenë e madhe kur thuhet se…

Nga Artan FUGA

Eshtë një rrenë e madhe kur thuhet se gjoja në vendet demokratike procesi zgjedhor u monitoroka nga administrata ose punonjës administrate.

Krejt gënjeshtër.

Komisionet janë përbërë nga gra ose burra disi të lodhur, pensionistë që e kanë me qejf atë punë, sigurisht të betuar para ligjit, gra e burra pa ndonjë ngarkesë të madhe në punë, pse jo edhe aktivistë partie, cfarë rëndësie ka!

Shihet si shërbim ndaj komunitetit!

Njëherë duke kaluar andej ditën e votimit, një grua kryetare e komisionit m’u lut : A do vish zotni nja dy orë antar komisioni???

E kishte seriozisht! Jo, i thashë se jam duke shkuar në kinema! Nuk kam ngrënë as drekë!

Por, që administrata të jetë në komisione votimi, duhet të jesh budalla ta besosh!

Kurse ajo për identifikimin biometrik të votuesve është një ëndërr surrealiste!

Sot në Përëndim duhet të paguash sa frengu pulën një pashaportë biometrike. Ne nuk i kemi ende në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, jo t’i kemi aparaturat gjithandej në:

Qishbardhë,
Momël,
Mutas,
Zgërdhenjas,
Zhugë e vetme,

e ku e di unë se ku të tjetër nëpër male e kodra!

Kanë dy muaj që vijnë rrotull si pordha nëpër brrekë, ndërkohë dhjetë burra e gra i zgjidhim këto probleme për pesë minuta. Pale përhapin edhe fjalë sikur u bëjnë ndërkombëtarët presion! Hiç o asgjë, kanë hallin e tyre!

Të vdesësh gazit e të qash me llainga!

Dhe militantë servila që tundin kokat:

Po, shefo, po, drejt e ke, a do të me vesh në listë edhe mua! Aman më vër!

Të kap ndonjë vend deputeti, më mirë deputet opozitar, ohoho, pallë ariu!

Ekzekutimi i dy vëllezërve në Krujë, reagon Berisha: Rendi në duart e krimit!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ekzekutimit të dy vëllezërve Gramoz dhe Xhontil Bardhi, mbrëmjen e djeshme në Krujë.

Ndërsa i shpreh ngushëllimet familjes për këtë ngjarje të rëndë, ish-kryeministri Berisha nëpërmjet një shënimi në Facebook dënon me ashpërsinë më të madhe edhe hedhjen në erë të një lokali në Vlorë.

Berisha shkruan se sot rendi dhe siguria janë në dorë të bandave dhe krimit të lidhur me pushtetin.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Rendi ne duart e krimit!

Naten qe kaloi u ekzekutuan dy vellezer e Kruje, kurse ne Vlore tritoli i radhes u hodh ne ere nje lokal.

Shpreh ngushellime familjes per humbjen e dy djemve te saj, denoj me ashpersine me te madhe krimin si dhe hedhjen ne ere te lokalit ne Vlore si deshmi tjeter e radhes se ne Shqiperi rendi, siguria, jeta e qytetareve jane ne dore te bandave dhe krimit te lidhur direkt me narkokreun e narkoshtetit dhe narkoqeveritaret e tjere. sb

Deklarata e fortë e Presidentit: Ka pasur presione për kreun e KLSH, Leskaj të qendrojë në lartësinë e detyrës

Presidenti Ilir Meta, në një deklaratë për mediat ka komentuar tentativën e mazhorancës për t’i rrëmbyer kompetencat në emërimin e kreut të KLSH-së.

“Nuk do të lejoj që të bëhet presion politik për këtë çështje. Dje i kam kërkuar kreut të KLSH-së që të qendrojë në lartësinë e detyrës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri dhe në respekt të Kushtetutës. E ftoj Kuvendin që të votojë kandidaturën që kam propozuar, pasi është një njohës shumë i mirë i legjislacionit,  dhe e bëjnë atë një kandidat shumë të mirë për kreun e KLSH”, tha Meta.

Presidenti Meta ka komentuar dhe kthimin e ligjit për Eurobondin në Kuvend, pasi sipas tij nuk ishte i konsultuar me aktorët e nevojshëm.

“Këtë javë ktheva ligjin për shërbimet e pagesave. Shpresoj që Kuvendi të reflektojë. Këtë javë patëm një komunikim me Kuvendin për emetimin e eurobondit të ri. Shuma dhe nxitimi pa u konsultuar me të gjithë aktorët më detyruan që të jepja pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë. Kreut të KLSH-së i kërkova që të mos i bindet asnjë urdhri apo akti që mund të cenojë këtë institucion. Kuvendi të gjykojë me objektivitet kandidaturën”.

Juventusi ëndërron Champions League

Objektivi i Juventusit është Liga e Kampionëve. Këtë vazhdon ta thonë vazhdimisht futbollistët e Jucventusit, i fundit është Sami Khedira.

Ai shpreson që me Cristiano Ronaldon në skuadër, Juve do të arrijë të triumfojë në Ligën e Kampionëve.

Gjermani tashmë e ka fituar një trofe të UEFA Champions League, në sezonin 2013/14 me Real Madridin.

“Ëndërroj që ta fitoj Ligën e Kampionëve me Juventusin. Iu afruam tri vite më parë me finalen kundër Real Madrid. Besoj se brenda pak viteve mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve me Juventusin, nuk është vetëm ëndrra ime, por e të gjithë fansave”, u shpreh ai.

Juve e ka fituar për herë të fundit këtë trofe në vitin 1996, duke e mposhtur Ajaxin me penallti në stadiumin Olimpico në Romë.

Dikur donte Messin, sot Ronaldon…

Thomas Muller, sulmuesi i Bayern Munich, është i fundit që ka folur për dyshen që kanë dominuar në botën e futbollit, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Ai është pyetur se me cilin do të dëshironte të luajë, përgjigja ishte ndryshe nga ajo që kishte dhënë vite më parë.

“Në fillim të karrierës shënoja më shumë gola dhe do të doja të luaja me Lionel Messin. Tani jap më shumë asistime dhe do të më bënte më shumë punë ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo”, tha ai.

Sido që të jetë, Muller thotë se te Bayerni e ka të duhurin.

“Megjithatë unë kam përpara Robert Lewandowskin që po kalon një formë mbresëlënëse”, shtoi ai.

Komisioni Evropian thirrje vendeve anëtare për hapjen e kufijve: Hiqini kufizimet brenda kësaj date…

Vendet e Bashkimit Europian po lëvizin në mënyrë të pa varur për të rihapur kufijtë, tani që po hapet edhe sezoni turistik.

Komisioni Europian po u bën thirrje vendeve anëtare të BE-së që të heqin të gjitha kontrollet kufitare brenda bllokut deri në fund të qershorit, u shpreh Komisionerja për Punë të Brendshme, Ylva Johansson për “Euroneës”.

Qeveritë e Bashkimit Europian janë duke u përpjekur që të koordinojnë se si dhe kur të rihapin kufijtë e tyre, e si pasojë ministrat e Punëve të Brendshme të shteteve anëtare do të diskutojnë këtë temë gjatë një takimi të premten.

“Unë mendoj se po afrohemi shumë afër një situate ku duhet të heqim të gjitha kufizimet e brendshme të kufijve dhe kontrollet kufitare”, shtoi Johansson.

“Në takim do t’ju propozoj shteteve anëtare që të heqin të gjitha kontrollet në kufijtë e brendshëm sa më shpejt të jetë e mundur. Një datë e dëshirueshme për të gjithë duhet të jetë fundi i qershorit”, ka shtuar Komisionerja për Punët e Brendshme

Spanja do të hapë kufijtë e saj tokësorë me Francën dhe Portugalinë nga 1 korriku, tre muaj pas mbylljes së tyre për shkak të pandemisë. Në mënyra të ndryshme po rihapen kufijtë edhe në vendet e tjera.

Nëse çështja e kufijve të brendshëm europian është më e lehtë për tu zgjidhur, ajo e kufijve të jashtëm është më e ndërlikuar. Ministrat e jashtëm francezë dhe italianë u takuan në Romë për të provuar të gjejnë një pozicion të përbashkët, një hap thelbësor për lëvizjen e lirë brenda Kontinentit të Vjetër.

“Kur bëhet fjalë për kufijtë e jashtëm, është mirë që të kemi të njëjtën qasje – shtoi Johansson – Ky është një parakusht për të patur kufij të hapur brenda Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen. Kjo është arsyeja pse ky diskutim do të jetë shumë i rëndësishëm” .

Ekziston ndërkohë një presion i fortë nga industria e turizmit për të përshpejtuar rihapjen edhe pse ka ende rreziqe. Greqia ka njoftuar rihapjen, por u detyrua të pezullojë fluturimet përsëri nga Katar pas mbërritjes së 12 pasagjerëve që testuan pozitivisht për Covid-19.

Mbyllen qindra biznese/ Tabaku publikon fotot: Ramavirusi që vret bizneset

Nga Jorida TABAKU

Për shtatë vjet me radhë banda ne pushtet ka goditur ekonominë dhe xhepat e shqiptarëve. Paketat fiskale të drejtuara nga Ramavirusi kanë pasur si synim grabitjen e bizneseve përmes taksave të larta dhe politikave jo stimuluese ndaj bizneseve. Rënia e konsumit dhe rritja e papunësisë ka thelluar edhe më tej varfërinë. Goditjen më të rëndë e ka marrë shtresa e mesme ndërsa ndihma qesharake ekonomike që ishte sa 0.86% e PBB-së nuk shërbeu për kurrgjë.

Biznesi si kurrë me parë është sulmuar, taksat janë rritur, mbi biznesin e vogël është vendosur tvsh, këtë vit fillon dhe fiskalizimi një gjobe prej 53 mijë lekësh për bizneset.

Si pasojë e gjithë këtyre politikave, sot në Tiranë janë me qindra biznese që mbyllen si pasojë e një krize më të thellë dhe të hershme se e COVID-19. Bizneset mbyllen në rrugët kyç të Tiranës, ndërkohë që me dhjetra biznese të tjera në brendësi të lagjeve janë në zgrip. Shqipëria është në një krizë të thellë dhe sistematike dhe ka nevojë për ndryshim në politikbërje dhe vizion për ekonominë.

Zbulohen arsenal armësh dhe jelek anti-plumb në shtëpinë e…

Policia ka publikuar detaje nga operacioni “blic” për arrestimin e Ervis Dakës në Elbasan.

Sipas policisë, në shtëpinë e të riut janë kapur tre armë zjarri, specifikisht dy pistoleta, njëra me silenciator dhe një automatik tip kallashnikov.

Krahas armëve, në shtëpinë e Dakës është kapur një sasi municionesh si edhe një jelek anti-plumb.

“Në kuadër të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. D. 33 vjeç, banues në lagjen Shënkoll, Elbasan, Policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, konkretisht: një kallashnikov, dy pistoleta (njëra prej tyre me silenciator ), 170 fishekë dhe një jelek antiplumb. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete dhe dy telefona celularë”, bën me dije policia.

Kjo e fundit dyshon se armët janë përdorur në ngjarje kriminale dhe pritet bërja e ekspertizës për të vërtetuar apo hedhur poshtë dyshimet e policisë.

Njoftimi i plotë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shënkoll”.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe Forcat Speciale RENEA, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen tri armë zjarri, silenciator, municion luftarak dhe jelek antiplumb.

Vihet në pranga 1 person me precedent të theksuar kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe krimeve ndaj personit.

Në kuadër të zbatimit të planit të masave për kontrollin e personave me precedent dhe të dyshuar për armëmbajtje pa leje, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Shënkoll”.

Në kuadër të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. D. 33 vjeç, banues në lagjen Shënkoll, Elbasan, Policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, konkretisht: një kallashnikov, dy pistoleta (njëra prej tyre me silenciator ), 170 fishekë dhe një jelek antiplumb.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete dhe dy telefona celularë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al