24.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Italia zbulon skandalin e Veliajt: Ndragheta pastrim parash me kompaninë ortake të Bashkisë Tiranë

Kompania italiane ortake e Bashkinë Tiranë në kompaninë e pastrimit të mbetjeve ‘EcoTirana’, ákuzohet nga prokuroria italiane për qarkullim parash në favor të grupit mafioz Ndragheta. Lajmi është bërë i ditur nga disa media italiane.

Andrea Miglioranzi, deri më 30 janar 2018 anëtar i Bordit Administrativ i AGSM Holding dhe president i AMIA-s (një nga dy kompanitë ortake të AGSM-së), kompani ortake me EcoTirana-n dhe ish-kryebashkiaku i Veronës Flavio Tosi, i cili firmosi marrëveshjen për krijimin e kompanisë së përbashkët EcoTirana, po hetohen për bashkëpunim me pjestarë të grupit mafioz Ndragheta.

Më 4 qershor 2020, Prokuroria italiane ka gjetur se “kompania komunale e Bashkisë Verona, Amia, është përdorur për të qarkulluar para [të lidhura me organizatën kríminale], dhe dy drejtuesit e saj janë nën hetim”. Prokuroria ka ákuzuar 26 persona ndër to ish-kryebashkiakun Tosi dhe Andrea Miglioranzi për bashkëpunim në organizatë kríminale, mashtrim, pastrim parash, rryshfet, trafik droge, korrupsion, transferim të mirash materiale në shkelje me ligjin.

Tosi po hetohet në gjendje të lirë për përdorimin e kompanisë komunale të Bashkisë Verona Amia, për të likujduar një faturë me vlerë 5000 euro për llogari të një hetuesi privat. Ndërsa, Andrea Miglioranzi, në árrest shtëpie, ákuzohet se ka përdorur kompaninë komunale të Bashkisë së Veronës Amia të pastrimit të mbetjeve, për qarkullimin e parave të organizatës Ndragheta.

Tosi dhe Miglioranzi janë ákuzuar edhe më parë nga prokuroria italiane për bashkëpunim me një nga drejtuesit e Ndraghetës, Antonio Gardino tani i árrestuar. Miglioranzi është hetuar nga Prokuroria italiane si drejtues i kompanive nën kontrollin e organizatës kríminale Ndragheta. Ndërkohë, në median italiane para disa kohësh u publikua një foto e Kryebashkiakut Tosi me Antonio Giardini.

Historiku i EcoTirana/ Në qershor të 2016, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj krijoi një kompani të përbashkët mes Bashkisë dhe ndërmarrjes komunale të Bashkisë së Veronës me objekt mbledhjen e plehrave dhe mbetjeve të Tiranës. Për këtë qëllim, në qershor 2016 u formua kompania EcoTirana, me kapital fillestar një milionë euro, me ortakë 51 për qind Bashkinë Tiranë dhe 49 për qind kompaninë italiane AGMS Holding.

Kjo e fundit është në pronësi të AGSM dhe AMIA, dy ndërmarrje bashkiake të kontrolluara nga Bashkia e Veronës. Anëtar i Bordit Administrativ të AGSM Holding dhe president i AMIA-s (një nga dy kompanitë ortake të AGSM-së) është Andrea Miglioranzi, një personazh i njohur i kronikave politike dhe gjyqësore italiane, i emëruar nga Kryebashkiaku Tosi./exit

15 raste të reja me Covid-19, ja në cilat qytete janë zbuluar

15 raste të reja me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga rastet e reja 10 janë zbuluar në Tiranë, 2 në Kamëz dhe tre në Shkodër. Rastet në Kamëz janë konfirmuar nga pjesëmarrësit në një ceremoni mortore.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Në 24 orët e fundit janë kryer 162 testime nga të cilat janë konfirmuar 15 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër dhe 2 në Kamëz, kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.

Dy rastet pozitive në Bashkinë Kamëz janë identifikuar gjatë një ceremonie mortore, ndaj edhe një herë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u rikujton qytetarëve se funeralet përtej rretheve familjare të ngushta, nuk jane të lejuara, pasi janë rrezik për shpërndarjen e infeksionit. Vijojnë të jenë të ndaluara çdo lloj aktiviteteti me grumbullime masive njerëzish, ndaj lutemi për respektim të masave që janë në fuqi.

Ju informojme se në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Më pak se 10% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre që nga fillimi epidemisë në 910. Në vendin tonë janë 269 persona aktivë me COVID19, ku në Tiranë janë rreth 69 % e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Shkodër, Kamëz, Krujë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 17500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1212 raste, ndërsa rreth 75% e të prekurve janë tashmë të shëruar. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 2035 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 7 %.

Duke ju ftuar edhe njëherë për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës vetjake, ju kujtojmë dy linjat falas që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion: Urgjenca Kombëtare me numrin 127 nëse keni shenja të sëmundjes dhe linja e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

Spitali i Karantinës si shpella e Ali Babës me dyzet hajdutë! A po përdoret ai për të larë paratë?

Spitali i Karantines si shpella e Ali Babes me dyzet hajdute!

A po perdoret ai per te lare parate e vjedhura apo parate e droges?

Miq, jave me pare pasi deklaruan disa here se e kemi sekret e top sekret qendren e Karantines, Edvin Hajduti dhe Ndrikull Hajnia u shfaqen befas para kamerave tek korpusi i Universitetit Kristal dhe deklaruan se Shqiperia se shpejti do te kishte nje spital te ri covid19. E thene dhe e bere, vjedhja ka shpejtesi kozmike ndaj dhe dy dite me pare perseri te dy se bashku Edvin Hajduti dhe Ndrikull Hajnia inauguruan tak fak Spitalin e Ri Covid19 paraqiten nje dhome me shtreter. Gezuar!

Mirepo vjedhja dhe rrena nuk kane te perbashket vetem shpjetesine, e cila i ndihmon shume por ato kane te perbashket, siç thote populli, edhe “kembet e shkurtra”.

Keshtu, ne konferencen e shtypit qe mbajti pas vizites te Spitalit te Karantines, pyetjes se gazetares per fondet e perdorura per rikonstruksioni e spitalit Krye Kreu iu pergjigj sikur te ishte jo ne natyre te hapur ku po mbante konferencen por ne shpellen me sekrete te Ali Babes me 4 hajdute. Ai pa u skuqur tha “mos kujtoni se kam vjedhur, cdo gje eshte transparente, eshte ndertuar e tera me donacione private”. Por kulmi i shpellesise mberriti kur ne menyre te pabesueshme tha se “tani per tani nuk mund tju themi kush jane donatoret sepse duhet te bisedojme me ta”! Ky eshte nje standart tipik i nje narkoshteti.

Pra sipas kesaj deklarate te Edvin Hajdutit bamiresit ose kane frike nga parate e tyre, dhe per kete une nuk kam te drejte te dyshoj, ose pastaj ky i fundit se bashku me ndrikull Hajnine jane lumturuar sa kane dashur me parate e donatoreve sa qe nuk mund te bejne transparente sepse del ne drite shuma e madhe qe kane pervetesuar?!

Pas kesaj deklarate skandaloze u perpoqa te mesoj sa kane vjedhur ne kete afere Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia. Deri tani per kete spital te sajuar mbi nje ndertese private ekziston vetem VKM Nr 2 dt 25. 3.2020, ne te cilin thuhet se pasuria e zones kadastrale nr 2679 ish universiteti Kristal vihet ne dispozicion te Ministres se Shendetesise per spital ose per karantine. Ne vendim nuk thuhet asnje fjale se si e mori qeveria kete pasuri e bleu, e mori me qera, ju dha falas nga pronari me nje marreveshje dhe pervec ketyre kjo pasuri thuhet se eshte edhe konfiskuar nga nje banke.

Veniadore mbi nje pasuri private apo qofte dhe te konfiskuar nga nje banke pa asnje akt kontraktual me ishpronarin apo pronarin e ri, banken, perben nje akt mafioz te pashembullt.

Por akoma me zbuluar kete akt nxjerr pika e dyte e vendimit.
Ne piken 2 te ketij vendimi thuhet se ngarkohet Ministria e Shendetsise “per pershtatjen e kesaj pasurie ne nje strukture karantine ose spitalore si dhe te perllogarise fondin per te kryer investime te nevojshme. Vlera dhe burimi i ketij financimi do miratohen me vendim te Keshillit te Ministrave.”

Se pari dallimi midis karantines dhe spitalit eshte ai dallim qe ekziston midis hoteleve te Sadri Abazit dhe nje spitali. Kesaj i thone te vjedhim ku te na dale me mire.

Lidhur sa me siper nuk ekziston asnje vendim qeverie asnje perllogaritje e ministrise se shendetesise per fondin financiar per investimet e nevojshme, siç detyron ne kete rast VKM e mesiperme.

Por pavaresisht nga keto kjo pasuri si me deus ex machina u pershtat per Spital dhe shefi i narkoqeverise njelloj si nje bos mafioz fsheh vleren dhe origjinen e fondit te perdorur per pershtatjen.

Denoj me ashpersine me te madhe kete vjedhje dhe qendrim mafioz te narkokreut te narkoshtetit Edvin Mafia dhe ndrikull Hajnise. sb

Protesta edhe në Durrës, punonjëset kërkojnë pagën e luftës: Nuk kemi si t’i mbajmë familjet

Punonjëset e fasonerive në Durres kanë protestuar gjatë mëngjesit të sotshëm para zyrave te tatim taksvae.

Ato kërkojnë trajtim të njëjtë si gjithë të tjarët spas ligjit pasi nuk kanë marrë pagën e luftës premtuar nga qeveria.

70 punonjës fasonerie janë mbledhur mëngjesin e sotëm pranë zyrave të tatim taksave duke bllokuar hyrjen për punonjësit e tatimeve.

Shkak është bërë mos përfitimi i pagës së luftës. Drejtuesit e fasonerisë kanë deklaruar se pagesat janë bërë të rregullta ndërsa pagën e luftës e kanë përfituar vetëm 5 punëtorë nga 70 që punojnë gjithsej në ndërmarrje.

Vetë pronarja ka deklaruar jashtë kamerave se kanë ndjekur çdo procedurë të udhëzuar nga qeveria, ndërsa në dhënien e pagës është bërë diferencim.

“Kemi ardhur këtu sepse nuk na është njohur paga e luftës, ndërkohë janë bërë diferencime në dhënien e pagës së luftës”.

“Ne nuk kemi si mbajmë familjet, pronarët janë përpjekur të na vijnë në ndihmë qoftë me pagesat dhe siguracionet, qoftë me punën, por shteti na nxjerr probleme dhe bën diferencime. Çdo dokument është i rregullt, pse të mos përfitojmë pagën e luftës”.

Si u ekzekutuan në pragun e shtëpisë dy vëllezërit në Krujë (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Krujë. Dy vëllezër kanë mbetur të vdekur nga breshëritë e plumbave në pragun e shtëpisë së tyre.  Ata janë dy vëllezërit Gramoz Bardhi 34 vjeç dhe Xhentil Bardhi 24 vjeç.

Ndërkohë, sot kanë dalë detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e dy vëllezërve mbrëmë në një fshat të Krujës. Krimi i dyfishtë ndodhi në fshatin Gramëz. Burime bëjnë me dije se dy vëllezër Gramoz dhe Xhentil Bardhi, përkatësisht 34 dhe 24 vjeç, u qëlluan për vdekje me armë zjarri nga Roland Pula, 32 vjeç, nga Kruja. Po ashtu mësohet se viktimat dhe autori janë përplasur disa herë ndër vite me njëri-tjetrin, janë rrahur e plagosur mes tyre disa herë.

Burimet thonë se, edhe mbrëmjen e djeshme mendohet të ketë pasur një zënkë mes tyre, teksa dy vëllezërit kanë qenë në kafe dhe janë kapur me fjalë me vëllain e autorit.

Kaq ka mjaftuar që mes tyre të nisë një debat i ashpër, që përfundoi në ngjarjen tragjike. Kujtojmë se autori i dyshuar për vrasjet, Roland Pula, njihet si person problematik, ndërsa është akuzuar për disa vepra penale si; vjedhje, grabitje, trafik narkotikësh.

Mësohet se kònflikti mes dy víktimave dhe autorit vazhdonte prej vitesh, ndërsa ka arritur kulmin mbrëmjen e djeshme ku dyshohet se ka pasur sherr në ambientet e një lokali. Pas ngjarjes Roland Pula ka shkuar pranë banesës së dy víktimave dhe ka qëlluar drejt tyre. Kanë qenë familjarë të tjerë ata që kanë bërë transportimin e dy të rinjve drejt spitalit të Traumës, por kanë ndërruar jetë rrugë.

Mes dy familjeve Bardhi dhe Pula ka pasur një kònflikt te hershem. Rreth 15 vite më parë djemtë e familjeve përkatese janë rrahur tek fusha e sportit të fshatit. Policia ndërkohë ka marrë në pyetje si babain e autorin ashtu dhe atë të víktimave, për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes të ndodhur, që ka prishur harmoninë e fshatit, që prej vitesh të tëra nuk shënonte ngjarje të tilla të rënda.

Ka dyshime se në átentat të kenë marrë pjesë edhe persona të tjerë përveç Pulës, pasi sipas dëshmive mbi ta është qëlluar njëkohësisht. Mbetet ende pjesë e hetimeve për të zbuluar personin tjetër apo personat e tjerë që mund të kenë marrë pjesë në këtë krim.

Mësohet se pjesë e kònflikteve mes Pulës dhe dy vëllezërve Bardhi kanë qenë dhe ato që lidhen me pronësinë e një toke, por mbeten ende në hetim. Faxëeb.al raporton se njëri prej vëllezërve Xhentil Bardhi ka qenë prift dhe një besimtar i rregullt, ndërkohë që Gramoz ka qenë i martuar dhe me dy fëmijë.

Policia ngriti mbrëmjen e djeshme drone në të gjithë zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, po derimë tani e vetmja gjurmë që është gjetur prej tij është mjeti me të cilin ai ka tentuar që të largohet nga vendngjarja, që duhet thënë se bën pjesë te makinat luksoze.

Zhupa nxjerr zbuluar Veliajn: Tirana kryeqyteti më i ndotur në Europë, asnjë studim nga BB për ndotjen e ajrit

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa nxjerr zbuluar mashtrimin për propagandë të disa mediave pranë qeverisë dhe kryebashkiakut Veliaj në lidhje me lajmin se, “sipas një studimi të Bankës Botërore, Tirana është kryeqyteti me ajrin më të pastër në Ballkan”.

Zhupa shkruan në reagimin e saj se, Banka Botërore nuk ka asnjë matje që Tirana sot të jetë me cilesinë e ajrit më të mirë në rajon, matja e fundit e kryer në database e Bankes Botërore që i referohet edhe studimi i përmendur nga media është viti 2013.

Zëdhësja e PD, shkruan se, studimi që po i referohen mediat pranë Veliajt është një studim në lidhje mes ndotjes se ajrit dhe koronavirusit në Ballkanin Perëndimor dhe qëllimi nuk është rënditja aktuale e qyteteve siç e keqpërdoren media të caktuara.

“Matja e fundit për Tiranën që është realizuar nga Numbeo, është për gjashtëmujorin e dytë të 2019, edhe në korrik 2020 të dal për gjashtë mujorin e parë 2020. Numbeo tregoi se ndotja në Tiranë është më e lartë në gjashtë mujorin e parë të 2019-s, duke shënuar 83.72 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të këtij viti. Numbeo vlerëson se për gjashtë mujorin e fundit të 2019 Tirana ishte kryeqyteti më i ndotur i Europës!”, shkruan Zhupa.

Reagimi i plotë

Fake news i qëllimshëm për cilësinë e ajrit të Tiranës, në shërbim të propagandës së Veliajt. Banka Botërore nuk ka asnjë matje që Tirana sot të jetë me cilesinë e ajrit më të mirë në rajon, matja e fundit e kryer në database e Bankes Botërore që i referohet edhe studimi i përmendur nga media është viti 2013.

Studimi që media të caktuara për qëllime propagadiste në shërbim të kullave dhe të Veliajt, e keqpërdoren,është një studim në lidhje me sfidat Covid 19 dhe ndotjën e ajrit në Ballkanin Perendimor. Qëllimi nuk është rënditja aktuale e qyteteve siç e keqpërdoren media të caktuara por studiohen lidhjen mes ndotjes se ajrit dhe koronavirusit.

Matja e fundit për Tiranën që është realizuar nga Numbeo, portali më i madh i të dhenave për cilësinë e jetës, është për gjashtëmujorin e dytë të 2019, edhe në korrik 2020 të dal për gjashtë mujorin e parë 2020.

Numbeo tregoi se ndotja në Tiranë është më e lartë në gjashtë mujorin e parë të 2019-s, duke shënuar 83.72 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të këtij viti. Numbeo vlerëson se për gjashtë mujorin e fundit të 2019 Tirana ishte kryeqyteti më i ndotur i Europës!

Por që Tirana ka cilesinë me të keqe të ajrit kuptohet edhe pa studim, mjafton të shikojmë kullat e betonit që ngrihen cdo dite. Ne 4 vite Veliaj ka dhene më shumë se 780 leje ndertimi, ku 80% janë ndertesa mbi 13 kate për qellime private. Cdo propagandë nuk e fsheh dot realitetin që qytetarët jetojnë cdo ditë!

Strazimiri i përgjigjet Ramës: Të pres në “Piazzale Loreto”…

Ish deputeti Straizimiri i është përgjigjur Ramës përmes një postimi në facebook. Rama ironizoi me emrin e Strazimirit gjatë një interviste në “Opinion”, ndërsa Strazimiri i ka kthyer përgjigje përmes facebook.

Postimi i plotë i Genti Strazimirit
Vini?!
Më thonë që të paskësh marrë malli për mua!
Mos u mërzit se do takohemi shpejt!!!!
Në “Piazzale Loreto” të pres siç të kam premtuar😉, ti veç mbaj këtë drejtim!!!
E di sa afër je? Sa më shpejt të ecësh, aq më shpejt më takon.

Në Piazzale Loreto ndodhi një ngjarje e rëndë, më 10 gusht 1944 në Milano, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pesëmbëdhjetë partizanë u pushkatuan nga ushtarët e grupit Oberdan të Legjionit Autonome Mobile Ettore Muti të RSI, me urdhër të komandës së sigurisë naziste, dhe kufomat e tyre u ekspozuan para publikut.

Video/ Rama gjen armikun…

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar për deklaratat e Edi Ramës sot në Parlament kundër ndërhyrjes së Bashkimit Europian.

Vasili shprehet se kryeministri që nuk ka plotësuar asnjë kusht të BE për integrimin, po shqetësohet se BE ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë.

“Edi Rama gjen armikun, është BE! Ky gjoja vdiq që të hyje ne BE, por është në hall të madh se BE po i ndërhyka ne punët e brendshme. Ndaj Edi Rama nuk i përmbush kushtet që Shqipëria të hyje në BE se e ka tmerr monitorimin dhe syrin e saj”, shprehet Petrit Vasili.

Armiku i rames BE-ja

Edi Rama gjen armikun, eshte BE!(VIDEO).Ky gjoja vdiq qe te hyje ne BE, por eshte ne hall te madh se BE po i nderhyka ne punet e brendeshmeNdaj Edi Rama nuk i permbush kushtet qe Shqiperia te hyje ne BE se e ka tmerr monitorimin dhe syrin e saj.

Gepostet von Petrit Vasili am Donnerstag, 4. Juni 2020

Rama në “Opinion” habit sërish me thonjtë e paprerë

Rama ha habitur sërish shikuesit ndërsa është shfaqur në emisionin “Opinion” sërish me thonj të paprerë dhe afro 1 cm të gjatë. Rama vazhdimisht shfaqet me thonj të paprerë, por sonte duket ka thyer çdo rekord të mëparshëm me gjatësinë e tyre.

Rama ka shpjeguar gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, mënyrën se si do të funksionojë implementimi i sistemit biometrik të identifikimit, për të cilin palët kanë rënë dakord.

Duke folur për mekanizimin se si do të kryhet procesi, Kryeministri tha tashmë PD do të ketë në KQZ nënkryetarin që do të ndjekë procesin, ndonëse më herët ishte shprehur pesimist që koha do të mjaftonte për ta përfunduar këtë proces.

“Nga pikpëpamja e gjithë përgatitjes së procesit, e tenderit, kontratës së implementimit është KQZ që do ta bëjë. Dhe PD është e mriëpritur që të gjejë në vend, një person, le të gjejë me të politizuarin që ekziston, nënkryetar me mandat strikt për ta ndjekur procesin nga A tek ZH, që nesër mos të kemi avazin e vjetër u sabotua këtu u sabotua atje, tenderi këtej.

Ky do të jetë një zv.kryetar i KQZ që ka këtë mandat bashkë me një ekspert të fuësh vënë në dispozicion nga partnerët . U bë teknologjia malet më të larta shkojmë me teknologji, nuk u bë teknologjia nuk dëgjojmë më bërr bërr se si u sabotua”, tha Rama.

Ti je vetë dhuna!

Lisandër HOXHA

Pikë e zezë! Të merret Kryeministri 30 minuta në Parlament me të rinjtë, për të shfryrë nervin e tij dhe ankthin e belasë së papërgjegjshmërisë ku e ka futur ai Shqipërinë, ky është kulmi!

Për gjysëm ore ai foli me epitete dhe mllëf ndaj FRPD-së dhe të gjithë atyre që kanë reaguar të neveritur nga ai dhe Besa e pabesë e qeverisë së tij, të cilët prej kohësh janë kthyer në strehë e sigurtë për dhunuesit e të rinjve.

Siç mbrojte policinë e partisë kur dhunoi aktivistët dhe tërhoqi zvarrë një zonjë, apo siç mbrojte Ardi Veliun e partisë kur linçoi dhe shpifi publikisht ndaj nënës së 15 vjeçrit, që rrahën policët e tij, edhe sot vendose të mbroje përdhunuesin e minorenes duke justifikuar Besën e pabesë, tek e cila askush nuk ka më pikën e besimit. Shkollat sot janë katrahurë dhe çerdhe militantësh, në të cilat nuk ka rregulla perveç xhunglës se korrupsionit dhe krimeve, që në vend të parandalohen, ato fshihen.

Për ato heshtet dhe prej tyre largohen rilindasit, si djalli nga temjani, edhe pse jeni ju, Rama, përgjegjësi kryesor i kësaj që po korrim. Ti e mbolle këtë kulturë sepse ti erdhe me krimin në pushtet!

Ti i mbrojte dhe gënjeve për secilin prej tyre kur opozita t’i denoncoi njëri pas tjetrit dhe sot po ti bën te prekurin kur në fakt, ti je vete dhuna! Prej teje pres vetëm të ikësh dhe ta mbyllësh atë gojën mavi për këto pak kohë qeverisje që të ka mbetur, pasi vetëm pallavra nxjerr sa herë që flet!