37.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Skandal! 3 muaj restoranti i mbyllur, OSHEE i faturon energji sikur ka punuar 16 orë në ditë!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një biznesmeni, i cili shkruan se, kreu i organizates mafioze rilindase, Edi Rama gjobit bizneset me faturat e OSHEE në kohë pandemie.

Ai shkruyan më tej se, restoranti ka qënë i mbyllur për tre muaj, por OSHEE i ka dërguar faturat sikur ka punuar 16 orë në ditë.

Postim i ish-Kryeministrit Berisha

Ja si vidhen bizneset nga OSHEE!

3 muaj restoranti i mbyllur por i faturohet energji sikur ka punuar 16 ore ne dite!
Lexoni denoncimin e biznesmenit dixhital. sb

Pershendetje doktor Berisha. Ja se si kreu i organizates mafioze rilindase Edi Rama gjobit bizneset me faturat e OSHEE në kohë pandemie. Une që po ju shkruaj kam një restorant të vogël familjar me vetëm 8 tavolia gjithsej,biznesin e kam mbyllur në dt.11/03/2020,dhe e kam rihapur në dt.01/06/2020,por sic e sheh edhe në foto për 3 muaj që e kam patur të mbyllur jam gjobitur nga organizata mafioze me të njejtat shifra si në priudhën para COVID-19,si unë janë gjobitur me mijra biznese!

Shkova dhe bëra ankesën për muajin Mars,monstrat atje më përcollën duke më thënë që do e konpesojmë në muajin Prill duke e faturuar ZERO,por muaj prill më erdhi 247.000,shkova përsëri pranë zyrave të organizatës mafioze,ju thash kjo është e padrejt dhe gjobitje ndaj bizneseve familjare,më thanë ka ndodhur një problem në sistem dhe ju kërkojm ndjes por do e zerojm në mujt në vazhdim,sot shoh në sistem që edhe fatura e Majit ishte 148.000,po na falimentojn me dashje doktor,sa po më mbushet mendja me i mbyll biznesin me marr familjen edhe të bëj valixhet gati duke u larguar nga Shqipëria.

Berisha nxjerr zbuluar Ramën: Mashtrues Ordiner! “Skavica ndërtim nga shteti”, një vendim i shkurtit 2010!

Mashtrues Ordiner!
“Skavica ndertim nga shteti”,nje vendim i shkurtit 2010!

Edvin Kristaq Mashtrimi paraqiti sot vendimin per ndertimin e Skavices si diçka te tijen!
Ky eshte vetem mashtrimi i radhes!

Cilitdo qe i interson e verteta ky eshte nje vendim i shkurtit te vitit 2010!

Ju ftoj te hidhni nje dy sy dy linkeve te kohes qe informojne shqiptaret por edhe komunitetin nderkombetar per kete vendim.

Bazuar ne kete vendim filloi dhe projektimi i HEC me nga nje kompani nderkombetare. Punimet do fillonin ne vitin 2013 por u shtyne pas zgjedhjeve. Edvin Kristaq Mashrimi sapo erdhi ne pushtet sulmoi idene dhe njoftoi se do ta ndertonte me kompani private turke. Pas deshtimit paraqet si ide te tijen ne vendim te vitit 2010! Ai ne çdo fjale nxjerre nje genjeshter. sb

Berisha: Skavica me forcat tona
Albania May Go it Alone After Tender for Skavica Hydro Power Station Fails

https://renewablesnow.com/…/albania-may-go-it-alone-after-…/

https://top-channel.tv/…/02/03/berisha-skavica-me-forcat-t…/

Berisha: Skavica me forcat tona

03/02/2010
Pas projektit te rruges Durres-Kukes, qeveria shqiptare angazhohet ne nje tjeter iniciative te madhe dhe te kushtueshme.

Kryeministri Berisha lajmeroi ne mbledhjen e qeverise ndertimin e hidrocentralit te Skavices, i cili pritet te kushtoje 500 milion euro.

Kompanite e huaja qe kishin shfaqur interes per nje sipermarrje koncesionare jane terhequr per shkak te krizes financiare nderkombetare. Ndaj per ndertimin e Skavices, me nje kosto te ngjashme me rrugen Durres-Kukes, doren ne xhep do ta fuse qeveria:

“Pasi te perllogariten te gjitha, kosto, projekti, – kostoja e ka vleren minimale prej gjysem miliarde euro, apo edhe me shume – ne rast ekstrem mund te pranohen edhe aksionere te tjere, po ku qeveria te kete rol lider dhe pastaj qeveria do te vendose nese do ta ndertoje KESH dhe qeveria do te dale garante per kredine, apo do ta ndertoje qeveria direkt me fonde te buxhetit”, tha Berisha.

Pergatitja e projektit do te pakten 1 deri ne 2 vjet. Kjo sipas kryeministrit i jep kohe qeverise te vere ne rruge te mbare projektet e tanishme ne infrastrukture:

“Deri atehere edhe projektet do te jene futur ne rruge te mbare, une nuk them se do te mbaroje, por brenda ketij mandati ta fillojme dhe ne mandatin e ardhshem ta shnderrojme ne vepren kryesore infrastrukturore ne vend”, tha Berisha.

Projekt i vjeter 30-vjecar, Skavica do te ndertohet ne krye te kaskades se Drinit. Sipas kryeministrit ky hidrocentral do te rregulloje tere kaskaden, duke e cuar deri 700 mln kW/h prodhimin e energjise nga te tere hidrocentralet mbi lumin Drin. Po ashtu, sipas shefit te qeverise, ndertimi i hidrocentralit te Skavices zbut ne menyre te ndjeshme mundesite e permbytjeve te medha ne zonen e Nenshkodres.

Trafiku i qenieve njerëzore/ Arrestohet drejtoresha e Kufirit bashkë me 3 shefat e sektorit

Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit në Tiranë, Enkelejda Toska ka përfunduar në prangat e policisë, bashkë me shefin e sektorit, B.Z, shefin e seksionit A.H dhe specialisten A.M.

Ata u ndaluan nga policia pas masës së pezullimit të ndërmarrë ndaj tyre nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Ministria e Brendshme sqaron se zyrtarët janë të implikuar në trafikim dhe dhënie ndihme për kalim kufiri të shtetasve të huaj.

“Dyshohet se ata kanë favorizuar apo ndihmuar në realizimin e trafikut ndërkombëtar të qenieve njerëzore, nëpërmjet Shqipërisë. Është e dokumentuar se kjo veprimtari e kundraligjshme është kryer për një kohë të gjatë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë kundrejt shpërblimeve financiare të konsiderueshme”, sqaron deklarata.

Njoftimi

SHÇBA ndalon drejtues e punonjës të Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit të Tiranës, si të implikuar në trafikim dhe dhënie ndihme për kalim kufiri të shtetasve të huaj
Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit i pezulloi nga detyra zinxhirin drejtues në DRKM Tiranë.

Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbështetur në informacionet, por edhe në vlerësim të pamjeve të transmetuara në media, në lidhje me trafikimin klandestin të qënieve njerëzore, pas hetimeve të kryera për fenomene abuzive nga punonjës policie të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Tiranë, kryesisht në zbatimin e procedurave për lëshimin e lejeve të qëndrimit ndaj shtetasve të huaj, nga Lindja e Mesme, që hyjnë në Shqipëri, kreu ndalimin e punonjësve të policisë:

– Enkeleida Toska, me detyrë Drejtore e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit, Tiranë;

– Besnik Zela, me detyrë Shefi i Sektorit në DRKM, Tiranë;

– Altin Hasani, me detyrën e Shefit të Seksionit në DRKM, Tiranë;

– Albana Metko, specialiste në DRKM, Tiranë.

Ndalimi u krye pasi dyshohet se ata në bashkëpunim me shtetas të ndryshëm, që përfaqësojnë firma e kompani në fushën e turizmit, kanë keqpërdor atributet dhe kompetencat ligjore që u jep funksioni organik, duke shkelur detyrimet ligjore për pajisjen e shtetasve të huaj me leje qëndrimi.

Dyshohet se ata kanë favorizuar apo ndihmuar në realizimin e trafikut ndërkombëtar të qenieve njerëzore, nëpërmjet Shqipërisë.

Është e dokumentuar se kjo veprimtari e kundraligjshme është kryer për një kohë të gjatë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë kundrejt shpërblimeve financiare të konsiderueshme.

Gjithashtu, në këtë veprimtari antiligjore, përfaqësues të firmave e kompanive të ndryshme përpilonin dokumente zyrtare të falsifikuara, të cilat konsistojnë në krijimin e kompanive fiktive, kontratave fiktive të punës, adresave të rreme, enkas për të plotësuar detyrimet sipas ligjit për të përfituar leje qëndrimi në Shqiperi.

Ndalimi u bë për veprat penale të “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”, kryer në bashkëpunim.

Hetimet vijojnë deri në dokumentimin e plotë të veprave penale të konsumuara nga këta punonjës policie.

SHÇBA fton qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo shkelje apo abuzim me detyrën të punonjësve të Policisë, në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë.

N? këtë kuadër, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, në datë 27 maj 2020, nisi hetimin disiplinor për “Shkelje të rënda të atributeve e kompetencave të Policisë”, ndaj 4 punonjësve të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, të ndaluar nga SHÇBA, si dhe punonjësen A.L., specialiste e Migracionit në DRKM Tiranë.

Mbi bazën e hetimeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të 5 punonjësve të Policisë për shkelje të rëndë disiplinore të atributeve dhe kompetencave të policisë, pasi nuk kanë zbatuar procedurat standarde dhe ligjit për të huajt, në plotësimin e praktikave të aplikimit për leje qëndrimi të shtetasve të huaj.
Policia e Shtetit mbetet e vendosur të ndëshkojë dhe të largojë nga radhët e saj, cilindo që abuzon me detyrën kundër ligjit dhe në dëm të interesit qytetar.

Basha uron qeverinë e re: PD sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë përherë në krah të Kosovës

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar qeverinë e re të Kosovës të drejtuar nga Abdullah Hoti, duke i përcjellë mesazhin se, Partia Demokratike e Shqipërisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë përherë në krah të Kosovës, në krah të qytetarëve të saj, me bindjen e palëkundur se suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve,

“Konsolidimi i shtetit, integrimi euroatlantik, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë sfidat, përballimi me sukses i të cilave janë në interes jo vetëm të Kosovës e popullit të saj, por jetike për paqen dhe proceset integruese të krejt rajonit tonë.

I uroj punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti në plotësimin me sukses të objektivave strategjikë të Kosovës dhe shërbimin ndaj interesit më të mirë të qytetarëve të saj.

Partia Demokratike e Shqipërisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë përherë në krah të Kosovës, në krah të qytetarëve të saj, me bindjen e palëkundur se suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve”, shprehet Basha.

Përdhunimi i minorenes/ Besa e Ramës sulmon mediat: Fajin e ka shoqëria dhe kultura…

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, reagoi në lidhje me skandalin e përdhunimit të një vajze minorene nga roja e shkollës.

Edhe pse këto raste janë bërë të shumta dhe kanë sjellë edhe reagimin e ashpër të OKB, ministrja tha se fajin e ka shoqëria dhe kultura.

Kur pritej dorëheqja e saj pas kaq shumë skandalesh, ministrja sulmoi edhe median.

REAGIMI I MINISTRES

Jam zemërthyer për secilin rast të ngacmimit apo abuzimit seksual me të mitur, të cilin nuk kemi arritur ta parandalojmë.

Për secilin rast të zbuluar apo denoncuar janë marrë menjëherë këto masa:

• pezullim apo shkarkim nga puna MENJËHERË, e të gjithë stafit e të shkollës të cilët kanë qenë të përfshirë direkt apo indirekt në këto raste (përfshirë drejtues, psikologë apo mësues kujdestar që nuk kanë qenë të përfshirë në rast, por kanë patur për detyrë të kujdesen për mirëqënien e nxënësve);

• hetim i thelluar i gjendjes së përgjithshme në shkollë përmes intervistave me nxënës, prindër dhe komunitetin shkollor;

• ofrim i shërbimit psiko-social, dhe mbështetje e përgjithshme shkollore dhe pas-shkollore, për viktimat e ngacmimit apo abuzimit.

Gjithashtu, organet e drejtësisë kanë ndjekur penalisht secilin nga rastet e denoncuara. Pra, NUK ka “kulturë mosndëshkueshmërie” në Shqipëri ndaj rasteve të abuzimit seksual, siç ishin shprehur disa OJF. Kur rastet denoncohen, personat përgjegjës ndëshkohen menjëherë.

Por, qartazi ka kulturë fshehjeje dhe mosraportimi, deri sa bëhet shumë vonë. Kjo është ajo që po synojmë ta ndryshojmë, së paku në shkollë, në hapësirat që do të duhej të ishin të sigurta për të gjithë fëmijët.

Dua të përsëris mesazhin që dhashë ditën e hënë: përgëzoj nxënësit tanë që kanë gjetur kurajon të denoncojnë bullizmin, dhunën apo abuzimin që kanë përjetuar. Kjo është e vetmja mënyrë që të rriturit dhe institucionet të kenë mundësi të dënojnë këtë dhunë dhe të sigurohen që nuk do të ndodhë më në të ardhmen.

Shpesh viktimat nuk denoncojnë dhunën që kanë përjetuar, sepse ndihen me faj apo me turp për atë që u ka ndodhur. POR, FAJI DHE TURPI I TAKOJNË ABUZUESIT!

Që shkolla të shndërrohet në hapësirë të sigurtë, ne po dyfishojmë numrin e psikologëve dhe punonjësve socialë dhe po trajnojmë ata për adresimin e ndjeshëm te çështjet e ngacmimit dhe abuzimit seksual. Si dhe po bëjmë edhe një fushatë sensibilizuese për nxënësit, që t’i njohim ata me mbrojtjen që u ofron si rregullorja e arsimit parauniversitar, ashtu edhe Kodi Penal.

Por, po e përsëris, nuk zgjidhjet kjo çështje vetëm me Kodin Penal. Duhet të ndryshojë gjithë kultura, mënyra se si shoqëria jonë trajton gratë, vajzat, grupet e brishta shoqërore. E gjithë kjo duhet të ndryshojë.

Media luan një rol kyç në këtë mes. Do të dëshiroja shumë që media të raportonte në mënyrë të drejtë rastet e abuzimit seksual. Ajo që kam parë deri tani ka qenë një tmerr i vërtetë. Përshkrim detajesh identifikuese të viktimave dhe fajësim indirekt i viktimave. Tmerr! Por, është ky raportim, që është reflektim i kulturës së përgjithshme të trajtimit të kësaj teme të ndjeshme, që na bën të kuptojmë se sa shumë punë kemi për t’u shndërruar në një shoqëri më të mirë, për gratë, për grupet e brishta dhe për fëmijët tanë.

PD kërkon dorëheqjen e Besa Shahinit: Sistemi është kalbur nga militantizmi partiak. Shkarkimi i vonuar nuk është zgjidhje

Nga Albana Vokshi

Shumë e drejtë kërkesa e të rinjve sot për dorëheqjen e Besa Shahinit. Heshtja e saj për rastin e të miturës së përdhunuar dhe më pas të abuzuar në shkollë është abuzim për së dyti me vajzën. Besa Shahini nuk mund të fshihet pas shkarkimit kaq të vonuar të drejtorit të shkollës.

Fatkeqësisht, nuk është rasti i vetëm që shkollat e shndërruara në organizata të Partisë Socialiste, fshehin dhe lejojnë abuzimet me fëmijët për të mos dëmtuar besueshmërinë e qeverisë dhe të partisë që i ka emëruar pa asnjë meritë.

Vetëm vitin e fundit, në Kavajë një vajzë 14-vjeçare u abuzua seksualisht, u shantazhua me video intime nga 8 adoleshentë për një kohë të gjatë. Ministrja e Arsimit heshti. Drejtori i shkollës, drejtoria arsimore, policia heshtën dhe e fshehën krimin për shumë ditë. Reagimi shumë i vonuar i qeverisë ishte edhe më skandaloz “Ngjarje të tilla bëhen edhe filma”.

Në Arapaj, Durrës një vajzë 8-vjeçare u mor me forcë, u lidh brenda në klasë dhe ngacmua brenda shkollës 9-vjeçare nga dy djem, njëri prej të cilëve djali i një funksionari të PS të zonës. Ministrja e Arsimit përsëri heshti, siç heshtën të gjitha institucionet arsimore dhe policia.

Në Fier, një rrjet i tërë mësuesish dhe drejtuesish të shkollës “Jakov Xoxa”, fshehën abuzimin seksual të dy mësuesve me nxënëset e tyre të mitura. Të gjithë heshën në mbrojtje të abuzusve me vajzat, heshtën sepse drejtoresha militante socialiste e shkollës ishte bashkëshortja e njërit prej mësuesve abuzues.

Në Delvinë, një mësues dhunoi seksualisht nxënësen 11 vjeçare në shkollën e fshatit Kalasë. Çfarë bëri qeveria e Edi Ramës dhe e Besa Shaninit? Mësuesi monstër u trasnferua nga një shkollë në tjetrën. Asnjë masë kundër tij, ndërkohë që raportohen edhe të paktën 3 raste të tjera abuzimi seksual me të mitura nga ana e tij.

Në Tepelenë, një mësues 63 vjeçar u akuzua për ngacmime seksuale me të paktën dy nxënëse në shkollë.

Këto janë vetëm rastet e denoncuara, por të gjithë e dimë se është vetëm maja e ajsbergut. Është vetëm ajo që duket nga një sistem i kalbur nga militantizmi dhe nga një shoqëri e ndrydhur dhe pa besim se abuzuesit e fëmijëve do të ndëshkohen.

Sa fëmijë të tjerë abuzohen në shkolla që nuk kanë guxim apo druhen të flasin? Sa prindër heshtin që të mos njollosin fëmijët e tyre në publik, sepse në Shqipëri drejtësia nuk vihet në vend? Se shteti vihet në anën e të fortit, pedofilit, kriminelit, dhunuesit e përdhunuesit, duke i lënë fëmijët të pambrojtur në ambjentet që duhet të ishin më të sigurta.

Besa #Shahini duhet të japë #dorëheqjen edhe për faktin se është treguar e pandjeshme ndaj rastit të 15 vjeçares së abuzuar. Ajo jo vetëm nuk është distancuar nga dhuna, por nga divani i shtëpisë, ia kaloi përgjegjësinë prindërve të vajzës.

#Besa Shahini duhet të japë #dorëheqjen, sepse heshtja e saj dhe fshehja pas shkarkimit të një drejtori sjell viktima të tjera të abuzimit seksual në shkolla.

Në një sistem të rrënuar e të shkatërruar arsimor nga qeveria ku bën pjesë, #dorëheqja është xhesti i fundit njerëzor që i ka mbetur Besa Shahinit…

“Një histori korrupsioni dhe klientelizmi”. Basha publikon Videon: Rama inagurun të njëjtën fermë dy herë

Ndërkohë që RAMAVIRUSI po shkatërron agrobiznesin vendas, ideatori dhe zbatuesi i këtij shkatërrimi, vjet në 30 maj dhe këtë vit po në 30 maj shfaqet duke përuruar të njëjtën fermë në Divjakë.

Është e qartë se subvencionet e AZHBR-së për fermerët si çdo fond publik në Shqipëri janë vetëm në dispozicion të klientëve të Edi Ramës, të miqve dhe oligarkëve të tij. Pasi rrënuan ekonominë dhe zhvatën paratë e shqiptarëve, cirku kryeministror i rikthehet objekteve që ka përuruar më parë me shpresën se shqiptarët do t’i besojnë shfaqjet me regji qëndrore të ERTV-së.

Edi Rama i ka zhytur shqiptarët në varfëri dhe papunësi, e ka rrënuar ekonominë dhe biznesin e ndershëm dhe po e çon agrobiznesin drejt falimentimit. Asnjë formë propagande nuk i mbulon dot gënjeshtrat e Edi Ramës, që është përgjegjësi kryesor për krizën e thellë që po kalon çdo sektor i ekonomisë shqiptare.

RAMAVIRUSI po shkatërron agrobiznesin

Ndërkohë që RAMAVIRUSI po shkatërron agrobiznesin vendas, ideatori dhe zbatuesi i këtij shkatërrimi, vjet në 30 maj dhe këtë vit po në 30 maj shfaqet duke përuruar të njëjtën fermë në Divjakë.Është e qartë se subvencionet e AZHBR-së për fermerët si çdo fond publik në Shqipëri janë vetëm në dispozicion të klientëve të Edi Ramës, të miqve dhe oligarkëve të tij. Pasi rrënuan ekonominë dhe zhvatën paratë e shqiptarëve, cirku kryeministror i rikthehet objekteve që ka përuruar më parë me shpresën se shqiptarët do t'i besojnë shfaqjet me regji qendrore.Edi Rama i ka zhytur shqiptarët në varfëri dhe papunësi, e ka rrënuar ekonominë dhe biznesin e ndershëm dhe po e çon agrobiznesin drejt falimentimit. Asnjë formë propagande nuk i mbulon dot gënjeshtrat e Edi Ramës, që është përgjegjësi kryesor për krizën e thellë që po kalon çdo sektor i ekonomisë shqiptare.

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 3. Juni 2020

Nuk ka më dhunë në protestat në SHBA

Në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar protestat për vrasjen e një afrikano-amerikani në Mineapolis, derisa shumë shtete kanë vendosur masën e ndalim-qarkullimit për të parandaluar trazirat, dhunën dhe plaçkitjet.

Dhjetëra qytete përfshirë Nju Jorkun dhe Los Anxhelesin, po zbatojnë masën e ndalim-qarkullimit, ndërsa presidenti Donald Trump po rrit presionin ndaj guvernatorëve për të angazhuar Gardën Kombëtare një ditë pasi ai kërcënoi për ndërhyje të ushtrisë kundër trazirave dhe plaçkitjeve.

Në Uashington, automjetet e blinduara ushtarake dhe policia u pozicionuan në rrugët e qytetit.

Në Nju Jork kishte raportime për disa plaçkitje dhe dëme në prona. Policia tha se kishte bërë disa arrestime. Protestuesit kanë kundërshtuar masën e ndalim-qarkullimit në këtë shtet.

Disa protestues ishin akoma jashtë rrugëve pas orës 19:00 të pasdites, por më pak se netët e mëparshme pasi tensionet dukej se ishin qetësuar për dallim nga një ditë më parë.

Vendimi i administratës së presidentit Trump që ushtria amerikane të luajë një rol mbështetës në ndaljen e protestave ka ngritur shqetësime për të ardhmen e ushtrisë si një institucion apolitik.

Pas kritikave në rritje, sekretari i Mbrojtjes Mark Esper më 2 qershor i dërgoi një letër personelit të Departamentit të Mbrojtjes duke i urdhëruar ata të mbeteshin “apolitikë në këto ditë të trazuara” dhe tha se Departamenti i Mbrojtjes ishte i përkushtuar për të mbrojtur të drejtën për të protestuar dhe tubim paqësor.

Çfarë ndodhi në Uashington?
Trupat e Policisë dhe Gardës Kombëtare përdorën gaz lotsjellës dhe shkopinj gome për të detyruar protestuesit paqësorë të largohen nga mjediset pranë Shtëpisë së Bardhë, në mënyrë që presidenti Trump të mund të shkonte në një kishë aty pranë. Pas kësaj vizite Trump postoi një fotografi me një Bibël në dorë.

Kisha historike kishte pësuar dëme gjatë protestave një ditë më parë, por udhëheqësja e kishës, Mariann Budde nga Dioqeza Episkopale e Uashingtonit, tha se presidenti e përdori kishën si një prapavijë për të dhënë një “mesazh në kundërshtim me mësimet e Jezusit dhe gjithçka që mbështet kisha jonë”.

Në fjalimin e tij, ish-nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden u zotua të mos “ndezë flakët e urrejtjes” nëse zgjidhet president dhe në vend të kësaj të kërkojë “të shërojë plagët racore që kanë pllakosur prej kohësh” Shtetet e Bashkuara.

Demonstratat paqësore e kanë përfshirë të gjithë vendin ditët e fundit, nga qytetet kryesore deri në qytete të vogla dhe periferike, si pjesë e fushatave më të mëdha popullore për të drejtat civile kundër dhunës policore dhe pabarazisë racore në SHBA.

Ato po ndodhin derisa kombi amerikan mbetet i shqetësuar me pandeminë e koronavirusit dhe miliona persona të mbetur të papunë.

Të paktën 11 njerëz janë vrarë, qoftë nga policia, grabitësit ose sulmuesit e panjohur gjatë protestave. Dhjetra të tjerë janë plagosur.

Mijëra njerëz janë arrestuar gjatë javës së kaluar, duke përfshirë më shumë se 2.500 në Los Anxhelos dhe 2,000 në Nju Jork.

Në Las Vegas, një oficer policie është në gjendje kritike pasi u qëllua më 1 qershor, ndërsa në Shën Luis katër oficerë u plagosën me armë zjarri në të njëjtën natë.

Protestat, si paqësore ashtu edhe të dhunshme, kanë shfaqur gjithashtu shembuj të përsëritur të forcës së tepërt të policisë, duke theksuar edhe një herë një çështje thelbësore të kërkesës së protestuesve për reformë në polici.

Si u nxitën protestat?
Afrikano-amerikani, George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë – njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.

Disa video të publikuara treguan sesi një polic i bardhë, gjatë arrestimit të George Floyd, bëri presion me gju në qafën e tij, teksa ka tentuar ta arrestojë, ndërsa Floyd dëgjohej duke bërtitur “të lutem, nuk mund të marr frymë” dhe “mos më vrit”.

George Floyd më vonë ka vdekur në spital. Videoja e incidentit nuk tregon se si nisi konfrontimi.

Katër oficerët e përfshirë në çështjen Floyd janë pushuar nga puna. Ndaj policit që shihej tek bënte presion me gju në qafën e viktimës, është ngritur kallëzim penal.

Trazirat filluan në Mineapolis dhe u përhapën në të gjithë SHBA-në që nga vdekja e Floydit më 25 maj.

Vdekja e Floyd-it është ngjarja e fundit në një seri rastesh të ngjashme të brutalitetit të policisë ndaj njerëzve me ngjyrë, përfshirë shumë raste të kapura tjera të cilët kalimtarët i kanë incizuar me telefonat e tyre dhe më pas janë publikuar nga mediat.

Shqiptarët dhe italianët mbrojnë bizneset me shkopa druri ndaj protestuesve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga protesta dhe trazira pasi një afro-amerikan me emrin George Floyd humbi jetën në duart e policisë së Minneapolis-it. Një autopsi private e bërë nga familjarë të Floyd-it tregoi se 46-vjeçari humbi jetën si pasojë asfiksisë.

Tashmë protestues që janë ngritur kundër racizmit dhe dhunës së ushtruar nga forcat policore po shkatërrojnë çdo gjë që u del përpara.

Në qytete të ndryshme u është vënë flaka koshëve të mbeturinave dhe janë vandalizuar biznese që ndodhen buzë rrugës.

Megjithatë, një shqiptar në New York ka shpërndarë një video, ku dëgjohet një burrë që tregon se askush nuk i ka prekur bizneset e italianëve dhe shqiptarëve.

Kjo pasi, sipas tij, ata e kanë marrë situatën vetë në dorë dhe po mbrojnë bizneset e tyre.

Burri në video dëgjohet të thotë:

“Bravo shqiptarëve dhe italianëve..ata kanë dalë të gjithë jashtë dhe nuk po lënë askënd që të prekë asgjë në këtë lagje. Ata të gjithë kanë shkopinj, ata janë gati. Mendohuni dy herë para se të vini këtu dhe të bëni ato gjërat pa lidhje.”/abcnews.al/

© SYRI.net

Kur do të hapet Gjermania për vende si Shqipëria, ministri i Jashtëm gjerman sqaron

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, bëri të ditur të mërkurën, 3.6.2020, në Berlin se Gjermania ka vendosur që prej datës 15 qershor ta heqë paralajmërimin e përgjithshëm për udhëtime në vendet e BE-së, të hapësirës Shengen dhe në Britaninë e Madhe. Paralajmërimi që ishte vendosur si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit do të zëvendësohet me udhëzime për secilin vend.

Shumica e vendeve të BE-së ndërkohë kanë vendosur që prej datës 15 qershor t’i lejojnë turistët nga vendet në fjalë që të vizitojnë vendin e tyre. Përjashtim këtu bëjnë Spanja dhe Norvegjia, sipas ministrit Maas, të cilat do t’i lejojnë pak më vonë udhëtimet turistike në to. Për Spanjën ka gjasë qysh më 21 qershor, tha ministri.

Jo ftesë automatike për udhëtim
Maas tha më tej se nuk duhet të kujtojmë se me këtë mbaroi rreziku i infektimit me Covid 19. „Tani varet nga përgjegjësia individuale që të pengojmë një vale të dytë infektimi“, tha ai para gazetarëve. Ashtu siç vlen parimi që „paralajmërimet nuk janë ndalesa absolute”, ashtu tani vlen parimi se “udhëzimet nuk duhen kuptuar si ftesa për udhëtim”. Një gjë duhet të jetë e qartë, tha Maas: “Këtë verë nuk do të ketë më aksione riatdhesimi për turistë që ndodhen në karantinë.”

Për vendet e Ballkanit Perëndimor?
Maas nuk foli enkas për vendet e Ballkanit Perëndimor, por për vendet e treta, ku hyjnë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Për këto vende ai tha se do të pritet vendimi që do të merret këtë javë nga Komisioni i BE-së, dhe se ky vendim do të trajtohet në mbledhjen e ardhshme të kabinetit qeveritar në Gjermani.

Paralajmërimet do të mbeten në fuqi për zona të veçanta

Për rajone të veçanta, do të mbeten në fuqi paralajmërimet për udhëtim, për shembull, për ato rajone, në të cilat numri i infektimeve të reja në shtatë ditët e fundit ka qenë më i lartë se 50 për 100 000 banorë.

Përveç kësaj do të merren parasysh edhe masat përkatëse të secilit vend për parandalimin e infektimit, si edhe për shërbimin mjekësor në rast infektimi. Si orientim për këto masa shërbejnë këshillat e Komisionit të BE-së, tha Maas.