30.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Rama i ka hedhur sytë nga KLSH, institucionit që i faktoi 7.2 miliardë euro vjedhje të qeverisë

Jorida Tabaku

I gjithë pushteti sovjetëve. Kjo ka qenë motoja bolshevike që Rama dhe oligarkia ka adaptuar në Shqipëri që nga shtatori 2013. Kanë punuar kundër kushtetutës, shqiptarëve dhe Shqipërisë duke uzurpuar çdo pushtet dhe institucion të pavarur.

Luajtën te gjithë gurët që drejtësinë ta kontrollojnë përmes 7 ligjeve antikushtetuese të Vettingut dhe artificave të tjera. Pasta iu vërsulën Prokurorisë duke emëruar një agjent partiak, të njëjtën gjë donin ta bënin dhe me Gjykatën Kushtetuese madje dhe me pronat e shqiptarëve.

Vazhduan me anetarët e Këshillit Mbikeqyrës të BSH, Agjensinë e Mbikqyrjes Financiare, Autoritetin e Konkurencës, AMA e çdo institucion që deri dje ruante balancën dhe kontrollin mbi ekzekutivin.

Së fundmi, Rama i ka hedhur sytë nga KLSH, një institucioni të pavarur që i ka treguar shqiptarëve dhe mbarë botës vjedhjet prej 7.2 mld euro të qeverisë Rama. I vetmi institucion qe ka folur dhe ka faktuar qartazi abuzimet dhe vjedhjet nga krimi ekonomik me CEZ tek tenderat, që ka treguar se taksat e rritura janë vjedhur, se korrupsioni sot ka kapur nivele alarmente dhe na rendit në vendet me korrupsionin më të lartë.

Projektligji i ri që i merr kompetencat Presidentit duke ia kaluar Qeverisë dhe parlamentit (pra, Ramës) për të caktuar kreun e KLSH, duke qenë në shkelje të qartë të Kushtetutës, është dhe uzurpim i kompetencave të Presidentit. Po kthemi pas në standartet e para 1990 në çdo drejtim. Ato kanë frikë nga qytetarët dhe mendojnë se do e ndalojnë mërinë e tyre karshi vjedhjes dhe abuzimit.

Sado të lodhen nuk do ia arrijnë! Me zgjedhje të lira e të ndershme e me programin e qartë ekonomik do t’i rikthejmë njerëzve institucionet, shpresën dhe besimin.

Trump zotohet t’i jap fund dhunës në SHBA; Biden thotë se vendi ka nevojë për ‘udhëheqje’

Presidenti amerikan Donald Trump është zotuar t’i jap fund “trazirave dhe veprimeve të paligjshme” në të gjithë vendin, por përleshjet midis policisë dhe protestuesve shpërthyen për një natë të shtatë të hënën, madje edhe pasi kryebashkiakët e qyteteve të mëdha vendosën masa të ndalim qarkullimit për të mos lejuar daljen e njerëzve në rrugë dhe dislokimit të Gardës Kombëtare për shuarjen e protestave të dhunshme.

Demonstratat shpeshherë paqësore, të nxitura nga vdekja nën arrest javën e kaluar e një afrikano-amerikani në Mineapolis të Minesotës degjeneruan në konfrontimet të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në disa qytete në mbrëmje.

Por, Presidenti Trump të martën në mëngjes deklaroi në Twitter: Uashingtoni “nuk kishte probleme natën e kaluar. Shumë arrestime. Punë e shkëlqyer nga të gjithë. Forca mbizotëruese. Dominim. Edhe Mineapolisi ishte i shkëlqyeshëm (faleminderit President Trump!) ”

Ish Nënpresidenti Joe Biden, rivali i supozuar demokrat i Presidentit Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, sulmoi reagimin e udhëheqësit amerikan ndaj dhunës një javore, mbase trazirave civile më të përhapura në vend që nga protestat e mëdha kundër luftës së Vietnamit në vitet 1960.

“Vendi po qan për udhëheqje”, tha Biden në Filadelfia. “Udhëheqje që mund të na bashkojë, udhëheqje që na bashkon. Udhëheqje që mund të njohë dhimbjen dhe pikëllimin e thellë të komuniteteve që kanë pasur një gju në qafë për një kohë të gjatë.”

“Unë nuk do ta çojë vendin drejt frikës dhe përçarjeve”, premtoi Biden.

Gaz lotsjellës, plumba gome
Në Uashington të hënën, policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit paqësorë në një shesh afër Shtëpisë së Bardhë pak para se të hynte në fuqi masa e ndalim qarkullimit në mbrëmje.

Pak kohë më vonë, Presidenti Trump bëri një shëtitje të shkurtër nëpër shesh dhe bëri një fotografi përpara Kishës Episkopale të Shën Gjonit, të dëmtuar nga zjarri i shkaktuar nga protestat e një dite më parë. Kisha Episkopale e Shën Gjonit njihet edhe si “kisha e presidentëve” për shkak të frekuentimit të saj nga presidentët amerikanë.

Presidenti Trump mbajti në dorë një Bibël, deklaroi Shtetet e Bashkuara si “vendin më madhështor në botë” dhe tha se: “ne do ta mbajmë (vendin) të sigurt”.

Më parë, në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump u zotua se “nëse një qytet ose një shtet refuzon të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të mbrojtur jetën dhe pronën e banorëve të tyre, atëherë unë do të disokoj ushtrinë e Shteteve të Bashkuara dhe do ta zgjidh shpejt problemin për ta”.

Presidenti Trump tha se ai “po mobilizonte të gjitha burimet e mundshme federale, civile dhe ushtarake, për të ndalur trazirat dhe plaçkitjet, për t’i dhënë fund shkatërrimit dhe zjarrvënies dhe për të mbrojtur të drejtat e amerikanëve që respektojnë ligjin, përfshirë këtu edhe të drejtat tuaja të Amandamentit të Dytë”. Amandamenti i Dytë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara mbron të drejtat e të gjithë shtetasve amerikanë për armëmbajtje.

Fotografia para kishës shkaktoi reagime
Përdorimi i kishës nga Presidenti Trump si një sfond për fotografinë shkaktoi një reagim të ashpër nga udhëheqësja e dioqezës Episkopale të Uashingtonit, Mariann Budde.

Ajo tha se Presidenti Trump “thjesht përdori një Bibël dhe një kishë të dioqezës time si një sfond për një mesazh që është në kundërshtim me mësimet e Jezusit dhe gjithçka që mbështet kisha jonë. Për ta bërë këtë, ai miratoi përdorimin e gazit lotsjellës nga oficerët e policisë për për të pastruar oborrin e kishës. Çdo gjë që ai ka thënë dhe ka bërë është në shërbim të nxitjes së dhunës”, tha ajo.

Zoti Biden tha, “ai po përdor ushtrinë amerikane kundër popullit amerikan. Ai përdori gazin lotsjellës kundër protestuesve paqësorë dhe qëlloi me plumba gome. Për një foto. Për fëmijët tanë, për vetë shpirtin e vendit tonë, ne duhet ta mposhtim atë.”

Rubio fajëson ‘agjitatorët’
Megjithatë, senatori republikan nga Florida, Marco Rubio shprehu një këndvështrim tjetër për veprimin e policisë në shesh, duke pretenduar se “agjitatorët profesionistë” po paraqiteshin si protestues paqësorë dhe mediat u bënë pre e taktikave të tyre “të paramenduara”.

“Ata e dinin që rruga duhej të pastrohej para orës 7 në mbrëmje”, tha Rubio në një postim në Twitter. “Por ata qëllimisht qëndruan për të shkaktuar reagimin e policisë dhe për të krijuar historinë që ata dëshironin, se ‘policia sulmoi protestuesit paqësorë’”.

Si u nxitën protestat?
Demonstratat filluan një javë më parë në Mineapolis, ku George Floyd, një 46 vjeçar afrikano-amerikan, vdiq në një rrugë të qytetit pasi një polic i bardhë i vuri gjurin në qafë ndërkohë që Floyd thoshte se nuk mund të merrte frymë.

Ekzaminuesi mjekësor i Qarkut Hennepin të Minesotës vendosi që vdekja e zotit Floyd-it ishte një vrasje dhe tha se ai vdiq nga “arresti kardiopulmonar i shkaktuar nga veprimi i policëve që e ndaluan atë dhe i shtrenguan qafën.” Një autopsi e pavarur e porositur nga familja e zotit Floyd nxorri përfundimin se ai vdiq nga “asfiksimi (i shkaktuar) nga presioni i vazhdueshëm” në qafë dhe shpinë.

Një vizitë tjetër në kishë
Të martën, Presidenti Trump, i shoqëruar nga zonja e parë Melania Trump, po planifikon një vizitë tjetër fetare, Kishën Kombëtare Katolike Shën Gjon Palit të Dytë, që ndodhet afër Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti, sipas zyrtarëve të Departamentit të Mbrojtjes, ka urdhëruar dislokimin e një batalioni të policisë ushtarake në Uashington, zona e vetme juridike, ku ushtria mund ta bëjë këtë pa u këshilluar më parë me guvernatorin e një shteti.

Mobilizohet Garda Kombëtare
Të gjitha forcat prej 1200 anëtarësh të Gardës Kombëtare në kryeqytetin amerikan janë mobilizuar. Sipas zyrtarëve, pesë shtete po dërgonin me shpejtësi nga 600 deri në 800 ushtarakë të tjerë, disa të armatosur me armë vdekjeprurëse.

Forca të tjera ushtarake në shërbim aktiv, ndër to polici ushtarake dhe njësi xheniere, janë vendosur në gatishmëri përreth Distriktit të Kolumbias dhe mund të sillen nëse do të lindë nevoja, njoftuan zyrtarët.

Në orët e vona të së hënës, një helikopter Black Hawk i ushtrisë amerikane fluturoi mbi çatitë e lagjes historike Chinatown të Uashingtonit në një manovër “demonstrimi force”, duke i detyruar protestuesit të shpërndahen për të shmangur pluhurin dhe sendet që ngrinin helikat e helikopterit, që thyen edhe degët e pemëve.

Më herët të hënën, Presidenti Trump qortoi guvernatorët e Shteteve të Bashkuara, duke u thënë atyre që të tregoheshin më të ashpër me protestuesit.

“Shumica prej jush janë të dobët,” u tha presidenti atyre, sipas një audio regjistrimi të bisedës telefonike. “Ju duhet të dominoni. Nëse nuk dominoni, po e humbni kohën tuaj. Ata do t’ju shkelin, ju do të dukeni keq.”

Kritikohet reagimi ndaj protestave

Presidenti Trump po përballet me kritika për mos ndjekjen e rolit tradicional presidencial të “kryengushëlluesit” që nga vdekja e zotit Floyd, e cila ka shkaktuar një derdhje kombëtare të agonisë dhe zemërimit.

Në vend të kësaj, Presidenti ka shpenzuar kohë në Twitter duke sulmuar zotin Biden, politikanë të tjerë demokratë dhe duke i krahasuar ata me radikalët e majtë që ai fajëson për dhunën e ditëve të fundit.

Hoti betohet si Kryeministër: Nuk do lejoj shkëmbimin e territoreve

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Avdullah Hoti ka premtuar sot se me të në krye të qeverisë nuk do të ketë shkëmbim territoresh.

Ai tha se prioritet dialogu i udhëhequr nga BE dhe SHBA por territoret nuk preken dhe ai nuk do e lejojë një plan apo projekt për shkëmbim me Serbinë.

“Prioritet do të jetë edhe marrja e përgjegjësive për të çuar procesin e dialogut në bashkëpunim me BE e SHBA duke mos lejuar ndryshim territori e shkëmbim territorit”, tha Hoti.

Avdullah Hoti nga sot është Kryeministër i Kosovës. Votimi i kabinetit qeveritar që do të drejtohet nga ai u bë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Nga gjithsej 86 deputetë sa votuan , 61 votuan për, një abstenoi, kurse 24 prej tyre ishin kundër.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 61 pro kanë zgjedhur qeverinë e re të Kosovës të drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së.

Kundër kanë votuar 24 deputetë dhe një abstenim. Në votim kanë marrë pjesë 86 deputetë.

Në koalicion e ri qeverisës do të jenë, LDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate dhe partië joshumicë.

Kësisoj, Hoti merr udhëheqjen e ekzekutivit nga Albin Kurti, i cili në 70 ditët e fundit ishte kryeministër në detyrë.

Qeveria Kurti është rrëzuar me mocion mosbesimi më 25 mars.

Qeveria e re, e kundërshtuar nga VV-ja si parti fituese, do të ketë për partner koalicioni LDK-në, AAK-në, Nisma-AKR dhe komunitetet joshumicë.

Qeveria e re u votua pasi më parë Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të dekretit të presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.

VV-ja e ka quajtur këtë qeveri jolegjitime, ndërkohë tashmë ka nisur peticion për të kundërshtuar këtë. Po ashtu, ka paralajmëruar edhe protesta.

Kabineti i plotë i Qeverisë Hoti

LDK do të ketë në kabinetin qeveritar këta emra:

Avdullah Hoti-kryeministër

Driton Selmanaj – zëvendëskryeministër;

Hykemte Bajrami – Ministre e Financave;

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes;

Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit;

Agim Veliu- Ministër i Punëve të Brendshme;

Arban Abrashi- Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit;

Armend Zemaj- Ministër i Shëndetësisë;

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Nga radhët e AAK-së janë:

Besnik Tahiri- Zëvendëskryeministër i parë

Meliza Haradinaj- Ministre e Punëve të Jashtme

Selim Selimi- Ministër i Drejtësisë,

Blerim Kuçi- Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit

Ramë Lika- Ministër i Arsimit

Nga radhët e Nismës Socialdemokrate:

Albulena Balaj-Zëvendëskryeministre

Skënder Reçica-Ministër i Punës

Vesel Krasniqi- Ministër i Tregtisë dhe Industrisë

Nga minoritetet:

Goran Rakiq-Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Pushtetit Lokal

Dalibor Jevtic- Ministër i Kthimit dhe Komunitetit

Enis Kervan-Ministër i Zhvillimit Rajonal.

Deri te ky zhvillim erdhi pas prishjes së koalicionit qeverisës në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që u pasua nga një mocion mosbesimi i inicuar nga partia që drejtohet nga Isa Mustafa.

Me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës më 25 mars 2020 votuan mocionin ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti që ishte zgjedhur me 3 shkurt.

Pas këtyre zhvillimeve dhe konsultimeve me partitë politike, më 30 prill, Presidenti Hashim Thaçi e mandatoi zyrtarisht Avdullah Hotin për ta formuar Qeverinë e re.

Po në të njëjtën ditë, Lëvizja Vetëvendosje e dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e kreut të shtetit për dekretimin e Hotit për pozitën e të parit të ekzekutivit.

Kushtetuesja më 28 maj vendosi që t’i japë të drejtë presidentit Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë.

Kushtetuesja vlerësoi se presidenti kishte vepruar në përputhshmëri me nenin 82, paragrafi 2, të Kushtetutës me rastin e mandatimit të Avdullah Hotit për kryeministër nga LDK-ja. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, votimi i suksesshëm i mocionit të mosbesimit nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një qeverie të re. Ajo po ashtu ka shfuqizuar masën e përkohshme të pezullimit të këtij dekreti.

Në vendim u tha se “dështimi i marrjes së votave të nevojshme në Kuvend apo refuzimi i këtij mandati, kalon të drejtën e formimit të Qeverisë te një parti politike ose koalicion që mund të ketë shumicën e nevojshme për të formuar Qeverinë”.

Birra mund të shërojë obezitetin dhe sëmundjet mendore

Pirja e një birre në ditë mund t’iu ndihmojë të mposhtni obezitetin, si një nga problemet më të zakonshme shëndetësore në botë, kanë bërë të ditur studiuesit.

Shkencëtarët kanë thënë se birrat përmbajnë shkumë probiotike, kështu që mund të mposhtin obezitetin dhe çmendurinë, shkruan Daily Star, transmeton lajmi.net.

Ndër të tjera, kjo lloj shkume probiotike, sipas studiuesve, mbron njerëzit nga Alzheimeri, autizmi dhe kanceri i zorrëve.

Profesor Eric Claassen, ekspert i baktereve të lukthit në Universitetin e Amsterdamit ka deklaruar se një birrë në ditë ua sjellë të gjitha këto mrekulli organizmit.

Vitamina C mund të jetë kura magjike kundër kancerit

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Science Translational Medicine”, një “mega” dozë e vitaminës C, e cila mund të injektohet përmes rrugëve intravenoze çdo ditë për dy jave, mund të forcojë efektin shërues të imunoterapisë, apo terapisë që përdoret aktualisht për trajtimin e kancerit.

Kjo megadozë e vitaminës C është ekuivalente me konsumimin e 2000 portokalleve në ditë, por injektimi i saj në vena mund të mbrojë kundër kancerit.

Sipas pjesëmarrësve të këtij studimi, nëse aplikohet e njëjta dozë edhe tek pacientët tashmë të diagnostikuar me kancer mund të bëj efekt.

Testet si pjesë e këtij studimi, janë bërë fillimisht me minjtë, në të cilët gjendeshin tumore të gjirit, të zorrëve dhe pankreasit.

Autorët e këtij studimi janë të bindur që aplikimi i kësaj metode edhe tek njerëzit mund të bëj efekt në trajtimin e kësaj sëmundjeje të rrezikshme.

Kuvendi mandaton Avdullah Hotin si kryeministër të Kosovës me 61 vota

Me 61 vota pro, 24 vota kundër dhe 1 abstenim, në Kuvendin e Kosovës është votuar Qeveria e koalicionit LDK-AAK-Nisma-minoritetet, me kryeministër Avdullah Hotin.

Hoti e ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar, me gjithsej katër zëvendëskryeministra dhe 18 ministra.

Hotit iu hap rruga për formimin e Qeverisë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaci për mandatarin e formimit të Qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit të 2019’ës, nuk e ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Kuvendi i kërkon të “miratojë” me urgjencë borxhin 670 milion euro, Presidenti refuzon

Presidenti Meta ka kthyer mbrapsht kërkesën e Kuvendit për të dekretuar me procedura të përshpejtuara një ligj përmes të cilit qeveria synon të marrë 670 milion euro borxh ne tregjet ndërkomëtare.

Përgjigja e tij u bë publike sot bashkë me kërkesën e Kuvendit që mban datën 1 qershor.

Në përgjigjen e tij, Meta thotë se nuk ka asnjë urgjencë që ligji për marrjen e borxhit të dekretohet me shpejtësi, ndërsa thekson se qeveria nuk e ka argumentuar në relacion nevojën për të dalë në tregun ndërkombëtar me kaq nxitim.

“Nga shqyrtimi i praktikës së përcjellë nga ana juaj (që përfshin vendimin propozues të Këshillit të Ministrave nr. 413, datë 27.5.2020, projektligjin dhe relacionin shoqërues, depozituar në Kuvend në datën 28.5.2020) nuk gjendet e argumentuar objektivisht e në terma konkretë nevoja dhe urgjenca që justifikojnë hyrjen menjëherë në fuqi të këtij akti, pas miratimit nga Kuvendi.

Nëse nevoja dhe urgjenca lidhen, siç citohet në shkresën tuaj, me qëllim arritjen e daljes me Eurobond gjatë muajit qershor 2020, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të ishin investuar në kohë me qëllim që procesi legjislativ të mos kushtëzohej nga urgjenca e shqyrtimit të një akti me rëndësi të madhe për financat publike.

Ndërsa përfitimet nga ky përshpejtim nuk janë argumentuar plotësisht në kërkesë dhe as në relacionin shoqërues”, shkruan Meta në përgjigjen e tij ndaj Kuvendit.

Madje, Presidenti thekson se vonesa në parapërgatitjen e kësaj nisme tregon se çështjet financiare dhe të ekonomisë në tërësi nuk kanë patur vëmendjen e duhur në kohë nga qeveria.

Pjesë nga përgjigja e Presidentit Meta

Kërkesa për dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi të ligjit menjëherë, rezulton e pajustifikuar.

Gjithashtu, nisur nga shqyrtimi paraprak i projektligjit, me qëllim vlerësimin e kërkesës për hyrjen menjëherë në fuqi të tij pas miratimit, gjej me vend të sjell në vëmendjen tuaj disa çështje që duhet të merren në konsideratë me kujdes gjatë procedurës së shqyrtimit të kësaj nisme:

1. Si titulli, ashtu dhe dispozita e nenit të parë të ligjit, parashikojnë dhënien e miratimit për përjashtimin nga taksat dhe tatimet, si dhe të heqjes dorë paraprakisht nga imuniteti në marrëveshjet që do të lidhen.

Delegimi i vendimmarrjes, siç në rastin konkret bëhet përmes heqjes dorë nga imuniteti në këtë mënyrë, pa qënë një dijeni të kushteve që do të negociohen në një marrëveshje, nuk duhet të bjerë ndesh me parimet kushtetuese të sanksionuara në nenin 116 dhe në nenin 118 të Kushtetutës.

Çdo autorizim që Kuvendi jep me ligj, duhet të jetë i qartë për çështjet që do të rregullohen përmes këtij autorizimi, ashtu edhe për parimet që do të duhet të ndiqen për këto rregullime.

Ndërsa delegimi i një pushteti të papërcaktuar apo të papërcaktueshëm qartë në përmbajtje nuk shkon në frymën e këtyre parimeve kushtetuese.

2. Kjo nismë duhet të jetë e shoqëruar me një analizë më të hollësishme që reflekton domosdoshmërisht dhe qëndrimin e shprehur të Bankës së Shqipërisë në lidhje me rreziqet e daljes në treg aktualisht, kur:
– Shqipëria në këto momente nuk ka avantazhet që mund të kishte përpara situatës së pandemisë COVID – 19;

– Nëse kuotimi i Eurobondit nga pikëpamja e kostos mund të rezultojë në një përkeqësim të situatës financiare dhe rrezikut nëse tregjet mund të rezultojnë në një rritje potenciale të normës së interesit, si dhe përkeqësimit të treguesve të tjerë.

3. Transparenca e duhur lidhur me mënyrën e përzgjedhjes së partnerëve në këtë proces kaq të rëndësishëm për financat publike, ashtu si dhe për konsultimet e zhvilluara mbi këtë nismë, veçanërisht sa i takon qëndrimit që ka mbajtur Avokatura e Përgjithshme e Shtetit është shumë e rëndësishme.

Të gjitha rezervat, nevojat dhe argumentet, përveçse duhet të pasqyrohen në mënyrë të hollësishme në relacion me qëllim të emetimit të një borxhi në kohën e duhur dhe të sigurimit të termave më të mira financiare, duhet t`i nënshtrohen edhe diskutimit transparent me ekspertët e fushës si për publikun, ashtu dhe në Kuvend.

4. Nga ana tjetër, është i paqartë fakti se, përse përmes këtij ligji i jepet autorizim i veçantë ministrit të Shtetit për Rindërtimin, fusha e përgjegjësisë shtetërore të të cilit nuk lidhet me stabilitetin ekonomik nëpërmjet drejtimit me efektshmëri, efektivitet dhe transparencë të financave publike, përgjegjësi kjo shtetërore e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Në çdo rast, dhënia e autorizimit për ndjekjen e procesit deri në daljen e Eurobondit në tregjet ndërkombëtare, duhet të kushtëzohet qartë nga kërkesa dhe/ose autorizimi për maksimizimin e të gjitha mundësive dhe kushteve, në funksion të gjendjes së valutës dhe nevojës për financim në kohë, që nëse kushtet e tregut janë të paleverdisshme, ministria përgjegjëse për financat të tërhiqet për të dalë në treg në një moment tjetër dhe jo domosdoshmërisht të emetojë sipas kushteve aktuale të tregut.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, në zbatim të nenit 84, pika 4 e Kushtetutës, në mbrojtje të interesave publike që lidhen me financat e shtetit, si dhe për të mos lejuar që në kushtet e urgjencës të realizohen vendimmarrje të papërshtatshme për Shtetin shqiptar, ka vendosur të mos japë pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë për këtë projektligj.

Presidenti i Republikës do të vijojë të ofrojë bashkëpunimin e tij me Kuvendin e Shqipërisë, por gjithmonë në mbrojtje të interesit publik, për të shmangur çdo pasojë negative mbi financat publike të shtetit që mund të vijnë nga një nismë ligjore e nxituar.

Mbetem me besimin se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë mbi të gjitha çështjet e ngritura në këtë qëndrim të Presidentit të Republikës dhe për këtë, kërkoj nga ju si Kryetar i Kuvendit, që të bëni të mundur angazhimin e të gjitha strukturave përkatëse parlamentare për kontrollin dhe shqyrtimin e kujdesshëm dhe profesional të veprimtarisë së ekzekutivit për këtë nismë shumë të rëndësishme legjislative.

Pesë gjëra fantastike që bën truri kur je në gjumë

Njeriu shpenzon një të tretën e jetës së tij duke fjetur gjumë.

Ky informacion është mjaft domethënës, sidomos për faktin se gjumi është thelbësor për organizmin njësoj si ushqyerja.

Pavarësisht domosdoshmërisë së tij, ekspertët akoma janë të paqartë mbi nevojën për gjumë të organizmit, ndërkohë që truri nuk fle, përkundrazi punon me një furi të paparë.

Sipas ekspertëve, gjatë gjumit, neuronet e trurit janë në pikën e punës dhe kjo është kritike për funksionet e tij kur të zgjohemi.

Në këtë artikull do të mësoni për 5 gjërat e jashtëzakonshme që bën truri ndërkohë që jemi në gjumë.

Truri merr vendime
Gjatë gjumit, truri përpunon informacionet e marra dhe merr vendime ndonëse janë të pandërgjegjshme të cilat më pas marrin sens kur zgjohemi.

Truri përforcon kujtimet
Kur jemi në gjumë, truri është shumë i zënë duke formuar kujtime të reja e përforcuar kujtimet e vjetra.

Kjo ndodh gjatë të dyja fazave të gjumit. Mungesa e tij nxit domosdoshmërisht humbjen e kujtesës dhe zbehjen e aftësive të të nxënit.

Truri nxit aftësitë krijuese
Kur trupi pushon, truri ndihmon në analizmin e informacioneve dhe ndërgjegjësim më të shëndoshë.

Ai përpunon idetë e përthithura gjatë ditës dhe nxit aftësitë krijuese që kur njeriu të zgjohet të ndihet sikur ka zbuluar diçka.

Eliminon toksinat
Një nga funksionet më të rëndësishme të gjumit është se i jep trurit mundësitë të bëjë disa ‘punë shtëpie.’

Truri eliminon disa molekula toksike që shkaktojnë dëme në funksionet e tij dhe që përshpejtojnë shfaqjen e sëmundjeve si ajo e Parkinsonit apo Alzheimerit.

Truri përforcon aftësitë automatike
Kur jemi në gjumë, truri krijon depozita informacioni dhe kujtime afatgjatë.

Ky proces është i nevojshëm për funksione të ndryshme dhe bazike të njeriut si për shembull ngarja e makinës, sporti, kërcimi e të tjerë.

Kësisoj, falë trurit, këto aftësi bëhen automatike.

Këto pesë funksione të jashtëzakonshme të trurit, nënvizojnë sërish rëndësinë e gjumit për mirëqënien mendore dhe fizike të njeriut.

A e dini se kush është narkopolicja Denisa Hima!

A e dini se kush eshte narkopolicja Denisa Hima!

Ajo qe dhunoi dhe i perdridhte doren ish deputetes Silvia Çako!

Vjehrri i saj me te cilin jeton ne nje shtepi u arrestua nje jave me pare ne Korçe me 135 kg hashash.

Denises ju kontrollua banesa por mori garanci narko boset se do rritet ne pergjegjesi. Trafikantet ne narkoshtet kane te ardhme te ndritur. sb

Doktorr miremngjesi !Si zakonisht te uroj shendet e jete e gjithe te mirat !Doktorr,me duhet te informoj se para 4 ditesh ne Korçe u kapen 135 kg hashash nga policia dhe u arrestua si ngarkuesi i sasie se hashashit vjerri i Denisa Hima,polices qe dhunoi ish deputeten Silvana Caka !Pas kontrollit te baneses se polices,pas jeton me vjehrrin,policja ka marre garanci nga kapot narkos jo per largim por per rritje ne detyre !!!!!
Kohe te veshtira,rregjim i frikshem dhe i kriminalizuar,plotesisht !
Me respekt shume

Hoti paraqet në Kuvendin e Kosovës emrat e kabinetit të ri qeveritar

Avdullah Hoti ka rezantuar sot në Kuvendin e Kosovës emrat e kabinetit qeveritar ku do të ketë 4 zv.kryeministra e 16 ministra.

Besnik Tahiri i AAK’së do të jetë zëvendëskryeministri i parë, ndërsa Driton Selmaj zëvendëskryeministri i dytë. E treta zv.kryeministre është Albulena Balaj-Halimaj nga Nisma Socialdemokrate. Goran Rakiq i Listës Srpska do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal.

Hykmete Bajrami – Ministre e Financave

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Vlora Dumoshi – Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Arban Abrashi – Ministër i Infrastrukturës

Agim Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme

Selim Selimi – Ministër i Drejtësisë

Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Blerim Kuqi – Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit

Meliza Haradinaj – Ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Ramë Likaj – Ministër i Arsimit

Skender Reçica – Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale

Vesel Krasniqi – Ministër i Tregitsë dhe Industrisë

Dalibor Jevtiq – Ministër për Kthim dhe Komunitete

Goran Rakiq – Ministër i Pushtetit Lokal

Enis Kercan  – Minisër i Zhvillimit Rural