19.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Shkollat strehë e abuzimeve! Të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e ministres Shahini

Nga Belind Këlliçi

Sot, të rinjtë e FRPD i kërkuan llogari Ministres së Arsimit, Besa Shahini, për braktisjen që i ka bërë sistemit arsimor shqiptar. Shkollat janë strehë e bullizmit, abuzimeve dhe paligjshmërisë.

Zinxhiri përgjegjës, që nga drejtori dhe deri tek policia ka dështuar. Drejtuesit arsimorë janë të fokusuar tek tenderat dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi para qytetarëve për ngjarjet skandaloze që po ndodhin në shkollat tona.

Sot, prindërit dhe nxënësit janë të braktisur nga kjo qeveri, e cila, sa herë përballet me llogaridhënien hesht dhe shmanget.

Ne si të rinj, jemi në krahë të nxënësve dhe studentëve sa herë që ata denoncojnë gjendjen katastrofike të arsimit.

I bëjmë thirrje Ministres Shahini të dorëhiqet dhe të kërkojë falje publike për keqmenaxhimin e sistemit arsimor që i ka kthyer institucionet arsimore nga burim dije, në strehën e abuzimeve seksuale.

 

Aktorja padit në Gjykatë Veliun, kërkon 10 milionë lekë dëmshpërblim

Ziada Çobo, nëna e 15-vjeçarit të dhunuar disa javë më parë në kryeqytet, videoja e së cilit bëri xhiron e mediave për shkak se policët e shtrinë në bulevard e i vendosën kokën në asfalt, ka paditur sot Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun.

Padia është ngritur për cenimin e imazhit të saj.

Kujtojmë se pak ditë më parë, vetë Veliu nxori videon e gruas që mbante një pistoletë në dorë, duke i kërkuar opinionit të gjykonin djalin e dhunuar, duke u nisur nga familja që kishte.

Por pak më vonë, rezultoi se Ziada Çobo ishte aktore dhe se pistoletën e kish mbajtur gjatë një roli.

Aktorja kërkon tashmë si dëmshpërblim 1 milion lekë (të reja).

Këtu mund të infektohesh me Covid thjesht duke marrë një shërbim mjekësor në Spital

Nga Bardh SPAHIA

SHTOHEN VATRAT E INFEKSIONIT NE SPITALE E QENDRA SHENDETESORE

Vazhdon shtimi i vatrave te infektimit me Covid ne strukturat shendetesore publike! Personeli mjekesor vazhdon te infektohet e te testohet shume pak! Si askund tjeter, ketu mund te infektohesh thjesht duke marre nje sherbim mjekesor ne Spital apo qender shendetesore!

Merita i takon vetem ministres se shendetesise, militante e bindur prej dites se pare! Asnje rendesi s’ka se paguhet nga taksat e qytetareve!!! Asnje rendesi s’ka se i ktheu ne vatra infeksioni strukturat publike te shendetesise!!! As ndjen pergjegjesi e as ka turp! Paaftesi e kombinuar me militantizem, modeli me i shemtuar ne krye te ministrise se shendetesise!

Shpërthen aktori i njohur: Ky është fashizëm! Ata që shembën Teatrin, një hordhi barbarësh…

Aktori i njohur, Gentjan Zenelaj nuk fsheh dot indinjatën ndaj politikanëve të cilët shkatërruan në mes të natës Teatrin Kombëtar.

I ftuar në emisionin “Tempora” mbrëmjen e djeshme në RTV Ora Zenelaj tregon se ka ndjerë një dhimbje të madhe kur ka parë shembjen e Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit. Nuk i besoja syve.

Gentjan Zenelaj: “Një hordhi barbarësh që hynë në një institucion të shenjtë dhe unë besoj shumë tek mallkimet dhe unë jam i bindur që politikanët që kanë marrë pjesë aktive në prishjen e asaj ndërtese janë të mallkuar përjetë. Kolegia ime ka parë të hidhet pianoja 80 vjeçare nga kati i dytë. 

Inagurimi i një salle të operas si sallë kongresi. Ky është fashizëm i hapur dhe fashizmi ka dhënë shembull që ka influencuar keq në art e politikë. Edhe sikur të bie dakord për shembjen ka dinjitet, një institucion 80 vjeçar. Ky është fashizëm. Ne nuk po diskutojmë temën e Angela Merkel nëse do hajnë artistët këta 2 muaj apo jo, ne po diskutojmë të jetojmë apo jo. Arti shqiptar sot është me çizme në kokë.    

Tregon se me prishjen e teatrit u varros dhe fjala e lirë dhe ditën e 17 majit ndjeu dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria sepse dhuna fashiste është e patolerueshme

Gentjan Zenelaj:  “Nuk kam parë tek ai njeri shenjën e artistit. (Shënim: Flet për kryeministrin Edi Rama). Ai ka përdorur gjithmonë dhunë verbale ndaj artistëve.  Ky ngut i madh për ta prishur. Ndjeva një dhimbje të madhe. Atë ditë nuk kam ndjerë ndonjëherë dëshirën më të madhe për të ikur nga ky vend. Jo për ti lënë ata të fitojnë, por për të ikur i heshtur në formë revolte pasi dhuna fashiste në këtë formë është e patolerueshme.  Punëtorët e teatrit merrnin plaçka me ngut ndërsa sipër punonin eskavatorët.  Teatri u bë simbol i fjalës së lirë në atë vend ndërkohë që parlamenti u bë një ngjyrë”.

Ka shumë kritika dhe ndaj sallës së Teatrit të Operas së Baletit.

Gentjan Zenelaj:  “Salla e operas dhe baletit është sallë kongresi.  E njëjta gjë ka ndodhur dhe me turbinën dhe teatrin e Korcës. Është orientim drejt sallës ku flet lideri, salla e kongresit. Mua si artist nuk më gënjenjën ngjyrat lelja apo mavi por funksioni.  Ata thonë se teatri iku se duan të varrosin fjalën e lire.

PD ka dorëzuar dje në SPAK Kallëzim penal ndaj 21 zyrtarëve për shembjen e Teatrit Kombëtar. I pari në këtë listë është kryeministri Edi Rama, i ndjekur nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Sulmuesi i Barcelonës kërkon transferimin tek Juventusi

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele thuhet se dëshiron një transferim te Juventusi gjatë merkatos së verës.

Bianconerët dhe Blaugranët kanë negociuar për Miralem Pjanic javëve të fundit dhe një marrëveshje të mundshme shkëmbimi ku përfshihet Arthur Melo.

Por, gazeta “Mundo Deportivo” pretendon se Dembele ka tërhequr vëmendjen e drejtorit sportiv Fabio Paratici dhe zbulohet që lojtari i ka thënë ‘po’ për të diskutuar një transferim tek “Zonja e Vjetër”.

Me Federico Bernardeschin që kërkonte të largohej dhe Juan Cuadrado që vepronte kryesisht në mbrojtje, Dembele mund të gjente hapësirë në sulmin e bardhezinjve që drejtohen nga Sarri.

Sidoqoftë, anësori francez, i cili ka vuajtur nga një seri dëmtimesh që nga transferimi i tij në Camp Nou, do të luftojë për të bindur Zonjën e Vjetër pasi duhet të paguajnë një shifër të madhe për të siguruar nënshkrimin e tij.

Nëse Barcelona nuk dëshiron ta shesë, huazimi është opsion që po përflitet në kampin bardhezi.

 

Perez ishte kundër, Zidane heq dorë nga dëshira e tij e madhe…

Trajneri Zinedine Zidane duket se ka hequr dorë nga dëshira e tij e madhe për të patur në skuadër, Paul Pogba. Francezi e preferonte shumë kampionin e botës dhe e kërkonte prej kohësh, por diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk pranon të shpenzojë një shifër të majme për të sjellë në “Bernabeu” Pogban.

Kriza e COVID-19 ka bërë një gropë të madhe në arkat e çdo klubit, prandaj madrilenët nuk duan të shpenzojnë më shumë, duke e lënë në një plan të dytë edhe Pogba. Së shpejti pritet të rinisë edhe La liga, por ajo do të jetë pa tifozë, ç’ka ndikon edhe në uljen e mëtejshme të të ardhurave për klubet.

Gjermania nga 15 qershori nis hapjen e kufijve

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka thënë se vendi i tij nga 15 qershori do ta lejojë rifillimin e udhëtimeve me vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa shtete të tjera.

Në grupin e shteteve me të cilat do të lejohet udhëtimi nga kjo datë janë Britania e Madhe, Norvegjia, Islanda, Zvicra dhe Lihtenshtajni, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Duke folur para gazetarëve të mërkurën, ministri Maas tha se të gjitha shtetet e përfshira në këtë vendim i kanë përmbushur kriteret e kërkuara, përpos Norvegjisë për shkak të ndalimit të hyrjes dhe Spanjës, ku pritet që kuvendi të vendosë për vazhdimin e ndalimit të hyrjes.

Maas tha se paralajmërimi për udhëtime do të zëvendësohet me udhëzime, duke shtuar se banorëve të Gjermanisë u kërkohet që të mos udhëtojnë drejt Britanisë pa nevojë të madhe gjatë kohës sa është në fuqi masa e karantinës për dy javë për të ardhurit nga vendet e tjera.

Qëndrim banditesk i Edvin Kristaq Mashtrimit ndaj mjekëve që u përballën me Covid-19!

Qendrim banditesk i Edvin Kristaq Mashtrimit ndaj mjekve qe u perballen me Covid-19!

Jo vetem qe nuk u jep shperblimin e premtuar dhe me VKM por u dergon vasalet dhe i kercenon me largim nga puna! Mashtrim i turpshem!

Lexoni denoncimin e mjekut dixhital. sb

Pershendetje Doktor Berisha une qe po ju shkruaj jam nje mjek ne Fier.

Diten e sotme Mirela Cami Drejtoresha e Pergjithshme e Operatorit Shendetesor te gjithe Shqiperis, ne hakmareje te mjekve me urdher te Ogerta Manastarliut, ka ushtruar terrorr ne Fier ndaj mjekve pasi ka ardhur ne Drejtorin e Shendetit Publik Fier na ka ofenduar e kercenuar me largime nga pune pas sot ka urdheruar “Masa Disiplinore per Largim nga Puna” vetem e vetem se ne si mjek kerkuam shperblimin tone te premtuar per” COVI-19″ pasi nga Ministria nuk na jepet me ky shperblim.

Keto presione ne na jane bere dhe dite me pare nga krye hajduti Kujtim Llapi drejtori i opertorit shendetesor per jugun por duke qene se ne kemngulem sot erdhi lartmadheria e Ogertes, Mirela Cani, doktor sot pasi ka ushtura dhune presion dhe largim nga puna na eshte thene nga kjo qe mos te kerkojm shperblime me.

Dhe ne forem hakmareje ka shkuar e ka dhene masa disiplinore ndaj mjekve te Qendres Shendetesore Nr.2 me arsy.per largim nga puna me arsyen se nuk ishin ne pune kur u larguan vetem 10minuata para ores 15:00, kur gjith periudhen e COVID 19 kemi qene ne pune cdo dite ne si mjek familje dhe asnje qindarke skemi marr shperblim por sot marri largime nga puna e masa dispilinore ne terrorr.JU LUTEM DOKTOR PUBLIKOHENI QE MBASENUK NA HEQIN NGA PUNA.

Anonim Doktor se keta te bejn cdo gje te keqe. Ju shkruajta ju si zeri i vertet verifikoheni po te doni eshte shume shume e vertet kjo qe ka ndodhe sot.

Gjithçka po manipulohet! Njerëzit janë të varfër, të papunë dhe me borxhe…

Nga Lindita METALIAJ

Gjithçka po manipulohet. Temat me rëndësi parësore, kalohen në vend të dytë dhe po shpërqëndrohet vëmendja nga problemet e vërteta. Shqiptarëve u thuhen marrëzira, u paraqiten suksese të paqena, falso.

Realiteti është ndryshe.

Njerëzit janë të varfër, të papunë dhe nuk kanë shpresë se do të gjejnë punë. Njerëzit janë me borxhe, me kredi, vazhdon refreni, “sot s’të sheh kush me sy në spital po nuk pate lekë”.. pra janë në depresion.

Pushtetit të rilindjes së Edi Ramës nuk i interesojnë zgjedhjet, sepse po të mbahen zgjedhje të lira, ata humbin, se nuk voton askush me vullnet të lirë për krimin dhe analfabetizmin. I intereson që njerëzit të jenë të varfër që tu blejnë votat. Që njerëzit të jenë sa më pak të informuar që t’i gënjejnë e t’i manipulojnë më lehtë.

Tërmeti dhe pandemia e virusit na tronditën mendërisht dhe financiarisht. Edi Rama në vend që t’i ndihmonte shqiptarët për të dalë nga kriza, kërkon t’i përdorë shqiptarët për të dalë ai nga kriza e tij, politike, morale dhe e imazhit, sepse shumica e urrejnë.

Demokraci s’ka, ekonomi s’ka, rend dhe siguri s’ka, shërbime sociale që mbështesin të varfërit s’ka. Atëherë për çfarë na duhet kjo qeveri?

Për të na gënjyer? Jo, faleminderit, Shqipëria ka gënjeshtarë mjaftueshëm, nuk na duhet edhe gënjeshtar në qeveri!

Zyrtarët e Rilindjes, 10 mijë euro për një liçencë Linje Transporti

Skandali i ryshfetit për licencën e linjës së transportit Sarandë – Korçë, i denoncuar mbrëmjen e së hënës në Fiks Fare, shtrihet edhe në zyrat e shtetit. Artan Haska, i cili i thotë denoncuesit se njeh drejtorë dhe punonjës të Ministrisë dhe Drejtorisë së Transporteve, futet lirisht në zyrat e shtetit. Madje, ka akses edhe në dosjen e qytetarit në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor. Në bisedat e radhës, Artan Haska i thotë qytetarit Soviet Laze se, nëse e do licencën brenda ditës, duhet të paguajë aktualisht 10 mijë euro, pasi “kaq ka qenë pazari në fillim”.

Mbrëmjen e së martës, Fiks fare dokumentoi biseda të tjera mes Haskës dhe denoncuesit. Në njërën prej tyre, të zhvilluar në fillim të vitit 2020, Haska i thotë Lazes se duhet të firmosin një deklaratë në ministri. “Do firmosni ju dhe firma në Korçë që ti ke këtë orar në nisje, ti ke këtë orar në kthim. Do të dini një gjë, me licencat e reja që jepen tani, do dali me dy vjet certifikim. Nuk ka më ta ripërsërisësh një herë në vit. Do të bësh kujdes, ndalimet në stacionet e rretheve evitoji, sepse nuk e përcakton licenca. As stacion në Gjirokastër, as në Përmet, as në Këlcyrë, as në Përmet. Paralajmërimi i parë është 500 mijë lekë gjobë, i dyti është 5 milionë dhe i treti heqje licence. Linja do të vazhdojë siç ka qenë në kohën e mëparshme, një vajtje, një ardhje” i thotë ai. Më pas, i tregon se nëse nuk e merr brenda datës 25 shkurt 2020 “do vish të marrësh lekët”.

Sekseri i tregon se që kur janë ndryshuar ministrat, gjërat janë shtrënguar. “Belinda i ka mbledhur çik gjërat. Sa erdhi kjo, rrinë çik të tërhequr këta se kanë frikë se u thotë ajo jep licenca me drejtorin dhe merr lekë. Atëherë e merr Sekretari i Përgjithshëm, e firmos. Ajo ja jep sekretares te dhoma e auditimit që quhet zyra e hedhjes së informacionit online të të gjithë licencave të Republikës” i thotë ai. Më pas, ata lënë sërish takim pas disa javësh.

Qytetari priti datën 25 që i tha Artan Haska, por nuk e mori licencën. Ai dyshonte se ky punonjës po e mashtronte dhe niset sërish për në Tiranë, bashkë me bashkëshorten. Artanin e takojnë pranë zyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor në Tiranë. Bashkë me Artanin, ata futen brenda zyrave, ku Artani ishte shumë familjar me punonjësit. Madje, ai i la edhe mesazh në dosjen e licencës së qytetarit Soviet Laze, pikërisht drejtorit që merret me këtë licencë. “Hajde me mua dhe mos fol shumë aty brenda. Nuk ndodh asnjë gjë. Do rrish aty, do futem brenda” i thotë ai, dhe sëbashku me denoncuesin futen në ambientet e DPSHTRR-së, pikërisht në zyrat e Task-Forcës, që merren pikërisht me këtë çështje. Haska i thotë punonjësit të DPSHTRR që i duhet dosja, ndërsa ai e pyet se “atë dosjen që më le ti?”.

Sekseri është mjaft i njohur në këto ambiente, pasi i drejtohet punonjësit se “(dosjen)… se do ta lë te Olsi, vetëm ta shikoj se mos kisha harruar ndonjë gjë”. Më pas i thotë se denoncuesi është burri hallës, nga Saranda. Më pas, punonjësi e gjen dosjen dhe ia jep sekserit. “Kjo është. Më duheshin të parat, ato të parat, se u rikthye për rishqyrtim kjo. Ja dhe licenca, i ka këtu të gjitha. Në rregull. Kështu do t’ia lësh drejtorit. Besoj sot do vijë drejtori?” e pyet sekseri punonjësin, ndërsa ky i fundit i thotë se “sot nuk vjen. Nesër vjen. Të enjte për të enjte nuk është”. Punonjësi i thotë që ti lërë një shënim drejtorit dhe merr dosjen e qytetarit dhe i vendos një pusullë. Në fund, sekseri i thotë punonjësit se “vetëm ato më kërkoi drejtori që u rikthye për rishqyrtim ajo”.

Më pas, qytetari dhe sekseri dalin nga ambientet e DPSHTRR-së. Haska i thotë denoncuesit dhe bashkëshortes së tij se “dosja u rikthye për rishqyrtim se faturat i kishin vënë diku tjetër dhe është kthyer te drejtori. Tani, e dëgjova, drejtori nuk vjen. do vij nesër. Pas rikthimit që ka bërë ministrja do ta shqyrtojë drejtori dhe do thotë jemi në ok. Licenca ishte atje brenda dhe menjëherë të kalon ty në dorë, po do nja 10 ditë”. Më pas, Artan Haska i thotë se muhabetet janë bërë për “10 mijë euro”, ndërsa gruaja e denoncuesit e pyet se kush i ka thënë këtë shumë.

“Ç’rëndësi ka. Drejtori punën e tij e ka bërë dhe licencën ta bëri. Faturat e bankës që nxora unë dhe i çova në arshivë, ministrja i ktheu se thotë ku janë faturat e bankës dhe nuk i gjeti dhe ia riktheu këtij për rishqyrtim. Nga andej vijnë këtu. Tani e shqyrton ky dhe bën një shënim OK dhe ja dërgon lart. Këto venë me postë, nuk venë me dorë. Venë atje, vijnë këtu, i firmos ajo, i certifikon dhe vjen këtu dhe e merr. Kaq, për 10 ditë gjë është o burrë. 10 ditë gjë dhe e merr dhe ik dhe shiko punën. Dhe të thashë do ta lëmë të punosh, të jetosh, të hash bukë” i thotë sekseri, pasi ka të gjitha informacionin nga punonjës brenda Drejtorisë së Transportit Rrugor. Më tej i thotë se “këto meqë ndodhën kështu, janë prishur të tëra linjat, lanë 1 vit punë dhe ndërhyrja jonë u mor në shqyrtim. Ti tani nuk thua shyqyr që e fitova, qan hallin pse u vonua. U vonua, e ke për 10 vjet licencën, e ke për tërë kohën me certifikatë 2 vjeçare. Në të kundërt kur të vish këtu, nëse nuk të erdhi për 10 ditë, eja këtu, nga mua çmë ke dhënë, i kë drëng, drëng, drëng në dorë”.

***

 Takimi i dytë

Denoncuesi – O Tani, si je…

Artan Haska – Do firmosni një deklaratë të dyja palët në ministri, e cila do merret për të kontrolluar objektin nga Taska Forca dhe do thonë, ti ke këtë orar në nisje, ti ke këtë orar në kthim. Ti ke këtë lloj nisje, ti ke këtë lloj nisjesh. Do të dini një gjë, me licencat e reja që jepen tani, do dali me dy vjet certifikim. Nuk ka më ta ripërsërisësh një herë në vit. Do të bësh kujdes, ndalimet në stacionet e rretheve evitoji, sepse nuk e përcakton licenca. As stacion në Gjirokastër, as në Përmet, as në Këlcyrë, as në Përmet. paralajmërimi i parë është 500 mijë lekë gjobë, i dyta është 5 milionë dhe e treta heqje licence. Linja do të vazhdojë siç ka qenë në kohën e mëparshme, një vajtje, një ardhje

Denoncuesi – Vetëm më ndihmo…

Artan Haska – Dëgjo, dëgjo. Në 25, nëse nuk e nxjerr unë, do vish të marrësh lekët të thashë. Dhe kur të dalë licenca do marrësh prapë lekë, të thashë kështu? Për sa të thashë? Më tha ‘Tani kam besim, s’më humbasin lekët’.

Denoncuesi – Në mendimin tim ke pasur pengesa ti.

Artan Haska – Që kur ka ardhur Belinda, Belinda i ka mbledhur çik gjërat. Dhe erdhi kjo rrinë çik të tërhequr këta se kanë frikë se u thotë ajo jep licenca me drejtorin dhe merr lekë. Atëherë e merr Sekretari i Përgjithshëm, e firmos. Ajo ja jep sekretares te dhoma e auditimit që quhet zyra e hedhjes së informacionit online të të gjithë licencave të Republikës.

Denoncuesi – Tani, për sa do të vazhdojë kjo histori?

Artan Haska – 25-ta mo erdhi.

***

 Takimi i tretë

 Qytetari priti datën 25 që i tha Artan Haska, por nuk e mori licencën. Ai dyshonte se ky punonjës po e mashtronte dhe niset sërish për në Tiranë, bashkë me bashkëshorten. Artanin e takojnë pranë zyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor në Tiranë, te ish-Nesharaku. Bashkë me Artanin, ata futen brenda zyrave, ku Artani ishte shumë familjar me punonjësit. Madje, ai i la edhe mesazh (në dosjen e licencës së qytetarit Soviet Laze) pikërisht drejtorit që merret me këtë licencë.

Artan Haska – Hajde me mua dhe mos fol shumë aty brenda… Nuk ndodh asnjë gjë. Në rregull? Do rrish aty, do futem brenda fillimsht dhe do takoj… Hajdeee. Më çmende o derëzi…

Artani dhe denoncuesi futen në DPSHTRR

Artan Haska – Do shkoj te… Si jeni…

Punonjësi i DPSHTRR – Jemi të Task Forcës!

Artan Haska – Të Task Forcës. Dosjen e Sarandës?

Punonjësi i DPSHTRR – Atë dosjen që më le ti?

Artan Haska – Eee. Jo vetëm se është për … se do ta lë te Olsi, vetëm ta shikoj se mos kisha harruar ndonjë gjë. Është burri hallës sime ky (për denoncuesin), mos u mërzit. Ky është nga Saranda. Ëë kjo më duheshe, kjo…

Punonjësi i DPSHTRR – Kjo është?

Artan Haska – Kjo është. Më duheshin të parat, ato të parat, se u rikthye për rishqyrtim kjo. Ja dhe licenca, i ka këtu të gjitha. Në rregull. Kështu do tia lësh drejtorit. Besoj sot do vijë drejtori?

Punonjësi i DPSHTRR – Sot nuk vjen.

Artan Haska – Nuk vjen sot ëëë?

Punonjësi i DPSHTRR – Nesër vjen. Të enjte për të enjte nuk është.

Artan Haska – T’ja lë sipër?

Punonjësi i DPSHTRR – Lëri një shënim.

Artan Haska – Do ti lë një shënim aty direkt, ku the ti.

Sipër dosjes, Artan Hasja i lë një shënim drejtorit me një pusullë

Artan Haska – Dakord vëlla.

Punonjësi i DPSHTRR – Mirupafshim.

Artan Haska – Ikëm, mirupafshim. Vetëm ato më kërkoi ai (drejtori) që u rikthye për rishqyrtim ajo.

***

Gruaja e denoncuesit – Gjallë vdekur, unë s’iki në Sarandë sot.

Artan Haska – Tani ka ligje, licenca e këtij ja kanë hequr komplet si Saranda… Janë rregulla ato s’ke çi bën.

Gruaja e denoncuesit – Ti kishe bërë rregullat…

Artan Haska – Nuk i bëj unë, se s’jam aty, s’jam aty.

Gruaja e denoncuesit – Unë i kam dokumentet të rregullta…

Artan Haska – Po dakord, po…

Denoncuesi – Tani…

Artan Haska – Dosjen e pe, në rregull? Tani, dosja u rikthye për rishqyrtim se faturat i kishin vënë diku tjetër dhe është kthyer te drejtori. Tani, e dëgjova, drejtori nuk vjen. do vij nesër. Pas rikthimit që ka bërë ministrja do ta shqyrtojë drejtori dhe do thotë jemi në ok në bazë të… Licenca ishte atje brenda dhe menjëherë të kalon ty në dorë, po do nja 10 ditë.

Gruaja e denoncuesit – Ti na the në dhjetor në datën 6 janar, iku janari na the në 3 shkurt. garant thoshe. Tani në 3 shkurt…

Artan Haska – Meqë e do kështu kjo rri nesër ta marrësh atë dhe bëjëni ato gjërat që kemi lënë bashkë. E ke!

Gruaja e denoncuesit – Sa i ke dhënë ti?

Artan Haska – E di sa janë bërë muhabetet?

Gruaja e denoncuesit – Sa është bërë?

Artan Haska – 10 mijë euro.

Gruaja e denoncuesit – Sa?

Artan Haska – 10 mijë euro.

Gruaja e denoncuesit – 10 mijë euro!

Artan Haska – Me djalin i kam bërë.

Gruaja e denoncuesit – Është bërë sakllam kjo?

Artan Haska – Po.

Gruaja e denoncuesit – Kush e ka thënë këtë fjalë? Kush e ka thënë këtë 10 mijë euro?

Artan Haska – Ç’rëndësi ka.

Gruaja e denoncuesit – Si ç’rëndësi ka?! Po, si, si… Me dokumente të rregullta ti më kërkon 10 mijë euro tani?

Artan Haska – Hajde këtej…

Gruaja e denoncuesit – Dhe tani kërkon 10 mijë euro ti?

Denoncuesi – Tani për ta kuptuar, drejtori çfarë do?

Artan Haska – Nuk ka faj drejtori, drejtori punën e tij e ka bërë dhe licencën ta bëri. Faturat e bankës që nxora unë dhe i çova në arshivë, ministrja i ktheu se thotë ku janë faturat e bankës dhe nuk i gjeti dhe ia riktheu këtij për rishqyrtim. Nga andej vijnë këtu.

Denoncuesi – Faturat e bankës i kam paguar…

Artan Haska – Po pra, po pra.

Denoncuesi – Të parën?

Artan Haska – Po pra të them, ato! E pe që ia nxora me një letër mbi dosje?

Denoncuesi – Ee.

Artan Haska – A ishte dosja jote ajo?

Denoncuesi – Po.

Artan Haska – Më vjen keq tani. Tani e shqyrton ky dhe bën një shënim OK dhe ja dërgon lart. Këto venë me postë, nuk venë me dorë. Venë atje, vijnë këtu, i firmos ajo, i certifikon dhe vjen këtu dhe e merr. Kaq, për 10 ditë gjë është o burrë. 10 ditë gjë dhe e merr dhe ik dhe shiko punën. Dhe të thashë do ta lëmë të punosh, të jetosh, të hash bukë.

Denoncuesi – Po për oraret…

Artan Haska – I ke more, në 05.30 nga Saranda, mbërritja atje. Nisja kaq nga Korça, mbërritja kaq..

Denoncuesi – E pe ti?

Artan Haska – E ke more në certifikatë, ku e pash unë ato…

Denoncuesi – Pe të vjetrën apo të renë?

Artan Haska – Të renë more, vihet me orar të ri, e ke një ditë po, një ditë jo mor ti. Shkele orarin do ti përgjigjesh Policisë së Shtetit.

Denoncuesi – E ka bërë ai..

Artan Haska – E pe ti ore, ajo ishte licenca, ajo është more. Unë të thashë që është bërë. A të kam thënë që s’të humbet sa të jem gjallë unë, ç’ke?

Gruaja e denoncuesit – Zgjati shumë, zgjati shumë.

Artan Haska – Nuk e zgjata unë.

Gruaja e denoncuesit – Që në tetor të 2018-ës.

Artan Haska – Të të them diçka.

Gruaja e denoncuesit – Erdhi 2020, 2019.

Artan Haska – Të të them diçka, këto meqë ndodhën kështu, janë prishur të tëra linjat, lanë 1 vit punë dhe ndërhyrja jonë u mor në shqyrtim. Ti tani nuk thua shyqyr që e fitova, qan hallin pse u vonua. U vonua, e ke për 10 vjet licencën, e ke për tërë kohën me certifikatë 2 vjeçare.

Gruaja e denoncuesit – Po 10… euro…

Artan Haska – Unë s’të kërkoj më, a të thash që me mua s’të marr më. Për 10 ditë do vijë një shkresë zyrtare, në emër të firmës K… Kur të vij shkresa për 10 ditë, do ta marr unë në dorë dhe do ta jap ty në dorë.

Gruaja e denoncuesit – Unë s’kam besim Soviet, sepse ti më the do marrë kartën e identitetit tënden dhe të djalit dhe hajde lart. Kështu, në datën 5 mars.

Artan Haska – Kjo është e fundit 10 ditë dhe e merr në dorë dhe ta gëzosh.

Denoncuesi – Dakord, do të pres kaq ditë, kjo është e fundit.

Artan Haska – Në të kundërt kur të vish këtu, nëse nuk të erdhi për 10 ditë, eja këtu, nga mua ç’më ke dhënë, i kë drëng, drëng, drëng në dorë./TCH