32.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

Skandali me 15-vjeçaren/ Protestë para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e Shahinit

Antarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar dorëheqjen e ministres Besa Shahini pasi nuk ka bërë asnjë reagim për rastin e 15-vjeçares e cila është abuzuar sekusalisht nga roja i shkollës dhe 3 nxënës të tjerë.

Kjo heshtje, sipas të rinjve demokrat, është tregues se si “Rilindja” u ka kthyer shpinën qytetarëve.

“Kemi pritur që të reagonte, por në vend të bënte një hetim administrativ të thelluar, ajo ka zgjedhur të heshtë, ta braktisë 15-vjeçaren. Të gjithë sytë e Rilindjes janë larg qytetarëve, shkollat publike sot janë institucione të braktisura që funksionojnë kuturu. Këta kanë zgjedhur heshtjen, ngrohen në diell dhe kanë braktisur qytetarët.

Ne sot erdhëm për të bërë një sensibilizim publik, të dorëhiqet ministrja, edhe vetëm për dinjitet, por këta nuk duan t’ia dinë për shqiptarët, e quajnë problem 3 ditor”,tha nënkryetari i FRPD, Lisander Hoxha.

Kërcet árma në mes të qytetit, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me ármë zjárri janë shënuar pak minuta më parë në zonën e Kamzës në Tiranë, policia drejt vendngjarjes. Të shtënat janë shënuar në qendër të Kamzës, pranë Bashkisë, ndërsa dyshimet janë se ka persona të plágosur.

Burime nga pòlicia thonë se personi që ka qëlluar me ármë dyshohet se është me probleme mendore.

Drejtoresha e Kufirit e përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore

Një grup i strukturuar, lidhjet e të cilit shkojnë deri në majat e Policisë duket se merren me trafik të arabëve nga vendet e lindjes përmes Shqipërisë në Perëndim.

Siç raporton “Top Story”, pjesë e këtij grupi është edhe bashkëshorti i drejtoreshës së Kufirit dhe Migracionit, Enkelejda Toska.

Emisioni pyeti se cilët janë njerëzit që bëjnë trafikun dhe hapin kompani fantazmë për arabët në Shqipëri. Mes disa trafikantëve arabë të cilët ne i përmendëm më sipër na rezulton edhe një person me emrin Sami.

Atij iu kërkua ta identifikojë përmes fotove në internet.

“Ky është Sami? Po ky është Samiu. Po, po, ky është Zoti Sami. Më ka propozuar që të bashkëpunojmë për të sjellë njerëz të tjerë nga Egjipti për ti çuar në Itali, Rumani etj”, tregon Salem Shehabeldin, emigrant.

Nga profile në Facebook kuptohet që bëhet fjalë për shtetasin shqiptar Sami Hoxha. Rezulton që ky person ka lidhje të forta me policinë e kufirit.

Faktikisht gruaja e tij është drejtoreshë në “Drejtorine Rajonale te Kufirit dhe Migracionit, Tirane”.

Ajo quhet Enkeleda Toska dhe e mban këtë detyrë që nga Shkurti i vitit 2018.

Kuptohet që këtu kemi të bëjmë me një rrjet të organizuar mirë dhe me lidhje të forta me strukturat e policisë së shtetit.

20 raste të reja me Covid-19, këto janë qytetet me persona të infektuar

20 raste të reja me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, mes tyre 4 personel mjekësor. Rastet e reja janë zbuluar në 15 në Tiranë, dy në Krujë, dy në Durrës dhe një në Kamëz, që janë kryesisht raste kontaktesh. Sipas MSH 21 persona ndodhen të shtruar në spitalin Infektiv, 5 prej të cilëve në terapi intesive.

Njoftimi i ministrisë

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit. Kanë vijuar testimet dhe puna intensive në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me Covid19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 297 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 15 raste në Tiranë, 2 raste në Krujë, 2 në Durrës, dhe 1 rast në Kamëz. Janë testuar 65 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 4 raste.

Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte të rasteve të zbuluara nga hetimi i kryer, dhe disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik. Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 21 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

Në vendin tonë janë 253 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar në 898 numrin e të shëruarve. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1184 raste.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Doganat si zyra të kontrabandës së partisë! Dy kontenierë kalojnë pa u kontrolluar me urdhër nga lart

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një doganieri i cili shkruan se, Feliks Hurdha, djali i kondrabandistit që është arrestuar dhe gjobitur në doganat shqiptare disa herë, Shaban Hurdha ka futur ditën e shtunë 2 kontenierë të ardhur nga Kina me Atlete Nike dhe Adidas kondrabandë pa doganë dhe markat që janë të ndaluara në dogan me ligj.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Doganat si zyra te kontrabandes se partise!

Dy kontejniere kalojne pa u kontrolluar me urdher nga lart.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje z.berisha ju drejtohem juve se vetem tek ty kemi besim.

Jam ne punonjes i Doganes tiranes dhe dua te denoncoj nje Rast kundrabande nga Rilindasit. Komisioneri i partis socialiste Feliks Hurdha djali i kundrabandistit qe eshte arrestuar dhe gjobitur ne doganat shqiptare disa her Shaban Hurdha. Ka futur diten e shtun 2 kontenier te ardhur nga Kina me Atlete Nike dhe Adidas kundraband pa dogan dhe markat qe jan te ndaluara ne dogan me ligje.

Ne si doganier donim te benim kontroll dhe na dhan urdher qe mos tu afroheshim fare kontenierve Te FELIKS HURDHES se eshte me urdher nga Partia e Rilindjes. Malli eshte shkarkur dhe po shitet ne menyr kundraband ne dyqanin e SHABAN HURDHES tek rruga 5 maji konkord center. i bej thirrje krimit ekonomik drejtoris se tatimeve te verifikoj kete kundraband nga Cunat e Rilindjes.

Feliks hurdha antar i komisionit zgjedhor dhe babai vet SHABAN HURDHA nje kundrabandist ordiner qe e njefin te gjith doganieret. Respekte Z.berisha vetem tek ty kemi besim.

Zbardhen përgjimet e vajzava, kush janë dy biznesmenët që ngritën ‘fole’ próstitucioni në Rrogozhinë

Zbardhet skema se si funksiononte prostitucioni në dy hotelet në Rrogozhinë. Mëngjesin e sotëm policia bëri të ditur se ka goditur një rrjet prótitucioni në Rrogozhinë, ku kanë rënë në pranga dy biznesmen si edhe 5 vajza, M. M., D. M., G. D., Q. R. dhe V. M., për veprën penale “Próstitucioni”. Mes të arrestuarve është edhe një klient, i cili u kap në flagrancë duke kryer marrëdhënie s*ksuale kundrejt pagesës, me Q. R.

Ndërkohë janë mësuar edhe emrat e prónarëve të hoteleve të cilët i kishin kthyer binzeset e tyre në ‘fole’ të prótitucionit. Mësohet se dy prónarët e hotelit ku ushtrohej próstitucioni janë Bujar Gjuzi dhe Fatmir Hoxha.

Bujar Gjuzi prónar i një hoteli në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë, është arrestuar edhe në vitin 2008 për të njëjtën vepër penale.

Ndërkohë që janë zbardhur edhe disa nga përgjimet e prókuriorisë që çuan në shkatërrimin e këtij rrjeti prótitucioni, ku vajzat duket se ‘ankohen’ ngaqe nuk kanë klientë.

Në përgjime zbardhen bisedat e dy vajzave, punonjësve të s*ksit, të arrestuara të cilat kanë diskutuar me njëra- tjetrën për punën. Në bisedë vajza thotë “ika se nuk ka punë fare. Kanë ikur refugjatët, s’ka pasur punë si ka pasur më parë, nja 2 veta kapa”.

Ndërkohë, ankesën se nuk ka punë, e ka dhe një vajzë tjetër e cila shprehet se “kam dalë të ha pak bukë te lokali se sot qenka dobët”. Hetimi i Prókurorisë prej 7 muajsh që ka zbuluar rrjetin e próstitucionit në Rrogozhinë.

Në një tjetër përgjim, një nga vajzat flet me shoqen e saj, e cila i tregon se sot është e vetme dhe se ka dalë në punë pas dy ditëve pushim. “Dje dhe pardje nuk dola se u ç’lodha, po shplodhet robi, punë, punë përditë dhe sot dy veta kam kapur deri tani. Në 11:00 dola, në 12:00 fillova inshAllah më ecën pasditja se jam dhe vetëm se iku ajo tjetra se i mbaroi prezervativët”, thotë një nga vajzat në përgjimet.

Gjeneral Ahmetaj: “Valle delikuentësh rreth bazës së Pashalimanit”

Për shkak të funksioneve që kam ushtruar/j nuk do doja ti bëja publike vlerësimet strategjike mbi kërcënimet dhe përfitimet e sigurisë kombëtare nga angazhimet & projektet e NATO-s, BE, UN.

Por, kërkush se kishte imagjinuar që, 11 vjet mbas anëtarësimit në NATO, pushtetarët e keq-kapur nga oligarkët dhe sekserët do ta “katandisin në këtë derexhe” institucionin e Mbrojtjes.

E përsëris se, mbetem partizan i vendosur në filozofinë e Presidentit të USA Jefferson: “E gjitha për çfarë tiranitë kanë nevojë për të mbijetuar, është që njerëzit me vetëdije të lartë të heshtin”!

Prandaj në vijim, gjeni “revoltën profesionale” rreth “letrës – gines 2” (gines 1 = dhurata e piktorit-Kryeministër për Sec.Gen në Tetor 2013!) drejtuar Autoriteteve të NATO-s, me fjalë të tjera, rikthimin e valles propagandistike (progonishte) rreth bazës detare të Pashalimanit!

Së pari, qartësoj se, Sekretari i Përgjithshëm dhe Komandanti Suprem i NATO-s, “nuk kanë të drejtë vote”, pasi vendimmarrjet e Aleancës merren vetëm me konsensusin e 30 vendeve anëtare.

Prandaj, kur vitin e kaluar, gazetarja Erisa Zyka e pyeti Sekretarin, Z. Stoltenberg, për letër-kërkesën e Autoriteteve të RSH për bazën e Pashalimanit, Ai i habitur u përgjigj: “nuk kam asnjë dijeni (dhe ska pse dhe si të ketë dijeni!).

“Presidenti nuk i di të gjitha ?!”, ishte edhe përgjigja e Z. Meta para disa ditësh për bazën e Pashalimanit. Në fakt, ndërkojë që MM as nuk e informon Presidentin e Republikës për ushtrimin e 2 funksioneve (në shkelje) kushtetuese dhe ligjore për rreth 18 muaj në Forcat e Armatosura, si dhe për “tenderat sekret” (për interesat e sekerëve të Partise dhe Pushtetit …) në kohe termeti dhe pandemie: “për uniformën, karburantin, GPS-ët, ushqimet, muzeun e FA, etj”, sigurisht nuk ka “pse dhe si të dijë për çdo marrëzi” të institucionit që në 7 vitet e fundit drejtohet me arrogancë, cinizëm, “pa-aftësi shëmbullore” dhe papërgjegjshmëri të frikshme.

Së dyti, për çdo shqiptar (përfshi establishmenti patriotiko-folklorik), shpresoj të jetë e qartë se, mbas anëtarësimit në prill 2009: “sovraniteti territorial i RSH i është shitur NATO-s”!

E thënë edhe si dëshmitar, lista me të gjitha infrastrukturat strategjike (bazat dhe kapacitetet tokësore, detare dhe ajrore të RSH, përfshi edhe bazën e Pashalimanit, Kuçovës, etj,) janë vënë zyrtarisht në dispozicion të Aleancës, nëpërmjet një dokumenti kuadër të nënshkruar nga Z. Lulzim BASHA, në cilësinë e Ministrit të Jashtëm, më 4 Korrik 2008 në Selinë qëndrore të NATO-s, Bruksel. E di që, emri i kryetarit të Opozitës, i revolton militantët e“kazanit të pushtetit”, por ri-konfirmoj se kjo është një e vërtetë e çertifikuar zyrtarisht.

Së treti, më tej, si një nga disa 10-ra të “rritur në procesin drejt/pas anëtarësimit në NATO”, konfirmoj se, procesi i miratimit të projekteve dhe infrastrukturave që investohen nga Fondi i Përbashkët i Aleances (NCF), nuk ka lidhje fare dhe nuk bazohet aspak në e 30 vendeve anëtare POR nga nevojat, standardet dhe impaktet operacionale që sigurohen në përmbushjen e misionit bazë (artikulli 5), apo edhe rast pas rasti në operacionet paqeruajtëse të Aleancës. PIKË.

Për më qartë, parimi i pa negociueshëm i projekteve (infrastrukturave) që miratohen të ndërtohen nga fondi i përbashkët i Aleancës, nuk janë fare kërkesat e qeverive të radhës, por standardet dhe pesha e operacionalitetit që ofrojnë në operacionet e NATO-s dhe interesat e 30 vendeve anëtare.

Shëmbulli konkret, është miratimi (pa asnjë kërkesë !) nga Këshilli i Atlantikut të Veriut (NAC), i ndërtimit të Bazës së Kuçovës, nga fondi i përbashkët, jo për “ambicjet e RSH” por, vetëm pasi u peshua si një “bazë ndihmuese efiçente” për mbështetjen e operacioneve ajrore të Aleancës. Në shtesë, theksoj se, barra financiare për shpronësimet, si dhe më tej, mbas përfundimit të projektit, për personelin mbështetës, ruajtjen dhe mirëmbajtjen është përgjegjësi kombëtare e RSH.

Së katërti, për sa“përrallat enveriste me avantazhet gjeografike të bazës së Pashalimanit”, theksoj se, në kuadër të transformimit, NATO ka mbyllur bazën (historike) detare të Napolit, si dhe në vend të “Active Endeavor”, aktualisht zhvillon operacionin “SEA GUARDIAN” për Mesdheun.

Ndërkohë, vendet me dalje në Ardiatik dhe Jon (Sloveni, Kroaci, Boznje, Mali i Zi, Itali, RSH dhe Greqi) janë pjesë e inicjativës së bashkëpunimit “ADRION”. Si e tillë, hapësira e dy deteve konsiderohet “nga më të sigurtat e globit”. Po ashtu, 7 vendet e sipërpërmendura, kanë baza detare me infrastruktura moderne, kapacitete logjistike, lidhje hekurudhore, etj, që do të “fitonin garën” për starndardet operacionale që ofrojnë, nëse do i nevojiteshin NATO-s.

Sigurisht që, do lutesha të isha shumë gabim por, mendoj: “që të mos i bëjmë qejfin vedit”, se, Baza e Pashalimanit ka infrastruktura, standarde, peshë operacionale, pozicion gjeografike, si dhe shance për të konkuruar me bazat e njohura detare të Italisë, Greqisë, Kroacisë, etj.

Po nga eskperienca, si shembull konkret sjell rastin e Operacionit në Libi (2011), kur ekpertët e NATO-s e vlerësuan “pa kapacitete adekuate dhe të padobishëm Portin e Durrësit”, ndërkohë që Baza e Pashalimanit: “nuk përmbushte asnjë standard”, dhe kështu NAC vendosi për “në një vend tjetër anëtar”, si bazë/port për mbështetjen e këtij operacioni.

Për ta përmbyllur, protagonizmin “donkishortest dhe vallen delirante të pushtetit” për këtë kërkesë, e gjej në paaftësi ekstreme, të padenjë, në mos “turpëruese” në sytë e Aleancës.

Kështu, posaçërisht ky rast “vetë diskretitues” në raport me NATO-n dhe dështimet e qeverisjes që po lemë pas, nuk i shërbejnë vendit, por vetëm “pushtetit të SulltanSurre(a)it”, interesave të oligarkëve dhe sekserëve të stërvitur që e kanë “pushtuar” Ministrinë e Mbrojtjes në këto 7 vjet!

Por, kurrësesi nuk e gjej si rast për t`u lumturuar, as për të humbur kohë, por, as për të heshtur !

Përkundrazi, modernizimi i efiçencës së sistemit, në dobi të sigurisë së qytetarëve dhe interesave kombëtare, si dhe rikthimi i dinjitetit të RSH në NATO, mbetet jo vetëm ndër prioritetet e plaftormës-BASHA, por, fatëmirësisht edhe i aleatit strategjik, citoj Ambasadoren Yuri Kim: “ta ndihmojmë Shqipërinë të bëhet aleate më e aftë e NATO-s dhe një bastion më i fortë sigurie”!

Konsideruar këtë, jam shpresëplotë se edhe me mbështetjen e SHBA do i`a dalim.

Gjeneral ® Piro AHMETAJ,

*Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD

Mali i Zi shpall fundin e epidemisë së Covid-19

Mali i Zi shpalli të martën fundin e epidemisë së koronavirusit, me rekomandim të Institutit për Shëndetin Publik.

“Ky është rezultat i përpjekjeve disamujore nga të gjithë”, tha Qeveria malazeze përmes një postimi në Twitter.

Vendimi për fundin e epidemisë vjen pasi Mali i Zi, të martën, ka kaluar 28 ditë pa asnjë rast të ri me koronavirus.

Shefja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Mal të Zi, Mina Brajoviq, e vlerësoi suksesin e këtij vendi në luftën kundër koronavirusit, por tha se autoritetet duhet të jenë të kujdesshme, sepse bota është ende në fazën e pandemisë.

“Duhet ta kemi në mendje faktin se virusi është ende pranë nesh. Duhet ta kemi parasysh se të dhënat nga sistemi mbikëqyrës i OBSH-së tregojnë se një numër i madh i rasteve të pazbuluara të të infektuarve ekzistojnë akoma. Kjo është arsyeja përse një nga rekomandimet kryesore të OBSH-së për autoritetet, është të vazhdohet në mënyrë agresive dhe energjike me zbulimin, testimin dhe monitorimin e kontakteve”, tha Brajoviq për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Mali i Zi, gjithsej, ka konfirmuar 324 raste me koronavirus. Prej tyre, nëntë pacientë kanë vdekur, të tjerët janë shëruar.

Dy punonjës të Kadastrës në Durrës preken me Covid-19

Dy punonjës të Kadastrës në Durrës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 pas tamponëve të bërë një ditë më parë.

Bëhet fjalë për sportelisten, familjarët e të cilës rezultuan pozitivë me koronavirus, si dhe një specialiste sektori.

Kjo vatër duket problematike në këtë qytet sepse shumë qytetar paraqiten aty për të marrë shërbimet e nevojshme që kanë. Punonjësa e infektuar kishte kontakt me të gjithë punonjësit e tjerë.

Kujtojmë se ditën e hënë ASHK Durrës u mbyll dhe u dezinfektua, ndërsa të gjithë punonjësit e Kadastrës do të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi për një periudhe 14-ditore.