26.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

Ja cilat janë lagjet të konsideruara “zona të kuqe” në Tiranë

COVID-19 prek edhe spitalet private. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga 21 rastet e konfirmuara me koronavirus përgjatë 24 orëve të fundit, 8 prej tyre janë personel shëndetësor. 6 prej tyre janë punonjës së Qendrës Shëndetësore nr.9 në Tiranë, 1 punonjës tek Klinika e Specialiteteve numër 2. dhe 1 është punonjës i një spitali Privat.

Gjithashtu, po të njëjtat burime bëjnë me dije se 2 punonjës administrate, një në shtet dhe një në privat janë të infektuar. Nga zonat rurale tashmë COVID-19 po qarkullon në zemër të Tiranë, ku siç sqarojnë burimet shpërndarja gjeografike në Tiranë është si vijon:

Astir, Rr. Kavajës, Vasil Shanto, Kamëz, pranë mozaikut të Tiranës, ish-stacioni Trenit, Komuna e Parisit, Brryli, Babrru, Tiranë E Re, hotel Mondial, Don Bosko, Vaqarr, rr.Andon Z. Cajupi, rr.Elbasanit, rr. Kastriotët, pranë Policisë Bashkiake.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Sakaq numri i të infektuarve në total, sot ka shkuar në 1164 dhe janë shëruar 891 pacientë. Harta e të prekurve është zgjeruar me 14 në Tiranë, 3 raste në Krujë, 1 në Durrës, 1 në Shkodër, 1 në Kamëz, 1 në Mallakastër.

VIDEO/ Protesta e shëmtuar shkakton dëme të mëdha në New York

People run out of a smoke shop with smoking instruments after breaking in as police arrive on Monday, June 1, 2020, in New York. Protests were held throughout the city over the death of George Floyd, a black man in police custody in Minneapolis who died after being restrained by police officers on Memorial Day. (AP Photo/Wong Maye-E)

NEW YORK- Protestat për vrasjen e 46-vjeçarit me ngjyrë, George Floyd në SHBA vijojnë prej një jave, ku tashmë dhuna dhe sjelljet vandale janë gjithçka shihet në këtë vend.

Është parë që prej datës 25 maj që qytetarët amerikanë kanë protestuar në mbarë SHBA për vdekjen e Floyd, duke shkatërruar qendra tregtare dhe gjithçka tjetër ç’kanë gjetur para.

Në një video që Dosja.al ka siguruar nga New Yorku, shihet sesi protestuesit kanë thyer xhamat e dyqaneve, kanë shkatërruar biznese dhe rrugët janë mbushur me pankarta të grisura pas tubimeve.

Kjo çfarë shihet në këtë video, është gjithçka ka mbetur nga protestat e djeshme nëpër rrugët e New Yorkut, ndërkohë që pronarët e dyqaneve të shkatërruara mundohen të pastrojnë mbeturinat e mbetura pas proteste.

Kujtojmë që protestat për Floyd në SHBA kanë nisur një javë më parë, që prej momentit kur polici amerikan, Derek Chauvin ja mori jetën 46-vjeçarit duke i vendosur gjurin në fyt për disa minuta.

Berisha zbulon udhëtimin enigmatik të Ramës në Paris: Dyshime se transportoi baule të mëdha me euro e dollarë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook mesazhin e një qytetari i cili i shkruan se, ‘kjo fundjava e Ramës në Paris me avionin shtetëror duhet pare më mirë ka qenë vetëm, duhen parë valixhet, pakot, bagazhet e shumta që u futen atë ditë në avion çfarë peshe ka pasur avioni punonjësit e aeroportit janë habitur me ato ngarkesa dhe hedhin shumë dyshime mbi ngarkesat të cilat sipas tyre bënin të dyshohej se ishin të mbushura me para”.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Edvini dyshohet se transportoi Kesh!

Dyshime të rënda për udhëtimin enigmatik privat me avionin qeveritar të Edvinit në Paris!

Ngrihen dyshime se transportoi baule të mëdha me euro e dollar!?

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb

Përshendetje doktor jam punonjës në aeroportin e Rinasit kjo fundjava e Ramës në Paris me avionin shtetror duhet par me mirë ka qenë vetëm duhen parë valixhet pakot bagazhet e shumta që u futen atë ditë në avion çfarë peshe ka pasur avioni punonjësit e aeroportit janë habitur me ato ngarkesa dhe hedhin shumë dyshime mbi ngarkesat të cilat sipas tyre bënin të dyshohej se ishin të mbushura me para unë e shikoj shum të dyshimte atë xhiro për në Paris kamerat në aeroport jan funksjonale nji dyshim i imi faleminderit.

Si ka mundësi të jetë Kryeministri edhe hajdut, edhe i pafytyrë edhe mashtrues?!

Nga Izmira ULQINAKU

Si mund të dalë në konferencë të flasë për masat antiCovid, kur ka dështuar që nga fillimi i pandemisë! Ka dështuar në marrjen fillestare të masave mbrojtëse! Ka dështuar në mbështetjen e ekipeve mjekësore të cilat gjendeshin në vijën e parë me virusin!

Ka dështuar me testimet, prandaj kurba e virusit në Shqipëri është e çrregullt, dhe nuk u mor vesh as piku, as të infektuarit e as viktimat! Ka dështuar në mbështetjen financiare të biznesit, prandaj kemi mijëra biznese te falimentuara vetëm dy muajt e fundit!

Ka mashtruar haptas me paketat finaciare të pandemisë të cilat përveçse janë të pamjaftueshme, as ato pak që ka premtuar nuk i ka shpërndarë.

Kryeministri kërkon të gënjejë shqiptarët, prandaj bën show e flet kuturu. Në asnjë moment nuk flet për ekonominë e cila ka prekur fundin. Nuk përmend familjet e dëmtuara nga termeti, të cilat po jetojnë nëpër çadra; kanë kaluar 8 muaj dhe nuk duket në horizont as rikonstruksioni e as rindërtimi i banesave.

E vetmja fjalë që përsërit është karantina! Në subkoshiencën e Edi Ramës ekziston vetëm mbyllja, prandaj i vetmi investim i tij serioz janë bunkerët.

Shqiptarët nuk ia harrojnë Edi Ramës, arrogancën me të cilën largoi 500 mijë shqiptarë në 6 vite të pushtetit të tij. Nuk ia harrojnë Edi Ramës varfërinë e skajshme që mbolli në të gjitha familjet e vendit. Nuk ia harrojnë kurrë shembullin e keq që ka përçuar te brezi i ri se si duke vjedhur e mashtruar mund të arrish deri kryeministër.

Sot vendi ka nevojë më shumë se kurrë për ndryshim! Ka nevojë për ndryshimin që sjell PD, partia e vlerave europiane!

#ditemetemira ✌🏻✌🏻

Rama merr në mbrojtje drejtorin e diskredituar të Policisë: Ka gabuar, por…

Kryeministri Edi Rama, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ardi Veliu, Ministri i Brendshem, Sander Lleshaj, ne ceremonine e inagurimit te godines se re te forcave RENEA, ne Yzberisht, me rastin e 107-vjetorit te krijimit te Policise se Shtetit./r/n/r/nPM Edi Rama, General Director of State Police, Ardi Veliu, Minister of Interior, Sander Lleshaj, at the inauguration ceremony of the new RENEA force building in Yzberisht, on the occasion of the 107th anniversary of the creation of the State Police.

Kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje drejtorin e diskredituar publikisht të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Rama, që nxit dhunën në vend njësoj si Veliu, me videot që shpërndan, mbajti një qëndrim moralist, kur tha se, “familjet kanë përgjegjësi për mirëedukimin e brezave”.

“Ka gabuar, por jam më i prirur t’i besoj ndjesës së tij publike dhe sqarimit që ai dha, se sa moralistëve të këtij vendi. Është fare e qartë se nuk ishte një përpjekje për të justifikuar dhunën, sepse punonjësi i policisë për të cilin flitet është pezulluar menjëherë dhe është çuar në ndjekje penale. Ishte një përpjekje e keqshpjeguar, për të thënë që dhe familja ka përgjegjësinë dhe rolin e vet në mirëedukimin e brezit të ri

E thënë ashtu, ishte gabim, por preferoj ndjesën publike të tij dhe shpjegimet e dhëna prej tij, dhe duke e njohur për shkak të punës dhe duke e vlerësuar për integritetin moral të pavënë në diskutim deri më sot nga askush, dhe për profesionalizimin, çështja për mua është e mbyllur. Unë zgjedh drejtorin, nuk zgjedh ata, më vjen keq”, tha Rama.

Trazira në pikë kufitare të Morinës, policia e doganës u kërkon njerëzve test anti-covid

Acarohet situata në Morinë. Njerëzit bëjnë presion për të hyrë në Kosovë, por policia e doganës së Kosovës i kthen mbrapsht. Disa persona paraqesin vërtetime se nuk janë të sëmurë, por dogana kërkon test anti Covid-19.

Policia e Doganës se Vërmicës sapo ndaloi dy persona të moshës rreh 25 vjeç për shkak të mosbindjes ndaj policisë. Ata janë ndaluar në doganën e Kosovës. Të dyja dogat ndodhen në të njëjtin vend paralel me njëra-tjetrën.

Gjermania e lë Shqipërinë jashtë listës së vendeve të vizitueshme, reagimi i fortë i ish-ministrit të PS

Borxhi publik arriti nivelin 66.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e parë të vitit 2020, duke u rritur me 0,9 pikë për qind në krahasim me fundin e vitit 2019.

Në vlerë neto borxhi publik është rritur me rreth 380 milionë euro. Në muajt në vijim borxhi publik do të rritet edhe më tej për shkak të efekteve të pandemisë. Në tremujorin e parë të vitit qeveria mori një hua prej 174 milionë eurosh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, teksa shtoi intensitetin e financimeve nga tregu i brendshëm.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, ish-ministri i Ekonomisë Arben Malaj tha se qeveria duhet të reagojë përmes politikave proaktive të kohezioni social, përmes paketave ekonomike të qarta që mbështesin jo vetëm individin, por në radhë të parë biznesin si mjeti që gjeneron zhvillim ekonomik.

“Risku më i madh nga pikëpamja sociale do të jetë rritja e papunësisë. Shqipërisë do t’i shtohen mbi 100 mijë të papunë, çka do të sjellë varfëri të mëtejshme në familjet shqiptare. Kjo përbën detyrim për politika të kohezionit social; të papunët duhet të marrin paga, familjet në nevojë duhet të marrin rregullisht ndihmën sociale.

Paketa ekonomike të qeverisë kanë qenë të paqarta. Ishin tre kolona ku duhej ndërhyrja e qeverisë: shëndetësia, që është menaxhuar mirë; kohezioni social, të papunët, familjet e varfra, ku duhen përfshirë edhe punonjësit informalë; biznesi, nga ai individual tek ato të mëdha.

Ka pasur lehtësi si ngrirja e detyrimeve të tatimeve dhe taksave, por na duhet një rritje ekonomike më e lartë dhe më e qëndrueshme dhe që prodhon punësim e lufton varfërinë”, tha z. Malaj.

Sipas z. Malaj, paketa e tretë e qeverisë duhet të ketë në fokus sektorët që ushqejnë rritjen ekonomike të vendit, siç është turizmi.

“Në kushtet normale Shqipëria ka 5 mln turistë që futen në ciklin ekonomik të vendit, mungesa e të cilëve do të sjellë pasoja negative edhe në sektorë të tjerë. Nga një raport që ka dalë pak më parë rezulton se qeveria gjermane ka lënë jashtë listës së vendeve që mund të vizitohen, Shqipërinë. Ky është një lajm i keq për vendin tonë, sidomos për turizmin.

Është thelbësore të ndihmohet turizmi, edhe pagesa në Rrugën e Kombit mund të mos aplikohet këtë vit për të lehtësuar ardhjen e turistëve nga Kosova”, tha ish-ministri i Ekonomisë.

Basha: Opozita e angazhuar të mbyllë reformën, do t’i rikthejmë besimin shqiptarëve tek demokracia

Kreu i opozitës, Lulzim Basha reagoi pas mesazhit të Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi për Reformën Zgjedhore.

“Faleminderit Komisionerit Oliver Varhelyi për përkushtimin për konsensus të të gjitha forcave politike për reformën elektorale në Shqipëri: Opozita është plotësisht e angazhuar dhe po kontribuon për ta përmbullyr reformën me garanci të mjaftueshme për një proces të ndershëm zgjedhor.

Kjo është e rëndësishme për të rikthyer besimin e shqiptarëve tek demokracia pas manipulimeve të rënda zgjedhore dhe skandaleve të blerjes së votave në zgjedhjet e shkuara dhe po kaq përcaktuese për përmbushjen e një prej kritereve të rëndësishme nga 15 kushtet për integrimin europian të Shqipërisë,” tha Basha.

Më herët, Komisioneri për Zgjerimin kërkoi arritjen e një marrëveshje.

“Reforma elektorale në Shqipëri: Inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që të bëjnë sërish një përpjekje dhe të arrijnë një marrëveshje.

Kjo është një reformë e rëndësishme që dhe do të ishte për të ardhur keq nëse ky moment do të humbej.

Shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore,” shkroi ai në rrjetet sociale.

Koronavirusi/ Përse nuk pati valë të dytë infektimesh pas lehtësimit të masave

People crowd the beach, while other jurisdictions had already closed theirs in efforts to combat the spread of novel coronavirus disease (COVID-19) in Clearwater, Florida, U.S. March 17, 2020. REUTERS/Steve Nesius

BILD

Frika ishte e madhe, paralajmërimet e forta: nëse lehtësohen masat e koronavirusit, do të vijë vala e dytë!

Për sa kohë nuk do të ketë një vaksinë kundër epidemisë, “do ekzistojë gjithmonë rreziku i rikthimit apo valës së dytë”, paralajmëroi kryeministri bavarez, Markus Soeder më 30 prill.

POR: Masat u lehtësuan dhe vala e dytë nuk u bë realitet.

Që prej mesit të majit, baret, restorantet dhe palestrat u hapën në shtetet federale njëri pas tjetrit. Autobusët dhe trenat ishin plot. Gjithmonë e më shumë fëmijë nisën të shkojnë në shkollë. Por numri i rasteve aktive me korona ra nga 32 mijë në më pak se 10 mijë gjatë muajit të shkuar.

Si është e mundur?
Një faktor i rëndësishëm: maskat! Një studim i fundit në revistën e famshme ‘Science’ nënvizon efektshmërinë e maskës. ‘Të dhënat epidemiologjike tregojnë se vendet që kanë reduktuar në mënyrë efektive përhapjen e Covid-19, kanë implementuar maskat në mënyrë universale,’ thonë shkencëtarët nga SHBA dhe Tajvani.

E rëndësishme: Në mënyrë që numrat të mbeten të ulët, duhet të shmangen të ashtuquajturit ‘super-përhapës’. Aktivitetet e mëdha, ku një person i vetëm mund të infektojë qindra të tjerë. ‘Shumica e rasteve në mbarë botën, sidomos shumica e vdekjeve, kanë ndodhur në aktivitetet masive me super-përhapës,’ thotë virologu Hendrik Streeck.

Duhet theksuar: edhe pse numrat e koronës po bien, emergjenca e epidemisë aplikohet akoma në Gjermani. Kjo do të thotë se qeveria ka akoma shumë më tepër pushtet se përpara krizës së koronës.

Eksperti i sigurisë, Konstantin Kuhle, bën thirrje për të shpallur të përfunduar gjendjen e emergjencës kombëtare për epideminë. “Situata aktuale nuk i justifikon të drejtat speciale për qeverinë, të miratuara në parlament”, thotë ai.

Komisioneri për Zgjerimin e BE, Varhelyi: “Opozita dhe mazhoranca të arrijnë një marrveshje sa më parë”

Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi ka reaguar sërish për reformën Zgjedhore në Shqipëri.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në Twitter Varhelyi thotë se është thelbësore arritja e një marrëveshje mes palëve politike. Po sipas tij nëse humbet ky moment është për të ardhur keq.

“Unë i inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që përsëri të provojnë dhe të arrijnë një marrëveshje. Kjo është një reformë e rëndësishme që duhet të ofrohet do të ishte për të ardhur keq nëse humbej ky moment. Shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore”,thote ai.