16.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

Regjisori Budina nga protesta e Beratit: Lùfta jonë nuk ka mbaruar, sapo ka filluar!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka mbërritur pasditen e sotme në Berat ku po mbledh firmat për peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar ashtu siç ishtë në të njëjtin vend.

Artistë, qytetarë dhe dashamirës të artit janë mbledhur në sheshin para Pallatit të Kultutës “Margatita Tutulani” në Berat dhe po firmosin peticionin. Aleanca kërkon rindërtimin e godinës siç ishte në të njëjtin truall dhe për këtë po mbledh firmat për një Peticion.

Janë të shumtë qytetarët por dhe simpatizantët e forcave politike të degëve të PD e LSI në Berat të cilët i janë përgjigjur thirrjes së Aleancës për të firmosur peticionin, që po mbahet para sheshit të Qendrës Kulturore “Margarita Titulani”.

Në Berat ka mbërritur bashkë me artistë e aktivistë të tjerë edhe regjisori Robert Budina i cili gjatë fjalës së tij tha se nuk do ta ulin kokën përballë sulmit të paskrupullt sipas tij të qeverisë.
“S’kemi ulur kokën. Lart kokën, nuk jemi dorëzuar. Ka shumë të rinj të pashpresë më thanë këtu, por jo. Kultura do ju sjellë shpresën, do ju zgjojë shpirtin dhe ne do ta bëjmë ashtu siç duhet ta bëjmë atë që duhet të bëjmë.

Ne jemi një grup qëndrestarësh nga sulmi i paskrupullt që ndonjëherë ndonjë qeveri, jo vetëm në Shqipëri po edhe në Europë dhe përtej ka guxuar ti bëjë kulturës shqiptare dhe sidomos tempullit të vetëm të gjuhës shqipe i vjetër pothuajse aq sa Tirana siç ishte Teatrit Kombëtar, i bëri ky kryeministër që filloj sulmin 20 vite më parë, ndaj artit dhe kulturës.

Por Teatri është në zemrat tuaja dhe tonat. Lufta jo vetëm që s’ka mbaruar por sapo ka filluar. Dhe do ta ndërtojmë aty kui ishte dhe siç ishte. Do të tregojmë se shqiptarët nuk janë vetëm për të mbushur barkun me bukë. Në Teatër u mblodhën të gjitha problemet e shqiptarëve.

Duke nisur që nga varfëria, vjedhja e pasurive publike, shkelja e ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, shkelja e institucioneve të drejtësisë. Kujdes, me shembjen e Teatrit ata mund të vijnë të shembin shtëpitë tuaja kur të duan e si të duan”, tha Budina.

Më herët ata kanë qenë edhe në Durrës, Shkodër, Elbasan, Kukës Korçë e Pogradec për të firmosur peticionin për të cilin Aleanca për Teatrin është shprehur se do ta çojë në të gjithë Shqipërinë.

Qeveria e Kosovës reagon për masat e marra në pikat doganore me Shqipërinë për Covid-19

Hospital staff prepare to treat patients suffering from coronavirus disease (COVID-19) in the Intensive Care Unit (ICU) at the Hospital Clinic in Barcelona, Spain, April 23, 2020. REUTERS/Nacho Doce

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës përmes një deklarate për shtyp ka justifikuar masën e vendosur për shqiptarët në pikat kufitare.

Sipas MSH-së, kontrollet që ushtrohen ndaj qytetarëve që vijnë nga Shqipëria, janë masa të cilat janë vendosur për të shmangur një shpërthim të ri të pandemisë se COVID-19.

“Së pari i ftojmë të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Shqipërisë si dhe zyrtarët politikë e shtetëror që të ndihmojnë në kapërcimin e situatave të vështira, para se të përhapin me qëllim apo nga mos informimi lajme të pavërteta ose të shtrëmbëruara lidhur me vendimin për hapjen e kufijve tokësor të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ministrisë.

REAGIMI I PLOTË

Së pari i ftojmë të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Shqipërisë si dhe zyrtarët politikë e shtetëror që të ndihmojnë në kapërcimin e situatave të vështira, para se të përhapin me qëllim apo nga mos informimi lajme të pavërteta ose të shtrëmbëruara lidhur me vendimin për hapjen e kufijve tokësor të Republikës së Kosovës. Duke qenë se situata epidemiologjike ditët e fundit paraqitet me rritje të rasteve pozitive në Covid-19 dhe nuk është stabile, në disa komuna të Kosovës, kemi treguar një kujdes të shtuar në këtë fazë në lehtësimin e masave në të gjitha degët e ekonomisë, arsimit, sportit, etj., por edhe duke vënë në kontrollë mjekësore çdo person që hyn në territorin e Kosovës.

Më datë 31 maj morrëm vendimin që hyrja për këdo, shtetas ose jo të Kosovës prej 1 qershorit lejohet nga 6 pikëkalime kufitare. Kriteret për lejimin edhe të shtetasve të Kosovës edhe atyre të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Serbisë, apo shtetas të vendeve të tjera që duan të futen në Kosovë, janë që duhet të nënshkruajnë deklaratën për 7 ditë vetizolim në kushtet e shtëpisë së tyre apo aty ku do të qendrojnë. Nga ky rregull përjashtohen ata/ato qytetarë pavarësisht nga shtetësia që kanë, të cilët me rekomandim të autoriteteve përkatëse i janë nënshtruar testit në katër ditët e fundit para të paraqitjes në kufi. Me që me siguri ka të tillë të cilët mund të kenë pasur raste kontakti, etj. dhe institucionet e vendit të tyre i kanë testuar tashmë.

Ky rekomandim ka ardhur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Sepse, situata epidemiologjike në Kosovë dhe në vendet përreth nuk është pa rrezik. Në rekomandimin e fundit IKSHPK rekomandon që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të deritashme e në veçanti zbatimi i planit për masat lehtësuese që nënkupton vazhdimin e menaxhimit të mëtutjeshëm të rekomandimeve, sepse e veçanta e Kosovës është se nuk ka kapacitete shëndetësore për të përballuar një shpërthim epidemiologjik. Aq më tepër tani kur për tre muaj pa ndalur personeli i pamjaftueshëm që ka Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, është i mbingarkuar dhe padyshim që janë të stëmunduar. Për dijeninë e opinionit mbarë shqiptarë, veçanërisht të qytetarëve nga Republika e Shqipërisë, laboratori ynë ka shumë pak mjekë që kryejnë testimet dhe pak epidemiologë e mikrobiologë në këtë situatë të vështirë. Klinika jonë Infektive i ka 126 shtretër për rastet e prekura nga virusi.

Ne do të donim që këtë situatë të rëndë gjatë këtyre tre muajve të ishim edhe më afër njëri tjetrit edhe përmes ndihmave konkrete të institucioneve respektive nga dy shtetet, por për arsye objektive barnat, mjetet mbrojtëse, stafi mjekësor në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Shqipërisë kenë qenë të pamjaftueshme që të presim më shumë ndihmë konkrete.

Në këto kushte kur Republika e Shqipërisë po kalon po ashtu nëpër të njëjtat probleme dhe kur sistemi shëndetësor i ka këto probleme të rënda të trashëguara, nuk kemi rrugë tjetër përpos se me kujdes të madh të fillojmë nga hyrje daljet e kontrolluara dhe të monitoruara për çdo ditë. Një shpërthim i ri epidemiologjik i ri në Kosovë do të ishte fatal për të gjithë sistemin dhe me aq sa patëm përvojë këta tre muaj është pak e pritshme që institucionet simotra të Shqipërisë do të mund të ndihmonin në këto kushte. Ndaj ftojmë për durim, mirëkuptim dhe solidaritet! Kemi kaluar më të vështirën, do ta kalojmë edhe këtë moment. Askush nuk duhet ta ndjejë si ndalim për të hyrë në Kosovë, por si kujdes i domosdoshëm ndaj situatës dhe kapaciteteve që i ka Republika e Kosovës.

“Air Albania”/ Deklarata e fortë nga Turqia: Sinan Idrizi më takoi edhe me kryeministrin Rama…

Ka përfunduar hetimi për partnerin e kryeministrit Edi Rama te “Air Albania”, Sinan Idrizi, i cili dyshohet për mashtrim kundrejt biznesmenit turk, Adnan Polat, ish-president i Galatasaray., ndërsa sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria e Stambollit, ai rrezikon deri në 10 vite burg.

Adnan Polat, Kryetari i Bordit të “Grupit Polat”, ish-Presidenti i klubit të mirënjohur Galatasaray, paraqiti një kallëzim penal në Zyrën e Prokurorit Publik të Stambollit, duke pretenduar se ai ishte mashtruar nga ortaku i “Air Albania Airline” dhe menaxheri i Flamurtari, një nga ekipet shqiptare të Super League.

Në aktakuzën e përgatitur nga Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit, Adnan Polat mori pjesë si ‘paditës’ dhe Sinan Idrizi ‘i paditur’. Në aktakuzë, e cila u paraqit në prokurori nga avokati i klientit Adnan Polat, i dyshuari Sinan Idrizi, shtetas shqiptar, u krijua përmes Global Fludius International (GFI) dhe Petroleum Consulting Partners (PCP), të cilët drejtojnë biznesin e markimit të naftës në Shqipëri.

Sipas gazetës turke “Hurriyet”, kompania në fjalë po bën një biznes shumë fitimprurës në Shqipëri, ndërsa pala paditëse pretendon se ka paguar 3.5 milionë dollarë paradhënie nën “pëlqimin” e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Në aktakuzën e Polat thuhet ndër të tjera se, biznesmeni turk i ka bërë një parapagim prej 3,5 milionë dollarësh, e cila do të mbahej në një llogari bankare ndërkombëtare.

Në aktakuzë, thuhet gjithashtu se, Adnan Polat dhe Sinan Idrizi janë takuar në Shqipëri në 3 nëntor 2016, ku kanë disktuar me Kryeministrin shqiptar ku morën pëlqimin dhe mbështetjen e tij, raporton Syri.net.

Më 24 nëntor 2016 u nëshkrua ‘Marrëveshjes e Karzit’ pas të cilës në llogarinë e Idrizit kaluan edhe 3,5 milionë dollarët.

Sipas asaj që është depozituar në prokurorinë e Stambolli, i dyshuari (Sinan Idrizi) ka mashtruar duke përdorur emrin e Kryeministrit shqiptar, por marrëveshja më pas nuk u respektua, ndërsa ai nuk i ka kthyer pas paratë.

Në aktakuzë, i dyshuari Sinan Idrizi dëshironte që kompania me emrin GFI në Shqipëri të menaxhohej nga një kompani turke, ndërsa kërkonte që 20% të parave të paguheshin paraprakisht, se ai ishte garantuesi midis dy grupeve.

“Ne kemi pritur me durim deri më tani. Megjithatë, përballë kësaj situate që kam hasur për herë të parë në jetën time të biznesit, vendosa ta transferoj çështjen në drejtësinë turke”, tha ai.
“Kemi pritur me durim deri tani, por përballë kësaj situate, që e has për herë të parë në jetën e time të biznesit, vendosa ta kaloj çështjen në drejtësinë turke”, do të shprehej Adnan Polat pak ditë më parë. /Syri.net

https://www.timeturk.com/galatasaray-in-eski-baskani-adnan-polat-in-dolandirilmasina-iliskin-iddianame/haber-1501768

Tre grupe ekstremiste dyshohen të jenë përfshirë me dhunën në protesta

Mes protestave të vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara mbi vdekjen e George Floyd-it ndërsa mbahej nga policia, zyrtarët e shtetit kanë fajësuar provokatorë të jashtëm ekstremistë, duke thënë se ata përzihen me protestuesit e ligjshëm për të nxitur dhunën.

Guvernatori i shtetit Minesota Tim Walz citoi raportet e pakonfirmuara të shtunën se supremacistët e bardhë kishin qëndruar prapa protestave të dhunshme në Minneapolis, ku Floyd-i, i cili ishte afrikano-amerikan, vdiq të hënën e kaluar.

Kur nuk ishte bërë ende një deklaratë e tillë, Presidenti Donald Trump drejtoi gishtin drejt ekstremistëve të një ngjyre të ndryshme: aktivistëve antifashistë të krahut të majtë të njohur si antifa.

Duke fajësuar Antifa-n për dhunën që ndodhi në protesta në të gjithë vendin, Presidenti Trump u zotua ta përcaktojë atë si një organizatë terroriste.

Prokurori i Përgjithshëm William Barr, nga ana e tij, paralajmëroi se dhuna e ushtruar nga antifa dhe grupe të tjera të ngjashme është “terrorizëm i brendshëm” dhe se do të trajtohet si e tillë.

Në vazhdim i hedhim një vështrim lëvizjeve ekstremiste të dyshuara për përfshirje në protesta:

“Djemtë Boogaloo”

Një mishërim relativisht i ri i lëvizjes paraushtarake kundër qeverisë, djemtë Boogaloo janë një komunitet në internet i aktivistëve pro-armëve që dëshirojnë një boogaloo të dytë, termin e tyre për luftë civile. Lëvizja u ngrit verën e kaluar kur supremacistët e bardhë përvetësuan termin për një arsye të tyren: një luftë racore në vend të një lufte civile, thotë Megan Squire, profesore e shkencës kompjuterike në Universitetin Elon. Kryesisht të bardhë, edhe pse jo ekskluzivisht të tillë, anëtarët e lëvizjes Boogaloo kanë qenë duke e promovuar veten si libertarianë që luftojnë tiraninë, sipas zonjës Squire.

Antifa

Në varësi se kë pyesim, antifa, shkurtim i fjalës antifashist, është një lëvizje e aktivistëve të majtë që kundërshtojnë neo-nazistët dhe grupet e tjera ekstremiste ose, siç e thotë një kritik, një “lëvizje ekstreme anarkiste-komuniste”.

Duke u organizuar në mediat sociale, ndjekësit e antifas shfaqen në mitingje të krahut të djathtë të veshur me të zeza dhe duke mbajtur maska, dhe shpesh përfshihen në konfrontime të dhunshme.

Simpatizuesit e Antifës ishin në mesin e kundër-protestuesve që dolën kundër mitingut “Bashkimi i së djathtës” në vitin 2017 në Charlottesville, Virginia, që u shndërrua në një ngjarje të dhunshme.

Qendra Jugore e Ligjit për Varfërinë thotë se nuk e etiketon antifan si një grup urrejtjeje pjesërisht sepse anëtarët e saj “nuk promovojnë urrejtje bazuar në racë, fe, etni, orientim seksual ose identitet gjinor”.

Duke pasur parasysh që antifa nuk është një grupim, është e pasigurt sesi Presidenti Trump synon ta etiketojë atë si një organizatë terroriste. Një zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Anarkistët

Me simpatizantët nga e djathta dhe e majta, anarkistët e shohin qeverinë si të paligjshme dhe përpiqen të mbjellin kaos. Historia e tyre në Shtetet e Bashkuara shtrihet në më shumë se një shekull, kur një anarkist vrau Presidentin William McKinley në vitin 1901.

Sot, shumë anarkistë të rinj janë anëtarë të Aksionit Anti-Racist, një rrjet kombëtar i shoqatave antifa, sipas Qendrës Ligjore Jugore të Varfërisë (SPLC). Kritikët shpesh denoncojnë ndjekësit e antifa-s si anarkistë, me Presidentin Trump që fajëson për protestat e fundit të dhunshme “anarkistët e majtë radikalë”.

“Në pjesën më të madhe, anarkistët që shohim këtu në Shtetet e Bashkuara kanë tendencë të jenë më të zhgënjyer me të majtën progresive,” tha Brian Levin, profesor i drejtësisë penale në Universitetin e Shtetit të Kalifornisë.

Por anarkistët gjithashtu lulëzojnë nga e djathta. Për shembull, Anarkistët Kombëtare të Zonës së Gjirit, “parashikojnë një luftë të ardhshme racore që do të çojë në enklavat neo-fisnore, vetëm me njerëz të bardhë, të cilat do të quhen” Zonat Autonome Kombëtare “, sipas SPLC-së.

Linjat ndërkombëtare ajrore dhe tokësore hapen në të njëjtën datë, administratorët: Pritet rritje e çmimeve të biletave

Etleva Hoxha, administratorja e një kompanie ajrore ka folur për emisionin “Eko Fax” nga Mirilda Tili në Fax News duke thënë se pritet që fluturimet të hapen më 15 qershor. Hoxha shprehet se kompanitë do të përpiqen të mos kenë rritje të kostove, por gjithçka varet nga kërkesat.

“Shpresojmë fort që të jetë data 15 qershor. Ne jemi gjithmonë gati sepse struktura është në këmbë sin ë momentin që kemi ndërprerë fluturimet. Vazhdojmë dhe jemi operativë në të gjitha strukturat përkatëse. Sapo të dalë njoftimi që do të jenë të mundura për tu kryer do të jemi në pozicion”, tha Hoxha. Ajo shtoi se taksa e aeroportit në vend është 120-150% më e lartë në krahasim me vendet e tjera dhe çdo pasagjer duhet të paguajë 25.6 euro për aeroportin. Sipas saj, kompania ajrore Albawings do mundohet në maksimum të mos rrisë çmimet e biletave.

Ndërsa Ervin Shijaku, CEO kompania Shega trans foli për transportin ndërkombëtar tokësor që pritet të hapet në të njëjtën datë me transportin ajror. Shijaku u shpreh se mund të ketë një rritje të çmimit të biletave pasi do të ketë më pak pasagjerë. Sa i përket autobusëve urbanë, do të njihen edhe abonetë.

“Jemi në pritje të transportit ndërkombëtar ku pritet vetëm një njoftim nga qeveria për hapjen. Duke mundësuar të gjitha rregullat e reja, do të kemi rritje sepse duke udhëtuar me gjysmën e kapacitetit, do të kemi një rritje të cmimit të biletës nga i mëparshmi. Ne do të mundohemi të qëndrojmë brenda parametrave. Në lëvizjet e transportit ndërkombëtar nuk ka asnjë taksë”, u shpreh Shijaku.

Berisha denoncon skandalin: I dënuari me 3 vjet burg emërohet agjent i antidrogës në Drejtorinë e Policisë

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, në sektorin e antidrogës në Vlorës, është emëruar agjent i antidrogës një personi me precedent penalë.

Sipas qytetarit ky persona është Arbër (Arben) Ilir (Mirjan) Koçiaj, i cili është emëruar si agjent i sektorit të antidrogës në Drejtorinë e Policisë Vlorë.

Po sipas këtij denoncimi, shtetasi i lartpërmendur është i dënuar me vendim të gjykatës së rrethit gjyqësor Vlorë me 1 vit e 3 muaj burg, pasi ka dhunuar dhe rrahur një person brenda komisariatit.

Postimi i ish-Kryeministri Berisha

Dënimi me burg është meritë për punesim në Narkopolici!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje. Skandalet ne polici nuk kane re mbaruar, vecanerisht ne policine e vlores ku shkeljet dhe shperdorimet jane te pafundme sa qe njerezit jan vertet ne hall te madh. Nje nga rastet e skandalit ne policine e vlores eshte se ne kete drejtori punojne njerez me precedent penal sic eshte nje agjent i sektorit te antidroges i cili quhet Arbër(Arben) Mirjan(Ilir) Koçaj, i cili eshte i denuar me vendim te gjykates se rrethit gjyqesor vlore me nje vit e tre muaj burg pasi ka dhunuar dhe rrahur nje person brenda komisarjatit i cili ishte i prangosur ne momentin e dhunes, qytetarin K.A. Kjo gje eshte lehtesisht e faktueshme, mjafton te marresh nje kopje vendimi ne gjykate. Dhe sa e sa skandale te tjera duke filluar qe nga perdorimi i drogave te forta etj.

Shembja e Teatrit/ PD depoziton padinë: SPAK i ka aty të gjitha faktet. Kjo çështje çon pas hekurave Ramën dhe Veliajn

Partia Demokratike këtë të martë ka dorëzuar në SPAK, pasinë për shembjen e Teatrit Kombëtar, veprim që e cilësojnë ‘të paligjshëm’.

Kjo është një padi e ngritur kundër kryeministrit Edi Rama, kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, nënkryetarit të Bashkisë, Arbjan Mazniku disa nënpunësve të bashkisë, kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe 5 inxhinerëve.

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi në deklaratën e saj për mediat ka bërë me dije se në këtë padi janë përfshirë në padi kanë shkelur çdo ligj për të çuar përpara projektin e grabitjes së tokës publike të Teatrit dhe pas Teatrit.

Deklarata e plotë e mbajtur nga përfaqësuesit e PD

Ne e dorëzuam padinë për shembjen e paligjshme të teatrit në SPAK, sepse besojmë se dikush duhet të shkojë në burg për krimin e kryer. Përveç shërbëtorëve që kanë hedhur firmat në vendime të paligjshme, Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të ndëshkohen nga drejtësia, sepse kanë vepruar me Teatrin si një organizatë kriminale.

Ata kanë shkelur çdo ligj për të çuar përpara projektin e grabitjes së tokës publike të Teatrit dhe pas Teatrit. Një drejtësi e pavarur e ka shumë të thjeshtë të faktojë këtë të vërtetë dhe t’i vërë prangat Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Një vendimmarrje e tillë nuk është në kompetencën e këshillit Bashkiak të Tiranës.

Ne kemi kërkuar nga prokuroria që të vendosë sekuestro preventive për truallin e kaluar në pronësi të bashkisë me vendim qeverie. Kjo do të ndalë çdo akt tjetër, si ndërtimin e një projekti të paligjshëm, ashtu edhe grabitjen e truallit për të ngritur atje kullat e oligarkëve të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Partia Demokratike e konsideron çështjen e shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar një provë për funksionimin e pavarur të SPAK-ut. Me apatinë e deritanishme, SPAK ka zhgënjyer këdo që ka besuar se ky institucion do të ndëshkojë qeveritarët e korruptuar dhe bandat e krimit të organizuar.

SPAK i ka aty të gjitha faktet. Mjafton që prokurorët të bëhen shërbëtorë të politikës dhe kjo çështje çon pas hekurave Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Edi Rama në bashkëpunimin kriminal me Erion Veliajn ka zgjedhur vetë projektin fitues, pa hapur më parë garën për konkurs sipas përcaktimeve të Ligjit për Prokurimet Publike. Këtë e pohuan edhe pas shembjes barbare të Teatrit, siç e cilësoi Le Monde, apo pas vendimit me stil hitlerian, siç shkroi ‘derStandard’. Është Edi Rama që ka zgjedhur arkitektin Bjarke Ingels për këtë projekt që 1 vit e gjysëm përpara se kompania Fusha ta paguante atë, si projekt privat.

Nëse SPAK-u ka vullnet për të zbatuar ligjin, faktet janë të plota për ta ndëshkuar këtë korrupsion kriminal të Edi Ramës dhe Erion Veliajt me Teatrin Kombëtar.

Ligji për Prokurimin Publik e detyron qeverinë shqiptare të kryejë konkurs ndërkombëtar për projektin e Teatrit të ri. Por kryeministri ka shkelur ligjin duke eliminuar garën dhe duke diktuar vetë projektin dhe koston e lartë të tij, 30 milionë euro.

SPAK e ka për detyrë të ndalë jo vetëm grabitjen e truallit të teatrit dhe tokës publike, por edhe të 30 milionë eurove që do të merren borxh për të mbuluar pastrimin e parave të pista me projektin kriminal të Edi Ramës për teatrin dhe Kullat që do ta rrethojnë atë.

Në një kohë kur shqiptarët po vuajnë pasojat e keqqeverisjes nga Edi Rama, të ortakërisë së tij kriminale me një grusht njerëzish me të cilët po vjedh Shqipërinë, 30 milionë euro borxh janë një gur i rëndë edhe mbi shpinën e fëmijëve të prokurorëve të SPAK-ut.

Gjatë gjithë këtyre 22 viteve në politikë, në postet më të larta drejtuese si ministër, kryetar bashkie dhe kryeministër, Edi Rama ka patur si qëllim vetëm pasurimin e paligjshëm.

SPAK ka në dorë një çështje historike që ndan dy kohë. Koha kur drejtësinë e bën politika duhet të marrë fund me vendosjen e drejtësisë për Teatrin. Kjo është koha kur qeveritarët e korruptuar duhet të shkojnë në burg!

Reagimi i fortë i Bashës me shoqatën e pronarëve: Do rrëzojmë ligjin kriminal për pronat, ligj të ri

Gjatë takimit me përfaqësues nga shoqata e pronarëve, ndamë shqetësimin për qëndrimin dhe lobimin negativ të qeverisë Rama për çështjen e pronave.

I gjithë korpusi ligjor dhe veprimet e qeverisë Rama, kanë qenë kundër pronës private dhe në shërbim të planeve korruptive të biznesmenëve të lidhur me të, pjesë e të cilit është edhe ligji i investimeve strategjike në vitin 2015. Sikundër dhe ligji i ri i pronave i cili e trajton pronën private të individit si një mall në shportën e oligarkëve pa pasur respekt për shenjtërinë e pronës dhe zotëruesit e saj.

Duke pranuar përgjegjësitë e PD në të shkuarën për këtë çështje, i sigurova përfaqësuesit e shoqatës së pronarëve se qeveria e ardhshme do të mundësojë një zgjidhje përfundimtare sipas standarteve europiane për pronarët, gjithmonë në konsultim me ta.

Së bashku me ta u dakordësuam për të hartuar një projekt të qartë dhe gjithashtu piketat kyçe të një projektligji që do të zëvendësojë korpusin kriminal të projektligjeve në lidhje me pronën, të miratuar nga qeveritë Rama.

Nën koordinimin e zonjës Ledina Mandia, ne do të ndihmojmë dhe do të ideojmë së bashku me shoqatën e pronarëve një korpus ligjor që do të përpiqet të japë zgjidhjen e duhur për pronën në Shqipëri. Qeveria Rama nuk ka interes raportin e drejtësisë dhe të së drejtës së tyre. Përkundrazi, ajo ka interes vetëm një grusht individësh që përfitojnë në kurrizin e pronarëve.

Skandali/ Komisariati i Policisë N.4 në Tiranë i grabit pronën shtetases në Rrugën Arkitekt Sinani

Një skandal i padëgjuar po ndodh në këto momente në Komisariatin N.4 në Tiranë, ku një shtetaseje po i rrëmbehet prona nga ky Komisariat në bashkëpunim me pronarët që e pretendojnë atë me letra false dhe ku çështja është në duart e drejtësisë.

Skandali ka nisur që në orët e mesditës, ku persona të policisë kanë thirrur në në rajon shtetasen, M.Kastrati me justifikimin për të parë se çfarë problemi ka ajo me palën tjetër që e pretendon këtë apartament sikur e ka blerë, por që në të nuk ka firmën e bashkëpronares.

Çmenduria e policisë arrin deri aty sa të akuzojë bashkëpronaren e banesws se i ka përvetësuar 200 mijë lekë që janë lënë në shtëpinë e saj nga pala që pretendon pronën. Dhe kjo alibi e policisë bëhet vetëm për ta mbajtur atë në rajonin e policisë ndërkohë që asaj po i grabitet shtëpia.

Bashkëperonarja denoncon se ajo nuk ka firmosur për asnjë tjetërsim prone dhe se dokumentat e paraqitura janë të falsifikuara.

QSUT vatra më e madhe e infeksionit me Covid-19, Edi Rama del e bën teatër…

Nga Bardh SPAHIA

KUR EDI RAMA SHMANG MJEKET NE QSUT!!!

QSUT është tashmë vatra më e madhe e infeksionit, teksa vendi po hapet dhe Edi Rama del e bën teatër, se po investon për ambiente të reja!!! Me kukullën e vet militante u treguan njerëzve mure, por personeli shëndetësor, ata që prej ditësh jetojnë e punojnë me ankthin e infektimit, pasi konstatojnë se si ditë pas dite kolegë të tyre rezultojnë pozitivë, nuk u pa askund!

Kaq nuk ju bëhet vonë se ka mjekë specialistë që punojnë me këtë tension, e të tjerë që nuk u bëhet tamponi?

Injorimi flagrant i kësaj situate, përmes arrogancës për të shpikur sukses, aty ku ka gjendje alarmante, është ilustrimi më i mirë se Edi Rama nuk ka menduar ndonjëherë për njerëzit e as personelin shëndetësor. Nuk iu bë vonë për njerëzit e prandaj numri i testimeve ka qenë më i ulëti në rajon, e njëlloj nuk i bëhet vonë që struktura më e madhe shëndetësore publike është kthyer në vatër infeksioni, rrezik edhe për cdo pacient që shkel aty!

Që Edi Rama e kupton sa e rrezikshme është kjo këtë situatë, kjo duket nga mungesa e mjekëve përkrah kryeministrit. Kujdesin për vete nuk e kursen! Taksapaguesit që i sigurojnë qëndrimin në karrige, por edhe vizitë fundjave në Paris, janë më mëshirë të fatit! Edi Rama ka hyrë në histori si fatkeqësia më e madhe e qytetarëve të vet, sepse edhe kur e kupton situatën, qytetarët nuk i ka prioritet, as personelin shëndetësor që në cdo vend të botës ka prioritet maksimal në këtë periudhë pandemie!